Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034

    Elbasan, vritet 49-vjecari, një në pranga



    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “ 28 Nëntori”, në ambientet e një lokali te llotarive sportive, ku 49-vjeçari, Vasil Kanani ka mbetur i vdekur si pasojë e plumbit që ka marrë në bark.

    Burime nga policia bëjnë me dije se është bërë i mundur arrestimi i njërit prej autorëve të vrasjes, 41-vjeçari Emin Mehja dhe është shpallur në kërkim personi tjetër që dyshohet të jetë bashkëpuntor në vrasje, i identifikuar me inicialet N.D.

    Sipas policisë motivi i vrasjes ka qenë banal. Kanani mësohet që para 4 muajsh ka patur një debat me njërin prej bashkëpuntorëve të krimit dhe mëngjesin e së martës janë përballur sërisht ku pas një debati këta të fundit kanë qëlluar me një plumb në bark viktimën. 49-vjeçari ka gjetur vdekjen pas disa orësh në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit. Grupi hetimor është duke punuar intensivisht për zbardhjen e ngjarjes.
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  2. #2
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Posi, njeri vret per cigare, tjetri per birre, kurse ky mesiper per nje fjale goje.

    Nje lajm tjeter i dites se sotshme qe ishte aq e gjate ja 10 paragrafe po njehere e per cfare fliste? Domosdo dicka shume e rendesishme! 10 paragrafe shkrim e verteton kete. ~Kujdes pleq mos shikoni dhe mos i flisni vajzave te reja, ben vaki te beni nje shaka te vogel do quhet "flirt" dhe do ju dedikojne hartime sic i kishin bere Kadarese. Lajmet shqiptare jane bere telenovela.

    Ngushellime familjes per vdekjen.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •