Zbulimi: Futbolli eshte shpikur ne Skoci!
Mbahuni fort tifoze te futbollit, sepse historia zyrtare e lojes me te perhapur ne Bote do te rishkruhet perseri. Tradita nder vite na ka mesuar se futbolli ka lindur ne vitin 1848, pra ne vitin "zero" te tij. Pikerisht ne ate kohe, ne fakt, gjithcka ka nisur nga nje grup studentesh te Cambridge, qe vendosen rregullat e para. Dhe ka mjaftuar kaq, qe Anglia te konsiderohej qe atehere, er deri tani, si "mamaja" e lojes se topkembes. Por, nje studim i fundit, i zhvilluar nga ana e gazetes "New York Times", duket se ka revolucionizuar te gjithe ecurine e evenimenteve. Keshtu, futbolli, ose me sakte, hapat e pare te futbollit nuk kane qene ne Cambridge por ne Skoci. Po, po, pikerisht ne Skoci, nje vend qe asokohe dhe po ashtu edhe sot, nuk ka relata shume te mira, te pakten nga ana kulturore dhe e tradites me Angline. Nje dokument historik qe vjen nga epoka e mbretit "Jakob IV" (1473-1513), tregom se si duhet te rikthehet ne kohe, madje per shume vite, ditelindja e atij qe ne njohim sot me emrin "futboll". Ne vitin 1497, ne fakt, sovrani pagoi 2 shilinga per te marre nje thes te mbushur me topa.
Mund te provojme me siguri se futbolli luhej ne Oborrin Mbreteror qe ne shekull e 15-tė, ka pohuar Richard McBrerti, pergjegjes i "Scotish Football Museum". "Eshte zhvilluar nje ndeshje ne vitin 1497, dhe ministri i Financave te Mbretit i ka shenuar shpenzimet e saj ne Fletoren Zyrtare".
Kjo nuk eshte deshmia e fundit e origjinave skoceze te futbollit. Ne vitet 80' eshte gjetur nje top i vjeter ne Keshtjellen e Stirilingut, ne Edinburg. I perkiste vitit 1540.
Burimi: "Sport Ekspres"
Krijoni Kontakt