Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871

    Nje sqarim te vockel

    A ka mundesi me ma sqaru ai qe e perdor opsionin perjashtuar kur vete supermoderatoret kane mungese serioziteti gjate moderimit, jane prijes ne fyerje, arrogance, kryeneqesi, thyerje te rregullave etj. Mos me detyroni mi sjell fyerjet e supermoderatorit te ri qe e fyen nje komb te tere. Por i ka ardhe shansa me i qeru hesapet me perjashtime se ndryshe ska mujt, dmth eshte krejt personale se per kurgjo tjeter, se nuk kam hy une dje ne kete forum. Edhe eshte mire me tregu nickname ai qe perjashton, se pak a shume pe di cili.




    Ish mbush forumi fyerje, por dihet qe disa i shohin me shume, krejt personale.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rina_87 : 07-11-2011 mė 16:50

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Pėrshėndetje!

    Rina_87, nė bazė tė dispozitave tė forumit shqiptar, alternativa e fundit pėr tė evituar njė anėtar tė paedukuar, qė shkel rregullat, ėshtė pėrjashtimi i pėrhershėm i tij. Nė parim, duke kontaktuar nė mėnyrė private, nga tėrheqja e vėrejtjes, kėshillat dashamirėse, pėrjashtimet e pėrkohshme disa ditore, pėrbėjnė njė mesazh qė njė anėtar, i cili vetėdijshėm bėnė shkelje tė normave, duhet tė pėrmirėsohet. Nė kėtė kontekst, asnjė moderatorė, SMO apo administratorėt, nuk vėzhgojnė respektimin e misionit dhe rregullores sė forumit shqiptar mbi baza subjektive apo personale. Gjithnjė, nė mbėshtetje tė argumenteve marrin vendime konkrete.

    Ke kėrkuar sqarim tė vockėl, mjaft mirė. Mė lejo tė tė sqaroj nė mėnyrė domethėnėse. Mė 05.12.2008 e shkelėt rregulloren e forumit me pėrbuzje dhe racizėm. Po ashtu, mė 29.05.2010 morėt njė vėrejtje tjetėr pėr fjalor tė pahijshėm. Nuk mjaftoi vetėm kjo, avazi yt vazhdoi. Mė 01.10.2010 morėt vėrejtje pėr mungesė serioziteti nė diskutime, ndėrsa mė 22.09.2011 morėt vėrejtje pėr intolerancė fetare. Katėr vėrejtje nga katėr moderatorė tė forumit shqiptar. Pas gjithė kėsaj, ti nuk tregove disponim pėr t`u pėrmirėsuar, por vazhdove akoma duke shkelur rregullat. Shumė shpesh tė janė fshirė postimet si pasojė e kėsaj sjellje qė praktikon gjatė diskutimit tė temave tė ndryshme. Ne, si pjesėtarė tė stafit menaxhues tė forumit, vazhdimisht shpresonim se ti do tė pėrmirėsohesh, mirėpo me sa duket nuk je akoma gati. Sipas kėsaj, stafi menaxhues i forumit nė raport me ty, ka tė bėjė me njė anėtar tė padisiplinuar, sepse mėse gjysmėn e pikave tė rregullores sė forumit tashmė i ke shkelur, madje edhe vetė pjesėtarė tė stafit janė ofenduar e fyer nga ti.

    Nė mėnyrė qė tė ruhet kohezioni i temave, mbarėvajtja e forumit dhe dinjiteti i anėtarėve dhe stafit menaxhues, raporti yt me misionin dhe rregulloren tashmė ėshtė nė konflikt dhe ka kaluar nė njė fazė kritike. Ne nuk e dėshirojmė kėtė, prandaj kėrkojmė mirėkuptimin dhe bashkėpunimin tėnd.

    Pėrjashtimi i pėrkohshėm qė tė ėshtė bėrė nga unė, nė mėnyrė qėllimmire, nėnkupton pėrshtatjen tėnde nė forum nė pėrputhje me natyrėn e tij. Nė tė kundėrtėn, pa dėshirėn tonė, por si obligim ligjor, detyrohemi qė edhe pas njė pėrjashtimi tė pėrkohshėm, tė pėrdorim masėn definitive tė pėrjashtimit permanent. Kėto sqarime, le tė shėrbejnė jo vetėm ty, por tė gjithė anėtarėve qė me vetėdije tė plotė tregojnė mosrespekt ndaj normave tė forumit.

    Mbetemi me shpresė qė nė tė ardhmen tė reflektoni pozitivisht nė pjesėmarrjen tėnde nė forum, duke shpalosur vlerat dhe begatitė qė bartė me vete.

    Gjithė tė mirat!

    Dar_di
    (Stafi i Forumit)
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Te gjithe ata qe ofendojne apo tallen ne forum, heret apo vone perjashtohen nga forumi. Dhe pak rendesi ka se sa kohe kane ne forum. Nderhyrja e moderatorit ishte deridiku me vend, pasi jo pak here kam fshire shkrime te tuat neper tema, shkrime qe ose ishin tallje ose ishin replika nga nje rresht me anetaret e tjere. Forumi Shqiptar eshte kuvendi me i madh shqiptar ne Internet, dhe duhet ta keni per nder e respekt qe merrni pjese ne te, duke lexuar e shprehur mendimet tuaja lirshem. Por gjithmone, duke respektuar anetaret e tjere te forumit me te cilet diskuton.

    Dar_di, nderhyrja tende ishte me vend, ndeshkimi i gabuar. Mund ti fshish shkrimet e replikat jashte teme, mund te paralajmerosh anetaren, por nuk mund ta marresh cdo fjale qe anetaret shprehin ne temat e forumit si nje fyerje personale ndaj teje si moderator. Je moderator i ri ne kete detyre dhe do te duhet pak kohe qe te fitosh durimin e duhur. Moderatoret duhet te jene me te duruar me anetaret e forumit dhe duhet ta perdorin perjashtimin vetem si formen e fundit te ndeshkimit. Nese une do te reagoja ne te njejten menyra, gjysma e anetareve te forumit do te ishin perjashtuar.

    Rina mund te marre pjese perseri ne forum, perjashtimi u hoq.

    Albo

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •