Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1

    Luajmë me dykuptimësinë e fjalive

    Duke shikuar një film doli një fjali në përkthim që më bëri përshtypje se kishte dy kuptime dhe cilindo kuptim që ta marrësh është i saktë.

    Ja po e jap edhe fjalinë:

    Nuk mund të flas më me zë të lartë!

    Gjeni dykuptimësinë e kësaj fjalie, njëherësh sillni edhe ju fjali të tilla!
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 06-12-2011 më 20:31
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    Nuk mund të flas më me zë të lartë!
    Une mendoj se fjalia e mesiperme percjell vetem nje kuptim.
    Behet fjale per nje peron i cili vetdeklaron nje ndryshim ne te foluren e vet, pra, per nje arsye ai nuk mund te flase me me ze te larte.
    Kush gjen kuptim te dyte, do te thote se ka shtuar ose hequr dicka nga fjalia e mesiperme, them une keshtu, jo se keshtu eshte.
    Gezuar!

    per te vazhduar lojen....

    Vetem nje shenje pikesimi mund te ndryshoje 180 grade fjaline e meposhtme.
    -Ta pijme te gjithe shishen, e pamundur te leme gjysmen.
    Gezuar!
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  3. #3

    ose

    Fol më shpejt!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #4
    Gjurmë në Pentagram ♪... Maska e symphony
    Anëtarësuar
    04-06-2009
    Vendndodhja
    Në luginën e dashurisë.
    Postime
    2,622
    Fol më, shpejt!
    dhe
    Fol, më shpejt!

    Ja një fjali tjetër:

    Mëso si babai gomar mos u bë!
    Love has no limits

  5. #5
    Me qen, te gjithe do te thone se nuk je vetem.
    Paqe!
    Paqe!

  6. #6
    Gjurmë në Pentagram ♪... Maska e symphony
    Anëtarësuar
    04-06-2009
    Vendndodhja
    Në luginën e dashurisë.
    Postime
    2,622
    Citim Postuar më parë nga Kryqi i Paqes Lexo Postimin
    Me qen, te gjithe do te thone se nuk je vetem.
    Paqe!
    Me qenë të gjithë, do të thotë se nuk je vetëm.
    Love has no limits

  7. #7
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    Kjo tema me kujtoi nje barsalete .... Dikush ishte denuar dhe do lirohej ... por ata qe e shkruajten telegramin nuk ishin shume mire me gramatiken

    Urdheri ishte ky ...

    Te lirohet , ne asnje menyre te denohet !


    Te cilin e shkruajten keshtu ...lol

    Te lirohet ne asnje menyre, te denohet

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga Enii Lexo Postimin
    Kjo tema me kujtoi nje barsalete .... Dikush ishte denuar dhe do lirohej ... por ata qe e shkruajten telegramin nuk ishin shume mire me gramatiken

    Urdheri ishte ky ...

    Te lirohet , ne asnje menyre te denohet !


    Te cilin e shkruajten keshtu ...lol

    Te lirohet ne asnje menyre, te denohet
    I denuari ishte denuar me varje, dhe erdhi telegrami nga komanda me kete tekst pa asnje shenje pikesimi...

    Varje e pamundur te lirohet...
    I denuari shpetoi vetem nga nje presje...

    Varje e pamundur, te lirohet ! E keshtu shpetoi i denuari i gjore!

  9. #9
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    haha kjo e jotja qenka me e bukur . i like it

  10. #10
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga symphony Lexo Postimin


    Ja një fjali tjetër:

    Mëso si babai gomar mos u bë!
    1- Mëso, si babai gomar mos u bë!

    2- Mëso si babai, gomar mos u bë!

  11. #11
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga Gi de Masha Lexo Postimin

    Ja po e jap edhe fjalinë:

    Nuk mund të flas më me zë të lartë!

    Gjeni dykuptimësinë e kësaj fjalie, njëherësh sillni edhe ju fjali të tilla!
    1- Nuk mund të flas, më me zë të lartë!

    2- Nuk mund të flas më, me zë të lartë!

  12. #12
    Citim Postuar më parë nga Gi de Masha Lexo Postimin
    Duke shikuar një film doli një fjali në përkthim që më bëri përshtypje se kishte dy kuptime dhe cilindo kuptim që ta marrësh është i saktë.

    Ja po e jap edhe fjalinë:

    Nuk mund të flas më me zë të lartë!

    Gjeni dykuptimësinë e kësaj fjalie, njëherësh sillni edhe ju fjali të tilla!
    unë te ky shembull i kam gjetur këto dy kuptime:

    1. Nuk mund të flas më me zë të lartë! që ka kuptimin: ta zëmë kam folur 20 minuta me zë të lartë, prandja s'mund të flas më gjatë me zë të lartë ( edhe 20 minuta të tjerë ). Këtu nënkuptohet: gjatësia - kohë.

    në rastin tjetër ( nuk është krejt i mirëfilltë, por i mundshëm)

    2. Nuk mund të flas më me zë të lartë!, këtu ka kuptimin, kur i themi dikujt te flasë me zë më të lartë, ndërkaq ai thotë se nuk ka mundësisi të flas me zë më të lartë nga c'është duke folur: më me zë të lartë! Këtu nënkuptohet lartësia e zërit.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •