Shitja e një makine bëhej për 45 ditë, tani vetëm për 14 minuta

Dixhitalizim i sherbimeve ne Drejtorine e Rrugeve shkurton ne maksimum kohen qe duhet per te marre dokumentin e pronesise se automjeteve. Ne ceremonine e inaugurimit te sistemit dixhital te informacionit ne Drejtorine e Pergjithshme te Sherbimeve te Transportit Rrugor, ku ishte i pranishem dhe kryeministri Sali Berisha, dje u prezantuan sherbimet moderne te ketij institucioni. Drejtori i Pergjithshem i Sherbimeve te Transportit Rrugor, Arben Pinari, tha se marrja e dokumentit te pronesise, nga 45 dite tashme mund te kryehet vetem brenda 14 minutave. Ky ndryshim cileson behet i mundur fale bashkepunim mes 10 institucione te tjera te rendesishme te vendit. Sipas Pinarit, me ane te ketij projekti, jane hapur dhe informatizuar gati 250 sportele sherbimi, ku kryhen veprime nga qytetaret dhe jane hapur afro 250 poste pune te informatizuar ne sektore te tjere, mbeshtetur ne 13 drejtorite rajonale dhe tri deget e sherbimit. Projekti i prezantuar dje ka programe dhe pajisje bashkekohore. Ne te jane dedikuar linja me fibra optike, rrjete te brendshme ne te gjithe drejtorine rajonale qe se bashku, realizojne objektin kryesor sherbimin ndaj qytetareve si dhe marrjen e te dhenave ne kohe reale. Gjate fjales se tij, Kryeministri Sali Berisha ka vleresuar realizimin e ketij projekti, duke theksuar se procedurat behen me transparente. Ai ka kerkuar nga ministri Sokol Olldashi dhe Drejtoria e Rrugeve, qe tani t'i kushtohet nje vemendje e vecante testimit te dhenies se patentave. Sipas kryeministrit, kjo mbetet nje faze e rendesishme, ndaj ai ka kerkuar qe t'i kushtohet nje vemendje e vecante dhe si model te merret shkolla me rigoroze, me transparente dhe te instalohet ne Shqiperi per dhenien e patentave. "Investuat nje milion dollare, por ndertuat nje sistem te shkelqyer, nje sistem, i cili lehteson ne menyre te jashtezakonshme veprimtarine e qytetareve. Tani kemi nje faze tjeter te rendesishme te provave. Provat duhet te jene provat me serioze, sepse ato kane te bejne me jeten. Kane te bejne me jeten, ne nje vend ku tradita e drejtimit te automjetit eshte gjithsej 15-16 vjecare. Nuk eshte se nuk kemi pasur shofera, por gjithe automjetet e Shqiperise, kane qene 5-6 mije",- tha Berisha. Duke evidentuar si shqetesues numrin e madhe te aksidenteve ne vend, kryeministri tha: "Qytetaret e ketij vendi nuk kane trashegimi ne shprehine e drejtimit te makines dhe plus disa faktore te tjere, na bejne ne, vend me numer te larte aksidentesh". Per te eliminuar keto aksidente, kryeministri ka kerkuar qe te behet nje perballje shumeplaneshe me kete ceshtje jashtezakonisht te dhimbshme. "Jane jete njerezish dhe nje nga ato me themeloret eshte rigoroziteti i dokumentit te drejtimit te makines dhe ketu kam besim tek ju, se ju do te merrni modelin me serioz dhe do te investoni. Ne do te bejme te mundur qe cdo qytetar i ketij vendi te marre patentat, por njekohesisht te deshmoje aftesite me te merituara te marrjes se saj",- tha Berisha.

Berisha: "Sistemi dixhital shmang trafiqet e automjeteve"

Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se modernizimi i sherbimeve ne Drejtorine e Rrugeve, vec efektit kohe shmang trafiqet e automjeteve. "Kjo eshte arritje e madhe per te gjithe vendin, por nga ana tjeter, instalimi i sistemit dixhital ne drejtorine e rrugeve, perben nje mundesi te madhe per te shmangur, keqberjen dhe trafiqet e automjeteve, te cilat perbejne nje veper te rende penale. Sot, cdo njeri qe disponon makine e tij, duhet te ndihet zot i saj dhe ky sistem t'i krijon te gjitha keto mundesi". Me tej, kreu i qeverise tha: "Sistemi perben nje hap te madh perpara, ne perpjekjen tone, per te ngritur nje sportel te vetem unik per te gjithe qytetaret shqiptare, faktikisht ketu, kontrolloje te dhena dixhitale nga disa institucione te tjera", tha Berisha. Ai shtoi se projekti eshte realizuar teresisht nga ekipe vendase. "Shqiperia dixhitale eshte bulevardi i transparences, eshte rruga me e sigurt per te ecur dhe per te qene te hapur ndaj qytetareve, per te qene te kontrolluar prej tyre, por dhe per t'u ofruar atyre sherbimet ne kohen me te shkurter dhe me te mire",- tha kryeministri.

Dixhitalizimi, lufte ndaj korrupsionit

Ne Drejtorine e Pergjithshme te Rrugeve eshte peruruar instalimi i sistemit te ri dixhital, i cili ben te mundur marrjen e informacionit nga institucionet shteterore, si: Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile, Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit, QKL, ne kohe reale dhe i perditesuar, me programet informatike baze te mjeteve, taksave, gjobave te kontrollit rrugor, etj. Kryeministri ka vleresuar drejtorine e rrugeve per punen e bere, e cila me sistemin e ri ve ne dispozicion te qytetareve shqiptare, nje drejtori sherbimi, me standarde bashkekohore dhe moderne. Me kete sistem, qytetaret shqiptare do te perfitojne sherbimet me te mira, sherbimet me te shpejta dhe me transparente, disa prej te cilave online, ne kohe reale. Vendosja e ketij sistemi perben, gjithashtu, nje kontribut te madh ne luften kunder korrupsionit.


Koha Jone