Close
Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 209
  1. #41
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Po tamam banane dhe pjeshke hengren, dmth bene seks dhe qe aty filloi riprodhimi e per rrjedhoje humbi cilesia e pavdekshmerise biologjike meqe tani nje pjese te jetes e perdoren per te krijuar jete te re.
    Dhe ne ate ekstazen kulminante u ndricuan nga nje gjendje e ndryshuar e ndergjegjes dhe filluan te dallonin te miren dhe te keqen, dhe paten turp. Seksi eshte nje pervoje thelle dhe tronditese mistike.

    Tani puna eshte se nuk duhet te interpretohet kjo si seks i rendomte, realisht supozohet qe adami dhe eva ishin qenie superiore dhe shpirterore, dy ne nje, pra qenie androgjene dhe nepermjet pemes se mires dhe se keqes u ndane ne dy sekse dhe rane ne boten materjale, prej nga rrjedh dhe shprehja "renia e njeriut"(fall of man), dhe pikerisht cilesia me e dukshme e botes materjale eshte Ndasia, dallimi, e mire e keqe, bardhe e zi, mashkull femer etj etj. Normalisht kalimi i nje shpirti ne boten materjale behet nepermjet seksit.

    Kuptohet qe e gjitha kjo si perfundim duhet te merret pak simbolikisht dhe jo fjale per fjale.
    xfiles, te pershendes perzemersisht, me vjen mirë qe lexoj nga shkrimet tua duke pasqyrua simbolikat biblike

    "Kuptohet qe e gjitha kjo si perfundim duhet te merret pak simbolikisht dhe jo fjale per fjale" por ajo qe ka një kuptim të dukshem është se njeriu nuk iu bind Zotit, thej urdherin, preku aty "ne pemen" qe sjell vdekjen..... Bibla citon "mollen" pra është simbolike dhe citohet se "me shije" d.m.th. shija nenkupton lakminë, lakmia njeriun e qon gjithmonë në gabime.....

    Por, Zoti nuk ndaloj "seksin" - marëdhënen martesore sepse Bibla shpjegon se Zoti te ketë thënë "shtohuni" dhe kjo nuk mendoj se duhet te jetë mëkat, mekati u bë i njohur pasi qe njeriu u ndikua nga engjulli i deshtuar djalli qe u ngrit kunder rendit te Perendisë, ai nxiti njeriun, në vullnet te lirë te njeriut, per mos degjesë ndaj Fjales së Hyjit, duke i shpjeguar gjëra qe e qojnë njeriun në mekat dhe si pasojë, njeriun e largojnë nga prania e Hyjit. Pra, kjo është Madheshtia e Zotit - respektimi i lirisë së njeriut, dhe rënja - deshtimi i njeriut ne vullnet te tij te lirë. Pema e ndaluar dhe pemët e lejauara janë një deshmi e gjallë se Zoti deshiron qe njeriu të veproj në vullnet te lirë te tij, te ket mundesine qe të zgjedhë, e para është nga Zoti qe i shpjegon njeriut se"kjo bën, kjo jo", ndersa menjëher e dyta është nga djalli; "kjo bën por je mashtruar, kjo keshtu dhe kjo ashtu" duke e nxitur njeriun kunder rendit te Hyjit, keshtu njeriu me vullnet te tij te lirë mund te vendosë; te ushqehet nga pema e jetës, apo nga pema qe sjellë vdeljen, d.m.th. ta degjoj Fjalen e Zotit, apo fjalen e djallit. - Jeten apo vdekjen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 30-11-2011 më 16:48
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  2. #42
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Citim Postuar më parë nga La_Lune Lexo Postimin
    Cili ishte fruti i ndalur që hëngri Ademi dhe Eva (Ademi dhe Hava)?
    Ndonjë referencë nga librat e shenjtë apo ndonjë mendim ndryshe?
    La Lune, sipas besimit islam, Ademi dhe Hava hengren nga nje peme ne Parajs, mirepo Kurani nuk e potencon se cili lloj ishte, sepse nuk eshte shume me rendesi, po kjo e ka edhe nje urtesi tjeter, qe mos te fitojn njerzit ndonje mendim te keq per ate lloj peme ne kete bote, nese kushtimisht emrin do ta kishte si pema qe eshte ne Parajs.

    Me rendesi eshte te potencohet se ata dy gabuan, sepse djalli i mashtroi duke ju thene se kjo do t'i bente te perhershem apo do t'ua ngriste graden e tyre.

    Sipas Bibles Hava e mashtroi Ademin dhe e bindi qe te vepronte keshtu, andaj ajo eshte mekatare, dhe femra sipas tyre e ka kete cilesi te poshter.

    Nuk eshte e vertete, te dyte e ben gabimin dhe te dyte pastaj u penduan.

    Poashtu nuk eshte e vertete se mekati i tyre trashegohet te pasardhesit, sepse ata u penduan dhe Zoti ua fali, pasardhesit e tyre skane faj per kete gje.

    Poashtu gabim eshte te thuhet se "me mollen e ndaluar eshte per qellim seksi", sepse Zoti e krijoi Havane qe te bente seks me Ademin dhe te shtoheshin njerezit, qe te gjente prehje tek ajo, nuk eshte seksi dicka e ndaluar ne vetvete, mirepo marredheniet jashtmartesore dhe tradhtia eshte e ndaluar.

    Habitem se si toni u pajtua me komentin e xfiles se gabimi i Ademit paska qene seksi, ndoshta ndonje verzion te ri te Bibles e lexon

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Te siguroj qe La Lune bashke me ne te tjeret qe kemi marre pjese ne teme e dime shume mire versionin zyrtar te Krishtere dhe Islam dhe po perpiqeshim per ndonje alternative me interesante dhe bindese.

    Toni77 hallall ia befte zoti e mori me shume filozofi dhe kapi nje detaj te vogel, simboliken, dhe nuk eshte aspak dakord me mua, ke pertuar ta lexosh deri ne fund?

    Edhe ne kuran e bibel nuk duhet interpretuar aq shabllon ajo qe lexohet por duhet marre si simbolike qe tregon dicka me te thelle, se i keni nxjerre bojen atij zotit me keto historirat qe e pikturojne si nje femije lunatik dhe tekanjoz.

    Tani ta rifrazojme pyetjen, cfare ishte "fruti i ndaluar"? Besoj se cdo njeri me dy pare mend qofte besimtar i cdo feje e kupton qe "frut i ndaluar" eshte simbolike per ndonje veprim apo kenaqesi te ndaluar, dhe Toni77 ishte dakord me kete dhe thote se fruti eshte thjeshte Lakmia dhe Tundimi, dhe me duket goxha e mundshme edhe pse mbase nuk jam dakord.

    Se na fyhet dhe inteligjenca kshu kur na vijne e na citojne versionet zyrtare fetare sikur te mos i kishim degjuar vazhdimisht gjithe jeten dhe kemi nevoje per perseritje.

  4. #44
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    xfiles, verzionet zyrtare fetare jane ato qe jane, ti dhe une nuk kemi te drejte te sjellim verzion si na konvenon neve.

    Pema nuk eshte qellimi thjesht pema, edhe Ademi dhe Hava nuk u mashtruan per pemen, po pas asaj qe qendronte pas pemes, kurioziteti per ta kuptuar se cka do te ndodhe me ata dy nese e provojne ate peme, a thua pse Zoti ua kishte ndaluar, kjo e para dhe lakmia per tu bere dicka me shume, plus, sikur i mashtroi djalli duke ju premtuar se do te beheshin te pavdekshem apo do te beheshin engjej.

    Kjo tregon se pari lirine e zgjedhjes qe ka njeriu, andaj ekzistojne edhe ndalesat per te, si sprove se a do ta zgjedh te miren apo te keqen, dhe tregon sjelljes e Ademit dhe Havas pas gabimit, te cilet u penduan dhe iu kthyen Zotit, per dallim nga djalli i cili nuk u pendua andaj edhe u mallkua.

    Shume e qarte eshte dhe ska asgje te paqarte ketu, saqe skemi nevoje te sjellim "verzione moderne" te shpikura.

    Une s'pajtohem me verzionin e Bibles kontraverze, kjo dihet si musliman, po edhe si njeri, nuk eshte e drejte qe faji ti lehet vetem femres ne kete rast, apo shumica e fajit, apo te thuhet se pasardhesit e trashegojn mekatin dhe jane pergjegjes, saqe ka nevoje pastaj Zoti ta dergoj "djalin" e tij qe te pastrohet njerezimi nga ky mekat. Absurditet mbi absurditet.

    Verzioni i Kuranit eshte i vetmi i sakte dhe autentik, pos kesaj edhe pajtohet me natyren njerezore dhe racion e shendoshe.

  5. #45
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga IslamInfo Lexo Postimin

    Une s'pajtohem me verzionin e Bibles kontraverze, kjo dihet si musliman, po edhe si njeri, nuk eshte e drejte qe faji ti lehet vetem femres.
    Ti krejt ato qe i shpjegove janë simbolika biblike pavatsisht se belbezon duke fye Biblen.

    Realisht nuk ja vlen te epët përgjigje ty sepse je shumë i ngarkuar me te këqija. Me vjen keq dhe shumher jam "hendikep" te flas me ty dhe me te tjerë si ti për arsye te shumë shqiptareve mysliman qe I dua dhe me duan mua dhe nuk dua ti lëndoj, por pa tjetër me duhet te them pasi qe ne dy shkrimet tua qe postove, ne vend qe te japësh mendimin tënd brenda temës qe është e hapur, ti hedhesh cep ne cep, her ne Bibël her te toni, her te krishterimi dhe nuk ke ndërgjegje te qëndrosh te paktën njëherë pa e shprehur mllefin tënd qe e ke ndaj besimit te krishterë dhe Biblës - Shkrim i Shenjt.

    Njëherë ta dinë te gjithë te tjerët se me detyrove te them se nuk e pata në mend.

    Se pari, Krishterimi - Ungjilli i Krishtit, e ngitë femrën aq lartë sa e fillon Ungjillin me Marinë e Shenjt dhe e quan nënë e Jezusit - Zot dhe Apostujve. Ungjilli e përshkruan femrën - Marinë bashkëpunëtor te Zotit ne planin e Tij për shpëtimin e njerëzimit. Kisha katolike dhe ortodokse, Marinë e respekton mbi te gjithë njerëzit, është nënë e Kishës, është mbi të gjithë shenjtërit. Në anën tjeter, Krishti ishte Ai qe e pranoj femrën ne shoqëri dhe e çliroj nga dënimet dhe përbuzja qe iu bënte ne ato kohëra "goditje me gur" (Gj 8;11)

    Jezusi fal mëkatin pa dallim gjinie por ne saje te dashurisë qe tregon per Zotin dhe pendimit
    "Mëkatet e tua të janë falur".Lk 7; 47-50
    Jezusi e falë femren duke ua bë me dije meshkujve se as ju nuk jeni pa mëkat.
    Atëherë Jezusi i tha: "As unë nuk të dënoj; shko dhe mos mëkato më".(Gj 8;11)


    Duhen trajtuar baraz me burrat (Gal. 3:28),
    Burrat duhet ti duan gratë dhe të kujdesen për to (Ef. 5:25; Kol. 3:19).
    Duhet të qëndrojnë besnikë (18 vargje në Besëlidhjen e Re, përfshi Mt. 5:27,28).
    Ata nuk mund ti lënë gratë e tyre (Mt. 5:32),
    as ti braktisin ato seksualisht (1 Kor. 7:5).
    Nuk mund të shtojnë një bashkëshorte tjetër në familje (Mt. 19:5; 1 Tim. 3:2,12).


    Një citat nga Doktrinat dhe besimet e Etërve te Kishes:
    2) Tertuliani (160-240 A.D)
    "Perendia e risolli ne jete Imazhin edhe Ngjasimin e Tij, te cilin e kish zene djalli, me ane te nje nderhyrje rivale. Pasi Eva, ende nje Virgjereshe, e kish pranuar fjalen qe u be kornize e vdekjes, po ashtu nje Virgjereshe do te ti sillej Fjala e Perendise, qe u be edhe ndertuesja e Jetes. Keshtu pra ajo qe kish shkuar drejt humbjes nepermjet atij seksi, nepermjet te te njejtit seks te mund te vinte serish Shpetimi.

    Eva i pat besuar djallit, Maria i besoi Grabrielit. Faji qe njera kreu me ane te mosbesimit, tjetra me ane te besimit e cbeu". (Mbi Misherimin e Krishtit, 17)



    Tash, ja, lexojeni se si trajtohet femra sipas shkollës tende fetare, është një argument I gjallë. Bile sipas besimit tënd, femra as ne xhenet nuk guxon te martohet me dike tjetër por I takon burrit pavarësisht dëshirës së sajë!
    Kjo vërtetë me ka habitur, lexojeni se si jep përgjigje një dijetar islam një femre e cila tregon se sa vuan nga burri I sajë. Dhe, nga vuajtja, ajo shpreson se bile te paktën ne jetën tjetër – pasi të vdes, nuk do te jet më grua e atij idioti por KOT, Hoxha I përgjigjet duke u bazuar ne shkrimet islame se ajo I takon atij burri, kështu qe ja humbë shpresën edhe për ne jetën tjetër, kështu qe sipas atyre shkrimeve islame, femra trajtohet edhe ma keq se shtaza!

    Lexojeni, ishte një debat pyetje përgjigje nga besimtarët islam.

    Pytja qe ja drejton një femer Hoxhes apo dijetarit Islam:

    "A lejohet që nga Allahu të kërkojmë që mos të jemi në Xhenet me këtë bashkëshort që jemi në dunja, pasiqë unë nuk e dua më bashkëshortin tim...

    Es selamu alejkum,

    Mezi e mora guximin t'a shkruaj kete leter,t'a shprehe kete brenge e cila ka shume vite qe me mundon.Turperohem para All-llahut te Plotefuqishem per kete gje...por kjo eshte e vertete,dhe All-llahu nuk turperohet nga e verteta.

    Nuk e dua bashkeshortin tim,ndoshta per kete ndjenje timen ai eshte vete fajtore,nuk e di a e kam dashur ndonjehere,apo e kam dashur,por ai me duart e veta rrenoi gjithecka....
    Nuk e pata kurre perkrahjen e tij,edhe atehere kur une kisha plotesisht te drejte,te te nencmoje si kur jemi vetem,po ashtu edhe para te tjereve ...kjo te shkakton vuajtje shume te madhe.

    Une nuk jam nje grua qe duhet nencmuar,jam nje femer e ndershme dhe me karakter te forte,une kurre ate nuk e turperova per asgje...
    Punoj shume,e mbaj shtepine shume mire,pergatis si gjellera ashtu edhe embelsira te ndryshme ,mundohem t'a kenaq ate dhe familjen e tij ,por gjithecka shkon prap keq ai eshte mosmirenjohes...Ai e di se ne familjen e tij nuk mund te krahasohet asnje femer me mua per nga punet e dija,kete ja kane thene te tjeret ne syrin tim,por prap se prap me lendon...
    All-llahu me ka fale edhe bukurine,nuk jam femer qe duhet lene mbas doresh,por prap per ate nuk jam asgje,as nuk me shikon ...

    Me ka lenduar shume ne jete,me ka tradhetuar shume here,me ka prekur edhe aty ku me dhemb me se shumti,ne familjen time...me ka rrahur shume here,edhe tani po guxova te ngreh zerin edhe kur kam une te drejte nuk priton te me rrahe...po mos te kisha tre femije me te do te ikja prej tij qysh kohe me pare,po duroj per hire te femijeve te mi.

    E di se po te deshiroje All-llahu t'a udhezoje ,e udhezon,por edhe sikur te udhezohet une nuk dua te jem me te ne boten tjeter...Tani ndoshta ju dukem e marre per kete deshire timen,edhe nese nuk me kuptoni ju, une e di se All-llahu i Madherishem me kupton...nuk dua te jem ne boten tjeter me nje njeri qe me lendoi,qe me shkaterroi rinine,qe per pak te me helmoje edhe zemren,por nuk ia doli sepse All-llahun pata mbrojtes,mua me mjafton kjo bote me te...
    Por une bashkeshortin tim e fale,ia fale te gjitha ato vuajtje qe m'i shkaktoi dhe qe m'i shkakton ende,e fale per hire te All-llahut te Madheruar,nuk dua qe All-llahu t'a denoje per keto gjera, gjeja e vetme qe kerkoj nga i Plotefuqishmi eshte te mos jem ne boten tjeter me te,kuptohet me shpresen qe te jemi nga banoret e xhenetit, une nuk mendoj me per kete bote...
    E them prape ndoshta juve ,dijetare,dhe anetare te ketij forumi ju dukem e marre,e cmendur,po une ndjehem aq e lenduar,jam aq pa dashuri....saqe jetoj vetem per boten tjeter...
    Nese ekziston ndonje hadith ,apo ajet kuranor rreth kesaj ceshtje times do te kisha pasur deshire t'a dija....te me zbus pakes kete zemren time...se vetem fjalet e All-llahut te Meshirshem,fjalet e Muhamedit sallallahu alejhi ue selem ,dhe fjalet e juve dijetareve me argumente, me qetesojne e me bejne te shpresoj e me japin durim...

    All-llahu ju shperblefte."


    Pergjigja e dijetarit Islam i mbeshtetur ne shkrimet islame:

    Re: A lejohet që nga Allahu të kërkojmë që mos të jemi në Xhenet me këtë bashkëshort që jemi në dunja, pasiqë unë nuk e dua më bashkëshortin tim...

    Ve alejkum selam

    Allahu azze ue xhel, jua lehtësoftë gjendjen dhe ju ndihmoftë në tejkalimin e këtyre vështirësive.

    Në lidhje me gjendjen të cilën ndodheni dhe çfarë lejohet të veprohet në raste të tilla, lexoni në këtë temë: Burri im është injorant, nuk i rrespekton detyrimet reciproke ndaj meje, më mallkon mua dhe familjen time, a më lejohet shkurorëzimi nga ai?

    Ndërsa në lidhje me pyetjen tuaj, se a lejohet që nga Allahu azze ue xhel, të kërkohet që të mos jeni në Xhennet me bashkëshortin tuaj, së pari duhet të dihet se argumentet fetare tregojnë se gruaja i takon bashkëshortit të saj të fundit.


    Transmetohet nga Mejmun Ibni Mehrani, të ketë thënë: ''Muavije Ibn Ebu Sufjani kërkoi të martohet me Ummu Derdanë, e cila refuzoi të martohet me të duke thënë: ''Ndëgjova Ebu Derdanë, duke thënë: ''Tha i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem: ''Gruaja shkon me burrin e saj të fundit, apo tha: ''Gruaja është për burrin e saj të fundit.'' (Transmeton Ebu Ali El-Harrani në ''Tarihurr-Rrikkatu'').

    Transmetohet se Hudhejfetu, radiallahu anhu, i tha gruas së tij: ''Nëse dëshiron të jesh gruaja ime në Xhennet, mos u marto pas meje, sepse gruaja në Xhennet i takon burrit të saj të fundit në këtë botë.'' (Transmeton Bejhekiu.)



    ja sa tmerr, sa padrejtesi dhe dhunë ndaj lirisë dhe vullnetit qe është per femren, njëher sa pa drejtesisht veprohet ndaj kësaj femre ne ketë botë, por i humbin hspresat edhe per ne boten tjeter duke e mashtruar se edhe atje je e shtypur!!!!

    Është ma mire nëse njeriu beson “baba-dimrit” qe se paku u sjellë fëmijve gezim duke u shprendanë dhurata sa të besoj njeriu si beson ti – besimit tënd qe shperndanë helme dhe therra në botë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 30-11-2011 më 21:52
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2011
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    101
    @Toni77
    Po ku e din ti apo ajo gruja qe ka me shku ne xhennet ??
    Dhe e dini qe 7 Qiej xhennete ndahen,cilen do te shkoj gruja/burri ??
    Kush osht person i devotshem dhe e ka frike Zotin,nuk nalet mu mendu me kan i bjen mu martu,por a do te shkon ne xhennet.
    Ncncncn ndalo pak e studioje ma mire Islamin para se mu mundu me sulmu.

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e SatanMyMasterSS
    Anëtarësuar
    02-10-2011
    Vendndodhja
    Hell
    Postime
    217
    Se di cka ka ngrene por sipas besimeve fetare na IQ nenen te gjitheve hahaha.
    Une kam degjuar se Hava/Eva i donte shume bananet dhe Zoti ia kishte ndaluar bananen sepse dhunonte bananen duke mos e ngrene por vetem duke e lepire dhe thithur keshtu qe ai e vuri ne pemen e shenjte. Kurse Ademi/Adami i donte shume pjeshket dhe poashtu ai i hapte dhe i lepinte ne vend qe ti hante dhe keshtu Zoti u nevrikos me veprimet e tij dhe e vendosi edhe kete ne te njejtin vend por keta dy ishin me dredharak se Zoti dhe te dy vodhen dhe filluan me kenaqesit e tyre dhe keshtu Zoti i denoi, njeri te thithte e tjetrin te lepinte.
    Religion is hate,
    Religion is fear,
    Religion is whore

  8. #48

    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Citim Postuar më parë nga IslamInfo Lexo Postimin
    La Lune, sipas besimit islam, Ademi dhe Hava hengren nga nje peme ne Parajs, mirepo Kurani nuk e potencon se cili lloj ishte, sepse nuk eshte shume me rendesi, po kjo e ka edhe nje urtesi tjeter, qe mos te fitojn njerzit ndonje mendim te keq per ate lloj peme ne kete bote, nese kushtimisht emrin do ta kishte si pema qe eshte ne Parajs.

    Me rendesi eshte te potencohet se ata dy gabuan, sepse djalli i mashtroi duke ju thene se kjo do t'i bente te perhershem apo do t'ua ngriste graden e tyre.

    Sipas Bibles Hava e mashtroi Ademin dhe e bindi qe te vepronte keshtu, andaj ajo eshte mekatare, dhe femra sipas tyre e ka kete cilesi te poshter.

    Nuk eshte e vertete, te dyte e ben gabimin dhe te dyte pastaj u penduan.

    Poashtu nuk eshte e vertete se mekati i tyre trashegohet te pasardhesit, sepse ata u penduan dhe Zoti ua fali, pasardhesit e tyre skane faj per kete gje.

    Poashtu gabim eshte te thuhet se "me mollen e ndaluar eshte per qellim seksi", sepse Zoti e krijoi Havane qe te bente seks me Ademin dhe te shtoheshin njerezit, qe te gjente prehje tek ajo, nuk eshte seksi dicka e ndaluar ne vetvete, mirepo marredheniet jashtmartesore dhe tradhtia eshte e ndaluar.

    Habitem se si toni u pajtua me komentin e xfiles se gabimi i Ademit paska qene seksi, ndoshta ndonje verzion te ri te Bibles e lexon
    Une e di versionin e Kuranit IslamInfo,megjithate kam nje ide qe duhet te gjendet dicka ne tefsirin e Ibn Kethirit..

    xfile,mendoj se nuk permendet asnje frut ndoshta per te vetmen arsye qe mos te humbnim ne simbolika,njeriu para se te kryente "mekatin" ishte perfekt,duke qene se ishte perfekt pa asnje lloj mekati nuk kishte nga ti njihte turpin apo nevojen per tu mbuluar (kjo vjen nga perfeksioni)..ndoshta ngrenia e frutit ishte nje "akt" apo shkak per renien e tyre ne inperfeksion,ne kete momente mund te flasim per dallimet..dhe erdhi vdekja..pa perfeksion nuk mund te jetohet pergjithmone...

  9. #49
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Interesante!
    Zoti paska krijuar djallin, me pare se njeriun!!!!
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  10. #50
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,911
    Tema nga nje pyetje e thjeshte e pafajshme, degjeneroi ne nje beteje kush posto me shume faqe nga kurani e nga bibla.

    Ju nuk postoni per te shkembyer ndonje ide e per te mesuar dicka te re. Jo postoni per tu mesuar te tjereve ate qe mendoni se dini.
    Eshte mesnate midis jush, mesnate. Driten e verdhe e te dobet te kandilit me tym te zi e quani Diell.
    Tani mesojini gjithe te tjereve cila eshte e fshehta e frutit te ndaluar se une per vete u binda.

  11. #51

    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Interesante!
    Zoti paska krijuar djallin, me pare se njeriun!!!!
    Kur theu urdhrin e Zotit,djalli qendronte mes engjejve dhe adhuronte Krijuesin,e njihej me emrin Azazil,kishte shume njohuri prandaj dhe nuk ju perul njeriut e u be prej arroganteve.
    Te pakten kete version njoh une.


    P.s F-I ne thjesht po diskutojme mendime te ndryshme,deri tani s'ka dal ndonje te na thote kuptimin e frutit te ndaluar...

  12. #52
    ....Dhe unë që mendoja se vetem femijet pelqenin perrallat... Por jo, ka nga te rriturit qe i quajne mendime, ide, dhe teme interesante !

    Si i themi ne shkodranët; "per net' dimri..."

  13. #53

    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Citim Postuar më parë nga Yes* Lexo Postimin
    ....Dhe unë që mendoja se vetem femijet pelqenin perrallat... Por jo, ka nga te rriturit qe i quajne mendime, ide, dhe teme interesante !

    Si i themi ne shkodranët; "per net' dimri..."
    po ** dhe...?!

  14. #54
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,911
    Ty yes kot te te pergjigjem se ti fshijne postimet lol

  15. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Yes, po ti si mendon, cfare eshte ky fruti misterioz?

  16. #56
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,911
    La Luna e hapi temen per te therritur popullin ne kuvend njehere. Pastaj kur secili te kete thene mendimin e tij, do vije me revelation dhe pergjigjen qe paska gjetur te ky libri "si e kishte emrin". Si perfundim do mesojme ndonje gje nga ndonje dijetar musliman u pa puna...

    Yes ti mos bej sikur nuk beson se ti je me besimtare se dreqi... Po thjesht e mban perbrenda qe ta kesh per ta perdorur si as ne menge kur te paraqitesh perpara trupit te larte gjykues qe do vendose ku do te shkosh....

  17. #57
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga Force-Intruder Lexo Postimin
    La Luna e hapi temen per te therritur popullin ne kuvend njehere. Pastaj kur secili te kete thene mendimin e tij, do vije me revelation dhe pergjigjen qe paska gjetur te ky libri "si e kishte emrin". Si perfundim do mesojme ndonje gje nga ndonje dijetar musliman u pa puna...

    Yes ti mos bej sikur nuk beson se ti je me besimtare se dreqi... Po thjesht e mban perbrenda qe ta kesh per ta perdorur si as ne menge kur te paraqitesh perpara trupit te larte gjykues qe do vendose ku do te shkosh....
    e sempre la vechia storia

  18. #58
    Citim Postuar më parë nga La_Lune Lexo Postimin
    po ** dhe...?!
    Po me ben tangerllik ? Mua më ? Gjithsesi me duhet ta pranoj qe bere goxha permiresim kete here, nuk ma ktheve pergjigjen tek "çfare po mendoni ne keto momente" si heren e kaluar, me ndonje thenie "te kulturuar". Por meqe e do pergjigjen, edhe mund ta jep nje ide me shume:

    Postuar më parë nga D@mian
    Largpamesia presupozon sinteze te faktoreve dhe projektim abstrakt te rezultatit te pritshem. Islamiku mesatar ka kapacitetin intelektual te amebes, qe bazohet ne nje kunderveprim te vetem ndaj nje veprimi paraprires. Nqs i hedh drite nga ana e majte, ameba terhiqet nga e djathta dhe anasjelltas. Mendimi analitik dhe sjellja proaktive jane te panjohura per amebat dhe islamiket.
    Citim Postuar më parë nga Force-Intruder Lexo Postimin
    Ty Yes* kot te te pergjigjem se ti fshijne postimet lol
    Dhe gjithmone ato qe i kam replika me ty. E kam nje gjysem ide...
    Btw, tani kemi edhe te drejten per te kerku demshperblim per rastin Berwick, mos thuaj qe nuk e kisha parashiku qe nje muaj me parë se si do dilte.

    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Yes, po ti si mendon, cfare eshte ky fruti misterioz?
    Nese ti me bind se Adamus dhe Evus, kane ekzistuar me te vertete, atehere edhe mund ta lodhi trurin se cfare fruti ishte.
    Hey, xfiles, gjithe ai frymezim qe te erdhi ty mbreme, sepse tema fillonte me pemëëëëëëëë, dhe kur te permenden ty pemëëëëëëë, fantazon per parqe si psh kjo :
    Postuar me parë nga xfiles
    Dilni sa me shpesh ne ajer te paster ne pyll ose park, dhe... sa me shume seks natyre,
    kjo do ishte dhe zgjidhja e shume problemeve te çrregullimeve seksuale si te mashkullit dhe te femres.
    Te mos harrojme se jemi pjese e natyres dhe energjine jetesore e marrim prej saj,
    keshtu qe sa me ne kontakt me te, seksi do jete cilesor ne te gjitha kuptimet.
    Eshte krijuar nje egregor i rrezikshem perreth, dhe po bej dalje tani...

    Bye
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fleur Blanche : 01-12-2011 më 07:08

  19. #59

    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Citim Postuar më parë nga Force-Intruder Lexo Postimin
    La Luna e hapi temen per te therritur popullin ne kuvend njehere. Pastaj kur secili te kete thene mendimin e tij, do vije me revelation dhe pergjigjen qe paska gjetur te ky libri "si e kishte emrin". Si perfundim do mesojme ndonje gje nga ndonje dijetar musliman u pa puna....
    Nuk kam gjetur ende ndonje pergjigje ne asnje liber qe ti mund te mendosh...pastaj tema ime nuk eshte ne arritjen e ndonje perfundimi konkret qe ti vere vulen diskutimit..mos paragjyko.
    Tek kjo pyetja te gjithe jane "stuck"

  20. #60

    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Citim Postuar më parë nga Yes* Lexo Postimin
    Po me ben tangerllik ? Mua më ? Gjithsesi me duhet ta pranoj qe bere goxha permiresim kete here, nuk ma ktheve pergjigjen tek "çfare po mendoni ne keto momente" si heren e kaluar, me ndonje thenie "te kulturuar". Por meqe e do pergjigjen, edhe mund ta jep nje ide me shume:
    Yes* nuk je qendra e botes...gjithsesi une e specifikoj kujt i pergjigjem e nuk i bie rrotull..
    Flm, qe na referove postimin e D@mian,e hodhe dhe ti nje copez drite ne kete teme.

Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •