Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323

    Vargje te nje zemre qe nuk jeton me!!!

    Keto jan poezi te krijuara nga nje shoqja ime e cila nuk jeton me

    Aurora SHino


    Ne...

    Ne syte e tu shoh gjithe lumturine
    ne buzet e tua shoh gjithe dashurine
    ne floket e tu shoh gjithe xhelozine
    ne duart e tua shoh gjithe miresine.

    Ne fjalet e tua shoh nje planet te ri
    ne boten tende shoh tjeter njeri
    ne endrrat e tua shoh vec dashuri
    ne jeten tende shoh vec lumturi.


    Te dua

    Kur me tjeter te shikoj
    nuk e di perse vuaj
    ndofta ngaqe te dashuroj
    mos nuk me do, druaj

    Doren asaj kur ja merr
    nuk e di c'me ndodh
    zemra me behet vrer
    apo ma ben per prove?

    Sikur s'e di se sa te dua
    sikur s'e di qe vuaj
    po ti a me do mua?
    po te lutem me thuaj

    Te ma thuash me ndjenje
    ate qe meritoj
    ne qofte se s'jam e denje
    me thuaj s'te dashuroj

    E kuptoj se je merzitur me mua
    dhe ke te drejte
    por un te dua
    per kete jam e sigurt krejt.


    Kete kenge ja ka kushtuar nenes se saj,,te cilen nuk e pati kurre prane saj,,as edhe ne momentin e fundit te jetes.


    A kam valle un nje nene?

    A kam valle un nje nene
    qe te me doje me te vertet?
    A kam valle un nje nene
    qe te me doje ne kete jete?

    A kam valle un nje nene
    qe te me doje mua?
    A kam valle un nje nene
    qe te me thote, ''shpirt te dua''?

    A kam valle un nje nene
    qe te rri prane saj?
    A kam valle un nje nene
    qe prane zemres te me mbaje?

    Kam edhe s;kam
    mjere un, nene mjera!



    Nene

    Nene dua te te kem prane
    C'eshte ky mur Berlini qe po na ndan
    Pse s'na le te perqafohemi si gjithmone
    nga njera-tjetra, pse na largon

    Oh, nene te lutem afrohu tek un
    se te dua me te vertete shume
    je gjeja me e shtrenjte qe kam ne bote
    por me ty nuk po takohem dot

    Nene te lutem mos u largo pa me takuar
    pse mos te jemi perjete te perqafuar
    ej ku shkon, nene me prit
    nene, nene, te lutem mos ik.

    Oh nene te lutem eja perseri
    mendo per mua se jam ende femi
    nene, te lutem mos me ler
    te hedhur, te braktisur, te mjere

    Nene, eja perseri me diellin
    eja dhe pastroje qiellin
    jo vetem ate por dhe zemren time
    mos e ler keshtu, te zhytur ne mendime.


    Dashuri me shikim te pare

    E di, nuk do te shoh me
    ta dish vec teje nuk mendoj asgje
    vec njeher te pash ty
    vec njeher me pe ne sy

    U dashuruam menjeher
    zemrat tone u bene ere
    fluturuan tek njer-tjetra si nje puhi e lehte
    dhe u bashkuan menjeher

    Dy fjale me shkrove ne leter
    me bere te mos mendoj per tjeter
    adresen tende me dhe
    "me jep tenden " me the

    Un budallaqja nuk pranova
    dhe me pas u pendova
    tani mendoj per emrin tend
    per te ta pyetur s;me ra ndermend.


    Ankth Dashurie


    Pres nje ''alo'' nga telefoni
    dhe akoma ''alo'' a me degjoni?
    te lutem a me degjon njeri?
    jam nje vajze qe kam rene ne dashuri.

    Djalli ta marre, a ka njeri ne kete bote
    ''Alo'' ju lutem se po mbytem ne lot
    Ju lutem o njerez, me degjoni
    Ju lutem per keq, mos paragjykoni.


    Here tjeter do postoj edhe disa poezi te tjera te Aurores ,,,por ju lutem co coment per poezite e saj,,, jan poezi te nje shpirti te vuajtur qe para 4 vjetesh humbi jeten ne moshen 14 vjecare...
    LuM i RrEmByEr

  2. #2
    EDUKATOR SHPIRTĖRASH Maska e che guevara
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    tetove
    Postime
    101

    vertete poezi te bukura

    i lexova ata poezi te shoqes suaj te ndjere me pelqyen pa mase
    po kur do te postoni dhe poezi te tjera?
    . Jeto sikur do vdesesh neser. dhe meso sikur do jetosh gjithmone.
    _____________________________
    Ta edukosh njeriun eshte ta be

Tema tė Ngjashme

  1. Kur “tė gjithė” i dhuronin vargje Enver Hoxhės
    Nga Coli-i-vogėl nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 22:20
  2. Shėrbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  3. Shqipėria pėrballė ndėrgjegjes sė gjymtuar tė saj
    Nga Shėn Albani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 12:27
  4. Kur “tė gjithė” i dhuronin vargje Enver Hoxhės
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 21-04-2005, 10:00
  5. Njėtrajtshmėri
    Nga SkenderRusi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-12-2004, 06:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •