Close
Faqja 3 prej 54 FillimFillim 123451353 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 1077
  1. #41
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Shqipėria e De Biazit e nis me humbje, dy penallti kundra

    E mėrkurė, 29 shkurt 2012, ora 15:00
    Stadiumi “Mikhail Meskhi”, Tbilis

    Ndeshje miqėsore

    Gjeorgji – Shqipėri 2-1

    Golat: Kobakhidze 48′, Amisulashvili 87′/ Ēani 3′

    Gjeorgjia: Revishvili, Khizanishvili, Amisulashvili, Kashia, Grigalava , Duashvili (Gelashvili 46′), Ananidze (Kenia 75′), Kvirkvelia (Grigalashvili 89′), Kobakhidze (Targamadze 46′), Kankava , Dvalishvili (Martsvaladze 57′)’. Trajner: T.Ketsbaia

    Shqipėria: Ujkani (Shehi 87′), Lila, Dallku, Veliu (T.Osmani 87′), Agolli, Bulku (Bakaj 76′), Roshi, Vila, Hyka (Zeqiri 55′), Muzaka (G.Lika 87′), Ēani (Sadiku 82′). Trajner: De Biazi

    Gjyqtarė: G.Sidenco, O.Molchanov, V.Gorbatov (Moldavi)

    Kartonė tė verdhė: Kankava / Bulku, Lila, Vila

    Minutat

    00′- Po ekzekutohen himnet e tė dyja shteteve, tė Gjeorgjisė dhe Shqipėrisė.
    1′- Nis ndeshja me gioditjen e topit tė parė nga kuqezinjtė tanė.
    2′- Goditje kėndi pėr Gjeorgjinė, ekzekutuar nga Dvalishvili, topi largohet nga kapiteni i Shqipėrisė, Ervin Bullu.
    3′- Shqipėria kalon nė epėrsi me anė tė sulmuesit Edgar Ēani, i cili shkėputet bukur nė zonėn e vendėsve dhe shėnon. 1-0 pėr kuqezinjtė.
    4-10′- Janė minuta tė kujdeshsme pėr tanėt, ndėrsa gjeorgjianėt mundohen tė reagojnė pas pėsimit tė golit, por pa e rrezikuar dot portierin Ujkani.
    13′- Goditje dėnimi pėr Gjeorgjinė, ekzekutuar nga Ananidze, por pa problem pėr mbrojtjen tonė, qė largon rrezikun nga zona e rreptėsisė kuqezi.
    14′- Goditja e parė nga kėndi pėr Shqipėrinė, qė ekzekutohet nga Hyka, por spasrton zonėn e vet mbrojtja vendėse.
    19- Lila fut njė top tė gjatė pėr Ēanin, por ky i fundit mbulohet rreptė nga tre mbrojtės gjeorgjianė, qė i ndėrhyjnė fort, por gjyqtari vazhdon lojėn, nuk ka goditje dėnimi pėr tanėt mbi vijėn ballore tė vendėsve.
    22′- Ervin Bulku lėshon njė predhė nga distanca, pas topit tė kthyer nė hyrje tė zonės gjeorgjiane nga mbrojtja vendėse, por pa shėnjestrėn e duhur.
    24′- Dvalishvili sjell pėshtjellim nė mbrojtjen tonė, lirohet disi te pika e penalltisė, gjuan fuqishėm, por topi kalon mbi traun e portės sė Ujkanit.
    29′- Penallti pėr Gjeorgjinė. Njė ndėrhyrje e Franc Veliut konsiderohet e parregullt nga kryesori moldav i ndeshjes, i cili drejton dorėn te pika e bardhė. Ka kontestime tė kuqezinjve, por penalltia “shumėzohet me zero” nga Sajmir Ujkani, me dy ndėrhyrje, qė bllokon Dvalishvilin.
    33′- Martsvaladze tenton me njė gjuajtje nga larg, por topi pėrfundon shumė larg kuadratit tė mbrojtur nga Samir Ujkani.
    35′- Njė pasim i zgjuar pas krahėve tė mbrojtjes gjeorgjiane nga Odise Roshi, nga e djathta e mesfushės sonė, por kupton gjithēka portieri vendės, qė del nė kohė, duke ia hequr mundėsinė e rrezikimit sulmuesit tė deklaruar kuqezi, Edgar Ēani.
    42′- Njė goditje e fortė e gjeorgjianėve godet nė fytyrė Emiljano Vilėn, i kthyer nė prapavijėn tonė, e trullos disi atė, por pa problem serioz pėr mesfushorin kuqezi.
    44′- Veliu nis nė njė kundėrsulm Edgar Ēanin, qė arrin t’i shpėtojė pozicionit jashtė loje dhe shkon nė kėndore, nga e djathta e sulmit tonė. Kroson topin nė zonėn vendėse, ku Muzaka, me thembėr, e fut sėrish nė veprim, por nuk ka mbėshtetjen e shokėve tė skuadrės pėr ta vazhduar aksionin.
    45′- Dy minuta shtesė akordon gjyqtari i katėrt, qė nuk sjellin ndonjė ndryshim nė rezultat. Kuqezinjtė shkojnė me epėrsinė 1-0 nė dhomat e zhveshjesm pėr pushimin mes dy pjesėve .
    46′- Nis pjesa e dytė, pa asnjė zėvendėsim pėr Shqipėrinė, ndėrsa Gjeorgjia ka bėrė menjėherė dy tė tillė.
    48′- Ansi Agolli gabon nė largimin e njė topi tė nisur nė formė kundėrsulmi nga vendėsit, duke lejuar sulmuesit gjeorgjianė tė dalin nė pozicion tė volitshėm pėrballė Ujkanit. Targamadze, i futur nė pjesėn e dytė, pason bukur pėr te Kobakhidze, i gjendur te pika e penalltisė, qė gjuan fort dhe barazon rezultatin 1-1.
    54′- Goditje dėnimi pėr Gjeorgjinė, mbi vijėn e 16-metrave tė kuqezinjve. Topi godet murin e ngritur nga tanėt dhe evitohet rreziku.
    55′- Ndėrrimi i parė i De Biazit. Del nga loja Hyka, qė zėvendėsohet nga Hair Zeqiri.
    61- Lila nis nga krahu i djathtė i sulmit tonė Roshin, nė njė sprint shpetėsie me Grigalava, qė frenon shqiptarin e Kėlnit nė inkursionin e tij.
    64′- Goditje dėnimi pėr vendėsit, topi harkohet nė zonėn tonė, ku Amisulashvili ngrihet mė lart se kuqezinjtė nė ajėr, godet me kokė, por fatmirėsisht jashtė kuadratit tė Ujkanit. Qė gjithsesi ishte nė pozicion.
    70′- Bulku nuk mbyll dot njė aksion me pasim tė saktė te Ēani, duke shpėrdoaruar njė mundėsi tė mirė nė pjesėn e dytė, e para e kėtij lloji pėr tanėt.
    76′- De Biazi bėn njė tjetėr zėvendėsim. Nxjerr kapitenin Bulku, qė ka shpenzuar shumė deri mė tani, duke futur Elis Bakajn. Mė shumė fantazi nė formacionin tonė, tashmė.
    79′- Edgar Ēani lėshon njė predhė nga rreth 20 metra largėsi, topi adresohet nė trekėndėshin e djathtė tė portierit vendės, Revishvili, qė reagon mrekullisht, duke i evituar golin e dytė skuadrės sonė.
    81- Del nga loja Edgar Ēani, i zėvendėsuar nga elbasanasi i Lokarnos, Sadiku.
    87′- Penallti pėr Gjeorgjinė, e dyta nė kėtė ndeshje. Ujkani bėn dy pritje edhe nė kėtė rast, por topi goditet tri herė radhazi nga vendėsit, qė nuk markohen nė zonėn tonė nga kuqezinjtė, duke em kthyer nė tabelė qitjeje Ujkanin. I cili mė nė fund pėson golin e dytė.
    92′- Goditje dėnimi pėr Shqipėrinė, e fituar nga Eklis Bakaj, qė ekzekuton po vetė, por pa produktivitetin e duhur.
    95′- Pas pesė minutash shtesė mbyllet ndeshja miqėsore, me fitoren e vendėsve, 2-1.

