Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 32

Tema: Kolesteroli

  1. #1
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anėtarėsuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169

    Kolesteroli

    Mund te me jap donje mjek ne forum disa te dhena ne lidhje mme statusin lipidik ne shqipri perqendrimin e Holesterolit dhe triglicerideve ne moshe te caktuar dhe gjini poashtu edhe ndikimi te duhan piresit dhe jo duhanpiresit ?

    me jipni donje te dhen ne lidhje me ket ma tregoni donje statistik ne lidhje me ket
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga strong_07 : 08-11-2011 mė 05:30
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anėtarėsuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016
    shife iher kete ne anglisht
    http://en.wikipedia.org/wiki/Colesterol

  3. #3
    Sensual
    Anėtarėsuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    Ne Shqiperi hane shume yndyre , brumera dhe mish ... nese i eviton keto , ulet kolesteroli pa problem .. sa me pak yndyre , sa me shuem fruta perime dhe mish ne moderim .. me shume peshk e pule .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Kolesteroli, me shpjegoni dot procesin si krijohet?

    Pershendetje,

    te dashur mjeke, biologe, kimiste te forumit.

    a mund te me shpjegoni dot procesin e formimit te kolesterolit ne trupin e njeriut.

    pasi kam degjuar se fundmi edhe nje teori qe kolesteroli vete s'esthe i demshem per njeriut, por multinacionalete farmaqeve, per te shitur ilacet e ndryshme, per uljen e tij, kane nxjerre teorine qe kolesteroli eshte i demshem.

    duke qene se 80% e kolesterolit formohet ne trupin e njeriut, pra nese e ke 250, athere i bie qe i kolesterol 200 krijohet nga trupi. pra je mbi kufirin qe eshte te thuash i mire.

    flm paraprakishte per ndihmen qe do me jepni

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Pėr: Kolesteroli, me shpjegoni dot procesin si krijohet?

    Shkaktarėt kryesorė tė sėmundjes janė gjenet dhe stili i jetesės

    Kolesteroli, ēfarė duhet tė hani

    Kolesteroli ėshtė substancė lipidike (e yndyrshme) e domosdoshme pėr organizmin. Ai ndihmon nė fabrikimin e ēdo qelize e gjithashtu nė fabrikimin e hormoneve dhe shumė substancave tė tjera. Por rritja e pėrqindjes sė kolesterolit nė gjak (hyperkolesterolemiesė) mund tė jetė shumė e dėmshme pėr organizmin. Kolesteroli fabrikohet nė mėlēi, por ne e marrim dhe nga ushqime tė ndryshme si psh veza, djathi, qumėshti, mishi, tė brendshmet e kafshėve si mėlēitė, zemra e tė tjera. Rritja e pėrqindjes sė kolesterolit nė gjak pėrbėn faktorin kryesor tė sėmundjeve tė artereve, kryesisht tė zemres. Kolesteroli ėshtė njė faktor gjithashtu i aksidenteve vaskulare cerebrale dhe i sėmundjeve trombo-embolike.

    Arteroskleroza
    Kur pėrqindja e kolesterolit nė gjak ngrihet, formohen disa grimca yndyre, qė ngjiten nė faqet e artereve, kėto grimca formojnė njė shtresė yndyre, qė vjen nga dita nė ditė duke u zmadhuar,qė sjell si rrjedhojė zvogėlimin e diametrit tė artereve deri nė bllokimin total tė tyre. Bllokimi i artereve nuk lejon mė qarkullimin e gjakut. Kur gjaku nuk ka mė mundėsi tė qarkullojė, qelizat e kėtyre artereve vdesin nga mungesa e oksigjenit dhe elementeve ushqyese. Nė kėtė raste, mund tė kemi sipas arteries tė bllokuar, infarkt tė miokardit, kur bllokohen arteret e zemrės, aksidente vaskulare cerebrale, qė mund tė shoqėrohen me hemorragji tė brendshme, kur bllokohen arteret e trurit ose afeksion tė gjymtyrėve inferior.

    Pėrqindja e kolesterolit
    Idealja ėshtė mė pak se 2 gram pėr 1 litėr gjak, ndėrkohė qė limiti ėshtė 2 gram deri nė 2.5 g pėr 1 litėr gjak. Tepėr e lartė ėshtė kur kalohet 2.5 g pėr 1 litėr gjak. Pėr tė ulur pėrqindjen e lartė tė kolesterolit nuk duhet tė pini cigare, dhe nėse pini, mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni krejtėsisht. Merruni me ushtrime fizike nė mėnyrė tė rregullt. Mbani njė peshė ideale (pesha ideale ėshtė ajo qė keni pasur kur keni qenė 25 vjeē), kujdes me alkoolin, mundohuni tė mos konsumoni shumė yndyrnat, favorizoni zarzavatet dhe frutat. Favorizoni mė tepėr konsumin e peshkut se sa tė mishit. Pėrdorni mė shumė vajin e ullirit se sa gjalpin nė pėrgatitjen e vakteve. Kujdes me ėmbėlsirat e ndryshme, sepse bėhen gjithnjė me shumė vezė, po ashtu duhet tė largoni nga ushqimet tuaja gjalpin, djathin sallamet e ndryshme.

    Gjenet
    Nėse pavarėsisht dietės dhe aktivitetit fizik, nuk arrini tė mbanin nėn kontroll nivelin e kolestrolit tė keq, duhet tė dini se faji nuk ėshtė i stilit tuaj tė jetesės, por i gjeneve tuaja. Nė fakt, njė grup studiuesish tė koordinuar nga Paul Williams i "Berkeley Lab's Life Sciences Division" ka zbuluar se gjenet luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė stabilizimin e kolesterolit tė keq nė gjak dhe disa individė duhet tė lodhen mė tepėr se tė tjerėt, sepse janė mė tė ndjeshėm ndaj hiperkolesterolaminės. Studimi duket se ofron njė motiv pėr faktin se disa prej nesh kanė fatin e keq tė kenė nivelin e kolesterolit tė lartė, edhe pse qėndrojnė mjaft tė kujdesshėm ndaj gjithēkaje qė hanė, ndėrsa tė tjerė mund t'i lejojnė vetes shkelje rregullash, pa krijuar probleme me akumulimin e yndyrnave tė dėmshme pėr organizmin. Studiuesit kanė vėzhguar tė dhėnat e 28 ēifteve binjakėsh identikė, me pėrputhshmėri gjenetike, por me stile jete tė ndryshme, pėr tė vlerėsuar peshėn e gjeneve dhe sjelljet mbi nivelin e lipoproteinave me intensitet tė ulėt (LDL) shkaktare pėr prodhimin e kolesterolit tė keq, mjaft tė dėmshėm pėr shėndetin kardiovaskular.

    Si ulet kolesteroli

    1- Pėr tė ulur pėrqindjen e lartė tė kolesterolit nuk duhet tė pini cigare dhe nėse pini mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni krejtėsisht
    2- Merruni me ushtrime fizike nė mėnyrė tė rregullt. Mbani njė peshė ideale (pesha ideale ėshtė ajo qė keni pasur kur keni qenė 25 vjeē)
    3- Kujdes me alkoolin, mundohuni tė mos konsumoni shumė yndyrnat, favorizoni zarzavatet dhe frutat.
    4- Favorizoni mė tepėr konsumin e peshkut se sa tė mishit.
    5- Pėrdorni mė shumė vajin e ullirit se sa gjalpin nė pėrgatitjen e vakteve.
    6- Kujdes me ėmbėlsirat e ndryshme, sepse bėhen gjithnjė me shumė vezė, po ashtu duhet tė largoni nga ushqimet tuaja gjalpin, djathin sallamet e ndryshme.

    Kolesteroli

    Dieta me pėrqindje tė ulėt yndyre ul kolesterolin
    Ekspertėt i kanė nėnshtruar vullnetarėt ndaj dy tipe dietash alternative, njė me pėrbėrje tė ulėt yndyrnash dhe njė qė pėrmbante shumė yndyrna (qė ėshtė baras me 40 pėr qind tė kalorive totale qė merr organizmi). Ekspertėt kanė vėnė re se duke kaluar nga dieta e parė nė tė dytėn, niveli i kolesterolit rritej nė mėnyrė tė pashmangshme pėr tė gjithė ēiftet e binjakėve, por ndryshe nga njė ēift nė tjetrin.

    Gjenet, tė parapėrcaktuara pėrgjegjėset
    Ende nuk dihet se cilat janė gjenet qė pėrfshihen nė pėrhapjen e kolesterolit nė organizėm, por tė gjithė njerėzve u kėshillohet njė stil i shėndetshėm jete, regjim ushqimor tė mirė dhe zbatimin e terapive tė kėshilluara nga specialistėt, tė gjitha sjelljet qė janė armėt mė tė mira ndaj hiperkolesterolaminės. Kolesteroli nuk kursen as femrat dhe as meshkujt, madje sipas studimeve, mė tė prekura janė femrat, pasi ato janė mė tė prira drejt ushqimeve me yndyrė.

    Ushtrime fizike, pėr tė ndaluar sėmundjen
    Pėr tė ulur pėrqindjen e lartė tė kolesterolit nuk duhet tė pini cigare, dhe nėse pini, mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni krejtėsisht. Merruni me ushtrime fizike nė mėnyrė tė rregullt. Mbani njė peshė ideale (pesha ideale ėshtė ajo qė keni pasur kur keni qenė 25 vjeē), kujdes me alkoolin, mundohuni tė mos konsumoni shumė yndyrnat, favorizoni zarzavatet dhe frutat.

    Pėrgatiti: Blerina KACA
    I LOVE GOD

    j&g

  6. #6
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Pėr: Kolesteroli, me shpjegoni dot procesin si krijohet?

    sasia me e madhe e kolesterolit nuk e ka prejardhjen nga ushqimi por prodhohet nga vete trupi. organet qe e prodhojne jane melcia, gjendrat mbiveshkore dhe organet seksuale. prandaj edhe ata qe kane nje menyre te ushqyeri korrekte mund te kene nivele te larta kolesteroli ne gjak, keta individe vuajne nga hiperkolesterolemia familjare, per deficience te disa lloj enzimash dhe receptoresh qe trajtojne kolesterolin. cilado te jete prejardhja, kolesteroli mbi nivelet normale eshte i demshem. pastaj ekziston ndarja ne kolesterolin e mire (HDL) dhe kolesterolin e demshem (LDL), keto i shikon tek analizat e gjakut. HDL-te transportojne kolesterolin nga periferia, pra nga indet e trupit (kryesisht arteriet, ku kolesteroli shkakton ate semundje qe quhet ateroskleroze) ku kolesteroli grumbullohet dhe krijon deme, ne melci, gjendrat mbiveshkore dhe organet seksuale. ndersa LDL-te bejne te kunderten, prandaj jane te demshme kur e tejkalojne nivelin normal.

    me lart shkruajta qe kolesteroli shkakton aterosklerozen ne arteriet e trupit. ateroskleroza eshte shkaktare e disa semundjeve te rrezikshme si angina, infarkti dhe ictus. kolesteroli i tepert grumbullohet ne muret e arterieve dhe pengon fluskin e gjakut. ne te shumten e rasteve nuk eshte bllokimi i fluksit te gjakut qe shkakton infarktin por inflamacioni qe krijohet si rrjedhoje e kesaj pengese. inflamacioni shkakton prishjen/therrmimin e ketyre grumbullimeve te vogla te yndyrshme qe quhen ateroma, sidomos kur njekohesisht bashkeveprojne faktore te tjere te demshme si konsumimi i duhanit. nga keto copeza te vogla qe shperndahen ne qarkullim formohet nje mpiksje gjaku (koagulim) qe mund te zmadhohet dhe te bllokoje fluksin e gjakut ose mund te "emigroje" ne arterie te tjera duke i mbyllur edhe keto (krijon emboli)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga broken_smile : 01-05-2013 mė 12:49

  7. #7
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Pėr: Kolesteroli, me shpjegoni dot procesin si krijohet?

    zakonisht individeve qe kane nje perqindje te larte te LDL-ve dhe jane mbi 50 vjec ose edhe me heret kur vuajne nga semundje te tjera si diabeti, tensioni i larte, konsumues te duhanit, u keshillohet te bejne nje echodoppler te karotideve (karotidet jane arteriet qe cojne gjakun ne tru) per te pasur nen kontroll zhvillimin e ketyre grimcave te yndyrshme ne arterie.

  8. #8
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Pėr: Kolesteroli, me shpjegoni dot procesin si krijohet?

    pasi kam degjuar se fundmi edhe nje teori qe kolesteroli vete s'esthe i demshem per njeriut, por multinacionalete farmaqeve, per te shitur ilacet e ndryshme, per uljen e tij, kane nxjerre teorine qe kolesteroli eshte i demshem.
    tani per sa i perket kesaj pjeses... ekzistojne mijera studime shkencore qe provojne qe kolesteroli mbi nivelet e tolerueshme (qe sigurisht grada e tolerimit ndryshon nga organizmi ne organizem ne varesi dhe te stilit te jeteses) eshte i demshem.
    marr si shembull ne familjen time nga ana e babit, gjyshi ka vdekur nga infarkti, 62 vjec. gjyshja ka vdekur nga iktus, 60 vjec. babi im e ka kolesterolin e larte, edhe pse ben shume shume kujdes ne ushqim, ne rini ka qene sportist madje edhe tani ben se paku 1-2 ore ne dite aktivitet fizik, asnjehere nuk ka pire cigare. dmth e ka familjare. po ashtu edhe une e kam kolesterolin e larte. sinqerisht nuk do i thoja kurre te mos marre me ilacet qe merr per te ulur kolesterolin. pikerisht dje beri echodopplerin qe i konfirmoi prezencen e ateromave ne karotidet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga broken_smile : 01-05-2013 mė 13:31

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Kolesteroli, me shpjegoni dot procesin si krijohet?

    Citim Postuar mė parė nga broken_smile Lexo Postimin
    sasia me e madhe e kolesterolit nuk e ka prejardhjen nga ushqimi por prodhohet nga vete trupi. organet qe e prodhojne jane melcia, gjendrat mbiveshkore dhe organet seksuale. prandaj edhe ata qe kane nje menyre te ushqyeri korrekte mund te kene nivele te larta kolesteroli ne gjak, keta individe vuajne nga hiperkolesterolemia familjare, per deficience te disa lloj enzimash dhe receptoresh qe trajtojne kolesterolin. cilado te jete prejardhja, kolesteroli mbi nivelet normale eshte i demshem. pastaj ekziston ndarja ne kolesterolin e mire (HDL) dhe kolesterolin e demshem (LDL), keto i shikon tek analizat e gjakut. HDL-te transportojne kolesterolin nga periferia, pra nga indet e trupit (kryesisht arteriet, ku kolesteroli shkakton ate semundje qe quhet ateroskleroze) ku kolesteroli grumbullohet dhe krijon deme, ne melci, gjendrat mbiveshkore dhe organet seksuale. ndersa LDL-te bejne te kunderten, prandaj jane te demshme kur e tejkalojne nivelin normal.

    me lart shkruajta qe kolesteroli shkakton aterosklerozen ne arteriet e trupit. ateroskleroza eshte shkaktare e disa semundjeve te rrezikshme si angina, infarkti dhe ictus. kolesteroli i tepert grumbullohet ne muret e arterieve dhe pengon fluskin e gjakut. ne te shumten e rasteve nuk eshte bllokimi i fluksit te gjakut qe shkakton infarktin por inflamacioni qe krijohet si rrjedhoje e kesaj pengese. inflamacioni shkakton prishjen/therrmimin e ketyre grumbullimeve te vogla te yndyrshme qe quhen ateroma, sidomos kur njekohesisht bashkeveprojne faktore te tjere te demshme si konsumimi i duhanit. nga keto copeza te vogla qe shperndahen ne qarkullim formohet nje mpiksje gjaku (koagulim) qe mund te zmadhohet dhe te bllokoje fluksin e gjakut ose mund te "emigroje" ne arterie te tjera duke i mbyllur edhe keto (krijon emboli)
    Broke_smile,

    te falenderoj shume per shpjegimet.

    je vertet vajze sh e mire.

    po shikoja ne kete linkun me poshte.

    http://sq.wikipedia.org/wiki/PH

    dhe ktu thuhej se:

    "Sėmundje kardiovaskulare Kolesteroli ėshtė njė efekt anėsor acid e metabolizmit yndyror. Ndersa trupi bėhet mė acid, ai mbron veten duke ngurtesuar kolesterolit nė gjak dhe e depoziton atė nė enėt e gjakut tonė. Gjatė njė periudhe prej vitesh nje pllake ndertohet duke rezultuar nė, ilaēe kirurgji ose sulme nė zemėr dhe tru. Kur pH ėshtė ngritur nė njė gjendje alkaline trupi eshte ne gjendje me te mire pėr tė neutralizuar kėto mbeturina dhe ti hedh ato jashtė sistemit."

    duke marre shkas edhe nga tema e dardajanit, si te ushqehemi, i bie qe te korrigjojme ushqimin, ne qe e kemi kolesterolin te prodhuar nga trupi.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Kolesteroli, me shpjegoni dot procesin si krijohet?

    6 Pėrgjigje pėr kolesterolin... Ēfarė ėshtė dhe si luftohet

    Mes armiqve tė arterieve, veēojmė atė qė drejton diabetin: kolesterolin. Pėr ēdokėnd qė nuk e ka idenė pėr ekzistencėn e tij, le tė lexojnė 6 pyetje tė thjeshta e praktike rreth tij.

    Ēfarė ėshtė kolesteroli dhe si ta luftojmė?
    I domosdoshėm pėr funksionimin e trupit. Kolesteroli ėshtė yndyrė qė prodhohet nga dy tė tretat e mėlēisė dhe nga ushqyerja. Ai ėshtė i pranishėm nė sipėrfaqen e brendshme tė qelizave duke iu dhėnė atyre fleksibilitet dhe fuqi, ndėrsa i siguron nė tė njėjtėn kohė mbrojtjen nga agjentėt e jashtėm veprues.
    Pėr tė arritur tek organet e ndryshme kolesteroli pėrdor transportues qė e lejojnė tė qarkullojė nė gjak.
    HDL (Low Density Lipoproteins), ose “kolesteroli i mirė” arrin edhe nė mėlēi, ku pėrpunohet dhe bėhet eliminimi i tepėrt i tij. LDL-tė transportojnė kolesterolin nga mėlēia nė drejtim tė tė gjitha qelizave. Kur LDL-tė funksionojnė keq, ose janė mangėt, niveli i kolesterolit nė gjak rritet. Nė kėtė pikė kolesteroli akumulohet pėr tė formuar pllaka qė gradualisht bllokojnė arteriet. Kjo ėshtė arsyeja pse LDL njihet ndryshe edhe si “kolesteroli i keq”.

    Pse rritet kolesteroli?
    Nė vend tė parė qėndron mėnyra e keqe e tė ushqyerit, ndėr shkaqet e rritjes sė kolesterolit. Ushqimet me yndyra tė ngopura nė veēanti, por edhe stresi, trashėgimia gjenetike, sėmundjet e caktuara (sėmundje tė veshkave, sėmundja e tiroideve), marrja e disa barnave nxisin rritjen e kolesterolit nė gjak. Pėrveē kėsaj, ndikojnė edhe pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit, hipertensioni, diabeti, mbipesha, mėnyra sedentare e jetesės janė tė gjithė faktorėt qė bėjnė aleancė me kolesterolin e tepėrt, duke rritur rreziqet pėr sėmundjet kardiovaskulare.

    Teprica e kolesterolit ėshtė e lidhur me peshėn?
    Kolesteroli dhe pesha mund tė kenė lidhje mes tyre. Pėr peshėn e tepėrt qė ėshtė depozituar kryesisht nė pjesėt e sipėrme tė trupit (qafa, supet, barku), vijnė nga pas anomali tė shumta: hipertensioni, diabeti i tipit 2, rritja e triglicerideve dhe hiperkolesteroli. Njė rėnie nė peshė, edhe modeste, pėrmirėson shėndetin e njerėzve qė kanė njė indeks tė masės trupore (BMI) mė tepėr se normalja.

    Ushqimet me yndyrė, duhen ndaluar rreptėsisht?
    Pėr tė zvogėluar kolesterolin, nuk ėshtė mė njė sekret, ju duhet tė filloni tė ndryshoni zakonin e tė ushqyerit. Jo tė gjitha ushqimet yndyrore duhen hequr. Kur hani, duhet t’u jepni prioritet yndyrave tė pangopura nė krahasim me tė ngopurat.

    Ēfarė nėnkuptohet me “yndyrna tė mira”?
    Ne duhet sė pari tė sqarojmė faktin se nuk ka nė tė vėrtetė “yndyrna tė mirė” ose “tė kėqija”, janė sasitė e tyre, tė tepėrta apo tė pamjaftueshme, tė cilat mund tė ēojnė nė pasoja tė rrezikshme pėr organizmin. Acidet yndyrore tė pangopura, tė quajtur kėshtu “yndyrna tė mira”, janė gjetur kryesisht nė vajra, nė vaj dhe nė peshk. Dėgjojmė shpesh tė flitet pėr Omega 3. Kėto acide yndyrore tė pangopura kontribuojė nė funksionimin efikas tė sistemit kardiovaskular. Gjenden veēanėrisht tek ushqimet (nuk prodhohen nga trupi), nė veēanti tek peshqit e mėdhenj, tek vaji i kanolas, tek arrat dhe soja.

    Tė tjera acide yndyrore tė pangopura janė Omega 6, Omega 9, tė dobishme. Omega gjendet veēanėrisht nė vajin e lulediellit, tė misrit ose sojės. Pėr njė ushqim tė mirė dhe tė ekuilibruar, studiuesit rekomandojė konsumimin e kėtyre acideve yndyrore tė pangopura, Omega 6 dhe Omega 3, nė dietėn tonė, por nė sasi tė ekuilibruara (shembull: raporti mes Omega 6/ Omega 3, afėrsisht 5).

    Cilat janė avantazhet e konsumimit tė frutave dhe perimeve nė njė dietė anti-kolesterol?
    Tė varfra nė yndyrna dhe kalori, frutat dhe perimet na mbushin me mikroushqyes, vitamina, minerale, oligominerale, fibra, thelbėsore pėr organizmin. Ato pėrmbajnė nė veēanti antioksidantė qė parandalojnė oksidimin e kolesterolit dhe evitojnė formimin e pllakave nė arterie. Tė varfra nė yndyrna tė ngopura, frutat dhe perimet mbrojnė shėndetin kardiovaskular.

    (e.m/GSH/BalkanWeb)

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,938

    Pėr: Kolesteroli

    po ateistet semuren nga kolesteroli??????
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Pėr: Kolesteroli

    Kolesteroli si responsabil te semundjeve te aterosklerozes a thuhet te jete semundja e kohes moderne?
    jo


    Ne kete perfundim kane arritur kohet e fundit shkencetaret.
    Ata studiuan rreth 370 mumie qe kane jetuar ne kohera te ndryshme dhe nga zona te ndryshme ku zakonet ushqimore jane te ndryshme dheu bene skanner te gjitheve dhe pane se gati te gjithe kishin arteret te kalcifikuara, mumiet qe kishin moshen rreth 37 vjece kalcifikimi ishte me i theksuar se ato qe kishin moshen 25 vjece.

    Dmth atheroskleroza qenka nje semundje qe avansohet me moshen indiferent nga zakonet ushqimore....
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Kolesteroli

    Cilat janė pesė ushqimet tė cilat ndikojnė drejtpėrdrejt nė uljen e kolesterolit

    Kolesteroli i lartė ėshtė njė nga problemet mė tė zakonshme nė shėndetin e njeriut. Shumė herė, njerėzit i drejtohen zgjidhjes me njė pilulė pėr tė rregulluar nivelet e kolesterolit. Megjithatė, kėto pilula, si ēdo ilaē, shpesh kanė efekte anėsore .

    Lajmi i mirė ėshtė se shumica e njerėzve nuk kanė nevojė tė rrezikojnė kėto efekte anėsore, pasi duke bėrė ndryshime tė vogla nė zakonet e tyre tė tė ngrėnit, ata mund tė shohin ndryshime tė rėndėsishme nė kolesterolin e tyre.

    Ėshtė e rėndėsishme pėr kėdo qė merret me nivele tė larta tė kolesterolit “tė keq” LDL , i cili kontribuon nė grumbullimin e yndyrės nė arterie, duke kėrcėnuar shėndetin e zemrės, tė dijė se nuk ka nevojė tė bėjė ndryshime tė mėdha nė dietėn e tyre. Me shtesa tė vogla tė ushqimeve tė dobishme mund tė bėjė vėrtet njė ndryshim tė madh.


    Pėrfshini ushqimet e mėposhtme nė rutinėn tuaj tė pėrditshme pėr tė ulur kolesterolin dhe pėr tė mbrojtur zemrėn tuaj:

    Bajame

    Bajamet janė njė superushqim pėr shumė njerėz dhe rekomandohen nga tė gjithė nutricionistėt si njė shtesė e rėndėsishme pėr njė dietė tė shėndetshme. Ndėr pėrfitimet e tjera shėndetėsore, ato mund tė ulin kolesterolin LDL duke ruajtur apo edhe rritur kolesterolin e mirė HDL, i cili ndihmon nė largimin e formave tė tjera tė kolesterolit nga qarkullimi i gjakut.

    Nėse nuk ju pėlqejnė bajamet, mund t’i zėvendėsoni me ushqime tė tjera me veti tė ngjashme, si lajthitė, arrat makadamia, arrat dhe fėstėkėt.

    Tėrshėrė

    Tėrshėra ėshtė e pasur me fibra, e cila nė pėrgjithėsi shėrben pėr tė parandaluar rritjen e insulinės, e cila mund tė rrisė nivelin e kolesterolit tė keq. Fibrat e tretshme, nė veēanti, shoqėrohen me njė reduktim tė pėrthithjes sė kolesterolit nga sistemi tretės. Pavarėsisht pėrfitimeve tė tyre tė pasura, ka shumė qė nuk marrin fibra tė mjaftueshme pėrmes dietės sė tyre. Por edhe njė rritje prej 10 gramėsh nė ditė ul rrezikun e sulmit nė zemėr me 14 pėr qind dhe vdekjen nga sėmundjet e zemrės me 27 pėr qind, sipas njė studimi.


    Brokoli

    Shija dhe aroma e tij janė pak tė pakėndshme pėr shumė njerėz, por brokoli i shėndetshėm ėshtė i bollshėm nė fibra tė tretshme, tė cilat luajnė njė rol kyē nė uljen e kolesterolit. Konsumimi i perimeve nė pėrgjithėsi ėshtė i lidhur me njė rrezik tė reduktuar tė sėmundjeve tė zemrės. Pėrveē sigurimit tė shumė vitaminave dhe antioksidantėve, konsumimi i rregullt i perimeve ndihmon nė uljen e kolesterolit, duke ulur gradualisht nivelet e LDL.

    Pra, nėse e keni jashtėzakonisht tė vėshtirė tė futni brokolin nė dietėn tuaj, zgjidhni perime si spinaqi dhe lakrat e Brukselit pėr rezultate tė ngjashme.

    Farat Chia

    Njė ushqim i veēantė, me veti po aq tė veēanta, janė farat chia , tė cilat janė tė pasura me acide yndyrore omega-3, aq tė nevojshme pėr organizmin. Rritja e konsumit tė kėtyre yndyrave tė shėndetshme edhe me 1 gram nė ditė shoqėrohet me njė ulje prej 16% tė rrezikut tė problemeve kardiovaskulare.

    Edhe pse studime tė ndryshme kanė treguar njė efekt relativisht tė vogėl tė yndyrave omega-3 nė LDL, ato mund tė ndihmojnė nė rritjen e kolesterolit HDL ndėrsa ulin trigliceridet, njė lloj yndyre qė “fshihet” nė gjak.

    Domate

    Domatet dhe veēanėrisht salca e tyre janė tė pasura me likopen, vetitė e tė cilit ndihmojnė nė uljen e lipideve, duke ēuar nė uljen e nivelit tė kolesterolit total dhe LDL.


    Gazeta Shqiptare

    http://gazetashqiptare.al/2022/11/14...-kolesterolit/

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Kolesteroli

    Mosha e Duhur kur Duhet tė Nisė Matja e Kolesterolit

    Kolesteroli i lartė ėshtė njė faktor kyē nė cėnimin e shėndetit tė zemrės.

    Ai ėshtė njė substancė e ngjashme me dyllin qė prodhohet nga mėlēia dhe ėshtė i rėndėsishėm pėr disa hormone nė organizėm.

    Kolesteroli ėshtė i nevojshėm pėr lėkurėn dhe parandalon tharjen e saj.

    Kjo substancė ngjitėse pėrthith toksinat dhe i nxjerr ato jashtė.

    Kolesteroli ndahet nė dy kategori: ai i lipoproteinės me dendėsi tė ulėt (LDL) qė ėshtė i keq dhe ai i lipoproteinės me dendėsi tė lartė qė ėshtė i mirė.

    Kolesteroli LDL pėrmban mė shumė yndyrė se proteinė dhe transporton acidet yndyrore nė gjak.

    Kolesteroli HDL luan rol nė transportimin e hormoneve dhe pėrpunimin e toksinave nga mėlēia.

    Kur ushqimet pėrpunohen ato dėmtohen nga radikalet e lira dhe oksidohen.

    Kolesteroli kėshtu bėhet mė i ngjitshėm dhe mbetet nė shtresat e brendshme tė enėve tė gjakut duket shkaktuar inflamacion.


    Matja e Kolesterolit Duhet Tė Nisė Qė Nė Tė 20-tat

    Analizat qė shėrbejnė pėr matjen e kolesterolit duhen bėrė shpesh dhe nuk njohin kufi moshe, sepse sipas ekspertėve, tė rinjtė nuk janė imunė ndaj tij, sidomos nė kėto kohė kur ushqyerja e pashėndetshme ėshtė njė trend mbizotėrues.

    Njė raport i publikuar nė the Guardian sugjeron se matja e kolesterolit duhet tė nisė qė nė moshėn 25 vjecvcare.

    Pėr arritjen e kėtij konkluzioni, ekspertėt kanė analizuar tė dhėnat e rreth 400,000 njerėzve nė Evropė, Australi dhe Shtetet e Bashkuara.

    Sipas studimit, grupmoshat nėn 45 vjeē janė mė tė prirur tė vuajnė nga sėmundjet e zemrės tė nxitura nga kolesteroli kur tė arrijnė moshėn e tretė por jo domosdoshmėrisht deri atėherė.

    Ekspertėt thonė se gratė nėn moshėn 45 vjeē qė vuajnė nga kolesteroli i lartė, janė 4 herė mė tė prirura tė pėsojnė njė atak nė zemėr.

    E njėjta gjė vlen edhe pėr meshkujt.

    Rreziku i atakut nė zemėr rritet ndjeshėm me nga 14 deri nė 24% kur njerėzit tė arrijnė moshėn 75 vjeē.

    Kėto gjetje nėnvizojnė rėndėsinė e kryerjes sė analizave jo vetėm nė tė tridhjetat por edhe nė tė njėzetat pėr tė penguar shfaqjen e sėmundjeve tė rrezikshme tė zemrės nė njė kohė mė tė vonė.


    /AgroWeb.org

    https://agroweb.org/receta-gatimi/mo...-kolesterolit/

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Kolesteroli

    Super lėngu qė lufton inflamacionin dhe ul kolesterolin

    Kur kemi nevojė pėr njė dozė tė shpejtė tė vitaminave natyrale, por nuk duam tė hamė asnjė frut, mėnyra mė e lehtė ėshtė tė pimė njė lėng natyral portokalli.

    Me pėrmbajtje tė lartė tė vitaminės C, folatit dhe kaliumit, lėngu i portokallit nuk duhet tė mungojė nė programin tonė ditor dhe ja pesė arsyet qė sipas nutricionistėve do tė na bindin.

    Pėrbėrės tė vlefshėm ushqyes

    Lėngu i portokallit ėshtė i pasur me shumė lėndė ushqyese – thelbėsore pėr forcimin e sistemit imunitar. Me vetėm njė gotė, ju keni siguruar 67% tė konsumit tuaj ditor tė vitaminės C , duke konsumuar vetėm 110 kalori. Nė tė njėjtėn kohė, ju keni siguruar 15% tė acidit folik, njė komponent thelbėsor i sintezės sė ADN-sė, 10% tė kaliumit, i cili rregullon presionin e gjakut dhe 6% tė magnezit pėr tė cilin trupi juaj ka nevojė ēdo ditė.

    Burimi i antioksidantėve

    I pasur me antioksidantė , lėngu i portokallit ndihmon nė parandalimin e sėmundjeve kronike si sėmundjet e zemrės, kancerin dhe diabetin. Ėshtė gjithashtu njė burim i mirė i antioksidantėve si flavonoidet, karotenoidet dhe acidi askorbik.

    Njė studim 8-javor zbuloi se pirja e 750 ml lėng portokalli nė ditė rrit ndjeshėm antioksidantėt. Nė mėnyrė tė ngjashme, sipas njė studimi tjetėr , konsumi ditor i 591 ml lėng portokalli rriti statusin total tė antioksidantėve nė 24 tė rritur me kolesterol tė lartė dhe trigliceride.

    Parandalon gurėt nė veshka

    Lėngu i portokallit ėshtė diuretik dhe gjithashtu ka veti tė rrisė pH-nė e urinės, duke e bėrė atė mė alkaline. Studimet tregojnė se tė kesh njė pH mė tė lartė dhe mė alkalin tė urinės mund tė ndihmojė nė parandalimin e gurėve nė veshka.

    Njė tjetėr studim i vogėl arriti nė pėrfundimin se lėngu i portokallit ishte mė efektiv se limonada nė reduktimin e faktorėve tė ndryshėm tė rrezikut pėr formimin e gurėve nė veshka. Nė mėnyrė tė ngjashme, njė studim i ndryshėm me 194,095 njerėz zbuloi se ata qė konsumonin lėng portokalli tė paktėn njė herė nė ditė kishin njė rrezik 12% mė tė ulėt tė zhvillimit tė gurėve nė veshka sesa ata qė pinin mė pak se njė racion nė javė.

    Aleat kundėr kolesterolit tė lartė

    Presioni i lartė i gjakut dhe kolesteroli i lartė – faktorė rreziku pėr sėmundjet e zemrės – mund tė parandalohen duke pirė lėng portokalli dhe me prova kėrkimore. Njė studim i 129 njerėzve zbuloi se konsumimi afatgjatė i lėngut tė portokallit reduktonte nivelet e kolesterolit total dhe tė kolesterolit “tė keq” LDL.

    Redukton inflamacionin

    Lėngu i portokallit mund tė ndihmojė nė reduktimin e shėnuesve tė inflamacionit, gjė qė ndihmon nė uljen e rrezikut tė zhvillimit tė sėmundjeve kronike, sipas njė rishikimi tė studimeve. Njė tjetėr studim mė i vogėl 8-javor nė 22 njerėz tregoi se pirja e lėngut tė portokallit tė freskėt dhe tė paketuar reduktonte nė mėnyrė tė barabartė dy shėnues tė inflamacionit.


    / Gazeta Express

    https://www.gazetaexpress.com/super-...-kolesterolin/

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Kolesteroli

    https://www.youtube.com/watch?v=m3kmt6VTTGY

    Kolesteroli dhe yndyrnat nė gjak, ēfarė i shkakton dhe trajtimet mjekėsore | ABC News Albania
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 01-03-2023 mė 21:47

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Kolesteroli

    Simptomat e kolesterolit tė lartė: 5 shenja paralajmėruese qė shfaqen nė sy, kėmbė dhe gjuhė

    A e dini se kėmbėt, sytė dhe gjuha mund t’ju japin shenja kur niveli juaj i kolesterolit po rritet?


    Kolesteroli ėshtė njė substancė dylli e ngjashme me yndyrėn qė mėlēia juaj prodhon dhe gjendet nė gjak. Ndihmon nė krijimin ose ndėrtimin e qelizave dhe prodhon vitamina dhe hormone tė tjera.

    Kolesteroli i lartė shpesh quhet ‘vrasėsi i heshtur’ sepse ai vjen pa simptoma nė fazat e tij fillestare. Kur gjėrat dalin jashtė kontrollit, kolesteroli i lartė mund tė shkaktojė ngjarje urgjente si goditje nė tru ose sulme nė zemėr pėr shkak tė grumbullimit tė pllakave nė arteriet tuaja. Mund tė shkaktojė gjithashtu sėmundje tė zemrės dhe komplikime tė tjera.Ēfarė e shkakton kolesterolin e lartė? Epo, gjithēka lidhet me zakonet e jetesės. Ngrėnia e shumė ushqimeve qė pėrmbajnė sasi tė larta yndyre mund tė rrisė nė mėnyrė efektive nivelin e kolesterolit LDL nė gjakun tuaj (kolesteroli i keq).

    Kjo njihet si kolesteroli i lartė, i quajtur edhe hiperkolesterolemia ose hiperlipidemia.

    Shenjat e zakonshme tė kolesterolit tė lartė

    -Problemet e zemrės, duke pėrfshirė rrahjet e shpejta tė zemrės

    -Tensioni i lartė i gjakut

    -Diabeti del jashtė kontrollit

    -Dhimbje gjoksi ose anginė

    -Dhimbje gjatė ecjes

    Simptomat e goditjes nė tru

    -Simptomat e kolesterolit tė lartė nė sy

    Simptomat e kolesterolit tė lartė nė sy mund tė ēojnė nė njė ndryshim tė dukshėm nė shikimin nė njėrin sy, ta bėjnė shikimin tuaj tė paqartė, tė shkaktojnė vija tė errėta ose njolla nė shikim (lundrues) dhe dhimbje nė syrin e prekur. Kolesteroli i lartė mund tė jetė i pranishėm nė sy nė formėn e Arcus Senilis.

    -Simptomat e kolesterolit tė lartė nė kėmbė

    Krijimi i kolesterolit nė arteriet e kėmbėve dhe kėmbėve tuaja mund tė ēojė nė fillimin e njė gjendjeje vdekjeprurėse tė quajtur sėmundja e arterieve periferike (PAD). Shenjat dhe simptomat qė lidhen me PAD mund tė jenė dhimbje kronike nė kėmbė gjatė ushtrimeve fizike. Shenja tė tjera mund tė pėrfshijnė ndryshime fizike nė kėmbė, tė cilat mė sė shpeshti ndodhin nė thonjtė dhe lėkurėn.

    -Shenjat e kolesterolit nė gjuhė

    Gjuha mund tė ndikohet edhe nga kolesteroli i lartė. Njė gjendje e ēuditshme shėndetėsore e quajtur gjuha me qime mund tė ndodhė kur gungat e vogla nė sipėrfaqen e gjuhės (papilat) zmadhohen. Kujdes nga kjo simptomė, pasi kėrkon vėmendje tė menjėhershme.

    Shėnim: Nivelet e larta tė kolesterolit mund tė kontribuojnė nė njė rrezik mė tė lartė tė sėmundjeve kardiovaskulare, si sulmet nė zemėr dhe goditjet nė tru. Kjo ėshtė arsyeja pse kuptimi i shenjave dhe simptomave tė kėsaj gjendjeje ėshtė i rėndėsishėm. Gjithashtu, duke qenė se ėshtė njė vrasės i heshtur, sigurohuni qė tė testoni ēdo vit kolesterolin tuaj, nė mėnyrė qė tė njihni nivelet tuaja dhe tė menaxhoni gjendjen pėrpara se tė dalė jashtė kontrollit.


    Gazeta InFokus

    https://gazetainfokus.com/simptomat-...mbe-dhe-gjuhe/

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Kolesteroli

    Pesė ushqime qė ndihmojnė nė uljen e kolesterolit

    Kolesteroli “i keq” (LDL) rrit rrezikun e sėmundjeve tė zemrės dhe mėnyra numėr njė pėr ta ulur atė ėshtė duke ngrėnė fibra.

    Sipas kardiologes Elizabeth Klontas, fibrat “lidhin” kolesterolin nė sistemin tretės dhe e nxjerrin jashtė trupit, pėrpara se tė hyjė nė sistemin tonė tė qarkullimit tė gjakut.

    Shoqata Amerikane e Zemrės rekomandon tė konsumoni 25 gram fibra nė ditė.

    Mė poshtė janė renditur pesė ushqime tė pasura me fibra pėr njė zemėr tė shėndetshme.


    1. Tėrshėrė

    Kėshillohet tė konsumoni gjysmė filxhani tėrshėrė nė ditė. Ka shumė fibra dhe antioksidantė qė pėrmirėsojnė funksionin e enėve tė gjakut dhe ulin presionin e gjakut.

    Pėr shembull, mund tė kombinoni tėrshėrėn me kos ose t’i gatuani dhe t’i shėrbeni me boronica dhe kanellė.

    2. Bishtajoret

    Tė gjitha bishtajoret dhe fasulet janė tė mira pėr ne, por qiqrat janė ideale sepse mund tė gatuhen nė mėnyra tė ndryshme.

    Mund t’i vendosni nė sallatėn tuaj, t’i shoqėroni me mish ose t’i piqni nė furrė.

    Qiqrat janė plot me kalium dhe magnez, dy elementė tė rėndėsishėm pėr kontrollin e presionit tė gjakut. Njė filxhan qiqra pėrmban pothuajse 15 gramė proteina, 12 gramė fibra dhe njė tė katėrtėn e hekurit qė duhet tė konsumoni ēdo ditė.

    3. Perimet

    Perimet jeshile tė tė gjitha llojeve dhe madhėsive duhet tė pėrfshihen nė dietėn tonė tė pėrditshme. Dy gota rukola pėrmbajnė njė gram fibra dhe vetėm 10 kalori.

    Rukola ėshtė njė burim i shkėlqyer i beta-karotenit, i cili shndėrrohet nė vitaminė A. Nga ana tjetėr, kjo vitaminė ndihmon shikimin, sistemin tonė imunitar dhe lėkurėn.

    4. Fruta tė thata

    Tė gjitha frutat e thata janė njė zgjedhje e shkėlqyer pėr dietėn tonė tė pėrditshme.

    Njė grusht bajame pėrmban 3,5 gram fibra, 6 gram proteina dhe gati 40% tė sasisė sė rekomanduar ditore tė vitaminės E.

    Farat Chia dhe farat e lirit janė gjithashtu tė larta nė fibra dhe pėrmbajnė shumė proteina dhe yndyrna Omega-3.

    5. Avokado

    Njė avokado me pėrmasa tė rregullta pėrmban 14 gram fibra.


    Gazeta Express

    https://www.gazetaexpress.com/pese-u...-kolesterolit/

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,894

    Pėr: Kolesteroli

    Kolesterol ėshtė njė lloj yndyre qė prodhohet natyrshėm nė trupin e njeriut dhe gjendet nė ushqime tė ndryshme. Kolesterol ėshtė njė pjesė e rėndėsishme e qelizave dhe ėshtė pėrgjegjės pėr prodhimin e disa hormoneve dhe qelizave tė tjera tė trupit.

    Procesi i krijimit tė kolesterolit fillon nė mėlēi, ku njė sasi e madhe e kolesterolit prodhohet. Mėlēia merr kolesterolin nga ushqimi dhe e ruan atė derisa trupi ta perdori kur i duhet. Kolesterolin e mėlēisė e merr gjaku dhe e transporton nėpėr trup nėpėrmjet lipoproteinave. Nėse trupi prodhon shumė kolesterol, ajo mund tė fillon tė ngarkojė nė arteriet tona si pasoje ti amortizoje dhe mund tė shkaktojė sėmundje tė zemrės.

    Kolesterolin e lartė mund tė jetė i trashėgueshėm ose mund tė shkaktohet nga faktorė tė ndryshėm si ushqimi i pasur me yndyrė, mungesa e aktivitetit fizik, dhe stresi. Nėse kolesterolin tuaj ėshtė i lartė, ju mund tė keni nevojė pėr tė ndryshuar stilin tuaj tė jetesės dhe ushqimin tuaj pėr tė reduktuar nivelet e kolesterolit. Nė raste tė rėnda, kur nivelet e kolesterolit janė shumė tė larta, mund tė nevojitet trajtim me ilaēe pėr tė rregulluar nivelet e tij.

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Kolesteroli

    Pijet qė Pėrkeqėsojnė Kolesterolin dhe Shėndetin e Zemrės

    Pijet industriale tė mbushura plot me sheqerna janė kudo dhe konsumohen nga shumica e njerėzve, duke nisur qė nga fėmijėt e vegjėl e deri tek mė tė moshuarit.

    Ato janė bėrė aq shumė pjesė e jetės sė pėrditshme, pavarėsisht efekteve tė tyre negative qė po zbulohen dita ditės.

    Studimet mė tė fundit, tė cilave u referohet AgroWeb.org, thonė se njerėzit qė pijnė tė paktėn njė pije tė tillė nė ditė, janė mė tė rrezikuar nga prania e yndyrnave tė kėqija nė gjak dhe rrjedhimisht nga sėmundjet e zemrės.

    Pija e tepruar e kėtyre lėngjeve me sheqerna artificialė nxit shfaqjen e dislipidemisė, njė term qė pėrfshin nivelet e larta tė triglicerideve dhe kolesterolit tė keq.

    Ēfarė Ėshtė Kolesteroli

    Kolesteroli ėshtė njė substancė e ngjashme me dyllin qė prodhohet nga mėlēia.

    Ai ndahet nė dy kategori: ai i lipoproteinės me dendėsi tė ulėt (LDL) qė ėshtė i keq dhe ai i lipoproteinės me dendėsi tė lartė qė ėshtė i mirė.

    Ushqimet e pėrpunuara dhe pijet industriale me sheqer nxisin grumbullimin jo tė shėndetshėm tė kolesterolit nė enėt e gjakut duke i hapur rrugėn sėmundjeve tė zemrės.

    Pijet Industriale Me Sheqer Dhe Kolesteroli

    Konsumi i pėrditshėm i pijeve tė tilla industriale rrit me 98 pėrqind gjasat qė njė njeri i shėndetshėm tė ketė nivele tė larta tė kolesterolit tė keq nė gjak.

    Njė gjė e tillė ėshtė faktor shumė i madh rreziku i aterosklerozės, atakut nė zemėr dhe ishemisė.

    Ky rreziku ulet duke ndjekur dhe zbatuar njė regjim tė shėndetshėm ushqimor, siē ėshtė ai Mesdhetar.

    Ky regjim rekomandon uljen e sasive tė mishit tė kuq dhe tė karbohidrateve por konsumin mė tė rregullt tė frutave, perimeve, peshkut, farave, drithėrave tė shėndetshme dhe yndyrnave si vaji ekstra i virgjėr i ullirit.

    Heqja dorė nga kėto pije ėshtė hapi mė i duhur qė mund tė marrė njė njeri, sepse sheqeri ėshtė fajtor pėr shumė probleme madhore nė organizėm.


    / AgroWeb.org

    https://agroweb.org/ne-forme/trupi-s...ndetin-zemres/

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •