Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Botim i sotem i gazetes Koha Jone.

    TE SHKRETET SHQIPTARE NE DORE TE KUJT E KANE LEN SHQIPERINE, TE MJERET NE. DUHET TE BEJME SA ME SHPEJT DICKA, SEPSE SIDO QE TE JETE PETICIONI ESHTE VEC NJE LETER DHE TE GJITHE E DIME SE SA DHE CFARE BEJNE POLITIKANET SHQIPTARE. MJERE NE PER DIPLOMACINE SHQIPTARE!!!


    "Enigma e Metes ne Beogradi, vjen pas Kretes se Nanos"
    Ende nuk eshte zgjidhur se me cfare statusi ka shkuar Ilir Meta ne Beograd, ku ka zhvilluar edhe takime te rendesishme. Nd-rkohe komisioni i jashtem parlamentar eshte i paqarte per llojin e kesaj vizite


    Pas kthimit te ish-kryeministrit Ilir Meta nga Beogradi, ngelet i paqartesuar publikisht statusi qe ai ka pasur gjate kesaj vizite. Edhe pse Meta nepermjet prononcimeve te dhena per disa media dy dite me pare, ka zbardhur pjese te takimeve te tij me kryeministrin serb Zoran Gjinxhic dhe me ministrin e jashtem Goran Zvilanovic, duke i quajtur keto takime, si te nje politikani qe mban pergjegjesi, perseri nuk u qartesua "posti" i tij ne keto takime jo pak te rendesishme. E nderkohe qe nga kampi roze, askush nuk deshiron te komentoje, deputete te opozites, anetare te komisionit parlamentar te politikes se jashtme, mbajne qendrime te ndryshme lidhur me kete vizite te Metes ne Serbi dhe takimet e tij me krere aktuale te qeverise se atjeshme. Nenkryetari i ketij komisioni deputeti i PD-se Besnik Mustafaj, nuk i ka bere asnje lloj komenti vizites se fundit dhe te shmeperfolur te ish-kryeministrit Meta ne Beograd. "Meta ka shkuar aty si perfaqesues i partise se tij dhe besoj qe ky eshte statusi me te cilin eshte prezantuar gjate takimeve te realizuara", tha ai per "KJ". Por anetari tjeter i komisionit te jashtem republikani Fatmir Mediu, eshte me i ashper ne qendrimet e tij lidhur me kete vizite. Ai e cileson politiken e jashtme qe ndjek shteti shqiptar teresisht te deshtuar dhe pa vizione te qarta, gje qe reflektohet ne politikat qe ndiqen per procesin e integrimit ne BE dhe ne raportet e institucioneve nderkombetare per Shqiperine. "Duket qarte qe Shqiperia nuk ka nje politike te jashtme te organizuar, por ka nje politike te bazuar ne protagonizimin e individit duke te interesave te tyre personale apo te forcave te caktuara klanore brenda forces politike qe perfaqesojne qe i shtyjne per te realizuar takime te tilla", tha Mediu. Deputetet e komisionit te jashtem nuk jane te qarte nese Meta duhet thirrur ne komision per te dhene sqarime lidhur me kete vizite. Sipas Mediut takimet e Metes ne Beograd me kryeministrin serb Gjinxhic dhe me ministrin e jashtem Zvilanovic, nuk jane te parat qe krere te larte te maxhorances zhvillojne dhe qe ngelen te paqarta politikisht per qellimin e tyre. "Nuk eshte hera e pare qe realizohen takime ne kuadrin e protagonizmit, sesa te nje qendrimi te caktuar politik. Kujtoj takimin e Nanos ne Krete me Milloshevicin si dhe takime te disa perfaqesuesve te se majtes kane pasur pak kohe me pare ne Beograd. Aq me teper qe politika qe lidhet me Serbine paracaktohet nga zhvillimet ne politiken e Kosoves", vijoi Mediu. Ndersa anetari i komisionit parlamentar te ligjeve Arjan Starova shprehet shume konfuz lidhur me statusin qe Meta kishte gjate kesaj vizite. "E ndoqa takimin nepermjet medias dhe me duket se eshte nje takim i sajuar per te fituar pike ne politiken e brendshme apo rajonale. Frymezimin qe eshte i lidhur ngushte me stasusin dhe motivin e vizites, nuk e di, por besoj qe nje frymezim diku e ka. Nuk e di nese kjo behet per t'i sherbyer luftes se tij brenda PS-se, apo per t'i sherbyer ndonje qellimi tjeter", tha Starova.





    © Koha Jone 2001 All Rights reserved
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    VEGLAT MOBILIZOHEN:

    FRROKU , Vegla e vjeter e sigurimit leshon sot slogane anti Berishe.

    "VIKTIMIZMI POLITIK
    Nga Frrok Cupi/ Neper gjumin e thelle te sundimtarit gjithnje regetin nje nerv alarmi: "Mos valle viktima po jep shenja jete?!".

    Para-Mesjeta dhe Mesjeta kane shtrire nje hije te ketij "tmerri" sundimtaresh mbi boten moderne te sundimtareve qe quhen politikane. Keta, do apo nuk do, po krijojne nje hemisfere me vete prej hemisferit qe quhet "mase" ose "te sunduarit politikisht". Edhe mes nesh, qe jemi kaq te pakomplikuar, na shfaqet makthi i vjeter i sundimtareve.

    Ja tek jane, ne fushen e zgjedhjes se Presidentit. Ne fushen e zgjedhjes se Njeshit, makthi mesjetar verehet me qarte, sepse ketu zgjidhet vetem nje ne mes te dhjetera sundimtareve. Ndersa zgjedhjet e tjera, nga ku dalin 140 sundimtaree "te ligjit" ka njeqind e dyzet here me shume mundesi per te kenaqur grykesine sundimtare.

    Megjithatre.ja perseri sundimtari dhe viktima. Ne qoftese vereni me vemendje do te dalloni se kjo e karakterizon tere kete fushate te etheshme.

    Shikoni edhe nje here: Parebreme, kryesuesi i Opozites, i cili para vitit 1997 ka qene sundimtari i pare i ketij vendi, beri me gisht "per here te fundit" per nga kryetari i Partise ne pushtet. Ai i tha: "Degjo mire, zaten se guxon te kandidosh per President, se atehere.". U la per te nenkuptuar se nje termet i madh do te rroposte trojet. Prej disa muajsh vazhdon ky alarm ne thenien e ish- Presidentit.

    Nga vjen alarmi? Shume thjesht: Vjen nga raportet sundimtar- viktime. Kryetari i mazhorances politike ishte viktime e Presidentit te shtetit. Ne kohen e Presidences

    se ish-Presidences ai ishte mbyllur ne burgun e sigurise se larte dhe ishte shpallur "i burgosur nga Presidenti". Asgje tjeter ka ndodhur; thjesht jane prishur raportet me viktimen. Viktima nuk lejohet te behet sundues; ndersa ish- sundimtari nuk pranon te shikoje deshmine e aktit te vet. Ja kaq thjeshte; kjo ndodh mes nesh politikisht..

    Fenomeni ka nje histori te gjate te mepareshme, shembulli qe sollem eshte me i riu.

    Ne momentin kur ish- Presidenti po vinte nga fryma antikomuniste e politikes, mes nesh qe perfaqesonim opoziten, qe ne fillim hyri alarmi mbi raportet sundues- viktime. Ka qene viti 1991, qe ne fillim, kur PD-se iu kerkua te heshtete ndaj te burgosurve te regjimit. Ndaj ne fillim ata u thirren me ndroje "te burgosur te ndergjegjes". Mandej pak nga pak u amplifikuan, por Presidenti nuk erdhi nga radhet e tyre.

    Presidenti i pare i shoqerise se hapur pluraliste erdhi i ngarkuar me mesazhin e hakmarrjes politike. Dhe hodhi ne kete gremine sa e sa viktima, per te cilat shpreson te mos i shikoje me. Po u zgjuan viktimat, secili nga sundimtaret behet "bishe". Edhe sikur Diktatori i vdekur qe ne vitin 1985 te rifilloje te shfaqe ndonje shenje jete, kushedi sa tronditje do te shkaktoje ne hemisferen e politikes.

    Perseri me zgjedhjen e fundit te Njehit. Nuk shikoni, te gjithe kandidatet, ne nje fare menyre, jane viktima. Grupimet e vogla politike kane paraqitur kandidate per President, jo per t'i bere ata Presidente, por per t'u degjuar per vete si "parti e madhe". Ndersa vete Opozita, e ardhur ne vitin 1990, me misionin e ndryshimit te raporteve mes sundimtarit dhe te te sunduarve, nuk ka pranuar kandidaturen e njerit nga te burgosrve me perfaqesues te sistemit komunist..

    .Ndersa na duket se ne, njerezit e thjeshte nuk kemi ndonje lidhje me planetin e raporteve makabre, ku ka makth, pagjumesi, sundimtar dhe viktime. Ne fakt, ky raport, pervese nje raport real me jeten politike, do te duhej vezhguar me kujdes. Meraku mes "te fituarit" dhe "te humburit" mund te shtrihet drejt jetes qytetare. Ky eshte rreziku. Aktualisht atmosfera e pergjitheshme po kercenohet ne nje pike thelbesore te shpreses: Po kercenohemi me "distancimin nga Europa". Me siguri, eshte vene re fryma kercenuese: "Guxo po deshe te ngrihesh mbi poziten ku te caktoj une sunduesi; atehere Europen do ta shikojme me dylbi.".

    Enderrat e liga mes sundimtareve dhe viktimave politike kercenojne mengjesin e qytetareve. "


    Komenti im..
    Frrokun e ka zene frika. Ne se behet demokraci ai e di se e ka vendin ne banken e te akuzuarve per tragjedine e 97-tes bashke me zabitin, Neritanin, Imamin e sorrollopin tjeter..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 05-06-2002 mė 04:17

Tema tė Ngjashme

  1. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  2. Media, Liria dhe Paraja
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-11-2005, 02:03
  3. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •