Tė pushtuar nga mikrobet
Zbulimi: 99% e gjeneve tona dhe 90% e qelizave tona janė baktere. Nė kėtė mėnyrė ato pėrcaktojnė humorin, shėndetin, sėmundjet dhe gjithēka tjetėr tonėn
Unė ha, unė tres, unė asimiloj, unė metabolizoj. Por edhe unė jam i mėrzitur, jam me stres e kėshtu me radhė... Unė ėshtė pėremri personal i preferuar i homo sapiens-it. Por nė kėto dy vitet e fundit domethėnia e pėremrit unė duket sikur ka ndryshuar. Trupi i njeriut pėrbėhet nga 10 trilionė qeliza, por mikrobet qė gjenden nė tė janė 100 trilionė. Pra ēdo qelize njerėzore tė trupit i korrespondojnė 10 mikrobe, tė cilat gjenden brenda dhe mbi ne: baktere, viruse, fungi etj., qė sot bashkėrisht quhen mikrobioma njerėzore.
Njerėzore?
Ėshtė akoma mė keq nėse mendojmė pėr gjenomėn. Ēdo qelizė e trupit tė njeriut pėrmban gjithmonė tė njėjtat gjene, rreth 30 mijė tė tilla. Por mikrobioma, pra gjenoma e tė gjitha mikrobeve qė gjenden nė trupin tonė, ka 100 herė mė shumė. Vitin e kaluar studiuesit e EMBL (Laboratori Europian i Biologjisė Molekulare) tė Heidelberg nė Gjermani dhe ata tė projektit europian MetaHIT (projekti europian i kėrkimit qė ka numėruar mikrobet nė trupin e njeriut), i kanė numėruar duke hartuar katalogun e parė tė kėtyre pushtuesve tanė, qė janė pothuajse 3,3 milionė gjene. Bonnie Bassler, biologe molekulare nė Universitetin e Prinstonit, i pėrmbledh kėshtu kėta numra: Mendon se je njeri 10%, por nė fakt je vetėm 1%. Unė mendoj se ti je 90% ose 99% bakter.
Si bashkėvepron kjo turmė me qelizat e trupit? Ēfarė udhėzimesh pėrmbajnė gjenet e kėtyre organizmave? Mendohej se marrėdhėnia mes nesh dhe atyre ishte shok tryeze, pra qė uleshin nė tavolinė me ne dhe hanin mbeturinat tona. Me pak fjalė nuk pėrfitonim as avantazhe dhe as dėme. Megjithatė edhe kjo bindje u vėrtetua se ishte e gabuar: mikrobioma nuk jeton badihava, por kryen detyra tė rėndėsishme pėr zhvillimin e organizmit dhe shėndetin e saj.
Tė panjohur
Ja pse studimi i mikrobiomės sot ėshtė shumė i rėndėsishėm. Duhet tė kuptojmė se kush janė kėto baktere, cilat janė dobitė dhe dėmet pėr tė cilat janė pėrgjegjėse, pėr shembull obeziteti dhe sėmundjet; dhe cilėt faktorė, siē ėshtė dieta, mund tė ndikojnė, thotė studiuesi Peer Bork. Sot marrim antibiotikė, pra vrasim gjithēka, por shpeshherė kjo ėshtė njė ndėrhyrje e pavend. Duhet tė kuptojmė se si ti kurojmė infeksionet dhe sėmundjet nė njė mėnyrė mė tė dobishme. Nė tė ardhmen, ndoshta, njė analizė e feēes do tė vlerėsojė shėndetin dhe mė pas do tė kurohemi me mikrobe.
Pėr tė kuptuar se ēlloj mikroorganizmash jetojnė nė trupin e njeriut, Bork pėrdori metagjenomikėn, mori kampionė lėkure, pėshtyme, feēe etj., nga i gjithė trupi dhe ndau tė gjithė materialin gjenetik qė pėrmbanin pėrveē ADN-sė njerėzore. Pastaj u pėrpoq tė gjente njė nga njė ndryshimet nė bazėn e tė dhėnave: nė disa raste ishin tė njohura, si ato tė Escherichia coli, por shpesh ishin tė panjohura: sipas llogaritjeve tė studiuesve, vetėm nė zorrė gjenden rreth 10 mijė lloje mikrobesh, pėr tė cilat nuk dihet asgjė. Gjithashtu shumė pak gjėra dihen edhe pėr bakteret e njohura. Mendonim se bakteret ishin shurdhmemecė... Jemi gabuar rėndė: bėhet fjalė pėr njė komunitet poliglot.
Gjuhė kimike
Bassler zbuloi se bakteret flasin mes tyre me tė paktėn dy gjuhė kimike: njė esperanto (gjuhė artificiale ndėrkombėtare) tė pėrbashkėt pėr tė gjitha bakteret, e quajtur AI 2 dhe njė gjuhė karakteristike e ēdo lloji, AI 1. Sasia e gjuhės kimike e pranishme nė ambient lejon ēdo lloj bakteri tė numėrohet, tė dijė se sa janė tė tjerėt dhe tė koordinojė sjelljen e tyre.
Mikrobet punojnė nė grup dhe kooperojnė pėr mirėqenien e pėrbashkėt. Le tė shohim se si. Nga pikėpamja bakteriale zorrėt e njeriut nuk janė tė pėrshtatshme pėr njė vendbanim ideal: pH (pehashi) ėshtė i ulėt (pra ambienti ėshtė acid), ka pak oksigjen dhe akoma mė pak dritė. Pėr tė mbijetuar, baktereve u ėshtė dashur tė gjejnė ndonjė marifet. Trashėgimia gjenetike e disa individėve u ka lejuar atyre tė prodhojnė pėrzierje tė nevojshme pėr mbijetesėn e tė gjithė komunitetit. Mikrobiomat e pranishme te qeniet njerėzore janė mė tė ngjashme mes tyre nga ēpritej: tė gjitha duket sikur ndajnė njė grup gjenesh, qė mesa duket janė tė nevojshme pėr tė kryer funksione vendimtare. Gjithashtu Bork analizoi gjenet qė pėrmbante feēja e tre individėve me prejardhje tė ndryshme (njė europiani, japonezi, amerikani). Pastaj te disa kampionė tė tjerė ai zbuloi se nė tė gjithė botėn kokteji i mikrobeve tė zorrėve ėshtė vetėm tre. Kėto lloj mikrobesh nuk janė tė lidhura as me llojin e individit dhe as me kombėsinė e tij. Studiuesit mendojnė pėr enterotipat njėsoj si pėr ekosistemet: siē janė ekosistemet e pyllit, tundrės ose savanės, ashtu janė edhe 3 ekosisteme nė zorrėt e njeriut, tė ndara nga pėrparėsia e disa baktereve.
Territor i panjohur
Deri tani nuk i njohim saktėsisht tė gjitha detyrat dhe keqbėrjet e mikrobiomės. Dimė vetėm qė ėshtė e lidhur me disa forma tė diabetit dhe obezitetit. Po ashtu dimė se disa substanca tė prodhuara nga mikrobioma janė tė nevojshme pėr mbijetesėn e qelizave qė veshin zorrėt. Falė punėve tė Leonardo Sechi, mikrobiolog i Universitetit tė Sasarit, e dimė qė Map mykobakteri paraqelizor, ėshtė i lidhur ngushtė me sėmundjen e Crohn-it, me diabetin rinor, tani edhe me sklerozėn e shumėfishtė, njė sėmundje autoimune e sistemit nervor qendror. Dimė se bakteret e zorrėve, pėrveē nervit X tė kafkės (qė lidh trurin me barkun) veprojnė edhe mbi sjelljen dhe biokiminė cerebrale qė nga lindja: njė terapi antibiotike e gabuar mund ti bėjė nervozė. Njė studiues tjetėr, i quajtur John Cryan nga Alimentary pharmabiotic centre nė Irlandė, ka treguar se njė mikrobiomė e pasur me Lactobacillus rhamnosus rregullon balancėn e stresit. Kjo gjė ėshtė vėnė re te minjtė e laboratorit.
Probiotikėt
Ēfarė duhet tė bėjmė pėr tė parandaluar ankthin? Mos vallė duhet tė marrim probiotikė pėr ti bėrė ballė kėtij fenomeni? Nėse kjo gjė do tė funksiononte te njeriu, atėherė do tė duheshin sasi industriale. Nėse pėr tė ndryshuar nivelin e stresit te minjtė e laboratorit (12-20 gramė pesha e secilit), Cryan u ka injektuar atyre ēdo ditė pėr njė muaj rresht njė miliard Cfu (Colony forming unit: baktere tė gjalla, tė afta pėr tė gjeneruar njė koloni) Lactobacillus rhamnosus, te njė i rritur, i cili peshon 70 kilogramė, do tė nevojitej njė sasi pesė mijė herė mė e lartė.
Duke qenė se nė njė probiotik shumė tė reklamuar gjenden 8-10 miliardė Cfu pėr tė qenė efikas do tė nevojiteshin 500 prodhime pėr mė shumė se njė muaj.
Ndoshta duhet ndryshuar dieta. Mė 1 shtator tė kėtij viti, nė Sciencex-press, Gary Wu dhe James Lewis pastroenterologė nga Universiteti i Pensilvanisė, bėnė me dije se dy enterotipat e para janė tė lidhur ngushtė me dietėn afatgjatė: i pari ėshtė me origjinė shtazore, ndėrsa i dyti me origjinė bimore. Tė ndryshosh ushqimin pėr 24 orė natyrisht qė do tė vėrehen ndryshime tė vogla nė florėn e zorrėve, por pėr tė kaluar nga njė enterotip nė tjetrin nevojiten ndryshime radikale, madje pėr njė kohė tė gjatė.
Dieta
Mikrobioma i pėrshtatet dietės, thotė njė studiues tjetėr. Shumė shpejt do tė marrim vesh se cilat sėmundje lidhen me enterotipa tė ndryshme. Diabeti, tumoret, obeziteti, sėmundjet kardiovaskulare lidhen me dietat me prejardhje shtazore (ku pėrfshihen mishi, vezėt dhe prodhimet e qumėshtit) dhe shumė tė varfra me ushqime bimore (frutat, zarzavatet, drithėrat integrale).
Bota Sot
Krijoni Kontakt