
Postuar mė parė nga
ritastrakosha
Rating-u ndryshon me sot me neser, sic po ndodh. Agjensite e ratingut duket se nuk e marrin ne konsiderate efektin e pakesimit te naftes ne GDP-ne e vendeve te industrializuara dhe ne aftesine e tyre per shlyerjen e borxheve. Prandaj ratingu i tyre vlen pak per ceshtjen ne fjale.
Maturimi i borxhit prape ka pak rendesi sepse borxhet rifinancohen rregullisht. Kur mbaron afati nominal rinovohen, ose shlyhen por merret borxh ne forma te tjera. Ketu ka rendesi vlera e qendrueshme e borxhit gjate viteve, qe ka ardhur ne rritje.
Borxhi, i jashtem apo i brendshem, njesoj duhet shlyer. Shqiperia mund ti shpetoje falimentimit per shkak te mosshlyerjes se borxhit te brendshem duke printuar para por hiperinflacioni per nga efektet ekonomike do te ishte i njevlershem me falimentimin.
Kamatat: 13 % e te ardhurave ne vitin 2011 kane shkuar per pagesen e tyre. Vitin tjeter pritet rritje. Edhe ketu eshte trendi afatgjate qe ka rendesi, sepse borxhi rifinancohet rregullisht. Citoj: "Nė vitin 2008, nga buxheti i shtetit u paguan 35,555 milionė lekė interesa, nė vitin 2009 u paguan 42,061 milionė lekė nė 2010 u paguan 48,116 milionė lekė, nė 2011 pritet tė paguhen 54.189 milionė lekė, ndėrsa nė vitin 2012 parashikohet qė tė paguhen 59.780 milionė lekė. Kjo tregon se qeveria jo vetėm nuk ka ndėrmend ta ulė borxhin publik, por madje mund edhe ta rritė atė. " Kamatat po vijne ne rritje. Nese 30% e te ardhurave te shtetit shkojne per kamata jemi ne cark borxhi (sipas disave)
Mendohet se 1% pakesim ne konsumin e naftes sjell 1% pakesim te GDP-se. Ne vitet ne vijim pritet pakesim i naftes ne nivel boteror me 2-9 % ne vit. Pakesimi i naftes pritet te preke me shume Europen sepse nuk eshte vend eksportues , ka infrastrukture shume te varur nga nafta dhe nuk ka kredine e Kines ne blerje. Europa me SHBA-ne mund te perpiqen ta zbusin efektin e pakesimit te naftes duke filluar lufte me vendet naftembajtese (Iran, Arabi Saudite etj.) por efekti i luftes mund te jete edhe me i rende se efekti i pakesimit te naftes.
Gjithashtu, renia e GDP-se ne pergjigje te renies se naftes ne terma afatgjate, nga disa, nuk pritet te jete lineare, por me e shpejte, sepse infrastruktura si fabrikat, menyra e transportit kerkojne vite te transformohen/krijohen bazuar ne burimet e reja te energjise dhe lendes se pare. Kerkohen vite te zevendesohet ekonomia e bazuar ne import-eksport me ekonomine lokale. Se sa linearisht pergjigjet ekonomia ndaj problemeve me naften duket keto 5 vite kur ka pasur tronditje, jo perkeqesim gradual.
Nese GDP-ja e Shqiperise pakesohet me 5-10% ne vit efekti mbi aftesine paguese te borxhit duket qarte.
Krijoni Kontakt