Close
Faqja 3 prej 54 FillimFillim 123451353 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 1077
  1. #41
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Mosha
    35
    Postime
    5,314
    Shqipëria e De Biazit e nis me humbje, dy penallti kundra

    E mërkurë, 29 shkurt 2012, ora 15:00
    Stadiumi “Mikhail Meskhi”, Tbilis

    Ndeshje miqësore

    Gjeorgji – Shqipëri 2-1

    Golat: Kobakhidze 48′, Amisulashvili 87′/ Çani 3′

    Gjeorgjia: Revishvili, Khizanishvili, Amisulashvili, Kashia, Grigalava , Duashvili (Gelashvili 46′), Ananidze (Kenia 75′), Kvirkvelia (Grigalashvili 89′), Kobakhidze (Targamadze 46′), Kankava , Dvalishvili (Martsvaladze 57′)’. Trajner: T.Ketsbaia

    Shqipëria: Ujkani (Shehi 87′), Lila, Dallku, Veliu (T.Osmani 87′), Agolli, Bulku (Bakaj 76′), Roshi, Vila, Hyka (Zeqiri 55′), Muzaka (G.Lika 87′), Çani (Sadiku 82′). Trajner: De Biazi

    Gjyqtarë: G.Sidenco, O.Molchanov, V.Gorbatov (Moldavi)

    Kartonë të verdhë: Kankava / Bulku, Lila, Vila

    Minutat

    00′- Po ekzekutohen himnet e të dyja shteteve, të Gjeorgjisë dhe Shqipërisë.
    1′- Nis ndeshja me gioditjen e topit të parë nga kuqezinjtë tanë.
    2′- Goditje këndi për Gjeorgjinë, ekzekutuar nga Dvalishvili, topi largohet nga kapiteni i Shqipërisë, Ervin Bullu.
    3′- Shqipëria kalon në epërsi me anë të sulmuesit Edgar Çani, i cili shkëputet bukur në zonën e vendësve dhe shënon. 1-0 për kuqezinjtë.
    4-10′- Janë minuta të kujdeshsme për tanët, ndërsa gjeorgjianët mundohen të reagojnë pas pësimit të golit, por pa e rrezikuar dot portierin Ujkani.
    13′- Goditje dënimi për Gjeorgjinë, ekzekutuar nga Ananidze, por pa problem për mbrojtjen tonë, që largon rrezikun nga zona e rreptësisë kuqezi.
    14′- Goditja e parë nga këndi për Shqipërinë, që ekzekutohet nga Hyka, por spasrton zonën e vet mbrojtja vendëse.
    19- Lila fut një top të gjatë për Çanin, por ky i fundit mbulohet rreptë nga tre mbrojtës gjeorgjianë, që i ndërhyjnë fort, por gjyqtari vazhdon lojën, nuk ka goditje dënimi për tanët mbi vijën ballore të vendësve.
    22′- Ervin Bulku lëshon një predhë nga distanca, pas topit të kthyer në hyrje të zonës gjeorgjiane nga mbrojtja vendëse, por pa shënjestrën e duhur.
    24′- Dvalishvili sjell pështjellim në mbrojtjen tonë, lirohet disi te pika e penalltisë, gjuan fuqishëm, por topi kalon mbi traun e portës së Ujkanit.
    29′- Penallti për Gjeorgjinë. Një ndërhyrje e Franc Veliut konsiderohet e parregullt nga kryesori moldav i ndeshjes, i cili drejton dorën te pika e bardhë. Ka kontestime të kuqezinjve, por penalltia “shumëzohet me zero” nga Sajmir Ujkani, me dy ndërhyrje, që bllokon Dvalishvilin.
    33′- Martsvaladze tenton me një gjuajtje nga larg, por topi përfundon shumë larg kuadratit të mbrojtur nga Samir Ujkani.
    35′- Një pasim i zgjuar pas krahëve të mbrojtjes gjeorgjiane nga Odise Roshi, nga e djathta e mesfushës sonë, por kupton gjithçka portieri vendës, që del në kohë, duke ia hequr mundësinë e rrezikimit sulmuesit të deklaruar kuqezi, Edgar Çani.
    42′- Një goditje e fortë e gjeorgjianëve godet në fytyrë Emiljano Vilën, i kthyer në prapavijën tonë, e trullos disi atë, por pa problem serioz për mesfushorin kuqezi.
    44′- Veliu nis në një kundërsulm Edgar Çanin, që arrin t’i shpëtojë pozicionit jashtë loje dhe shkon në këndore, nga e djathta e sulmit tonë. Kroson topin në zonën vendëse, ku Muzaka, me thembër, e fut sërish në veprim, por nuk ka mbështetjen e shokëve të skuadrës për ta vazhduar aksionin.
    45′- Dy minuta shtesë akordon gjyqtari i katërt, që nuk sjellin ndonjë ndryshim në rezultat. Kuqezinjtë shkojnë me epërsinë 1-0 në dhomat e zhveshjesm për pushimin mes dy pjesëve .
    46′- Nis pjesa e dytë, pa asnjë zëvendësim për Shqipërinë, ndërsa Gjeorgjia ka bërë menjëherë dy të tillë.
    48′- Ansi Agolli gabon në largimin e një topi të nisur në formë kundërsulmi nga vendësit, duke lejuar sulmuesit gjeorgjianë të dalin në pozicion të volitshëm përballë Ujkanit. Targamadze, i futur në pjesën e dytë, pason bukur për te Kobakhidze, i gjendur te pika e penalltisë, që gjuan fort dhe barazon rezultatin 1-1.
    54′- Goditje dënimi për Gjeorgjinë, mbi vijën e 16-metrave të kuqezinjve. Topi godet murin e ngritur nga tanët dhe evitohet rreziku.
    55′- Ndërrimi i parë i De Biazit. Del nga loja Hyka, që zëvendësohet nga Hair Zeqiri.
    61- Lila nis nga krahu i djathtë i sulmit tonë Roshin, në një sprint shpetësie me Grigalava, që frenon shqiptarin e Këlnit në inkursionin e tij.
    64′- Goditje dënimi për vendësit, topi harkohet në zonën tonë, ku Amisulashvili ngrihet më lart se kuqezinjtë në ajër, godet me kokë, por fatmirësisht jashtë kuadratit të Ujkanit. Që gjithsesi ishte në pozicion.
    70′- Bulku nuk mbyll dot një aksion me pasim të saktë te Çani, duke shpërdoaruar një mundësi të mirë në pjesën e dytë, e para e këtij lloji për tanët.
    76′- De Biazi bën një tjetër zëvendësim. Nxjerr kapitenin Bulku, që ka shpenzuar shumë deri më tani, duke futur Elis Bakajn. Më shumë fantazi në formacionin tonë, tashmë.
    79′- Edgar Çani lëshon një predhë nga rreth 20 metra largësi, topi adresohet në trekëndëshin e djathtë të portierit vendës, Revishvili, që reagon mrekullisht, duke i evituar golin e dytë skuadrës sonë.
    81- Del nga loja Edgar Çani, i zëvendësuar nga elbasanasi i Lokarnos, Sadiku.
    87′- Penallti për Gjeorgjinë, e dyta në këtë ndeshje. Ujkani bën dy pritje edhe në këtë rast, por topi goditet tri herë radhazi nga vendësit, që nuk markohen në zonën tonë nga kuqezinjtë, duke em kthyer në tabelë qitjeje Ujkanin. I cili më në fund pëson golin e dytë.
    92′- Goditje dënimi për Shqipërinë, e fituar nga Eklis Bakaj, që ekzekuton po vetë, por pa produktivitetin e duhur.
    95′- Pas pesë minutash shtesë mbyllet ndeshja miqësore, me fitoren e vendësve, 2-1.