    Komenti

    Nuk mund tė niste mė mirė debutimi me fanellėn kuqezi pėr sulmuesin Edgar Ēani. Nuk mund tė niste mė mirė ndeshja miqėsore e Shqipėrisė nė Tbilisi, ndaj Gjeorgjisė. Por, nuk kishte fat mė tė keq mbyllja e kėsaj sfide, teksa kemi provuar nė kurriz dy penallti dhe njė pėrmysje nė favor tė vendėsve. Goli pėr kuqezinjtė ka dalė nė dritė qė nė minutėn e tretė tė lojės, kur njė humbje e topit nė mesfushė nga vendėsit ėshtė kthyer nė kundėrsulm tė shpejtė dhe tė befasishėm tė tanėve, qė konkludojnė me anė tė sulmuesit tė vetėm tė deklaruar nga fillimi i miqėsorėes nė fjalė, Edgar Ēani. Njė shtysė e madhe psikologjike pėr kombėtaren e Shqipėrisė, pėr tė besuar nė forcat e veta, nė filozofinė e lojės sė trajnerit De Biazi, qė ka hedhur nė fushė njė formacion sa mbrojtės, aq edhe sulmues, qė mbrohet me forca tė shumta, por edhe sulmon i pėrforcuar. E kemi nisur me presing ndeshjen, duke dhėnė idenė se luanim nė fushėn tonė, jo nė Tbilisi, nė shtėpinė e gjeorgjianėve. Qė kuptojnė shpejt se do tė kenė punė me kuqezinjtė tanė, tepėr tė karikuar dhe tė mirėvendosur nė fushė. Goli i pėsuar shumė shpejt ka dhėnė efektin e pritshėm negativ te vendėsit, qė mundohen tė reagojnė, por ndeshin nė bllokadėn e kuqezinjve, qė nė mesfushė. Aty ku Ervin Bulku kthehet nė njė barrikadė thuajse tė pakalueshme pėr gjeorgjianėt. Bulku ėshtė nė njė ditė tė shkėlqyer sportive, bėn jo vetėm kapitenin e tanėve, nė mungesė tė Lorik Canės, por edhe liderin. Duke ruajtur ekuilibrat mes dy reparteve tė skuadrės sonė, mbrojtjes dhe mesfushės. Ai sikur i fton shokėt e skuadrės tė mos tolerojnė. Dhe Shqėipėria e De Biazit, minutė pas minute, tregon se i ėshtė imponuar formacionit tė Temuri Ketsbaia, i cili shfryn nė stolin e Gjeorgjisė. Sepse skuadra nuk i pėrgjigjet nė fushėn e lojės, meritė kjo edhe e qasjes taktike dhe vendosmėrisė sė kuqezinjve tanė, qė duan t’i dėshmojnė De Biazit se janė “shqiponja” tė vėrteta. Dhe vjen minuta e 29-tė e miqėsores, kur mbrojtja jonė gjendet pėr herė tė parė nė vėshtirėsi. Franc Veliu, nė rolin e qendėrmbrojtėsit nė kėtė ndeshje, krahas Dallkut, mundohet tė largojė njė rrezik nė portėn e Ujkanit. Por, nė tentativė pėr tė spastruar zonėn tonė, shkakton njė ndėrhyrje tė gabuar, sipas gjyqtarit tė ndeshjes, kėshtu qė ndėshkohet me penallti. Eshtė momenti pėr ta treguar veten edhe Sajmir Ujkani, qė pėrballė Dvalishvilit reagon mrekullisht, nė dy herė, duke e mbajtur tė paprekur portėn tonė. Momenti i dytė pozitiv psikologjik pėr Shqipėrinė, qė merr njė tjetėr “impuls” pėr ta vijuar miqėsoren nė lartėsinė e duhur.
    Pjesa e dytė nis me fat tė kundėrt pėr Shqipėrinė. Nėse nė fraksionin e parpjesėn e parė e gjetėm ne shpejt golin, tashmė ėshtė radha e gjeorgjianėve ta bėjėn kėtė gjė. Pikėrtisht nė minutėn e 48-tė barazojnė shifrat me tė futurin nė pjesėn e dytė, Targamadze, qė shfrytėzon njė gabim tė Agollit nė spastrimin e zonės kuqezi. Duket qartė se Ketsbaia i ka udhėzuar tė tijtė tė sulmojnė me forca tė shumta, tė ushtrojnė presing nė mbrojtjen tonė. Ka alarm nė prapavijėn e Shqipėrisė, qė nuk gjen dot qetėsinė e duhur pėr tė rikthyer ekuilibrat nė fushėn e blertė. Edhe mesfusha jonė nuk po funksionin mė si nė fraksionin e parė, kjo edhe pėr shkak tė ritmit tė lartė qė imponojnė vendėsit me lojėn e tyre. De Biazi, duke parė se Hyka nuk po e bėnte si duhet rolin e tij, e zėvendėson atė me Hair Zeqirin. Njė tjetėr debutues nė kėtė miqėsore. Gjeorgjia ka ndryshyar mėnyrėn e lojės tashmė, duke aplikuar topin e gjatė, nga mbrojtja nė mesfushė, pėr tė evituar kėsisoji edhe postbllokun e mesfushės sonė. Ndaj tė cilit vuajti aq shumė nė pjesėn e parė. Nga ana e tij, trajneri De Biazi, pas ēerekorėshit tė parė tė fraksionit tė dytė vendos tė shtojė forcat organizative nė fushė. I tillė mund tė konsiderohet edhe largimi i Bulkut pėr Bakajn. Ky i fundit njhet pėr aftėsitė e tij nė ndėrtimin e aksioneve sulmuese, por edhe nė goditjet nga distanca dhe konkludim, qė do tė thotė se do t’i bashkangjitej Edgar Ēanit nė misionin pėr tė shėnuar nė portėn e vendasve. Sidoqoftė, Bakaj nuk ka arritur tė shkrihet shpejt nė lojėn e kuqezinjve, duke mos dhėnė ndikimin e pritshėm. Pak minuta nė dispozicion tė Armando Sadikut ka rezervuar trajneri De Biazi, teksa nė minutėn e 81-tė nxjerr autorin e golit pėr Shqipėrinė, Edgar Ēanin, duke futur nė lojė elbasanasin e Lokarnos. Edhe ky bėn kėshtu debutimin e tij me kombėtaren e madhe, pasi ka provuar tė veshė fanellėn kuqezi tė Shpresės. Por, pa sjellė ndonjė gjė konkrete pėr kėtė miqėsore. E cila pati dy tabllo, njė pjesė tė parė shumė poitive pėr kuqezinjtė, ndėrsa nė tė dytėn me vuajtje, me njė fund tė hidhur, edhe pėr shkak tė vendimeve tė kontestueshme tė kryesorit tė ndeshjes. Qė dha dy penallti kundėr tanėve, qė nuk janė pak, aq mė tepėr qė goli i dytė erdhi pas njė prekje me dorė tė topit nga ai qė e dėrgoi nė rrjetėn e Ujkanit, pasi ky i fundit e priti dy herė.

