Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 141
  1. #41
    Nga Express 29 Shtator 2011 21:00



    Gabimet mjekėsore, vazhdojnė tė jenė njė shqetėsim edhe pėr vetė strukturat shėndetėsore.

    Mungesa e raportimit nga ana e personelit mjekėsor pėr raste tė vdekjes, e bėn tė pamundur transparencėn se sa pacientė realisht vdesin nga gabimet qė bėhen nė diagnostikim apo edhe nga dhėnia e terapisė.

    Suzana Gashi, familjare e njė pacienti, tregon se pėr shkak tė mosdijes sė mjekut, nė dhėnien e ndihmės sė parė pacientit, nė qendrėn emergjente nė QKUK, i ėshtė keqėsuar gjendja shėndetėsore.

    Tė njėjtit i ėshtė dashur tė udhėtojė jashtė vendit pėr diagnostikim.

    “Njė i afėrm i familjes sime, madje nė moshė shumė tė re, nė moshėn 35 vjeēare, ėshtė lajmėruar nė emergjencė, ka pasur problem me zemėr. Mirėpo, mjeku e ka kthyer prapa, duke i thėnė se nuk ėshtė asgjė tjetėr, pos njė shqetėsim".

    "Merreni me mend se ēka i ka dalė shqetėsimi... i ėshtė dashur tė vendosė stendė nė zemėr, sepse ka pasur sulm nė zemėr. Kjo ėshtė identifikuar pasi qė ka udhėtuar jashtė vendit”, thotė Gashi.

    Vetė profesionistėt shėndetėsorė thonė se ka gabime nė diagnostikim tė pacientėve. Sipas tyre, rastet nuk janė tė rralla.

    Arsim Morina, neurokirurg, thotė pėr Radion Evropa e Lirė, se nė mungesė tė protokolleve pėr sėmundje tė caktuara, gabimet ndodhin dhe nuk zbulohen.

    “Normalisht qė ndodhin gabime aty ku punohet. Por, gjithmonė ėshtė intenca qė sa mė pak tė ketė gabime, e qė tė ketė pak gabime, atėherė duhet tė ketė protokolle. Nė ēdo lėmi, pėr sėmundje tė caktuara duhet tė jenė edhe protokollet pėr trajtimin e tyre".

    "Mjerisht nė Kosovė, ka lėmi qė nuk kanė protokoll fare, dhe trajtohen nė mėnyra tė ndryshme nga mjekėt e ndryshėm; kurse nė perėndim sigurisht qė statistikat janė tė sakta dhe edhe pėrkundėr protokolleve ndodhin gabime, e tė mos flasim qė te ne nuk ka protokolle, e gabimet janė mė tė shprehura”, shprehet Morina.

    E ministri i shėndetėsisė Ferid Agani, thotė se ēėshtja e raportimit tė gabimeve mjekėsore ėshtė nė kompetencėn e ministrisė qė ai udhėheq, derisa, siē thotė ai, nuk do tė duhej tė ishte.

    Sipas tij, duhet tė formohet Oda e Mjekėve tė Kosovės, nė mėnyrė qė kjo ēėshtje tė jetė nė kompetencė tė plotė tė kėsaj ode.

    “Ēėshtja ėshtė nė kompetencėn e Ministrisė sė Shėndetėsisė, do t’i shfrytėzojmė pėrvojat evropiane nė kėtė drejtim dhe kjo do tė jetė nė kompetencėn e Odės sė Mjekėve dhe profesionistėve shėndetėsorė, sepse ata janė mė tė thirrur qė tė vlerėsojnė kolegėt e tyre, dhe atė jo t’i vlerėsojnė vetėm kur tė bėhen gabimet, por t’i ndihmojnė ata nė procesin e edukimit mjekėsor, zhvillimit tė vazhdueshėm profesional, mbikėqyrjes sė punės sė tyre nė baza ditore”, thekson Agani.

    Agani pohon se gabimet profesionale janė pjesė e punės sė mjekėve, mirėpo sistemi i monitorimit ėshtė mė i dobėt sesa qė duhet tė jetė, dhe sipas tij, kjo paraqet njėrin nga objektivat pėr iniciativėn e themelimit tė Odės sė Mjekėve.

    Por Arsim Morina ėshtė skeptik se kjo odė, edhe me formimin e saj do tė funksionojė si duhet.

    “Pėr Odėn e Mjekėve, nėse menaxhohet sikur qė ėshtė menaxhuar deri tash edhe QKUK-ja edhe shumė lėmi shėndetėsore, jam skeptik, por nė qoftė se me tė vėrtetė punohet, atėherė ėshtė shpresėdhėnėse tė ketė sukses”, thotė ai.

    Sidoqoftė, zyrtarė nga Ministria e Shėndetėsisė kanė pohuar se nėse nuk raportohen rastet e vdekjeve nga gabimet mjekėsore, qoftė nga vetė profesionistėt shėndetėsorė apo edhe nga familjarėt, nuk do tė dihet se sa ėshtė numri i saktė i kėtyre rasteve. /rel/

  2. #42
    TIRANE- Katėr nga 6 mjekėt e maternitetit “Kiēo Gliozheni” qė akuzohen nga Prokuroria pėr korrupsion, kanė pranuar krimin duke i kėrkuar togave tė zeza gjykim tė shkurtuar, ndėrsa pėr dy prej tyre gjykimi do zhvillohet i zakonshėm. Tė pandehurit Dritan Xhangolli, Lefter Mano, Hyrie Reēi dhe Renata Turhani, janė shprehur para gjykatės se u kishin marrė para pacientėve nė kėmbim, tė shėrbimeve mjekėsore qė ata kryenin. Gjykimi i shkurtuar do ndikojė nė ¼ e uljes sė masės sė dėnimit. Tė sipėrcituarit kanė pranuar aktet hetimore tė kryera nga prokurori i ēėshtjes Madrit Kullolli, i cili ka dokumentuar me prova konkrete disa episode, ku bluzat e bardha shfaqeshin duke u marrė shumė tė konsiderueshme financiare pacientėve qė kuroheshin nė maternitetin “Kiēo Gliozheni”. Tė vetmit qė s’kanė pranuar akuzėn e organit tė akuzės janė mjeku Petrit Rexhepi dhe mamia Nilke Ferhati. Ata kanė kėrkuar gjykim tė zakonshėm, pasi pretendojnė se nuk i kanė marrė para asnjėrit prej pacientėve. Mirėpo tė kundėrtėn flasin, pėrgjimet e Prokurorisė, tė cilat tregojnė Rexhepin duke i marrė tė afėrmit tė njė pacienteje, shumėn prej 150 mijė lekėsh tė vjetra. Kėtė episod dhe disa tė tjerė mjeku sė bashku me maminė Nilke Ferhati, e kanė argumentuar duke thėnė se ata janė provokuar me qėllim arrestimin e tyre nė flagrancė. Nisur nga kjo situatė, gjykata vendosi ndarjen e ēėshtjes nė dy procese, ku nė njėrin do gjykohen katėr tė pandehurit qė pranuan autorėsinė e krimit, dhe nė tjetrin dy tė pandehurit Petrit Rexhepi dhe Nilke Ferhati. Aktualisht ndaj kėtyre tė fundit ėshtė hedhur shorti elektronik, ku gjyqtar kryesor ėshtė zgjedhur Arjan Aliaj. Gjatė hetimeve Prokuroria ka konstatuar se gjashtė mjekėt e maternitetit “Kiēo Gliozheni”, u bėnin “presion” pacientėve se gjoja gjendja e tyre shėndetėsore nuk ishte e mirė, dhe pėr pasojė procesi i lindjes duhet tė kryhej me operacion nė mėnyrė qė tė mundėsohej lindja e sigurt e fėmijės, si dhe pacientja tė gėzonte shėndet tė plotė. Ky proces bėhej vetėm atėherė kur tė afėrmit e pacientit tė paguante shumėn e parave prej 700 mijė lekėsh tė vjetra. Personit qė ju kėrkua kjo shumė financiare, vendosi tė mos i japė “ok” ofertės sė mjekėve, por tė paraqitet nė polici dhe tė denoncojė aferat korruptive tė bluzave tė bardha, tė cilat nė njė farė mėnyre duket se kishin privatizuar maternitetin.

    Punėsimi i tė akuzuarve pėr korrupsion

    Pas arrestimit, Lefter Mano

    rikthehet sėrish nė punė

    Megjithėse ėshtė akuzuar pėr korrupsion, mjeku Lefter Mano dhe disa tė tjerė sėrish janė nė detyrėn e tyre. Njė gjė e tillė konfirmohet nga burime pranė maternitetit “Kiēo Gliozheni”, tė cilat thanė se pas arrestimit Manos i ėshtė besuar i njėjti funksion qė ka pasur. Mėsohet se organi i akuzės kėrkoi masėn e sigurisė “arrest nė burg”, por kjo kėrkesė u rrėzuar nga Gjykata e Shkallės sė Parė, e cila vendosi lėnien nė arrest shtėpi. Pa kaluar shumė nga ky vendim, Mano sė bashku me pesė tė pandehurit e tjerė kėrkuan lirinė nė Gjykatėn e Apelit. Kjo e fundit jo vetėm qė i liroi, por njė pjesė tė tyre i riktheu sėrish nė funksionet qė ata kishin pranė maternitetit. Ky nuk ėshtė rasti i parė qė sistemi gjyqėsor kthen nė punė personat qė janė tė akuzuar nga Prokuroria pėr korrupsion. Shumė raste tė tjera tashmė janė bėrė precedentė, pėr personat qė arrestohen pėr tė njėjtėn vepėr penale.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e mo mire.. te heqim berishen e te veme tau ballen..

    une kam nje hall...
    dua ta zevendesoj berishen ne 2013 me ndonje cun te ri te pd-se.. po puna eshte se berisha do fitoj perseri ..
    sidomos tani kur mileti po e njeh me mire seli rozen e edvinos..

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    o braro pse skandido ti mer burre
    ja ku e them publikisht basha *** ne edvinin vota ime shkon per brarin
    JO SEKS PARA MARTESE

  5. #45
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    e mo mire.. te heqim berishen e te veme tau ballen..

    une kam nje hall...
    dua ta zevendesoj berishen ne 2013 me ndonje cun te ri te pd-se.. po puna eshte se berisha do fitoj perseri ..
    sidomos tani kur mileti po e njeh me mire seli rozen e edvinos..
    Ka edhe dy vjet kohe. Le te rekuperoje humbjet dhe neglizhimet nese nuk do te dali nga politika sic doli Mubaraku

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Eurostar,vetem nje pyetje.
    Me sa di une me mijera shqiptare te Kosoves tash vijne dhe kryejne operacione te renda ne spitalet e Shqiperise qe me pare eshte dashur te shkojne ne vende tjera.Une kete e shoh si perparim te mjekesise pasi i njejti operacion p.sh.ne Gjermani nje kushreriri tim i kushtonte shume shtrenjte gjersa ne Shqiperi e ka kryer me nje shume solide dhe me sukses te plote.

    Nejse edhe shendetesia ne Kosove ka shume te mangeta qe me siguri do permiresohen ne nje te ardhme te afert.

  7. #47
    Citim Postuar mė parė nga fattlumi Lexo Postimin
    Eurostar,vetem nje pyetje.
    Me sa di une me mijera shqiptare te Kosoves tash vijne dhe kryejne operacione te renda ne spitalet e Shqiperise qe me pare eshte dashur te shkojne ne vende tjera.Une kete e shoh si perparim te mjekesise pasi i njejti operacion p.sh.ne Gjermani nje kushreriri tim i kushtonte shume shtrenjte gjersa ne Shqiperi e ka kryer me nje shume solide dhe me sukses te plote.

    Nejse edhe shendetesia ne Kosove ka shume te mangeta qe me siguri do permiresohen ne nje te ardhme te afert.
    Po ti mos krahaso gjermanine me shqiperine, as per kushte e as per nivel jetese. Normale qe ne krahasim me vendet europiane do kushtoj me lire ne shqiperi, por per nivelin e jeteses ne shqiperi ajo shume eshte e madhe.

    Ka normalisht operacione qe paguhen me nje cmim te rregullt, dmth normal... ajo qe te vret me teper eshte leku plus qe duhet te paguash per infermieret, per ushqimin apo per ilacet qe spitali nuk i ka.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  8. #48
    Citim Postuar mė parė nga fattlumi Lexo Postimin
    Eurostar,vetem nje pyetje.
    Me sa di une me mijera shqiptare te Kosoves tash vijne dhe kryejne operacione te renda ne spitalet e Shqiperise qe me pare eshte dashur te shkojne ne vende tjera.Une kete e shoh si perparim te mjekesise pasi i njejti operacion p.sh.ne Gjermani nje kushreriri tim i kushtonte shume shtrenjte gjersa ne Shqiperi e ka kryer me nje shume solide dhe me sukses te plote.

    Nejse edhe shendetesia ne Kosove ka shume te mangeta qe me siguri do permiresohen ne nje te ardhme te afert.
    fattlumi, nuk e di se cfar dhe si jane spitalet ne Kosove, prandaj nuk mund te pergjigjem korrektesisht. Por nje pergjigje disi po ta jap.

    Nese ne spitalet e Kosoves nuk bejne as synetllikun, kete gje mund ta besh lirshem ne spitalet e Shqiperise kundrejt pageses nendore prej 50.000 lekesh te vjetra . Cfar te them une ty tani, une per nje gure ne veshka shkova dhe u kurova ne Pavia (MI) per te tjerat kam postuar ketu sa te lexosh nje jave dhe te cuditesh me mjeket mongoleze qe ka shqiperia

    Pershendetje

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-09-2011
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    180
    m'ka ra rasti me u perball si me spitalin shtetnor ashtu dhe at privat ne Shqipri. Mjeket qi punojn ne shtet jane mjaft te zot per punen qi bajn, e te njajtet i gjen neper spitale private apo klinika te veta, pra ankesa nuk asht se nuk dijne por se ecin mas lekut. Sido te jete puna, ne shtet, duke llogarit edhe leket qe jepen ryshfet per operacion apo trajtim prap asht shume ma lire se ne privat. Duhet me pas nji reform qe te legalizoj pagesat klandestine, tash i din i madh e i vogel sa paguhet roja te dera spitalit, sa infermieri, sa kirurgu, te gjith, athere pse kjo reforme nuk kryhet?

    Megjithat, betimi i ri i shumices s'mjekve sot asht po s'pate lek, vdis (literally). Kam pa me syt e mi infermier qi nuk jepnin kuren e plot nji pacienti vetem pse nuk kishte lek

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    ..................................
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Marya : 20-10-2011 mė 07:22

  11. #51
    Abuzuan me pacientėt, gjoba pėr 121 mjekė dhe 82 farmaci

    Sociale e Shtunė, Tetor 22nd, 2011

    Neglizhencė tė pacienteve, shkelje tė orarit tė punės, mosplotėsim tė formularit tė vizitės sė tė sėmurit. Pėr tė gjitha kėto shkelje, Insituti i Sigurimeve tė Kujdesit Shėndetėsor ka penalizuar 121 mjekė. Abuzime tė mėdha janė vėnė re nė qendrat e Dibrės, Elbasanit Korēės.
    “Janė marrė dhe masa administrative me gjobė, me kusht penal, masa tė zhdėmtimit tė dėmit ekonomik. Dėmet ekonomike janė vendosur pėr shkelje tė kufizimit tė listės sė barnave, shkelje tė kontrollit tė pėrdorimit tė barnave, shkelje tė akteve normative qė nxjerr ISKSH”, tha Pjerin Kodracaj, drejtor i kontrollit parėsor dhe farmacive nė ISKSH. Sipas tij, ėshtė marrė masė zhdėmtimi pėr shkelje tė kontrės nė pikėn qė ka tė bėjė me detyrimin pėr mjekimin me rimbursim tė tė sėmurėve, mbėshtetur nė listėn e barnave, aktet e ISKSH-sė dhe protokollet e pėrdorimit tė barnave dhe pėr shkelje tė udhėzimit qė pėrcakton se recetat tip tė miratuara pėr tė sėmurėt invalidė tė gr. I-II”. Mjeku duhet tė pėrshkruante medikamente tė sėmundjes pėrkatėse pėr tė cilėn pacienti pėrfiton (invalid i gr. I-II falas 100%)… Pėr kėtė kategori tė sėmurėsh, pėr medikamente qė nuk i takojnė sėmundjes pėr tė cilėn pėrfiton, mjeku do tė pėrshkruajė receta tė zakonshme tip. Masa e zhdėmtimit ėshtė nė vlerėn 520 421.6 lekė”, tha Kodracaj. Shkelje janė vėnė re dhe nė shumė subjekte farmaceutike nė Tiranė, Elbasan, Shkodėr, Fier dhe Vlorė, pėr mungesė dokumentacioni, pėr mosrespektim tė kontratės nė tregtimin e barnave. “Ėshtė bėrė gjithashtu zgjidhje kontrate pėr njė subjekt farmaceutik pėr shkelje tė kontratės pėr mosushtrim tė profesionit nga drejtuesi teknik apo farmacisti i lartė i deklaruar nė DRSKSH”, sqaroi drejtori i kontrollit parėsor dhe farmacive pranė ISKSH-sė.

    Masat

    .Penalizime pėr 121 mjekė dhe 82 farmaci:

    .Masė zhdėmtimi, nė total nė vlerėn 3 014 049 lekė.

    .Masė administrative, nė total nė vlerėn 170 000 lekė.

    .Masė administrative, gjobė, nė total nė vlerėn 155 500 lekė.

    .Zgjidhje kontrate pėr njė subjekt farmaceutik.

    panorama

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anėtarėsuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Zgjidhja e vetme denimi me 10-15 vjet burg per perbindesha(e)t qe edhe per te bere nje gjilpere marrin leke popullit te varfer.Ky nuk eshte fenomen i perhapur tani ..ka 20 vjet keshtu.Sala si mjek qe ka qene duhet ti marri e ti fuse ne burg te gjithe keta perbindesha edhe pastaj te dala gorja Erjon Brace e te ankohet...
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  13. #53
    Citim Postuar mė parė nga medaur Lexo Postimin
    Zgjidhja e vetme denimi me 10-15 vjet burg per perbindesha(e)t qe edhe per te bere nje gjilpere marrin leke popullit te varfer.Ky nuk eshte fenomen i perhapur tani ..ka 20 vjet keshtu.Sala si mjek qe ka qene duhet ti marri e ti fuse ne burg te gjithe keta perbindesha edhe pastaj te dala gorja Erjon Brace e te ankohet...
    Nuk i fut Saliu joooo se edhe ai ne kohe te dulles ka mare ndonje qengj a ndonje trajse me ulli a ku di une. Pa gje nuk ka dal edhe ai jo, se ky zanati i mjekut qe thua ti eshte me i keq se i hajdutit, se hajduti ta mer kur ti nuk di gje, kurse keta ta kushtezojne ne favor te sherimit apo jetes .... Pra quhet MITMARJE dhe duhet te denohet si ai qe i vendos gjoba biznesmeneve, bile edhe me shume se po shfrytezojne punen e shtetit qe po paguhen

  14. #54
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Zgjidhja nuk jane zgjedhjet e reja dhe nuk eshte faji i Saliut.
    Spitalet kane administraten e vet dhe njerez qe merren me kontratat
    e furnizimeve.Keta njerez ose jane inkompetente,ose jane
    me mentalitet I dont Give a F,ose ka probleme me drejtimin
    nga drejtoret e spitaleve ose Ministria e Shendetsise
    nuk ben punen,eshte e ngadalte.
    ironia eshte qe sot,ne boten e avancimit me te madh teknologjik,
    Iphone,android tablets,video konferenca,etj,kur komunikimi me cdo
    cep te botes eshte aq i lehte te kete probleme ne furnizim me ilace!!!!!!
    Mbase administrata eshte ne fejsbuk lol,nuk e di.
    Sot mund ti besh kontratat me lehte se kurre dhe marresh furnizim brenda 2-3 diteve
    pa problem fare....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 29-10-2011 mė 18:42
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anėtarėsuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Abuzuan me pacientėt, gjoba pėr 121 mjekė dhe 82 farmaci

    Sociale e Shtunė, Tetor 22nd, 2011

    Neglizhencė tė pacienteve, shkelje tė orarit tė punės, mosplotėsim tė formularit tė vizitės sė tė sėmurit. Pėr tė gjitha kėto shkelje, Insituti i Sigurimeve tė Kujdesit Shėndetėsor ka penalizuar 121 mjekė. Abuzime tė mėdha janė vėnė re nė qendrat e Dibrės, Elbasanit Korēės.
    “Janė marrė dhe masa administrative me gjobė, me kusht penal, masa tė zhdėmtimit tė dėmit ekonomik. Dėmet ekonomike janė vendosur pėr shkelje tė kufizimit tė listės sė barnave, shkelje tė kontrollit tė pėrdorimit tė barnave, shkelje tė akteve normative qė nxjerr ISKSH”, tha Pjerin Kodracaj, drejtor i kontrollit parėsor dhe farmacive nė ISKSH. Sipas tij, ėshtė marrė masė zhdėmtimi pėr shkelje tė kontrės nė pikėn qė ka tė bėjė me detyrimin pėr mjekimin me rimbursim tė tė sėmurėve, mbėshtetur nė listėn e barnave, aktet e ISKSH-sė dhe protokollet e pėrdorimit tė barnave dhe pėr shkelje tė udhėzimit qė pėrcakton se recetat tip tė miratuara pėr tė sėmurėt invalidė tė gr. I-II”. Mjeku duhet tė pėrshkruante medikamente tė sėmundjes pėrkatėse pėr tė cilėn pacienti pėrfiton (invalid i gr. I-II falas 100%)… Pėr kėtė kategori tė sėmurėsh, pėr medikamente qė nuk i takojnė sėmundjes pėr tė cilėn pėrfiton, mjeku do tė pėrshkruajė receta tė zakonshme tip. Masa e zhdėmtimit ėshtė nė vlerėn 520 421.6 lekė”, tha Kodracaj. Shkelje janė vėnė re dhe nė shumė subjekte farmaceutike nė Tiranė, Elbasan, Shkodėr, Fier dhe Vlorė, pėr mungesė dokumentacioni, pėr mosrespektim tė kontratės nė tregtimin e barnave. “Ėshtė bėrė gjithashtu zgjidhje kontrate pėr njė subjekt farmaceutik pėr shkelje tė kontratės pėr mosushtrim tė profesionit nga drejtuesi teknik apo farmacisti i lartė i deklaruar nė DRSKSH”, sqaroi drejtori i kontrollit parėsor dhe farmacive pranė ISKSH-sė.

    Masat

    .Penalizime pėr 121 mjekė dhe 82 farmaci:

    .Masė zhdėmtimi, nė total nė vlerėn 3 014 049 lekė.

    .Masė administrative, nė total nė vlerėn 170 000 lekė.

    .Masė administrative, gjobė, nė total nė vlerėn 155 500 lekė.

    .Zgjidhje kontrate pėr njė subjekt farmaceutik.

    panorama

    Shume mire ja u kane bere
    Edhe ne kete fushe jemi shume shume keq,nuk behet as ndrimi i corcafeve pos pagove e jo me te tjerat
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  16. #56
    Skema korruptive qė sorollaste pacientėt e Spitalit Onkologjik tė Tiranės nė kėrkim tė ilaēeve pėr sėmundjet e rėnda, ka marrė fund para disa ditesh me arrestimin e njė mjeku, farmacistes dhe njė bashkėpunėtori tė tyre nė vjedhjen e medikamenteve. Pas njė aksioni tė koordinuar mirė, Njėsia Task-Force e Prokurorisė sė Tiranės dhe policia e kryeqytetit kanė vėnė nė pranga mjekun Nikoll Koleci, 43 vjeē, me aktivitet nė klinikė private dhe gruan e tij, shtetasen Jetmira Koleci, 42 vjeēe. Gjatė aksionit tė koduar me emrin Clexane, u arrestua edhe shtetasi Andonaq Zili, 38 vjeē, i akuzuar pėr bashkėpunim nė vjedhjen e ilaēeve nga Spitali Onkologjik dhe shpėrndarjen e tyre nė farmaci tė ndryshme nė kryeqytet. Drejtori i Policisė sė Tiranės, Sajmir Muēa, nė njė deklaratė pėr median dje, tha se nė kuadėr tė aksionit tė kryer nė bashkėpunim me Prokurorinė, janė arrestuar nė flagrancė tre shtetasit e akuzuar pėr vjedhjen e ilaēeve tė Spitalit Onkologjik dhe shitjen e tyre pėrmes njė rrjeti farmacish private nė Tiranė. Skema e shitjes sė ilaēeve tė vjedhura ka qenė e organizuar nė formėn e njė kurthi tė vėrtetė ndaj njerėzve nė fatkeqėsi. Pacientėt e spitalit tė Onkologjikut, ku trajtohen tė prekurit nga sėmundje tė rėnda si tumoret apo kanceri, pasi shkonin nė spital dhe kryenin vizitat fillonin mjekimin, por ilaēet qė me ligj duhej tu jepeshin falas, nuk gjendeshin nė farmacinė e spitalit. Medikamentet, qė me ligj duhej tė jepeshin brenda spitalit dhe falas, sipas evidencave qė bėnte farmacistja Jetmira Koleci, ilaēet nė fjalė mungonin nė farmacinė e spitalit. Pacientėt dhe tė afėrmit e tyre rropateshin me ditė nė kėrkim tė barnave, derisa 42-vjeēarja u thoshte se dinte disa farmaci private ku tė sėmurėt mund ti gjenin ilaēet qė kėrkonin. Kėto farmaci private, sipas hetimit tė Policisė dhe Prokurorisė, kanė qenė pikėrisht ato subjekte qė furnizoheshin me ilaēe tė vjedhura nga Spitali Onkologjik nė Tiranė.
    Abuzimi
    Doktori Nikoll Koleci, sė bashku me gruan e tij, sipas burimeve nga grupi i hetimit kanė vjedhur njė sasi tė konsiderueshme ilaēesh nga Spitali Onkologjik. Sipas hetuesve, dy bashkėshortet nė afėrsi tė pallatit tė tyre tė banimit kishin pėrshtatur njė apartament nė katet e poshtme nė formėn e depos. Aty magazinoheshin barnat e vjedhura nga Onkologjiku dhe mė pas shpėrndaheshin nė farmacitė private, pranė Qendrės Spitalore Universitare. Drejtori i Policisė sė Tiranės tha dje se nga hetimet, ka dalė se doktori, e shoqja farmaciste dhe bashkėpunėtori i tyre, nė bashkėpunim me persona tė tjerė, realizonin vjedhjen e medikamenteve mjekėsore tė destinuara pėr pėrdorim Spitalor pėr pacientė tė shtruar, si dhe atyre qė trajtoheshin me medikamente falas pranė Spitalit Onkologjik nė Tiranė. Nga hetimi rezultoi se medikamentet, tė cilat ishin pėr pėrdorim tė brendshėm, vidheshin nga shtetasit e mėsipėrm dhe mė pas tregtoheshin, duke i shitur e pėrfituar shuma tė konsiderueshme tė ardhurash. Sipas Policisė, tė arrestuarit pasi vidhnin medikamentet tė cilat ishin pėr pėrdorim tė brendshėm tė spitalit, dhe qė me ligj ndalohet shitja e tyre, detyronin pacientėt qė ndodhen tė shtruar nė spital, qė tė blinin medikamente pranė farmacive nė afėrsi tė spitalit Nėnė Tereza.

    Tė arrestuarit
    1. Nikoll Prenush Koleci,
    43 vjeē, banues nė Tiranė, me profesion mjek. Ky ėshtė bashkėshorti i farmacistes sė QSUT, i cili ka ideuar dhe ka organizuar gjithė veprimet me vjedhjen e ilaēeve nė Onkologjik e deri tek shpėrndarja e tyre nė disa farmaci private, ku kishte lidhje pėr shkak tė aktivitetit si mjek.

    2. Jetmira Enver Koleci,
    42 vjeēe, banuese nė Tiranė, farmaciste nė Qendrėn Spitalore Nėnė Tereza, Tiranė. Ka qenė pikėrisht Jetmira Koleci ajo qė ishte e autorizuar tė furnizonte Onkologjikun me ilaēet e depos sė QSUT, sipas recetave qė lėshoheshin nga mjekėt pėr medikamentet qė nuk duhej tė dilnin nga spitali e qė, sipas ligjit, jepen falas pėr pacientėt.

    3. Andonaq Fiqiri Zili,
    38 vjeē, banues nė Tiranė. Person i njohur i farmacistes dhe mjekut. Sipas Policisė, ka ndihmuar nė transportimin e ilaēeve nga depoja ku dėrgoheshin pas vjedhjes nga Spitali Onkologjik, duke i shpėrndarė mė pas pėr nė farmacitė private nė kryeqytet.

    Korrupsioni, nga emėrimet politike
    Pas arrestimeve tė bluzave tė bardha ka reaguar edhe Urdhri i Mjekut. Sipas kreut tė tij, Dine Abazaj, mungesa e reformave dhe emėrimet politike kanė sjellė kėtė situatė nė sistemin shėndetėsor. Sipas Abazajt, edhe infrastruktura e vjetruar, pagat e vogla dhe cilėsia e mangėt e shėrbimeve shėndetėsore, ndikojnė gjithashtu nė rritjen e numrit tė mjekėve qė marrin ryshfet. Faktorė tė tjerė favorizues qė ndikojnė nė rritjen e korrupsionit janė administrata, qė ėshtė mė shumė e politizuar sesa administratė profesionale. Problemi zgjidhet vetėm nėpėrmjet reformimit tė kėtij sistemi. Nėse nuk do tė kryhen reforma qė janė tė domosdoshme nė mjekėsi, do tė ketė vazhdimisht korrupsion dhe nė vend qė tė vijė duke u pėrmirėsuar, situata do tė pėrkeqėsohet, tha Abazaj.

    Jakaj: Denoncimi u bė nga QKKB
    Ka qenė Qendra e Kontrollit tė Barnave qė ka sinjalizuar policinė pėr vjedhjen e ilaēeve spitalore. Kreu i QKKB-sė, Besnik Jakaj, tha dje gjatė njė konference pėr shtyp, se falė pullės sė vendosur vetėm dy muaj mė parė, nė tė cilėn shkruhet Medikament pėr pėrdorim spitalor, ishte mė i lehtė identifikimi i barnave tė dala nga pavijonet e QSUT-sė. Tė gjitha barnat qė janė me pullėn pėr pėrdorim spitalor, por dhe me vulėn e vendosur nga subjektet farmaceutike qė i kanė tregtuar nė spital dhe kėto barna do tė verifikohen kur kanė dalė nga depoja e spitalit, kur janė blerė, te cila farmaci e cilit spital janė shitur, tha Jakaj.

    Ivziku: Largim nga puna pėr abuzuesit
    Vetėm njėri nga tė arrestuarit pėr tregtim tė barnave tė spitalit ėshtė punonjės i spitalit Nėnė Tereza. Bėhet fjalė pėr farmacisten e Shėrbimit tė Onkologjikut, Jetmira Koleci. Dy mjekėt nuk janė tė regjistruar si pjesė e stafit tė spitalit. Kėtė deklaroi dje nė reagimin e tij, drejtori i QSUT, Saimir Ivziku. Ai u shpreh se nuk do tė tolerohet askush qė vė dorė mbi ilaēet dhe materialet e mjekimit. Ēdo punonjėsi qė i konstatohet shkelje, largimi nga puna do tė jetė i menjėhershėm dhe ēėshtja do tė shkojė pėr hetim. Ai shtoi se aktualisht njė grup pune po merret me verifikimin nė tė gjitha hallkat tė lėvizjes sė medikamenteve, materialeve tė mjekimit nga farmacia qendrore drejt farmacive periferike dhe nė shėrbimet pėrkatėse.

    Bllokohen 8 milionė lekė ilaēe
    Gjatė aksionit pėr arrestimin e mjekut Nikol Koleci dhe tė shoqes, Policia e kryeqytetit tha se ka bllokuar njė sasi tė konsiderueshme ilaēesh. Nė cilėsinė e provave materiale janė sekuestruar dy automjete, tė cilat shėrbenin pėr shpėrndarjen dhe transportimin e medikamenteve tė vjedhura, si dhe njė sasi e konsiderueshme medikamentesh mjekėsore, tė cilat arrijnė vlerėn rreth 80 mijė lekė tė rinj, tha kreu i Policisė sė Tiranės. Ai tha se medikamentet u gjetėn nė automjetet e shtetasve tė mėsiperm, si dhe nė banesėn e shtetasit Nikoll Koleci tė vendosura nė njė ambient garazhi, nė kushte jo tė pėrshtatshme pėr ruajtjen e tyre.
    Revolution 1848

  17. #57


    Rezultatet ishin tė ngatėrruara me pacienten 83- vjeēare Altuna Sejdiun, e cila ka arritur nė spital nė tė njėjtin moment me kėngėtaren Altuna Sejdiu. Duhet ta imagjinoni se kėngėtarja ka lėnė spitalin pas disa orėve, e gjitha nė depresion. Nuk kishte mundėsi tė bėheshin analiza tė tjera qė tė mund tė zbulohet gabimi. “Tuna, je duke vdekur, ishte refreni me tė cilin zgjohesha dhe shtrihesha nė shtrat gati ēdo natė, prej kur mjeku nė Tiranė mė tregoi diagnozėn e rrejshme”, thekson kėngėtarja.

    Pėr shkak tė frikės nga gripi i derrit shumė njerėz sapo kanė pak temperaturė menjėherė drejtohen nė spital pėr kontrolle, kurse pėr shkak tė gabimeve mjekėsore ndodh qė mos tė ktheheni tė gjallė! Nuk thotė kot populli “Mos dhashtė Zoti tė biesh nė duar tė mjekėve”. Dhe pikėrisht nė kėtė thėnie ka rėnė pre edhe kėngėtarja Tuna Sejdiu, e cila pėr rreth njė javė ishte “viktimė” e njė gabimi mjekėsor dhe ka vendosur tė tregojė tė vėrtetėn. E gjithė ngjarja zhvillohet kėshtu. Kur kėngėtarja u nis pėr nė Tiranė, rrugės kishte pasur temperaturė tė madhe, dhimbje tė stomakut dhe tė muskujve. Ėshtė munduar tė mbajė veten gjatė rrugės, por pas mbėrritjes nė aeroport, gjatė kontrollit atje kanė konstatuar se ajo nuk mund tė udhėtonte nė kėtė gjendje.

    Tuna shpejt ėshtė dėrguar nė Qendrėn Spitalore tė Tiranės. Ekipi mjekėsor menjėherė e ka dėrguar tė bėjė analiza tė gjakut, urinės, fytit, hundės, veshėve si dhe njė eho-rentgen, me njė fjalė shumicėn e analizave nė pėrgjithėsi. Pas njė orė e gjysmė mbėrritėn edhe rezultatet e analizave, ekipi mjekėsor futet nė dhomėn ku ka qėndruar kėngėtarja dhe i tregojnė njė lajm jo tė kėndshėm pėr atė, edhe pse nė fund del qė e gjitha ishte e pavėrtetė. Valon Zelati, mjeku i cili pėr rreth dhjetė ditė i ka nxirė jetėn kėngėtares, me njė zė tė ulėt i tregon se ajo ėshtė e diagonstifikuar me kancer nė zorrėn e trashė, kancer i cili tashmė ėshtė nė fazėn metastazė (fazė kjo kur njeriu ėshtė para vdekjes). Nė vėrtetimin e analizave tė datės 4 dhjetor 2009 shkruan: “Mendimi im ėshtė qė pacienti tė dėrgohet nė biopsi”, thuhet nė vėrtetimin e lėshuar dhe nėnshkruar nga Dr. specialist Valon Zeljati).

    Tuna dhe shoqet e saja me njė lloj shakaje e kanė pranuar lajmin. Akoma mė keq kur u tregon se kanceri nuk mund tė operohet pasi ėshtė nė fazėn pėrfundimtare dhe kėngėtares i kanė mbetur edhe tre nga gjashtė muaj jetė. Mjeku i ka spjeguar tė gjithė procesin e mjekimit, duke i treguar se duhet tė shkojė nė trajtim tė vazhdueshėm dhe mundėsisht nė njė operacion tė rėndė. Ekipi mjekėsor e ka kėshilluar tė jetė e qetė dhe tė mos tė kapet nga paniku, gjė qė ishte e pamundur pasi kėngėtarja tashmė ishte nė gjendje “shoku” dhe tė pabesueshme, pasi kanceri qetė dhe ngadalė pėr njė kohė tė shkurtėr ėshtė pėrhapur dhe i ka shkurtuar jetėn. Pėr shkak tė shanseve minimale pėr shpėtim, pasi qetėsohen dhimbjet e barkut dhe muskujve, ajo largohet nga spitali. Por, kėtu edhe fillon lufta e saj, lufta pėr jetėn.

    Pas dy ditėve kėngėtarja kthehet nė shtėpinė e saj nė Shkup. Ishte munduar tė mbajė tė fshehtė lajmin prej familjes sė saj, duke i treguar vetėm vajzės sė xhaxhait. Automatikisht largohet nga jeta publike dhe izolohet nė katėr mure tė shtėpisė, duke mos dashur tė vizitohet tek ndonjė klinikė tjetėr, edhe pse ky ishte insistim i vajzės sė xhaxhait. Definitivisht, pas dhjetė ditėsh tė ngjarjes, kėngėtarja vendos tė shkojė nė klinikėn “Remedika”. Mjekėt e Shkupit pas analizave tė bėra, janė habitur shumė duke thėnė se cili “idiot” paska mundur tė konstatojė kėtė diagnozė, pasi kėsaj radhe merr tė gjithė rezultatet pozitive, duke konstatuar se Tuna Sejdiu nuk ėshtė e sėmurė rėndė. Ajo pėrsėri viziton Tiranėn dhe pikėrisht mjekun Valon Zelatin, por kėtė radhė sė bashku me avokatin e saj. Pasi i dorėzon tė gjithė rezultatet e bėra nė Shkup, ekipi mjekėsor ka konstatuar se bėhet fjalė pėr ndonjė gabim pasi ditėn qė Tuna ėshtė shtruar nė spital ka pasur shumė pacientė dhe ėshtė bėrė gabim kur janė dhėnė rezultatet dhe ēka ėshtė mė interesante nė momentin qė ėshtė pranuar kėngėtarja Tuna Sejdiu, pikėrisht nė atė moment ėshtė pranuar edhe njė pacient tjetėr me tė njėjtin emėr. Dhe, si konstatim rezultatet janė ngatėrruar me pacienten 83-vjeēare Altuna Sejdiu. Duke pasur parasysh se kėngėtarja pas disa orėve ka lėshuar spitalin e shokuar nga lajmi i keq, me siguri nuk ka pasur mundėsi tė bėhen analiza tė tjera qė do mund tė konstatonin gabimin.

    Pikėrisht pėr shkak tė kėtij gabimi, Tuna ka vendosur tė padisė mjekun dhe spitalin, kurse tė hollat e fituara nga ky rast do tė shkojnė pėr qėllime humanitare. Pas dhjetė ditėsh “shoku”, kėngėtarja paraqitet nė publik nė promovimin e albumit tė rep kėngėtarit maqedonas Toni Zen dhe pėr gjithė ngjarjen komenton: “Kur mė treguan lajmin isha nė shok, me tė vėrtetė kisha dhimbje, nuk mė besohej, por nė njė mėnyrė e pranova situatėn... E gjithė bota pėrmbyset mbi mua. U ktheva nė Shkup dhe pėr fat tė mirė vajza e xhaxhait mė detyroi tė vizitohesha pėrsėri. Ndoshta dhe unė do ta bėja tė njėjtėn gjė por pak mė vonė. E kam fshehur nga tė gjithė, isha nervoze dhe nė depresion. Do bėj padi kundėr spitalit sepse mendoj qė mė kanė shkurtuar jetėn pėr disa vjet.

    Ekipi mjekėsor dhe spitali nuk mund tė bėjnė kėto lloj gabimesh dhe tė japin informacione tė gabuara, dhe ēka ėshtė mė tragjike, kur isha me avokatin tim nė konsultime atje mė thanė: “Po, por ky nuk ėshtė gabimi i parė qė bėjmė”. Ėshtė pozitive pasi kuptova disa gjėra qė ndoshta nuk i kam kuptuar asnjėherė dhe mendoja gjėra qė nuk i kam menduar asnjėherė. Jap fjalėn se do tė organizoj koncert humanitar dhe shumė tė veēantė ēdo vit dhe tė gjitha tė hollat e mbledhura do u jepen personave qė vuajnė nga kanceri”, thekson Tuna e cila kėto ditė udhėton pėr nė SHBA, ku ka tė aranzhuar disa koncerte dhe definitivisht vitin 2010 do ta presė e gjallė dhe me shėndet tė mirė.
    Revolution 1848

  18. #58
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    sa denim i rende! largim nga puna... sa qesharake
    me ato para qe ata kane bere ata kane mundesi te hapin klinike private

  19. #59
    Citim Postuar mė parė nga Ziti Lexo Postimin
    sa denim i rende! largim nga puna... sa qesharake
    me ato para qe ata kane bere ata kane mundesi te hapin klinike private
    Klinik private ? Po klinik privat po se po.... Por keta mjeket tane me rroga 50.000 lekeshe po na hapin Laboratore, Farmaci, Klinika, Spitale.

    E pastaj ankohet mileti se ne shqipri jane cmimet e shtrejta... Jo ore jo, ja mjeket vetem me nje rroge arrijne te bejne gjith keto investime
    Revolution 1848

  20. #60
    Nėse dikur kishte spitale nėpėr fshatra, sot nuk numėrohet asnjė.

    Pas viteve ’90 nė spitalet shqiptare numėroheshin mbi 8.700 shtretėr nė dispozicion pėr pacientėt. Ndėrkohė qė sot, pavarėsisht numrit mė tė ulėt tė spitaleve, janė nė dispozicion tė pacientėve nė tė gjithė vendin mbi 9 mijė shtretėr.

    Ditė-qėndrimi nė spital nė vitin ’93 ishte mbi 12 ditė, ndėrsa sot mesatarja e ditėve qė qėndron njė i shtruar nė spital ėshtė vetėm 6 ditė. Nė vitin ’94, statistikat e Ministrisė sė Shėndetėsisė referojnė se gjithsej ishin nė funksion plot 51 spitale, ndėrsa sot janė plot 45 qendra spitalore. Aktualisht kemi raportin, 1.41 spital pėr 100 mijė banorė, raport qė pas viteve ’90 ka qenė 1.59 pėr 100 mijė banorė. Nė vitin 1993 kemi mbi 166 mijė tė shtruar nė spitale, ndėrkohė qė nė vitin 2008 numėrohen mbi 260 mijė tė shtruar.

    Po ashtu, shfrytėzimi i shtretėrve nė spitale ka qenė mė i lartė nė vitet ’90 sesa aktualisht. Pėrkatėsisht, sipas tė dhėnave tė vendosura nė dispozicion nga Ministria e Shėndetėsisė tė publikuar nga “ODA”, kemi ulje tė konsiderueshme tė shfrytėzimit tė shtretėrve spitalorė nė vitet 2007-2008.

    Nė vitin 1993 kemi mė shumė se 3 mijė qendra shėndetėsore nė tė gjithė vendin, ndėrsa sot numėrohen rreth 2500 tė tilla, duke pėrfshirė kėtu ambulanca, qendra shėndetėsore dhe poliklinika. Ndėrsa pas viteve ’90 vizitat nė familje ishin tė konsiderueshme, sot ky numėr ėshtė ulur nė nivele tė konsiderueshme. Atėherė nė 1 mijė banorė kishim rreth 445 vizita, ndėrsa sot kemi nė 1 mijė banorė vetėm 137 vizita.
    Revolution 1848

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •