Ta shpjegova me lart, po ta perseris edhe njehere qe ta mesosh: shteti me sherben mua si qytetar i lire, e jo une shtetit. Shteti ben ate qe dikton sovrani, dhe jo sic i do qejfi. Kujdesi per ate shtrese te shoqerise qe nuk ndihmon dot vetveten, invalidet, veteranet, njerezit me probleme mendore, jetimet, nuk eshte detyre e shtetit, eshte detyra e shoqerise, eshte detyra e atyre individeve ne shoqeri qe zgjedhin te ndihmojne.Ka njerez e shoqeri e shtete qe duan tu vijne ne ndihme njerezve qe ''fati'' i la ne balte gjate nje sistemi paraprak.
Ka njerez,shoqeri e shtete qe se deshirojne nje gje te tille se skane ndenja humanizmi.
Kjo eshte diferenca.
Ti e ke bere ''zgjedhjen tende'' .
E vura ne kllapa per te vetmen arsye se mbase edhe nuk ke qene koshent ndaj asaj zgjedhjeje kur je asimiluar/ brainwash gjate atij procesi .
Po te bej dy pyetje te thjeshta:
- A mendon se shteti tregon nje kujdes me te madh e ofron nje sherbim me te mire per jetimet, se sa organizatat bamirese apo institucionet fetare?
- Kush mendon se eshte ne gjendje qe te marri vendimin e duhur se si duhet te shpenzohet leke qe ne jemi gati te paguajme per keta njerez: shteti apo une e ti si qytetare e pjesetare te kesaj shoqerie? Duhet ta marr une vendimin se sa leke ti jap nje shoqerie bamirese cdo vit, apo duhet ta le ne doren e atij burokratit te administrates te shtetit?
Te gjitha dogmat e ideologjise komuniste e socialiste, jane ndertuar mbi idene se: ideologet/shtetaret jane me te kualifikuar per te marre vendime per qytetarin se sa vete qytetari. Ideja e "barazise shoqerore" nuk eshte gje tjeter vecse nje leve e madhe qe u shitet njerezve, per ti xhveshur ata nga liria dhe pergjegjesia. Qe nga momenti qe une heq dore nga liria per ti marre keto vendime vete si qytetar i lire, keto vendime i merr shteti per mua. Dhe ku dolem? Dolem atje ku sovrani nuk eshte me individi e qytetari i lire, sovrani eshte shteti. Dolem ne Shqiperine komuniste 50 vjecare ku Pushteti Popullor na dirigjonte e diktonte cdo aspekt te jetes sone qe nga lindja e deri ne vdekje.
Rritja e perkohshme e cmimit te naftes, godet vetem shtresat e varfera te shoqerise, dhe ka nje ndikim te vogel ne fuqine blerese te shtreses se mesme, e nuk ka asnje ndikim ne shtresat e tjera te pasura. Ai i varferi do mendohet dy here para se ti hipi makines apo te ngrohi shtepine. Ai qe ben pjese ne shtresen e mesme, nuk do te shkoje te haje ne restorant nje dreke apo darke ne jave sic bente me pare, pasi ne buxhetin e tij famijar apo para do te shkojne per naften e ngrohjen. Kurse ai i pasuri nuk do t'ia dije fare pasi kostoja e energjise per te, ne raport me te ardhurat mujore eshte e paperfillshme.Per mua pohimet tua jane kunderthenese.
Vendet ne zhvillim apo vendet e zhvilluara jane njekohesisht konsumuesit me te medhenje dhe motori kryesore i zhvillimeve te pergjithshme ekonomike ne regjione te caktuara apo ne bote. Nese ne keto vende "moderohet" konsumi dhe "levizja me makina" per shkak te cmimit te larte te karburanteve, atehere automatikisht ka ndikim te madh ne ekonomi te vendit perkates dhe ne vendet tjera, varesisht nga mardhenjet tregtare dhe ekonomike.
Rritja e cmimit te dritherave nuk eshte rezultat direkt i rritjes se cmimit te naftes, por kryesisht rezultat i spekulimeve ne bursat kryesore te botes. Edhe cmimi aktual i naftes eshte gjithashtu rezultat i spekulimeve.
Shembull sa per ilustrim te spekulimeve me resurse:
Rritja e cmimit te naftes, pati nje efekt te jashtezakonshem ne shume vende te varfera te botes, kryesisht ne Afrike e Azi, pasi u rriten jashte mase cmimi i misrit, grurit e orizit, qe jane produktet ushquese baze per shtresat e varferave te ketyre vendeve. Dhe kjo u shoqerua edhe me pakenaqesi te larte e destabilitet politik. Revoltat ne Tunizi, Libi, Egjipt, Siri, e paten spunton nga rritja e cmimit te ketyre produkteve. Nafta i ndikon keto produkte pasi eshte produkti kryesor per prodhimin e plehrave kimike dhe per mekaniken e bujqesise.
Spekullimi me i madh me cmimin e naftes, nuk behet ne tregun boteror, behet ne kartelin me emrin OPEK qe kontrollon cmimin e naftes dhe sasine e naftes ne treg. Dhe sa per dijeni, cmimi i naftes ne 6 muajt e fundit ka qene ne renie.
Krijoni Kontakt