    Si e nisi taktikisht lojėn Shqipėria

    Shqipėria luajti ndeshjen e parė zyrtare pėr vitin 2012, ndėrkohė qė debutim nė krye tė kuqezinjve bėnte edhe trajneri italian, De Biazi. Luhej nė Tbilisi, ndaj kombėtares sė Gjeorgjisė, me tė cilėn nuk i kemi tė pakta pėrballjet, qofshin zyrtare, apo miqėsore. Bilanci fliste pozitivisht pėr gjeorgjianėt, tė cilėt na kanė mundur tashmė 7 herė, i kemi mundur 3 herė dhe nė barazim jemi ndarė 2 herė. Me njė golaverazh nė total 19-10 pėr Gjeorgjinė. Miqėsorja e sotme fliste nė shumė drejtime. Por, ajo qė ėshtė mė kryesorja kishte tė bėnte me startin e pėrgatitjeve tė tė dyja skuadrave pėr fushatėn kualifikuese tė Botėrorit 2014. Kuqezinjtė tanė nisin njė erė tė re, “made in De Biazi”, me ndryshime ne emra, por edhe nė mėnyrė loje. Tre ishin debutuesit, nė radhėt e lojtarėve qė kishte thirrur De Biazi pėr kėtė miqėsore: Edgar Ēani, pyka e vetme nė sulmin e kombėtares sonė, nga fillimi i lojės, ndėrkohė qė mesfushori Hair Zeqiri dhe sulmuesi Armando Sadiku do t’i nisnin 90-minutat e sotme nga stoli. Pėr t’u hedhur nė fushė nė njė moment tė dytė, kur trajneri De Biazi e pa tė arsyeshme tė niste zėvendėsimet, qė ishin tė shumta pėr tė dyja skuarat. Kjo, pėr faktin se ishte ndeshje miqėsore dhe tė dy trajnerėt do tė shihnin nė veprim lojtarėt e tyre, duke bėrė edhe eksperimente tė karakterit taktik. Shqipėria e nisi ndeshjen me Gjeorgjinė me njė modul taktik 4-1-4-1, ku prioritet kishte mesfusha dhe mbrojtja. Dy reparte qė duhej tė funksiononin nė fleksibiltet tė plotė, nė mėnyrė qė tė ndihmonin njėri-tjetrin. Por, nėse vėren elementėt e pėrfshirė nė mesfushėn kuqezi, konstaton lehtėsisht potencialin ofensiv tė tyre. Ēka do tė thoshte se lojtarė tė tillė krahu, si Roshi dhe Muzaka, apo edhe Hyka, i vendosur nė rolin e njė fantazisti pas Edgar Ēanit, do tė pėrbėnin manovrėn sulmuese tė Shqipėrisė, nė momentin kur topi do tė ishte nė zotėrimin tonė dhe vėshtrimi drejt portės gjeorgjiane. Nė kėtė rast do tė kalohej nė modulin 4-3-3, ku mesfusha dhe sulmi sulmojnė bashkarisht. Njė mėnyrė tė tillė loje De Biazi e ka justifikuar me faktin se kėshtu mbrohemi mė mirė dhe sulmojmė me shumė forca. Nė mungesė tė dyshes sė zakonshme tė qendrės sė mbrojtjes kuqezi Cana-Curri, De Biazi eksperimenton me duetin Dallku-Veliu. Mbrojtėsi i Vorskla Poltavės, nė fakt ka luajtur zakonisht nė tė djathtė tė mbrojtjes, kėshtu qė ishte njė “meremetim” i prapavijės sė kombėtares sonė zhvendosja e tij nė qendėr, ku pati partner, nė rolin e tij natyral, Franc Veliun e Flamurtarit. Mungesa e Vangjelit nė tė majtė kishte spostuar nė mbrojtje, nė kėtė krah, Ansi Agollin, qė nė kushte normale luan si mesfushor i kėtij krahu. Por, nė kėtė rol, ai ėshtė zėvendėsuar nga Muzaka, i cili do ka bėrė “krahėt” e Shqipėrisė, sė bashku me Roshin. Ervin Bulku, njė “digė” para prapavijės sonė, i jepte njė “dorė” edhe mesfushės. Ai luajti i vendosur si njė “filtėr” mes kėtyre dy reparteve, mesfushės dhe mbrojtjes. Ndėrsa para tij, me detyra organizative, dyshen e qendrės sė mesfushės kuqezi e pėrbėnte Vila dhe Hyka. Dy ekstremet e kombėtares sonė nė startin e kėsaj miqėsoreje ishin: nė portė Ujkani dhe nė sulm, Edgar Ēani.

    De Biazi, pas ndeshjes: Pjesa e parė, shumė e mirė

    Pas ndeshjes, trajneri italian i Kombėtares sė Shqipėrisė, De Biazi, duke analizuar miqėsoren me Gjeorgjinė, qė ishte edhe debutimi i tij me kuqezinjtė, tha: “Nga kjo ndeshje tė mbetet shija e keqe e rezultatit, por dua tė them se kėtu pati ndikimin e tij edhe arbitri, vendimet e tė cilit ishin tė dyshmita. Madje, edhe falė tij, ne e humbėn kėtė ndeshje. Nė pjesėn e parė lojtarėt i zbatuan me pėrpikmėri detyrat qė u kisha ngarkuar, funksionuam mjaft mirė tė organizuar si skuadėr, ndėrsa nė tė dytėn vuajtėm disi, sidomos nė 20 minutat e para. Pėr mua ka pak rėndėsi rezultati nė kėtė ndeshje, por ajo ēka dua tė evidentoj pėr mirė ėshtė karakteri qė treguam nė pjesėn e parė, ndėrsa si defekt, qė duhet rregulluar, menaxhimi i rezultatit, kur jemi nė erpėrsi. Edgar Cani bėri njė ndeshje shumė tė mirė, edhe pse nė debutim. Ai e nisi me gol pėrfaqėsimin me Shqipėrinė, madje shėnoi shumė shpejt, duke na ndihmuar tė rriteshim psikologjikisht. Edhe debutuesit e tjerė, pėr aq minuta sa patėn nė dispozicion, u munduan ta justifikojnė veten. Rėndėsi ka fakti qė tashmė e njoh edhe mė shumė skuadrėn, kam pikasur problemet, me tė cilat do tė merremi hap pas hapi, qė t’i minimizojmė sa mė shumė tė jetė e mundur.”

    Cani: Shumė i lumtur nga debumtimi me gol

    Tepėr i lumtur ėshtė shfaqur Edgar Cani pas ndeshjes, edhe pse kombėtarja jonė kuqezi, nė radhėt e tė cilės ai debutonte, e humbi miqėsoren nė Tbilisi. Sulmuesi nė fjalė, mes tė tjerash, pas ndeshjes, deklaroi: “Jam shumė i kėnaqur pėr golin dhe debutimin qė bėra me kombėtaren e Shqipėrisė. Vecse, dua tė them se luajtėm njė ndeshje me dy tablo. Njė pjesė tė parė shumė tė mirė, ndėrsa nė tė dytėn e nisėm keq, shumė tė ndrojtur, ndaj edhe pėsuam golin e barazimit shumė shpejt. Gjithsesi, duhet tė vazhdojmė tė punojmė dhe tė rritemi ndeshje pas ndeshjeje. Nė fakt, kisha shumė emocione qė para se tė niste loja, duke qenė se kisha debutimin tim me Shqipėrinė. Por, fatmirėsisht, gjithcka shkoi mirė, sepse shėnova gol qė nė minutėn e tretė. Kjo mė ndihmoi ta pėrballoja presionin e ndeshjes sė parė me kombėtaren. Mund tė bėnim mė shumė dhe mė mirė nė pjesėn e dytė, e pėrsėris, por duke qenė se ishte njė ndeshje miqėsore, nuk kemi pse hidhėrohemi nga humbja. Duhet tė nxjerrim mėsimet e duhura dhe tė shohim pėrpara.”

    Ujkani: Goli i dytė ishte i parregullt

    Ka qenė padiskutim njė hero nė miqėsoren me Gjeorgjinė, edhe pse pėsoi dy gola. Qė tė dy, jo pėr faj tė tij. Samir Ujkani ka pritur dy penallti nė Tblisi, duke u bėrė makthi i gjeorgjianėve nė kėtė miqėsore. Pas ndeshjes, kosovari i portės kuqezi do tė deklaronte: “Jam shumė i kėnaqur me lojėn tonė. Sidomos nė pjesėn e parė ishim super. Nė 20 minutat e para tė pjesės sė dytė vuajtėm presionin e Gjeorgjisė, e cila ushtroi presing tė madh. Nė kėtė moment pėsuam edhe golin e parė. Goli i dytė i gjeorgjianėve ishte i parregullt, sepse nė momentin kur e goditi topin lojtari vendės, e preku fillimisht me dorė. Prandaj protestova edhe tek gjyqtari, por ai vendosi tė vazhdonte lojėn. Duhet tė dimė se luanim nė njė fushė tė vėshtirė, ndaj paraqitja e kombėtares nė kėtė miqėsore, nė total, duhet konsideruar pozitive. Me De Biazin trajner do tė pėrfitojmė shumė nė aspektin taktik. Falė punės sė tij do tė pėrmirėsohemi edhe mė, duke u rritur nga ndeshja nė ndeshje. Personalisht, jam i kėnaqur qė prita dy penallti, edhe pse nuk e evitova dot humbjen. Po punoj shumė te Novara, ndėrsa po mundohem tė pėrparoj edhe me kombėtaren. Nė tė shkuarėn kam bėrė ndonjė gabim, por mė duhet tė fitoj edhe pak eksperiencė. Sa i takon ardhjes sė njė portieri tjetėr kosovar nė kombėtare, Etrit Berishės, unė nuk e njoh personalisht, por e di se ėshtė njė portier shumė i mirė. Ai ėshtė i mirėpritur nga unė, sepse tė gjithė kemi njė qėllim, tė ecim sa mė pėrpara me kombėtaren. Dhe konkurrenca, edhe nė portė, e siguron kėtė gjė nė kombėtare. Kėtu nuk kanė pėrparėsi interesat personalė tė miat apo tė ndokujt tjetėr, por pėrfaqėsimi sa mė dinjitoz i Shqipėrisė.”

    Ervin Bulku: Arbitri u bė personazh

    Ervin Bulku ka provuar tė bėnte kapitenin e kombėtares kuqezi nė Tbilisi. Nė miqėsoren me Gjeorgjinė, ai ka qenė njė lider nė mesfushė, vecanėrisht nė shkatėrrimin e manovrės sulmuese tė vendėsve. Duke analizuar lojėn e zhvilluar nė miqėsoren e sė mėrkurės, Ervin Bulku do tė shprehej: “Kishim shumė tė rinj nė lojė, tė cilėt dhanė mė tė mirėn e tyre, sidomos nė pjesėn e parė. Nė pjesėn e dytė ishim disi tė ndrojtur, pėsuam edhe golin e barazimit, pastaj arritėm tė rivendosnim ekulibrat. Nuk dua tė flas pėr arbitrimin, qė nė fakt u bė personazh nė kėtė miqėsore. Djemtė e rinj, qė janė afruar nė kombėtare, kanė perspektivė dhe do tė na ndihmojnė tė rritemi si ekip, por u duhet njėfarė kohe qė tė pėrshtaten dhe t’i zėvendėsojnė si duhet veteranėt e larguar. Duhet njėfarė kohe pėr kėtė. Nė fushė, kur luan me kombėtaren, ndien lodhjen dhe emocionin e vecantė tė pėrfaqėsimit tė kombit tėnd, ndaj reaguam ashtu ndaj gjyqtarit, qė gaboi nė momentin e golit tė dytė tė Gjeorgjisė. I kuptueshėm nervozizimi ynė nė atė rast, po tė mos harroni edhe karakterin e shqiptarit. U munduam tė japim mė tė mirėn nė kėtė miqėsore dhe mendoj se pjesa e parė duhet marrė si shembull.”

    De Biazi para ndeshjes

    “Shpresoj ta nisim me kėmbėn e mbarė. Kemi punuar kryesisht nė aspektin taktik dhe psikologjik tė lojtarėve, sepse nuk kemi pasur shumė kohė pė gjėra tė tujera nė dispozicion. Para ndeshjes u kam bėrė njė letėr futbollistėve, me tė cilėn kam dashur t’u transmetoj atyre emocionet e mia. Ata duhet ta vlerėsojnė maksimalisht veshjen e fanellės sė kombėtares, ndaj pres nė ēdo ndeshje 110 pėrqind tė tyre”.

    Smalji mbetet jashtė 18-shes

    Ka shprehur keqardhjen e tij trajneri De Biazi pėr mbetjen jashtė 18-shes sė Shqipėrisė pėr kėtė ndeshje tė mbrojtėsit lezhjan tė Vllaznisė, Dritan Smajli. I thirrur “in extremis” , si zėvendėsues i Kristi Vangjelit, qė pėsoi dėmtim nė momentet e fundit, Smajlit i ka rėnė ta pėrcjellė nga tribuna kėtė miqėsore, qė ėshtė edhe thirrja e tij e parė me kombėtaren kuqezi. Zgjidhje e stafit teknik kjo, e marrė me shumė keqardhje, sikurse tha vetė De Biazit para nisjes sė sfidės nė Tbilisi.

    Panorama Sport
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MaDaBeR : 29-02-2012 mė 17:57
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  2. #42
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  3. #43
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Mua me pelqeu ndeshja.Arbitrimi ishte shume i dobet.Sec kane nje te perbashket keta arbitrat,kane dale te gjithe kunder Kuq e Zinjve ( Ac Milan dhe Shqiperise) hahaha
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  4. #44
    Trajnerat Italian kshu e kane, dun pak sa te mesojne lojtareve taktikat e lojes, por ma mer mendja nese i mesojne mire dhe do thirri lojtar te rinj e me talent, ka per tu bo mire.

  5. #45
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Ketsbaia: Mos u merrni me arbitrin, e merituam fitoren

    Gjeorgjia arriti tė pėrmbysė disavantazhin e pjesės sė parė, duke e fituar miqėsoren ndaj Shqipėrisė me rezultatin 2-1. Trajneri Temuri Ketsbaia nuk dėshiron tė merret me vendimet e dyshimta tė arbitrit, por tė cilėsojė si tė merituar suksesin e skuadrės sė tij. “Nuk dua t’i komentoj penalltitė qė akordoi arbitri, pasi janė vendime qė i merr vetėm ai. Unė mund tė them vetėm se ne gabuam nė tė dyja 11-metėrshat dhe kjo ėshtė shqetėsuese, aq mė tepėr qė ishte njė miqėsore dhe pa shumė presion. Nė tė ardhmen do mendoj seriozisht pėr tė pėrzgjedhur lojtarin qė do ekzekutojė penalltitė, – u shpreh 43-vjeēari. – Synimi im kryesor nga kjo sfidė ishte qė tė analizoja formėn fizike tė lojtarėve, dhe nė fakt mora njė pėrgjigje deri diku pozitive. Nė pjesėn e parė nuk luajtėm mirė dhe Shqipėria arriti ta ruajė avantazhin 1-0, me njė gol qė erdhi pas njė shpėrqendrimi tė mbrojtjes sonė. Por, qė pas shėnimit tė golit nga kundėrshtari, ne ishim mė superiorė nė fushė. Pjesėn e dytė dominuam akoma mė shumė dhe sigurisht qė e merituam fitoren. Pavarėsisht se shėnuam vetėm dy gola, unė mendoj se duhet tė kishim shėnuar mė shumė. Sulmi nuk ishte nė njė ditė tė mirė, gjithsesi ata ishin nė formė tė mirė fizike dhe rrezikuan nė mėnyrė konstante”, shtoi trajneri Ketsbaia. Nė fund tė deklaratės sė tij, kreu i pankinės sė Gjeorgjisė thuri elozhe pėr talentin Jano Ananidze: “Ėshtė vetėm 19 vjeē, por ėshtė shumė cilėsor dhe njė nga lojtarėt tanė mė tė rėndėsishėm. Zhvilloi njė tjetėr ndeshje pozitive”.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  6. #46
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Shqipėria, miqėsore me Spanjėn mė 30 maj

    Shqipėria do tė luajė kundėr Spanjės mė 30 qershor nė Zyrih. Lajmin e konfirmuan burime tė besueshme pranė presidentit tė FSHF-sė, Armand Duka. Ky i fundit ka arritur njė marrėveshje me zyrtarėt e federatės spanjolle dhe ėshtė caktuar qė ndeshja miqėsore me kampionėt e Botės dhe tė Evropės tė luhet nė Zvicėr nė fund tė muajit maj, periudhė qė pėrkon edhe me fazėn pėrgatitore para finaleve tė Euro 2012.

    Marrėveshja: FSHF-ja, prej mė shumė se njė viti i kishte bėrė kėrkesė federatės sė Spanjės pėr njė ndeshje miqėsore. Duka ka shfrytėzuar miqėsinė qė ka me homologun e tij, Vilar dhe pėrgjigjja kishte ardhur pozitive, por pa u caktuar njė datė. Gjithēka ėshtė vendosur ditėt e fundit, ku Spanja, nė pėrpjekje pėr tė siguruar njė kundėrshtar pėr tė testuar ekipin para Euro 2012, ka pranuar ftesėn e Shqipėrisė pėr njė miqėsore. Pėr fatin e keq tė fansave kuqezi, ndeshja nuk do tė mund tė zhvillohet nė vendin tonė, por gjithsesi, edhe nė Zvicėr pritet qė tė jenė njė numėr shumė tė madh shqiptarėsh nė stadium.

    Italia: Shqipėria ėshtė nė bisedime edhe me Federatėn Italiane tė Futbollit pėr njė ndeshje miqėsore nė fund tė muajit maj. Kėtė e ka konfirmuar vetė Duka, i cili tha disa ditė mė parė se po projektohet njė turne miqėsor nė Palestinė, ku do tė marrin pjesė tetė ekipe pėrfaqėsuese, mes tė cilave edhe Italia. “Duam qė tė marrim pjesė edhe ne. Jemi nė negociata, por tė shohim”, ka thėnė presidenti i Federatės Shqiptare tė Futbollit. Kujtojmė se pas vendimit tė sė martės tė UEFA-s, Shqipėria nuk do tė ketė mundėsi tė zhvillojė ndeshje miqėsore nė muajin gusht. Ky vendim u mor, pas kėrkesės sė disa klubeve tė mėdha evropiane.

    Panorama Sport
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  7. #47
    Ja tetė orėt e presidentit tė federatės italiane tė futbollit nė Shqipėri. Shumė kortezi, shkėmbim experience pėr trajnerėt e arbitrat, inaugurim fushe dhe takim me Presidentin e Republikės

    Vetėm kortezia e shkėmbimit tė bluzave ėshtė kryer, pėr tė tjerat tė presim, por nė 8 orė kanė qenė tetė premtime me “do tė”…



    Takime tė shumta, biseda po kaq tė shumta dhe po kaq premtime. Nėse do plotėsohej vetėm me njė fjali tė vetme, vizita e presidentit tė Federatės Italiane tė Futbollit, Abete, do kufizohej me njė parafjalė tė kohės sė ardhme do tė…

    Dikur, para reth 2 vjetėsh, presidenti i Federatės Spanjolle tė Futbollit, Villar, do premtonte njė ndeshje miqėsore me Spanjėn. Do ish vėrtet mrekulli tė luanim kundėr kampionėve tė botės dhe Europės, por fjalia magjike e Villarit nisi se premtoi dhe pėrfundoi me “do tė”. Pra, do tė mundohej pėr njė miqėsore me Spanjėn.

    Kohė mė parė se Villar tė vinte nė Shqipėri, njė kampion Europe dhe nėnkampion bote, si Hans Peter Brigel, do ulej nė pankinėn kuqezi. Memorja nuk na ka lėnė, premtimi i parė i mister Brigelit ka qėnė: Do tė mundėsoj mė tė gjithė kapacitetin dhe reputacionin tim njė miqėsore me Gjermaninė. Mė bukur se tė luash me tri herė kampionėt e botės natyrisht nuk ka, por sėrish do tė vazhdon tė na mundojė.

    I njėjti premtim edhe nga Otto Bariē pėr tė luajtur me Kroacinė, por sėrish magjia do tė do tė na stresonte akoma mė shumė.

    Sė fundmi, presidenti italian i futbollit. Natyrisht nuk ka emrin e Brigel, apo Bariē nė elitėn e futbollit tė luajtur, por ėshtė ai shumė herė mė i madh se sa tė dy bashkė nė hierarkinė e futbollit. E megjithatė, sėrish na vijnė fjalėt magjike “do tė”. Do tė pėr trajnimin e arbitrave, por edhe teknikėve, do tė pėr tė hequr atė tė shkretė damkė si ekstrakomunitare, do tė pėr futbollin e femrave dhe sėrish do tė pėr njė ndeshje miqėsore me Italinė.

    Prej kohėsh, shqiptarėt qoftė nga ana gjeografike si fqinjė qė jemi, qoftė nga reputacioni i skuadrės italiane nė futboll, por qofte edhe nga ajo qė ėshtė mė rėndėsishmja, pra qė nė Shqipėri mė shumė tifozė ka Milan, Juventus e Inter sesa tė gjitha skuadrat e superligės tė marra sė bashku, meritojnė njė miqėsore me Italinė. E megjithatė, edhe sot pas largimit tė Abetes nga Shqipėria, do na duhet tė flemė me mendjen se “ditėt e mira pas kėsaj vijnė”, ose mė saktė do tė vijnė…
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  8. #48
    De Biasi: Mavraj dhe Berisha ne planet e mia

    Mbrojtėsi Mėrgim Mavraj dhe portieri Etrit Berisha mund tė jenė pjesė e Kombėtares shqiptare nė miqėsoren e muajit maj. Pėr kėtė mundėsi ka folur edhe vetė pėrzgjedhėsi Xhani De Biasi, i cili ishte i ftuar nė konferencėn pėr shtyp tė presidentit Duka dhe atij tė Federatės italiane Abete.

    Biasi ka thėnė se vazhdimisht ėshtė nė kėrkim tė elementėve tė rinj, por ka pranuar se ka disa vėshtirėsi. Njė nga pikat e dobėta dhe mė shqetėsuese tė pėrfaqėsueses ėshtė mesfusha. Ndonėse fillimisht ka mohuar tė pėrmend emra, tekniku italian e ka pranuar se ėshtė nė vėzhgim tė Mavrajt.

    “Kam dėgjuar pėr tė, madje e kam vėzhguar nga afėr rreth dy muaj e gjysmė mė parė. Ai djalė ka potencial tė madh dhe mendoj se Shqipėrisė mund t’i bėnte punė. Me sa di unė, ka ecur mjaft mirė te Grojter Furt dhe kryeson Bundesligėn 2 me kėtė skuadėr. Ai e refuzoi disa herė Shqipėrinė, ndėrkohė qė vetėm pak kohė mė parė kėrkoi ndjesė dhe u lut t’i jepet njė rast tjetėr”, ka thėnė tekniku italian, duke bėrė tė ditur se dera e Kombėtares pėr Mavrajn ėshtė e hapur.

    “Unė gjithnjė jam me parimin se ēdo futbollist qė mund t’i shėrbejė skuadrės pėr ta ndihmuar atė dhe pėr tė pėrmirėsuar nivelin e grupit, do tė jetė i mirėpritur. Besoj se jam i qartė”, ka theksuar Biasi.

    I pyetur nėse do tė ftohet portieri Etrit Berisha, ai u pėrgjigj: “Mendoj se po. Doja qė ta merrja qė nė miqėsoren kundėr Gjeorgjisė, por nuk patėm mundėsi, sepse nuk kishte pasaportė shqiptare”.

    Biasi ka folur edhe pėr lėndimet e shumta tė futbollistėve tė tij. “Jam disi i shqetėsuar. Dėmtimi i gjatė i Canės, mė pas edhe i Ujkanit, pastaj Vangjeli. Kėto gjėra realisht tė prishin punė. Pėr tė mos harruar kėtu edhe Debatik Currin, njė mesfushor qė pėrshtatet nė disa role, por qė periudhėn e fundit ka pasur shumė probleme. Gjithsesi, unė mbetem optimist”.

    Ai e ka shprehur nevojėn qė sa mė parė tė ketė njė ndeshje miqėsore, ndėrkohė qė ende nuk dihet kush do tė jetė kundėr kuqezinjve.

    “Pa dyshim qė na duhet njė ndeshje miqėsore. Duhet tė testojmė skuadrėn, na duhet tė punojmė pak mė tepėr bashkė”. Si mundėsi pėr miqėsore pėrmenden Kina ose Arabia Saudite dhe lidhur me kėtė, De Biasi thotė: “Po, Kina ėshtė njė skuadėr me tė cilėn FSHF-ja ka pasur kontakte, por ka edhe skuadra tė tjera”.

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    ku lun ky berisha
    JO SEKS PARA MARTESE

  10. #50
    Per Besart Berishen e ke fjalen?
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  11. #51
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    ky portieri
    JO SEKS PARA MARTESE

  12. #52
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Goldo, Etrit Berisha, ka lindur ne Kosove me: 10 Mars 1989, pra eshte 23 vjeē. Qe nga viti 2008 eshte portier ne ekipin Kalmar FF ne Allsvenskan Suedeze, dmth kategoria e pare ne Suedi. Qe nga mberritja e tij ne kete klub ka zhvilluar deri me tani 32 paraqitje. Flitet qe eshte nje portier i zoti dhe i talentuar. Thone qe ka te ardhme por ta shohim.

    Per mendimin tim per momentin Ujkani eshte i miri qe kemi. Luan ne Seria A dhe nuk eshte pak per nje portier te luaje ne Serine A, me cilindo nga ekipet. Siē e dime Italia shquhet per portiere te zot dhe nuk e kane fatin shume portiere te huaj qe te luajne per nje skuader te Serise A. Por mendoj se si alternative e Ujkanit mund te jete i mire Berisha. Pa dashur ta paragjykoj, sepse ne moshen e atij e gjithe karriera eshte perpara dhe ai mund te shpertheje nga momenti ne moment.

    Sido qe te jete, nese perseritet dhe njehere rasti Strakosha-Beqaj, kombetarja jone do te siguronte porten per shume vite me dyshen Ujkani-Berisha.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  13. #53
    Duhet nje portier i dyte qe te japi siguri se tani per tani nuk kemi tjeter. Ujkani s'ka qene dhe aq mire me kombtaren po fakti qe luan ne Serie A dhe po ben paraqitje te mira atje, e ben titullar te padiskutushem.

  14. #54



    Trajneri i Kombėtares shqiptare, Xhani De Biazi, ndjen keqardhje qė futbollistė si Shaqiri dhe Xhemajli sot nuk janė pjesė e Kombėtares sonė, ndonėse janė shqiptarė. I intervistuar nga “Telecitta”, ai ka thėnė se po punon shumė qė tė rinjtė shqiptarė qė kanė lindur jashtė territorit tė mund tė luajnė me kuqezinjtė nė tė ardhmen, me qėllim qė tė ketė sa mė pak “rrjedhje”. “Tė punosh me njė ekip kombėtar ėshtė shumė mė e vėshtirė, ose mė saktė, shumė mė ndryshe sesa tė punosh nė njė klub. Duhet njė punė e madhe dhe njė pėrkushtim i pakufishėm pėr tė monitoruar sistematikisht lojtarėt. Nė kėtė rast kemi tė bėjmė me njė skuadėr si Shqipėria, ku pjesa dėrrmuese e futbollistėve luajnė nė vende tė ndryshme tė botės dhe shumė larg njėri-tjetrit. Sigurisht, largėsia e madhe dhe udhėtimet e gjata nuk na ndihmojnė edhe aq shumė. Megjithatė, unė dhe stafi im jemi tė vendosur qė tė ndėrtojmė njė skuadėr solide dhe tė afrojmė gjithė lojtarėt qė mund t’i shėrbejnė kėtij ekipi. Mendoni pak: Shaqiri dhe Xhemajli tani luajnė me Zvicrėn, sepse janė natyralizuar si tė tillė, por nė tė vėrtetė ata janė shqiptarė. Pra, detyra ime ėshtė qė t’i stimuloj tė rinjtė dhe t’i afroj ata nė Kombėtaren e tyre. Gjithsesi, ndihem mirė aty dhe dua ta shijoj kėtė eksperiencė deri nė fund”, – ka deklaruar De Biazi.
    Pėr Bogdanin “Ai ėshtė njė futbollist shumė i rėndėsishėm pėr ne, dhe jo vetėm pėr ne. Ai ka shėnuar gola me peshė te Siena, ku mė i fundit ishte ai kundėr Milanit. Kjo nuk ėshtė pak. Unė besoj shumė tek ai dhe mund tė them se rreth tij do tė ndėrtojmė njė projekt tė rėndėsishėm”, – ka thėnė trajneri i Shqipėrisė.
    Pėr Ēanin “Tani luan te Polonia e Varshavės dhe sipas mendimit tim ai mund tė bėjė gjėra mjaft tė mira aty. Pėr herė tė parė nė Kombėtare e kam thirrur unė dhe mesa duket i kam sjellė fat, sepse iu deshėn vetėm dy minuta qė tė shėnonte gol. Dua tė theksoj se e vlerėsoj shumė atė dhe e kam gjithnjė nė konsideratė. Jam i bindur se atė e pret njė e ardhme e madhe, sepse ndryshe nga disa kohė mė parė, unė kam vėrejtur se ai ėshtė akoma mė tepėr agresiv dhe mbi tė gjitha ėshtė shumė mė konkret nė zonėn e golit. Mund tė ecė vėrtet mirė. Pavarėsisht se kur ishte nė Itali nuk mundi tė shpėrthente, unė mendoj se kjo ndodhi ngaqė nuk i dhanė kohėn e nevojshme”, – ėshtė shprehur tekniku mbi Edgar Ēanin, i cili kėtė sezon ka realizuar 11 gola nė Poloni.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  15. #55
    Pėr Italinė “Nė Itali rregullat nuk mungojnė, por thjesht ato nuk i respektojnė. Ose ta themi ndryshe: edhe atėherė kur i respektojnė, i trumbetojnė sikur kushedi se ēfarė po bėjnė. Kėtė e them pėr situatėn nė pėrgjithėsi, jo pėr raste tė veēanta. I referohem dhunės nė stadiume, kaosit tė skandalit tė basteve etj. Duhet ta pranojmė se nė nivel institucionesh jemi njė shembull jo i mirė pėr tė rinjtė dhe pėr ata qė e respektojnė ligjin”, – ka pėrfunduar Xhani de Biazi. Ai ka firmosur njė kontratė 2-vjeēare me Shqipėrinė, me opsion rinovimi edhe pėr dy vite tė tjera.


    Ēfarė thoshte Josip Kuzhe
    De Biazi nuk ėshtė i pari trajner i Kombėtares qė komenton zgjedhjet e futbollistėve shqiptarė. Edhe paraardhėsi i tij, Josip Kuzhe, e konsideronte si tė pakonceptueshėm faktin se si njė lojtar kishte mundėsinė qė tė pėrfaqėsonte vendin e tij dhe mė pas tė zgjidhte flamurin e njė kombi tjetėr. “Nuk e kuptoj se si Mavraj apo ndokush tjetėr refuzojnė vendin e tyre, ndėrkohė qė e kanė marrė nga njė ftesė”, – pat thėnė tekniku kroat.


    Shqipėri-Katar, miqėsore nė Spanjė
    Pėrfaqėsuesja shqiptare do tė luajė njė ndeshje miqėsore kundėr Katarit mė 22 maj. Lajmi ėshtė konfirmuar zyrtarisht nga sektori i marrėdhėnieve me shtypin nė FSHF. Negociatat kishin filluar prej kohėsh nėpėrmjet agjencive tė posaēme qė merren me organizimin e ndeshjeve, por vetėm dje ėshtė arritur njė marrėveshje zyrtare.
    Nė Spanjė Ndeshja kundėr pėrfaqėsueses arabe do tė zhvillohet nė Spanjė. Sipas komunikatės sė FSHF-sė takimi do tė luhet nė njė nga stadiumet e Madridit, por mbetet pėr t’u konfirmuar se nė cilin prej impianteve do tė zhvillohet kjo miqėsore. Sigurisht qė ka fare pak gjasa qė ndeshja tė luhet nė “Santiago Bernabeu”. Orari i ndeshjes gjithashtu nuk ėshtė pėrcaktuar, por detajet do tė publikohen gjatė ditėve nė vijim.
    Dilemat Pėrveē Katarit, FSHF-ja kishte marrė njė ofertė edhe nga Iraku pėr tė zhvilluar njė ndeshje miqėsore, por ka qenė trajneri i pėrfaqėsueses, Xhani De Biazi, ai qė i ka frenuar vazhdimisht bisedimet. Ai hezitonte tė pranonte ftesėn e kėtyre dy vendeve, pasi ato nuk pėrfaqėsojnė ndonjė futboll me nivel tė lartė dhe trajneri kuqezi do tė donte t’i maste forcat me njė skuadėr me nivel. Pėr kėtė arsye, ai kishte pritur deri mė 30 prill, sepse shpresonte se do tė arrihej marrėveshja me ndonjė skuadėr tjetėr. Nė fund, ai ka zgjedhur Katarin mes tė dyjave duke dhėnė miratimin qė akordi tė bėhej zyrtar.
    Testimet Ndeshja e 22 majit do tė jetė njė test pėr disa nga lojtarėt e pėrfaqėsueses shqiptare. Disa prej tyre qė nuk arritėn ta bindnin teknikun nė miqėsoren me Gjeorgjinė mė 29 shkurt, pritet qė tė kenė edhe njė shans tjetėr. Mėsohet gjithashtu se trajneri ėshtė i interesuar tė njohė potencialin e kuqezinjve kur grupi ėshtė i kompletuar, sepse nė shkurt munguan disa prej titullarėve si kapiteni Cana, Bogdani, Salihi etj. Njė test do tė jetė kryesisht pėr repartin e mesfushės, pasi disa prej lojtarėve (Bakaj, Muzaka dhe Hyka) nuk e bindėn trajnerin nė ndeshjen me Gjeorgjinė.
    Shpresat Mė 22 maj do tė luajė miqėsore edhe kombėtarja U-21, e drejtuar nga Skėnder Gega. Shpresat e Shqipėrisė do tė zhvillojnė dy ndeshje miqėsore nė Tirol tė Austrisė nė kuadėr tė pėrgatitjeve pėr ndeshjet eliminatore tė Kampionatit Evropian, kuqezinjtė e kėsaj moshe do tė kenė pėrballė nė kėtė test miqėsor moshataret nga Ukraina dhe Maqedonia. Takimi i parė luhet mė 22 maj kundėr Ukrainės, ndėrsa mė 25 maj do tė pėrballen me Maqedoninė


    Shansi i Mavrajt
    Ndeshja kundėr Katarit mund tė jetė edhe debutimi me Kombėtaren shqiptare pėr qendėrmbrojtėsin Mėrgim Mavraj. Trajneri De Biazi ka deklaruar publikisht se ėshtė gati ta thėrrasė lojtarin qė luan te Grojter Furt. 26-vjeēari do tė luajė sezonin e ardhshėm nė Bundesligėn 1, pasi skuadra e tij siguroi matematikisht ngjitjen nė elitė.


    Shqipėria luan kundėr vendit mė tė pasur nė botė
    Katari u cilėsia nga revista prestigjioze “Forbes” si vendi mė i pasur nė botė, me GDP vjetore prej 182 miliard dollarėsh dhe me njė rritje prej plot 19.4%. Katari ėshtė gjithashtu njė nga vendburimet mė tė mėdha tė naftės dhe gazit natyror, ndėrkohė qė janė njė vend mė i vogėl sa gjysma e Shqipėrisė. Saktėsisht, kanė njė hapėsirė prej 11 mijė metrash katrorė, pėrkundrejt 28 mijė qė ka Shqipėria. Katari ka njė popullsi prej 1.8 milionė banorėsh, ku 20% e tyre janė arabė, 20% indianė, 10% aziatikė dhe pjesa tjetėr nga vende tė ndryshme. Nė pushtėt ndodhet familja Al Thani, e cila ėshtė gjithashtu njė nga mė tė pasurat nė botė, ndėrkohė qė pjesė e saj ėshtė edhe sheiku qė zotėron klubin e Manēester Sitit.


    42 vite kombėtare Nė Katar, sporti i futbollit ėshtė mėsuar nga punėtorėt e naftės nė vitet 1940-1950, ndėrkohė Federata e Futbollit nė Katar ėshtė krijuar nė vitin 1970. Gjithsesi, arritja e tyre mė e madhe ėshtė finalja e Kupės sė Arabisė. Katari ėshtė vendi organizator i Kupės sė Botės 2022 nė futboll, ku pritet tė marrė pjesė pėr herė tė parė nė kėtė kompeticion, pasi deri tani nuk ka arritur tė kualifikohet asnjėherė. Tė gjitha futbollistėt e pėrfaqėsueses luajnė nė kampionatin vendės, pėrveē mesfushorit Hysein Jaser, i cili aktivizohet me belgėt e Lierses.
    Natyralizimet Nė kombėtare kanė natyralizuar shumė futbollistė tė huaj, si brazilianėt Fabio Sezar e Markone, uruguaiani Sebastian Soria, ganezėt Lorens Kuaje e Xhorxh Kusi dhe senegalezi Baba Malik. Trajner i kombėtares sė Katarit ėshtė braziliani Paulo Auturi. Ai e ka marrė drejtimin e saj vetėm nė shkurt tė kėtij viti, ndėrkohė qė ka njė karrierė mjaft tė pasur drejtuese, duke qenė nė krye tė klubeve prestigjioze si Flamengo, Kruzerio, Internacional, Sao Paolo, Santos, Benfika, apo kombėtarja e Perusė. Me Santosin, ai fitoi jo vetėm titullin kampion nė Brazil, por edhe Kupėn Libertadores e Botėrorin pėr klube.


    Problemet me stadiumin, rrezikon Kombėtarja
    Paradoks: Shqipėria, qė sot nuk ka asnjė stadium qė tė pėrmbushė kriteret e FIFA-s, do tė luajė kundėr mė tė pasurve nė botė. Sikur tė mos mjaftonte kjo, skuadra jonė ka probleme edhe me stadiumin kombėtar “Qemal Stafa”. Sė fundmi, nė plan tė parė ka dalė ēėshtja e stadiumit kombėtar “Qemal Stafa”, para tė cilit do tė ndėrtohet tashmė njė parking nėntokėsor, ndaj edhe zhvillimi i ndeshjeve, kryesisht ndėrkombėtare, nė kėtė impiant bėhen tė pamundura. Nė kėtė kontekst, pas letrės sė dėrguar disa ditė mė parė qeverisė shqiptare, FSHF i ėshtė drejtuar me njė tjetėr shkresė zyrtare, kėtė herė Bashkisė sė Tiranės, me anė tė sė cilės kėrkon shtyrjen e punimeve deri nė fund tė muajit tetor. I menjėhershėm ka qenė reagimi i kryebashkiakut, Lulzim Basha, i cili do presė sot nė njė takim presidentin e FSHF-sė, Armand Duka. Sipas FSHF-sė, arsyeja kryesore pėr shtyrjen e punimeve ėshtė fakti se Kombėtarja nuk do tė ketė mundėsi qė tė zhvillojė ndeshjet e para tė kualifikimeve pėr Botėrorin 2014 nė kėtė impiant. Sipas kalendarit tė kėtyre kualifikimeve, Shqipėria do tė luajė tri ndeshje nė shtėpi dhe njė nė transfertė nė muajin shtator-tetor tė kėtij viti: Shqipėri-Qipro, Zvicėr-Shqipėri, Shqipėri- Islandė dhe Shqipėri- Slloveni. “Kombėtarja rrezikon t’i luajė ndeshjet jashtė vendit”, – tha sekretari i FSHF-sė, Eduard Prodani.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  16. #56
    Do hyjm ndonjeher ne kapjonatin boteror ne lol

  17. #57
    De Biasi: Luajme me dy skuadra te forta

    Edhe pse nuk ka nė dispozicion lojtarėt mė tė mirė tė mundshėm nė miqėsoret me Katarin dhe Iranin, trajneri i kombėtares shqiptare ka pohuar se kėto dy ndeshje do t’i shėrbejnė atij dhe skuadrės pėr tė patur njė ide mė tė qartė rreth mėnyrės se si do tė luajė pėrfaqėsuesja jonė nė eleminatoret e Botėrorit 2014.

    “I kam parė kėto dy kundėrshtarė, nė njė miqėsore mes tyre qė doli 2-2. Irani ėshtė mė i fortė dhe kjo vėrehet edhe nė renditjen e FIFA-s, ku ata janė 30 vende sipėr nesh. Janė dy teste shumė tė rėndėsishme dhe shumė tė vėshtira pėr ne. Mundėsia e zhvillimit tė 2 miqėsoreve njėra pas tjetrės ėshtė e rėndėsishme pėr mua pasi mė jep mundėsinė tė njoh mė mirė skuadrėn. Mua nuk mė intereson se kush nuk ėshtė, por kush ėshtė kėtu dhe cfarė do tė japė. Tė gjithė do tė kenė mundėsinė tė luajnė, por do tė mundohem tė nxjerr nė fushė njė skuadėr shumė afėr asaj qė do tė luajė nė eliminatoret e botėrorit”, thotė trajneri kuqezi.

    Ne keto ndeshje pritet te kete debutime pasi eshte thirrur Mavraj qe me pare ka pasur polemika persa i perket perfqesimit te Shqiperise, por edhe lojtare te tjere si portieri Etrit Berisha. Ka dhe lojtare te rinj ne moshe qe kerkojne te komfirmojne vendin e tyre ne kombetare keshtu qe pritet te jene dy miqesore te bukura. Shto ketu edhe faktin qe luhet per here te pare ndaj ketyre skuadrave dhe kjo e ben edhe me interesante.
    Tė dielėn kombėtarja do tė niset pėr nė Spanjė aty ku me 22 maj do tė pėrballet me Katarin. Kjo ndeshje do te zhvillohet ne oren 19:00 me oren e Shqiperise ne Madrid ne stadiumin e Rayo Vallecano, "Campo de Fśtbol de Vallecas", qe ka nje kapacitet prej rreth 15.000 tifozesh.

    Pas ndeshjes kuqezinjtė do tė kthehen nė Shqipėri dhe pas njė qėndrimi 2 ditor do tė nisen drejt Turqise, pasi me 27 maj do tė luajnė miqėsoren me pėrfaqėsuesen e Iranit. Kjo ndeshje do te luhet po ne oren 19:00 ne Stamboll ne stadiumin e Beshiktashit qe ka nje kapacitet prej 32.000 vendesh.

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anėtarėsuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Di gje njeri kush e jep ndeshjen neser? Te drejtat televizive per kte ndeshje i paska Katari dhe cmimi qe kishte kerku ,per platformen supersport kishte qene shume i larte.
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  19. #59
    Shiko njėherė andej nga firstrowsports ose nqs ke DreamBox kontrollo ato kanalet Arabe apo ēa janė ca kanale andej (sportive) qė nuk i mer vesh njėri...ndoshta i gjen.
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  20. #60
    al jezeera me duket

Faqja 3 prej 54 FillimFillim 123451353 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •