What we do in life echos in Eternity...kjo me ngushellon..
What we do in life echos in Eternity...kjo me ngushellon..
Me thënë të drejtën, isha në dilemë : a ia vlen një koment i fundit apo jo ? Për hir të zgjimit po e bëj një sa për ta mbyllë njëherë e mirë. Intruder mos e lexo, se është pak e gjatë
Referencën nga libri i shenjtë e more, por ai për ty nuk është i shenjtë sepse nuk është Kurani, apo jo? Kërkove mendim ndryshe, ja ta dhashë : "është përrallë- sipas mendimit tim". Dhe përgjigjja që më dhe, ishte një pseudotangërllik.
Vazhdove të më shmangesh pastaj tërë kohës, dhe po më hidhja gjoja ca kunja duke cituar te tjerët. Ti sikur i thoje gjërat direkt dhe jo rrotull? Është e disata herë edhe në tema të tjera që ma bën.
Shiko, s'kam gjë personale me ty. Mbaj mend që të kam thënë njëherë : "kam respekt për ty vetëm sepse më je dukur vajzë me edukatë", por edhe kësaj ia vure vizën që me komentin e asaj thënies tek ajo tema e grupmoshave. Mos bëj sikur nuk e kupton ku e kam fjalën... Po ashtu, për siguri pyet edhe ikson, në lidhje me përshypjet që kam pasë për ty. Kjo vetëm sa për të sqaru se nuk kam ndonjë inat personal.
Nuk është e vështirë të kuptohet qëllimi i temës, jo më kot u përgjigja vetëm sot... Kur hapet një temë, ka një trajtim, i dilet zot asaj që thua, dhe jo me bë sikur po pres një hapësirë të vogël dhe ta pëdori për të dalë aty ku do dalësh ti.
Meqë për ty kombi turk është i kulturuar, po të tregoj një mini-histori që e kam dëgjuar kur kam qenë në vit të parë gjimnaz në një kolegj femrash me profil tërësisht fetar, e kam dëgju nga një turke që më jepte turqisht. Është me frut, kështu që jemi prap në temë...
*Ishte një udhëtar që nga lodhja e madhe, zuri vend nën hijen e një peme. Rrëzë pemës kishin rënë ca kokrra molle, por këta molla i kishte kafshuar më parë një gjarpër dhe kishte lënë helmin në to. Udhëtari nuk i vuri re mirë, dhe filloi t'i hante gjithë gëzim... Por një person tjetër që kishte vënë re që më parë gjarprin që i kishte helmuar mollët, i thotë udhëtarit që mos t'i hajë mollët. Udhëtari nuk e dëgjon, përkundrazi ia kthen shumë ashpër. Atëherë ai personi fillon dhe e godet me kamzhik, madje e ndjek kudo që ky po i shmangej duke e goditur edhe më fort... Pasi e godet mirë e mirë, udhëtarit i del nga stomaku gjithë ajo që kishte ngrënë nga goja... Në fund ai që e goditi i tha: "të godita vetëm për të mirën tënde, sepse nuk kishte mënyrë tjetër që tii ta nxirrje gjithë atë helm që more nga ato molla të helmuara nga gjarpëri..."
La lune, kam qenë për 4 vite në një shkollë fetare, që nga ora 7 e mëngjesit deri në 3 të padites, aq sa familjen e merrte malli që të ma shihte edhe fytyrën. E di shumë mirë, se çfarë do thotë të jesh nën ndikimin e fesë. Dikur kam qenë edhe unë, jo plotësisht por kam qenë deri diku...E di shumë mirë se sa forcë mendore, vullnet dhe luftë me veten - duhet që të ç'doktrinohet njeriu. Ata që nuk kanë qenë kurrë të ndikuar fetarisht, mbase nuk të kuptojnë si duhet, por unë kam qenë dikur...
E kisha thjesht për të mirën tënde, nisur nga përvoja ime jetësore, edhe pse ti i ke goxha vite kalendarike para meje...
Gjithsesi, mos u mundo të kthesh përgjigje, më lër vetëm me shpresën se do dish ta lexosh si duhet këto që të thashë...
Qofsh mirë!
Ndryshuar për herë të fundit nga Fleur Blanche : 01-12-2011 më 12:20
Posiiiii jooooo.... Eternity as nuk e ka ditur e as ka per ta ditur qe jetojne ne nje cep te humburr te universit, 7 milarde morra mbi kokrrize rere... ti beso ne gjera te paqena... po ashtu preferon se eshte ngushelluese. Nuk te ve faj per kete... eshte komplet njerezore.
Te lexova me kujdes,e po te them qe je gabim e paragjykon dike qe nuk e njeh.Une nuk kam permendur Kuranin si liber te shenjte e qe i perket doemos bindjeve te mia dhe me e rendesishmja nuk te kerkova personalisht ndonje mendim ty!Ta kerkuan te tjere,e ne fund pergjigja jote ishte arrogante,permende edhe drejtshkrimin per t'ju shmangur debatit,mendo qe ka dhe te tjere qe i besojne perrallave e mund te jene me inteligjent se ty.
Dhe ne fund po te them qe tema ka nje pikepyetje ne fund,e nuk kishte nevoje qe une te trajtoja dicka ne vecanti.
Gjithe te mirat!
Dmth ti përjashton të tjerët nga tema, sepse ashtu ta ka qejfi ty? Sepse në temë që në fillim po thoje :
Ti thua tani : s'të kërkova mendim ty, e kisha me ata që ma donte qejfi... Ahhh "de gustibus non est disputandum"...
E bëra me qëllim, që të të jepja terren ty që të më mbërtheje. Ta dhashë mundësinë, që ti të tregoheshe më e pjekur dhe të më nxirrje jashtë loje me gjithë arrogancën time.e ne fund pergjigja jote ishte arrogante,
Ishte thjesht një këshillë, por kur nuk pranove një këshillë kaq elementare, që sinqerisht nuk duket bukur kur një femër nuk shkruan estetikisht, imagjino sa do më pranoje një këshillë edhe më të vlefshme. Por ti këshillat e mia nuk i do, e di. Por unë thjesht eca me një thënie "këshillat jepen falas sepse askush nuk i blen"permende edhe drejtshkrimin per t'ju shmangur debatit
E shoh sa paske ditur të ma lexosh qëllimin që pata...
Unë zakonisht debatoj me meshkuj në forum, s'para ua vari femrave, sidomos kur më bëjnë tangërllik.
Gjithë të mirat edhe ty.
Ndryshuar për herë të fundit nga Fleur Blanche : 01-12-2011 më 12:36
Krijoni Kontakt