Për: 28 nëntor 2011: 99 vjetori i shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë
Postuar më parë nga projekti21_dk
Me këtë porosi:
* Që viti 2012 të shpallet Viti i Pavarësisë ( nëse nuk shpallet nga qeveritë tona, ne fundja ta kemi në shpirtin tonë dhe të punojmë për ta bërë Shqipërinë )
* Që ne si popull duke ditur se rreth e qark kemi që nuk na duan të mirën, andaj të vetëdijësohemi e mos të kemi armiqësi ndërmjet veti, sepse asnjë armiqësi nga jashtë nuk mund të jetë më e dëmshme për ne se ajo ndërmjet veti.
* Mos të bëhemi idhujtarë, mos të krijojmë idhuj - individë, sepse individi karshi çështjes madhore është fort i vogël. Kjo na ka kushtuar, po na kushton e do të na kushtojë edhe në të ardhmen po vazhduam kështu.
* Mos të bëhemi militantë fanatikë partiakë dhe me kokëfortësi t’i shërbejmë edhe të keqes për hir të militantizmit.
* Që të zhduken krahinorizmat me të vetmin qëllim që të jemi sa më të bashkuar, sepse vetëm kështu i shërbejmë asaj që na ka munguar qe 100 vjet.
Krijoni Kontakt