Shqiptarët e Maqedonisë!


Begzad Baliu

Ka disa vite që lexojmë studime e dëgjojmë kumtesa shkencore të njërit prej studiuesve më aktiv të brezit të ri, Prof. dr. Mustafa Ibrahimit. Paraqitja e tij në hapësirën shkencore shqiptare gjatë viteve të fundit përfshinte studime, kumtesa, vepra dhe materiale terreni nga fisa fusha të dijes: dialektologji, leksikografi, folklor, etnografi, onomastikë, pra kulturë materiale e shpirtërore të shqiptarëve në Maqedoni. Duke qenë vjelës dhe studiues i të gjitha këtyre fushave, nuk është e rastit fakti që studiuesi Mustafa Ibrahimi ka disa vjet që i ka çuar përpara studimet në fushën e sociolinguistikës, jo vetëm në nivelin e hapësirës shqiptare në ish-Maqedoni por edhe në nivelin e hapësirës akademike shqiptare përgjithësisht.

Pas një varg veprash në fushën e dialektologjisë, leksikografisë dhe folklorit, kohëve të fundit Mustafa Ibrahimi ka botuar veprën Mikrotoponimet në vendbanimet shqiptare të Prilepit, Krushevës dhe Velesit, me të cilën ka plotësuar studimet albanologjike jo vetëm të këtij krahu të shqipes.

Ka disa dekada, për të mos thënë gjatë gjithë shekullit XX, që studiues të huaj: kryesisht serbë, rusë, bullgarë e të tjerë që botojnë studime, materiale dhe vepra shkencore për gjendjen e identitetit të popullsisë dhe vendbanimeve në hapësirën shqiptare në Maqedoninë e sotme, por deri vonë nuk kishim studime dhe vepra të autorëve shqiptarë për këtë hapësirë, nëse përjashtojmë ato tekste të sheklukkit XIX dhe fillimit të shekullit XX, të cilat botoheshin në shtypin e Rilindjes Kombëtare Shqiptare të diasporës. Kujtojmë këtu Selishqevin, Blazhe Koneskun, Maksimilian Lambercin, Karlo Taliavini, dhe vetëm në gjysmën e dytë të shekullit XX studiuesit shqiptar, Petro Janura, Fadil Sulejmani, Remzi Nesimin, Zihni Osmanin, Hamit Xhaferin, Vebi Bexhetin, Naim Basha, Haki Ymerin dhe në mënyrë të veçantë studiuesit e leksikut e toponimisë: Qemal Muratin, Asllan Hamitin, Xhemaludin Idrizin, etj.

Libri i Mustafa Ibrahimit Mikrotoponimet në vendbanimet shqiptare të Prilepit, Krushevës dhe Velesit, është një vazhdim i suksesshëm i kërkimeve gjuhësore edhe për një arsye fondamentale. Kjo është hapësira etno-gjuhësore dhe etno-historike, ku përkimet shqiptaro – sllave kanë marrë karakter edhe politik. Vëllimit i prin një hyrje sintetike, në të cilën autori sjell disa nga arsyet, pse kërkimet në fushën e onomastikës janë të rëndësishme jo vetëm për gjuhësinë dhe brenda saj onomastikën, por edhe për disa nga përbërësit e tjerë historik dhe etnik të popullit, që e përdor dhe e ruan këtë pasuri mbarëkombëtare. “Vendbanimet shqiptare të këtij rrethi, shkruan autori, – janë shumë të pasura me mikrotoponime, sepse duke u gjendur në një hapësirë të izoluar nga folësit e tjerë shqiptarë në Maqedoni, kanë ruajtur shumë fjalë të rralla dhe mikrotoponime, të cilat hasen shumë rrallë ose aspak në të folmet tjera shqipe”(???). Prej parathënies së tij nuk është vështirë të shihet përkushtimi afatgjatë i autorit në mbledhjen e materialit në terren, në studimin dhe sistemimin e tij duke u nisur nga kërkesat shkencore dhe specializuese (fillimisht në interes të kërkimeve dialektologjike e leksikografike, për t’i sistemuar më në fund në një vëllim për specialistët e onomastikës dhe pse jo të historisë së gjuhës.

Libri përbëhet nga katër kapituj. Në kapitullin e parë është përfshirë përshkrimi i vendbanimeve me popullsi shqiptare dhe mikrotponimia sipas fshatrave; kapitulli i dytë, që në të vërtetë është boshti i gjithë vëllimit, specifikon ndarjen leksiko-semantike të mikrotoponimeve; kapitulli i tretë sintetizon mikrotoponimet nga pikëpamja strukturore – gramatikore; si dhe kapitulli i katërt, në të cilin janë paraqitur analizat gjuhësore të mikrotoponimeve. Vëllimi mbyllet me të dhëna orientuese, teknike, përmbledhëse dhe sintetike, siç janë: sqarimet për përdorimi i fjalorit, transkriptimi fonologjik, shkurtesat, burimet bazë, por edhe fjalori mikrotoponimik, përfundimi, bibliografia, literatura etj.

Kapitulli i parë pasqyron disa nga përbërësit historikë, etnogjografikë e demografikë të komunës së Prilepit, e cila shtrihet në pjesën veriore të Pellagonisë (brenda së cilës gjenden fshatrat: Cërnilishtë, Desovë, Gostirazh, Debresht, Llazhan, Peshtalevë dhe Zhitoshë); të komunës së Dollnenit, e cila shtrihet në veri të Pellagonisë dhe përfshinë fshatrat shqiptare: Zhitoshë, Cërnilishtë, Desovë, Gostirazhni, Peshtalevë, Llazhan dhe Debreshtë; të komunës së Krushevës, e cila shtrihet në pjesën juglindore të Pellagonisë (e cila administrativisht mbulon fshatrat: Presill, Alldançe, Borinë, Sazhdevë, Jakrenovë, Bellushinë dhe Nerovë), si dhe zona e Velesit (me dy fshatrat e banuara me shqiptarë: Jabollçishtë e Sogle). Ndërkaq, kjo nuk përjashton në asnjë mënyrë fshatrat e tjera të banuara tashmë me popullsi të deklaruara etnikisht maqedone, por që po të hulumtohet më thellë, mbështetur madje pikërisht në fushën e toponimisë, folklorit e etnografisë, nuk është vështirë të shihen gjurmë të rëndësishme të karakterit historik të etnisë shqiptare edhe në këto anë. Kjo është arsyeja, pse jo vetëm brenda fshatrave me popullsi të plotë shqiptare, por edhe në fshatrat ku mbijetojnë arketipe gjuhësore, folklorike dhe madje etnologjike, ende mund të gjenden shenja të ekzistencës së popullsisë shqiptare, tashmë të sllavizuar, falë njësive mikrotoponimike, të cilat përtej njësisë gjuhësore paraqesin njësi etnokulturore, materiale dhe shpirtërore, si dhe etnike të shqiptarëve, banorë shekullor të këtyre vendbanimeve. Shembulli më i mirë i kësaj njësie është identifikuar etnonimi Arbanas, i cili dëshmohet të jetë i vitit 1336 në rrethin e Prilepit, 1336 dhe jo vetëm kaq. Në dokumente mesjetare turke, sllave e të proveniencës perëndimore nuk është vështirë të gjenden topikët: Arbanas, Arbanash dhe Arnaut (Prilep), Arbanasi oronim (Prilep), Arbanasi (Dupjaçan), Arbanasi (Nebregovë, Prilepit), Latinska Crkva, Arnaut Xhamia (Prilep), Arnautska Maalla (Konjari), Arnaut Mahalla (Prilep), Arnaudska Zemja (Prilepit) etj.

Për të gjitha fshatrat dhe komunat, autori ka dhënë paraqitje të detajuara të pozitës gjeografike, kufijve të tyre, strukturës etnike të popullsisë, fisve kryesore, ojkonimeve, etmologjisë së emrit dhe etnikut, informatorëve dhe në fund mikrotoponimeve. Janë me shumë interes shpjegimet popullore për fiset. Duke mos qenë fise në kuptimin e banorëve të një krahine në Kosovën dhe Shqipërinë Veriore, por grupe të vogla familjare në nivel të barqeve, ato sjellin informacione shumë interesante për prejardhjen e gjenealogjinë e tyre dhe sidomos hipokoristikët patronimik të tyre, të cilat vetëm pjesërisht mund të gjenden në hapësirën tjetër të onomastikës shqiptare. Është me shumë interes të shihet në këtë fjalës të patronimisë shqiptare, deri ku ka shkuar ndikimi sllav në strukturën leksikore, semantike dhe gramatikore të shqipes dhe në ç’përmasë ka arritur të ballafaqohet e t’i qëndrojë këtij ndikimi një pjesë e saj.

Në këtë rrjedhë, autori ynë është përpjekur që të sjellë disa të dhëna dhe disa përfundime të tij, apo të të tjerëve për etimologjinë e të gjitha vendbanimeve dhe të etnikëve të popullatës së tyre, ndërsa për prejardhjen gjuhësore të fiseve ka dhënë vetëm disa nga shpjegimet e rastit, sado me interes jo vetëm për lexuesit e rastit por edhe për specialistët e onomastikës. Tek ojkonimi Cërnilishta autori përkrah konceptin e studiueses Olga Ivanova, duke e gjetur etimologjinë tek fjala Cernil(o): cen “niger” – i zi dhe prapashtesa –ishte (19); etimologjinë e ojkonimit Desovë e kërkon tek një traditë e vazhdimësisë ilire të emërtimit të vendbanimit mbi baza patronimike me bazën Des+suf. –ovo (( Desimir, Desislav, Despot), si edhe Perast (

Pra, janë të pakta etimologjitë e fshatrave, që për një arsye apo një tjetre nuk i diskuton dhe nuk nxjerr përfundime të caktuara, duke përfshirë këtu edhe diskutimet e studiuesve dhe literaturën dokumentare. Pavarësisht prej nivelit të diskutimit, e diskutimet në fushë të etimologjisë gjithmonë lënë vend për dyshim dhe diskutim, kërkimet në terren dhe në literaturë janë me interes të shumanshëm, prandaj edhe përfundimet e tij me interes të përgjithshëm.

Le të theksojmë vetëm disa nga ato fise më të vjetra dhe sikur shkruan autoi me më shumë shtëpi: Bal®vsi (

Brenda kapitullit të dytë janë me shumë interes mikrotoponimet e secilit fshatit veç e veç, si dhe të sistemuar sipas gjendjes gjeografike, materiale, kulturore, fizike etj.: Arat (Ara e Toskës, Bilkameni, Leth¡a, Ligata); Malet: Gropa e Shitit, Çuka; Kodrat: Kodra e Topit, Mullari, Tumba e Bashinecit, Vllahu; Krojet: Tinjët, Ujti i Xhumas, Ujti i Barth; Kullosat; Mullijt; Livadhet: Livadhi i Sulit; Lumenjtë: Ke Ezeroja, Vija; Përronjtë: Pr«j i Fellë, Pr«j i Balit; Mullinjtë: Mull¡ni i Bakjut, Mull¡ni i Parë, Mull¡ni i Dytë, Mull¡ni i Tretë, Mull¡ni i Katërt, Mull¡ni i Amzës; Udhët: ¼dha e Gurishtës, ¼dha e Kuqe, ¼dha e Leth¡s, ¼dha e Qiraxhive, ¼dha e Vra Muratit; Gurët: Bishti i Gurve, Guri i Merizit, Guri i Ram, Guri i Sulit Dulit, Guri me Qallm, Guri me Tavan, Peshterja e Kaçakve; Korijat: Kor¡a e Likës, Kor¡a e Xha Mejdinit; Drunjtë: Ke Dardha Mace, Ke Fayri, Ke Lisi i Bogom¨llës, Ke Lisi i Shitit, Ke Lisi i Shyptarit, Ke Mollët e Koshit; Varret:Vorret e K¼rive, Vorret e Kat¼nit, Vorret e Xhypqive; Vende: Ke Arkaçët, Ke Bryma e Milanit, Ke Shkolia, Ke Ujti i D®llës, Ke Ujti i Q®lbët, Ke Vllahu, Manastirishçe etj. Pa dashur të hy në këtë rrjedhë shumë të ndërlikuar diskutimi, sepse kjo do t’i jepte përmasë tjetër paraqitjes sonë, dua të theksoj qoftë edhe një fakt: ndikimin sllav në patroniminë islame, praninë bizantine të disa ojkonime dhe madje emra fisesh dhe elementet e rëndësishme të proviniences romane dhe katolike në disa forma dhe trajta patronimike e mikrotoponimike.

Kapitulli i dytë me titull Ndarja leksiko-semantike të mikrotoponimeve paraqet boshtin e veprës Mikrotoponimet në vendbanimet shqiptare të Prilepit, Krushevës dhe Velesit. Makrostrukturën e tij e përbëjnë temat e përgjithshme, si: toponimia primare, me nëntemat mikrotoponime të krijuara nga emra oronime, hidronime (Udha Batakut, Çeshmja e Bugarve, Çeshmja e Shk«zës, Çeshmja e Teferiçit, Çeshmja e Xhamis, Ke Gura Vogël, Kallxherica, Kllajneci i Kryljut, Kroj ke Rrasat, Ke Liqeni, Proj i Muzgave, Prroj i Qafës, Prroj i Urës Gurt, Prr«j i Manastirishtes, Ke Sulishtet, Ke Ujti i Q®lbët, Ujti i Barth i Math, Ujti i Tharët, Zalli i Arës se Vjetër, Ke Bunari i Alilit etj); bota bimore (fitonime) si: Ahishtat, Përroi i Blinave, Bubishta, Dardhët e Shullonit, Dushku Kaurve, Ke Ithnat, Kinxhlët, Te Kumblla Mbuth, Lisi i Shyptarit, Mollët e Tharët, Qafa Thanës, Vneshtet e Vjetra, Gurt e Shkopive; bota shtazore (fauna), si: Voret e Kualve, Dardha Mace, Gjurma M¼shkës, Mali ke Brimat e Dhelpnës, Guri i ¼kut g Bell, Ara e Bxhetës, Gurst’ e Gjarpnive, Bishti i Gurve, Gjurma Maushkës etj; mineralogjia (tokë, minerale, xehe), blegtori, bujqësia, pylltaria, manifaktura, komunikacioni, objekte kulturore, raporte sociale, si dhe struktura gramatikore e tyre: mbiemra në përbërje të mikrotoponimeve që përcaktojnë numërorë, folje, parafjalë, toponime dytësore (Vorret e Alldançes, Guri i Bogom¨llës, Lisi i Bogom¨llës, ¼dha e Bellush¡nës, Mali i Bellush¢nës, ¼dha për n’Berat, Koria e Buçinit, Qafa e Dollgovecit, Kullosa e Grazhdanit, Shullani i Jakrenovës, Ke ¼ra e Kostinces, Slloqt me te Koshines, Gropat e Kurshovës, Dushku i Zhitoshes, Tumba e Bashinecit, Mali i Gabrovn¡kut, Prroj i Ftos¡nës, Ke Signalli i Kirividit etj.), baza apelative të mikrotoponimeve etj. Në qoftë se pjesa e parë, struktura leksikore, tematike dhe paradigmatike e mikrotoponimeve paraqet pasurinë materiale dhe shpirtërore të kësaj ane, kryesisht mikrotoponimi e mbështetur në gjendjen fizike të hapësirës gjeografike dhe botën bimore dhe shtazore të kësaj ane, në pjesën e dytë është trajtuar struktura gramatikore e kësaj pasurie gjuhësore, madje jo vetëm e shqipes. Pra, në qoftë se në pjesën e parë janë trajtuar oronimet, hidronimet, fitonimet, zoonimet etj., si: Bjeshka e Epër, Bjeshka e Poshtër, Br®xhet e Kuq, Bryma Ukut, Qafa e Gradishtes, Zadgradishte, Grona e Fkell, Gropa e Kalushit, Ke Gropët, Guri i Aneve, Guri i Askerit, Guri i Keq, Guri i Kuq, Guri i Math, Guri i Mullinit, Guri i Nishanit, Guri i Shpum, Guri i Shpunun, Guri i Verth, Guri i Zi, Guri Jeshil, Guri Kalas, Guri me Gjurm, Guri me Tavan, Guri Plak, Gurst’ e Gjarpnive, Karpat e Sharetit, Kodra e Dushkut, K«dra e Topit, K«dra e Vneshtve, Lisi i Moth ke Kodra, Peshterja e Kaçakve, Peshterja e Kuqe, Peshterja e Plakut, Qafa Sherit, Qafa Thanës, Ara ke Rrasat, Ka Shkall, Udha në Skall, Shpella a Des, Shpella e Kalushit, Shullan i Korijave etj., në pjesën e dytë është diskutuar gjithë pasuria gjuhësore e tyre gramatikore: numërorë, folje, parafjalë etj.

Një fund është sjellë edhe një nënkapitull mbi mikrotoponiminë dytësore, i cili përfshin njësitë mikrotoponimike nga emra vendbanimesh, mikrotoponimet nga emra toponimesh, si dhe apelativat e mikrotoponimeve. Fjala është për një nga gjurmimet shumë interesante të toponimisë sonë, e cila është diskutuar që nga Norbert Jokli, sidomos në lidhje me ndikimet dhe praninë e elementit sllav në toponiminë dhe përgjithësisht leksikun e shqipes. Në të vërtetë, përtej aspektit ndikues dhe pranisë së elementit sllav në toponiminë e hapësirës shqiptare dhe përgjithësisht leksikun e shqipes, në këtë rast është polemizuar fuqishëm për praninë e elementit etnik sllav në Shqipëri, përkatësisht hapësirën etnike dhe etnografike shqiptare. Pikërisht te prania, respektivisht ruajtja e trajtave të vjetra dhe arkaike të shqipes në disa mikrotoponime të atij vendi apo të asaj krahine etnografike, i kanë bërë studiuesit të mendojnë në etninë shqiptare të asaj zone, që për shkaqe të caktuara historike është ndryshuar gjatë shekujve, dhe ka marrë trajtën sllave (serbe, bullgare apo maqedone), greke apo latine-italane. Studiuesi ynë Mustafa Ibrahimi, ka radhitur një numer shemujsh, si: Vorret e Alldançes, Guri i Bogom¨llës, Lisi i Bogom¨llës, ¼dha e Bellush¡nës, Mali i Bellush¢nës, ¼dha për n’Berat, Koria e Buçinit, Qafa e Dollgovecit, Kullosa e Grazhdanit, Shullani i Jakrenovës, Ke ¼ra e Kostinces, Slloqt me te Koshines, Gropat e Kurshovës, Dushku i Zhitoshes, Tumba e Bashinecit, Mali i Gabrovn¡kut, Prroj i Ftos¡nës, Ke Signalli i Kirividit etj, të cilat më parë sesa strukturën gjuhësore arkaike të vendbanimeve të kësaj zone, dëshmojnë për ndërlidhjen historike të tyre dhe të banorëve të tyre.

Në jetën materiale të banorëve të kësaj zone bujqësia dhe blegtoria historikisht ka paraqitur një pasuri të rëndësishme, prandaj është e kuptueshme pse autori i ka sistemuar në një plan më të gjerë trajtat e tyre kuptimore dhe gjuhësore. Në këtë rrjedhë ai e ka parë mikrotponiminë me bazë jetën blegtorale, duke u mbështetur në përbërësin e saj të sipërfaqeve blegtorale, objekte blegtorale, ushqim për kafshët, bagëtinë dhe kafshët e tjera shtëpiake, paisjen dhe objektet blegtorale, prodhimet blegtorale, sëmundjet dhe paraqitjet e tjera lidhur me bagëtinë etj., si: Livadhet e Thata, Livadhet t’Reja, Livadhet t’Vjetra, Ledinka e Rrasave, Kullosat e Nezes, Kullosat ke Voret e Vjetra, Ke Mullarët, Shterpat e Epërme etj., ndërsa mikrotoponiminë e lidhur me jetën bujqësore, e ka sintetizuar brenda temave: sipërfaqet bujqësore, objekte bujqësore etj, emrat që lidhen me objekte bujqësore, prodhime dhe kultura të ndryshme bujqësore, puna me objekte dhe mjete bujqësore (Ara ke Rrasat, Arët e Bales, F¼sha e Lopve, Fousha e Gjan, Ke Kopshtinjët, Kor¢at e Trasha etj). Nuk e di a është e rëndësishme të thuhet, se pikërisht mikrotoponimia e ngulitur e kësaj sfere të hershme dhe të përhershme, si: Guri i Mullinit, Katër Mullit, Mull¡ni i Amdi Nurës, Mull¡ni i Kamer Taukes, ¼dha e Borinës, ¼dha e Ftojave, ¼dha e Gurishtës, ¼dha ke Lisi i Madh, Oudha e Progonit, Udha Kalas, Udha Kaurrit, Udha Manastirishtes, ¼ra e Lugës etj., dëshmon për jetën sedentare dhe autoktone të kësaj popullate.

Brenda këtij kapitulli dhe madje brenda këtij vëllimi paraqitja e etnonimeve paraqet një temë dhe një pasuri më vete. E gjithë pasuria etnonimike është parë në dritën e strukturës përmbajtësore dhe gjuhësore të patronimeve familjare, nofkave dhe hipokoristikëve, emrave personalë (emra njerëzish), emrave mashkullor mysliman, emrave femëror mysliman, emrave mashkullor të krishterë, emrave femëror krishterë, emrave familjar etj. Në këtë rrjedhë mund të thuhet, se shumë prej etnonimeve dhe patronimeve e antroponimeve të prejardhjes myslimane apo të krishterë kanë karakter edhe historik (të identifikueshëm gjerësisht edhe në dokumente të hershme: defterë e krisobula), prandaj prania e tyre në këtë vëllim shpreh edhe njëherë pasurinë tonë materiale e shpirtërore të shprehur edhe përmes emrave familjarë. Të këtij krahu historik janë edhe mikrotoponimet e klasifikuara në grupin e traditës kulturore. Shembujt e kësaj natyre nuk janë të paktë. Ata dëshmojnë për pamjen gjeografike të terrenit, prejardhjen historike, etnike, kulturore, fetare e gjuhësore të popullatës së saj (Te Kumblla M’buth, Katunishta, Kodra Katunit, ¼dha e Mallës Poshtër, Lama e Xha Musajt, Ke Shp¡a e Barth, Vendi në Mes Katounit, Ke Xhenemi i Grave, Kish e Vjetër, Kisha Madhe, Vllashka Cërkva, Ke Manastirishtja, Udha e Voreve, Voret e Katundit, Voret e Shqiptarve, Kallxherica) etj.

Njohës i mirë dhe i specializuar i të folmes së Pollogut, studiuesi Mustafa Ibrahimi u ka bërë një vështrim të gjithanshëm edhe përbërësve fonetikë dhe morfologjikë të mikrotoponimisë së Pollogut. Në monografinë e tij ai ka veçuar: sistemin zanor, redaktimin e zanoreve, sistemin e bashkëtingëlloreve, grupet e bashkëtingëlloreve, fenomenet fonetike etj., duke dhënë edhe shembujt konkretë për të gjitha rastet. Po në këtë kapitull autori ka trajtuar disa nga veçoritë e strukturës morfologjike: mikrotoponimet njëgjymtyrëshe, mikrotoponimet pa ndajshtesa, mikrotoponime të krijuara nga emrat (nga emra të përveçëm, nga emra bimore dhe shtazore), mikrotoponime të krijuara nga mbiemra, mikrotoponime të krijuara nga folje. Mikrotoponimia e kësaj ane na del mjaft e pasur edhe me kompozita dygjymtyrëshe dhe shumëgjymtyrëshe: (emër + emër, emër + mbiemër), si dhe me mikrotoponime të formuara me togfjalësha: emër + emër personal, emër familjar ose nofka; emër dygjymtyrësh sipas lumit; konfiguracioni i vendit + kafshë; bimë + pjesë e ligjëratës; burim + emër i një cilësie; forma toponomastike në formë fjalishë etj.

Sikur ndodh përgjithësisht në të gjitha botimet e këtij lloji, në kapitullin e fundit autori ka sjellë pasqyrën e shtresës leksikore të toponimeve, dalë nga sistemimi i tyre sipas ndikimeve të gjuhëve fqinje. Duke qenë se ai e ka diskutuar në shumë raste etimologjinë, përkatësisht strukturën e prejardhjes gjuhësore të toponimeve brenda kapitujve të tjerë, në këtë kapitull autori ka nxjerrë gjithë inventarin e bazës apelative gjuhësore të mikrtoponimisë së zonës së Pollogut. Fjala është për ato mikrotoponime, në bazën e të cilave gjendet një fjalë e shqipes apo një fjalë e huazuar, megjithëse përvoja e deritanishme e studiumeve etimologjike ka dëshmuar disa herë, se prejardhja apelative e një mikrotoponimi, apo edhe prejardhja etimologjike e një njësie bazë (leksikore) nuk nënkupton njëkohësisht edhe trashëgiminë gjuhësore e aq më pak etnike të tij, as etimologjinë e huaj gjhësore të rrjedhojave të asaj fjale. Mbështetur në këto parime, autori ka konstatuar mikrotoponimet e huazuara me bazë apelative greke, sllave, turke, arumune, fjalësit ndërkombëtar dhe atyre ma bazë fjalësin e shqipes.

Mbështetur në numrin më të madh apo edhe të vetëm të një njësie mikrotoponimike, si dhe në arritjet e deritanishme të dijes shqiptare në studimet gjuhësore-historike dhe etimologjike, studiuesi Ibrahimi ka ardhur në përfundimin, se disa nga mirotoponimet e kësaj anae kanë bazë apelative nga greqishtja ( kalluxher, manastir, livada, qeramidhe, drom); sllavishtja (breg, dromak, gllava, goll, gradishte, zagor, megje, poljak); turqishtja (bash, jeshil, tepe, çeshma, bunar, çiflig, gjoll, istikamë, kadi, kapi, mëhallë, padar, pazar); arumunishtja (kukull,kolibë, Straga); leksiku ndërkombëtar (rakida, proso, kanal, zhiravë, konop, signal, tunel ); por numri më i madh i tyre ka bazë në njësinë leksikoret shqiëpes (bjeshkë, brymë, çukë , gurë, karpë, kepi, kodër, majë-a, lugu, mal-i , qafë, rrafshinë, rrahu, rrasa, shpat, shpellë, shul, shulla) etj.

Sigurisht bazat të tilla apelative nuk janë gjithnjë as të drejtpërdrejta as të padiskutueshme, por në rastin e këtij vëllimi dhe të kësaj zone, rëndësia e përcaktimit të tyre lidhet edhe me dijen e deritahme të albanologjisë në përgjithësi dhe të etimologjisë e të onomastikës në veçanti. Kjo ka të bëjë në mënyrë të veçantë me shtrirjen hapsinore të njësive leksikore, prandaj edhe mikrotoponimike të fondit të tyre, e cila njëkohësisht përcakton edhe përmasën e tyre në strukturën anësore apo të brendshme të gjeografisë gjuhësore të shqipes.

Prej mikrotoponimisë së pasur të vendosur këtu në mënyrë sintetike, nuk është vështirë të shihet në elementin fundamental të saj: homogjenitetin gjithkombëtar të saj. Ata që kanë lexuar toponiminë e Shqipërisë së sotme, Kosovës, Malit të Zi, Çamëri dhe madje të arbëreshëve të Italisë, nuk e kanë vështirë të shohin edhe këtu shtratin historik e etnik të saj, nënshtresën mesjetare dhe antike (ilire) shqiptare, si dhe elementet mbishtrese të gjuhëve ballkanike (greke, bullgare e serbe), orientale (turke) e aksidentale (latine) në strukturën gjuhësore e semantike të saj. Është pothuajse e pamundur të lexosh korpusin onomastik, të cilësdo prej krahinave etnografike historike apo të sotme shqiptare dhe të mos gjesh struktura gjuhësore (leksikore, morfologjike dhe madje sintaksore e frazeologjike) dhe semantike të onomastikës së vendbanimeve të Pollogut.Struktura të tilla, që në vetvete paraqesin njësi etnokulturore dhe gjuhësore gjithëkombëtare, paraqesin afërsi kontekstesh historike, gjeografike, fizike etj., që në një mënyrë apo një tjetër mund të gjenden edhe në hapësirën tjetër shqiptare, në trajtën: Ara e Toskës/Ara e Gegës, Leth¡a/Lejthishta, Ligata/Ligatina: Gropa e Shitit/Gropa Çikes, Çuka/ Suka, Kodra e Topit/Kodra e Topave, Mullari/ Mullari, Tumba e Bashinecit/Tuma, Vllahu/Te Vllahu; Ujti i Barth/Ujt e Zi; Livadhi i Sulit/Livadhi Gjakut; Vija/Jazi; Pr«j i Fellë/Prroni Thellë, Mull¡ni i Parë/I Pari Prru, Mull¡ni i Dytë/I Dyti Prru, Mull¡ni i Tretë/ i Treti Prru, ¼dha e Kuqe/ Udha e Zezë, ¼dha e Leth¡s/Udha e Shkozes, ¼dha e Qiraxhive/Udha e Pazarxhive, ¼dha e Vra Muratit/ Tek u Vra Ahmeti; Guri i Merizit/Guri Unazes, Peshterja e Kaçakve/Shpella e Kaçakve; Ke Lisi i Shitit/Te Lisi Shytit, Ke Mollët e Koshit/Te Bregu i Koshit; Ke Shkolia/Te Shkolla, Ke Ujti i Q®lbët/Te Ujt e Trubullt, Ke Vllahu/Te Maxhupi, Manastirishçe/Munishtiri etj.

Le të jetë kjo edhe një prej arsyeve, se përse vepra e Mustafa Ibrahimit, Mikrotoponimet në vendbanimet shqiptare të Prilepit, Krushevës dhe Velesit, në kohën tonë paraqet interesa të shumfishta: gjuhësore, shkencore edhe kombëtare. E para sepse qëllimi i tij parësor është botimi i një vepre me të gjitha referencat e dijes së sotme shkencore, e dyta, botimi i saj dhe ndikimi që mund të ketë në rrjedhat tona shkencore; dhe e treta, shqiptarët ende vazhdojnë të përballen me pasoja të gabimeve të brendshme historike në ndërtimin e identitetit kombëtar në gjithë hapësirën etnike, prandaj botimi i saj me një material të pasur të gjeografisë etnohistorike anësore të hapësirës etnike shqiptare, në këto rrethana merr edhe karakter të rënësishëm kombëtar.

http://www.shqipmedia.com/portal/201...-e-maqedonise/