    Komenti

    Nuk mund të niste më mirë debutimi me fanellën kuqezi për sulmuesin Edgar Çani. Nuk mund të niste më mirë ndeshja miqësore e Shqipërisë në Tbilisi, ndaj Gjeorgjisë. Por, nuk kishte fat më të keq mbyllja e kësaj sfide, teksa kemi provuar në kurriz dy penallti dhe një përmysje në favor të vendësve. Goli për kuqezinjtë ka dalë në dritë që në minutën e tretë të lojës, kur një humbje e topit në mesfushë nga vendësit është kthyer në kundërsulm të shpejtë dhe të befasishëm të tanëve, që konkludojnë me anë të sulmuesit të vetëm të deklaruar nga fillimi i miqësorëes në fjalë, Edgar Çani. Një shtysë e madhe psikologjike për kombëtaren e Shqipërisë, për të besuar në forcat e veta, në filozofinë e lojës së trajnerit De Biazi, që ka hedhur në fushë një formacion sa mbrojtës, aq edhe sulmues, që mbrohet me forca të shumta, por edhe sulmon i përforcuar. E kemi nisur me presing ndeshjen, duke dhënë idenë se luanim në fushën tonë, jo në Tbilisi, në shtëpinë e gjeorgjianëve. Që kuptojnë shpejt se do të kenë punë me kuqezinjtë tanë, tepër të karikuar dhe të mirëvendosur në fushë. Goli i pësuar shumë shpejt ka dhënë efektin e pritshëm negativ te vendësit, që mundohen të reagojnë, por ndeshin në bllokadën e kuqezinjve, që në mesfushë. Aty ku Ervin Bulku kthehet në një barrikadë thuajse të pakalueshme për gjeorgjianët. Bulku është në një ditë të shkëlqyer sportive, bën jo vetëm kapitenin e tanëve, në mungesë të Lorik Canës, por edhe liderin. Duke ruajtur ekuilibrat mes dy reparteve të skuadrës sonë, mbrojtjes dhe mesfushës. Ai sikur i fton shokët e skuadrës të mos tolerojnë. Dhe Shqëipëria e De Biazit, minutë pas minute, tregon se i është imponuar formacionit të Temuri Ketsbaia, i cili shfryn në stolin e Gjeorgjisë. Sepse skuadra nuk i përgjigjet në fushën e lojës, meritë kjo edhe e qasjes taktike dhe vendosmërisë së kuqezinjve tanë, që duan t’i dëshmojnë De Biazit se janë “shqiponja” të vërteta. Dhe vjen minuta e 29-të e miqësores, kur mbrojtja jonë gjendet për herë të parë në vështirësi. Franc Veliu, në rolin e qendërmbrojtësit në këtë ndeshje, krahas Dallkut, mundohet të largojë një rrezik në portën e Ujkanit. Por, në tentativë për të spastruar zonën tonë, shkakton një ndërhyrje të gabuar, sipas gjyqtarit të ndeshjes, kështu që ndëshkohet me penallti. Eshtë momenti për ta treguar veten edhe Sajmir Ujkani, që përballë Dvalishvilit reagon mrekullisht, në dy herë, duke e mbajtur të paprekur portën tonë. Momenti i dytë pozitiv psikologjik për Shqipërinë, që merr një tjetër “impuls” për ta vijuar miqësoren në lartësinë e duhur.
    Pjesa e dytë nis me fat të kundërt për Shqipërinë. Nëse në fraksionin e parpjesën e parë e gjetëm ne shpejt golin, tashmë është radha e gjeorgjianëve ta bëjën këtë gjë. Pikërtisht në minutën e 48-të barazojnë shifrat me të futurin në pjesën e dytë, Targamadze, që shfrytëzon një gabim të Agollit në spastrimin e zonës kuqezi. Duket qartë se Ketsbaia i ka udhëzuar të tijtë të sulmojnë me forca të shumta, të ushtrojnë presing në mbrojtjen tonë. Ka alarm në prapavijën e Shqipërisë, që nuk gjen dot qetësinë e duhur për të rikthyer ekuilibrat në fushën e blertë. Edhe mesfusha jonë nuk po funksionin më si në fraksionin e parë, kjo edhe për shkak të ritmit të lartë që imponojnë vendësit me lojën e tyre. De Biazi, duke parë se Hyka nuk po e bënte si duhet rolin e tij, e zëvendëson atë me Hair Zeqirin. Një tjetër debutues në këtë miqësore. Gjeorgjia ka ndryshyar mënyrën e lojës tashmë, duke aplikuar topin e gjatë, nga mbrojtja në mesfushë, për të evituar kësisoji edhe postbllokun e mesfushës sonë. Ndaj të cilit vuajti aq shumë në pjesën e parë. Nga ana e tij, trajneri De Biazi, pas çerekorëshit të parë të fraksionit të dytë vendos të shtojë forcat organizative në fushë. I tillë mund të konsiderohet edhe largimi i Bulkut për Bakajn. Ky i fundit njhet për aftësitë e tij në ndërtimin e aksioneve sulmuese, por edhe në goditjet nga distanca dhe konkludim, që do të thotë se do t’i bashkangjitej Edgar Çanit në misionin për të shënuar në portën e vendasve. Sidoqoftë, Bakaj nuk ka arritur të shkrihet shpejt në lojën e kuqezinjve, duke mos dhënë ndikimin e pritshëm. Pak minuta në dispozicion të Armando Sadikut ka rezervuar trajneri De Biazi, teksa në minutën e 81-të nxjerr autorin e golit për Shqipërinë, Edgar Çanin, duke futur në lojë elbasanasin e Lokarnos. Edhe ky bën kështu debutimin e tij me kombëtaren e madhe, pasi ka provuar të veshë fanellën kuqezi të Shpresës. Por, pa sjellë ndonjë gjë konkrete për këtë miqësore. E cila pati dy tabllo, një pjesë të parë shumë poitive për kuqezinjtë, ndërsa në të dytën me vuajtje, me një fund të hidhur, edhe për shkak të vendimeve të kontestueshme të kryesorit të ndeshjes. Që dha dy penallti kundër tanëve, që nuk janë pak, aq më tepër që goli i dytë erdhi pas një prekje me dorë të topit nga ai që e dërgoi në rrjetën e Ujkanit, pasi ky i fundit e priti dy herë.

    Si e nisi taktikisht lojën Shqipëria

    Shqipëria luajti ndeshjen e parë zyrtare për vitin 2012, ndërkohë që debutim në krye të kuqezinjve bënte edhe trajneri italian, De Biazi. Luhej në Tbilisi, ndaj kombëtares së Gjeorgjisë, me të cilën nuk i kemi të pakta përballjet, qofshin zyrtare, apo miqësore. Bilanci fliste pozitivisht për gjeorgjianët, të cilët na kanë mundur tashmë 7 herë, i kemi mundur 3 herë dhe në barazim jemi ndarë 2 herë. Me një golaverazh në total 19-10 për Gjeorgjinë. Miqësorja e sotme fliste në shumë drejtime. Por, ajo që është më kryesorja kishte të bënte me startin e përgatitjeve të të dyja skuadrave për fushatën kualifikuese të Botërorit 2014. Kuqezinjtë tanë nisin një erë të re, “made in De Biazi”, me ndryshime ne emra, por edhe në mënyrë loje. Tre ishin debutuesit, në radhët e lojtarëve që kishte thirrur De Biazi për këtë miqësore: Edgar Çani, pyka e vetme në sulmin e kombëtares sonë, nga fillimi i lojës, ndërkohë që mesfushori Hair Zeqiri dhe sulmuesi Armando Sadiku do t’i nisnin 90-minutat e sotme nga stoli. Për t’u hedhur në fushë në një moment të dytë, kur trajneri De Biazi e pa të arsyeshme të niste zëvendësimet, që ishin të shumta për të dyja skuarat. Kjo, për faktin se ishte ndeshje miqësore dhe të dy trajnerët do të shihnin në veprim lojtarët e tyre, duke bërë edhe eksperimente të karakterit taktik. Shqipëria e nisi ndeshjen me Gjeorgjinë me një modul taktik 4-1-4-1, ku prioritet kishte mesfusha dhe mbrojtja. Dy reparte që duhej të funksiononin në fleksibiltet të plotë, në mënyrë që të ndihmonin njëri-tjetrin. Por, nëse vëren elementët e përfshirë në mesfushën kuqezi, konstaton lehtësisht potencialin ofensiv të tyre. Çka do të thoshte se lojtarë të tillë krahu, si Roshi dhe Muzaka, apo edhe Hyka, i vendosur në rolin e një fantazisti pas Edgar Çanit, do të përbënin manovrën sulmuese të Shqipërisë, në momentin kur topi do të ishte në zotërimin tonë dhe vështrimi drejt portës gjeorgjiane. Në këtë rast do të kalohej në modulin 4-3-3, ku mesfusha dhe sulmi sulmojnë bashkarisht. Një mënyrë të tillë loje De Biazi e ka justifikuar me faktin se kështu mbrohemi më mirë dhe sulmojmë me shumë forca. Në mungesë të dyshes së zakonshme të qendrës së mbrojtjes kuqezi Cana-Curri, De Biazi eksperimenton me duetin Dallku-Veliu. Mbrojtësi i Vorskla Poltavës, në fakt ka luajtur zakonisht në të djathtë të mbrojtjes, kështu që ishte një “meremetim” i prapavijës së kombëtares sonë zhvendosja e tij në qendër, ku pati partner, në rolin e tij natyral, Franc Veliun e Flamurtarit. Mungesa e Vangjelit në të majtë kishte spostuar në mbrojtje, në këtë krah, Ansi Agollin, që në kushte normale luan si mesfushor i këtij krahu. Por, në këtë rol, ai është zëvendësuar nga Muzaka, i cili do ka bërë “krahët” e Shqipërisë, së bashku me Roshin. Ervin Bulku, një “digë” para prapavijës sonë, i jepte një “dorë” edhe mesfushës. Ai luajti i vendosur si një “filtër” mes këtyre dy reparteve, mesfushës dhe mbrojtjes. Ndërsa para tij, me detyra organizative, dyshen e qendrës së mesfushës kuqezi e përbënte Vila dhe Hyka. Dy ekstremet e kombëtares sonë në startin e kësaj miqësoreje ishin: në portë Ujkani dhe në sulm, Edgar Çani.

    De Biazi, pas ndeshjes: Pjesa e parë, shumë e mirë

    Pas ndeshjes, trajneri italian i Kombëtares së Shqipërisë, De Biazi, duke analizuar miqësoren me Gjeorgjinë, që ishte edhe debutimi i tij me kuqezinjtë, tha: “Nga kjo ndeshje të mbetet shija e keqe e rezultatit, por dua të them se këtu pati ndikimin e tij edhe arbitri, vendimet e të cilit ishin të dyshmita. Madje, edhe falë tij, ne e humbën këtë ndeshje. Në pjesën e parë lojtarët i zbatuan me përpikmëri detyrat që u kisha ngarkuar, funksionuam mjaft mirë të organizuar si skuadër, ndërsa në të dytën vuajtëm disi, sidomos në 20 minutat e para. Për mua ka pak rëndësi rezultati në këtë ndeshje, por ajo çka dua të evidentoj për mirë është karakteri që treguam në pjesën e parë, ndërsa si defekt, që duhet rregulluar, menaxhimi i rezultatit, kur jemi në erpërsi. Edgar Cani bëri një ndeshje shumë të mirë, edhe pse në debutim. Ai e nisi me gol përfaqësimin me Shqipërinë, madje shënoi shumë shpejt, duke na ndihmuar të rriteshim psikologjikisht. Edhe debutuesit e tjerë, për aq minuta sa patën në dispozicion, u munduan ta justifikojnë veten. Rëndësi ka fakti që tashmë e njoh edhe më shumë skuadrën, kam pikasur problemet, me të cilat do të merremi hap pas hapi, që t’i minimizojmë sa më shumë të jetë e mundur.”

    Cani: Shumë i lumtur nga debumtimi me gol

    Tepër i lumtur është shfaqur Edgar Cani pas ndeshjes, edhe pse kombëtarja jonë kuqezi, në radhët e të cilës ai debutonte, e humbi miqësoren në Tbilisi. Sulmuesi në fjalë, mes të tjerash, pas ndeshjes, deklaroi: “Jam shumë i kënaqur për golin dhe debutimin që bëra me kombëtaren e Shqipërisë. Vecse, dua të them se luajtëm një ndeshje me dy tablo. Një pjesë të parë shumë të mirë, ndërsa në të dytën e nisëm keq, shumë të ndrojtur, ndaj edhe pësuam golin e barazimit shumë shpejt. Gjithsesi, duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të rritemi ndeshje pas ndeshjeje. Në fakt, kisha shumë emocione që para se të niste loja, duke qenë se kisha debutimin tim me Shqipërinë. Por, fatmirësisht, gjithcka shkoi mirë, sepse shënova gol që në minutën e tretë. Kjo më ndihmoi ta përballoja presionin e ndeshjes së parë me kombëtaren. Mund të bënim më shumë dhe më mirë në pjesën e dytë, e përsëris, por duke qenë se ishte një ndeshje miqësore, nuk kemi pse hidhërohemi nga humbja. Duhet të nxjerrim mësimet e duhura dhe të shohim përpara.”

    Ujkani: Goli i dytë ishte i parregullt

    Ka qenë padiskutim një hero në miqësoren me Gjeorgjinë, edhe pse pësoi dy gola. Që të dy, jo për faj të tij. Samir Ujkani ka pritur dy penallti në Tblisi, duke u bërë makthi i gjeorgjianëve në këtë miqësore. Pas ndeshjes, kosovari i portës kuqezi do të deklaronte: “Jam shumë i kënaqur me lojën tonë. Sidomos në pjesën e parë ishim super. Në 20 minutat e para të pjesës së dytë vuajtëm presionin e Gjeorgjisë, e cila ushtroi presing të madh. Në këtë moment pësuam edhe golin e parë. Goli i dytë i gjeorgjianëve ishte i parregullt, sepse në momentin kur e goditi topin lojtari vendës, e preku fillimisht me dorë. Prandaj protestova edhe tek gjyqtari, por ai vendosi të vazhdonte lojën. Duhet të dimë se luanim në një fushë të vështirë, ndaj paraqitja e kombëtares në këtë miqësore, në total, duhet konsideruar pozitive. Me De Biazin trajner do të përfitojmë shumë në aspektin taktik. Falë punës së tij do të përmirësohemi edhe më, duke u rritur nga ndeshja në ndeshje. Personalisht, jam i kënaqur që prita dy penallti, edhe pse nuk e evitova dot humbjen. Po punoj shumë te Novara, ndërsa po mundohem të përparoj edhe me kombëtaren. Në të shkuarën kam bërë ndonjë gabim, por më duhet të fitoj edhe pak eksperiencë. Sa i takon ardhjes së një portieri tjetër kosovar në kombëtare, Etrit Berishës, unë nuk e njoh personalisht, por e di se është një portier shumë i mirë. Ai është i mirëpritur nga unë, sepse të gjithë kemi një qëllim, të ecim sa më përpara me kombëtaren. Dhe konkurrenca, edhe në portë, e siguron këtë gjë në kombëtare. Këtu nuk kanë përparësi interesat personalë të miat apo të ndokujt tjetër, por përfaqësimi sa më dinjitoz i Shqipërisë.”

    Ervin Bulku: Arbitri u bë personazh

    Ervin Bulku ka provuar të bënte kapitenin e kombëtares kuqezi në Tbilisi. Në miqësoren me Gjeorgjinë, ai ka qenë një lider në mesfushë, vecanërisht në shkatërrimin e manovrës sulmuese të vendësve. Duke analizuar lojën e zhvilluar në miqësoren e së mërkurës, Ervin Bulku do të shprehej: “Kishim shumë të rinj në lojë, të cilët dhanë më të mirën e tyre, sidomos në pjesën e parë. Në pjesën e dytë ishim disi të ndrojtur, pësuam edhe golin e barazimit, pastaj arritëm të rivendosnim ekulibrat. Nuk dua të flas për arbitrimin, që në fakt u bë personazh në këtë miqësore. Djemtë e rinj, që janë afruar në kombëtare, kanë perspektivë dhe do të na ndihmojnë të rritemi si ekip, por u duhet njëfarë kohe që të përshtaten dhe t’i zëvendësojnë si duhet veteranët e larguar. Duhet njëfarë kohe për këtë. Në fushë, kur luan me kombëtaren, ndien lodhjen dhe emocionin e vecantë të përfaqësimit të kombit tënd, ndaj reaguam ashtu ndaj gjyqtarit, që gaboi në momentin e golit të dytë të Gjeorgjisë. I kuptueshëm nervozizimi ynë në atë rast, po të mos harroni edhe karakterin e shqiptarit. U munduam të japim më të mirën në këtë miqësore dhe mendoj se pjesa e parë duhet marrë si shembull.”

    De Biazi para ndeshjes

    “Shpresoj ta nisim me këmbën e mbarë. Kemi punuar kryesisht në aspektin taktik dhe psikologjik të lojtarëve, sepse nuk kemi pasur shumë kohë pë gjëra të tujera në dispozicion. Para ndeshjes u kam bërë një letër futbollistëve, me të cilën kam dashur t’u transmetoj atyre emocionet e mia. Ata duhet ta vlerësojnë maksimalisht veshjen e fanellës së kombëtares, ndaj pres në çdo ndeshje 110 përqind të tyre”.

    Smalji mbetet jashtë 18-shes

    Ka shprehur keqardhjen e tij trajneri De Biazi për mbetjen jashtë 18-shes së Shqipërisë për këtë ndeshje të mbrojtësit lezhjan të Vllaznisë, Dritan Smajli. I thirrur “in extremis” , si zëvendësues i Kristi Vangjelit, që pësoi dëmtim në momentet e fundit, Smajlit i ka rënë ta përcjellë nga tribuna këtë miqësore, që është edhe thirrja e tij e parë me kombëtaren kuqezi. Zgjidhje e stafit teknik kjo, e marrë me shumë keqardhje, sikurse tha vetë De Biazit para nisjes së sfidës në Tbilisi.

    Panorama Sport
    Ndryshuar për herë të fundit nga MaDaBeR : 29-02-2012 më 17:57
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  2. #42
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Mosha
    35
    Postime
    5,314
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  3. #43
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Mosha
    42
    Postime
    1,184
    Mua me pelqeu ndeshja.Arbitrimi ishte shume i dobet.Sec kane nje te perbashket keta arbitrat,kane dale te gjithe kunder Kuq e Zinjve ( Ac Milan dhe Shqiperise) hahaha
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  4. #44
    Trajnerat Italian kshu e kane, dun pak sa te mesojne lojtareve taktikat e lojes, por ma mer mendja nese i mesojne mire dhe do thirri lojtar te rinj e me talent, ka per tu bo mire.

  5. #45
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Mosha
    35
    Postime
    5,314
    Ketsbaia: Mos u merrni me arbitrin, e merituam fitoren

    Gjeorgjia arriti të përmbysë disavantazhin e pjesës së parë, duke e fituar miqësoren ndaj Shqipërisë me rezultatin 2-1. Trajneri Temuri Ketsbaia nuk dëshiron të merret me vendimet e dyshimta të arbitrit, por të cilësojë si të merituar suksesin e skuadrës së tij. “Nuk dua t’i komentoj penalltitë që akordoi arbitri, pasi janë vendime që i merr vetëm ai. Unë mund të them vetëm se ne gabuam në të dyja 11-metërshat dhe kjo është shqetësuese, aq më tepër që ishte një miqësore dhe pa shumë presion. Në të ardhmen do mendoj seriozisht për të përzgjedhur lojtarin që do ekzekutojë penalltitë, – u shpreh 43-vjeçari. – Synimi im kryesor nga kjo sfidë ishte që të analizoja formën fizike të lojtarëve, dhe në fakt mora një përgjigje deri diku pozitive. Në pjesën e parë nuk luajtëm mirë dhe Shqipëria arriti ta ruajë avantazhin 1-0, me një gol që erdhi pas një shpërqendrimi të mbrojtjes sonë. Por, që pas shënimit të golit nga kundërshtari, ne ishim më superiorë në fushë. Pjesën e dytë dominuam akoma më shumë dhe sigurisht që e merituam fitoren. Pavarësisht se shënuam vetëm dy gola, unë mendoj se duhet të kishim shënuar më shumë. Sulmi nuk ishte në një ditë të mirë, gjithsesi ata ishin në formë të mirë fizike dhe rrezikuan në mënyrë konstante”, shtoi trajneri Ketsbaia. Në fund të deklaratës së tij, kreu i pankinës së Gjeorgjisë thuri elozhe për talentin Jano Ananidze: “Është vetëm 19 vjeç, por është shumë cilësor dhe një nga lojtarët tanë më të rëndësishëm. Zhvilloi një tjetër ndeshje pozitive”.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  6. #46
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Mosha
    35
    Postime
    5,314
    Shqipëria, miqësore me Spanjën më 30 maj

    Shqipëria do të luajë kundër Spanjës më 30 qershor në Zyrih. Lajmin e konfirmuan burime të besueshme pranë presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Ky i fundit ka arritur një marrëveshje me zyrtarët e federatës spanjolle dhe është caktuar që ndeshja miqësore me kampionët e Botës dhe të Evropës të luhet në Zvicër në fund të muajit maj, periudhë që përkon edhe me fazën përgatitore para finaleve të Euro 2012.

    Marrëveshja: FSHF-ja, prej më shumë se një viti i kishte bërë kërkesë federatës së Spanjës për një ndeshje miqësore. Duka ka shfrytëzuar miqësinë që ka me homologun e tij, Vilar dhe përgjigjja kishte ardhur pozitive, por pa u caktuar një datë. Gjithçka është vendosur ditët e fundit, ku Spanja, në përpjekje për të siguruar një kundërshtar për të testuar ekipin para Euro 2012, ka pranuar ftesën e Shqipërisë për një miqësore. Për fatin e keq të fansave kuqezi, ndeshja nuk do të mund të zhvillohet në vendin tonë, por gjithsesi, edhe në Zvicër pritet që të jenë një numër shumë të madh shqiptarësh në stadium.

    Italia: Shqipëria është në bisedime edhe me Federatën Italiane të Futbollit për një ndeshje miqësore në fund të muajit maj. Këtë e ka konfirmuar vetë Duka, i cili tha disa ditë më parë se po projektohet një turne miqësor në Palestinë, ku do të marrin pjesë tetë ekipe përfaqësuese, mes të cilave edhe Italia. “Duam që të marrim pjesë edhe ne. Jemi në negociata, por të shohim”, ka thënë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit. Kujtojmë se pas vendimit të së martës të UEFA-s, Shqipëria nuk do të ketë mundësi të zhvillojë ndeshje miqësore në muajin gusht. Ky vendim u mor, pas kërkesës së disa klubeve të mëdha evropiane.

    Panorama Sport
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  7. #47
    Shqiptar Maska e {A_N_G_E_L_69}
    Anëtarësuar
    11-03-2003
    Vendndodhja
    Switzerland
    Postime
    3,823
    Ja tetë orët e presidentit të federatës italiane të futbollit në Shqipëri. Shumë kortezi, shkëmbim experience për trajnerët e arbitrat, inaugurim fushe dhe takim me Presidentin e Republikës

    Vetëm kortezia e shkëmbimit të bluzave është kryer, për të tjerat të presim, por në 8 orë kanë qenë tetë premtime me “do të”…



    Takime të shumta, biseda po kaq të shumta dhe po kaq premtime. Nëse do plotësohej vetëm me një fjali të vetme, vizita e presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Abete, do kufizohej me një parafjalë të kohës së ardhme do të…

    Dikur, para reth 2 vjetësh, presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Villar, do premtonte një ndeshje miqësore me Spanjën. Do ish vërtet mrekulli të luanim kundër kampionëve të botës dhe Europës, por fjalia magjike e Villarit nisi se premtoi dhe përfundoi me “do të”. Pra, do të mundohej për një miqësore me Spanjën.

    Kohë më parë se Villar të vinte në Shqipëri, një kampion Europe dhe nënkampion bote, si Hans Peter Brigel, do ulej në pankinën kuqezi. Memorja nuk na ka lënë, premtimi i parë i mister Brigelit ka qënë: Do të mundësoj më të gjithë kapacitetin dhe reputacionin tim një miqësore me Gjermaninë. Më bukur se të luash me tri herë kampionët e botës natyrisht nuk ka, por sërish do të vazhdon të na mundojë.

    I njëjti premtim edhe nga Otto Bariç për të luajtur me Kroacinë, por sërish magjia do të do të na stresonte akoma më shumë.

    Së fundmi, presidenti italian i futbollit. Natyrisht nuk ka emrin e Brigel, apo Bariç në elitën e futbollit të luajtur, por është ai shumë herë më i madh se sa të dy bashkë në hierarkinë e futbollit. E megjithatë, sërish na vijnë fjalët magjike “do të”. Do të për trajnimin e arbitrave, por edhe teknikëve, do të për të hequr atë të shkretë damkë si ekstrakomunitare, do të për futbollin e femrave dhe sërish do të për një ndeshje miqësore me Italinë.

    Prej kohësh, shqiptarët qoftë nga ana gjeografike si fqinjë që jemi, qoftë nga reputacioni i skuadrës italiane në futboll, por qofte edhe nga ajo që është më rëndësishmja, pra që në Shqipëri më shumë tifozë ka Milan, Juventus e Inter sesa të gjitha skuadrat e superligës të marra së bashku, meritojnë një miqësore me Italinë. E megjithatë, edhe sot pas largimit të Abetes nga Shqipëria, do na duhet të flemë me mendjen se “ditët e mira pas kësaj vijnë”, ose më saktë do të vijnë…
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  8. #48
    De Biasi: Mavraj dhe Berisha ne planet e mia

    Mbrojtësi Mërgim Mavraj dhe portieri Etrit Berisha mund të jenë pjesë e Kombëtares shqiptare në miqësoren e muajit maj. Për këtë mundësi ka folur edhe vetë përzgjedhësi Xhani De Biasi, i cili ishte i ftuar në konferencën për shtyp të presidentit Duka dhe atij të Federatës italiane Abete.

    Biasi ka thënë se vazhdimisht është në kërkim të elementëve të rinj, por ka pranuar se ka disa vështirësi. Një nga pikat e dobëta dhe më shqetësuese të përfaqësueses është mesfusha. Ndonëse fillimisht ka mohuar të përmend emra, tekniku italian e ka pranuar se është në vëzhgim të Mavrajt.

    “Kam dëgjuar për të, madje e kam vëzhguar nga afër rreth dy muaj e gjysmë më parë. Ai djalë ka potencial të madh dhe mendoj se Shqipërisë mund t’i bënte punë. Me sa di unë, ka ecur mjaft mirë te Grojter Furt dhe kryeson Bundesligën 2 me këtë skuadër. Ai e refuzoi disa herë Shqipërinë, ndërkohë që vetëm pak kohë më parë kërkoi ndjesë dhe u lut t’i jepet një rast tjetër”, ka thënë tekniku italian, duke bërë të ditur se dera e Kombëtares për Mavrajn është e hapur.

    “Unë gjithnjë jam me parimin se çdo futbollist që mund t’i shërbejë skuadrës për ta ndihmuar atë dhe për të përmirësuar nivelin e grupit, do të jetë i mirëpritur. Besoj se jam i qartë”, ka theksuar Biasi.

    I pyetur nëse do të ftohet portieri Etrit Berisha, ai u përgjigj: “Mendoj se po. Doja që ta merrja që në miqësoren kundër Gjeorgjisë, por nuk patëm mundësi, sepse nuk kishte pasaportë shqiptare”.

    Biasi ka folur edhe për lëndimet e shumta të futbollistëve të tij. “Jam disi i shqetësuar. Dëmtimi i gjatë i Canës, më pas edhe i Ujkanit, pastaj Vangjeli. Këto gjëra realisht të prishin punë. Për të mos harruar këtu edhe Debatik Currin, një mesfushor që përshtatet në disa role, por që periudhën e fundit ka pasur shumë probleme. Gjithsesi, unë mbetem optimist”.

    Ai e ka shprehur nevojën që sa më parë të ketë një ndeshje miqësore, ndërkohë që ende nuk dihet kush do të jetë kundër kuqezinjve.

    “Pa dyshim që na duhet një ndeshje miqësore. Duhet të testojmë skuadrën, na duhet të punojmë pak më tepër bashkë”. Si mundësi për miqësore përmenden Kina ose Arabia Saudite dhe lidhur me këtë, De Biasi thotë: “Po, Kina është një skuadër me të cilën FSHF-ja ka pasur kontakte, por ka edhe skuadra të tjera”.

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,009
    ku lun ky berisha
    JO SEKS PARA MARTESE

  10. #50
    Shqiptar Maska e {A_N_G_E_L_69}
    Anëtarësuar
    11-03-2003
    Vendndodhja
    Switzerland
    Postime
    3,823
    Per Besart Berishen e ke fjalen?
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  11. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,009
    ky portieri
    JO SEKS PARA MARTESE

  12. #52
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Mosha
    35
    Postime
    5,314
    Goldo, Etrit Berisha, ka lindur ne Kosove me: 10 Mars 1989, pra eshte 23 vjeç. Qe nga viti 2008 eshte portier ne ekipin Kalmar FF ne Allsvenskan Suedeze, dmth kategoria e pare ne Suedi. Qe nga mberritja e tij ne kete klub ka zhvilluar deri me tani 32 paraqitje. Flitet qe eshte nje portier i zoti dhe i talentuar. Thone qe ka te ardhme por ta shohim.

    Per mendimin tim per momentin Ujkani eshte i miri qe kemi. Luan ne Seria A dhe nuk eshte pak per nje portier te luaje ne Serine A, me cilindo nga ekipet. Siç e dime Italia shquhet per portiere te zot dhe nuk e kane fatin shume portiere te huaj qe te luajne per nje skuader te Serise A. Por mendoj se si alternative e Ujkanit mund te jete i mire Berisha. Pa dashur ta paragjykoj, sepse ne moshen e atij e gjithe karriera eshte perpara dhe ai mund te shpertheje nga momenti ne moment.

    Sido qe te jete, nese perseritet dhe njehere rasti Strakosha-Beqaj, kombetarja jone do te siguronte porten per shume vite me dyshen Ujkani-Berisha.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  13. #53
    Duhet nje portier i dyte qe te japi siguri se tani per tani nuk kemi tjeter. Ujkani s'ka qene dhe aq mire me kombtaren po fakti qe luan ne Serie A dhe po ben paraqitje te mira atje, e ben titullar te padiskutushem.

  14. #54
    Shqiptar Maska e {A_N_G_E_L_69}
    Anëtarësuar
    11-03-2003
    Vendndodhja
    Switzerland
    Postime
    3,823



    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, ndjen keqardhje që futbollistë si Shaqiri dhe Xhemajli sot nuk janë pjesë e Kombëtares sonë, ndonëse janë shqiptarë. I intervistuar nga “Telecitta”, ai ka thënë se po punon shumë që të rinjtë shqiptarë që kanë lindur jashtë territorit të mund të luajnë me kuqezinjtë në të ardhmen, me qëllim që të ketë sa më pak “rrjedhje”. “Të punosh me një ekip kombëtar është shumë më e vështirë, ose më saktë, shumë më ndryshe sesa të punosh në një klub. Duhet një punë e madhe dhe një përkushtim i pakufishëm për të monitoruar sistematikisht lojtarët. Në këtë rast kemi të bëjmë me një skuadër si Shqipëria, ku pjesa dërrmuese e futbollistëve luajnë në vende të ndryshme të botës dhe shumë larg njëri-tjetrit. Sigurisht, largësia e madhe dhe udhëtimet e gjata nuk na ndihmojnë edhe aq shumë. Megjithatë, unë dhe stafi im jemi të vendosur që të ndërtojmë një skuadër solide dhe të afrojmë gjithë lojtarët që mund t’i shërbejnë këtij ekipi. Mendoni pak: Shaqiri dhe Xhemajli tani luajnë me Zvicrën, sepse janë natyralizuar si të tillë, por në të vërtetë ata janë shqiptarë. Pra, detyra ime është që t’i stimuloj të rinjtë dhe t’i afroj ata në Kombëtaren e tyre. Gjithsesi, ndihem mirë aty dhe dua ta shijoj këtë eksperiencë deri në fund”, – ka deklaruar De Biazi.
    Për Bogdanin “Ai është një futbollist shumë i rëndësishëm për ne, dhe jo vetëm për ne. Ai ka shënuar gola me peshë te Siena, ku më i fundit ishte ai kundër Milanit. Kjo nuk është pak. Unë besoj shumë tek ai dhe mund të them se rreth tij do të ndërtojmë një projekt të rëndësishëm”, – ka thënë trajneri i Shqipërisë.
    Për Çanin “Tani luan te Polonia e Varshavës dhe sipas mendimit tim ai mund të bëjë gjëra mjaft të mira aty. Për herë të parë në Kombëtare e kam thirrur unë dhe mesa duket i kam sjellë fat, sepse iu deshën vetëm dy minuta që të shënonte gol. Dua të theksoj se e vlerësoj shumë atë dhe e kam gjithnjë në konsideratë. Jam i bindur se atë e pret një e ardhme e madhe, sepse ndryshe nga disa kohë më parë, unë kam vërejtur se ai është akoma më tepër agresiv dhe mbi të gjitha është shumë më konkret në zonën e golit. Mund të ecë vërtet mirë. Pavarësisht se kur ishte në Itali nuk mundi të shpërthente, unë mendoj se kjo ndodhi ngaqë nuk i dhanë kohën e nevojshme”, – është shprehur tekniku mbi Edgar Çanin, i cili këtë sezon ka realizuar 11 gola në Poloni.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  15. #55
    Shqiptar Maska e {A_N_G_E_L_69}
    Anëtarësuar
    11-03-2003
    Vendndodhja
    Switzerland
    Postime
    3,823
    Për Italinë “Në Itali rregullat nuk mungojnë, por thjesht ato nuk i respektojnë. Ose ta themi ndryshe: edhe atëherë kur i respektojnë, i trumbetojnë sikur kushedi se çfarë po bëjnë. Këtë e them për situatën në përgjithësi, jo për raste të veçanta. I referohem dhunës në stadiume, kaosit të skandalit të basteve etj. Duhet ta pranojmë se në nivel institucionesh jemi një shembull jo i mirë për të rinjtë dhe për ata që e respektojnë ligjin”, – ka përfunduar Xhani de Biazi. Ai ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Shqipërinë, me opsion rinovimi edhe për dy vite të tjera.


    Çfarë thoshte Josip Kuzhe
    De Biazi nuk është i pari trajner i Kombëtares që komenton zgjedhjet e futbollistëve shqiptarë. Edhe paraardhësi i tij, Josip Kuzhe, e konsideronte si të pakonceptueshëm faktin se si një lojtar kishte mundësinë që të përfaqësonte vendin e tij dhe më pas të zgjidhte flamurin e një kombi tjetër. “Nuk e kuptoj se si Mavraj apo ndokush tjetër refuzojnë vendin e tyre, ndërkohë që e kanë marrë nga një ftesë”, – pat thënë tekniku kroat.


    Shqipëri-Katar, miqësore në Spanjë
    Përfaqësuesja shqiptare do të luajë një ndeshje miqësore kundër Katarit më 22 maj. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga sektori i marrëdhënieve me shtypin në FSHF. Negociatat kishin filluar prej kohësh nëpërmjet agjencive të posaçme që merren me organizimin e ndeshjeve, por vetëm dje është arritur një marrëveshje zyrtare.
    Në Spanjë Ndeshja kundër përfaqësueses arabe do të zhvillohet në Spanjë. Sipas komunikatës së FSHF-së takimi do të luhet në një nga stadiumet e Madridit, por mbetet për t’u konfirmuar se në cilin prej impianteve do të zhvillohet kjo miqësore. Sigurisht që ka fare pak gjasa që ndeshja të luhet në “Santiago Bernabeu”. Orari i ndeshjes gjithashtu nuk është përcaktuar, por detajet do të publikohen gjatë ditëve në vijim.
    Dilemat Përveç Katarit, FSHF-ja kishte marrë një ofertë edhe nga Iraku për të zhvilluar një ndeshje miqësore, por ka qenë trajneri i përfaqësueses, Xhani De Biazi, ai që i ka frenuar vazhdimisht bisedimet. Ai hezitonte të pranonte ftesën e këtyre dy vendeve, pasi ato nuk përfaqësojnë ndonjë futboll me nivel të lartë dhe trajneri kuqezi do të donte t’i maste forcat me një skuadër me nivel. Për këtë arsye, ai kishte pritur deri më 30 prill, sepse shpresonte se do të arrihej marrëveshja me ndonjë skuadër tjetër. Në fund, ai ka zgjedhur Katarin mes të dyjave duke dhënë miratimin që akordi të bëhej zyrtar.
    Testimet Ndeshja e 22 majit do të jetë një test për disa nga lojtarët e përfaqësueses shqiptare. Disa prej tyre që nuk arritën ta bindnin teknikun në miqësoren me Gjeorgjinë më 29 shkurt, pritet që të kenë edhe një shans tjetër. Mësohet gjithashtu se trajneri është i interesuar të njohë potencialin e kuqezinjve kur grupi është i kompletuar, sepse në shkurt munguan disa prej titullarëve si kapiteni Cana, Bogdani, Salihi etj. Një test do të jetë kryesisht për repartin e mesfushës, pasi disa prej lojtarëve (Bakaj, Muzaka dhe Hyka) nuk e bindën trajnerin në ndeshjen me Gjeorgjinë.
    Shpresat Më 22 maj do të luajë miqësore edhe kombëtarja U-21, e drejtuar nga Skënder Gega. Shpresat e Shqipërisë do të zhvillojnë dy ndeshje miqësore në Tirol të Austrisë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet eliminatore të Kampionatit Evropian, kuqezinjtë e kësaj moshe do të kenë përballë në këtë test miqësor moshataret nga Ukraina dhe Maqedonia. Takimi i parë luhet më 22 maj kundër Ukrainës, ndërsa më 25 maj do të përballen me Maqedoninë


    Shansi i Mavrajt
    Ndeshja kundër Katarit mund të jetë edhe debutimi me Kombëtaren shqiptare për qendërmbrojtësin Mërgim Mavraj. Trajneri De Biazi ka deklaruar publikisht se është gati ta thërrasë lojtarin që luan te Grojter Furt. 26-vjeçari do të luajë sezonin e ardhshëm në Bundesligën 1, pasi skuadra e tij siguroi matematikisht ngjitjen në elitë.


    Shqipëria luan kundër vendit më të pasur në botë
    Katari u cilësia nga revista prestigjioze “Forbes” si vendi më i pasur në botë, me GDP vjetore prej 182 miliard dollarësh dhe me një rritje prej plot 19.4%. Katari është gjithashtu një nga vendburimet më të mëdha të naftës dhe gazit natyror, ndërkohë që janë një vend më i vogël sa gjysma e Shqipërisë. Saktësisht, kanë një hapësirë prej 11 mijë metrash katrorë, përkundrejt 28 mijë që ka Shqipëria. Katari ka një popullsi prej 1.8 milionë banorësh, ku 20% e tyre janë arabë, 20% indianë, 10% aziatikë dhe pjesa tjetër nga vende të ndryshme. Në pushtët ndodhet familja Al Thani, e cila është gjithashtu një nga më të pasurat në botë, ndërkohë që pjesë e saj është edhe sheiku që zotëron klubin e Mançester Sitit.


    42 vite kombëtare Në Katar, sporti i futbollit është mësuar nga punëtorët e naftës në vitet 1940-1950, ndërkohë Federata e Futbollit në Katar është krijuar në vitin 1970. Gjithsesi, arritja e tyre më e madhe është finalja e Kupës së Arabisë. Katari është vendi organizator i Kupës së Botës 2022 në futboll, ku pritet të marrë pjesë për herë të parë në këtë kompeticion, pasi deri tani nuk ka arritur të kualifikohet asnjëherë. Të gjitha futbollistët e përfaqësueses luajnë në kampionatin vendës, përveç mesfushorit Hysein Jaser, i cili aktivizohet me belgët e Lierses.
    Natyralizimet Në kombëtare kanë natyralizuar shumë futbollistë të huaj, si brazilianët Fabio Sezar e Markone, uruguaiani Sebastian Soria, ganezët Lorens Kuaje e Xhorxh Kusi dhe senegalezi Baba Malik. Trajner i kombëtares së Katarit është braziliani Paulo Auturi. Ai e ka marrë drejtimin e saj vetëm në shkurt të këtij viti, ndërkohë që ka një karrierë mjaft të pasur drejtuese, duke qenë në krye të klubeve prestigjioze si Flamengo, Kruzerio, Internacional, Sao Paolo, Santos, Benfika, apo kombëtarja e Perusë. Me Santosin, ai fitoi jo vetëm titullin kampion në Brazil, por edhe Kupën Libertadores e Botërorin për klube.


    Problemet me stadiumin, rrezikon Kombëtarja
    Paradoks: Shqipëria, që sot nuk ka asnjë stadium që të përmbushë kriteret e FIFA-s, do të luajë kundër më të pasurve në botë. Sikur të mos mjaftonte kjo, skuadra jonë ka probleme edhe me stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Së fundmi, në plan të parë ka dalë çështja e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, para të cilit do të ndërtohet tashmë një parking nëntokësor, ndaj edhe zhvillimi i ndeshjeve, kryesisht ndërkombëtare, në këtë impiant bëhen të pamundura. Në këtë kontekst, pas letrës së dërguar disa ditë më parë qeverisë shqiptare, FSHF i është drejtuar me një tjetër shkresë zyrtare, këtë herë Bashkisë së Tiranës, me anë të së cilës kërkon shtyrjen e punimeve deri në fund të muajit tetor. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryebashkiakut, Lulzim Basha, i cili do presë sot në një takim presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Sipas FSHF-së, arsyeja kryesore për shtyrjen e punimeve është fakti se Kombëtarja nuk do të ketë mundësi që të zhvillojë ndeshjet e para të kualifikimeve për Botërorin 2014 në këtë impiant. Sipas kalendarit të këtyre kualifikimeve, Shqipëria do të luajë tri ndeshje në shtëpi dhe një në transfertë në muajin shtator-tetor të këtij viti: Shqipëri-Qipro, Zvicër-Shqipëri, Shqipëri- Islandë dhe Shqipëri- Slloveni. “Kombëtarja rrezikon t’i luajë ndeshjet jashtë vendit”, – tha sekretari i FSHF-së, Eduard Prodani.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  16. #56
    Do hyjm ndonjeher ne kapjonatin boteror ne lol

  17. #57
    De Biasi: Luajme me dy skuadra te forta

    Edhe pse nuk ka në dispozicion lojtarët më të mirë të mundshëm në miqësoret me Katarin dhe Iranin, trajneri i kombëtares shqiptare ka pohuar se këto dy ndeshje do t’i shërbejnë atij dhe skuadrës për të patur një ide më të qartë rreth mënyrës se si do të luajë përfaqësuesja jonë në eleminatoret e Botërorit 2014.

    “I kam parë këto dy kundërshtarë, në një miqësore mes tyre që doli 2-2. Irani është më i fortë dhe kjo vërehet edhe në renditjen e FIFA-s, ku ata janë 30 vende sipër nesh. Janë dy teste shumë të rëndësishme dhe shumë të vështira për ne. Mundësia e zhvillimit të 2 miqësoreve njëra pas tjetrës është e rëndësishme për mua pasi më jep mundësinë të njoh më mirë skuadrën. Mua nuk më intereson se kush nuk është, por kush është këtu dhe cfarë do të japë. Të gjithë do të kenë mundësinë të luajnë, por do të mundohem të nxjerr në fushë një skuadër shumë afër asaj që do të luajë në eliminatoret e botërorit”, thotë trajneri kuqezi.

    Ne keto ndeshje pritet te kete debutime pasi eshte thirrur Mavraj qe me pare ka pasur polemika persa i perket perfqesimit te Shqiperise, por edhe lojtare te tjere si portieri Etrit Berisha. Ka dhe lojtare te rinj ne moshe qe kerkojne te komfirmojne vendin e tyre ne kombetare keshtu qe pritet te jene dy miqesore te bukura. Shto ketu edhe faktin qe luhet per here te pare ndaj ketyre skuadrave dhe kjo e ben edhe me interesante.
    Të dielën kombëtarja do të niset për në Spanjë aty ku me 22 maj do të përballet me Katarin. Kjo ndeshje do te zhvillohet ne oren 19:00 me oren e Shqiperise ne Madrid ne stadiumin e Rayo Vallecano, "Campo de Fútbol de Vallecas", qe ka nje kapacitet prej rreth 15.000 tifozesh.

    Pas ndeshjes kuqezinjtë do të kthehen në Shqipëri dhe pas një qëndrimi 2 ditor do të nisen drejt Turqise, pasi me 27 maj do të luajnë miqësoren me përfaqësuesen e Iranit. Kjo ndeshje do te luhet po ne oren 19:00 ne Stamboll ne stadiumin e Beshiktashit qe ka nje kapacitet prej 32.000 vendesh.

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Di gje njeri kush e jep ndeshjen neser? Te drejtat televizive per kte ndeshje i paska Katari dhe cmimi qe kishte kerku ,per platformen supersport kishte qene shume i larte.
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  19. #59
    Shiko njëherë andej nga firstrowsports ose nqs ke DreamBox kontrollo ato kanalet Arabe apo ça janë ca kanale andej (sportive) që nuk i mer vesh njëri...ndoshta i gjen.
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  20. #60
    al jezeera me duket

Faqja 3 prej 54 FillimFillim 123451353 ... FunditFundit

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •