Adami dhe Eva perfaqsojnë racen njerzore. Njeriu ncxirret nga njeriu, ai nuk ndyshon, secili njeri eshte Adami dhe Eva. Njeriu e ka natyren e tij njerzore qe realisht eshte e helmuar nga mekati. Shenjteria e Zotit nuk ia ben te mundshme natyres mekater te afrohet afer Zotit, mekati e ndane, e largon njeriun nga prania e Zotit. Pra, njeriu trashigon qe ne burim - zanafille natyren e Adamit e cila eshte e lenduar nga mekati dhe kjo eshte edhe ne ty dhe mua. Nuk eshte "hedhje e fajit" por ne trashigojme natyren njerzore. Edhe sot njeriu eshte ne proven e lirise. Kjo do te jete deri ne fund te botes.
Nuk eshte e vertete se ata u penduan, Zoti kerkoj qe ata ta rrefjne me gojen e tyre mekatin dhe i thirri, i pyeti, Zoti nuk i pyeti per faktin se nuk e diti se cka ndodhi, Zoti i din te gjitha, por Zoti deshiroj qe ta degjoj njeriun duke e rrefyer mekatin ne pendese, duke u penduar. Por, kjo nuk ndodhi, njeriu u turperua, jo per faktin pse gaboj, por per faktin se ishte i zhveshur, njeriu nuk kerkoj falje duke ndie keqradhje dhe duke u pendua, por njeriu shkoj duke e arsyetua fajin dhe duke ia hedhur fajin tjetrit. Pra kjo eshte edhe asryeja se njeriu nuk eshte kurr i gatshem ta pranoj fajin, e hedhi te tjetri. Nuk u penduan por u arsyetuan dhe e hedhen te tjetri; Adami te Eva, Eva te Gjarperi.
Ok, asgje nuk dua te them lidhur me ketë, eshte nje besim i tjeter, une e respektoj besimin tend, ama besimi im eshte se nuk u pendua njeriu. Kjo ndodhe edhe sot tek njerezit, ata nuk behen te sinqert per ta pranuar gabimin, por e gjejne arsyen dhe e hedhin tek tjetri gabimin.
Njeriu, ne proven e lirise se tij, ai deshtoj, ra nga prova, ndodhi edhe ndarja, njeriu e humbi Hirin dhe kontaktin me Zotin. Si ndeshkim njeriu mori mbi vete vuajtjen dhe mbeti tokesor. Pra edhe si perfundim - paga e mekatit eshte vdekja.
Krishti, eshte Qiellori, pra sikurse ishte tokesori Adami - qe njeriu tashigon gjerat tokesore dhe vdekjen, tash nga Qiellori Jezusi - njeriu trashigon gjerat qiellore.
Krishti erdhi ne bote per te ngadhnjye ndaj botes qe e rrethoj Adamin - njeriun. Erdhi per ta cliruar njeriun (Adamin)nga natyra mekatare, pra Ai ngadhnjej. Krishti nuk veproj sic veproj Adami, nuk u ndikua nga gjarperi, shkrimet tregojne se edhe Krishtit iu afrua gjarperi duke e sprovuar. Krishti gjithcka iu bind Atit, pra ana njerezore e Jezusit, gjithcka iu bind anës Hyjnore te Tij. Trupi (njerzorja) e Jezusit perjetoj provat ne liri te plote. Tundimet nga djalli, tundimet nga njerezit e frymezuar nga djalli, vuajtjet, rrahjet, poshtrimet.... deri edhe kryqezimimi i Tij ne Kryq, kjo eshte prova dhe liria, eshte ngadhnjimi, ketu eshte thelbi, (Krishti njeriu i ri) ishte ana hyjnore qe Ai iu nenshtrua. Krishti i pranoj te gjitha mekatet, sepse mekati mbeti jetim ne bote duke u trashiguar, Adami nuk e pranoj mekatin por e hedhi tek tjetri, tjetri tek tjetri keshtu qe mekati mbeti i percjellur, Jezusi i mori te gjitha mbi veti. Hyji Njerzoren e qoj deri ne vdekje në shpeblim te mekateve, Keshtu qe Ai trup shkoj deri ne vdekje por gjithcka i bindur dhe ne vullnet te lirë. Tani ngjallja - ngjallja eshte ngadhnjimi perfundimtar. Pas ngjalljes iu dha pushteti mbi gjithcka emrit te Krishtit. NJeriu - Njerzorja u ngrite ne lavdine e Zotit në Krishtin. Krishti i pari - ne jemi TRUPI i Tij.
Sikurse iu dha Adamit denimi pasi ai deshtoj, ashtu iu dha Jezusit pushteti pasi Ai ngadhnjej. "Me eshte dhene cdo pushtet ne dorë". Pra NJeriu ngadhnjeu ne personin Jezus. Zoti nga qielli e dergoj nga qielli te Birin e Tij - Fjala e Tij, duke u misheruara, duke marre natyren e njeriut, me qellim qe ta nxjerre njeriun nga roberia, kështu qe njeriu mos te mbetet i humbur, Njeriu - Krisht qe ishte Qiellori fitoj ndaj te keqeit. Sikurse tashigon njeriu Adamin dhe pasojat e tij trashiguese - si pasardhes i tij, ashtu njeriu i trashigon meritat dhe lumturite e Jezusit si pasardhes i Tij. Mbi te gjitha, njeiu ne Jezusin e fiton JETEN e perjetshme. Ky ishte plani i Zotiot ne fillim, ne zanafillen e njeriut, por kjo nuk u arrit nepermes Adamit - tokësori deshtoj, Qiellori ngadhnjeu, nepermes Jezusit i cili ngadhnjeu mbi te keqen dhe mbi vdekjen, njeriu e trashigon faljen dhe jeten.
Ani more beso si te duash. Askush nuk po te detyron. Te Krishterët besojnë se ne Adamin njeriu deshtoj dhe mbeti tokesor, ndersa me Jezusin njeriu ngadhnjene dhe eshte qiellor. Krishti eshte Ai qe me ben te mundur jeten qiellore, Adami eshte ai qe me ben te mundur vdkejn dhe token - jeten tokesore.
Krijoni Kontakt