Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 102
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-12-2010
    Postime
    378
    Nè ballkonin e apartamentit tim nè Tiranè valèvitet flamuri kuq e zi, simboli i bashkimit kombètar shqiptar dhe i respektit ndaj martirève tè tij ndèr shekuj.
    Uroj qè nè 100 VJETORIN E PAVARESISE KOMBETARE çdo njeri qè ndjehet shqiptar tè shpalosè flamurin kombètar nè zemrèn dhe banesèn e tij!

  2. #62
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Pershendetje Vellezer dhe Motra ngado qe jeni dhe kudo qe ndodheni ,ju uroj festen e flamurit

    Sot ne shum treva shqiptare flamuri nuk valon lirshum ,dhe per kete gje fajtor jemi ne shqiptaret, qe kaq shum kemi qen dhe jemi te perqar ,sot pasi qe na kan shpernda ne gjasht shtete ka fillu nje fushat tjeter qe te perqaj dhe te shkatrroj kete komb duke perdor si arm fen per te perqa vellan me vella, dhasht zoti qe te mos ja arrijn qellimin por ti tregojm evropes dhe botes se kemi qen dhe jemi kombi me tolerancen me te madhe nderfetare ne bot dhe do jemi gjithmon

    Sot mendojm se jemi me te fort pasi jemi dy shtete, por realisht jemi me te dobet se kurr me par ,urojm qe kombi yne te zgjohet nga gjumi dhe ti denoj ata qe po punojn per interesa te huaja ,dhe nentori i ardhshum te na gjej te bashkuar si komb nen nje shtet dhe nen nje flamur
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  3. #63
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    GËZUAR FESTËN E PAVARËSISË GJITHË SHQIPTARËVE

    Po ju bie dhe disa vargje që poeti Arben Duka ka bërë me rastin e festës

    ...............Letër Ismail Qemalit.................

    Erdha përsëri në Vlorë
    Si gjithmonë në përvjetorë
    Të puth detin, të puth malin
    Të takojë Smail Qemalin

    Te ballkoni i Flamurit
    të takojë lulen e burrit
    mbylli plaku i lirisë
    500 vjet të historisë

    Ku nuk vajte ku nuk shkove
    vatanet ku s'i kërkove
    o i bardhi si dëborë
    u ndeshe me perandorë

    Ato fjalë s'harrohen kurrë
    i ka gdhendur historia
    "Cili je ti more burrë
    që na vjen nga Shqipëria"

    Vatanet që kemi sot
    ti i more o imzot
    po tani o plak i artë
    ca ndryshime ka në hartë

    O Malo ç'të të them unë
    më s'e kemi Shën Naunë
    Se Ahmet Zog karnavali
    e bëri dhuratë tek krali

    Ajo s'qe falja e parë
    se tani të tjerë zagarë
    pasardhës të denjë të mbretit
    i bënë gjëmën edhe Detit

    Ismail o burr i shquar
    puna dhe më keq ka shkuar
    kërkon të prishë një horr
    monumentin tënd në Vlorë

    Ti mos u mërzit o zot
    don ta prish po s'e prish dot
    se ndizet zjarr dhe barot
    që nga Vlora në Sopot

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e RINAA
    Anëtarësuar
    01-12-2008
    Postime
    247
    Gëzuar të gjithëve, vitin tjetër e festofshim t'bashkuar!
    Jetoje jeten qe te fitosh shperblimin....

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Të dashur vëllezër e motra shqiptare, gëzuar festën kombëtare shumsimbolike, 28 Nëntorin! Zoti e bekoftë trupin e atdheut tonë dhe shqiptarët kudo që janë!
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    **Urime DITELINDJES se 28 Nentorit 1912 Shpalljes se PAVARESIS per here te pare e SHQIPTARIS**Kjo dite MADHESHTORE kishte prekur qdo ZEMER patriotizmit te DEVOTSHEM ME GJAK SHQIPTARI mrenda dhe jashte SHQIPERISE**NE DITEN E SHLIRIMIT TE SAJ**Dhe fatkeqsishte ATO ZEMRA U ndan,u coptun,u roberun...SHUM VITE ME RADHE...QE NGA SHOVENIZMI ISH JUGOSLLAV!!! Cila dhe pas SHPARTALLIMIT te saj NUK HOQI DOR...dhe akoma SOT eshte PREZENT NE KOSOVEN TON...Pikerisht ne VERIUN E MITROVICES.Qe tani e sa muaj e mban nen (ekupim) ate TERRITOR dhe zgjidhje s`po ka!Quditerisht,kaluan vite me radhe pas lirimit te luftes se fundit ne KOSOVE.Ku dhe menduam se gjitheqka ishte ne Liri...Por si duket qenkem ZHGENJYER!!!

    `...dhe sa do kaloin, kete askush s`po e din! O KUR DO BEHEMI PER TE QENUNIT (te bashkuar) E TE LIRE ... (kete askush s`po e merr per mi)!!!
    NDAJ-ZGJOHU SHQIPTARI...

    autore
    Hajla Rugovase!
    Ndryshuar për herë të fundit nga hajla : 28-11-2011 më 15:35
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  7. #67
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    per te gjithe ata qe ushqehen me jashtqitje.. a e pate ke kush jane "kosovaret"? A e pate flamurin e Ismail Qemalit ne per gjithe Kosove? A e kuptuat qe "kosovaret" jane shqiptare 100% dhe nuk kane nevoje per 'identitet" te ri sepse e kane identitetin e tyre brez pas brezi dem baba dem.. Shqiptarve i uroj festen e flamurit.... atyne te tjerve i uroj qe kurre mos ngopen me jashtqitje...( me medra me i fjale)

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Shqiptarët festojnë



    Kudo që janë, shqiptarët sot po festojnë ditën kur flamuri kombëtar shqiptar u ngrit në Vlorë dhe u shpallë pavarësia e Shqipërisë. Kjo ditë ka domethënie të madhe, sepse shënon edhe ditën kur Skënderbeu ngriti flamurin në Krujë, kur u lind komandanti legjendar Adem Jashari dhe kur për herë të parë u shfaq në publik Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

    Komuna e Prishtinës, me rastin e festës së 28 Nëntorit, ka organizuar një program kulturo-artistik në kryeqytetin e Kosovës. Shënimi i 28 Nëntorit do të fillojë në orën 10:30, me vendosjen e luleve te varri i presidentit, Ibrahim Rugova, pastaj te varrezat e Dëshmorëve, shtatorja “Zahir Pajaziti”, Monumenti Gjergj Kastriotit – Skënderbeu.

    Më tej, në sallën e kuqe në Pallatin e Rinisë do të shfaqet program kulturor për fëmijë, ku do të marrin pjesë grupe artistike të fëmijëve të Prishtinës. Ndërkaq, në orën 19:30, në teatrin “Dodona” jepet shfaqja “Laokonti”, sipas vargjeve të Ismail Kadaresë e me regji të Sokol Plakollit.

    Në orën 20:00, do të ketë edhe një koncert festiv në sheshin “Nëna Terezë”.

    Ndryshe, jashtë agjendës së komunës së Prishtinës, edhe rock grupi i njohur kosovar Troja do të mbajë një koncert në Prishtinë. Koncerti është pjesë e serisë së performansave që bendi realizon nën moton “The Young Ghettopeans”, që është një formë proteste ndaj izolimit të Kosovës - si shteti i vetëm pa liberalizim të vizave në rajon.

    Koncerti do të mbahet në sallën “1 tetori” në Prishtinë.

    Aktivitete në Prishtinë janë paraparë edhe nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe nga Aleanca Kuq e Zi.

    Epiqendra e aktiviteteve për 28 Nëntorin në Shqipëri do të jetë në Vlorë, Por, edhe Tirana do të pushtohet nga një varg aktivitetesh, ku sheshet kryesore do shndërrohen në qendra argëtimi për të rritur e fëmijë, me panaire, këngë, animacione, shfaqje cirku, valle tradicionale e gjithçka tjetër që do të sjellë atmosferë festive.

    Kryeministri, Sali Berisha do ta nisë ditën e sotme me vendosjen e kurorave në varrezat e dëshmorëve, në Memorialin “Nënë Shqipëri”. Së bashku me të do të jenë edhe kryetarja e Kuvendit, si dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

    Në mbrëmje, rreth orës 19:00, pritet që politikanët shqiptarë të bashkohen në pritjen zyrtare që do të organizojë Presidenti i Republikës, Bamir Topi.

    Presidenti do të jetë edhe në Sheshin e Flamurit, në qytetin e Vlorës, pikërisht aty ku Ismail Qemali ngriti flamurin kuq e zi, 99 vite më parë.

    Edi Rama do të festojë sot me shqiptarët e Kosovës. Ndërsa, pjesa tjetër e opozitës do të nderojë nesër dëshmorët e Kombit, me ceremoni të thjeshtë, në Varrezat e Dëshmorëve.

    Manifestimet me rastin e shënimit të këtij përvjetori do të organizohen edhe në në Maqedoni dhe në Mal të Zi. Ndërsa, në Luginën e Preshevës në vend të festës sot do të ketë protesta kundër diskriminimit të pushtetit serb dhe moslejimit të përdorimit të flamurit kombëtar.

    Në Shkup, shënimi i Ditës së Flamurit do të përmbyllet me një koncert festiv në sheshin “Skënderbeu”, nën organizimin e lëvizjes Zgjohu.

    Manifestime do të ketë edhe në shumë qytete tjera, por edhe në diasporë ku jeton mërgata shqiptare.

    Përurime për këtë ditë të madhe të historisë kombëtare shqiptare kanë dërguar liderët e partive politike shqiptare dhe krerët e institucioneve shtetërore të Kosovës e të Shqipërisë.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  9. #69
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Gezuar festen! Pershendes gjithe shqiptare kudo qe ndodhen me kengen time te preferuar

    I LOVE GOD

    j&g

  10. #70
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Gezuar o komb shqiptar,le te shpresojme qe po me date 28 te shenohet dhe bashkimi yne i cunguar prej mese 100 vitesh.Gezuar shqiperi kudo qe te jesh.
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  11. #71
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Shqipëtarët festojnët kuq e zi 28 Nëntorin



    Shqiptarët nga të gjitha trojet, por edhe nga mërgimtarët tanë në diasporë, janë organizuar të hënën për të shënuar sa më mirë 99-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Festimet kryesore po mbahen në Vlorë, Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, qytete këto që janë skuqur me flamuj kombëtar.

    Në Prishtinë janë organizuar një sërë aktivitetesh si koncerte, tribuna shkencore, panair me prodhimeve vendore dhe aktivitete tjera.

    Kurse për këtë ditë me rëndëi të madhe historike, qytetarë të shumë, si dhe liderë institucional dhe politikë kanë nderuar gjithandej Kosovës dëshmorët e kombit.

    Të parët që vizituan Prekazin ishin qytetarët dhe drejtuesit e Kuvendit Komunal të Skenderajt. Pastaj kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, vendosi kurora lulesh dhe u uroi Festën familjes Jashari.

    “Ne kemi obligim që në raste të tilla të vijmë, t''i nderojmë, t''i përkujtojmë dhe gjithnjë të kemi parasysh se kjo kohë dhe këto ditë nuk do të vinin pa angazhimin e brezave të tërë, nuk do të vinin pa flijime të mëdha dhe gatishmërinë e vendeve dhe të popullit tonë për tu flijuar për këtë ditë. Prandaj duke i nderuar sot heronjtë e Prekazit, ne i nderojmë gjitha brezat dhe gjitha flijimet që janë bërë për lirinë e kombit tonë, për lirinë e vendit tonë”, ka thënë Krasniqi.

    Kurse, Murat Jashari ka theksuar se 28 Nëntori është një ditë e veçantë, sepse festat e nëntorit janë kurora e lavdisë kombëtare.

    “Për këto ditë u sakrifikuan shumë breza që ne i jemi gjithë mirënjohës gjithë atyre nënave, baballarëve, motrave dhe vëllezërve tonë që dhanë jetën që ne sot të jetojmë në liri. Urojmë dhe shpresojmë që edhe ne të tjerët, si brez që po i shijojmë frytet e kësaj lirie të qesim sadopak një gurë në kalanë e madhe të çështjes kombëtare”, ka theksuar Jashari.

    Prekazin e vizitoi edhe ministri i FSK-së, Agim Çeku, i ciliak theksuar se në këtë ditë që kujton shumë ngjarje me rëndësi për popullin tonë, ndihet krenar që sot ka ardhur ta nderojnë veprën e familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të rënë.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i shoqëruar nga një delegacion i partisë dhe komunës së Prishtinës, ka bërë nderime dhe ka vënë kurora lulesh në shenjë nderimi për komandantin legjendar, Adem Jashari, dhe familjarët e bashkëluftëtarët e tij.

    Mustafa, po ashtu, ka vizituar familjen edhe Jashari, ku është pritur nga përfaqësuesi, Murat Jashari.

    Ai ka uruar Murat Jasharin për Festën e Flamurit dhe ka theksuar edhe një herë veprën sublime të familjes Jashari, si dhe kontributin e jashtëzakonshëm të komandantit legjendar në rrugën e lirisë dhe të pavarësisë së shqiptarëve të Kosovës.

    Kurse, nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi ka thënë se në ditën që bashkon epokat kanë ardhur në Prekaz të bëjnë nderim përpara atyre që u flijuan.

    Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, i cili bëri ndërime me një delegacion të lësaj patie, ka deklaruar se po vizitojnë këtë vend të shenjët për të marr forcë dhe për të respektuar kontributin e familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve.

    Ndërkaq, kryetari i Organizatë së Veteranëve të UÇK-së, Muharrem Xhemaili u uroi gjithë shqiptarëve 99-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë - Ditën e Flamurit, datëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari si dhe daljen publike të UÇK-së.

    Më 28 nëntor të vitit 1912 në kushtet e një rritje të hovshme të kryengritjes së përgjithshme shqiptare dhe të fitoreve të aleatëve ballkanikë, Kuvendi Kombëtar i thirrur në Vlorë, duke zbatuar vullnetin e popullit shqiptar, shpalli lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e Shqipërisë.

    Përpara qindra shqiptarëve të entuziazmuar, kryeministri i parë i shtetit të ri shqiptar, i zgjedhur nga Kuvendi Kombëtar Ismail Qemali, e ngriti solemnisht flamurin kombëtar.

    RTK
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  12. #72
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286
    Tirana the Shitty Metropolis lol
    Ndryshuar për herë të fundit nga mateo : 28-11-2011 më 16:39
    mateo

  13. #73
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar më parë nga ismani Lexo Postimin


    foto nga prishtina e tera kuq e zi neser pret flamurin gjigande te nisur nga vlora drejt prishtines nga aleanca kuq e zi

    Na kenaqet me keto fotografi kaq te bukura...Sidomos fotografite e Prishtines![/

    Urime dhe Gezuar diten e Panvaresise te gjitheve. Te festojm dhe rrespektojm kete dite kaq te Bukur, por mos te harrojm Vellezerit dhe Motrat tona qe pothuajse 100 vjet me vone jetojn Rob ne Trojet e tyre. Trojet te cilat ne 1912 ishin ende Nen flamurin Kuq e Zi. Bashkimi i te gjithe Trojeve Shqipetare do te jete Festa me e Madhe e popullit Shqiptare.
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  14. #74
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    flm si dhe Te gjitheve Urime festen...

  15. #75
    Urime Festat e Nentorit te gjithe Shqiptarev an e mban botes aty ku gjinden shqipatre URIME Urime http://external.ak.fbcdn.net/safe_im...Zsjp1ZFtCQp8VQ

  16. #76
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Urime festen e flamurit ,kudo qe jeni.

  17. #77
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549




    Life's too short to remove USB safely.

  18. #78
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549




    Life's too short to remove USB safely.

  19. #79
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549




    Life's too short to remove USB safely.

  20. #80
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Jack Watson e zbukurove me Foto flm

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Programi i kandidatit Lulzim Basha per Tiranen
    Nga shigjeta në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 15-10-2011, 07:07
  3. Qosja: "Zgjidhja është bashkimi i Shqipërisë me Kosovën"
    Nga Liridona në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 22-05-2009, 13:38
  4. Fullani, zyrtari me i pasur ne Shqiperi-20000 USD ne muaj
    Nga BARAT në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 12-02-2008, 07:15
  5. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •