Si u bë Malësia, Mali i Zi?


16-11-2011 / Nga Fahri Xharra

E lexova diku një pyetje mjaft interesante; “Deri ne historinë më të re në Mal të Zi, shqiptarët dhe malaziasit ishin ne marrëdhënie shumë miqësore. Prishja dhe urrejtja ndërveti, a u bë kur malazezët filluan te “serbizohen” apo kur shqiptarët filluan ta kalojnë në Islam? Gjithashtu vëllazërija shqiptare “malisore” a janë në fis me ato malaziase, dhe disa në të vërtetë a janë shqiptarë të shndërruar në malazias apo e kundërta.? Pyetje që nuk janë vështirë t`i përgjigjesh, por duhet një qasje serioze e sinqertë dhe gjakftohtë. E kisha cekur Zonjën Edith Durham (Some tribal Laws and Customs of the Balkans, Londë, 1928) kur shkruante se gjatë qëndrimit të saj në këtë pjesë te Ballkanit (Shqipëri dhe Mal të Zi - f.xh) gjatë vitit 1913 (pra shek 20), nuk ishte e lejuar që vajzat e Drekaloviqëve të martohen me djemtë e Kastratëve “se janë të një gjaku”.
Por, le të kthehemi në të kaluarën e largët kur këndej pari nuk kishte as serb e as turk. “Shqiptarët janë pasardhësit e drejtpërdrejtë dhe si të këtillë janë autoktonë që nga kohët e lashta, ku jetojnë edhe sot e kësaj dite në trojet e tyre në Shqipëri, Kosovë, në Maqedoni, Mal të Zi, në Serbi dhe Greqi e gjetiu” (Dr. Skënder Riza). Në asnjë dokument nuk ka shënime për ekzistimin e serbëve në këto troje, në ato kohë. Duke bërë fjalë për banorët e pronave të Manastirit të Deçanit, Manastirit të Graçanicës, Patrikanën e Pejës etj, prona këto që shtriheshin në një territor shumë të gjerë, siç e tregon “Bulla e Artë” e mbretit Stefan Deçan (1330) Dr. Rizaj do t`na konstatojë se aty kishte vetëm shqiptarë. Kështu kuptojmë se popullata e Kosovës së sotme dhe qeveritarët e saj Nemanasit-Nimanasit-Nemaniqët, të gjithë ishin ilirë tribullë (tribalë, fis pellazg-ilir), njëherë katolikë e pastaj nga Milutini e këndej Shkizmatik (shqiptarë të sllavizuar) dhe se do të jetë plotësisht e natyrshme që edhe kishat dhe manastiret e këtij ambienti gjeografik si institucionet e shenjta fetare të kësaj popullate shqiptare dhe të sundimtarëve të saj të jenë ndërtuar dhe ato atyre u takojnë.
Rreth vitit 1054 u bë ndarja e madhe shkizmike e Kishës së Lindjes si rezultat i mospajtimit në mes lindjes e perëndimit. Shqiptarët që iu bashkëngjitën shkizmit (shki, shka, shkja, shkije) më lehtë e patën të përvetësohen nga serbët dhe kisha e tyre ortodokse, kurse shqiptarët orodoksë të Jugut u përvetësuan nga grekët. Pra në atë kohë kishte shka-shqiptar i sllavizuar dhe serb-kurrkushi i ardhur. Stefan Nemana, Nimani, Nemaniqi, kishte lindur afër Podgoricës, ku nuk kishte prift ortodoks dhe u pagëzua me ritët perëndimore katolike. Kur Stefan Nimani e pushtoi Malesinë (Doclean shek 11-të) ai shkruante se i ka shkatërruar të gjitha qytetet bregdetare . .. por “ai kishte asgjësuar edhe monumentet Latine duke ia vuar zjarrin kishave lokale katolike dhe dhe librave gjindeshin në to”. Ju kujtohet Shasi Ilir i 365 kishave? Nga fisi Nimanaj i Gashëve rrjedh Stefan Nemanja, Mbret i Shqiptarëve, Serbëve, Vllehve dhe Grekëve, pra i Bizantit. Stefani ishte kushëri i parë i princit shqiptar Dhimitrit që njihet si themelues i derës së Dukagjinasve. Stefani është i varrosur në Manastirin Hilendar në malin Atos, dhe ne varr është epitafi me shkronja greke si Stefan Nimani e jo Nemanja.
Por të kthehemi në temë, si ndodhi që “Malesia” të bëhet “MaliZi”? Këtë e kanë në dorë edhe gjuhëtarët që të na e shpjegojnë. Ç`ishte shkizmi? Shkrimi do të jetë i fragmentuar, që të mos i ngjan një studimi të mirëfilltë historik por të jetë më tepër një nxitje për historianët dhe gjuhëtarët tonë të mundohen sa më shumë të na i “kthejnë” bijtë e Shqipërisë në gjiun e saj. Kush janë Berishajt? Berishajt u takojnë grupit të fiseve Puka, dhe janë të parët ne vendin e tyre në jug të fisit Krasniqi dhe Shala. Sipas gjermanit Franc Baron Nopça (Franz Baron Nopcsa, Das Katolische Nordalbaniens, Budapest 1907), shenjat e parë të fisit Berisha, mund të gjinden që prej 1270. Nga këta Berishaj, lindën fiset Drekaloviq, Kuqi dhe Gruda. I pari nga shkijet ishte Ndreu. Drekaloviqët ishin të afërm edhe me Kastratët. Fisi malezias Vasojeviq (pra shkije), ishin nga fisi ilir Kelmendi. Shënimet tregojnë që edhe gjuhëtari serb Vuk Karaxhiq ishte malesias me prejardhje. Por edhe Dinastia e Koragjorgjeviqëve e më saktë edhe mbreti Petar Karagjorgjeviq ishte me prejardhje shqiptare. Është i njohur Mark Milani Popoviqi, armiku dhe asgjësuesi më i madh i qenies shqiptare në Malësi (MaliZi). Që ai shkruante për sllavët, na është e njohur, por më pak dihet që ai i kishte dy gjuhë amtare: serbisht dhe arbanisht. Si është e mundur që ai thoshte që gjuha mëmë e tij ishte Arbanishtja? Sepse ai i dinte rrënjët e tij dhe të fisit të vet, e dinte shumë mirë që në fisin Kuq ishin përzier gjaku sllav dhe ai arbanas. Në këtë përzierje dhe në këtë farefisni të fiseve arbanase dhe malesiase ka qenë e ruajtur tradita e gjallë e martesave. Është e njohur “egzogamija duale”, e cila praktikohej në mes tyre. Të themi mashkujt e një fisi të caktuar martoheshin me vajzat e një fisi tjetër të caktuar, kurse vajzat të atij fisi martoheshin me djemtë e fisit të parë. Ky ishte një lloj shkëmbimi. Të bijën e martojshin, në shumicën e rasteve, në fisin prej nga vinte e ëma. Studiuesi Erdeljanoviq i cek në studimin e tij një mori rastesh të “egzogamisë duale” në mes vëllazërisë arbanase dhe asaj malesiase (malazeze, më vonë). Si shkak të asimilimit të ndërsjelltë e vendimtar, thotë ai, ishte dhe mvarej nga rrethi ku ajo shkrirje kishte ndodhur. Shkijet e Vrrakës jane vetëm se arbanas dhe malesias të përzier ndërveti e që nuk kanë aspak lidhje me serbët. Rol tjetër asimilues të arbanasve të Malësisë kishte edhe Turku. Me ndërrimin e fesë në sanxhakun e Novi Pazarit, shqiptarët e humbën edhe gjuhën: Ndërkohë, te “Kamus-ul alam” (1889-1898), enciklopedia e parë në Turqi, Sami Frashëri shkruan se në këtë sanxhak “në përgjithësi popullsia është shqiptare. Vetëm një pjesë e popullsisë së kazave të Gucisë e Beranës flasin sllavisht, por dinë edhe shqip dhe nuk dallohen nga shqiptarët për nga doket e zakonet”. Pra në veshje, doke dhe zakone ishin të njëjtë.
Por si flitej në atë kohë kur zyrtarisht pranohet se gjuha Malaziase (cërnogorski jezik) zyrtarizohet pas gjysmës se parë të shek 19-të? Humbja në gjiun sllav ishte e pakthyeshme, si humbja në gjiun turk e grek. Por kur jemi te Malesia të cekim edhe këto ndërrime të fiseve nga e folmja shqipe në atë sllavishte: Gjuka –Gjukiq, Gjukanoviq; Boja - Bojoviq, Bojiq; Bojku-Bojkoviq; Gashi-Gashiq, Gashanin; Berisha-Berishiq; Burri-Buriq; Shoshi-Shoshkiq; Shala-Shaliq, Shalanin, Shalunoviq; (E njohur në një fshat të Plavës ku jetonin të tri palët: si shqiptar Shala, si boshnjak Shalunin, dhe si malazez Shaliq); Gjurka - Gjurkoviq; Gjoka-Gjokiq, Gjokonoviq; Gjeli - Gjeloviq, Gjeliq; Gruaja – grujiq, Gruda-Grudiq, Zogu-Zogoviq, Balaj- Baliq, Baloviq”; Nikqi-Ni
kqiq; Brala- Braliq;Daci-Daciq, Dashi- Dashiq; Bardhi- Bardiq, Preni-Preniq; Kola- Koliq, etj, etj, etj. Po Vasojeviqet (Vasa), Bjellopavliqet (Palabardhë), Drekalloviqët (Ndrekajt)? Njeni shkruante në nje rast: Pa më thuaj oj Shqipëri, kur do i mbledhsh bijt e tu në gji? Qëllimi i shkrimit nuk ishte t`i mbledhim në gji (Pse, Jo?), të gjithë ata që për arsye të ndryshme e zvogluan numrin tonë, por të tregohet për vazhdimësinë shekullore asimilimit të tyre. E pse ata në shumë raste ishin armiqtë tanë shumë të rrezikshëm dhe shfarosës, fajet janë të shpjegueshme. Pyetjes se kur shqiptarët u bën malazias, kur malësorët u serbizuan, apo kur u islamuan?, iu kisha përgjegjur se kjo ka ndodhur në vazhdimësi gjatë shekujve, ndër shtypjen e furtunave historike.

Marrë nga “zemrashqiptare.net”

55