Close
Faqja 2 prej 54 FillimFillim 12341252 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 1077
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2007
    Postime
    8,541
    Faleminderit
    19
    100 falenderime nė 93 postime
    Kuze denies match fixing with Albanian NT

    Albania's ex-coaxh, Croatian Josip Kuze, has denied match fixing allegations. During investigations in Greece his name came up, claiming the 59 year old took part in betting related maneuvers during two friendlies, a 3-2 win against Montenegro and a 4-0 loss to Argentina.

    Kuze, who currently is in charge at Tianjin Teda in the Chinese Super League said he's ready to face the accusations.

    "I'm ready to come to Albania and also Greece to confront these allegations. I do not bet."

    "I can not pay the Albanian players. I can not convince Montenegro to let us win a friendly match" he said regarding the 3-2 win against Montenegro on August 10th, 2011.

    He also defended his tactics against Argentina on July 20th 2011 where Albania lost 4-0.

    "Losing to Argentina 4-0 is not a tragedy. We had a mainly "B" side with a lot of young players. Argentina had just beat World Champions Spain two months ago. I was actually happy with the way we played, since other have even lost 8-0 to the Argentinians."

  2. #22
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Mosha
    33
    Postime
    5,508
    Faleminderit
    20
    36 falenderime nė 31 postime
    Frederik Veseli mund tė luante pėr Shqipėrinė

    Nė njė moment kur kombėtarja e Shqipėrisė po vuan mungesėn e lojtarėve cilėsorė, shumė talente me origjinė shqiptare, sidomos nga Kosova, po shkėlqejnė me skuadrat europiane. Por, pėr fat tė keq, ata nuk janė kontaktuar nė kohė, osė nuk kanė pranuar tė mbrojnė ngjyrat kuqezi. Pas Alban Bunjakut, 18-vjecarit qė pret tė hedhė hapin e madh nė karrierė tek Arsenali, njė tjetėr djalosh me origjinė nga Kosova ėshtė gati te shpėrthejė nė Premier Ligė.

    Ai quhet Frederik Veseli, ėshtė vetėm 19-vjec, por ka rėnė nė sy te trajnerit Sėr Aleks Ferguson, qė e mori nga Mancester Siti pėr tek Junajtid. 19-vjecari i lindur nė njė fshat tė Prizrenit, kampion botė me Zvicrėn U-17 nė vitin 2009, tregon se nuk ėshtė kontaktuar kurrė nga Federata Shqiptare e Futbollit, ndaj ka qenė i detyruar tė luajė pėr Zvicrėn. Ai pranon se shpesh qytetarė tė ndryshėm shqiptarė i kanė kėrkuar tė luajė pėr Shqipėrinė, por asnjėherė kjo gjė nuk i ėshtė kėrkuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Frederiku zbulon se po tė ishtė kontakuar mė herėt, sot mund tė mbante veshur bluzėn e kombėtares shqiptare.

    Talentin kosovar e pret njė karrierė e shkėlqyer nė “Old Trafort”. Ai thotė se Sėr Aleks Ferguson e mendon si pasues tė serbit Nemanja Vidic, madje ishte vetė tekniku i famshėm skocez qė ngulmoi pėr ta marrė te Junajtid.

    Ndoshta Federata Shqiptare e Futbollit e ka “humbur” pėrfundimisht Veselin, sic ka ndodhur nė tė kaluarėn edhe me talente tė tjera. Gjithsesi, rasti i tij duhet tė shėrbejė si autokritikė pėr zyrėn e talenteve, pėr t’i bindur nė kohėn e duhur tė rinjtė shqiptarė qė tė mbrojnė fanellėn kuqezi.

    SuperSport
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Lordlover
    Anėtarėsuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Münster Germany
    Postime
    168
    Faleminderit
    2
    3 falenderime nė 3 postime
    Citim Postuar mė parė nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Frederik Veseli mund tė luante pėr Shqipėrinė

    Nė njė moment kur kombėtarja e Shqipėrisė po vuan mungesėn e lojtarėve cilėsorė, shumė talente me origjinė shqiptare, sidomos nga Kosova, po shkėlqejnė me skuadrat europiane. Por, pėr fat tė keq, ata nuk janė kontaktuar nė kohė, osė nuk kanė pranuar tė mbrojnė ngjyrat kuqezi. Pas Alban Bunjakut, 18-vjecarit qė pret tė hedhė hapin e madh nė karrierė tek Arsenali, njė tjetėr djalosh me origjinė nga Kosova ėshtė gati te shpėrthejė nė Premier Ligė.

    Ai quhet Frederik Veseli, ėshtė vetėm 19-vjec, por ka rėnė nė sy te trajnerit Sėr Aleks Ferguson, qė e mori nga Mancester Siti pėr tek Junajtid. 19-vjecari i lindur nė njė fshat tė Prizrenit, kampion botė me Zvicrėn U-17 nė vitin 2009, tregon se nuk ėshtė kontaktuar kurrė nga Federata Shqiptare e Futbollit, ndaj ka qenė i detyruar tė luajė pėr Zvicrėn. Ai pranon se shpesh qytetarė tė ndryshėm shqiptarė i kanė kėrkuar tė luajė pėr Shqipėrinė, por asnjėherė kjo gjė nuk i ėshtė kėrkuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Frederiku zbulon se po tė ishtė kontakuar mė herėt, sot mund tė mbante veshur bluzėn e kombėtares shqiptare.

    Talentin kosovar e pret njė karrierė e shkėlqyer nė “Old Trafort”. Ai thotė se Sėr Aleks Ferguson e mendon si pasues tė serbit Nemanja Vidic, madje ishte vetė tekniku i famshėm skocez qė ngulmoi pėr ta marrė te Junajtid.

    Ndoshta Federata Shqiptare e Futbollit e ka “humbur” pėrfundimisht Veselin, sic ka ndodhur nė tė kaluarėn edhe me talente tė tjera. Gjithsesi, rasti i tij duhet tė shėrbejė si autokritikė pėr zyrėn e talenteve, pėr t’i bindur nė kohėn e duhur tė rinjtė shqiptarė qė tė mbrojnė fanellėn kuqezi.

    SuperSport
    Mė duket se kam lexuar diku qe ky talent nuk ėshtė kontaktuar fare nga federata shqiptare e futbollit.

  4. #24
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Mosha
    33
    Postime
    5,508
    Faleminderit
    20
    36 falenderime nė 31 postime
    Ronaldo, Runi dhe… Ujkani, nė “9-shen mė tė mirė tė botės”

    Samir Ujkani ėshtė pėrfshirė nė listėn e 9 lojtarėve mė tė mirė tė javės nė tė gjitha kampionat e botės. Ka qenė “Goal.com”, ajo qė e ka cilėsuar shqiptarin heroin e Novarės nė fitoren ndaj Interit, ndėrsa pėrkrah tė tij janė edhe lojtarė si Kristiano Ronaldo apo Uejn Runi.

    Samir Ujkani - Portieri shqiptar ishte heroi i Novarės nė fitoren surprizuese kundėr Interit. Pėrveē golit tė shėnuar nga Karaēolo, ai ishte lojtari qė pengoi me tė gjitha mėnyrat qė zikaltrit tė mos shėnonin dot, duke bėrė disa pritje mbresėlėnėse.
    Kenedi Mvene - Portieri i Kombėtares sė Zambias ishte edhe heroi i finales sė Kupės sė Afrikės. Ai priti penalltinė deēizive, e cila i dha triumfin pėrballė Bregut tė Fildishtė.

    Emanuel Adebajor - Sulmuesi i Totenhemit zhvilloi njė paraqitje mbresėlėnėse kundėr Njukasėllit. Ai dha asiste nė katėr golat e parė tė ekipit, ndėrsa e shėnoi vetė tė pestin.

    Shahril Ishak - Shėnoi 3 gola nė dy ndeshjet e fundit (brenda javės) tė skuadrės sė tij Lions 12, duke ndihmuar ekipin qė tė renditet nė vendin e katėrt nė kampionatin e Malajzisė.

    Raul Garsia - Mesfushori i Osasunės dha njė asist dhe shėnoi njė gol nė fitoren 3-2 kundėr Barcelonės, e cila ndikoi thelbėsisht edhe nė fatin e kampionatit spanjoll.

    Xhon Guideti - Sulmuesi i Fejenordit shėnoi tripletėn e tretė radhazi nė kampionat, duke bėrė qė ekipi i tij tė rikthehet nė garėn pėr titull kampion.

    Shinji Kagaua - Japonezi i Dortmundit ishte lojtari qė i dha tri pikė tė arta skuadrės kundėr Kaizerslauternit, kur shėnoi golin e vetėm tė ndeshjes. Me atė gol, Borusia vazhdon tė ruajė kryesimin.

    Kristiano Ronaldo - Shėnoi tri gola kundėr Levantes, duke e ēuar nė +10 pikė diferencėn e Realit me Barcelonėn. Kjo ishte tripleta e tij e gjashtė nė kampionat.

    Uejn Runi - Ylli i Manēester Junajtid gjunjėzoi Liverpulin me dopietėn e tij, nė njė ndeshje spektakolare dhe tepėr tė tensionuar.

    Panorama Sport
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  5. #25
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Mosha
    33
    Postime
    5,508
    Faleminderit
    20
    36 falenderime nė 31 postime
    Citim Postuar mė parė nga Lordlover Lexo Postimin
    Mė duket se kam lexuar diku qe ky talent nuk ėshtė kontaktuar fare nga federata shqiptare e futbollit.
    As ky, as Granit Xhaka as Xherdan Shaqiri nuk jane kontaktuar fare e as nuk eshte bere as perpjekja me minimale qe keto talente te afrohen prane kombetares.

    Federata Shqiptare e futbollit eshte shume e paafte persa i takon zbulimit, afrimit dhe menaxhimit te talenteve Shqiptare qe luajne neper kampionatet evropiane. Mos te them qe ne shume raste kerkohet ryshfet lojtareve ne kembim te bluzes se kombetares. Eshte pothuajse e sigurt qe ryshfeti ka qene stili i punes se ish-trajnjerit U21, Artan Bushati.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  6. #26
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Mosha
    33
    Postime
    5,508
    Faleminderit
    20
    36 falenderime nė 31 postime
    Rrėfehet De Biazi: Ja zgjedhjet e mia, nga Teli te Berisha

    Teli ėshtė lėnė jashtė pėr tė provuar Osmanin me Veliun, Salihi mbetet pjesė e padiskutueshme e Kombėtares, edhe pse u “spostua” nė Amerikė, ndėrsa Berisha ėshtė nė mėdyshje. Kjo ėshtė ajo qė pohon vetė trajneri i Kombėtares shqiptare, Xhani de Biazi, nė njė intervistė ekskluzive pėr “Panorama Sport”. Ai u hap dyert tė huajve tė talentuar qė duan tė luajnė me Shqipėrinė, duke thėnė se gjithēka do tė bėhet me ritmet e duhura dhe me maturi.

    Mister, ēfarė po bėni aktualisht?

    Jam nė udhėtim me familjen.

    Keni lėnė jashtė listės Telin, ndėrkohė qė mbrojtėsit i kemi me pikatore…

    Shikoni, kur e thoni nė kėtė mėnyrė, duket sikur e kam pėrjashtuar ose e kam ndėshkuar. Ju lutem, dua tė kuptoni qė ai ėshtė njė pjesė shumė e rėndėsishme e skuadrės, por ama duhet tė provojmė edhe disa lojtarė tė tjerė qė tė kemi alternativa tė mjaftueshme gjatė edicionit tė ardhshėm qė do tė jetė njė sfidė e bukur, por edhe e vėshtirė. Telin vendosa tė mos e grumbulloj nė kėtė ndeshje pėr ēėshtje teknike. Dua tė provoj disa lojtarė tė tjerė si Osmani, Veliu, apo edhe ndonjė futbollist tjetėr. Por ju siguroj se Telin e njoh shumė mirė dhe ėshtė nė planet e mia.

    Nga e njihni kaq mirė?

    E njoh, sepse e kam parė nė mbi 20 videokaseta ku ai ka luajtur me pėrfaqėsuesen dhe me skuadra tė ndryshme, ndaj mė duket sikur e njoh prej njė jete, ju siguroj pėr kėtė.

    A ėshtė e vėrtetė qė po projektoni tė ndėrtoni njė skuadėr pa njė qendėrsulmues tė mirėfilltė?

    Ju siguroj se po pėrpiqem tė ndėrtoj njė skuadėr qė tė dijė tė shėnojė nė ato raste qė do tė ketė. Skema nuk besoj se ju intereson edhe aq shumė.

    Pra, ėshtė e vėrtetė qė po projektoni njė Shqipėri me modulin 4-3-3, ku mungon njė “pykė”?

    Nuk mund t’ju pėrgjigjem pėr kėtė. Nuk mė duket me vend qė t’ju jap detaje mbi ēėshtje teknike.

    E dini qė Sadiku ka shėnuar gol sot?

    Po, sapo mė njoftoi njė nga asistentėt e mi. Madje gol me peshė, sepse i ka dhėnė barazimin skuadrės, pra i ka dhėnė njė pikė dhe ka evituar humbjen.

    A do tė jetė Sadiku nė Kombėtare?

    Po, besoj se po, por lista nuk ėshtė ende pėrfundimtare. Nė fund tė fundit kjo ėshtė njė miqėsore dhe duhet tė provojmė disa tė rinj, apo jo…?

    Salihi jua ka prishur disi planet, duke qenė se tani do tė luajė nė njė vend tė largėt si Amerika?

    Jo, absolutisht jo. Salihi mbetet njė sulmues i Kombėtares shqiptare, tė cilin unė e vlerėsoj shumė. Sigurisht, do tė jetė disi mė e lodhshme pėr tė, por mendoj se kjo nuk do tė pėrbėjė ndonjė pengesė.

    Po, Besart Berishėn e keni dėgjuar si emėr?

    Po, po, e di qė po ecėn mjaft mirė nė Australi.

    Nė fakt, ka shėnuar 15 gola dhe ėshtė shqiptari qė ka shėnuar mė tepėr kėtė sezon…

    E di, e di. Madje edhe dje (tė shtunėn) ka shėnuar njė tjetėr dopietė. Gjithsesi, dua tė jem i ndershėm dhe tė them se jam akoma nė dilemė pėr Berishėn, sepse mė parė duhet tė marr informacion tė bollshėm pėr nivelin e kampionatit australian. Pra, nuk ėshtė dhe aq ēėshtja e largėsisė, sesa niveli i futbollit nė kėtė vend. Gjithsesi, tė jeni tė bindur se e kam gjithnjė nė konsideratė, pasi edhe mua mė interesojnė lojtarėt qė janė nė formė dhe do tė bėjnė diferencėn.

    A ėshtė e vėrtetė se ju intereson njė brazilian qė luan nė Greqi (Leonardo i AEK-ut)?

    (Heziton)… Hėm…OK, le tė themi se pėr momentin nuk mė intereson. Mė vjen keq, por kam arsye t’ju jap njė pėrgjigje tė tillė. Megjithatė, kjo nuk do tė thotė se nė tė ardhmen dyert do tė jenė tė mbyllura pėr lojtarė tė tjerė tė huaj qė duan tė luajnė me Shqipėrinė. Por dua tė saktėsoj diēka: nė fillim do tė shohim tė gjitha mundėsitė dhe do tė “krehim” tė gjitha kampionatet ku luajnė futbollistė shqiptarė, pėr t’u siguruar se i kemi parė tė gjithė dhe mė pas do t’i vlerėsojmė. Pasi tė ketė ndodhur kjo, atėherė mund tė hapen dyert edhe pėr ndonjė tė huaj tė talentuar qė dėshiron tė luajė pėr Shqipėrinė dhe qė ka mundėsi reale ta bėjė kėtė. Por, deri atėherė, le t’i bėjmė gjėrat mirė dhe me pjekuri.

    Cili ėshtė vlerėsimi juaj pėr lojtarėt shqiptarė dhe pėr Shqipėrinė deri nė kėtė moment?

    Shikoni, dua qė tė mė jepni pak kohė, sepse e shoh qė jeni disi tė paduruar. Kjo ndodh kudo ėė…, tė kuptohemi. Megjithatė, unė jua pata thėnė disa herė edhe kur isha aty (nė Shqipėri) se do duhet tė mė jepni pak kohė qė tė pėrshtatem nė mėnyrė optimale. Miqėsorja me Gjeorgjinė do tė jetė njė test pėr tė gjithė, por ama jo matėsi apo barometri pėr tė dhėnė vlerėsime tė sakta pėr lojtarėt apo pėr mua.

    Keni thėnė nė median italiane se Botėrori 2014 ėshtė njė ėndėrr juaja…

    Ėshtė edhe njė ėndėrr juaja, apo jo? OK, tė gjithė kemi ėndrra, por ama mė parė duhet qė tė jemi praktikė, tė punojmė shumė dhe tė pėrpiqemi tė marrim maksimumin. Mė pas tė shohim. Unė di vetėm tė them se do tė punoj shumė fort.
    A jeni i kėnaqur nga bashkėpunėtorėt nė Shqipėri?
    Po, shumė i kėnaqur. Janė gjithnjė tė gatshėm qė tė asistojnė e tė ndihmojnė nė ēdo aspekt. Madje, vullneti dhe grinta e tyre mė ka befasuar. Mendoj se kjo ėshtė klima optimale pėr tė ndėrtuar diēka tė mirė dhe pėr tė bėrė njė punė tė mirė.

    Miqėsorja, mė 29 shkurt

    Shqipėria do tė zhvillojė njė ndeshje miqėsore kundėr Gjeorgjisė nė Tbilisi mė 29 shkurt. Kjo do tė jetė edhe sfida e parė e De Biazit nė krye tė kuqezinjve. Grumbullimi i pėrfaqėsueses do tė nisė mė 26 shkurt dhe do tė zhvillohet nė tokėn gjeorgjiane. Nė ditėn e ndeshjes pritet qė temperaturat nė Tbilisi tė jenė disa gradė nėn zero. Nė kėtė takim pritet tė mungojnė Cana dhe Curri qė janė tė dėmtuar.

    Panorama Sport
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MaDaBeR : 20-02-2012 mė 09:02
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  7. #27
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Mosha
    33
    Postime
    5,508
    Faleminderit
    20
    36 falenderime nė 31 postime
    Besart Berisha i thotė “jo” Kombėtares

    Po shkėlqen nė Australi, ku ka shėnuar 15 gola nė 21 ndeshje, por Besart Berisha nuk mendon se ėshtė momenti i duhur pėr t’iu pėrgjigjur ftesės sė mundshme pėr rikthimin nė Kombėtare. Arsyeja nuk ka tė bėjė me ndonjė hatėrbetje, por me largėsinė e madhe mes Shqipėrisė dhe Australisė. 26 vjecari nė njė intyervistė pėr tė pėrditshmen kosovare “Sport” thotė se udhėtimi 27 orėsh nuk ėshtė nė favor tė tij, as tė kombėtares kuqezi. Edhe nėse do tė ketė njė ftesė nga Shqipėria, ai mendon se duhet ta refuzojė. Pėr Berishėn ėshtė e pamundur qė tė japė maksimumin pėr fanellėn e kombėtares duke udhėtuar gati 55 orė udhėtim vajtje-ardhje, afėrsisht dy ditė e gjysmė. Nėse do ta pranonte ftesėn, ai mendon se do tė ulej efikasiteti e tij edhe nė skuadrėn australiane Brisbane Roar.

    Nė fakt, italiani Xhani De Biazi nuk e ka planifikuar pėr miqėsoren me Gjeorgjinė mė 29 shkurt nė Tbilisi, por edhe nėse njė ditė do tė mendojė qė Berisha ėshtė i vlefshėm, tashmė duhet ta bindė pėr t’i thėnė po ftesės.

    23 gushti i 2007-ės, ėshtė dita e mallkuar pėr Berishėn si pjesė e kuqezinjve. Nė ndeshjen miqėsore Shqipėri-Maltė 3-0 ai pėsoi njė dėmtim tė rėndė, por u rikthye pas disa muajsh. Kuzhe e la jashtė listės pėr miqėsoren me Estoninė mė 14 nėntor tė 2009, e qysh nga ajo kohė askush nuk e ftoi nė kombėtare.

    Sulmuesi me origjinė nga Kosova nuk e mendoi gjatė rinovimin e kontratės edhe pėr dy vite tė tjera me Brisbane, madje e hodhi menjėherė tė zezėn mbi tė bardhė. Ai tha se e ardhmja e tij, pavarėsisht ofertave qė ka pasur nė Europė, lidhet me Brisbane, skuadėr me tė cilėn do tė tentojė tė fitojė Kupėn e Kampionėve tė Azisė, sikurse ėshtė Champions Leaguae nė Europė.

    SuperSport
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MaDaBeR : 20-02-2012 mė 09:58
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anėtarėsuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,175
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Per sulmus te tipit berisha nuk vun shqiperia. Ne vujm per momentin per nji trekuartist si skela qe t'japi pasin e fundit dhe nje shkaterrus si Lala. Pa per sulmusa si berisha kemi Bogun ,Salihin , Canin ,Sadikun ..etj etj. Berisha e kishte shansin e vet ne kombetare dhe zhgenjeu ,lojtar individual egoist qe s'punoi kurre per grupin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Endri_ : 20-02-2012 mė 10:33
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  9. #29
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Mosha
    33
    Postime
    5,508
    Faleminderit
    20
    36 falenderime nė 31 postime
    De Biazi zbulon 19 kuqezinjtė pėr miqėsoren me Gjeorgjinė

    Trajneri De Biazi ka publikuar tė premten listėn e lojtarėve qė do tė ketė nė dispozicion pėr ndeshjen e tij tė parė zyrtare nė krye tė kuqezinjve. Debutim tė cilin do ta bėjė nė Tbilisi, nė njė miqėsore ndaj Gjeorgjisė, mė 29 shkurt. Nė fakt, disa prej emrave tė rinj, qė janė pėrfshirė nė kombėtaren “made in De Biazi”, janė zbuluar nga mediat ditėt e fundit, qoftė sulmuesi i Polonia Varshavės, Edgar Ēani, po ashtu edhe sulmuesi i Lokarnos nė Zvicėr, Armando Sadiku, por paksa surprizė duket lėnia jashtė listės pėr kėtė miqėsore e Erjon Bogdanit (Hamdi Salihi, qė nisi kėtė fillimjavė aventurėn e tij amerikane te DC United ėshtė njė temė e shtjelluar dhe e sqaruar tashmė nga italiani). Futbollisti qė luan nė Seria A, me Sienėn, pa probleme dėmtimi, apo gjėra tė tjera tė kėtij lloji, nuk figuro0n nė listėn e publikuar. Ndoshta trajneri italian i kuqezinjve nuk ka nevojė pėr mė shumė njohuri rreth “Er Bomber”, ndaj ka preferuar tė mos e ftojė pėr ballafaqimin e 29 shkurtit me Gjeorgjinė, duke i dhėnė mundėsinė vetes, ashtu sikurse edhe e ka deklaruar, tė provojė elementė tė rinj nė repartin ofensiv. Aty ku do ta bėjnė “sefte” dy lojtarė, Edgar Ēani, qė do tė ketė ndeshjen e parė nė karrierė me fanellėn kuqezi, dhe Armando Sadiku, i cili ka veshur deri mė tani fanellėnn e ekipit tonė Shpresa, por nė epokėn e De Biazit duket se do tė jetė njė pikė referuese pėr sulmin e kombėtares. Nuk ka vend nė listėn e italianit pėr Edmond Kapllanin, gjithashtu, sa i pėrket repartit tė sulmit, ndėrsa do tė jetė Elis Bakaj, pavarėsisht problemeve qė po e shoqėrojnė te Dinamo e Bukureshttit, aty ku nuk po gjen hapėsira aktivizimi. Krahas dy debutuesve nė kombėtaren e parė, Ēanit dhe Sadikut, nė sulmin kuqezi pėr kėtė miqėsore do tė jetė edhe kosovari i Vorskla Poltavės, Ahmed Januzi.
    Sa i pėrket repartit tė mesfushės, emrat janė po tė njėjtėt, me pėrjashtim tė Hair Zeqirit, vlonjatit qė luan nė Turqi, nė radhėt e Rizesporit. Sipas burimeve pranė stafit teknik tė kombėtares, lojtari nė fjalė shihet si njė kandidat potencial pėr tė zėvendėsuar ish-fantazistin kuqezi, Ervin Skela. Do tė jetė forma e tij sportive, paraqitja nė miqėsoren me gjeorgjianėt, ajo qė do tė pėrcaktojė mė tej fatin e Zeqirit nė kombėtaren e De Biazit. Shansi po i jepet, ndaj mbetet tė shihet se sa do ta justifikojė ish-futbollisti i Flamurtarit vetveten, pėr tė bėrė vend nė formacionin kuqezi. Emrat e tjerė, qė kompeltojnė kėtė repart pėr miqėsoren e fundshkurtit janė tė njohurit Odise Roshi, Ervin Bulku, Ansi Agolli, Jahmir Hyka, Gilman Lika, Emiljano Vila dhe Gjergji Muzaka.
    Porta vijon tė ketė zgjhedhje tė parė Samir Ujkanin, qė luan nė Seria A, me Novarėn, ndėrsa shoqėrues i kosovarit ėshtė Orges Shehi. Ky i fundit, pavarėsisht viteve qė ka mbi supe, ka arritur tė sfidojė Isli Hidin, qė nuk figuron fare nė listėn e De Biazit. Forma optimale sportive e portierit durrsak tė Skėnderbeut ka qenė e qėndrushme, ndaj kjo mjafton pėr t’i besuar atij edhe kuadratin e kombėtares. Sė bashku me Samir Ujkanin.
    Nė mbrojtje ka njė prurje tė re pėr kėtė miqėsore. Bėhet fjalė pėr Tefik Osmanin, korēarin e Teutės, i cili sė bashku me Franc Veliun, duket se do tė pėrbėjnė duetin “made in kampionati shqiptar” tė qendrės sė prapavijės kuqezi, nė Tbilisi. Pėr ta parė nė veprim kėtė dyshe ėshtė “sakrifikuar” Admir Teli, i paftuar pėr kėtė miqėsore, por qė nuk vihet nė diskutim pėr sfidat e pastajme, sipas vetė De Biazit, qė ka shpjeguar mė herėt lėnien jashtė miqėsores sė radhės tė mbrojtėsit shkodran. Nė mungesė tė Canės dhe Currit, qė tė dy tė dėmtuar, trajneri De Biazi do tė eksperimentojė me dy elementė tė Superiores nė kėtė ndeshje. Krahėt e mbrojtjes kanė “pronarėt” e pėrhershėm edhe nė kėtė miqėsore, sipas listės sė lojtarėve, me Dallkun nė tė djathtė dhe Vangjelin nė tė majtė. Po ashtu, pjesė e kėtij reparti ėshtė edhe Andi Lila, qė nga paraardhėsi i De Biazit, kroati Kuzhe, aktivizohej herė pas here edhe nė mesfushė, si lojtar “xhol” qė ėshtė kavajasi.

    Nė mėnyrė telegrafike dhe tė plotė, ja edhe lista e lojtarėve tė ftuar nga trajneri De Biazi pėr miqėsoren me Gjeorgjinė, qė kuqezinjtė tanė do ta luajnė nė Tbilisi, mė 29 shkurt, nė orėn 15:00

    1.Samir Ujkani (Novara Calcio)
    2.Orges Shehi (Skenderbeu)
    3.Tefik Osmani (KF Teuta)
    4.Armend Dallku (Vorskla Poltava)
    5.Franc Veliu (FK Flamurtari)
    6.Andi Lila (PAS Jannina)
    7.Kristi Vangjeli (Chernomorets Odesa)
    8.Ervin Bulku (AZAL Baku)
    9.Gilman Lika (KF Tirana)
    10.Odise Roshi (FC Koln)
    11.Jahmir Hyka (Luzern)
    12.Emiljano Vila (PAS Jannina)
    13.Gjergj Muzaka (FK Skenderbeu)
    14.Ansi Agolli (Qaraback)
    15.Hair Zeqiri (Rizespor)
    16.Ahmed Januzi (Vorskla Poltava)
    17.Elis Bakaj (Dinamo Bukuresht)
    18.Armando Sadiku (Locarno)
    19.Edgar Ēani (Polonia Varshava)


    Panorama Sport
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MaDaBeR : 24-02-2012 mė 11:05
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2007
    Postime
    8,541
    Faleminderit
    19
    100 falenderime nė 93 postime
    Te shofim ca do bej dhe ky

  11. #31
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,645
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 7 postime
    E di qė s'ka t'bėj me kombėtaren tonė, po ngelėm tu furnizu kombtaret e tjera me lojtarė shqiptarė. Xherdan Shaqiri dhe Blerim Xhemaili do ishin 2 pika kyēe nė kombėtaren tonė.

    Kombetarja Zviceriane grumbullon 5 lojtare shqipetare per miqesoren kunder Argjentines:

    1- Xherdan Shaqiri
    2- Granit Xhaka
    3- Valon Behrami
    4- Admir Mehmeti
    5- Blerim Xhemaili

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Tipiku
    Anėtarėsuar
    08-08-2005
    Postime
    3,989
    Faleminderit
    1
    8 falenderime nė 7 postime
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    Kush ėshtė trajneri i ri i Kombėtares shqiptare!

    Vetėm pak orė pasi Federata Shqiptare e Futbollit konfirmoi zyrtarisht se Gianni De Biasi do tė jetė drejtuesi i ri teknik i kombėtares shqiptare, vjen konfirmimi edhe nė sajtin zyrtar tė de Biasit.

    Ai shkruan se pas takimit tė suksesshėm tė mbajtur nė Milano ditėve tė fundit me drejtuesit e Federatės Shqiptare tė Futbollit shqiptar, me praninė e kreut Armando Duka, Gianni De Biasi ka pranuar postin e trajnerit tė Kombėtares Shqiptare pėr periudhėn e kualifikueseve pėr Kampionatin Botėror, Brazil 2014.

    Ndėrkaq nė njoftimin e Federatės Shqiptare tė Futbollit, thuhet se Gianni De Biasi eshte zyrtarizuar sot si trajneri i Kombėtares se Shqiperise.

    Kuqezinjte do te drejtohen nga tekniku i njohur italian gjate gjithe edicionit Eliminator te Boterorit Brazil 2014.

    Kontrata e De Biasit do tė zgjasė deri mė 2013, ndėrsa nuk janė dhėnė detaje lidhur me shumėn financiare qė do tė pėrfitojė trajneri i ri.

    De Biasi pritet qė nė fillim tė javės tė mbėrrijė nė Shqipėri pėr tu prezantuar me tifozėrinė shqiptare.

    Pasaporta

    EMRI: Giovanni

    MBIEMRI: De Biasi

    Datėlindja: 16-06-1956

    Profesioni: Trajner

    Karriera si futbollist

    Vitet Skuadra Seria Paraqitje Gola
    1974/75 Treviso D 25 5
    1975/76 Inter A - -
    1976/77 Inter A - -
    Tet.1976 Reggiana C1 24 -
    1977/78 Pescara A 24 -
    1978/79 Brescia B 33 3
    1979/80 Brescia B 37 4
    1980/81 Brescia A 28 2
    1981/82 Brescia B 33 2
    1982/83 Brescia B 30 2
    1983/84 Palermo B 37 5
    1984/85 Palermo B 32 1
    1985/86 Palermo B 36 1
    1986/87 Vicenza B 19 -
    1987/88 Treviso C2 21 2
    1988/89 Treviso C2 30 1
    1989/90 Bassano D - -

    Karriera si trajner
    V
    itet Skuadra Seria
    1992/93 Pro Vasto C2
    1993/94 Carpi C1
    1994/95 Carpi C1
    1995/96 Carpi C1
    1996/97 Cosenza B
    1997/98 Spal C2
    1998/99 Spal C1
    Nėn.1999 Modena C1
    2000/01 Modena C1
    2001/02 Modena B
    2002/03 Modena A
    2003/04 Brescia A
    2004/05 Brescia A
    2005/06 Torino B
    2006/07 Torino A
    Tet.2007 Levante A
    Apr.2008 Torino A
    2008/09 Torino A
    Dhje.2009 Udinese A

    Panorama
    Shikoni pak rezultatet nga 1999 e ka mar Modenen ne C edhe per 4 vjet e ka nxjerr
    Ne A
    Une jam dakort qe nuk ka te bej tranjeri por lojtaret por mendoj se me kte tranjer do te eci kombtarja .

    Stjerner er dom som lyser i Mųrke

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2011
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    5
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Carolina Challenge Cup

    DC United vs Columbus Crew Saturday, March 3 at 5:00 pm for the LIVE stream.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2007
    Postime
    8,541
    Faleminderit
    19
    100 falenderime nė 93 postime
    De Biasi e nis me humbje, Ujkani me i miri

    Trajneri i ri Gianni De Biasi e ka nisur me humbje aventuren e tij ne stolin e kombetares shqiptare. Humbja me shume mund ti faturohet gjyqtarit qe ka dhene dy penallti shume te dyshimta, por edhe ka lejuar golin e dyte te gjeorgjianeve qe ka ardhur pas nje pozicioni jashte loje.

    Gjithesesi, pertej rezultatit mund te thuhet se nuk ka qene nje paraqitje shume shpresedhenese. Pervec minutave te para ku shqiptaret kalojne ne avantazh, shumica e ndeshjes ka foluar vetem per vendasit qe kane sulmuar vazhdimisht. Skuadra shqiptare eshte mebshtetur kryesisht te kundersulmi dhe nuk ka krijuar shume raste tetjera shenimi.

    Goli vjen menjehere pas tre minutash. Eshte debutuesi Edgar Cani qe vjedh ne top ne sulm dhe futet ne zone ku gjuan nga nje pozicion i priret duke kaluar Shqiperine ne avantazh. Nje debut i mrekullueshem i sulmuesit te Polonia Varshava.

    Gjeorgjianet hidhen menjehere ne sulm pas golit dhe krijojne dy raste shenimi, por gjuajtjet e tyre kalojne shume prane shtylles. Ka shpesh hapesira ne mesin e mbrojtjes shqiptare ku Dallku dhe Veliu duket qe nuk bashkepunojne shume mire me njeri tjetrin. Por edhe Agolli ka shpesh probleme ne krah.

    Ne minuten e 23-te vjen nje tjeter rast i mire per vendasit. Pas krosimit nga krahu i djathte, Tvalishvili ul topin ne zone, rrotullohet dhe godet nga nje distance e njejte me penalltine. Per fatin tone te mire, mbi traverse.

    Kater minuta me pas vjen penalltia e pare ne favor te Gjeorgjise. Eshte Franc Veliu qe nderhyn ndaj nje lojtari gjeorgjian, por shume pak per te dhene nje penallti. Gjithesesi gjyqtari nuk ndryshon mendje, por eshte Ujkani qe ben mrekulline. Ai pret penalltine, por edhe nje gjuajtje te dyte nga disa metra, duke shpetuar keshtu porten shqiptare.

    Ne minuten e 34-t shqiptaret arrijne te ndertojne nje kundersulm te rrezikshem. Roshi nga krahu i djathte kroson ne qender per Canin, i cili i shpejte i shkeputet mbulimit te mbrojtesve. Megjithate, portieri i vendasve, Revishvili, eshte nje fragment sekondi me i shpejte.

    Pjesa e pare mbyllet me avantazhin e Shqiperise, por eshte Gjeorgjia qe ka krijuar me shume raste. Pjesa e dyte fillon vrullshem per venasit dhe ata gjejne menjehere golin e barazimit. Agolli nuk pastron zonen sic duhet dhe perfitojne kundershtaret. Mbrojtja e kapur ne befasi vonon te kthehet, pasim ne qender te zones per Kobakhidze, qe leshon nje goditje te fuqishme, te pakapshme per Ujkanin.

    Gjeorgjia ka nje tjeter rast te mire nje minute me pas per te kaluar ne avantazh.

    Ne minuten e 55-te vjen zevendesimi i pare per kombetaren tone. Eshte hair Zeqiri, mesfushorit i Rizesporit qe ben debutimin ne Kombetare duke zene vendin e Jahmir Hykes.

    Vazhdon superioriteti i gjeorgjianeve ne pjesen e dyte, madje ka shume diference ne nivel tani. Ne minuten e 56-te eshte nje goditje me koke brenda zones, por ne duart e Ujkanit. Ne minuten e 60-te Kvakhadze tenton nga brenda zone por goditja e tij perfundon mbi traverse. Ne minuten e 65-te rrezikon Kankava me koke, por pertej shtylles se djathte te Ujkanit.

    Ne minuten e 76-te largohet nga loja Bulku dhe ne vendin e tij futet Elis Bakaj. Shiriti i kapitenit i kalon Dallkut.

    Rasti i pare i rrezikshem per Shqiperine ne kete pjese vjen ne minuten e 79-te. Goditje e mrekullueshme e Viles nga 30 metra, qe detyron portierin ne nje grushtim te bukur.

    Ne minuten e 82-te vjen nje tjeter debutim. Eshte Armando Sadiku qe futet ne fushe ne vend te Edgar Canit qe ne pjesen e dyte ka qene pothuajse i padukshem.

    Nje minute me pas vjen nje tjeter rast shenimi per Gjeorgjine pasi Bakaj humb nje top ne mesfushe. Shqiptaret kane veshtiresi ne mesfushe dhe shkaktojne faulla te shumta.

    Tjeter penallti per Gjeorgjine. Kete here eshte nje skandal nga gjyqtari moldav, teresisht inekzistente. Megjithate Ujkani eshte perseri i mrekullueshem dhe pret edhe kete penallti. Topi kthehet, gjuajne gjeorgjianet, por e ndal traversa. Kthehet perseri, gjuajtje tjeter, por perplaset ne trupin e nje sulmuesi gjeoprgjian, qe eshte ne pozicion jashte loje. Tjeter gjuajtje dhe kesaj rradhe perfundon ne rrjete.

    Nje gol qe duhe anulluar, por qe eshte i rregullt per gjyqtarin. Protesojne shqiptaret, por pa vlere. Gjerogjia kalon ne avantazh 2-1. Madje vjen dhe nje karton i kuq per Dallkun.

    De Biasi i jep disa minuta loje edhe Orges Shehit qe ze vendin e Ujkanit, padyshim me i miri ne kete ndeshje, duke pritur dy penallti. Futet edhe Gilman Lika ne vend te Gjergji Muzakes si dhe Tefik Osmani per Franc Veliun.

    Ne minutat shtese Bakaj tenton me nje godtije denimi qe e fiton vete, por pa rezultat. Gjerogjia fiton 2-1 dhe De Biasi e nis mehumbje.

    Por ajo qe eshte me e rendesishme, eshte fakti se loja nuk jep shume shpresa. Lojtaret e rinj jane mire fizikisht, por nuk arrijne te kontrollojne lojen. Nota pozitive per Ujkani dhe Edgar Canin qe shenoi nje gol te bukur, gjithashtu edhe per Roshin, por shume pak ne krahasim me dominimin e Gjeorgjise.

    Gjithesesi ka pasur edhe disa debutime dhe lojtaret kane luajtur shume pak bashke. De Biasit i duhet akoma pune per te ndertuar nje skuader kompetitive, por nuk duhen harruar edhe mundesat e shumta ne kete takim. (FutbolliShqiptar.net)

    Gjeorgji – Shqipėri 2-1

    Shėnues: Kobakhidze 48′, Amisulashvili 87′ / Ēani 3′

    Gjeorgjia: Revishvili, Khizanishvili, Amisulashvili, Kashia, Grigalava (Kvirkvelia 46′), Targamadze, Ananidze (Kenia 75′), Daushvili (Gelashvili 46′), Kobakhidze, Kankava, Dvalishvili (Martsvaladze 57′). Trajner: T.Ketsbaia

    SHQIPERIA: Ujkani (Shehi 89′), Lila, Dallku, Veliu (Osmani 89′), Agolli, Bulku (Bakaj 76′), Roshi, Vila, Hyka (Zeqiri 55′), Muzaka (Lika 89′), Ēani (Sadiku 82′). Trajner:Xh. De Biazi

    Kartonė tė verdhė: Kvirkvelia / Bulku, Lila, Vila
    Karton i Kuq : Dallku

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anėtarėsuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,175
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    2-1 u rrafem sot.

    T'pakten kjo hyn ke ato te rrafme me dinjitet. Pjesen e pare lujten mire ,biles duke e myll dhe ne avantazh 0-1. Pjesen e dyte pastaj u ndje i cik lodhja fizike plus arbitrat e neshjes ishin per turp. Dhane 2 penallti t'paqena fare ,1 ne pjesen e pare dhe 1 nga fundi.

    Gazeta panorama sport fliste para 2 ditesh qe arbitrin moldav e paska rraf i futbollist ne ligen moldave per vdekje. Edhe sot sa fishkelleu penalltine e pare mu kujtu dajaku gazetes qe e paska pas hak . Por kur fishkelleu te dyten isha gati ti futem nga televizori .lol. Na e hoqi petllen.

    Si perfundim n'pergjithesi paraqitje mire. Cuna te rinj por qe lujten me shpirt.
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  16. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2007
    Postime
    8,541
    Faleminderit
    19
    100 falenderime nė 93 postime
    Nuk bem loje fare. Goli erdhi kot se mori top Cani aty para dhe e futi mren. Po vetem nja 2 sulme gjith lojen bem. Na mbyti Gjeorgjia sikur ishte Brazili

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e Tipiku
    Anėtarėsuar
    08-08-2005
    Postime
    3,989
    Faleminderit
    1
    8 falenderime nė 7 postime
    Fryme e re humbem per faj te arbitrimit.

    Kur sulmonte skuadra dhe kur krosonte shifje shume fanella te kuqe jo si dikur kur 1 apo 2 mezi i shihje.

    Stjerner er dom som lyser i Mųrke

  18. #38
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,130
    Faleminderit
    113
    64 falenderime nė 58 postime
    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Nuk bem loje fare. Goli erdhi kot se mori top Cani aty para dhe e futi mren. Po vetem nja 2 sulme gjith lojen bem. Na mbyti Gjeorgjia sikur ishte Brazili
    qyfyre je ti kaiher.me iphon e pe neshjen ti?

    cuna te ri bojn dhe gafa.lujten bukur si ekip modest qe ishin.

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2007
    Postime
    8,541
    Faleminderit
    19
    100 falenderime nė 93 postime
    Humbja ishte per faj te arbitrit, po prap me loj ishim skandal. 2 sulme bem gjith ndeshjen. Goli erdhi kot, rast tjeter nuk kishim apo jo? Apo ishte ajo gjujtja nga mesi fushes, kush e beri ate qe desh shkoi ne cep. kurse ata sulme pa pushim. Pjesen e dyte iher nuk u afrum njer te porta

    Po ta quajm Shqiperine modeste dhe Gjeorgjine superskuader. Atere po, bem ndeshje fantastike dhe arritem te mbanim rezultat dinjitoz
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Qyfyre : 29-02-2012 mė 13:20

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,825
    Faleminderit
    12
    113 falenderime nė 89 postime
    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Humbja ishte per faj te arbitrit, po prap me loj ishim skandal. 2 sulme bem gjith ndeshjen. Goli erdhi kot, rast tjeter nuk kishim apo jo? Apo ishte ajo gjujtja nga mesi fushes, kush e beri ate qe desh shkoi ne cep. kurse ata sulme pa pushim. Pjesen e dyte iher nuk u afrum njer te porta

    Po ta quajm Shqiperine modeste dhe Gjeorgjine superskuader. Atere po, bem ndeshje fantastike dhe arritem te mbanim rezultat dinjitoz
    Hajt mos u merzit se me loj te bukur e me qurravitje do perfundojm ne ven te parafunit dhe ket here lol
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

Faqja 2 prej 54 FillimFillim 12341252 ... FunditFundit

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •