Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Shpëtoni Rrugën e Kombit!

    Shpëtoni Rrugën e Kombit!


    Opinion e Premte, Dhjetor 9th, 2011

    BLENDI FEVZIU

    Ajo që shumëkush e quan në dy vitet e fundit plot krenari “Rruga e Kombit”, duket se meriton sot, as më shumë e as më pak, titullin e një filmi të famshëm të Hollivudit, “Shpëtoni ushtarin Rajan”! Por, ndryshe nga ushtari i devotshëm Rajan, që kërcënohej nga zjarri armik, shpëtimi i të cilit kërkoi jo pak sakrifica nga ushtria amerikane, “Rruga e Kombit” kërcënohet nga ne vetë dhe kërkon pak, fare pak mund, që të mos përfundojë si dhjetëra rrugë të tjera në Shqipëri. Thënë ndryshe, që të mos humbasë e gjarpërojë mes stacioneve të benzinës që shpeshherë shërbejnë edhe si hotele, motele, lavazhe, piano-bare e, pse jo, edhe pishina për t’u freskuar në të nxehtin e verës. Që anës saj të mos ngrihen varreza makinash dhe dyqane, ku mund të dallosh tabelën: Shesim kondicionerë, kapele dhe goma makinash! Që mu aty ku mbaron vizimi i rrugës në vend të posteve të emergjencës të mos ngrihen qendra industriale dhe të mos stivohet hekur, beton apo thasë çimentoje. Që gjurma e rrugës të mos përzihet me baltën anash saj dhe që fshatarët e zonës të mos kalojnë nga një anë në tjetrën sikur kanë dalë për shëtitjen e mbrëmjes!
    Për fatin tonë të keq, mjerimi i rrugëve shqiptare, një mjerim tipik dhe krejtësisht “Made In Albania”, që nuk e gjen askund në botë, ka filluar të kaplojë edhe të vetmen rrugë të standardeve ndërkombëtare në Shqipëri, Rrugën e Kombit. Ose më mirë të thuhet, atë segment të saj të ndërtuar rishtas nga Rrësheni në Morinë! Udhëtimi përmes saj, që ishte një kënaqësi e veçantë dhe që mund të mbetet ende e tillë nëse ndërhyjmë shpejt, ka filluar jo në pak vende të kthehet në një stres.
    Në një segment të rrugës së ndërtuar nga kompania “Bechtel-Enka”, diku në afërsi të Repsit, ose më pas, ndarja në mes është sharruar, duke lejuar kthimin e makinave në sens të kundërt! Nuk e di se ç’mund të ndodhte në një vend të botës nëse autostrada sharrohej në një pjesë të saj, por di që në Shqipëri, edhe kronikat televizive të bëra për këtë problem, s’kanë provokuar asnjë reagim. Në një vend ku po të thyesh një xham shkon në polici, të sharrosh autostradën kryesore në vend, të heqësh 10 metra hekura dhe t’i hedhësh në ndonjë kanal, s’përbën asnjë problem. Nuk po them se sa është kostoja e kësaj, në një rrugë që ka kapur miliardin, por di të them se kostoja e jetës së ndonjë shoferi të pafat që do të përplaset me makinat që kthehen aty pa teklif është e pallogaritshme. Sepse ne po çojmë çdo udhëtar të asaj rruge drejt aksidentit dhe humbjes së jetës për neglizhencë, papërgjegjshmëri ose edhe me qëllim.
    Në anë të rrugës, duke sharruar po kaq lehtësisht rrethimin anësor, janë shfaqur benzinatat e para, hotelet e restorantet, diku një kështjellë që Zoti e di ç’do të jetë dhe katër-pesë terrene të sistemuara ndërkohë, gati për t’u ndërtuar. Nuk e di nëse ka ndërhyrë njeri për këtë gjë, por s’është çudi që të gjitha ato të jenë pajisur me leje komunash apo edhe më lart, duke u ngulur si thika mbi një rrugë që është e të gjithëve dhe që u ka kushtuar shqiptarëve shumë prej investimeve të këtyre gjashtë viteve. Madje, tani mund të thuhet që nuk është më vetëm e jona, por edhe e shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë, që e përdorin po kaq shumë atë rrugë.
    Segmenti nga Kukësi në Morinë është edhe më i masakruari. Çdo 100 metra ndarjet janë sharruar, duke i mundësuar çdo banori të zonës ta marrë kthesën përpara shtëpisë së tij, pa u lodhur të bëjë 5 kilometra dhe të kthehet në vendin e caktuar. Arteria kryesore e shqiptarëve është shndërruar në segmentin “Kukës-Morinë”, në një rrugë lokale ku dalin për xhiro benz-at 240 të popullatës lokale, karrocat me dru e bar dhe ku ndërtimet anës rrugës janë më se normale, madje edhe me shitës ambulantë. Të ecësh në këtë segment është më e vështirë se të ecësh në çdo rrugë tjetër të Shqipërisë. Ende nuk e kam kuptuar se përse kjo rrugë u mbyll në mes, u konsiderua një autostradë e mirëfilltë dhe më pas u sharrua sërish për t’u kthyer në një rrugë fshati!
    Sinjalistika në dy anët e rrugës lë po kaq për të dëshiruar. Shenjat prej fosfori që të orientojnë natën gjenden vetëm aty-këtu, ndërsa sapo kalon në pjesën kosovare, gjithçka është perfekte. Jo vetëm ato, por edhe rrethimi, vijëzimi e madje edhe mbyllja me rrjetë për të ndaluar kalimin e pakontrolluar të kafshëve. Rrugën në dy anët e kufirit e ka ndërtuar po ajo kompani dhe dy standardet e ndryshme, në dy anët e kufirit janë të palejueshme!
    Për fatin tonë të keq, kontrolli i territorit dhe respektimi i ligjit në këtë drejtim ka qenë dështimi më i madh i shoqërisë në 20 vitet postkomuniste. Ndërtimet pa leje dhe, mbi të gjitha, në kundërshtim jo me një, por dy-tri ligje njëherazi, nuk janë ndëshkuar thuajse në asnjë rast. Tani, në momentin që po tentojmë të ndërtojmë dhe të zbatojmë një standard botëror, siç ndodh me rrugën “Durrës – Kukës”, rrezikojmë të bëjmë të kundërtën. Ky është rasti më i mirë që do të dëshmojmë se tani e tutje do të kalojmë në një standard të ri, atë që njeh gjithë bota, ose ta kthejmë edhe atë në standardin e zakonshëm shqiptar, ku çdo gjë e bukur bjerret në shëmtimin e kryekomunarëve ose fshatarëve që ligjin e konsiderojnë gjënë më pa vlerë në botë. Dhe i kthejnë rrugët, por edhe çdo pjesë të territorit në Shqipëri, në një kartolinë të trishtë ndërtimesh mizerabël, me hekurat mbi to, gati për të vijuar katin tjetër.
    Ndaj, sa nuk është ende vonë, sa nuk kemi thënë ende: tani s’kemi ç’bëjmë, le ta shpëtojmë Rrugën e Kombit. Të fillojmë me të, nëse duam të shpëtojmë edhe vetë kombin nga mungesa e ligjit dhe pandëshkushmëria e atij që e shkel atë…

    panorama

  2. #2
    E vertete shume e vertete, per fat te keq.

    E kam provuar vete sivjet ne vere dhe ishte pike per pike siç e pershkruan artikullshkruesi.

    Eshte e çuditshme se nga e marrin kurajon disa njerez per t'ju kundervene shtetit, per t'ju kundevene shumices dermuese te shqiptareve.

    Eshte me i çuditshem mosreagimi i strukturave shteterore, qe jane te ngarkuara me ligj per kete pune.

    Te vjen me te vertete turp kur nget makinen ne pjesen nga hyrja e Kukesit deri ne kufi, pra Morin-Vermice.

    Makina qe ndalen ku t'ju teket, makina qe hyjne e dalin ku t'ju teket, njerez qe kapercejne rrugen si e ku t'ju teket (kjo ndodh thuajse ne 99% te rrugeve shqiptare).

    Veçanerisht e padurueshme eshte pjesa ne hyrje te doganes se Morinit, ku nuk e merr vesh i pari te dytin dhe per pak gje merr emer te keq i gjithe ky investim.

    E pra ne ate pjese (qe mund te quhet dhe ende e paperfunduar sepse po punohet per dublimin e saj), kalon kryeministri, kalojne ministra, kalojne njerez te te gjitha kategorive dhe asnje reagim?

    Priten mbrojteset metalike te rruges, demtohen tabelat rrugore, gjuhet me gure ne rruge, demtohen sinjalistika, kaloje kafshe etj dhe çdo gje kalohet si e parendesishme.

    Mua me ben pershtypje dhe mosreagimi i shoqerive te sigurimit, sa i perket sigurise ne rruge.

    Shteti duhet te alarmohet per shumçka, komunat ku ju kalon kjo dhurate duhet te sensibilizojne opinionin (ah medet çfare kryetar komunash ka ajo zone!), policia rrugore duhet ti kushtoje vemendje te veçante gjate 24 oreve asaj rruge, sepse nuk eshte nje rruge qe lidh Kosoven me Shqiperine e as Morinin me Vermicen, por eshte nje segment nderkombetar dhe do te na beje qesharake ne sy te botes.

    Te pakten shpresoj se Top-Channel do te reagoje duke derguar aty kameren e fshehte qe ti diskreditoje te medhenj e te vegjel, se nuk shtyhet gjithe jeten keshtu! Dikush duhet te ndjehet pergjegjes ne ate vend dhe dikush duhet te vihet para pergjegjesise.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 10-12-2011 më 11:47

  3. #3
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anëtarësuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Po a nuk ka aty ndonje shoqeri qe menaxhon autostraden ?
    Thashe ashtu kot , se po lexoja neper forum sukseset e Shqiperise fale liberalizimit dhe privatizimit, si dhe falimentimin e Greqise per shkak te politikave centralizuese.
    Zakonisht autostradat mirembahen nga shoqeri private ose ente shteterore te licencuara, kundrejt nje takse ndaj komoditetit dhe per amortizimin e vete autostrades., si dhe sherbimet qe gjen atje
    Ka vende si Luksemburgu, Belgjika , Hollanda qe taksa paguhet ne formen e nje vignette, apo Anglia ku paguhet indirekt. Pra eksperiencat se si duhet vepruar nuk mungojne , por me sa duket politikanet Shqiptare udhetojne vetem me aeroplan
    La vida es un carnaval

  4. #4
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga brandon Lexo Postimin
    Po a nuk ka aty ndonje shoqeri qe menaxhon autostraden ?
    Thashe ashtu kot , se po lexoja neper forum sukseset e Shqiperise fale liberalizimit dhe privatizimit, si dhe falimentimin e Greqise per shkak te politikave centralizuese.
    Zakonisht autostradat mirembahen nga shoqeri private ose ente shteterore te licencuara, kundrejt nje takse ndaj komoditetit dhe per amortizimin e vete autostrades., si dhe sherbimet qe gjen atje
    Ka vende si Luksemburgu, Belgjika , Hollanda qe taksa paguhet ne formen e nje vignette, apo Anglia ku paguhet indirekt. Pra eksperiencat se si duhet vepruar nuk mungojne , por me sa duket politikanet Shqiptare udhetojne vetem me aeroplan
    po dhe vignetet ka mangut Shqiperia

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    po ky BLENDI kujt i drejtohet ?
    kur e fton BERISHEN ne OPINION perse nuk ja ngre shqetesimin direkt sy per sy por i vjen verdall e verdall neper mediat e tjera, por i ben pyetje per EDIN dhe opoziten

    n q se ka nje gazetar apo nje media qe mund te ndikoje direkt ne shtet per ta ngritur kete shqetesim ,eshte BLENDI me KLAN TV ,por muabeti eshte se ne shqiperi nuk gjen media dhe gazetare te pavarur,jo se per gje por ngelesh pa pune


    FIKS FARE e ka dhene kush e di sa here se cfare po ndodh ne ate rruge por nuk i ha njeriu


    dhe nje dicka tjeter me ka bere pershtypje ne kete artikull se te pakten e pranoj qe eshte e vetmja rruge qe mund te quhet autostrade apo deri diku me standarte ,se kur priten shiritat e rrugeve SALA flet per autostrada me standarte evropiane qe per fat te keq mendoje se rruge fshati jane .1 kalimeshe

  6. #6
    Pervec miljardit te eurove, tani na duhet te paguajm dhe mbirmajtjen e autostrapit. Keshtu eshte kur qeveria i mer votat duke ndertuar rruge me taksapagusit shqiptar dhe nuk i koncensionon, pastaj mburret me rruget sikur ti kishte paguar nga xhepi i politikaneve. Shpresoj te kushtoje edhe nje miljard tjeter mirmbajtja qe mos ti ngeli hatri Greqise pastaj si e vetmuar ne krizen rajonale
    Revolution 1848

  7. #7
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Shpëtoni Rrugën e Kombit! Nga kush? Nga shqiptaret dhe nga shteti i tyre?
    Te kerkohet ndihme ne Nato.. ka menduar ndokush..

    me ka bere pershtypje ne kete artikull se te pakten e pranoj qe eshte e vetmja rruge qe mund te quhet autostrade apo deri diku me standarte
    Po çfare autostrade a çfare standardi..
    Si çdo gje tjeter ne trojet tona.. me standarde leshi!
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    Po çfare autostrade a çfare standardi..
    Si çdo gje tjeter ne trojet tona.. me standarde leshi!

    __________________

    personalisht nuk e kame bere ate rruge por thjeshte cfare kame pare ne TV prandaj thashe deri diku me standart

    por te thuash per rrugen tirane-durres superstrade te duket sikur te bejen budall me zor
    ky term perdoret dhe neper TV ,LAJME ETJ ETJ


    kjo autostrade do dali si SUDJA per ne shqipetaret

  9. #9
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Nuk dua ta nenvleresoj rrugen.. eshte ar i kulluar.. ne kosovaret e dime mire, me shume se ç'nevojitej eshte por kjo s'prish pune, ndoshta ne te ardhmen shfrytezohet per kapacitetin qe ka.
    Vetem se ta quash autostrad mendoj se nuk e meriton.. sikur ta quash Kosoven shtet te pavarur.. pavarsi leshi.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  10. #10
    E mo Luli vogel sa te kam xhan une ty. Mos harro te ndjekesh edhe ne Tirane te tilla norma infrastrukture perendimore. Lum populli per ty dhe mjere une per popullin qe te voton ty



    Revolution 1848

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •