Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6

Tema: Besa Llugiqi

  1. #1

    Besa Llugiqi

    Besa Llugiqi, sopranoja e roleve dramatike ne skenen shqiptare

    Zeri i saj ka spikatur qe ne vogeli. Pasioni per muziken dhe deshira e madhe per te prekur skenat boterore, kane bere qe sopranoja Besa Llugiqi te aspiroje ne skenat evropiane. Kete here, vjen ne Shqiperi ne kuader te premieres se operes "Turandot", me muzike te Giacomo Pucinit, opera me tre akte dhe libret te Giuseppe Adamit dhe Renato Simonit. Besa Llugiqi eshte nje nder sopranot me premtuese dhe te suksesshme te Kosoves, e cila ne nje interviste per "Koha Jone", na rrefen hapat e pare ne muzike, pasionin per rolet, si dhe vleresimet ne disa festivale operistike. Ne vitin 2009, ne festivalin operistik "Marije Kraja" soprano nga Kosova, Besa Llugiqi dhe Evis Mula ftohen nga drejtori Luca Targetti ne "La Scala". Dy vajzat e vecuara nga drejtorit i "La Scala"-s, si zerat me premtues te ketij edicioni, u nisen per nje audicion ne skenen aq te lakmuar per artistet e rinj dhe jo vetem. Opera "Turandot" vjen me regji te Nicola Zorzi, skenografia dhe kostumet nga Manuela Gasperoni, dirigjent kori Dritan Lumshi, mjeshter koncertues Vittorio Parisi. Ne rolet kryesore: Eva Golemi, Irini Nikolla, Armaldo Kllogjeri, Stephen Mullan, Armando Likaj, Eriona Gjyzeli dhe shume soliste te tjere. Opera do te shfaqet ne data 3,5,7 dhe 9 dhjetor 2011, ora 19.00.

    Opera "Turandot" eshte nje nder operat me te famshme te Pucinit, ku ju, ju eshte besuar nje rol mjaft interesant. Si ndiheni?

    Jam jashtezakonisht e kenaqur per mundesine qe me eshte dhene dhe nje falenderim te vecante per kete pjesemarrje, i shkon maestros Zhani Ciko, si dhe Edith Mihalit. Eshte kenaqesi qe do te jem pjese e nje shfaqjeje te tille dhe perkrah gjithe ketyre artisteve te mrekullueshem qe ka Teatri i Operes dhe Baletit dhe me artiste qe kane ardhur nga vende te tjera, si dirigjenti Vittorio Parisi apo regjisorin Nikolai Zorzi. Me pak fjale, jam shume lumtur per kete eksperience qe po me jep ky teater.

    Roli i Liu eshte nje rol kyc ne kete opera. Keni hasur veshtiresi ne ekzekutimin e ketij roli?

    Gjithcka ne opera sillet rreth personazhit te Lius, edhe pse rolet kryesore jane Kalaf dhe Turandot. Por, Liu ka nje rol mjaft kompleks, trajtohet ndryshe, eshte me sublime, dramatike ne momente te ndryshme, qe duhet te tregoje per veten ne situata te ndryshe dhe ne fund, vetevritet per hir te dashurise. Ky rol eshte thelle brenda meje dhe ne shumicen e kohes ndjehem si Liu, pasi ka shume kohe qe e studioj dhe shpresoj qe te jap maksimumin tim ne skenen shqiptare. E vetmja gje e bukur e ketij roli eshte se, gjate gjithe kohes, luftohet per pushtet dhe dashuri, por dashuria e vertete gjendet te Liu. Kete rol ka kohe qe e kam punuar dhe per mua ka qene pothuajse i gatshem nga ana e veshtiresive, vetem se nuk e dija nese do te mundesha te prezantohesha ne ndonje skene. Erdhi shansi dhe ndjehem shume e lumtur per kete mundesi.

    Besa, ju jeni nje soprano e re, por qe keni spikatur si talent qe heret. Ne vitin 2009, ju u perzgjodhet nga drejtori Luca Targetti ne "La Scala", se bashku me Evis Mulen. Cfare mund te na thoni mbi kete eksperience?

    Ne fakt, gjithmone kemi pasur nje shembull te mire nga jeta artistike dhe koncertet qe organizohen ne Tirane, per faktin se ju keni me shume mundesi dhe keni nje skene te posacme per venien e operave. Ndersa, ne Kosove eshte dicka krejt ndryshe dhe kemi mangesi ne zhvillimin e artit operistik, por kemi disa festivale dhe po mundohemi ta mbaje gjalle jeten muzikore ne Kosove. Teatri i Operes ka ecur goxha dhe ju ka krijuar mundesine te gjithe atyre qe kane pasion operen, te ecin dhe te bejne karriere, edhe jashte Shqiperise. Shqiperia, jo vetem per mua, per te gjithe artistet ka qene nje mbeshtetje e madhe dhe na kane dhene mundesine te paraqitemi ne menyre dinjitoze.

    Pjesemarrja juaj ne disa evenimente operistike ne Shqiperi, si ajo e "Marije Krajes" apo e "Jorgji Truja", ju kane sjelle mjaft sukses?

    Per fat te mire, ne cdo eveniment operistik ne Shqiperi, duke nisur nga "Jorgjia Truja", i cili ishte nje konkurs prestigjioz, ku une u vleresova me cmimin e pare dhe qe nga ai moment, mora iniciativen te marr pjese edhe ne "Marije Kraja", ku pata nje vleresim te jashtezakonshem, pasi mu be nje ftese nga drejtori i "La Scalas", gjithashtu, u bera pjese e dhjete finalisteve me te mire.

    Si ka nisur rruga drejt muzikes, pasi qe ne vogeli keni spikatur me zerin tuaj?

    Nuk eshte se ka qene nje tradite familjare, pasi une kam qene e para qe kam nisur te merrem me muziken, por qe ka qene nje pasion dhe nje deshire qe eshte zhvilluar dhe fale leksioneve te pedagogut tim Ahmet Dergutit, te cilin gjej rastin ta falenderoj per kete fryme qe me dha drejt ketij arti te bukur. Por, ajo qe ka ndikuar aq shume tek une, kane qene prinderit dhe pa diskutim, nena ime, e cila ne cdo moment te femijerise e deri sa mora kete drejtim, me ka perkrahur gjithmone me kenget e saj, qe me belbezonte gjate gjithe ketyre viteve.

    Cila eshte skena e endrrave tuaja?

    Nuk mund te them se cila eshte skena e endrrave, por cilado qofte ajo, per mua mjafton ta prek dhe te punoj me njerez profesioniste, ne cdo cep te botes.

    Ju keni qene ne disa turne ne vendet evropiane. Cilat jane pershtypjet qe keni marre me vete?

    Kam bere disa turne ne disa shtete, si ne Vjene, ne Gjermani, ku nje nate kam dhene dhe nje koncert recital, se bashku me dirigjentin Claudio By Cher, i cili ka dirigjuar te festivali operistik "Marije Kraja". Pervec kesaj eksperience te mrekullueshme, kam pasur dhe turne te tjera.

    Shqiperia dhe Kosova kane nje ure qe i bashkon dhe ne art. Sipas jush, keto bashkepunime jane frytdhenese dhe pozitive ne zhvillimin e operes dhe ne Kosove?

    Kjo ure lidhese ne art, mes Kosoves dhe Shqiperise, eshte mjaft pozitive dhe ka si qellim promovimin e vlerave qe ne mbartim dhe s'kemi mundesi t'i shfaqim. Skena shqiptare eshte nje skene frytdhenese dhe me mjaft interes per te gjithe artistet kosovare, pasi ne Kosove eshte shume veshtire per t'u inskenuar nje orkester dhe per kete arsye, te gjithe ne i kemi syte per nje bashkepunim te tille me Teatrin e Operes ne Tirane.

    Momentalisht, jemi ne prag te fillimvitit te ri. Cilat jane projektet tuaja?

    Sapo te kthehem ne Kosove, do te nis provat me Prof. Lule Elezin, e cila do te me shoqeroje me piano ne festivalin "Dam", qe mbledh artiste te rinj nga e gjithe bota. Ne kete festival do te prezantohem me nje koncert recital, ne mars te 2012. Nderkohe po planifikoj dhe ne Gjermani nje masterclas, ne kujdesin e profesoreshes time qe me ndjek gjithmone. Cdo gje ia leme kohes.

    Krijimtaria e sopranos Besa Llugiqi

    Sopranoja Besa Llugiqi shkollen e mesme te muzikes e mbaroi ne shkollen "Prenk Jakova" ne Prishtine. Me vone, vazhdoi Fakultetin e Arteve ne drejtimin e solistes ne Prishtine. Aktualisht, vijon vitin e fundit master, ne klasen e prof. mr. Ahmet Derguti. Ne vitin 2010, mbaroi Master ne Fakultetin e Muzikes ne Shkup. Besa eshte soliste e Korit te Filarmonise se Kosoves ne Prishtine dhe ne korin Nee Born. Ka qene pjese e festivaleve dhe koncerteve te ndryshme te mbajtura ne Kosove, Shqiperi, Maqedoni, Austri, France, Itali, Kroaci, festivale si: Remusica, DAM, Camerfest, Suma cum laude festival (Viena), Jorgjia Truja (Tirane), Marie Kraja (Tirane), Tirolersangerbund (Innsbruck), etj. Nga viti 2003 deri me 2005, mori kater here cmimin e pare ne garat nderkombetare ne Prishtine, te organizuara nga fondacioni "Ars Kosova", gjithashtu e shperblyer me "Interpretimi me i mire i kompozitoreve shqiptare". Ne 2004, performoi si soliste me korin e kishes katolike te Prishtines "Harmonia" dhe fitoi cmimin e pare ne Shkoder te Shqiperise. Me 2009, ajo mori cmimin e pare ne garat mbarekombetare "Jorgjia Truja" ne Shqiperi, si dhe ne Festivalin "Marie Kraja", ku ishte finaliste dhe u ftua te jete pjese e "Academy La Scala" dhe kishte rastin te mbante masterklase me artiste te njohur, si: Josif Gjipali (Itali), Hendrik Smit (Holande), Peter Ziethen (Gjermani), Marylin Schmiege (Gjermani). Gjithashtu, ka bashkepunuar edhe me artiste te tjere, si: Rafet Rudi dirigjent (Kosove), Tomislav Sopov dirigjent(Macedoni), Alqi Lepuri dirigjent (Shqiperi), Baki Jashari dirigjet (Kosove), Claudio Buchler dirigjent (Austri), Desar Sulejmani etj.

    Izaura Ndoj - Koha Jone



    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Besa Llugiqi



    BESA LLUGIQI - ''N'at zaman t'njasaj furie''

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Besa Llugiqi



    Trio Vivo - R.Krasniqi - Vendi im (Mallengjimi)


    Lejla Haxhiu Pula - Piano
    Besa Llugiqi - Soprano
    Enkelejda Zajmi Gorani - Flaute

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Besa Llugiqi

    Besa Llugiqi mahniti publikun nė amfiteatrin antik romak ‘Avgusta Trayana’ nė Stara Zagora

    Gusht 2021


    Besa Llugiqi mahnit publikun nė amfiteatrin madhėshtor antik romak “Avgusta Trayana” nė Stara Zagora, transmeton KultPlus.

    Sopranoja e njohur kosovare, Besa Llugiqi, ishte mysafire speciale, fundjavėn qė shkoi, nė galan glamuroze tė operas nė amfiteatrik madhėshtor antik romak “Avgusta Trayana” nė Stara Zagora tė Bullgarisė.

    E parapėlqyera e publikut tė Stara Zagorės, sopranoja Llugiqi dhuroi njė interpretim tė mahnitshėm tė arieve tė shumta tė kompozitorėve njohur botėrorė, Niccolņ Paganini, Franz Lehįr.

    Sopranoja Besa Llugiqi thotė pėr mediat kosovare: “Koncerti nė amfiteatrin madhėshtor antik romak “Avgusta Trayana” nė Stara Zagora ishte njė pėrjetim i jashtėzakonshėm pėr mua. Interpretimin tim publiku e mirėpriti me duartrokitje frenetike. Ishte njė gala mbresėlėnėse mes kolegėsh artistė, regjisorė e dirigjentė tė nivelit tė lartė”.

    Koncerti me dirigjent Dimitar Kosev e regjisor Georgi Dinev ėshtė projektuar me njė vizion elegant dhe si njė prej galave tė viteve tė njėzeta tė shekullit 20.

    Pėrkrah Llugiqit ishte ēifti tėrheqės i solistėve hungarezė – Szilvi Szendy dhe Kįroly Peller.

    Nė program tė galas sė operas u shfaqen edhe arie tė zgjedhura, duete dhe ansamble tė operetave tė kompozitorėve tė njohur botėrorė tė tillė si Jacques Offenbach, Richard Georg Strauss, Rudolf Emil Kįlmįn, tė interpretuara nga solistėt Elena Petrova, Valeri Turmanov, Elena Mishinova, Boris Taskov, Yanitsa Nesheva, Emiliya Dzhurova, studentė nga Akademia Shtetėrore e Muzikės “Prof. Pantcho Vladigerov”, orkestra dhe kori i Operės Shtetėrore Stara Zagora. Publiku pati rastin tė shijojė edhe solo dhe shfaqje mbresėlėnėse tė baletit tė Operės sė Stara Zagorės. Koreografe ishte Joana Stojanova.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/teatri/besa...-stara-zagora/

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Besa Llugiqi



    Rachmaninoff: Polubila ja op.8 no.4 | BESA LLUGIQI & MISBAH KAĒAMAKU | ReMusica Festival 2020

    Prishtina International Festival “ReMusica” SPECIAL TV & ONLINE EDITION 19 (RISE)

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Besa Llugiqi



    " UNE BIRI YT KOSOVE " - Nga Koncerti kushtuar " Himnit tė Nėnė Terezės "

    Muzika: FEIM IBRAHIMI - Teksti: ALI PODRIMJA

    Interpretojne: Besa LLugiqi, Gėzim Myshketa, Adelina Paloja , Armando Kllogjeri.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •