“Sytё e humnerёs”
nga Primo Gjoni*
Njё vёshtrim i shkurtёr mbi poezinё e Arb Elos
I.
Nuk dihet shumё, pёr tё mos thёnё asgjё, pёr poetin bashkёkohor tё mbiquajtur Arb Elo. Por ky poet, qё -- nisur nga pseudonimi letrar i pёrzgjedhur prej tij, si edhe nga pikёvёshtrimi qё paraqet nё poezitё e tij, -- ёshtё e qartё se ёshtё personazh burrёror, ka botuar tre vёllime me poezi nё kёto tre vitet e fundit. Nё to ai ka dёshmuar njё stil tё veēantё e krejt unik, figuracion tё zgjedhur e origjinal, njё simbolikё tё pasur, njё risi vargёzimi e tingёllimi e, mbi tё gjitha, njё tematikё sa origjinale aq edhe, nё njёfarё sensi, revolucionarizuese. Dalja nё dritё e njё poezie tё tillё, vetё shkrimi dhe botimi i saj, edhe pse prej njё autori anonim, ёshtё njё ngjarje pёr letrat shqipe tё kohёs kur jetojmё. Nё sa vijon do tё pёrdorim njё pёrqasje kryesisht tekstuale pёr leximin dhe interpretimin e kёsaj vepre poetike, pёrqasje tё cilёn Arb Elo e imponon edhe nёpёrmjet vetё faktit tё shkruarjes dhe botimit tё poezive tё tij me pseudonim, duke mos lёnё vend pёr interpretime biografike.
Nё poezinё e Arb Elos ne dёshmojmё njё evoluim tё gjuhёs poetike sipas njё stili tё ri, me tё tjera shprehje, figura, imazhe e zёra nga ē’mund tё jemi mёsuar tё lexojmё nё letrat shqipe mё parё. Ky zhvillim ёshtё i nevojshёm si kёrkesё e kohёs dhe mund tė jetė rrjedhojė sa e veēantisė sё talentit individual tё kёtij poeti, aq edhe e dinamikave tё zhvillimit intelektual e kulturor tё shqiptarёve nё shekullin e njėzetenjėtė. Por le t’i lёmё mёnjanё pёr njё ēast konsideratat pёr talentin individual dhe tё fokusohemi tek momenti historik qё pёrkon me daljen nё dritё tё njё poezie, apo mё mirё tё themi tё njё poetike, tё tillё.
Sot mund tė flitet nё mёnyrё tё pёrgjithshme pёr njeriun postmodern, nё kuptimin e gjerё tё fjalёs, si dhe duke iu pёrmbajtur kronologjisё sё etapave kulturore tё Europёs. Por, nё kontekstin lokal tё zhvillimeve historike tё Shqipёrisё, na duhet ta identifikojmё subjektin e poezisё bashkёkohore si njeriu postkomunist. E pra, ky subjekt ndodhet nё njё gjendje ku tё gjitha strukturat e mёparshme politike, shoqёrore, e kulturore janё tё ēmontuara. I ēinstaluar nga kufijtё dhe pёrkufizimet e dhёna historike, aq mё tepёr prej atyre diktatoriale e tё imponuara, njeriu shqiptar postkomunist e gjeti veten papritur tё zhveshur nga limitet e njё shoqёrie tradicionale tё sё kaluarёs, dhe u hodh nё hapёsira qё nuk i kish banuar mё parё. Ai e gjeti veten me kokёn zbuluar, ku lart shtrihej pafund qielli i hapur. Ndaj nuk ёshtё ēudi qё liria e gjendur nё kёtё formё, si mbidozė anarkie, tё pёrjetohet si barrё e rёndё, e pambajtshme, e papёrballueshme pёr supet e njoma tё individit tashmё krejt tё vetmuar.
Vёllimi mё i fundit me poezi i Elos, titulluar "Xixa tė Zeza" (2013), pёrmban ndёr shumё tё tjera dhe poezinё me titull “Patёzot”, prej ku po shkёpusim kёtё meditim nё vargje mbi lirinё:
Dykėndėshit tonė me dheun i mungon njė brinjė,
Njė tra na duhet tė mbajmė mbi kokat tona, njė tra ēatie
pėr qiellin e rėndė, strehėn e ēarė prej nga pikon brenda
forcė mbrapsht rėndese mendimesh fluturake qė shkojnė
si erė, herė nga ty tek unė e herė pėrkundėr, ajo erė fryn
brenda frymė tė lirė fati patėzot, fati tė pazot lirie beronjė.
Jemi mure, ngritur pėr mbajtur brenda veten, atė mėdysh
ndajmė, ėshtė imja apo jotja fryma e patėzot, liria pėr uri?
Paradoksi i lirisё ёshtё se sjell kthimin e ndёrgjegjes kah vetvetja, ku nё fokus parёsor nuk ёshtё mё bota rrethuese pasi universi global i postkomunizmit ёshtё njё hapёsirё pa sinore, pa “ēati” pёrkufizuese, njё pafundėsi kaotike ku fryn era e lirё e “fatit patёzot”. Nё poezinё e Arb Elos ndeshemi pikёrisht me njё ndёrgjegje tё tillё. Kёtu kemi tё bёjmё me njё poezi e cila ёshtё jo mё, dhe jo thjesht, reflektim mimetik i botёs sё jashtme; kёtu na jepet poezia jo thjesht si njё shfaje moderniste nё pёrgjigje tё njё moderniteti, tё njё aktualiteti tё pas-nёntёdhjetёs; por si njё reflektim i vetё mendjes. Kёtu kemi njё kthim tё tё gjithё prozhektorёve te vёzhgimit, ndjenjёs, e kuptimit tek vetvetja; njё shikim sё brendshmi, njё jetё e uni-it tё zhveshur nga shoqёria tradicionale, ndonёse jo, nё fakt, nga historia. Por pёr lidhjet historike do tё flasim pak mё tej.
Vini re reflektimin e brendshёm tё vetvetes nё vargjet e mёposhtme, tё shkёputura nga poezia “Pamje anёsore” prej vёllimit "Mirazh" (2011):
Nё skaj tё mendjes
horizonti ёshtё veē njё pikё
nё fund tё fjalisё,
tunel qё lidh universet,
litar i parё nga poshtё,
ndёrsa ti hipёn nё stol,
thua tё fundit lamtumirё
e bebёzat zhduken nga ekrani,
Vetёm bardhё,
Mizё nё borё…
Dhe gjithashtu vargjet e mёposhtme marrё nga poezia “Nё mes tё syve”, nga po i njёjti vёllim poetik:
Gjeta po tё njёjtёn guaskё nё breg, me nё mes perlёn,
Nё mes tё perlёs thёrrmijёn e rёrёs, n’mes tё thёrrmijёs
hiēёsinё, nё mes tё hiēit gjithēkanё pa fund, valёn, erёn,
ujёt, e s’hodha mё hije se hija isha unё, e flakёs, vetes,
e resё sё mendjes mbi liqen, babait, nёnёs dhe fёmijёs,
e shtatores qё kalbet nё diell…
Ky vetёreflektim krijon njё rrafsh krejt tё ri poetik, njё praktikё vargjesh e cila na shfaqet si risi, ku e reja qё sjell mund tё na impresionojё si tё ishte njё anomali, apo edhe si tepri. Poezitё e Elos janё tё mbushura me njё det imazhesh e figurash saqё tё jetё krejt kollaj ta “pёrmbytin” shtratin e ndёrgjegjes sё lexuesit. Por, pёrtej vёshtirёsisё qė shkon krah mė krah me tė tillė modernizėm nė poetikė, pikёsёpari duhet kuptuar se, teksa e lexojmё, pёrballemi me njё “pёrmbytje” qё i ndodh ndёrgjegjes sё poetit, pёrpara se njё gjё e tillё t’i ndodhё ndёrgjegjes sё lexuesit. Kёtu kemi tё bёjmё me njё subjekt poetik tё mbuluar kokё e kёmbё nё ujёrat e thella tё vetvetes, pasi “pėrroi” i ndёrgjegjes sё kёsaj vetveteje moderne del vazhdimisht jashtė “shtratit” tė traditės dhe derdhet pėrtej “brigjeve” shoqėrore tė jetёs tradicionale shumėshekullore, “brigje” tė cilat, pas rėnies sė ledhit komunist dhe kalimit tё botёs shqiptare nё globalizёm, nuk mund tė mbahen mė nė kėmbė. Kёtu kemi, pra, ndёrgjegjen poetike tė rёnduar nga pesha e lirisё e, pёr pasojё, dhe nga barra e vetes.
Nё po tё njёjtёn logjikё, mendja poetike nuk shёrben mё pikёsёpari pёr tё pasqyruar botёn rrethuese. Fokusimi i brendshёm, ky pёrbrendёsim nёse mund ta quajmё kёshtu, qё konsiston nё kthimin e syrit tё brendshёm drejt vetvetes tё mbetur fillikat nёn qiellin e stёrmadh e tё paanё tё lirisё -- ku ajo, pra egoja subjektive, ёshtё e vetmja pikё referimi konstante, -- shpie detyrimisht nё vetёreflektim:
Mendoj diēka, pastaj njё tjetёr,
Pastaj mendoj nga vijnё mendimet,
Po dhe ky mendim ёshtё e ndihem
si hundё qё do tё nuhasё vetveten,
apo shikim i drejtuar nga brenda.
(“Shuar”, Mirazh)
Poezia nuk ёshtё mё njё pasqyrim i brendshёm i fenomeneve tё jashme; ajo ёshtё njё teatёr ku vetё mendja luan rolin dhe lojёn e vet. Kjo poezi ёshtё manifestim i mendjes dhe pikёrisht tek kjo vetёmjaftueshmёri e saj ajo gjen shprehjen mё tё fuqishme tё vargёzimit:
Tё njёjtat fjalё kam ndёr mend,
prapё, pastaj, tash, pёrpos, Hyj,
me to thur e thur si gishtat plaku,
qё prek rruzaren me po atё rrudhё.
Me to thur pёlhurё, tym, maska
tё mё shihni e mos t’mё njihni…
Vesha vetveten, dyfish si nyje,
u fsheha prej saj tok me hijen…
(“Tё njёjtat”, Mirazh)
I paraqesim kёto pёrsiatje paraprake e teorike pёr tё ofruar njё platformё orientuese mbi tё cilёn tё mund tё piketojmё disa kushte pёr njё lexim tё mundshёm tё kёtyre poezive. Risia radikale qё stili poetik i Arb Elos sjell, kёrkon njё ripёrshtatje tё mekanizmave interpretues tё dhёnё pёr lexuesin shqiptar. Rreziku pёr lexuesin e sotёm mbetet gjithmonё moskuptimi, apo edhe keqkuptimi, i tё resё nё letёrsinё bashkёkohore. Kjo pasi nё vijmё tek njё poezi e re, -- e aq mё tepёr kur bёhet fjalё pёr njё poezi novatore (jo thjesht “tё re”), -- me disa presupozime tё gatshme qё burojnё prej asocacioneve qё kemi formuar, si edhe prej zakoneve tё leximit me tё cilat jemi ushtruar, e qё rrjedhin prej traditёs tonё letrare nё gjuhёn shqipe. Por, po e theksoj qё nё fillim, nё poezinё e Arb Elos kemi tё bёjmё me njё fenomen tё ri letrar, njё zhvillim tё gjuhёs dhe tё mendimit shqip qё sinjalizon njё shkёputje prej traditёs poetike tё para nёntёdhjetёs. Kjo sigurisht qё nuk ndodh vetёm tek Arb Elo, por dhe tek shumё poetё tё tjerё shqiptarё tё brezit tё pas viteve nёntёdhjetё; ēёshtja ёshtё se ndodh nё mёnyrё tё spikatur, e krejt tё veēantё, tek Elo.
Ky pёrbrendёsim i realitetit nё poezinё e Elos sjell krijimin e njё hapёsire tё pamatё cerebrale, ku universi nuk ёshtё mё thjesht diku jashtё atje si objekt kundrimi dhe reflektimi. Pёrkundrazi, universi shkrihet nё mendje dhe mendja shndёrrohet nё univers. Prandaj, ndonёse pёrmasat kozmike tё pranishme nё njё poezi kaq thellёsisht individuale dhe tё brendёsuar mund tё na duken si paradoks, ato nё fakt kanё plotёsisht kuptim. Pёrbrendёsimi i realitetit ka shpёnё nё manifestime tё botёs sё brendshme tё pёrmasave kozmike. Kufijtё mes universit dhe mendjes poetike, mes botёs dhe unit, mes objektit dhe subjektit nuk janё mё tё dallueshёm pasiqё, nё ēdo rast, e para derdhet brenda sё dytёs dhe anasjelltas.
Sё fundmi, duhet thёnё se kthimi i vizionit tё botёs nga brenda, pra tek vetvetja, si edhe shpalosja brenda mendjes poetike e njё hapёsire tё pamatё shpien nё mёnyrё tё pashmangshme nё pёrjetimin e kёtij pёrbrendёsimi si njё humnerё ekzistenciale, njё boshёsi qё rreket tё mbushet nga vizioni i vetes:
Sheh humnerёn
e ajo tё ka parё ty, sytё e mi janё dy,
ajo veē njё ka, tё mitё, e sytё e mi
janё atёherё ninёzat e saj
nё syrin e saj me dy.
(“Sytё e humnerёs”, Zero 3D, 2012)
Kёto karakteristika pёrkufizuese tё poetikёs sё Elos mishёrojnё natyrёn njёkohёsisht metafizike dhe moderniste tё njё pjese tё mirё tё poezive sё tij.
II.
Ndonёse pёrbrendёsimi poetik shkakton njё ndjesi universale nё veprёn poetike tё Arb Elos, ku subjekti shfaqet nё terma metafizikё e jo historikё, ka aty gjithashtu poezi qё e pёrcaktojnё ndёrgjegjen poetike nё njё kohё e nё njё vend tё dhёnё, sipas disa koordinatave historike qё janё karakteristike pёr Shqipёrinё postkomuniste. Emigrimi ёshtё njёri prej motiveve historikё qё pёrsёriten nё poezinё e Elos, duke i dhёnё kёshtu, tёrthorazi, njё shpjegim mё konkret abstragimeve mbi tёhuajzimin ndaj botёs qё vihet re nё vargjet e tij me natyrё metafizike.
Tema e emigracionit shfaqet mjaft e mprehtё nё disa poezi tё caktuara, gjė qė qё na shtyn tё mendojmё se, nё realitet, ёshtё kjo ndarje prej dheut mёmё qё pёrbёn traumёn fillestare prej nga burojnё shkaqet themelore tё transformimit tё njeriut shqiptar gjatё dy dekadave tё fundit, pёr tё mirё a pёr tё keq. Veēanёrisht e dhimbshme formёsohet kjo temё tek poezia mjaft e arrirё “Push plepash” (Zero 3D) – njё himn ky, sa i thjeshtё aq edhe brilant, kushtuar mёmёdheut.
Nё dy strofat e para tё kёsaj poezie nis e sendёrtohet njё metaforё origjinale dhe e gjetur, e cila pastaj shtrihet mbi tёrё tekstin e vjershёs. Janё disa elementё qё e pёrbёjnё kёtё figurё specifike: imazhet e plepave nё verё, ato tё harabelave dhe tё foleve tё tyre, fёmija i vogёl qё luan nё lagjen e tij, si edhe imazhi i nёnёs i konceptuar si njё kujtim i vagullt fёmijnie, e qё vjen plot nostalgji prej thellёsisё sё viteve tё shkuara. Kёtё ndёrthurje disi tё pafajshme tё imazheve nё fjalё, tё pёrftuara prej kujtimeve tё fёmijnisё, e kris papritur njё incident, i pёrshkruar nё dy strofat e mёposhtme, e qё merr kuptim tё plotё vetёm mё pas, nё dy strofat e fundit tё poezisё, ku metafora plotёsohet e pёrmbushet krejt:
Push lёshonin plepat nё verё
e ndoshta e bёjnё ende edhe sot,
plepat ku harabelat ndreqnin foletё,
nga ku binin shpesh tё vegjlit,
e ne qё i gjenim…
I butё ish atёherё prehri i sime mёje,
mё tё mёdha qenё puthjet e saj,
mё e madhe bota, ndryshe ishte gjumi,
tjetёr duart, qё ia tregoja duke qarё kur vritesha,
ndryshe plagёt n’ato duar, duart qё zinin tё voglin
e zemra i rrihte, sqepi, qё s’ia nxinte thёrrimet,
qё ia koja se e doja, ndёrsa
xhamave pёrplasej e ёma
e cicёronte…
Incidenti konsiston nё imazhin e zogut nёnё, e cila pёrplas flatrat me ankth e padurim pas xhamave tё dhomёs ku ka hyrё fёmija me harabelin e vogёl nё duar. Pёrzierja nё dukje rastёsore e imazheve – pra, fёmijёs qё shkon me lot ndёr sy tek nёna e tij pasi ka vrarё duart teksa ёshtё rrёzuar nё lojё e sipёr nga njёra anё; dhe, nga ana tjetёr, imazhi i harabelit tё parritur qё ka rёnё aksidentalisht nga foleja e tij lart nё pemё, tё cilin e ёma e ka tё pamundur ta arrijё teksa ajo pёrplas flatrat dёshpёrimisht pas xhamit tё pathyeshёm tё dritares – pёrbёn njё vёnie efektive krah pёr krah tё kёtyre dy imazheve paralele tё cilat pёrcjellin idenё e ndarjes sё tё voglit, zog a njeri qoftё, prej krahёve tё nёnёs, ku “nёna” mund tё merret njёherёsh si koncept biologjik a patriotik, -- njё ndarje kjo qё vjen prej vendosjes sё njё pengese tё pakapёrcyeshme mes tyre. Figura qё pёrftohet pёrmbledh nё vetvete, metaforikisht, traumёn e emigrantit tё zhvendosur tashmё, fizikisht e shpirtёrisht, larg mёmёdheut:
O plagё e zemrёs sime,
ka ardhur vera prapё e na cicёrojnё
nga jashtё zogj tё tjerё, qё flenё fushave,
se tash ndryshe flasim, nё gjuhё tё huaja,
tё flas dhe nuk di a mё kupton, tё dёgjoj
e nuk di se kush po mё flet; grushtat
mё janё rritur e s’po di se si t’i ndreq
foletё bosh tё mendjes…
Klithma “O plagё” qё del nga shpirti i emigrantit ёshtё klithma e tjetёrsimit, e peshёs sё rёndё tё largimit (pa kthim ndoshta?) prej origjinёs, prej gjuhёs, prej mendimit, prej vetvetes fillestare tё mbrujtur diku, para shumё kohёsh, diku larg tokёs sё huaj ku folёsi i kёsaj poezie gjendet tani. Ai ёshtё shndёrruar tashmё vetё nё zogun e vogёl dhe mёmёdheu ёshtё foleja e humbur, fole “nё gjoks” siē do ta quajё poeti disa vargje mё tutje, e prej ku zemra, “si plagё qё rrjedh akoma”, ka rёnё e ёshtё rrokullisur teposhtё, “si harabel i rrjepur, pa flatra”, njё imazh pёrmbyllёs ky qё nuk lё shpresё pёr shёrimin e traumёs sё ndarjes:
Qielli na ndan nga tjetri… pushi i reve,
qё lёshojnё ende tjetёrkund plepat,
tё prerё apo tё rritur ndёrkaq,
se tjetёr jemi bёrё, tjetёr ёshtё tash bota,
mё e vogёl, foletё i ndreqim nё gjoks e qё atje
na bie poshtё nga duart, si plagё qё rrjedh akoma,
si harabel i rrjepur, pa flatra,
zemra…
Emigrimi ёshtё pёrmasё sa themelore aq dhe e pashlyeshme e tranzicionit shqiptar tё pas viteve nёntёdhjetё, pёrmasё kjo qё pёrkufizoi njё brez tё tёrё, njё narrativё pёrbashkuese pёr qindra mijёra shqiptarё tё shpёrndarё nё mbarё botёn nё kёta njёzetё e ca vjet. Eshtё kjo traumё e emigrimit e cila, bashkё me tranzicionin nga njё shoqёri provinciale e tradicionale nё globalizёm, na duket se qёndron nё themel tё pёrbrendёsimit tё vizionit poetik tё kёtij poeti, pёrbrendёsim i cili pёrbёn njё pёrkryerje tё tjetёrsimit tё nisur nё origjinёn e lёnies pas shpine tё vatrёs sё atdheut.
III.
Ka edhe njё kategori tjetёr poezish nё veprёn e Arb Elos, si pёr shembull “Banorёt e Ninives” (vёllimi Mirazh) apo “Horeb” (vёllimi Zero 3D), ku vizioni i tij poetik del pёrtej ndёrgjegjes individuale pёr tё projektuar njё ndёrgjegje shoqёrore qё, herё-herё, merr pёrmasa biblike. Kёtu shihet qartё estetizimi i njё bindjeje tё fortё se qytetёrimi urban ka pёsuar njё rёnie, drastike e tё pakthyeshme, prej njё gjendjeje fillestare pafajёsie. Zhvillimi i madh qё vjen prej investimit tё kapitalit, -- kuptuar kjo jo thjesht nё terma financiarё por dhe nё terma shoqёrorё, teknologjikё, politikё e humanё nё tёrёsi, -- paradoksalisht nuk ёshtё se shpie nё ndёrtimin e parajsёs mbi dhé, -- siē mund tё pritej prej idesё sё rritjes sё mirёqёnies urbane, -- por, pёrkundrazi, sjell ēekuilibrimin e harmonisё sё njeriut me natyrёn dhe, detyrimisht, edhe me hyjin e natyrёs:
Malin e shenjtė
e copėtuan,
Me gurėt ndėrtuan
tempuj,
piramida,
mure,
statuja
…
E ē’tė shohėsh?
Antena e avionė,
kulla, tela, kamera,
tym, oxhakė, alienė,
vrima n’ajėr, astronautė
me helmeta nė hėnė.
(“Horeb”)
Njё vёshtrim i shpejtё evolutiv ky, qё kap fillimet e qytetёrimit qё nga koha e faraonёve e qё arrin deri nё epokёn tonё teknologjike, ku njeriu lartёson vetveten dhe arrin tё pushtojё deri dhe hapёsirёn kozmike. Por ky qytetёrim tashmё global nuk rezulton tё shpjerё nё pёrmirёsim tё marrёdhёnieve shoqёrore midis njerёzve, pёrkundrazi. Ikja prej “malit tё shenjtё” ёshtё braktisja e ndjenjave humane, e vetё humanizmit si filozofi njerёzore, pasi akumulimi gjithnjё nё rritje i kapitalit dhe urbanizimit sjell humbjen e elementit tё dashurisё, deri edhe humbjen e vetё fokusit bazё tek faktori ‘njeri’, tek thelbi human i tij:
5000 gjuhё,
2 ditё pushim,
2 fёmijё,
2 duar herё 5 gishta,
Dhjetё dollarё ora,
Pesёdhjetё seksi,
Sytё i ngremё rrallё
nga pjatat, librat, tjetri,
llogaritё, varret,
hapat, makina, udha,
pёr tё parё qiellin.”
(“Horeb”)
Disa tё dhёna bazё tё njeriut – gjuha, duart, gishtat, sytё – mbeten tё pandryshueshme, garantues tё njё ontologjie tё dhёnё prej gjenezёs nё “malin e shenjtё”, njё simbol ky qё shёrben si pёrkujtesё besnike e thelbit tё patjetёrsueshёm human. Por, nё kohёt moderne, qёllimi fillestar i kёtyre tё dhёnave ёshtё zhvendosur tek kapitali, numёrimi i parave, ndёrtimi material dhe teknologjia e qytetёrimit tonё, teksa nё zhvillim e sipёr humbet vizioni i dashurisё njerёzore e hyjnore, vizion i natyrshёm e organik ky qё ia lё vendin artificialitetit mediatik:
Eteri plot sinjale, pamje,
filma, luftё, drogё,
kurva, tiranё, idiotё
e njerёz qё nё tokё
nuk kanё se ē’hanё
(“Horeb”)
Ky shikim kozmik mbi qytetёrimin shpaloset nё formё mё tё plotё, e nga kёnde me pikёpamje mё specifike, nё poezinё e shkёlqyer “Banorёt e Ninives”, ku motivi biblik i qytetit qё rrezikon mallkimin e qiellit pёrditёsohet nё kontekstin e metropoleve modernё tё kohёs sonё, me imazhe e metafora tё stilit ekspresionist:
Krimb i sheshtё i rrugёs zgjatet murrmё,
bren fletёt qё mbinё dje t’urthit tё kёsaj dite,
Kujt pret, ulur pёrballё, tё lindё dielli nё perёndim,
qyteti i ngjan me peshkun vjellё nga qiejt,
me luspa ku akoma feksin jargё kozmike.
Asfalti sjell nё breg frymёt mbi valё pluhuri,
prej hiri krematorёsh…
(“Banorёt e Ninives”)
Ndonёse njё tufё imazhesh ndёrthurin fijet e tyre nё kёtё tekst, me njё dendёsi tё tillё brenda pak vargjesh qё i pёrgjigjet shtresёzimit shumёplanёsh tё qytetёrimit tё sotёm urban, secili prej kёtyre imazheve spikat me specifikёn e tij tё veēantё, si edhe me bagazhin aluziv qё sjell nё poemё. Rruga / bulevardi / autostrada qё normalisht i jep frymёmarrje transportit tё ēdo qyteti duke shёrbyer si aks organizativ i jetёs sё tij materiale, pёrfytyrohet nё poemё si brejtёs i ditёve, njё qёnie konsumuese qё pёrpin vetё jetёn qё rrjedh nёpёr tё, duke evokuar kёshtu, ndonёse me njё sens tё ri, motivin e krimbit qё pёrpin bimėn e Jonas nё mitin origjinal. Imazhi i peshkut tё ngordhur mbi dhé, “vjellё nga qiejtё”, pёrforcon dhe zgjeron idenё e aludimit alegorik tё titullit tё poemёs teksa ngjall ndёr mend detaje tё tjera tё mitit biblik tё profetit Jona, dёrguar prej Zotit pёr tё paralajmёruar popullatёn e qytetit tё lashtё Ninive rreth nevojёs pёr tё ndryshuar stilin e jetesёs sё tyre mёkatare e kёshtu tё shmangnin dёnimin prej qiellit. Veēse kёtu kemi tё bёjmё me njё gjetje befasuese teksa kёqyrim se si imazhi i peshkut, qё nё historinё biblike ёshtё njё lloj balene qё gёlltit Jonёn pёrkohёsisht pёr ta “vjellё” atё mё pas, ёshtё kthyer sё prapthi: nё kёtё rast qielli ka “vjellё” peshkun, i cili simbolikisht bёhet vetё qyteti Ninive i kohёrave moderne, njё metropol i shekullit tonё i dergjur i pashpresё mbi dhé, teksa vetё simboli i shpёtimit nga mbytja nё mitin fillestar, pra peshku, tash na paraqitet i vdekur. “Jargёt kozmike” qё ende “feksin” mbi “luspat” e tij vulosin ēfarёdolloj shprese se mund tё ketё shpёtim pёr qytetin modern pasi ky i fundit ёshtё i dёbuar simbolikisht prej vetё vendit nga ku pritet shpёtimi, prej qiellit. Si pёr tё vulosur mё tej akoma kёtё pёrshtypje tё vdekjes shpirtёrore, shfaqet nё vargun pasues aluzioni i “frymёve tё vdekura” qё janё “prej hiri krematorёsh” urbanё, ku “krematorёt” lehtёsisht mund tё lexohen si fabrika e uzina ku “shkrihen”, nё reminishencё tё fjalёve tё Migjenit:
ndjesitё
trutё njerzore
n’apoteozёn e hekurit; shpirtёnt pёrshkohen nё tymore...
(Migjeni, “Kanga e Pёrndimit”)
Kёto frymёra qё i sjell nё breg “asfalti” – dhe ky njё imazh i pagabueshёm i urbanizimit modern – janё qytetarёt e kёsaj inferno-je moderne.
Qartёsisht, vizioni personal i “humnerёs” ёshtё projektuar tani mbi qytetin modern, ku humnera brenda vetes ia lё vendin humbёtirёs urbane. Eshtё e lehtё qё teksa mendja e lexuesit ndjek kёtё mori imazhesh sa origjinale aq dhe befasuese tё humbё nga fokusi vёzhguesin-flanneur, nё mendjen e tё cilit zhvillohet ky makth. E megjithatё ky vёzhgues ёshtё aty, i lajmёruar qysh nё krye tё herёs nё vargjet e fillimit tё poezisё nё fjalё, njё dёshmitar i palёvizur i lojёs sё pluhurit tё humbёtirёs mbi asfalt, po aq sa edhe dёshmitar i lojёs poetike tё mendjes sё tij:
Kujt pret, ulur pёrballё, tё lindё dielli nё perёndim
qyteti i ngjan me peshkun…
(“Banorёt e Ninives”)
Kёtu kemi njё aludim me Jonan e dikurshёm i cili, siē na rrёfen tregimi biblik, doli prej Nineves dhe u ul diku jashtё qytetit qё tё shihte se ē’do t’i ndodhte banorёve tё atjeshёm pas predikimit tё tij. Por ky rrёfim (“Kujt pret” – pra, vёzhguesi!), aksidental e i pafajshёm nё dukje, hap portёn e mendjes ku boshёsia mbushet me atё humbёtirё urbane qё edhe e shkakton humnerёn e mendjes nё rradhё tё parё. Kjo ёshtё mendja e cila, e tёhuajzuar prej lirisё postmoderne, mbars vizione ndjellakeqe pёr urbanizimin teksa “humnera” i kthen sytё nga metropoli me tёrё uraganin intelektual tё saj. Kur lenteja e vёzhgimit zhvendoset nga ana materiale e qytetit nё vetё banorёt e tij, ata pёrshkruhen si frymё tё vdekura qё popullojnё kёtё inferno urbane, si njerёz pa identitet apo unikalitet individual, ndaj dhe na paraqiten me uniformitetin e sendёrtuar prej teknologjisё:
… N’altarё vetёshёrbimi
i blatojnё vetes bustet thasё xhami e llamarine,
thasё metalikё konservash qё hapen nga brenda,
me pasqyra, nё rradhё pas shoshokut, i bёjnё hije tjetrit
e tjetri u bёn hije…
(“Banorёt e Ninives”)
Eshtё po ajo teknologji qё nxjerr nё seri makinat (kёta “thasё xhami e llamarine” qё janё si “thasё metalikё konservash qё hapen nga brenda”), e cila riprodhon nё po kёtё mёnyrё, si nё seri, individёt qё qarkullojnё brenda tyre. Janё kёta individё postmoderne tё uniformizuar qё gjallojnё brenda produkteve tё teknologjisё sё sotme dhe:
nёn thasё ekranёsh ngjajnё
tё gjithё njёlloj nga larg, banorёt e Nineves…
(“Banorёt e Ninives”)
Gjetja e imazhit tё thasёve pёr tё identifikuar mveshjen e njeriut modern me zhguallin teknologjik nuk pёrbёn thjesht njё figurё estetikisht impresionuese e surreale, karakteristike pёr stilin modernist nё pikturё e poezi, siē janё, tё themi, orёt e Dalisё apo kubizmi i Pikasos. Ajo ёshtё nё vazhdёn e kthimit me kokёposhtё tё motiveve tё mitit origjinal, ku banorёt e Nineves biblike vishen me thasё dhe mbulojnё veten me hi pёr tё agjёruar nё shenjё pendese pёrpara Zotit. Por, akoma mё tej, imazhet e thasёve, nё tёrё varietetin e tyre – xham, llamarinё, metal – sendёrgjojnё ndjesinё e mbylljes sё vetvetes moderne, shkёputjen e saj nga lidhjet organike e fillestare me natyrёn, me tё tjerёt, me hyjninё, -- gjёra tё cilat shpien, falё dominimit teknologjik nё mbarё botёn, nё njё paketim nё seri tё individёve modernё qё janё shndёrruar sakaq nё produkte tё sё njёjtёs fabrikё gjigande infernale, qenie tё konservuara prej tё cilave tharmi i shpirtit dhe i jetёs vetё, vetё kuptimёsia e saj origjinale, ёshtё bjerrё deri nё pikё tё fundit pёr t’ia lёnё vendin boshёsisё sё njё dehjeje ekranesh e cektёsisё sipёrfaqёsore qё kёta ekranё (TV, kompjuter, telefonё celularё, tableta) reflektojnё. Kёta individё pёrdorues tё mjeteve dixhitale tё komunikimit kanё mveshur tashmё, dashje pa dashje e nё mёnyrё tё pakthyeshme, imazhin dhe identitetin e ftohtё prej sendi tё pёrftuar prej vetё ekraneve mbi tё cilёt ata kundrojnё ditё e natё:
Sytё e zbёrdhylёt s’kanё det brenda, por shi,
gri tulaten pёllumbat e bebёzave atje,
duke pritur pranverёn, qё s’dihet nё do vijё.
Ekraneve engjёjt premtojnё botёn,
pёrtej mureve ndarёs, me mobilje, para, makina
femёr dhёmbёbardhё, e u thonё: “Merr!”
(“Banorёt e Ninives”)
Ky vetёdёnim i shoqёrisё sё konsumit, parё nё vargjet e mёsipёrme kryesisht pёrmes prizmit mediatik, ia lё vendin njё pёrpjekjeje nga ana e poetit pёr tё rrokur tёrё ontologjinё e kapitalit modern, njё qenie e stёrmadhe kjo e konstruktuar artificialisht e qё mbart brenda vetes farёn e shkatёrrimit tё vet eshkatollogjik:
Skёterra ёshtё po aty; betoni, xhami, zhurma
fantazmat qё u rrёfejnё hijeve ogure tё liga.
S’do zgjasё shumё e kjo botё do tё prishet,
si kullё e lartёsuar keq, me tavanin shpuar
nga oxhaqet, antenat, qё pёrzunё lejlekёt,
qё kur i shohin i marrin pёr alienё. Duket si
gjumё, por jo, jo, thotё spikerja e qesh nё ekran pёshtirё.
("Banorёt e Ninives”)
Imazhi qё rri si kurorё, e qё rrёzёllit zishёm, mbi kёtё ngrehinё fantazmagorike ёshtё plotёsimi, sipas formulёs Niēeane tё “vdekjes sё Zotit”, i atij inversionit tё narrativёs biblike qё iu bё nё fillim tё poemёs imazhit tё peshkut tё rёnё pёrdhé nga qielli:
Edhe ca e do tё hyjё marsi, nga nёntori s’ka dritё
a thua se nё qiell po djegin kufomёn e Zotit,
Hiri i tij mbulon kёtё vend, rrugёt, kokat e njerёzve,
Sytё…
("Banorёt e Ninives”)
Ndёrsa “peshku” ёshtё kthyer nga simbol i shpresёs nё simbol tё dёnimit, pra nga balena qё shpёtoi Jonёn nga mbytja nё vetё “Niniven” moderne qё dergjet e vdekur nё urbanizmin e saj, koncepti i qenies hyjnore tё mitit biblik ёshtё zhbёrё nё kohёt modern duke lёnё pas vetёm njё shi tё hirtё zvetёnimi qё mbulon infrastrukturёn morale tё metropolit tė epokės tonė. E ndёrsa “hiri” nё mitin origjinal pёrbёn njё simbol tё pёruljes njerёzore pёrpara hyjnisё sё kohёve tё lashta, nё kёtё rishkrim fantastik tё mitit qё Arb Elo pёrfytyron, vetё nocioni i hyjnisё shkrumbohet e bёhet hi, si ilustrim figurativ i realitetit shpirtёror postmodern.” Krematorёt urbanё janё zhvendosur -- nё njё trill tё imagjinatёs -- nё qiell, gjё e cila simbolizon jo realitetin e hyjnisё, si tё tillё, por kapacitet pagane tё mendjeve postmoderne qё popullojnё metropolin. Atmosfera danteske qё pёrēojnё imazhe tё tilla apokaliptike, si hamendёsimi i kobshёm mё lart, bёhet e plotё me pёrmbylljen e poemёs me disa metafora bodleriane tё metropolit ku, edhe njёherё, theksohet uniformiteti mbytёs i urbanizimit qё e kthen ēdo njeri nё njё produkt, sipas njё shёmbёlltyre tё paracatuar teknologjikisht:
Dielli s’del mё, me gjak tё mjerёsh shkruhen lajmet,
e shpresё e tyre ёshtё si drita, qё vonon tё vijё,
qё s’shndrin, si fytyrat e zbehta nё turmё, mbushur
me dregёza gjaku, si sytё e ngrirё nё muzg,
bloza qё mbyt arsyen, tё vdekur e tё gjallё,
nё radhё pas shoshoqit, qё i bёjnё hije tjetrit
e tjetri u bёn hije, nёn thasё ekranesh ngjajnё
tё gjithё njёlloj nga larg, banorёt e Ninives…
(“Banorёt e Ninives”)
IV.
Koha dhe vendi nuk na dalin pёr tё folur mё gjerёsisht mbi njё vepёr poetike si kjo e Arb Elos e cila pёrfshin nё vetvete shumё mё tepёr dritёhije e pasuri motivesh, figurash dhe simbolesh sesa ē’mund tё mbulojё njё vёshtrim i shpejtё kritik. Kёto tematika tё lirisё, pёrbrendёsimit, humnerёs, emigrimit e urbanizimit janё vetёm disa prej fijeve tё shndritshme qё mbajnё lidhur trupin e kёsaj vepre poetike, fije qё i gjykojmё esenciale dhe pёrkufizuese.
Sigurisht qё mund tё thuhet se poezia, si zhanёr, mbart vetiu subjektivizёm dhe patjetёr qё poezia e Arb Elos ka njё dozё tё lartё subjektivizmi. Vizioni i humnerёs sё mendjes apo vizioni i humbёtirёs urbane mund tё lexohen edhe si pasqyrime tė njё drame personale apo tё njё pёrjetimi tё botёs me tone nihilizmi. E megjithatё, pёrtej dinamikave personale tё njё zёri poetik, ne gjejmё nё kёtё poezi njё simbolikё qё pёrputhet me transformimet kulturore e sociale tё viteve tё tranzicionit, transformime qё kanё sjellё gjendje tё reja shpirtёrore ndёr shqiptarё, ndonjёherё tepёr tё trazuara, si edhe njё imagjinatё individuale e kolektive e cila duhet pёrpunuar, pёrtypur, e menaxhuar kulturalisht. Nё momentet e tij mё tё mira Elo arrin ta bёjё kёtё artistikisht me njё sofistikim poetik, si edhe me njё kompleksitet gjuhe e mendimi, tё denja pёr poezinё moderne brenda kontureve tё modernizmit europian.
Nёse jemi apo jo gati pёr njё sofistikim tё tillё modernist nё poezi, kёtё mund ta gjykojnё vetё lexuesit. Por nuk mundemi tё mos vemё nё dukje risinё dhe vlerat qё poezia e Arb Elos sjell nё letrat shqipe. Nё vargjet e tij ky poet ka trajtuar vizionin e vetvetes dhe tё botёs sipas mёnyrёs sё tij tё veēantё, por edhe nё pёrputhje me evoluimin historik tё shoqёrisё tonё nё epokёn e globalizmit. E, nё proces e sipёr, ai ka dёshmuar se gjuha jonё e lashtё shqipe i ka tё tёra kapacitetet pёr t’u lёvruar nё njё zhargon postmodern, ku ligjёrimi poetik i Arb Elos rrjedh me atё masё bollёku gjuhёsor, dhe me atё lloj standarti nё vargёzim e figuracion, qё kanё karakterizuar historikisht traditёn tonё mё tё mirё poetike.
*Autori ёshtё Doktorant pėr letėrsi nė SH.B.A.
[Botuar me pare ne Gazeten "Fenix"]
Krijoni Kontakt