Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Silvana Braēe

    INTERVISTA/ Flet spikerja, drejtuesja e spektakleve dhe emisioneve televizive Silvana Braēe

    Koncertet jashtė Shqipėrisė pėr mua janė ēlodhėse dhe frymėzuese

    Nė Amerikė u nisa thjeshtė dhe u ktheva e befasuar

    Njė shfaqe, pėr tė kulmuar, nuk lejon asnjė shkėputje nė hallkat e zinxhirit artistik



    Albert ZHOLI

    Pas dhjetė vjetėsh e ftuar pėr Festėn e Flamurit nga shoqatat e shqiptarėve nė USA. Silvana rikthehet nė Amerikėn e largėt pas dhjetė vjetėve, kohė nė tė cilėn ajo ka kufizuar daljet nė publik pasi solli nė jetė djalin e saj tė dashur, Fatjonin qė i pėrkushtohet nė maksimum, por jo se u nda nga skena dhe spektakli. Aktiviteti i saj kėto kohė ka qenė i pėrqendruar kryesisht nė Evropė, por edhe nė Kosovė, Maqedoni, Mal i Zi. Fama qė i dha puna dhe pėrkushtimi i rrallė nė TVSH e bėjnė atė prezantuesen mė tė kėrkuar dhe kėnaqėsinė e tė gjitha mjediseve shqiptare. Me kalimin e viteve Silva ėshtė bėrė mė e ėmbėl dhe mė e hijshme. Ajo mbetet pėrgjithmonė e freskėt, njė shpirt i bukur dhe i pasur qė nė ēdo kohė vesoi veē mirėsi dhe shumė dashuri pėr publikun, i cili tashmė e ka vendosur nė thesarin e vet shpirtėror.

    -Pas 10 vitesh nė Amerikė pse shkuat dhe si ju pritėn?

    Rimora nė njė perceptim tė ri, tė pjekurisė qė tė falin 10 vite mė tepėr, emocionet qė i kisha harruar, ose mė mirė tė them, i kisha mbuluar me kapakun e artė tė kujtimeve pėrsa i pėrket Amerikės, qė kur nė New York prezantova Koncertin nė pritje tė vitit tė ri 2001 (atėherė) me kėngėtarėt e mirėnjohur Gėzim Nika, Merita Halili, Eli Fara, Sinan Vllasaliu, aktore e balerinė, njė organizim madhėshtor nga z. Dem Balidemaj. Ėshtė shumė e veēantė gjithēka ndodh nė komunitetin shqiptar tė pėrtej oqeanit, si para dhjete viteve edhe me tutje, nė kohėt mė tė vjetra, qe nga Noli, Vatra e Konica. Atje ti ndjen se Shqipėria, kombi ėshtė njė shqetėsim i pėrhershėm dhe jo vetėm kaq, por njė pėrpjekje e organizuar, e pėrkrahur nga tė gjithė qė ēėshtja kombėtare, problem pėrgjatė tė gjithė historisė tonė tė zgjidhet pėrmes forcės sė argumentit tė intelektualeve dhe ndihmave tė pakursyera monetare tė tė gjithė komunitetit, qė duket shumė i bashkuar nė ēastet deēizive. Kjo traditė vazhdon dhe ėshtė e prekshme nė ēdo tubim apo takim sado tė ngushtė. Kjo ėshtė mė impresionuesja nga Amerika dhe shoqėrohet me ēaste tė tjera tė panumėrta, qė tė gjitha ngarkuar me dashurinė, pėrkushtimin, sakrificėn dhe virtytin e atyre njerėzve tė mrekullueshėm. Isha e ftuar pėr festen e flamurit nga shoqata e shqiptarėve tė Ohio-s me president, z. Adem Meta. Festa atje, nė Amerikėn e largėt, zgjati njė javė. Nisi nė datėn 20 nėntor. Nė solemnitet, duke u vlerėsuar nė tė gjithė pėrmasėn qė meriton kjo dite e shėnuar e tė gjithė shqiptarėve, nė njė sallė nga mė tė bukurat tė Kleveland u mblodhėn rreth 3000 bashkatdhetarė, ku veē tingujve tė muzikės popullore, ardhur nga mėmėdheu, qe rasti tė shpėrbleheshin nga Shoqata dhe Bashkia e Kleveland-it shumė tė rinj, pėr rezultate tė shkėlqyera nė mėsime e fusha tė tjera tė marrėdhėnieve nė shoqėrinė amerikane. Diēka emocionuese ishte prania e arbėreshes, kėshilltare nė Bashkinė e Kleveland, znj Dona Brady, e cila e dashuruar me Shqipėrinė, ku vinte ēdo vit, s’mungonte kurrė nė festat tona dhe ishte mbėshtetje pėr vėllazėrinė qė ishte krijuar mes Bashkisė sė Kleveland dhe Fierit, meqenėse komuniteti aty pėrbėhej kryesisht nga zona e Mallakastrės dhe Myzeqesė. Por kaq e gėzueshme pėr tė pranishmit nė kėtė festė tė 99- vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, ishte pjesėmarrja e Ambasadorit tonė nė USA, z. Gilbert Galanxhi ardhur posaēėrisht nga Uashingtoni. U gėzova shumė edhe unė, se jo shpesh kam takuar raste si ky qė tė ngarkuarit me kėto detyra tė larta shtetėrore tė jenė kaq pranė komunitetit. Pata kėnaqėsinė tė prezantoja kėtė mbrėmje festive dhe po arrij tek pyetja juaj, mė nė fund, se si mė pritėn! Si gjithmonė, po them pa modesti, ndodhi e njėjta, shume duartrokitje te ngrohta dhe dashamirėsi qė tė ngrenė zemrėn peshė. Ndjehem me fat sa herė ndodhem para publikut. Mė duket se nė kėto raste, nė koncertet pėr bashkatdhetarėt tanė, nė Evropė e kudo, unė nuk ēoj vetėm veten atje, por me shume, ēoj mall Shqipėrie. Mė duket se nė sytė e tyre jam e identifikuar me Tiranėn dhe Shqipėrinė. Kėtė ma thotė buzėqeshja, loti nė sy, dėshira pėr tė mė pėrqafuar dhe pėr tė bėrė ato mijėra foto qė unė i kam kujtim nė mijėra familje shqiptare. Kuptohet, se sa e lumtur jam kthyer kėtej se kam marrė me vete njė mal me pėrgėzime dhe pėrshėndetje e mė duket se kam kryer edhe njė mision. Kam ēuar tė bukur Shqipėrinė atje.

    -Si vazhdoi axhenda e qėndrimit nė Amerikė?

    Mė pas isha nė Michigan, Uashington dhe New York. Dhe nė serinė e kėtyre koncerteve festive kam prezantuar sė bashku me njė djalosh nga Malėsia, Agim Kurti, qė megjithėse jetonte nė Amerikė, i ruante tė paprekura traditat, dashurinė pėr muzikėn popullore dhe fisnikėrinė e shpirtit. Do tė theksoja qėndrimin nė Uashington, ku nė datėn 28 nėntor ambasada jonė organizoi pritjen e madhe pėr festėn kombėtare. Veē mikpritjes dhe mbarėvajtjes perfekte, mbrėmjen e shndritėn kostumet tona kombėtare, me tė cilat, ishin veshur qė nga zonja e ambasadorit, grupi i valltarėve dhe shumė fėmijė. Joli Paparisto, koreografe dhe Fran Gjoka, kėngėtar kishin sjellė grupin e tyre me artistė tė rinj shqiptar, tė lindur e rritur nė USA, por qė me performancėn e tyre treguan se janė mė shqiptarė, se ne qė jetojmė kėtej, kaq krenarė pėr ēka ishin dhe ēfarė pėrfaqėsonin nė sytė e tė huajve, mysafirė nė festėn tonė. Prania e ish- ambasadorit tė USA nė Tiranė, z. Raierson dhe personaliteteve tė tjera tė politikės dhe shoqėrisė amerikane tė rifreskonin ndjesinė e sigurisė qė mund tė ta japė miqėsia e njė miku tė madh. Nuk mungonin gazetarėt e Zėrit tė Amerikės (VOA) aq familjarė pėr ne dhe mjaft uniforma ushtarake pjesė e prezencės sonė nė NATO.

    -Na pėrshkruani disa nga takimet dhe organizimet e shqiptarėve nė SHBA!

    Po ju tregoj edhe njė tjetėr organizim pėr t’ju rikujtuar edhe njė herė lexuesve tanė, se edhe pse jashtė kufijve zyrtare tė Shqipėrisė, vėllezėrit dhe motrat tona nga gjithė viset shqiptare rreth kėtij kufiri, frymojnė, flasin, pėrpiqen dhe gėzojnė nė tė njėjtin gjuhė dhe flamur. Ndaj organizatori i mbrėmjes festive nė Michigan, jo rastėsisht ishte djaloshi nga Malėsisė e Madhe Luk Vuktilaj. Vetėm 25- vjeēar, ai si mijėra tė tjerė tė rinj pėrcjell dhe pėrmbush ėndrrėn dhe porosinė e krerėve tė kombit tonė, qė nga koha e Skėnderbeut, Rilindėsve deri te heronjtė pėr Shqiptari tė kohėve tė reja, pėr tė qenė tė bashkuar e pėr tė mos harruar nga vijmė. Nė kėtė festė u shkrinė nė njė, kėnga labe me epiken e famshme malėsore, fustanella e bardhė dhe tirqet me vija, takia me ison dhe ēiftelia me kapuē.

    -Cili ėshtė roli i prezantueses nė njė koncert? A ka rol kryesor?

    Si rol ai i prezantuesit ėshtė i domosdoshėm, por nėse ai di tė jetė kryesor, kjo ėshtė njė ēėshtje e personalizuar nė varėsi tė aftėsisė, autoritetit, perfeksionit tė secilit qė merr pėrsipėr ta luajė kėtė rol. Di edhe kėtė nga ēfarė shikoj qė prezantuesi e ul ose e ngre nė mėnyrė tė dukshme njė shfaqje artistike. Ndodh qė nė organizime me jo shumė pretendime tė shmanget prania e prezantuesit profesionist, mirėpo, duke qenė i domosdoshėm, atė e kryen dikush tjetėr dhe kuptohet se cili mund tė jetė rezultati. Do tė thotė qė njė shfaqe, pėr tė kulmuar, nuk lejon asnjė shkėputje nė hallkat e zinxhirit artistik, ku prezantuesi ka rolin qė ju mund ta vlerėsoni edhe vetė.

    -Tashmė mendoni ta rivizitoni sė shpejti Amerikėn?

    Po menjėherė! Pėr Krishtlindje dhe Vitin e Ri do jem sėrish atje dhe thuajse pėr tė gjithė vitin kam propozime dhe marrėveshje pėr aktivitetet e shumta qė organizohen nė USA, nė kuadrin e 100 -vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė.

    -Silva ndjehet mė mirė nė Shqipėri apo diasporė?

    Mund t’ju them vetėm se udhėtimet dhe koncertet jashtė Shqipėrisė janė ēlodhėse dhe frymėzuese, si oksigjen qė ushqen frymėmarrjen time shpesh tė rėnduar nga pėrditshmėria jo gjithmonė aq miqėsore. Gjithsesi, forca ime ėshtė Shqipėria. Dhe pas shumė mundėsive pėr tė jetuar jashtė, unė kam zgjedhur tė jetoj kėtu, se mjedisi nė pėrgjithėsi ėshtė shumė i shėndetshėm. Jam e rrethuar nga aq shumė njerėz qė mė duan e qė s’kursehen tė mė dhurojnė ēaste tė gėzuara saqė s’do doja kurrė, tė ishte njė tjetėr jetė kjo, imja veēse ajo nė Shqipėri.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Ikone e televizionit shqiptar! Do ma kish qejfi ta "shenjteroja" ne permbajtje, por po me duket akoma mė shpirterore ne "formen" aktuale! Mbreslėnie pafund...

    Mbase, ajo koha "ndrydhese" eshte treguar mė njerezore karshi saj, cuditerisht!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Silvana Braēe



    Hitet 1996 ne emisonin "Midis Kangeve" & Interviste me Zhuliana Jorganxhi .

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Silvana Braēe



    Silvana Braēe - Moderatore e famshme nga Tirana - Intervista ne vitin 2000 per M1-shin

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •