Close
Faqja 11 prej 11 FillimFillim ... 91011
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 209 prej 209
  1. #201
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga IslamInfo Lexo Postimin
    Deri ketu pajtohem... Mirepo me shkakton pak paqartesi pjesa e dyte:
    Pse te fajsohen pasardhesit e Ademit dhe Haves per dicka qe ata nuk e vepruan???
    .
    Adami dhe Eva perfaqsojnë racen njerzore. Njeriu ncxirret nga njeriu, ai nuk ndyshon, secili njeri eshte Adami dhe Eva. Njeriu e ka natyren e tij njerzore qe realisht eshte e helmuar nga mekati. Shenjteria e Zotit nuk ia ben te mundshme natyres mekater te afrohet afer Zotit, mekati e ndane, e largon njeriun nga prania e Zotit. Pra, njeriu trashigon qe ne burim - zanafille natyren e Adamit e cila eshte e lenduar nga mekati dhe kjo eshte edhe ne ty dhe mua. Nuk eshte "hedhje e fajit" por ne trashigojme natyren njerzore. Edhe sot njeriu eshte ne proven e lirise. Kjo do te jete deri ne fund te botes.

    Citim Postuar më parë nga IslamInfo Lexo Postimin

    Islami thote se Ademi dhe Hava menjeher u penduan dhe Zoti ua fali...
    .
    Nuk eshte e vertete se ata u penduan, Zoti kerkoj qe ata ta rrefjne me gojen e tyre mekatin dhe i thirri, i pyeti, Zoti nuk i pyeti per faktin se nuk e diti se cka ndodhi, Zoti i din te gjitha, por Zoti deshiroj qe ta degjoj njeriun duke e rrefyer mekatin ne pendese, duke u penduar. Por, kjo nuk ndodhi, njeriu u turperua, jo per faktin pse gaboj, por per faktin se ishte i zhveshur, njeriu nuk kerkoj falje duke ndie keqradhje dhe duke u pendua, por njeriu shkoj duke e arsyetua fajin dhe duke ia hedhur fajin tjetrit. Pra kjo eshte edhe asryeja se njeriu nuk eshte kurr i gatshem ta pranoj fajin, e hedhi te tjetri. Nuk u penduan por u arsyetuan dhe e hedhen te tjetri; Adami te Eva, Eva te Gjarperi.

    Citim Postuar më parë nga IslamInfo Lexo Postimin
    Islami thote se Ademi dhe Hava menjeher u penduan dhe Zoti ua fali...
    .
    Ok, asgje nuk dua te them lidhur me ketë, eshte nje besim i tjeter, une e respektoj besimin tend, ama besimi im eshte se nuk u pendua njeriu. Kjo ndodhe edhe sot tek njerezit, ata nuk behen te sinqert per ta pranuar gabimin, por e gjejne arsyen dhe e hedhin tek tjetri gabimin.

    Citim Postuar më parë nga IslamInfo Lexo Postimin
    Pse me Isaun prishet cikli i ndeshkimit? Cilit ndeshkim???
    .
    Njeriu, ne proven e lirise se tij, ai deshtoj, ra nga prova, ndodhi edhe ndarja, njeriu e humbi Hirin dhe kontaktin me Zotin. Si ndeshkim njeriu mori mbi vete vuajtjen dhe mbeti tokesor. Pra edhe si perfundim - paga e mekatit eshte vdekja.
    Krishti, eshte Qiellori, pra sikurse ishte tokesori Adami - qe njeriu tashigon gjerat tokesore dhe vdekjen, tash nga Qiellori Jezusi - njeriu trashigon gjerat qiellore.
    Krishti erdhi ne bote per te ngadhnjye ndaj botes qe e rrethoj Adamin - njeriun. Erdhi per ta cliruar njeriun (Adamin)nga natyra mekatare, pra Ai ngadhnjej. Krishti nuk veproj sic veproj Adami, nuk u ndikua nga gjarperi, shkrimet tregojne se edhe Krishtit iu afrua gjarperi duke e sprovuar. Krishti gjithcka iu bind Atit, pra ana njerezore e Jezusit, gjithcka iu bind anës Hyjnore te Tij. Trupi (njerzorja) e Jezusit perjetoj provat ne liri te plote. Tundimet nga djalli, tundimet nga njerezit e frymezuar nga djalli, vuajtjet, rrahjet, poshtrimet.... deri edhe kryqezimimi i Tij ne Kryq, kjo eshte prova dhe liria, eshte ngadhnjimi, ketu eshte thelbi, (Krishti njeriu i ri) ishte ana hyjnore qe Ai iu nenshtrua. Krishti i pranoj te gjitha mekatet, sepse mekati mbeti jetim ne bote duke u trashiguar, Adami nuk e pranoj mekatin por e hedhi tek tjetri, tjetri tek tjetri keshtu qe mekati mbeti i percjellur, Jezusi i mori te gjitha mbi veti. Hyji Njerzoren e qoj deri ne vdekje në shpeblim te mekateve, Keshtu qe Ai trup shkoj deri ne vdekje por gjithcka i bindur dhe ne vullnet te lirë. Tani ngjallja - ngjallja eshte ngadhnjimi perfundimtar. Pas ngjalljes iu dha pushteti mbi gjithcka emrit te Krishtit. NJeriu - Njerzorja u ngrite ne lavdine e Zotit në Krishtin. Krishti i pari - ne jemi TRUPI i Tij.
    Sikurse iu dha Adamit denimi pasi ai deshtoj, ashtu iu dha Jezusit pushteti pasi Ai ngadhnjej. "Me eshte dhene cdo pushtet ne dorë". Pra NJeriu ngadhnjeu ne personin Jezus. Zoti nga qielli e dergoj nga qielli te Birin e Tij - Fjala e Tij, duke u misheruara, duke marre natyren e njeriut, me qellim qe ta nxjerre njeriun nga roberia, kështu qe njeriu mos te mbetet i humbur, Njeriu - Krisht qe ishte Qiellori fitoj ndaj te keqeit. Sikurse tashigon njeriu Adamin dhe pasojat e tij trashiguese - si pasardhes i tij, ashtu njeriu i trashigon meritat dhe lumturite e Jezusit si pasardhes i Tij. Mbi te gjitha, njeiu ne Jezusin e fiton JETEN e perjetshme. Ky ishte plani i Zotiot ne fillim, ne zanafillen e njeriut, por kjo nuk u arrit nepermes Adamit - tokësori deshtoj, Qiellori ngadhnjeu, nepermes Jezusit i cili ngadhnjeu mbi te keqen dhe mbi vdekjen, njeriu e trashigon faljen dhe jeten.

    Citim Postuar më parë nga IslamInfo Lexo Postimin
    Islami thote se Isau ishte nje profet si te gjithe profetet e tjere, nese ai skishte baba, Ademi skishte as nene e as baba...
    ..
    Ani more beso si te duash. Askush nuk po te detyron. Te Krishterët besojnë se ne Adamin njeriu deshtoj dhe mbeti tokesor, ndersa me Jezusin njeriu ngadhnjene dhe eshte qiellor. Krishti eshte Ai qe me ben te mundur jeten qiellore, Adami eshte ai qe me ben te mundur vdkejn dhe token - jeten tokesore.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 23-12-2011 më 12:13
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  2. #202
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anëtarësuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816
    Citim Postuar më parë nga Diella1 Lexo Postimin
    Po bene ore faj, Zoti i kishte thene te mos hane nga ajo peme e ato thyen urdhrin e hengren. Eshte kaq e kuptueshme si 1 e 1 bejne 2. Njerezimi jeton me ndeshkimin qe vjen nga kjo gje, e vetem me Jezu Krishtin prishet cikli i ndeshkimit e jemi te fituar. Po qe besimtar, i beson edhe keto gjera. Nuk e kuptoj ti a je i tille, apo nuk je e po na meson neve?!!!...........
    E ( i ) dashur Diella1,i di të gjitha ato që thotë kisha katolike,edhe më shumë se sa duhet !
    I tërë tregimi është kontradiktor në vetvete.Nëqoftëse dikush është i krijuar si i përkryer (Adam dhe Eva ),atëherë nuk mundë të gabojn (të bëhet jo i përkryer) sepse qysh në start bie koncepti i
    përkryerjes.Natyrisht nëqoftëse e marrim Zanafillën fjalërisht,ashtu siç tregohet.Nëqoftëse shkohet në këtë linjë atëherë lindin probleme edhe më të rënda që prekin edhe plotfuqishmërin e Perendisë( perendija nuk është i përkryer sepse nuk ka arrit të bëjë krijesa të përkryera).
    Ky lloj rezonimi nuk na len hapësirë -ose Perendija nuk ka arriturr të bëjë dy krijesa të përkryera ose hyrjen Biblike ta shohim sikur një përrallë.
    Kjo është sikur 1+1=2,baza e bazëve të logjikës.Besimtarët thonë që Adam dhe Eva janë krijuar të përkryer e të ishin të tillë nuk do gabonin....sepse sipas koncepteve teologjike e përsosur = i pagabueshëm,e nëqoftëse thuani që Perendija e KA DITUR që Adam/Eva do gabonin atëherë ka krijuar diç të pa përsosur....

    Ta lëmë këtu se filluan të bëhen të paqarta këto akrobacione fjalësh plus edhe është festa e krishtlindjeve. Gëzuar krishtlindjet
    Ndryshuar për herë të fundit nga qeveriablu : 23-12-2011 më 12:08
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  3. #203
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anëtarësuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816
    Citim Postuar më parë nga IslamInfo Lexo Postimin
    Do te thot Ademi nuk ka pas faj qe ka ngren mollen se zoti me kete e ka dit...

    Zoti e ka dit, mirepo Ademi ka pasur liri te zgjedhjes dhe ai e ka zgjedhur pa ia imponuar Zoti nje gje te tille.

    Te dijsh dicka dhe t'ia imponosh dikujt dicka nuk jane njesoj.

    Une nese e di se ti je vjedhes dhe se do te vjedhesh dicka, une nuk jam fajtor per kete vepren tende.

    Pastaj na shet logjike... Pffff
    Hajde të shohim logjikën tënde si do zgjedhish këtë çudi:

    Perendija njëherë urrdhëron "mos ha nga pema e ndaluar" mandej të le vullnetin e lirë (pop. bën çtë duash). Urrdhëri eliminon vullnetin e lirë !

    Thyerrja e këtij urrdhëri "mos hani nga pema...." nga njerëzit është fillimi i lirisë njerzore
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  4. #204
    Iliro-Thrakas Maska e Sturmgewehr
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Postime
    315
    Citim Postuar më parë nga qeveriablu Lexo Postimin
    Hajde të shohim logjikën tënde si do zgjedhish këtë çudi:

    Perendija njëherë urrdhëron "mos ha nga pema e ndaluar" mandej të le vullnetin e lirë (pop. bën çtë duash). Urrdhëri eliminon vullnetin e lirë !

    Thyerrja e këtij urrdhëri "mos hani nga pema...." nga njerëzit është fillimi i lirisë njerzore
    hahaha IslamInfo me ka cituar mua, nuk mund ta shofi se e kam fut ne Ignore List.

    Nejse pergjigja e kesaj:

    Normalisht qe zoti nuk i ka imponuar asnje gje, ai ja ka ndaluar at po me ne fund Zoti normalisht qe e ka dit se Adami do e haje mollen pa mar parasysh a ja ka ndaluar.

    Problemi eshte cka eshte qellimi tja ndalosh dikujt dicka kur ti shum qart e din me saktesi 100% qe ai do e beje kete pun, tja ndalosh dikujd dickan qe ti e din me siguri te plot qe do e bej nuk ka logjik, edhe e kot esht, esht pika me e lart e kotsis.

    Sa i thjesht do ket qen ky Adami un nuk e di, kjo pralla e Adamit diktohet qe esht prall e dobet nga vet fakti se zoti i ka then Adam mos e ha se po vdes edhe ai ka shkuar ta haje, si ka mund Adami ta thyeje ligjin e zotit kur ai i ka dit pasojat shum qart? si ka mund ai ta thyeje ligjhin e zotit kur ai e ka dit se kjo do e coje ne vdekje, kjo ka kuptim vetem ne rastin nese Adamit i ishte merzit jeta edhe deshte te beje vetvrasje ose vetem edhe vetem nese Adami se ka pas iden se cka do te thot vdekja edhe kjo ben shum sens se Vdekja nuk ka egzistuar ne Xhenet edhe Adami nuk ka pas koncept per vdekjen, jo vetem ai po askush ne at koh, se vdekja nuk ka egzistuar.

    Plus Adami nuk e hengri mollen me vullnetin e vet, ishte Djalli qe e mashtrovi Adamin, Djalli e mashtrovi Adamin edhe Zoti e lejoj qe te ndodhe ky mashtrim, zoti lejoj qe djalli ta mashtroje Adamin.

    Zoti shum thjesht do na kish shpetuar nga gjith ky haos nese qe ne fillim e kishte fal Djallin qe nuk ju perkul Adamit edhe nuk do kishte ardh situata deri ketu, po jo zoti nuk e fali zoti u idhnua u prek.

    Problemi tjeter eshte si mund Djalli ta thyeje urdhrin e zotit, kjo kur djalli e thyevi urdhrin e zotit zoti u soll sikur ai nuk e priste ket, i erdh si surpriz a faktikisht zoti i gjithditshem ket e ka ditur edhe e dinte shum mir se djalli do dale koklart edhe egoist, zoti e beri djallin edhe e lejoj edhe e dinte se djalli do e beje kete pun se djalli nuk do i perkulet Adamit edhe se do e mashtroje Adamin.

    e gjith kjo prall nuk ka logjik bazike sepse zoti ne fillim para njeriut e beri djallin qe automatikisht na tregon se ai e beri ket dreq djall me karakteristikat qe ja ka sqaru edhe kur e ka be djallin ai e ka dit se djalli nuk do i bindet urdhrit te zotit edhe se djalli do e beje gjith kete budallallek.

    Ajo analogjia e VJEDHSIT qe e dha IslamInfo eshte me se qesharake spese une as nuk e di se kush kur do vjedhe po edhe nese e di vjedhsin nuk e di se kur do vjedhe plus une nuk jam krijues i vjedhsit edhe une nuk kam dijeni TE PLOTE mbi vjedhsin se vjedhsi nuk esht ne suazat e kontrollit ose dijenis time ai esht jasht suazave te kontrollit edhe dijenis time, plus une nuk kam asnje lloj detyre te bej azgje ndaj vjedhsit.

    Tash kur mendohem me mir po un kam detyr nese e shof vjedhsin si vjedh ti paraqes autoritetet edhe utoritetet si shteti bejn cmos qe mos vije puna tek vjedhja, shteti edhe ligji e ndalin edhe e PARANDALOJN vjedhjen ose Bankat kan sisteme alarmi edhe mbrojtes ndaj vjedhsve, un nuk kam par asnje bank ne bot qe sistemin e mbrojtjes te vjedhsve e shkruan me 2 fjal MOS VIDH SE DO SHKOSH NE BURG edhe i len paret sheshi sic e la zoti drurin me mollen ne shesh qe ta haje Ademi edhe cka esht me e keqja ai ket e ka dit.

    Analogjia e vjedhsit ne asnje menyr nuk mund te krahasohet me at te Adamit edhe Zotin sepse zoti e beri Adamin me dijeni te plot mbi te edhe e dinte se cka do ndodhe.

    eshte e njejta si te bej une nje Robot ta programoj ket robot me funksione te duhura edhe une ta di se ky robot to ma demtoje shtepin se ashtu e kam ber demtus edhe ti them MOS MA DEMTO SHTEPIN a un jam 1000% i sigurt se ai do e bej ket.

    Kjo esht pika me e lart e KOTSIS.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sturmgewehr : 23-12-2011 më 13:29
    Mia San Mia

  5. #205
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Citim Postuar më parë nga qeveriablu Lexo Postimin
    Hajde të shohim logjikën tënde si do zgjedhish këtë çudi:

    Perendija njëherë urrdhëron "mos ha nga pema e ndaluar" mandej të le vullnetin e lirë (pop. bën çtë duash). Urrdhëri eliminon vullnetin e lirë !

    Thyerrja e këtij urrdhëri "mos hani nga pema...." nga njerëzit është fillimi i lirisë njerzore
    Ja nje shkendi per ty: Liria e zgjedhjes nuk do te thote jopergjegjesi.

    Popullorce: Shteti i len te lire qytetaret te bejn c'te duan ne jeten e tyre, me kusht qe mos i thejn disa rregulla. Ne rastin kur njeri prej tyre vjedh apo vret dikend, shteti e denon, mirepo shteti nuk eshte pergjegjes per vepren e tij e para, dhe e dyta ky denim nuk d.t.th: se shteti ne esence nuk i le te lire te zgjedhin.

    Kapish??? Nese jo me trego, ta sqaroj ende me thjesht.

    Liri absolute nuk ka, liria yte mbaron aty ku fillon ajo e te tjeterit, dhe patjeter te kufizohet me disa kufizime, qe te jete e shendosh dhe dobiprurese, perndryshe eshte shkaterruese.

  6. #206
    i/e regjistruar Maska e fegi II
    Anëtarësuar
    19-10-2012
    Postime
    621

    Për: Nga cila pemë hëngri Adami dhe Eva (Ademi dhe Hava) frutin e ndaluar?

    Adami(Ademi) dhe Eva (Hava)
    Zbuluar një version i lashtë të historisë së Adamit dhe Evës(Ademit dhe Haves), e cila është rreth 800 vjet më i vjetër se sa legjenda e Dhiatës së Vjetër!
    Shkencëtarët kanë deshifruar tekstin e Adamit dhe Evës gdhendur në pllakat argjilore nga shekulli i 13-të pes , ku Ademi është përshkruar si Perëndi, dhe Eva si një grua "e mirë" që njerëzimit u ka mundësuar të bëhen te pavdekshëm.
    Shkencëtarët holandezë kanë gjetur një version të lashtë të historisë së Adamit dhe Evës (Ademi dhe Hava), e cila është rreth 800 vjet më i vjetër se sa legjenda e Dhiatës së Vjetër.
    Historia e persekutimit të Edenit vërejtur është ende në pllakat argjilore nga shekulli i 13 para Krishtit, sipas shkencëtarëve në librin "Adami, Eva dhe djalli", botuar në fundjavë.
    Të ashtuquajturat tablat Ugaritike argjile u zbuluan në vitin 1929 në Siri dhe shtatëdhjetë janë deshifruar pjesërisht.
    Dy shkencëtarë nga Universitetit Teologjik protestante në Amsterdam përsëri kanë përkthyer tekste me Ugartic (i takon familjes së gjuhëve semite) dhe i pari që i ofrojnë interpretimet e tyre.
    Ata supozojnë se historia e Dhiatës së Vjetër e shkruar diku rreth 400 pes.
    Teksti në pllakat argjilore, Cuneiform gdhendur, Adam është e përfaqësuar si një Perëndi i cili luftoi me "zotin e keqe".
    Djalli merr formën e gjarpërinjtë, helmonë "Pemen e jetës" dhe një pickim kthehet Adamin në një qenie të vdekshme.
    Perëndesha e diellit ofron rehati Adamit dhe njerëzimit, duke u dhënë atyre Evën, "një grua të mirë".
    Nëpërmjet llojet zgjerimit natyror, njerëzimi ende në një mënyrë bëhet i pavdekshëm, shpjegojnë hulumtuesit.
    Ndryshe nga versionet e Biblës, këtu është Adam portretizohet si Perëndi, shpjegon autori dhe profesoresha e Dhiatës së Vjetër në Amsterdam Morjim Korpel për të përditshmen "Trouvé".
    "Në këtë version te lashte te Evas nuk e mbajnë fajin më të vogël," tha ajo.
    Shkencëtarët që studiojnë Biblën për një kohë të gjatë besojnë se legjenda biblik e Adamit dhe Evës bazuar në një mit shumë më të vjetër, por deri më tani se si nuk ka pasur dëshmi me shkrim.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  7. #207
    Blanc et noir
    Anëtarësuar
    28-03-2005
    Postime
    490

    Për: Nga cila pemë hëngri Adami dhe Eva (Ademi dhe Hava) frutin e ndaluar?

    Disa komente shoh mgjthate kisha katolike permend 20 fruta ne Bibel, qe kane te bejme me virtutet e njeriut si besimi, modestia, paqja, durimi miqesia etj.
    Ne Kopshtin e Edenit, cili ishte fruti?! Ndonje citim keni?

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Lov! për postimin:

    Neteorm (16-07-2021)

  9. #208
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Nga cila pemë hëngri Adami dhe Eva (Ademi dhe Hava) frutin e ndaluar?

    Nje perralle e bukur qe ka kaluar ne shume dimensione te kohes, e cdo vazhdoj te ngelet si e tille..

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Neteorm për postimin:

    Lov! (18-08-2021)

  11. #209
    i/e regjistruar Maska e fegi II
    Anëtarësuar
    19-10-2012
    Postime
    621

    Për: Nga cila pemë hëngri Adami dhe Eva (Ademi dhe Hava) frutin e ndaluar?

    Kush ishte gruaja e Kainit?
    Shumë njerëz që kohët e fundit kanë filluar të mësojnë Biblën bëjnë të njëjtën pyetje: «Si erdhi gruaja e Kainit?» Disa prej tyre besojnë se për Kainën do të gjenin një grua, "raca" të tjera të njerëzve që, nga origjina e tyre, nuk do të ishin pasardhës të Adamit dhe Evës, do të duhej të ishin të pranishëm në Tokë. Kjo do të thotë se pohimi i Biblës se Adami dhe Eva ishin i vetmi popull që krijoi Perëndia, nuk është i vërtetë.
    Për shumë njerëz, kjo çështje është një pengesë.
    Nëse Adami dhe Eva kishin dy bij, Kainin dhe Abelin, nga erdhi gruaja e Kainit?
    Nga informacionet e mësipërme, mund të arrijmë në përfundimin se gruaja e Kainit ishte pasardhëse e Evës dhe e lindur në një datë të panjohur. Zanafilla 5:4 thotë se, gjatë 930 viteve të jetës, Adamit «i lindën bij e bija». Natyrisht, Bibla nuk e specifikon që gruaja e Kainit ishte bijë e Evës. Në fakt ajo përmendet shumë kohë pas dëbimit të Kainit, dhe kjo tregon se mund të ketë qenë madje një nga mbesat e Adamit dhe të Evës.

    Disa pretendojnë se këngët në Zanafilla 4: 16-17 nënkuptojnë që Kaini shkoi në vendin e nyjeve dhe atje gjeta gruan time.
    Nga kjo ata arrijnë në përfundimin se kishte një racë tjetër burrash në tokë, dhe jo në përputhje me Adamin dhe Evën, së cilës i përkiste gruaja e Kainit.

    Komentuesi biblik i shekullit të nëntëmbëdhjetë, Adam Klarku, ka spekuluar se shenja që Perëndia i vuri Kainit të frikësuar, u bë e nevojshme pasi në atë kohë ekzistonin disa breza të pasardhësve të Adamit, aq sa «të themelonin disa fshatra».
    Disa shoqëri sot as e çojnë nëpër mend që Kaini të jetë martuar me motrën e vet apo me ndonjë pasardhëse të bijve ose bijave të Adamit. Në përgjithësi, ky mendim i ka rrënjët te tabutë e disa shoqërive ose te frika për defektet gjenetike. Megjithatë, LaGard-Smithi komenton në botimin Bibla e treguar sipas rendit kronologjik (anglisht): «Ka shumë mundësi që këta vëllezër e motra të parë të jenë martuar me njëri-tjetrin, edhe pse, po të ndodhte në brezat e mëvonshëm, do të ishte diçka e papërshtatshme.» Gjithashtu, vlen të përmendet se ligji që ndalonte marrëdhëniet seksuale midis të afërmve të ngushtë, nuk iu dha popullit të izraelit deri në vitin 1513 p.e.s. kur Moisiu mori ligjet e Perëndisë.

    Pasojat që faktorët gjenetikë dhe trashëgimia lënë te ne, mund të mos kenë qenë problem për ta. Për më tepër, studime të fundit, si ai në revistën Journal of Genetic Counseling, tregojnë se, ndryshe nga ç’mendohet gjerësisht, është më pak e rrezikshme të lindin fëmijë me defekte nga lidhjet midis kushërinjve të parë. Është e arsyeshme të themi se çështje të tilla nuk ishin problem serioz gjatë jetës së Adamit ose edhe para kohës së Noesë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi II : 11-10-2021 më 05:44

Faqja 11 prej 11 FillimFillim ... 91011

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •