Andre Rieu eshte violinisti, muzikanti, kompozitori, dirigjenti, .qe me muziken e tij mund te bej per vete ne te njejten kohe nje te moshuar apo nje femije, dhe ti beje ata te kalojne nje kohe shume te kendshme me shfaqjet e tij. Ne 1994, me daljen e albumit From Holland With Love (Me dashuri nga Hollanda), Rieu shkaktoi nje riperteritje te valsit ne te gjithe Europen, e me pas ne te gjithe boten. Nje nga pjeset e albumit ishte 'Waltz No. 2 nga Jazz Suite No. 2', kompozuar nga Dmitry Shostakovich, qe me sugjerimin e gruas, Rieu e quajti Second Waltz (Valsi #2), u be hit dhe albumi qendroi ne dhjete klasifikimet me te mira gjate gjithe vitit. Qe nga ajo kohe Andre Rieu eshte quajtur King of Waltz (Mbreti i Valsit).
Rieu lindi ne Tetor te 1948 ne Hollande ne nje familje muzikantesh. Ai filloi studimet per muzike qe ne moshen 5 vjecare. Me pas vazhdoi studimet ne Bruksel, ku edhe fitoi cmimin Premier Prix. Qe ne vitet e universitetit ai pa reagimin e publikut ndaj valsit dhe kjo i dha idene e krijimit te Johann Strauss Orchestra dhe kompanine e tij ne 1987. Ne fillim orkestra e tij kishte vetem 12 instrumentist, ndersa sot numerohen 43, ose edhe 50 instrumentist ne skena te medha. Andre Rieu se bashku me orkestren e tij kane nxjerr disa albume, me te cilat ka marr edhe shume ēmime, si dhe kane dhene shume koncerte ne vende te ndryshme te botes.
Krijoni Kontakt