Close
Faqja 2 prej 54 FillimFillim 12341252 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 1077
  1. #21
    Kuze denies match fixing with Albanian NT

    Albania's ex-coaxh, Croatian Josip Kuze, has denied match fixing allegations. During investigations in Greece his name came up, claiming the 59 year old took part in betting related maneuvers during two friendlies, a 3-2 win against Montenegro and a 4-0 loss to Argentina.

    Kuze, who currently is in charge at Tianjin Teda in the Chinese Super League said he's ready to face the accusations.

    "I'm ready to come to Albania and also Greece to confront these allegations. I do not bet."

    "I can not pay the Albanian players. I can not convince Montenegro to let us win a friendly match" he said regarding the 3-2 win against Montenegro on August 10th, 2011.

    He also defended his tactics against Argentina on July 20th 2011 where Albania lost 4-0.

    "Losing to Argentina 4-0 is not a tragedy. We had a mainly "B" side with a lot of young players. Argentina had just beat World Champions Spain two months ago. I was actually happy with the way we played, since other have even lost 8-0 to the Argentinians."

  2. #22
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Mosha
    35
    Postime
    5,314
    Frederik Veseli mund të luante për Shqipërinë

    Në një moment kur kombëtarja e Shqipërisë po vuan mungesën e lojtarëve cilësorë, shumë talente me origjinë shqiptare, sidomos nga Kosova, po shkëlqejnë me skuadrat europiane. Por, për fat të keq, ata nuk janë kontaktuar në kohë, osë nuk kanë pranuar të mbrojnë ngjyrat kuqezi. Pas Alban Bunjakut, 18-vjecarit që pret të hedhë hapin e madh në karrierë tek Arsenali, një tjetër djalosh me origjinë nga Kosova është gati te shpërthejë në Premier Ligë.

    Ai quhet Frederik Veseli, është vetëm 19-vjec, por ka rënë në sy te trajnerit Sër Aleks Ferguson, që e mori nga Mancester Siti për tek Junajtid. 19-vjecari i lindur në një fshat të Prizrenit, kampion botë me Zvicrën U-17 në vitin 2009, tregon se nuk është kontaktuar kurrë nga Federata Shqiptare e Futbollit, ndaj ka qenë i detyruar të luajë për Zvicrën. Ai pranon se shpesh qytetarë të ndryshëm shqiptarë i kanë kërkuar të luajë për Shqipërinë, por asnjëherë kjo gjë nuk i është kërkuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Frederiku zbulon se po të ishtë kontakuar më herët, sot mund të mbante veshur bluzën e kombëtares shqiptare.

    Talentin kosovar e pret një karrierë e shkëlqyer në “Old Trafort”. Ai thotë se Sër Aleks Ferguson e mendon si pasues të serbit Nemanja Vidic, madje ishte vetë tekniku i famshëm skocez që ngulmoi për ta marrë te Junajtid.

    Ndoshta Federata Shqiptare e Futbollit e ka “humbur” përfundimisht Veselin, sic ka ndodhur në të kaluarën edhe me talente të tjera. Gjithsesi, rasti i tij duhet të shërbejë si autokritikë për zyrën e talenteve, për t’i bindur në kohën e duhur të rinjtë shqiptarë që të mbrojnë fanellën kuqezi.

    SuperSport
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Lordlover
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Münster Germany
    Postime
    168
    Citim Postuar më parë nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Frederik Veseli mund të luante për Shqipërinë

    Në një moment kur kombëtarja e Shqipërisë po vuan mungesën e lojtarëve cilësorë, shumë talente me origjinë shqiptare, sidomos nga Kosova, po shkëlqejnë me skuadrat europiane. Por, për fat të keq, ata nuk janë kontaktuar në kohë, osë nuk kanë pranuar të mbrojnë ngjyrat kuqezi. Pas Alban Bunjakut, 18-vjecarit që pret të hedhë hapin e madh në karrierë tek Arsenali, një tjetër djalosh me origjinë nga Kosova është gati te shpërthejë në Premier Ligë.

    Ai quhet Frederik Veseli, është vetëm 19-vjec, por ka rënë në sy te trajnerit Sër Aleks Ferguson, që e mori nga Mancester Siti për tek Junajtid. 19-vjecari i lindur në një fshat të Prizrenit, kampion botë me Zvicrën U-17 në vitin 2009, tregon se nuk është kontaktuar kurrë nga Federata Shqiptare e Futbollit, ndaj ka qenë i detyruar të luajë për Zvicrën. Ai pranon se shpesh qytetarë të ndryshëm shqiptarë i kanë kërkuar të luajë për Shqipërinë, por asnjëherë kjo gjë nuk i është kërkuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Frederiku zbulon se po të ishtë kontakuar më herët, sot mund të mbante veshur bluzën e kombëtares shqiptare.

    Talentin kosovar e pret një karrierë e shkëlqyer në “Old Trafort”. Ai thotë se Sër Aleks Ferguson e mendon si pasues të serbit Nemanja Vidic, madje ishte vetë tekniku i famshëm skocez që ngulmoi për ta marrë te Junajtid.

    Ndoshta Federata Shqiptare e Futbollit e ka “humbur” përfundimisht Veselin, sic ka ndodhur në të kaluarën edhe me talente të tjera. Gjithsesi, rasti i tij duhet të shërbejë si autokritikë për zyrën e talenteve, për t’i bindur në kohën e duhur të rinjtë shqiptarë që të mbrojnë fanellën kuqezi.

    SuperSport
    Më duket se kam lexuar diku qe ky talent nuk është kontaktuar fare nga federata shqiptare e futbollit.

  4. #24
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Mosha
    35
    Postime
    5,314
    Ronaldo, Runi dhe… Ujkani, në “9-shen më të mirë të botës”

    Samir Ujkani është përfshirë në listën e 9 lojtarëve më të mirë të javës në të gjitha kampionat e botës. Ka qenë “Goal.com”, ajo që e ka cilësuar shqiptarin heroin e Novarës në fitoren ndaj Interit, ndërsa përkrah të tij janë edhe lojtarë si Kristiano Ronaldo apo Uejn Runi.

    Samir Ujkani - Portieri shqiptar ishte heroi i Novarës në fitoren surprizuese kundër Interit. Përveç golit të shënuar nga Karaçolo, ai ishte lojtari që pengoi me të gjitha mënyrat që zikaltrit të mos shënonin dot, duke bërë disa pritje mbresëlënëse.
    Kenedi Mvene - Portieri i Kombëtares së Zambias ishte edhe heroi i finales së Kupës së Afrikës. Ai priti penalltinë deçizive, e cila i dha triumfin përballë Bregut të Fildishtë.

    Emanuel Adebajor - Sulmuesi i Totenhemit zhvilloi një paraqitje mbresëlënëse kundër Njukasëllit. Ai dha asiste në katër golat e parë të ekipit, ndërsa e shënoi vetë të pestin.

    Shahril Ishak - Shënoi 3 gola në dy ndeshjet e fundit (brenda javës) të skuadrës së tij Lions 12, duke ndihmuar ekipin që të renditet në vendin e katërt në kampionatin e Malajzisë.

    Raul Garsia - Mesfushori i Osasunës dha një asist dhe shënoi një gol në fitoren 3-2 kundër Barcelonës, e cila ndikoi thelbësisht edhe në fatin e kampionatit spanjoll.

    Xhon Guideti - Sulmuesi i Fejenordit shënoi tripletën e tretë radhazi në kampionat, duke bërë që ekipi i tij të rikthehet në garën për titull kampion.

    Shinji Kagaua - Japonezi i Dortmundit ishte lojtari që i dha tri pikë të arta skuadrës kundër Kaizerslauternit, kur shënoi golin e vetëm të ndeshjes. Me atë gol, Borusia vazhdon të ruajë kryesimin.

    Kristiano Ronaldo - Shënoi tri gola kundër Levantes, duke e çuar në +10 pikë diferencën e Realit me Barcelonën. Kjo ishte tripleta e tij e gjashtë në kampionat.

    Uejn Runi - Ylli i Mançester Junajtid gjunjëzoi Liverpulin me dopietën e tij, në një ndeshje spektakolare dhe tepër të tensionuar.

    Panorama Sport
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  5. #25
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Mosha
    35
    Postime
    5,314
    Citim Postuar më parë nga Lordlover Lexo Postimin
    Më duket se kam lexuar diku qe ky talent nuk është kontaktuar fare nga federata shqiptare e futbollit.
    As ky, as Granit Xhaka as Xherdan Shaqiri nuk jane kontaktuar fare e as nuk eshte bere as perpjekja me minimale qe keto talente te afrohen prane kombetares.

    Federata Shqiptare e futbollit eshte shume e paafte persa i takon zbulimit, afrimit dhe menaxhimit te talenteve Shqiptare qe luajne neper kampionatet evropiane. Mos te them qe ne shume raste kerkohet ryshfet lojtareve ne kembim te bluzes se kombetares. Eshte pothuajse e sigurt qe ryshfeti ka qene stili i punes se ish-trajnjerit U21, Artan Bushati.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  6. #26
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Mosha
    35
    Postime
    5,314
    Rrëfehet De Biazi: Ja zgjedhjet e mia, nga Teli te Berisha

    Teli është lënë jashtë për të provuar Osmanin me Veliun, Salihi mbetet pjesë e padiskutueshme e Kombëtares, edhe pse u “spostua” në Amerikë, ndërsa Berisha është në mëdyshje. Kjo është ajo që pohon vetë trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani de Biazi, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”. Ai u hap dyert të huajve të talentuar që duan të luajnë me Shqipërinë, duke thënë se gjithçka do të bëhet me ritmet e duhura dhe me maturi.

    Mister, çfarë po bëni aktualisht?

    Jam në udhëtim me familjen.

    Keni lënë jashtë listës Telin, ndërkohë që mbrojtësit i kemi me pikatore…

    Shikoni, kur e thoni në këtë mënyrë, duket sikur e kam përjashtuar ose e kam ndëshkuar. Ju lutem, dua të kuptoni që ai është një pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës, por ama duhet të provojmë edhe disa lojtarë të tjerë që të kemi alternativa të mjaftueshme gjatë edicionit të ardhshëm që do të jetë një sfidë e bukur, por edhe e vështirë. Telin vendosa të mos e grumbulloj në këtë ndeshje për çështje teknike. Dua të provoj disa lojtarë të tjerë si Osmani, Veliu, apo edhe ndonjë futbollist tjetër. Por ju siguroj se Telin e njoh shumë mirë dhe është në planet e mia.

    Nga e njihni kaq mirë?

    E njoh, sepse e kam parë në mbi 20 videokaseta ku ai ka luajtur me përfaqësuesen dhe me skuadra të ndryshme, ndaj më duket sikur e njoh prej një jete, ju siguroj për këtë.

    A është e vërtetë që po projektoni të ndërtoni një skuadër pa një qendërsulmues të mirëfilltë?

    Ju siguroj se po përpiqem të ndërtoj një skuadër që të dijë të shënojë në ato raste që do të ketë. Skema nuk besoj se ju intereson edhe aq shumë.

    Pra, është e vërtetë që po projektoni një Shqipëri me modulin 4-3-3, ku mungon një “pykë”?

    Nuk mund t’ju përgjigjem për këtë. Nuk më duket me vend që t’ju jap detaje mbi çështje teknike.

    E dini që Sadiku ka shënuar gol sot?

    Po, sapo më njoftoi një nga asistentët e mi. Madje gol me peshë, sepse i ka dhënë barazimin skuadrës, pra i ka dhënë një pikë dhe ka evituar humbjen.

    A do të jetë Sadiku në Kombëtare?

    Po, besoj se po, por lista nuk është ende përfundimtare. Në fund të fundit kjo është një miqësore dhe duhet të provojmë disa të rinj, apo jo…?

    Salihi jua ka prishur disi planet, duke qenë se tani do të luajë në një vend të largët si Amerika?

    Jo, absolutisht jo. Salihi mbetet një sulmues i Kombëtares shqiptare, të cilin unë e vlerësoj shumë. Sigurisht, do të jetë disi më e lodhshme për të, por mendoj se kjo nuk do të përbëjë ndonjë pengesë.

    Po, Besart Berishën e keni dëgjuar si emër?

    Po, po, e di që po ecën mjaft mirë në Australi.

    Në fakt, ka shënuar 15 gola dhe është shqiptari që ka shënuar më tepër këtë sezon…

    E di, e di. Madje edhe dje (të shtunën) ka shënuar një tjetër dopietë. Gjithsesi, dua të jem i ndershëm dhe të them se jam akoma në dilemë për Berishën, sepse më parë duhet të marr informacion të bollshëm për nivelin e kampionatit australian. Pra, nuk është dhe aq çështja e largësisë, sesa niveli i futbollit në këtë vend. Gjithsesi, të jeni të bindur se e kam gjithnjë në konsideratë, pasi edhe mua më interesojnë lojtarët që janë në formë dhe do të bëjnë diferencën.

    A është e vërtetë se ju intereson një brazilian që luan në Greqi (Leonardo i AEK-ut)?

    (Heziton)… Hëm…OK, le të themi se për momentin nuk më intereson. Më vjen keq, por kam arsye t’ju jap një përgjigje të tillë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se në të ardhmen dyert do të jenë të mbyllura për lojtarë të tjerë të huaj që duan të luajnë me Shqipërinë. Por dua të saktësoj diçka: në fillim do të shohim të gjitha mundësitë dhe do të “krehim” të gjitha kampionatet ku luajnë futbollistë shqiptarë, për t’u siguruar se i kemi parë të gjithë dhe më pas do t’i vlerësojmë. Pasi të ketë ndodhur kjo, atëherë mund të hapen dyert edhe për ndonjë të huaj të talentuar që dëshiron të luajë për Shqipërinë dhe që ka mundësi reale ta bëjë këtë. Por, deri atëherë, le t’i bëjmë gjërat mirë dhe me pjekuri.

    Cili është vlerësimi juaj për lojtarët shqiptarë dhe për Shqipërinë deri në këtë moment?

    Shikoni, dua që të më jepni pak kohë, sepse e shoh që jeni disi të paduruar. Kjo ndodh kudo ëë…, të kuptohemi. Megjithatë, unë jua pata thënë disa herë edhe kur isha aty (në Shqipëri) se do duhet të më jepni pak kohë që të përshtatem në mënyrë optimale. Miqësorja me Gjeorgjinë do të jetë një test për të gjithë, por ama jo matësi apo barometri për të dhënë vlerësime të sakta për lojtarët apo për mua.

    Keni thënë në median italiane se Botërori 2014 është një ëndërr juaja…

    Është edhe një ëndërr juaja, apo jo? OK, të gjithë kemi ëndrra, por ama më parë duhet që të jemi praktikë, të punojmë shumë dhe të përpiqemi të marrim maksimumin. Më pas të shohim. Unë di vetëm të them se do të punoj shumë fort.
    A jeni i kënaqur nga bashkëpunëtorët në Shqipëri?
    Po, shumë i kënaqur. Janë gjithnjë të gatshëm që të asistojnë e të ndihmojnë në çdo aspekt. Madje, vullneti dhe grinta e tyre më ka befasuar. Mendoj se kjo është klima optimale për të ndërtuar diçka të mirë dhe për të bërë një punë të mirë.

    Miqësorja, më 29 shkurt

    Shqipëria do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Gjeorgjisë në Tbilisi më 29 shkurt. Kjo do të jetë edhe sfida e parë e De Biazit në krye të kuqezinjve. Grumbullimi i përfaqësueses do të nisë më 26 shkurt dhe do të zhvillohet në tokën gjeorgjiane. Në ditën e ndeshjes pritet që temperaturat në Tbilisi të jenë disa gradë nën zero. Në këtë takim pritet të mungojnë Cana dhe Curri që janë të dëmtuar.

    Panorama Sport
    Ndryshuar për herë të fundit nga MaDaBeR : 20-02-2012 më 10:02
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  7. #27
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Mosha
    35
    Postime
    5,314
    Besart Berisha i thotë “jo” Kombëtares

    Po shkëlqen në Australi, ku ka shënuar 15 gola në 21 ndeshje, por Besart Berisha nuk mendon se është momenti i duhur për t’iu përgjigjur ftesës së mundshme për rikthimin në Kombëtare. Arsyeja nuk ka të bëjë me ndonjë hatërbetje, por me largësinë e madhe mes Shqipërisë dhe Australisë. 26 vjecari në një intyervistë për të përditshmen kosovare “Sport” thotë se udhëtimi 27 orësh nuk është në favor të tij, as të kombëtares kuqezi. Edhe nëse do të ketë një ftesë nga Shqipëria, ai mendon se duhet ta refuzojë. Për Berishën është e pamundur që të japë maksimumin për fanellën e kombëtares duke udhëtuar gati 55 orë udhëtim vajtje-ardhje, afërsisht dy ditë e gjysmë. Nëse do ta pranonte ftesën, ai mendon se do të ulej efikasiteti e tij edhe në skuadrën australiane Brisbane Roar.

    Në fakt, italiani Xhani De Biazi nuk e ka planifikuar për miqësoren me Gjeorgjinë më 29 shkurt në Tbilisi, por edhe nëse një ditë do të mendojë që Berisha është i vlefshëm, tashmë duhet ta bindë për t’i thënë po ftesës.

    23 gushti i 2007-ës, është dita e mallkuar për Berishën si pjesë e kuqezinjve. Në ndeshjen miqësore Shqipëri-Maltë 3-0 ai pësoi një dëmtim të rëndë, por u rikthye pas disa muajsh. Kuzhe e la jashtë listës për miqësoren me Estoninë më 14 nëntor të 2009, e qysh nga ajo kohë askush nuk e ftoi në kombëtare.

    Sulmuesi me origjinë nga Kosova nuk e mendoi gjatë rinovimin e kontratës edhe për dy vite të tjera me Brisbane, madje e hodhi menjëherë të zezën mbi të bardhë. Ai tha se e ardhmja e tij, pavarësisht ofertave që ka pasur në Europë, lidhet me Brisbane, skuadër me të cilën do të tentojë të fitojë Kupën e Kampionëve të Azisë, sikurse është Champions Leaguae në Europë.

    SuperSport
    Ndryshuar për herë të fundit nga MaDaBeR : 20-02-2012 më 10:58
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Per sulmus te tipit berisha nuk vun shqiperia. Ne vujm per momentin per nji trekuartist si skela qe t'japi pasin e fundit dhe nje shkaterrus si Lala. Pa per sulmusa si berisha kemi Bogun ,Salihin , Canin ,Sadikun ..etj etj. Berisha e kishte shansin e vet ne kombetare dhe zhgenjeu ,lojtar individual egoist qe s'punoi kurre per grupin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Endri_ : 20-02-2012 më 11:33
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  9. #29
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Mosha
    35
    Postime
    5,314
    De Biazi zbulon 19 kuqezinjtë për miqësoren me Gjeorgjinë

    Trajneri De Biazi ka publikuar të premten listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për ndeshjen e tij të parë zyrtare në krye të kuqezinjve. Debutim të cilin do ta bëjë në Tbilisi, në një miqësore ndaj Gjeorgjisë, më 29 shkurt. Në fakt, disa prej emrave të rinj, që janë përfshirë në kombëtaren “made in De Biazi”, janë zbuluar nga mediat ditët e fundit, qoftë sulmuesi i Polonia Varshavës, Edgar Çani, po ashtu edhe sulmuesi i Lokarnos në Zvicër, Armando Sadiku, por paksa surprizë duket lënia jashtë listës për këtë miqësore e Erjon Bogdanit (Hamdi Salihi, që nisi këtë fillimjavë aventurën e tij amerikane te DC United është një temë e shtjelluar dhe e sqaruar tashmë nga italiani). Futbollisti që luan në Seria A, me Sienën, pa probleme dëmtimi, apo gjëra të tjera të këtij lloji, nuk figuro0n në listën e publikuar. Ndoshta trajneri italian i kuqezinjve nuk ka nevojë për më shumë njohuri rreth “Er Bomber”, ndaj ka preferuar të mos e ftojë për ballafaqimin e 29 shkurtit me Gjeorgjinë, duke i dhënë mundësinë vetes, ashtu sikurse edhe e ka deklaruar, të provojë elementë të rinj në repartin ofensiv. Aty ku do ta bëjnë “sefte” dy lojtarë, Edgar Çani, që do të ketë ndeshjen e parë në karrierë me fanellën kuqezi, dhe Armando Sadiku, i cili ka veshur deri më tani fanellënn e ekipit tonë Shpresa, por në epokën e De Biazit duket se do të jetë një pikë referuese për sulmin e kombëtares. Nuk ka vend në listën e italianit për Edmond Kapllanin, gjithashtu, sa i përket repartit të sulmit, ndërsa do të jetë Elis Bakaj, pavarësisht problemeve që po e shoqërojnë te Dinamo e Bukureshttit, aty ku nuk po gjen hapësira aktivizimi. Krahas dy debutuesve në kombëtaren e parë, Çanit dhe Sadikut, në sulmin kuqezi për këtë miqësore do të jetë edhe kosovari i Vorskla Poltavës, Ahmed Januzi.
    Sa i përket repartit të mesfushës, emrat janë po të njëjtët, me përjashtim të Hair Zeqirit, vlonjatit që luan në Turqi, në radhët e Rizesporit. Sipas burimeve pranë stafit teknik të kombëtares, lojtari në fjalë shihet si një kandidat potencial për të zëvendësuar ish-fantazistin kuqezi, Ervin Skela. Do të jetë forma e tij sportive, paraqitja në miqësoren me gjeorgjianët, ajo që do të përcaktojë më tej fatin e Zeqirit në kombëtaren e De Biazit. Shansi po i jepet, ndaj mbetet të shihet se sa do ta justifikojë ish-futbollisti i Flamurtarit vetveten, për të bërë vend në formacionin kuqezi. Emrat e tjerë, që kompeltojnë këtë repart për miqësoren e fundshkurtit janë të njohurit Odise Roshi, Ervin Bulku, Ansi Agolli, Jahmir Hyka, Gilman Lika, Emiljano Vila dhe Gjergji Muzaka.
    Porta vijon të ketë zgjhedhje të parë Samir Ujkanin, që luan në Seria A, me Novarën, ndërsa shoqërues i kosovarit është Orges Shehi. Ky i fundit, pavarësisht viteve që ka mbi supe, ka arritur të sfidojë Isli Hidin, që nuk figuron fare në listën e De Biazit. Forma optimale sportive e portierit durrsak të Skënderbeut ka qenë e qëndrushme, ndaj kjo mjafton për t’i besuar atij edhe kuadratin e kombëtares. Së bashku me Samir Ujkanin.
    Në mbrojtje ka një prurje të re për këtë miqësore. Bëhet fjalë për Tefik Osmanin, korçarin e Teutës, i cili së bashku me Franc Veliun, duket se do të përbëjnë duetin “made in kampionati shqiptar” të qendrës së prapavijës kuqezi, në Tbilisi. Për ta parë në veprim këtë dyshe është “sakrifikuar” Admir Teli, i paftuar për këtë miqësore, por që nuk vihet në diskutim për sfidat e pastajme, sipas vetë De Biazit, që ka shpjeguar më herët lënien jashtë miqësores së radhës të mbrojtësit shkodran. Në mungesë të Canës dhe Currit, që të dy të dëmtuar, trajneri De Biazi do të eksperimentojë me dy elementë të Superiores në këtë ndeshje. Krahët e mbrojtjes kanë “pronarët” e përhershëm edhe në këtë miqësore, sipas listës së lojtarëve, me Dallkun në të djathtë dhe Vangjelin në të majtë. Po ashtu, pjesë e këtij reparti është edhe Andi Lila, që nga paraardhësi i De Biazit, kroati Kuzhe, aktivizohej herë pas here edhe në mesfushë, si lojtar “xhol” që është kavajasi.

    Në mënyrë telegrafike dhe të plotë, ja edhe lista e lojtarëve të ftuar nga trajneri De Biazi për miqësoren me Gjeorgjinë, që kuqezinjtë tanë do ta luajnë në Tbilisi, më 29 shkurt, në orën 15:00

    1.Samir Ujkani (Novara Calcio)
    2.Orges Shehi (Skenderbeu)
    3.Tefik Osmani (KF Teuta)
    4.Armend Dallku (Vorskla Poltava)
    5.Franc Veliu (FK Flamurtari)
    6.Andi Lila (PAS Jannina)
    7.Kristi Vangjeli (Chernomorets Odesa)
    8.Ervin Bulku (AZAL Baku)
    9.Gilman Lika (KF Tirana)
    10.Odise Roshi (FC Koln)
    11.Jahmir Hyka (Luzern)
    12.Emiljano Vila (PAS Jannina)
    13.Gjergj Muzaka (FK Skenderbeu)
    14.Ansi Agolli (Qaraback)
    15.Hair Zeqiri (Rizespor)
    16.Ahmed Januzi (Vorskla Poltava)
    17.Elis Bakaj (Dinamo Bukuresht)
    18.Armando Sadiku (Locarno)
    19.Edgar Çani (Polonia Varshava)


    Panorama Sport
    Ndryshuar për herë të fundit nga MaDaBeR : 24-02-2012 më 12:05
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  10. #30
    Te shofim ca do bej dhe ky

  11. #31
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,530
    E di që s'ka t'bëj me kombëtaren tonë, po ngelëm tu furnizu kombtaret e tjera me lojtarë shqiptarë. Xherdan Shaqiri dhe Blerim Xhemaili do ishin 2 pika kyçe në kombëtaren tonë.

    Kombetarja Zviceriane grumbullon 5 lojtare shqipetare per miqesoren kunder Argjentines:

    1- Xherdan Shaqiri
    2- Granit Xhaka
    3- Valon Behrami
    4- Admir Mehmeti
    5- Blerim Xhemaili

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Tipiku
    Anëtarësuar
    08-08-2005
    Postime
    3,950
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Kush është trajneri i ri i Kombëtares shqiptare!

    Vetëm pak orë pasi Federata Shqiptare e Futbollit konfirmoi zyrtarisht se Gianni De Biasi do të jetë drejtuesi i ri teknik i kombëtares shqiptare, vjen konfirmimi edhe në sajtin zyrtar të de Biasit.

    Ai shkruan se pas takimit të suksesshëm të mbajtur në Milano ditëve të fundit me drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit shqiptar, me praninë e kreut Armando Duka, Gianni De Biasi ka pranuar postin e trajnerit të Kombëtares Shqiptare për periudhën e kualifikueseve për Kampionatin Botëror, Brazil 2014.

    Ndërkaq në njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit, thuhet se Gianni De Biasi eshte zyrtarizuar sot si trajneri i Kombëtares se Shqiperise.

    Kuqezinjte do te drejtohen nga tekniku i njohur italian gjate gjithe edicionit Eliminator te Boterorit Brazil 2014.

    Kontrata e De Biasit do të zgjasë deri më 2013, ndërsa nuk janë dhënë detaje lidhur me shumën financiare që do të përfitojë trajneri i ri.

    De Biasi pritet që në fillim të javës të mbërrijë në Shqipëri për tu prezantuar me tifozërinë shqiptare.

    Pasaporta

    EMRI: Giovanni

    MBIEMRI: De Biasi

    Datëlindja: 16-06-1956

    Profesioni: Trajner

    Karriera si futbollist

    Vitet Skuadra Seria Paraqitje Gola
    1974/75 Treviso D 25 5
    1975/76 Inter A - -
    1976/77 Inter A - -
    Tet.1976 Reggiana C1 24 -
    1977/78 Pescara A 24 -
    1978/79 Brescia B 33 3
    1979/80 Brescia B 37 4
    1980/81 Brescia A 28 2
    1981/82 Brescia B 33 2
    1982/83 Brescia B 30 2
    1983/84 Palermo B 37 5
    1984/85 Palermo B 32 1
    1985/86 Palermo B 36 1
    1986/87 Vicenza B 19 -
    1987/88 Treviso C2 21 2
    1988/89 Treviso C2 30 1
    1989/90 Bassano D - -

    Karriera si trajner
    V
    itet Skuadra Seria
    1992/93 Pro Vasto C2
    1993/94 Carpi C1
    1994/95 Carpi C1
    1995/96 Carpi C1
    1996/97 Cosenza B
    1997/98 Spal C2
    1998/99 Spal C1
    Nën.1999 Modena C1
    2000/01 Modena C1
    2001/02 Modena B
    2002/03 Modena A
    2003/04 Brescia A
    2004/05 Brescia A
    2005/06 Torino B
    2006/07 Torino A
    Tet.2007 Levante A
    Apr.2008 Torino A
    2008/09 Torino A
    Dhje.2009 Udinese A

    Panorama
    Shikoni pak rezultatet nga 1999 e ka mar Modenen ne C edhe per 4 vjet e ka nxjerr
    Ne A
    Une jam dakort qe nuk ka te bej tranjeri por lojtaret por mendoj se me kte tranjer do te eci kombtarja .

    Stjerner er dom som lyser i Mørke

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2011
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    5

    Carolina Challenge Cup

    DC United vs Columbus Crew Saturday, March 3 at 5:00 pm for the LIVE stream.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  14. #34
    De Biasi e nis me humbje, Ujkani me i miri

    Trajneri i ri Gianni De Biasi e ka nisur me humbje aventuren e tij ne stolin e kombetares shqiptare. Humbja me shume mund ti faturohet gjyqtarit qe ka dhene dy penallti shume te dyshimta, por edhe ka lejuar golin e dyte te gjeorgjianeve qe ka ardhur pas nje pozicioni jashte loje.

    Gjithesesi, pertej rezultatit mund te thuhet se nuk ka qene nje paraqitje shume shpresedhenese. Pervec minutave te para ku shqiptaret kalojne ne avantazh, shumica e ndeshjes ka foluar vetem per vendasit qe kane sulmuar vazhdimisht. Skuadra shqiptare eshte mebshtetur kryesisht te kundersulmi dhe nuk ka krijuar shume raste tetjera shenimi.

    Goli vjen menjehere pas tre minutash. Eshte debutuesi Edgar Cani qe vjedh ne top ne sulm dhe futet ne zone ku gjuan nga nje pozicion i priret duke kaluar Shqiperine ne avantazh. Nje debut i mrekullueshem i sulmuesit te Polonia Varshava.

    Gjeorgjianet hidhen menjehere ne sulm pas golit dhe krijojne dy raste shenimi, por gjuajtjet e tyre kalojne shume prane shtylles. Ka shpesh hapesira ne mesin e mbrojtjes shqiptare ku Dallku dhe Veliu duket qe nuk bashkepunojne shume mire me njeri tjetrin. Por edhe Agolli ka shpesh probleme ne krah.

    Ne minuten e 23-te vjen nje tjeter rast i mire per vendasit. Pas krosimit nga krahu i djathte, Tvalishvili ul topin ne zone, rrotullohet dhe godet nga nje distance e njejte me penalltine. Per fatin tone te mire, mbi traverse.

    Kater minuta me pas vjen penalltia e pare ne favor te Gjeorgjise. Eshte Franc Veliu qe nderhyn ndaj nje lojtari gjeorgjian, por shume pak per te dhene nje penallti. Gjithesesi gjyqtari nuk ndryshon mendje, por eshte Ujkani qe ben mrekulline. Ai pret penalltine, por edhe nje gjuajtje te dyte nga disa metra, duke shpetuar keshtu porten shqiptare.

    Ne minuten e 34-t shqiptaret arrijne te ndertojne nje kundersulm te rrezikshem. Roshi nga krahu i djathte kroson ne qender per Canin, i cili i shpejte i shkeputet mbulimit te mbrojtesve. Megjithate, portieri i vendasve, Revishvili, eshte nje fragment sekondi me i shpejte.

    Pjesa e pare mbyllet me avantazhin e Shqiperise, por eshte Gjeorgjia qe ka krijuar me shume raste. Pjesa e dyte fillon vrullshem per venasit dhe ata gjejne menjehere golin e barazimit. Agolli nuk pastron zonen sic duhet dhe perfitojne kundershtaret. Mbrojtja e kapur ne befasi vonon te kthehet, pasim ne qender te zones per Kobakhidze, qe leshon nje goditje te fuqishme, te pakapshme per Ujkanin.

    Gjeorgjia ka nje tjeter rast te mire nje minute me pas per te kaluar ne avantazh.

    Ne minuten e 55-te vjen zevendesimi i pare per kombetaren tone. Eshte hair Zeqiri, mesfushorit i Rizesporit qe ben debutimin ne Kombetare duke zene vendin e Jahmir Hykes.

    Vazhdon superioriteti i gjeorgjianeve ne pjesen e dyte, madje ka shume diference ne nivel tani. Ne minuten e 56-te eshte nje goditje me koke brenda zones, por ne duart e Ujkanit. Ne minuten e 60-te Kvakhadze tenton nga brenda zone por goditja e tij perfundon mbi traverse. Ne minuten e 65-te rrezikon Kankava me koke, por pertej shtylles se djathte te Ujkanit.

    Ne minuten e 76-te largohet nga loja Bulku dhe ne vendin e tij futet Elis Bakaj. Shiriti i kapitenit i kalon Dallkut.

    Rasti i pare i rrezikshem per Shqiperine ne kete pjese vjen ne minuten e 79-te. Goditje e mrekullueshme e Viles nga 30 metra, qe detyron portierin ne nje grushtim te bukur.

    Ne minuten e 82-te vjen nje tjeter debutim. Eshte Armando Sadiku qe futet ne fushe ne vend te Edgar Canit qe ne pjesen e dyte ka qene pothuajse i padukshem.

    Nje minute me pas vjen nje tjeter rast shenimi per Gjeorgjine pasi Bakaj humb nje top ne mesfushe. Shqiptaret kane veshtiresi ne mesfushe dhe shkaktojne faulla te shumta.

    Tjeter penallti per Gjeorgjine. Kete here eshte nje skandal nga gjyqtari moldav, teresisht inekzistente. Megjithate Ujkani eshte perseri i mrekullueshem dhe pret edhe kete penallti. Topi kthehet, gjuajne gjeorgjianet, por e ndal traversa. Kthehet perseri, gjuajtje tjeter, por perplaset ne trupin e nje sulmuesi gjeoprgjian, qe eshte ne pozicion jashte loje. Tjeter gjuajtje dhe kesaj rradhe perfundon ne rrjete.

    Nje gol qe duhe anulluar, por qe eshte i rregullt per gjyqtarin. Protesojne shqiptaret, por pa vlere. Gjerogjia kalon ne avantazh 2-1. Madje vjen dhe nje karton i kuq per Dallkun.

    De Biasi i jep disa minuta loje edhe Orges Shehit qe ze vendin e Ujkanit, padyshim me i miri ne kete ndeshje, duke pritur dy penallti. Futet edhe Gilman Lika ne vend te Gjergji Muzakes si dhe Tefik Osmani per Franc Veliun.

    Ne minutat shtese Bakaj tenton me nje godtije denimi qe e fiton vete, por pa rezultat. Gjerogjia fiton 2-1 dhe De Biasi e nis mehumbje.

    Por ajo qe eshte me e rendesishme, eshte fakti se loja nuk jep shume shpresa. Lojtaret e rinj jane mire fizikisht, por nuk arrijne te kontrollojne lojen. Nota pozitive per Ujkani dhe Edgar Canin qe shenoi nje gol te bukur, gjithashtu edhe per Roshin, por shume pak ne krahasim me dominimin e Gjeorgjise.

    Gjithesesi ka pasur edhe disa debutime dhe lojtaret kane luajtur shume pak bashke. De Biasit i duhet akoma pune per te ndertuar nje skuader kompetitive, por nuk duhen harruar edhe mundesat e shumta ne kete takim. (FutbolliShqiptar.net)

    Gjeorgji – Shqipëri 2-1

    Shënues: Kobakhidze 48′, Amisulashvili 87′ / Çani 3′

    Gjeorgjia: Revishvili, Khizanishvili, Amisulashvili, Kashia, Grigalava (Kvirkvelia 46′), Targamadze, Ananidze (Kenia 75′), Daushvili (Gelashvili 46′), Kobakhidze, Kankava, Dvalishvili (Martsvaladze 57′). Trajner: T.Ketsbaia

    SHQIPERIA: Ujkani (Shehi 89′), Lila, Dallku, Veliu (Osmani 89′), Agolli, Bulku (Bakaj 76′), Roshi, Vila, Hyka (Zeqiri 55′), Muzaka (Lika 89′), Çani (Sadiku 82′). Trajner:Xh. De Biazi

    Kartonë të verdhë: Kvirkvelia / Bulku, Lila, Vila
    Karton i Kuq : Dallku

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    2-1 u rrafem sot.

    T'pakten kjo hyn ke ato te rrafme me dinjitet. Pjesen e pare lujten mire ,biles duke e myll dhe ne avantazh 0-1. Pjesen e dyte pastaj u ndje i cik lodhja fizike plus arbitrat e neshjes ishin per turp. Dhane 2 penallti t'paqena fare ,1 ne pjesen e pare dhe 1 nga fundi.

    Gazeta panorama sport fliste para 2 ditesh qe arbitrin moldav e paska rraf i futbollist ne ligen moldave per vdekje. Edhe sot sa fishkelleu penalltine e pare mu kujtu dajaku gazetes qe e paska pas hak . Por kur fishkelleu te dyten isha gati ti futem nga televizori .lol. Na e hoqi petllen.

    Si perfundim n'pergjithesi paraqitje mire. Cuna te rinj por qe lujten me shpirt.
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  16. #36
    Nuk bem loje fare. Goli erdhi kot se mori top Cani aty para dhe e futi mren. Po vetem nja 2 sulme gjith lojen bem. Na mbyti Gjeorgjia sikur ishte Brazili

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e Tipiku
    Anëtarësuar
    08-08-2005
    Postime
    3,950
    Fryme e re humbem per faj te arbitrimit.

    Kur sulmonte skuadra dhe kur krosonte shifje shume fanella te kuqe jo si dikur kur 1 apo 2 mezi i shihje.

    Stjerner er dom som lyser i Mørke

  18. #38
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,045
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Nuk bem loje fare. Goli erdhi kot se mori top Cani aty para dhe e futi mren. Po vetem nja 2 sulme gjith lojen bem. Na mbyti Gjeorgjia sikur ishte Brazili
    qyfyre je ti kaiher.me iphon e pe neshjen ti?

    cuna te ri bojn dhe gafa.lujten bukur si ekip modest qe ishin.

  19. #39
    Humbja ishte per faj te arbitrit, po prap me loj ishim skandal. 2 sulme bem gjith ndeshjen. Goli erdhi kot, rast tjeter nuk kishim apo jo? Apo ishte ajo gjujtja nga mesi fushes, kush e beri ate qe desh shkoi ne cep. kurse ata sulme pa pushim. Pjesen e dyte iher nuk u afrum njer te porta

    Po ta quajm Shqiperine modeste dhe Gjeorgjine superskuader. Atere po, bem ndeshje fantastike dhe arritem te mbanim rezultat dinjitoz
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qyfyre : 29-02-2012 më 14:20

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,731
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Humbja ishte per faj te arbitrit, po prap me loj ishim skandal. 2 sulme bem gjith ndeshjen. Goli erdhi kot, rast tjeter nuk kishim apo jo? Apo ishte ajo gjujtja nga mesi fushes, kush e beri ate qe desh shkoi ne cep. kurse ata sulme pa pushim. Pjesen e dyte iher nuk u afrum njer te porta

    Po ta quajm Shqiperine modeste dhe Gjeorgjine superskuader. Atere po, bem ndeshje fantastike dhe arritem te mbanim rezultat dinjitoz
    Hajt mos u merzit se me loj te bukur e me qurravitje do perfundojm ne ven te parafunit dhe ket here lol
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

Faqja 2 prej 54 FillimFillim 12341252 ... FunditFundit

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •