Tashmë dihet qartë se në Shqipëri asgjë nuk zbulohet,por fatmirësisht mendojne të uajt për ne,të cilët kanë lëshuar alarmin për një nga produktet më të domosdoshme për njeriun,që është mielli.
Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese (fortifikimin) e miellit të grurit është realizuar gjatë vitit 2011 në emër të UNICEF.
“Me zhvillimin e teknologjisë së bluarjes së miellit kanë filluar të shfaqen probleme, e sidomos anemia. Kjo për arsye se procesi i bluarjes së miellit humbet rreth 80 për qind të vitaminave që ka. Grurit i eliminojnë lëvoren e cila është e pasur me vitaminë B dhe D dhe në këtë mënyrë mielli në vendin tonë humbet vlerat ushqyese. Të ndodhur në këto kushte ekspertët rekomandojnë hartimin e një projektligji që mielli të jetë i monitoruar dhe të shtohen përbërësit që humbasin gjatë bluarjes, apo, siç e quajnë ekspertët, të bëhet fortifikimi i miellit”.
Sipas zonjës Tyler, problemi i anemisë në vendin tonë lidhet me kequshqyerjen, ku një rol të rëndësishëm luan edhe cilësia e miellit të cilit i mungojnë vitaminat. Kjo lë pasoja sidomos tek fëmijët, çka reflektohet në shifra: 17 për qind e fëmijëve vuajnë nga anemia dhe 19 për qind e grave vuajnë po nga kjo sëmundje në vendin tonë.
Ndërsa eksperti pranë Organizatës Globale për Fortifikimin e Miellit, Robert J. Baldwin pohon se anemia i kushton vendit tonë rreth 20 milion USD në vit për shkak të kurimit të pacientëve dhe problemeve që shkakton, ndërsa ndërhyrja për parandalimin aneminë për shkak të mungesës së vitaminave në miell është vetëm 1 milion USD në vit.
newsit
Krijoni Kontakt