Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12

Tema: Andre Rieu

  1. #1

    Andre Rieu

    Andre Rieu eshte violinisti, muzikanti, kompozitori, dirigjenti, ….qe me muziken e tij mund te bej per vete ne te njejten kohe nje te moshuar apo nje femije, dhe t’i beje ata te kalojne nje kohe shume te kendshme me shfaqjet e tij. Ne 1994, me daljen e albumit “From Holland With Love” (Me dashuri nga Hollanda), Rieu shkaktoi nje riperteritje te valsit ne te gjithe Europen, e me pas ne te gjithe boten. Nje nga pjeset e albumit ishte 'Waltz No. 2 nga Jazz Suite No. 2', kompozuar nga Dmitry Shostakovich, qe me sugjerimin e gruas, Rieu e quajti “Second Waltz” (Valsi #2), u be hit dhe albumi qendroi ne dhjete klasifikimet me te mira gjate gjithe vitit. Qe nga ajo kohe Andre Rieu eshte quajtur “King of Waltz” (Mbreti i Valsit).

    Rieu lindi ne Tetor te 1948 ne Hollande ne nje familje muzikantesh. Ai filloi studimet per muzike qe ne moshen 5 vjecare. Me pas vazhdoi studimet ne Bruksel, ku edhe fitoi cmimin Premier Prix. Qe ne vitet e universitetit ai pa reagimin e publikut ndaj valsit dhe kjo i dha idene e krijimit te “Johann Strauss Orchestra” dhe kompanine e tij ne 1987. Ne fillim orkestra e tij kishte vetem 12 instrumentist, ndersa sot numerohen 43, ose edhe 50 instrumentist ne skena te medha. Andre Rieu se bashku me orkestren e tij kane nxjerr disa albume, me te cilat ka marr edhe shume ēmime, si dhe kane dhene shume koncerte ne vende te ndryshme te botes.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    Jo vetem nje muzikan i njohur, por edhe shume humor...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Oh paska teme per Riu. E vertete qe eshte edhe humorist kur e sheh
    Isha duke e degjuar pak mepare

    The Blue Danube Waltz e kompozuar nga Johann Strauss.



  4. #4
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anėtarėsuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Nje artist i shkelqyer shume i mirepritur ketu ne New England.

    Komunikon me publikun direkt ne shume gjuhe.

    Me poshte eshte koncerti i tij ne qytetin e tij te lindjes Maastricht.

    http://youtu.be/OFu91jzli6o



    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gjirfabe : 23-04-2012 mė 22:58

  5. #5
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar mė parė nga gjirfabe Lexo Postimin
    Nje artist i shkelqyer shume i mirepritur ketu ne New England.
    Gjirfabe, di gje jep koncerte ne Amerike?
    Eshte fantastik, po ashtu edhe musical ensemble qe e shoqeron.




  6. #6
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Po, ka dhene shume koncerte ne US.
    Ne Florida ka ardhur gjithmone ne muaji prill, pervec vjet dhe sivjet.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anėtarėsuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    Dhe mua me pelqen shume shume
    "Mė e mira ėshtė armike e sė mirės"

  8. #8
    Gentle Creature Maska e starbright
    Anėtarėsuar
    17-07-2007
    Postime
    884

    Andre Rieu


  9. #9
    Gentle Creature Maska e starbright
    Anėtarėsuar
    17-07-2007
    Postime
    884

    Pėr: Andre Rieu


  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Andre Rieu

    Andre Rieu pushton botėn, njė stradivarius i pazėvendėsueshėm

    Me miliona njerėz nė tė gjithė botėn zgjedhin ēdo muaj tė vitit, tė jenė pjesė e eventeve me muzikė klasike.
    Koncertet komerciale kanė pushtuar tregun muzikor botėror, por ėshtė e dukshme qė kanė gjithmonė dėshirė pėr muzikėn e vėrtetė dhe pėr tė qenė pjesė e eventeve elitare klasike.

    Kėrkesat e tyre janė ēdo vit nė rritje, pėr tė dėgjuar live orkestrat mė tė famshme dhe instrumentistėt mė nė zė, qė luajnė kryeveprat e muzikės klasike botėrore, por edhe hite nga Queen, Metallica, Nirvana, The Doors, Michael Jackson.
    Meloditė e kėngėve mė tė famshme risillen nga orkestrat filarmonike nė stil klasik modern. Koncertet e Filarmonisė sė Vjenės, “Summer Nights Concert”, “Andre Rieu me Strauss Orchestra”, “David Garret Tour”, “2 Cellos”, ” La Scala Philarmonic Orchestra “,”Berlin Philarmonic Orchestra” “London Symphonye Orchestra”, “Tokyo Philarmonic Orchestra”, “San Francisco Symphony Orchestra”, “Czech Philharmonic Orchestra”, zhvillojnė eventet mė tė mėdha open space dhe tė renditura nė top listėn e eventeve mė elitare tė muzikės klasike.

    Turnetė e tyre zhvillohen nė tė gjithė kontinentet dhe publiku pjesėmarrės nė njė event ėshtė mesatarisht rreth 35,000 persona.

    Pėr tė qenė pjesėmarrės nė ndonjė nga kėto evente, tė duhet pak fat, pasi tė sigurosh njė biletė, duhet t’a prenotosh mbi njė ose dy muaj pėrpara datės sė eventit dhe ēmimet e tyre variojnė nga 250 euro deri nė 700 euro mesatarisht.

    Fronin e rekordit “Over Sold Classical Event”, kėtė vit, por edhe vitin e kaluar e mban violinisti Andre Rieu, ku kėrkesat pėr tė qenė pjesė e eventeve tė tij janė aq tė shumta, sa ai kėtė sezon zhvillon nė vendlindjen e tij, spektaklin e tij 4 netė pėrgjatė njė jave dhe ka ēdo mbrėmje audiencė rreth 26,000 persona.

    Rieu shquhet pėr talentin, karizmėn dhe spektaklin qė ofron bashkė me orkestrėn e tij tė themeluar qė prej vitit 1987 “Johann Strauss Orchestra”, si dhe ėshtė violinisti mė i paguar nė botė, me mbi 30 milionė albume tė shitura.
    Rieu, ėshtė njė ndėr personalitetet mė me influencė nė muzikėn klasike.

    Andre Rieu ka nė pronėsi kėshtjellėn ‘De Torentjes’, tė ndėrtuar nė 1525, ku banon bashkė me familjen e tij. Tė ardhurat e tij financiare janė rreth 45 milionė dollarė.

    http://konica.al/2017/08/andre-rieu-...sueshem-video/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 28-08-2017 mė 15:46

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Andre Rieu



    André Rieu ft. Lou Bega - Mambo No. 5 (A Little Bit of...)

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Andre Rieu



    Andre Rieu - Concert Israel, Tel Aviv - 2018

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •