Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711

    Tiranë: Qeveria bën publike pasuritë e nëntokës

    Pasuritë minerare të vendit janë tani të pasqyruara saktë në hartën e fundit të burimeve minerare me shkallë 1 me 200 mijë, e prezantuar dje nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Kjo hartë ecën në të njëjtin drejtim me strategjinë minerare të vendit, duke ofruar më shumë transparencë për planifikimin minerar. Prezantimi i kësaj harte të përgatitur nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar pas një pune të gjatë, u bë dje nga ministri Nasip Naço, zëvendësministri Neritan Alibali, drejtori i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, Adil Neziraj dhe drejtues të tjerë pranë METE-s. Ministri i Ekonomisë, Nasip Naço, në fjalën e tij gjatë aktivitetet të djeshëm, vlerësoi punën e kryer për hartimin e kësaj harte dhe, mbi të gjitha, e vuri theksin në pasuritë që ka vendi ynë. Edhe pse ka një sipërfaqe të vogël, Naço këto pasuri i ilustroi duke iu referuar mineraleve të nxjerra ndër vite nga nëntoka shqiptare, duke dhënë me shifra edhe prodhimin. Harta e re e burimeve minerare vjen pak kohë pas miratimit të legjislacionit për sektorin minerar, duke plotësuar kështu panoramën e strategjisë së plotë të ndjekur për këtë sektor. Harta, që ka një shkallë 1 me 200 mijë, pasqyron saktë burimet e nëntokës dhe zonat se ku gjenden ato, duke filluar nga burimet minerare metalore e deri tek ato energjetike. Aktualisht është duke u punuar që të përgatitet edhe një hartë tjetër më e detajuar me shkallë 1 me 50 mijë për qarqet në vend.

    PASURITË
    Harta e burimeve të nëntokës reflekton zonat më të pasura më minerale në vend. Por cilat janë disa nga këto pasuri?

    BURIMET MINERARE SIPAS METE

    TË ZBULUARA

    437 milionë tonë naftë
    13 miliardë metra kub gaz
    800 milionë tonë qymyr
    57 milionë tonë kromite
    69 milionë tonë bakër
    300 milionë tonë hekur-nikel
    230 milionë tonë nikel-silikat
    133 milionë tonë titano-magnetik
    13 milionë tonë bokside
    500 milionë tonë kripë guri
    108 milionë tonë olivinite
    108 milionë tonë dolomite
    54 milionë tonë fosforite

    JANË PRODHUAR
    50 milionë tonë naftë
    10 miliardë metra kub gaz
    38 milionë tonë qymyr
    25 milionë tonë mineral kromiti
    21 milionë tonë mineral bakri
    56 milionë tonë hekur-nikel

    VENDBURIME NË HARTË
    15 vendburime nafte
    6 vendburime gazi
    500 vendburime të mineraleve të
    ngurta, nga të cilat:
    293 vendburime kromi
    108 vendburime bakri
    21 vendburime hekur-nikel
    45 vendburime qymyrguri


    Urdhri i Kryeministrit:Berisha: Ministritë të tregojnë të gjitha licensat

    Të gjitha autorizimet e dhëna nga ministritë apo institucionet e tjera qendrore përgjatë viteve 2009, 2010 apo 2011 në përftim të subjekteve të ndryshme tregtare, do të kalojnë në sitë. Me një urdhër të Kryeministrit Sali Berisha është kërkuar që institucionet të dorëzonin deri më 30 nëntor gjithë detajet e autorizimeve pranë Ministrisë së Ekonomisë. Kjo nismë duket se vjen si një kërkesë për të inventarizuar të gjitha “licencat” e dhëna në vend për shërbime të ndryshme, por që nuk kalojnë nga Qendra Kombëtare e Licencimit dhe që janë lëshuar nga ministrat dhe titullarët e institucioneve qendrore për subjektet e ndryshme tregtare që operojnë në Republikën e Shqipërisë. Urdhri i kreut të Ekzekutivit përfshin që në dokumentacionin që këto institucione do të paraqesin pranë METE-s të përfshihen edhe të dhëna për bazën ligjore përkatëse, nga ligji deri tek udhëzimet, si dhe për kriteret e formularët e aplikimeve, gjithashtu edhe “listën me të gjitha subjektet e identifikuara, llojin e autorizimeve, sipas fushës së veprimtarive dhe me afatet e vlefshmërisë së tyre me të cilat këto subjekte janë pajisur për vitet 2009, 2010 dhe 2011. Kjo nismë në urdhrin e Kryeministrit shpjegon se Ministria e Ekonomisë, në bazë të kësaj, duhet të hartojë propozime konkrete për të mundësuar që gjithë kompetencat e autorizimeve të kalojnë nga duart e ministrive tek QKL.

    NERTILA MAHO
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 07-12-2011 më 12:58

  2. #2
    Pse akoma nuk e kishim nje harte te tille neve?? Edhe femijet e dine qe Shqiperia ka pasuri te shumta, vetem se ia japim te huajve e nuk i shfrytezojme vete

    La vita non si spiega, si VIVE!

  3. #3
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Pse akoma nuk e kishim nje harte te tille neve?? Edhe femijet e dine qe Shqiperia ka pasuri te shumta, vetem se ia japim te huajve e nuk i shfrytezojme vete


    Ka Shqiperia know-how e duhur per te shfrytezuar burimet minerare dhe ato nentokesore ??? Kam pershtypjen se akoma perdoret know-how i viteve '70 gjate vellazerise me kinezet ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Ka Shqiperia know-how e duhur per te shfrytezuar burimet minerare dhe ato nentokesore ??? Kam pershtypjen se akoma perdoret know-how i viteve '70 gjate vellazerise me kinezet ...
    E pra... as nuk e dine se ca eshte know-how duam edhe te hyme ne europe ne!
    Te ne funksionon gjithcka mbrapsht... ne i themi te tjerve bujrum!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  5. #5
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    E pra... as nuk e dine se ca eshte know-how duam edhe te hyme ne europe ne!
    Te ne funksionon gjithcka mbrapsht... ne i themi te tjerve bujrum!


    Shiko se specialistet nuk krijohen tak fak sa hap e mbyll syte. Shqiperia specialistet e naftes i çoi para toges se pushkatimit e ne Qaf-Bar e Spaç.

    Do i thuash te tjereve bujrum se nuk mund te besh ndryshe. Nuk jemi ne te paret qe ftojme te huajt te shfrytezojne burimet tona. Gjithçka varet tek menyra e kontraktimit ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Shiko se specialistet nuk krijohen tak fak sa hap e mbyll syte. Shqiperia specialistet e naftes i çoi para toges se pushkatimit e ne Qaf-Bar e Spaç.

    Do i thuash te tjereve bujrum se nuk mund te besh ndryshe. Nuk jemi ne te paret qe ftojme te huajt te shfrytezojne burimet tona. Gjithçka varet tek menyra e kontraktimit ...
    E pra e, po ato te Spaçit kane mbi 20 vjet ... kaq e veshtire paska qene te gjinden disa specialista "demokrat"?? Mos e kalo temen ne lufte politike pliz

    Te huajt le te vijne, s'kam asgje kunder, por ama ti qe i pret veri ca kushte e jo ti lesh territor te hapur. Keto menyrat e kontraktimit duhet te jene ne favor te vendit e jo ne favor te politikaneve qe merren me to... kshuqe, sille nga te duash muhabetin, turp per ne qe nuk dime ti menaxhojme!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  7. #7
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    E pra e, po ato te Spaçit kane mbi 20 vjet ... kaq e veshtire paska qene te gjinden disa specialista "demokrat"?? Mos e kalo temen ne lufte politike pliz

    Te huajt le te vijne, s'kam asgje kunder, por ama ti qe i pret veri ca kushte e jo ti lesh territor te hapur. Keto menyrat e kontraktimit duhet te jene ne favor te vendit e jo ne favor te politikaneve qe merren me to... kshuqe, sille nga te duash muhabetin, turp per ne qe nuk dime ti menaxhojme!


    Te lutem me thuaj sa studente jane laureuar ne Gjeologji - Miniera gjate ketyre 20 vjeteve ???

    I permenda naftetaret e ekzekutuar jo per qellim politik. Kur mungojne mesuesit nga do te mesojne nxenesit ?!?

    Menyrat e kontraktimit jane kudo ne bote ne favor te politikaneve. Eshte çeshtje tjeter sa merr politikani per vehte dhe sa i le kombit ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Te lutem me thuaj sa studente jane laureuar ne Gjeologji - Miniera gjate ketyre 20 vjeteve ???

    I permenda naftetaret e ekzekutuar jo per qellim politik. Kur mungojne mesuesit nga do te mesojne nxenesit ?!?

    Menyrat e kontraktimit jane kudo ne bote ne favor te politikaneve. Eshte çeshtje tjeter sa merr politikani per vehte dhe sa i le kombit ...
    Po do kete ore te laureuar dhe ne miniera e gjeologji, e pamundur te mos kete. Nejse, nuk eshte ky problemi... edhe po ti kishim prape se prape keq do ishim kanosur.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  9. #9
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Po do kete ore te laureuar dhe ne miniera e gjeologji, e pamundur te mos kete. Nejse, nuk eshte ky problemi... edhe po ti kishim prape se prape keq do ishim kanosur.


    Meqe e thua ti ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •