Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 41
  1. #31
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Pėr: Lozha e Madhe e Masoneve Shqiptare

    ore po shikoj se atje shkruhet "liri...barazi...vllazeri"

    shkruhet vllazeri apo vellazeri?! lmao
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Pėr: Lozha e Madhe e Masoneve Shqiptare

    Varianti Gegė: VLLAZNI!!!!!
    Varianti Toskė: VELLAZERI!!!!!!!

  3. #33
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Pėr: Lozha e Madhe e Masoneve Shqiptare

    turp , masone te ndricuar, nuk dine as te shkruajne lmao

    btw ekziston nje llozhe masonike nga me te vjetrat ne Greqi me emrin e Skenderbeut

    Στοά «ΣΚΕΝΔΕΡΜΠΕΗΣ» υπ' αριθ. 31 εν Ανατ. Αθηνών
    Ημερομηνία εγκαθιδρύσεως 26 Μαΐου 1900
    Emri:  SKENDREBEHSLOGO.jpg

Shikime: 2347

Madhėsia:  19.8 KB
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069

    Pėr: Lozha e Madhe e Masoneve Shqiptare

    Citim Postuar mė parė nga Fleur Blanche Lexo Postimin
    Kam pasė lexuar njė herė njė thėnie, nuk e mbaj mend se nga kush, qė "vetėm sekretet e vogla, duhen mbajtur fshehur; ndėrsa ato tė mėdha nuk kanė nevojė tė mbahen fshehur, sepse i ruan mosbesimi i publikut" !

    E, nė kėtė rast, do thoja qė mbase Masonėt nuk kanė nevojė tė mbajnė gjė fshehur, sepse ėshtė vetė mosbesimi i publikut qė e mban tė fshehur veprimtarinė e tyre pozitive, progresin qė i kanė dhėnė njerėzimit pėrgjatė shekujsh !

    Finis...
    Pse e ke krijuar kete bindje?
    La verita' ti rendera' libero!

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anėtarėsuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Pėr: Lozha e Madhe e Masoneve Shqiptare

    Masoneria (Pjesa e parė)

    1. Themelimi i masonerisė

    Ēdo organizatė, grup, shoqėri, sekt, ka momentin dhe historinė prej kur daton si e tillė, ashtu edhe shoqėria masone ka historinė e saj prej kur filloi tė daton, ku nė dokumentet zyrtare ajo themelohet nė Londėr-Angli, nė rrugėn “Great Queen”1 (mbretėresha e madhe), ku edhe sot e ka tė njėjtin emėr kjo rrugė, aty mė datė 24 Qershor 1717 themelohet Lozha e Madhe e Anglisė,2 kjo lozhė konsiderohet amė pėr tė gjitha lozhat tjera botėrore, si dhe selia qendrore e masonerisė. Prej asaj dite e deri mė sot, kjo lozhė ėshtė aktive dhe ka vazhduar pėrhapjen e lozhave tė saja nėpėr tėrė Evropėn dhe nė botė. Pas themelimit tė lozhės sė Anglisė, mė vonė themelohet ajo e Francės dhe Sh.B.A.-sė, tė cilat konsiderohen ndėr lozhat mė tė mėdha.

    2. Definicioni i masonerisė

    Masoneria pėrshkruhet nga Lozha e Madhe e Bashkuar e Anglisė si “Njė sistem i pėrbėrė nga norma morale, i maskuar nga alegoria dhe i ilustruar me simbole”.3 Pra, nga ky definicion, kuptojmė se kjo shoqėri ėshtė e bazuar mbi norma tė pėrgjithshme morale, nė edukimin e anėtarėve tė saj me principe masone dhe se kjo shoqėri bazohet nė ilustrime, sistemi i saj ėshtė i mbuluar me alegori, kurse kuptimet e tyre shfaqen pėrmes simboleve.

    Shpesh herė disa njerėz, masonerinė e definojnė si besim fetar, si sekt fetar hebre, krishterė, etj. por kjo nuk ėshtė e vėrtetė, ku kėtė e kuptojmė nga vetė autorėt mason, tė cilėt e mohojnė njė gjė tė tillė, ku historiani mason, Laurence Gardner4 thotė:

    “…Masoneria (si tė gjitha klubet dhe shoqėritė e organizatat e tjera tė ngjashme) nuk ishte (as ėshtė) njė besim fetar dhe as nė njė mėnyrė ndonjė farė institucioni me sfond fetar. Pėr kėtė arsye ėshtė e hapur pėr tė gjithė. Problemi i vėrtetė qė e angėshtonte Kishėn qėndronte nė faktin se Masoneria, nė kundėrshtim me pjesėn mė tė madhe tė shoqėrive tė ngjashme, ishte e lidhur me njė kusht fshehtėsie. Kjo ishte nė kundėrshtim me doktrinėn “rrėfyesore” tė Kishės, qė i detyronte besimtarėt t‘i rrėfeheshin priftit. …Masoneria pėrfaqėsonte njė mjedis brenda tė cilit Kisha humbiste autoritetin e vet…”5

    Po ashtu, njė rregull i veēantė nė lozhat e masonerisė, ėshtė se u ndalohet anėtarėve tė saj tė bėjnė biseda rreth fesė dhe politikės.6

    Nėse shikojmė definicione tjera tė autorėve mason mbi masonerinė, do tė shohim se ata e definojnė kėtė shoqėri si: “art i bazuar mbi principet e gjeometrisė” dhe “shkencė e cila merret me zhvillimin dhe pėrsosjen e mendjes njerėzore”.7

    Kėto ishin definicione tė cilat i kanė sjellė vet autorėt mason, por kundėrshtarėt e kėsaj organizate, nuk e llogaritin atė si shoqėri mbi norma morale, shkencė apo art, por e konsiderojnė atė si njė lėvizje politike, e cila dėshiron tė rrėzoj qeveri, tė sundoj botėn, tė shkaktoj luftėra, etj. Atė e definojnė si organizatė tė fshehtė, e cila fsheh vėllazėri mbi besime pagane.

    Masoneria akuzohet se mban fshehur sekrete tė mistershme tė cilat janė nė dėmin e njerėzimit. Kėtė e deklaron edhe masoni Menli P. Holl, nė librin “Leksione mbi filozofinė e lashtė” ku thotė: “Masoneria ėshtė njė vėllazėri brenda njė vėllazėrie, njė organizatė e jashtme, qė fsheh njė vėllazėri tė brendshme tė njerėzve tė zgjedhur. Shoqėria e padukshme ėshtė njė vėllazėri e fshehtė, e pėrkushtuar ndaj njė Sekreti tė Mistershėm”.8

    2.1. Emėrtimi i masonerisė
    Kjo organizatė u emėrtua me emrin masonry, kurse anėtarėt me mason (murator), anėtarėt e shkallėve tė para quhen freemason (ang.) apo frankmason (fre.) qė nėnkupton “murator i lirė”. Pėrdorimi i parė i fjalės Freemason ėshtė shėnuar nė vitin 1376, por ajo ėshtė e lidhur thjeshtė me vėllazėrinė e ndėrtimit nė Angli.9 U quajtėn mason, prej nė momentin kur Templierėt, ushtarėt e Luftėrave tė Kryqėzatės u kthyen prej Palestine nė Evropė, themeluan shoqėrinė sekrete fremasonėt, dhe e quajtėn kėshtu nė nder tė ndėrtuesve tė Tempullit tė Madh tė Solomonit.10

    Tjerė mendojnė se termi freemason buron nga tkurrja e fjalėve frestone mason qė d.m.th. “mjeshtėr gurrė prerės”, specialist nė prerjen e gurėve qė nuk ciflosen dhe janė tė lehtė pėr prerje, si dhe nė lidhje me ata qė dinin tė punonin gurin dhe ishin tė lirė tė udhėtonin pėr tė siguruar porosi pune, apo nė referim tė ndaj Shtatė Arteve tė Lira dhe ndaj fjalės “i lirė”. Njė tjetėr hipotezė duke u nisur nga njė perspektivė nė mėnyrė tipike fizike, na ēon tė marrim nė konsideratė figurėn e arkitektit qė ėshtė i lirė nė kuptim qė di dhe mund tė realizoj atė qė dėshiron duke e nxjerrė nga guri, apo nė referim tė shkallės sė parė masone, asaj tė fillestarit i cili ka “lindur i lirė”, ky term i cili paraqitet nė shek.XIV”.11

    Pra, shohim se edhe emėrtimi e masonėve si muratorė, ndėrlidhet me definicione tė ndryshme, ku tė dy interpretimet ndėrlidhen me ndėrtimin, pra, kėtu ėshtė pėr qėllim ndėrtimi i Pallatit tė Solomonit nė Jerusalem, e cila ėshtė njė nga qėllimet kryesore tė masonerisė, pra, ndėrtimin e pallatit tė tyre mbi rrėnojat e Mesxhidul Aksasė. Ky tempull, nuk ka pėr qėllim ndėrtimin e Pallatit tė Sulejmanit a.s., por ky pallat ėshtė njė tempull pagan tė cilin duan ta ndėrtojnė pėr hir tė hyjnisė sė tyre, Antikrishtit.

    3. Prejardhja e masonerisė

    Treguam se dokumentet zyrtare tregojnė se masoneria ėshtė e themeluar publikisht nė vitin 1717, por kjo organizatė ka rrėnjėt mė thellė nė histori, ku shumica e analistėve dhe shkrimtarėve mbrojnė qėndrimin se masoneria ėshtė versioni modern i ushtarėve dhe kalorėsve Tempullarė, tė cilėt udhėhoqėn luftėrat e kryqėzatave prej Evrope nė Palestinė, pėr tė pastruar Tokėn e Shenjtė prej “pa besimtarėve”. Pra, mėsimet dhe organizimi i masonerisė nė mėnyrė tė fshehtė daton shumė kohė mė parė se viti 1717.

    Sė pari tė tregojmė pėr ēėshtjen e Tempullarėve. Pas disfatės sė Kryqtarėve nė Palestinė, Kalorėsit Tempullarė kthehen nė Evropė mė 1127 tė ngarkuar me njė koleksion tė rėndėsishėm dokumentesh shumė tė lashtė. Urdhri i Kalorėsve Tempullarė u themelua nė vitin 1118. Kėtė urdhėr e pėrbėnin nėntė kalorės francez, qė kishin bėrė betim tė ngriheshin si mbrojtės tė Tokės sė Shenjtė. Kėta quheshin edhe si Ushtarė tė Krishtit.12

    Nė vitin 1127 kėrkimet e kryera nga Tempullarėt nė thellėsitė e fshehta tė Tempullit tė Jerusalemit kishin pėrfunduar dhe ata ishin kthyer nė Francė tė ngarkuar me njė thesar legjendar. Pas kėsaj kohe, ata arrijnė njė fuqi tė madhe nė Evropė, saqė filluan tė pėrfshihen nė punėt e rėndėsishme si nė nivel politik, ashtu edhe nė atė diplomatik dhe ekonomik, nė Evropė dhe nė Lindjen e Mesme. Tempullarėve filluan t‘u nėnshtroheshin edhe mbretėrit.13

    Mė pas, kur kėta paraqesin kėrcėnim pėr sigurinė dhe sundimin e Kishės, fillojnė tė ndiqen nga ana e Kishės Romake. Gjatė vitit 1306 Urdhri i Tempullarėve ishte bė aq shumė i fuqishėm sa ngjalli xhelozi tek mbreti i Francės, Filipi i IV, e ky nė bashkėpunim me papėn e Vatikanit, papa Klementi V, komplotoi nė sulm pėr zhdukjen dhe eliminimin e kėtij urdhri Tempullarė. Tė premten mė 13 Tetor 1307 fillon zhdukja dhe ndjekja e Tempullarėve prej France. Ata u akuzuan se zhvillojnė praktika fetare fe mohuese, homoseksualizėm dhe magji tė zezė.14 Prej kėtu edhe daton legjenda e natės fatkeqe, e Premtja 13 (Tek perėndimorėt, kur bie dita e Premte mė datėn 13, ato kanė besim se kjo do tė sjell ndonjė fatkeqėsi, ku kemi edhe shumė filma horror nga Hollywood-i me kėtė tematikė).

    Me fillimin e zhdukjes sė Tempullarėve, mėsimet e tyre nuk morėn fund, sepse mbreti nuk arriti qė t‘i zhduk tė gjithė, ku njė pjesė e tyre arritėn qė t‘i ikin sistemit tė Kishės dhe u strehuan nė shtetin nė tė cilin nuk kishte pushtet Kisha Katolike, nė Skoci.

    Mėsimet e fshehta, janė pėrcjellė prej te Tempullarėt, te masonėt e sotėm.15 Kėto mėsime i pėrcollėn, pasi u vendosėn nė Skoci Tempullarėt. Por tani Tempullarėt ishin kthyer publikisht nė skenė pėrmes shoqėrive sekrete tė pėrhapura anembanė Evropės, por mė shumė pėrmes njė tjetėr emri: Masoneri.16 Pra, masonėt pėrfaqėsojnė urdhrin Tempullarė. Ashtu siē deklaron edhe David Icke17, se: “Masoneria lindi nė Skoci midis familjeve tė njohura tė Vėllazėrisė…”.18 David Icke po ashtu mohon qė masoneria lindi prej lozhave tė muratorėve, tė cilėt punonin nėpėr kishat dhe katedralet e mėdha, por se masonėt rrjedhin prej Esenėve, nga hebrenjtė Farisej (Levitėt), nga shkollat misterike egjiptiane dhe greke, etj.19 Po ashtu Icke, duke iu referuar fjalimit tė masonit Ramsej, thotė: “Masoneria rrjedh prej shkollave misterike tė lashtėsisė qė respektonin kultin e Dianės, Minervės dhe Isidės. Si dhe se Masoneria kishte lindur nė Tokėn e Shenjtė nė kohėn e kryqėzatave (Kalorėsve Tempullarė) dhe jo midis muratorėve”.20

    Dėshmitė tjera pėr ekzistimin e masonerisė para vitit 1717 janė tė shumta. Siē cek edhe Gardner se: “ ėshtė e padyshimtė se rryma masone “spekulative” arriti nė Angli nga Skocia kur tė dy kurorat u bashkuan nė vitin 1603, por ėshtė gjithashtu e padyshimtė se nė terma “operativ” Vėllazėria masone e Londrės mburrej me njė stemė heraldike qė nga viti 1472. Po aq interesant ėshtė se nė vitin 1655 emri ishte ndryshuar nė “Shoqėria e Masonėve tė Londrės”.21

    Dy dokumentet mė tė vjetra masone tė ruajtura nė Angli i takojnė pėrkatėsisht vitit 1390 dhe vitit 1450.22 Po ashtu, dokumentet kelte tė vitit 1535 dėshmojnė se shoqėria sekrete ka ekzistuar para vitit 1440, nėn emrin Vėllazėria e Shėn Gjonit dhe qė atėherė e deri mė 1535 nėn emrin Urdhri Mason i Shėn Gjonit, apo Vėllazėria masone.23

    Kėto ishin disa tė dhėna mbi prejardhjen e urdhrit mason, si dhe datimi i kėsaj organizate para formimit zyrtar tė vitit 1717.

    Vazhdon…
    ___________________________
    1. Konspiracioni botėrorė – David Icke, fq. 174, “Bota Shqiptare”-Tiranė;
    2. Sekreti mė i madh – David Icke, fq. 243, “Bota Shqiptare”-Tiranė; Tė fshehtat e masonerisė – Laurence Gardner, fq.48, “Bota Shqiptare”-Tiranė; “Freemasonry,” Microsoft Encarta Encyclopedia 2000. © 1993-1999 Microsoft Corporation.
    3. Tė fshehtat e masonerisė – Laurence Gardner, fq.16; MASONI, brevijar za drevnoto bratstvo – Jovan Brigiski, fq.XVII, “Kultura””””””’-Skopje, 2006; Deshifrimi i simboli i humbur – Simon Cox, fq. 75, “Bota Shqiptare”-Tiranė;
    4. Laurence Gardner, epror i Celtic Church`s Sacred Kindred tė st.Columbia-s, ėshtė njė gjenealogjist i familjeve mbretėrore dhe i kalorėsve tė njohur nė nivel ndėrkombėtar. I njohur si Kalorėsi Labhran i St.Germain-it, ėshtė atashe presidencial nė European Council of Princes, njė institucion konstitucional konsultues i themeluar mė 1946.
    5. Tė fshehtat e masonerisė – Laurence Gardner, fq.135;
    6. Tė fshehtat e masonerisė – Laurence Gardner, fq. 78-79; Zna~eweto na Masonerijata-– V.L. Vilm{urst, fq.23, “Kultura-Skopje”, 2007; ”
    7. Po aty, fq. 80;
    8. Cituar sipas Texe Marrs, nė librin Kodet Magjike, fq.18, “Bota Shqiptare-Tiranė”;
    9. Deshifrimi i simboli i humbur – Simon Cox, fq.80;
    10. Emisioni dokumentar “The Arrivals”, pjesa 35; Noreaga Productions 2008;
    11. Tė fshehtat e masonerisė – Laurence Gardner, fq.37-38; fq.151,153;
    12. shih: Tė fshehtat e masonerisė – Laurence Gardner, fq.154-156;
    13. Po aty, fq. 160-161;
    14. po aty, fq. 167;
    15. MASONI, brevijar za drevnoto bratstvo – Jovan Brigiski, fq.6;
    16. Rrethi i intrigės – Texe Marrs, fq. 262; Bota Shqiptare-Tiranė; Sekreti mė i madh – David Icke, fq.238;
    17.David Icke ėshtė studiues i historisė sė fshehtė dhe konspiracioneve, gazetar i njohur dhe konferencionier. Pasi ka punuar pėr kanalin BBC dhe media tjera, sot zėri i tij pėrfaqėson njė nga alternativat mė domethėnėse ndaj informacionit zyrtar.
    18. Tė fshehtat e masonerisė, Gardner, fq. 17; Sekreti mė i madh – David Icke, fq. 237;
    19. Po aty, fq. 236;
    20. Po aty, fq. 244; si dhe “Deshifrimi i simboli i humbur” – Simon Cox, fq.86;
    21. Tė fshehtat e masonerisė, Gardner, fq. 61-62;
    22. Po aty, fq. 39;
    23. MASONI, brevijar za drevnoto bratstvo – Jovan Brigiski, fq.7;

    Breziiri/com
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu ėshtė Islami” (Ali Imran, 19).

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Pėr: Lozha e Madhe e Masoneve Shqiptare

    Faleminderit per informacionin Ceni-1, pres me padurim artikuj te tjere per te mesuar me shume rreth masoneve. Shume interesante.

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anėtarėsuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Pėr: Lozha e Madhe e Masoneve Shqiptare

    Masoneria (Pjesa e dytė)
    Shkruan: Shaban Tairi


    II.4 Mėsimet (besimi) e masonerisė

    Nė kėtė pjesė do tė cekim diēka nė lidhje me mėsimet kryesore tė shoqėrisė sė masonerisė dhe besimi i tyre (nė ēka besojnė). Ėshtė me rėndėsi tė ceket se, atė ēka e thonė kundėrshtarėt e kėsaj organizate pėr besimin e tyre, vet masonėt nuk e pranojnė njė definim tė tillė pėr besimin e tyre, porse nė esencė, prapė, besimi i tyre mbahet nė sekret.

    Mėsimi kryesor nė masoneri, ėshtė fshehtėsia, dhe prej nė fillim kur anėtarėsohet ndonjė anėtar i ri, atij i bėhet me dije, se nuk lejohet tė nxirret jashtė lozhės mėsimi qė e merr brenda dhe se tėrė jetėn ėshtė i obliguar t`a mbajė fshehtė.

    Masoneria nuk ėshtė organizatė e fshehtė, sidomos pas vitit 1717, porse mėsimet e saja janė tė fshehura prej opinionit, kėshtu qė mbesin sekret mėsimet e saja, sepse ēdo organizatė, mbledhjet e veta normal se do t`i kryej pas dyerve tė mbyllura, siē thotė edhe Gardner: “…nėse i kryejnė ritualet pas dyerve tė mbyllura, mos duhet tė dyshojmė se fshehin kushedi ēfarė sekretesh Kabalistike? Ndoshta, nė ndonjė rast, por nė mė tė shumtėn e herėve, bėhet fjalė thjeshtė pėr dėshirėn pėr tė ruajtur njė ēikė `privacy`. Rituali mason ėshtė bėrė i njohur dhe ėshtė publikuar, i disponueshėm pėr tė gjithė. Nuk ėshtė i fshehtė. Dhe nuk janė tė fshehta, nė kuptimin e ngushtė, as veprimtaritė e kryera nga lozhat. Bėhet fjalė, mjaft thjeshtė pėr veprimtari “private”.24

    Po ashtu, sipas tė njėjtit autor, nė masoneri, tė fshehta janė vetėm shenjat, prekjet dhe parullat e njohjes, me tė cilat ithtarėt njihen mes vete.25

    Por sipas autorėve tjerė mason, thonė se: pse tė jetė e tėrė kjo fshehtėsi, kur nuk ka asgjė pėr t`u fshehur? Por vallė, a ka diēka qė ndoshta mbahet fshehtė edhe nga vet masonėt e shkallėve tė ulėta, fshehtėsi qė i dinė vetėm ata tė shkallėve mė tė larta?26

    Asnjė nga hulumtuesit e shkencės okultiste nuk do tė mohoj se shumė nga udhėheqėsit e masonerisė kanė qenė nė kėrkim tė fshehtėsive tė magjisė.27

    Masoneria vepron si mbrojtėse e mistereve antike, duke e ruajtur nė siguri sasinė e madhe tė dijeve tė lashta dhe duke e zbuluar atė pjesė-pjesė nė grada tė ndryshme. Masoneria ėshtė njė shkollė moderne e mistereve, e cila shėrben pėr t`i mbajtur gjallė Misteret Antike.28 Masoneria shėrben dhe ka synim qė tė mbledh dhe tė rruaj arkivat e lashta tė dijes njerėzore.29 Pra, kėshtu e definojnė shumica e analistėve dhe historianėve mason fshehtėsinė e masonerisė. Principet kryesore tė masonerisė nė tė cilat bazohet ajo, janė: Dashuria vėllazėrore, ndihma dhe e vėrteta.30



    II.4.1 Zoti i masonėve

    Masoneria po ashtu ka zotin e vet tė cilin e besojnė, por ata nuk thonė se besojnė nė ndonjė nga zotat e feve qiellore, por kanė zotin e tyre tė cilin e fshehin pas shumė emrave. Nė masoneri, kur anėtarėsohen nė fillim, anėtarit nuk i kushtėzohet se cilin besim e ndjek, porse vetėm tė besoj nė ndonjė hyjni supreme, qė nė masoneri njihet me emrin Arkitekti i Madh i Universit apo Qenia Supreme, duke mos pėrdorur terme zot, Allah, Buda, apo Jezus.31

    Nė masoneri, bėhet e ditur se emri i humbur i zotit tė cilin ata adhurojnė nuk ėshtė Jahve apo Jezu, por ėshtė Jahbuhlun (prej Jah-Baal-On).32

    Pra, e kuptojmė se zoti i masonėve nuk ėshtė Zoti i vėrtetė qė duhet tė besohet, por se ėshtė njė zot, tė cilin e quajnė me emra tė ndryshėm, qė nė fund nėnkuptohet se besojnė nė djallin, apo siē e quajnė ata, Luciferin.

    Lozhat masone besojnė dhe adhurojnė Luciferin, tė njohur edhe si Satana,33 kėtė e kuptojmė edhe nga deklaratat e vet disa masonėve tė rangjeve tė larta, siē ėshtė Albert Pike, apo Kabalisti Eliphas Levi. Elifas Levi pranon faktin se djalli dhe Luciferi janė njė i vetėm. Ai thoshte se tė krishterėt gabimisht e besojnė djallin si armik, porse ai ėshtė ndihmės dhe mirėbėrės i njeriut. Ai e cilėsonte djallin si “engjėll qė kryeson dritėn e sė vėrtetės”.

    Masonėt nuk adhurojnė djallin (kėshtu thonė publikisht) porse e lavdėrojnė Luciferin.34 Po ashtu, lideri masonik, gjenerali suprem Albert Pike, pranonte se masonėt adhuronin Satanėn, Satana ėshtė mohimi i zotit, Luciferi ėshtė sjellėsi i dritės` thoshte ai.35 Po ashtu, Henri Makov, deklaron se qėllimi i familjeve tė pasura qė janė tė inkorporuar nė rangjet e larta tė masonerisė, janė tė pėrkushtuar nė adhurimin e Luciferit, shkatėrrimin e fesė Krishtere dhe ndėrtimin e tempullit pagan nė Jerusalem.36 Por, kush ėshtė Luciferi? Emri Lucifer rrjedh prej Lux-pher qė d.m.th. sjellėsi i dritės; ylli i mėngjesit; planeti Afėrditė kur lind para diellit, etj. kurse kuptimi esencial ėshtė se ky emėr aludon nė “engjėllin” e dritės, i cili u bė engjėlli rebel ndaj urdhrit tė Zotit; aludon kreun e djajve; pas vitit 1667 emri Lucifer bėhet term i cili tregon Satanėn.37 Disa autorė mason mohojnė se masonėt janė Satanist, por nuk mohojnė se janė Luciferian. Ata thonė: Luciferianėt mendojnė se po veprojnė mirė, kurse Satanistėt e dinė se janė tė ligė. Si dhe se zoti i urdhrit mason ėshtė Luciferi.38



    II.4.2 Masonėt dhe Kaballa

    Libri i Kaballės ėshtė njė ndėr librat bazė nė shoqėrinė masonėve. Kėtė e pohojnė shumė studiues tė kėsaj organizate. Kaballa ėshtė tradita e fshehtė gojore e Hebrenjve, njė element shumė i fuqishėm i cili ėshtė inkorporuar nė sistemin mason.39 Tradita masone ishte e lidhur me fije tė dyfishtė me urtėsitė filozofike tė Kabalės40 dhe nėse analizojmė, do tė shohim se masoneria ėshtė e bazuar plotėsisht nė Kaballa, si dhe nė tė gjitha ritualet masone, do tė hasni elementet e Kaballės.41 Masoneria e lavdėron mėsimin kaballist, ritualet masone mbėshteten plotėsisht nė kėtė libėr, i cili ėshtė libėr i magjisė sė zezė judaiste, kurse prejardhja e saj ėshtė nga magjia e Babilonisė dhe Egjipti. Kaballizmi mbron doktrinėn se Djalli ėshtė zoti i vėrtetė, Kaballizmi ėshtė baza e magjisė moderne, astrologjisė, numerologjisė, letrave tė fatit, mėsimi se e mira dhe e keqja janė njė.42 Po ashtu, shkrimtarė tjerė nė lidhje me Kaballėn deklarojnė: `Kaballa paraqet njė filozofi metafizike hebreje tė shtrembėruar, e cila qėllimin kryesor e ka tė pėrqendruar nė flakjen e besimeve tjera nė Zot…Masoneria moderne e ka ruajtur kuptimin kryesor tė Kabalizmit. Tė gjitha sistemet masone, paraqesin nė tė vėrtetė mendime kaballiste`.43

    Pra, nga e tėrė kjo kuptojmė, se masonėt veprojnė dhe bėjnė ceremonitė dhe ritualet e tyre nė bazė tė librit magjik okultist Kaballa. E kjo na lė tė kuptojmė se edhe vetė mėsimet dhe besimi mason ėshtė i ngritur mbi bindjet Kabaliste.

    II. 5 Depėrtimi i `Mendjendriturve` – (Illuminati) nėpėr lozhat e masonerisė dhe qėllimet e tyre

    Pėr tė kuptuar zhvillimin e politikės botėrore sė sotme, ėshtė me rėndėsi tė kuptojmė se kush ėshtė organizata e masonerisė, dhe nga kush janė tė ndikuar ata; ndikimi i shoqėrisė sė fshehtė tė Iluminati-ve (Mendjendriturit, termi Iluminati -tė ndritur, i referohet Luciferit, qė d.m.th. sjellėsi i dritės) nė lozhat masone, pasi kjo ėshtė njė pikė kyē e cila shpalos dallimin nė mes masonėve tė shkallėve fillestare dhe tė atyre tė rangjeve tė larta nė hierarki dhe politikė. Masonėt sot janė tė njohur si organizata qė sundon botėn, por nė esencė, dikush pėrmes masonėve dhe lozhave tė tyre arriti qė tė arrij dominimin politik, e ata janė padyshim `Mendjendriturit`. Kėtė mė hollėsisht do ta sqarojmė nė vijim.

    Shoqėrinė e fshehtė tė Iluminati-ve e themeloi Adam Vajshop, i cili u lind mė 6 Shkurt 1748, nė Gjermani. Ai ka qenė prift nė radhėt e Jezuitėve*. Me datė 1 Maj 1776, (Kjo ėshtė arsyeja kryesore se pėrse festohet 1 Maj) nė Bavaria tė Gjermanisė, ai themeloi lėvizjen e Iluminati-ve, e cila u themelua nė principe tė rregullave dhe parimeve Jezuite. Pas vitit 1778, anėtarėt e saj arrijnė t`i nėnshtrojnė lozhat masone, tė cilėt fillojnė ta realizojnė nė pėrpikėri politikėn e tyre. Tė gjitha pozitat komanduese nė lozha i zėnė njerėzit e Vajshopit. Qėllimi i kėsaj lėvizje ėshtė revolucioni botėror dhe themelimin e Rendit tė Ri Botėror. Ėshtė e pėrhapur ngado nė botė dhe prej momentit kur i marrin lozhat masone nė dorė, Iluminati-tė bėhen fuqi sunduese dhe fillojnė qė t`i realizojnė planet e errėta pėr zhdukjen e Krishterimit dhe likuidimin e qeverive botėrore. Vajshopi pėr t`i zėnė tė gjitha lozhat masone ka paramenduar njė sistem tė fshehur me anė tė cilit njerėzit e tij do tė jenė nė vendet kyēe tė lozhave masone, tė arrijnė nė vende tė larta nė politikė dhe tė marrin qeverinė dhe udhėheqjen e lozhave. Udhėheqja e Rotshildėve, Vajshauptit dhe Jezuitėve ėshtė kushtuar pėrēarjes dhe sundimit tė masave pėrmes luftėrave dhe konflikteve, duke manipuluar politikėn, financat dhe fenė, ku Rotshildėt* e ndihmuan Vajshauptin qė tė infiltrohet nė mesin e masonėve, nė lozhėn e Masonerisė sė Lindjes sė Madhe, po ashtu edhe Iluminatėt tė infiltrohen nė mesin e masonėve tė lirė. Pėr t`u shėrbyer Rotshildėve (shefave tė vet), Vajshopi hartoi programin prej shtatė pikėve: Shkatėrrimin e qeverive paqedashėse, heqja e trashėgimisė, zhdukja e patriotizmit, zhdukja e familjes, heqja e religjionit dhe krijimin e Rendit tė Ri Botėror (New World Order- kjo ėshtė parulla e Sh.B.A.-sė, Vatikanit, etj).44

    Iluminatėt morėn nėn kontrollin e tyre shumė grupe, si Jezuitėt, Opus Dei, Kalorėsit e Maltės, Kalorėsit Tempullarė dhe Masonėt. Nivelet mė tė larta tė lėvizjes sė Iluminati-ve janė persona qė praktikojnė Satanizmin (adhurimin e djallit si zot) dhe se Iluminati janė njė kult sekret Luciferian qė pėrfaqėsojnė rendin mė tė lartė frimason.45

    Kėto grupe qė udhėhiqeshin nga Iluminatėt, si masonėt, Bilderbergėt, Jezuitėt dhe Sionistėt, fuqizohen dhe financohen tė gjithė nga bankierėt.46

    Thamė se, masoneria dhe lozhat e saja janė okupuar nga sekti i Iluminati-ve, dhe masonėt e rangjeve tė ulėta nuk e dinė qėllimin kryesor tė atyre nga shkalla e lartė, tė cilėt udhėhiqen nga “Mendjendriturit”, masonėt e shkallėve tė ulėta janė shumica njerėz punėtor dhe pa qėllime negative, porse keqpėrdoren nga Iluminatėt si mbulesė.47

    Njė marrėveshje u arrit nė mes Iluminati dhe masonėve nė Kongresin e Vilhelmsbad mė 20 Dhjetor 1781, ku Iluminatėve iu shtuan edhe tre degėt e ulėta tė masonerisė.48 Kurse mė vitin 1786, nė kongresin e tretė Masonik nė Frankfurt, Iluminati kishin nė kontroll tė gjitha shoqėritė masonike, qė nė total pėrfshinin tre milion anėtar nėpėr tėrė botėn.49

    Menli Holl, mason i gradės 33, studiues mė i madh i lozhave masone pėr shek.XX, nė librin e tij Lexime tė filozofisė sė lashtė zbulon se udhėheqja kryesore e Iluminati-ve vjen prej lozhave masone dhe se masonėt e rangjeve tė mesme tė lozhave masone as qė e kanė idenė e planit tė madh. Po ashtu, masonėt tipik tė rangjeve tė ulėta nuk e dinė se brenda vėllazėrisė sė fshehtė masone ekziston njė elitė anonime por me shumė pushtet dhe e organizuar mirė qė synon sundimin global dhe nxit pėrhapjen e pushtetit tė Luciferit.50

    Ky rreth i brendshėm i Iluminati ėshtė guri i majės sė piramidės sė shkallėve masone. Shkallėt e Iluminati fillojnė aty ku pėrfundojnė shkallėt e masonėve. Ky rreth i brendshėm pėrmes masonėve sot kontrollon agjencitė e inteligjencės, policinė, shėrbimet e sigurisė, forcat e armatosura tė shteteve mė tė fuqishme tė botės, kontrollon Vatikanin, Kishėn Katolike, Sh.B.A-nė dhe luftėrat e tyre, bankat, ekonominė, media, industritė e fuqishme, politikėn, gjykatat, arsimin, mjekėsinė, tregtinė, tregtinė e drogės, etj..51

    Po shohim se organizata masone kontrollohet nė mėnyrė tė fshehtė nga padronė ēifut,52 ku edhe vetė masonėt janė tė mashtruar prej tyre,53 sepse pjesa dėrmuese e anėtarėve nė lozha masone nuk janė satanistė,54 masonėt e thjeshtė nuk e dinė se ēka punohet dhe nuk i dinė qėllimet e shkallėve tė larta tė organizatės, por disa tė zgjedhur e dinė shumė mirė.55

    Por edhe vetė Iluminati janė vegėl e cila pėrdoret sot nga ana e bankierėve Kaballist dhe disa familjeve tė cilat e drejtojnė lėvizjen e Iluminati siē janė Rotshild, Rokfeler dhe Vinsdor.56

    Kėto organizata, pėrdoren nga kėto familje tė mėdha pėr qėllimet e tyre, siē janė p.sh. krijimi i njė shteti global policor, mundėsinė e zgjedhjes sė presidentėve amerikan, shndėrrimin e Palestinės nė shtet hebreo-mason. Po ashtu kanė qėllim reduktimin e popullatės nė botė dhe zvogėlimin e numrit tė njerėzimit prej 6 miliard nė mė pak se 1 miliard. Ata kanė pėr qėllim krijimin e njė Qeverie Botėrore (Novus Ordo Seclorum) e cila ėshtė edhe parullė masone dhe rindėrtimin e Tempullit tė Solomonit.57 Qėllimet e tyre janė skllavėrimi i njerėzimit nė aspektin mendor, emocional, shpirtėror dhe fizik, njerėz tė pajisur me mikroēipe, e gjitha kjo tė arrihet pėrmes njė diktature globale, tė centralizuar me njė qeveri botėrore, njė ushtri, njė bankė qendrore, njė monedhė, njė fe botėrore dhe nė fund tė sjellin nė krye tė tyre atė qė e quajnė “Antikrishti”.58

    Dora e tyre fshihet pas vrasjes sė shumė njerėzve tė famshėm siē ėshtė vrasja e papa Gjon Pali I, nė vitin 1978, i cili ishte nė fron vetėm 33 ditė59 (numri 33 ka rol tė rėndėsishėm pėr kėto shoqata, e cila do shpjegohet mė pas), po ashtu vrasja e kryetarėve tė Sh.B.A.-sė Abraham Linkoln dhe John F. Kennedy60 (Shkak i vrasjes sė kėtyre dy kryetarėve, ėshtė se kėta dhanė opsionin qė edhe Qeveria e Sh.B.A.-sė tė ketė tė drejtė shtypjen e parave, e jo vetėm Rezerva Federale, e cila nuk ėshtė nėn pushtetin e Qeverisė, por kjo teori nuk u kuvendonte bankierėve dhe Konspiratorėve, andaj edhe i likuiduan) etj.

    Qėllimet kryesore tė tyre mund tė shihen nė Protokollet e tyre tė cilat janė tė njohura nė botė si Protokollet e tė Urtėve tė Sionit, kėta protokolle u shėrbejnė masonėve si leksione.61

    Pra, nė kėtė pjesė treguam nė lidhje me shoqėrinė e cila qėndron pas masonėve, familjet mė tė fuqishme nė botė, qėllimet e tyre dhe politika, ndikimi i tyre dhe roli.

    II. 6 Anėtarėt e famshėm tė masonerisė, shtrirja dhe autoriteti

    Masoneria ėshtė njė organizatė, e cila brenda viteve ka ngėrthyer nė rrethin e vet njė numėr tė madh tė anėtarėve, me njė shtrirje botėrore, si dhe njė numėr i madh i kėtyre anėtarėve, ishin njerėz tė famshėm nė aspektin politik, ekonomik, ushtarak, etj. Kurse nė vazhdim do t`i cekim kėto anėtar tė famshėm, si dhe numrin e masonėve nė botė.

    Para se tė cekim anėtarėt, tė tregojmė se, autoritetet masone thonė se, rangjet masone janė plot e pėrplot me njerėz me influencė dhe tė fuqishėm (udhėheqės botėror), por kjo nuk do tė thotė se masoneria ka nė duart e saj frerėt e qeverisjes sė botės, pasi ata nuk kanė qėllim sundimin, por vlerat shpirtėrore, filozofike dhe edukative.62 Por, ky ėshtė vlerėsimi i masonėve pėr veten, kurse tė tjerėt, kanė pikėpamje tjetėr mbi kėta udhėheqės tė fuqishėm tė cilėt janė anėtar nė lozhat masone.

    Ndėr anėtarėt mė tė famshėm tė masonerisė, me tė cilėt krenohet edhe ajo vet, janė: Xhorxh Washington, Xhon Hankok, Benjamin Franklin, Samuel Adams, Xhon Adams, William Devis, Tomas Hatkinson, nėnshkruesit e Deklaratės sė Pavarėsisė sė Sh.B.A.-sė, 50 prej 56 nėnshkruesve ishin mason, prej 55 delegatėve tė Konventės Kushtetuese, 31 ishin mason, si dhe 33 prej 74 gjeneralėve nėn urdhėr tė Washingtonit ishin mason;63 po ashtu Kerry, Mekkejn, Sarkozi, Angela Merkel, Vlladimir Putin; politikanėt qė mbėshtesnin sionizmin ishin mason; autori i himnit amerikan Francis Skot Ki, ishte mason; mė shumė se gjysma e presidentėve amerikan ishin mason siē janė: Washington, Madison, Adams, Xheferson, Monro, Xhekson, Van Buren, Tajler, Tejlor, Pirs, Bakanan, Xhonson, Garfild, McKinli, Teodor dhe Franklin Ruzvelt, Taft, Harding, Truman, Ford, Regan, Klinton, Bush, Bush i riu dhe Obama.64 Familja mbretėrore britanike ka qenė gjithmonė pranė masonerisė;65 mason nga Evropa ishin: Winston Ēėrēil, Sesil Rodi, Horatio Nelson, Artur Wellington, Xhon Moore, Simon Blivar, Xhuzepe Garibaldi, Jozef Hajdėn (autor i himnit gjerman), Wolfgang Amadeus Mozart, Johan Wolfgang fon Gete, Aleksandėr Pushkin, etj.66 si dhe politikan tjerė tė famshėm si: Robespieri, Napoleoni, Lenini, Stalini, Marksi, Gorbaēovi, Boris Jelcin, Musolini, Ariel Sharon dhe Fidel Kastro.67

    Kėto ishin ndėr masonėt mė tė famshėm tė cilėt janė tė evidentuar nėpėr lozha si anėtarė tė saj, si dhe masoneria nuk e mbulon emrin e tyre, kurse tash do tė tregojmė mbi numrin dhe anėtarėt e saj nėpėr botė, shtrirja dhe pėrhapja.

    Ėshtė e konfirmuar se nė vitet e `70 tė shek.XX, nė botė ka pasur 6 milion mason, 4 milion vetėm nė Sh.B.A.68 si dhe numri i lozhave ka arritur nė 30.00069 ku vetėm nė Britaninė e Madhe ka 3000 lozha masone.70 Ndėr themeluesit e ShB.A.-sė, llogariten masonėt, po ashtu thuhet se masoneria qėndron prapa krijimit tė OKB-sė (Organizata e Kombeve tė Bashkuara) dhe tė shtetit tė Izraelit.71 Lozhat masone u pėrhapėn kudo nėpėr botė, nė Angli, Francė, Sh.B.A, Rusi, Spanjė, Gjeorgji, Afrikė, etj.72



    II.6.1 Lozhat masone

    Para, se tė fillojmė me kapitullin e radhės, ėshtė e vlefshme qė tė cekim se ēka do tė thotė lozhė masone, pasi lozhat janė tė njė rėndėsie tė veēantė nė sistemin mason, si dhe shpesh ceket nė punim, andaj do tė japim njė sqarim tė vogėl nė lidhje me kuptimin e lozhės.

    Termi lozhė (Lodge, ang.) pėrdoret pėr tė treguar njė takim mason tė thirrur, tregon vendin dhe sallėn ku mbahen mbledhjet masone,73 kurse nė kuptim ezoterik, lozha simbolizon universin nė tėrėsi, po ashtu simbolizon tempullin e mbretit Solomon. Forma e lozhės shtrihet nė gjatėsi me drejtim Lindje-Perėndim, kurse nė gjerėsi, me drejtim Veri-Jug. Duhet tė ketė formėn e Paralelogramit dhe tė jetė me dy hyrje.74

    Lozhat e para fillojnė tė paraqiten nė fillim nė Skoci nga shek.XV,75 por kėto kanė qenė tubime shumė tė fshehta, kurse publikisht ndėrtohen me themelimin zyrtar tė masonerisė. Nė lozha lejohet tė hyjnė vetėm burrat, ndėrsa grave u ndalohet tė hyjnė, kurse lozhat e Irlandės pranonin edhe gra nė radhėt e tyre.76

    Kėto ishin tė dhėna tė mjaftueshme tė cilat na e bėjnė mė tė qartė shoqėrinė e masonėve.



    Vazhdon…



    ____________________________
    24 Tė fshehtat e masonerisė, Gardner, fq.148;

    25 Po aty, fq.65;

    26 Vtoriot Mesija- Kristofer Najt i Robert Lomas, fq.45-46, ѓurѓa-Skopje, 2008, botimi i dytė;

    27 Masonski i okultni simboli – Dr.Keti Barns, fq.159, Metaphysica-Beograd, 2005;

    28 Deshifrimi i simboli i humbur, Simon Cox, fq. 155;

    29 Tė fshehtat e masonerisė, Gardner, fq.8;

    30 Zna~eweto na Masonerijata-– V.L. Vilm{urst, fq.7;

    31 shih: Tė fshehtat e masonerisė, Gardner, fq.31; si dhe fq.146; Deshifrimi i simboli i humbur, Simon Cox, fq.48;

    32 Kodet Magjike, Texe Marrs, fq.67-69;

    33 Rrethi i intrigės – Texe Marrs, fq. 236;

    34 Kodet Magjike, Texe Marrs, fq.48;

    35 Iluminatėt, Henry Makow, fq. 44, Bota Shqiptare-Tiranė;

    36 Po aty, fq. 296;

    37 Tė fshehtat e masonerisė, Gardner, fq.314-315;

    38 Kush e sundon botėn? – Jim Marrs, fq. 356, Bota Shqiptare-Tiranė;

    39 Zna~eweto na Masonerijata-– V.L. Vilm{urst, fq.27;

    40 Tė fshehtat e masonerisė, Gardner, fq.34;

    41 The Arrivals, emision dokumentar, pjesa 13; Noreaga Productions 2008;

    42 Kodet Magjike, Texe Marrs, fq. 460-465; Iluminatėt, Henry Makow, fq. 13; dhe fq.31;

    43 Konspiracioni dhe shoqatat sekrete-Saad R.Gashi, fq. 36, Mitrovicė, 2006;

    * Jezuit- Avangardė dhe ushtri e Kishės Romake tė themeluar mė 1541 nga Ignacius Lajola. Shtabi i tyre gjendet nė Vatikan.

    * Themelues i dinastisė Rotshild ėshtė Majer Amshel Rotshild, i lindur mė 1743, nė Frankfurt tė Gjermanisė. Pesė djemtė e tij krijuan dhe hapėn banka nė Londėr, Vjenė, Napoli, Paris. Kėta edhe sot janė njė ndėr familjet mė dominues nė botė, tė cilėt kontrollojnė bankat botėrore dhe Rezervėn Federale. Ka prejardhje hebreje, por mė shumė praktikojnė Kaballėn. (Komploti..Nikola Nikolov, fq.54-82);

    44 shih: Komploti botėror- Nikola M. Nikolov, fq.49-51, Tetov 1998; Konspiracioni botėror, David Icke, fq.229; Rrethi i intrigės, Texe Marrs, fq.268; Kush e sundon botėn-Jim Marrs, fq.346;

    45 shih: Konspiracioni botėror, David Icke, fq.146; Iluminatėt-Henry Makow, fq.439; Rrethi i intrigės, Texe Marrs, fq.308;

    46 Iluminatėt-Henry Makow, fq.424-425;

    47 Po aty, fq.343-344;

    48 Po aty, fq.22 dhe fq.145;

    49 po aty, fq. 147;

    50 Rrethi i intrigės-Texe Marrs, fq. 183-184;

    51 Po aty, fq.4, dhe fq.12-13; Iluminatėt-Henry Makow, fq.152-153; Sekreti mė i madh – David Icke, fq.72; 223; 266; 270; 275; 359; si dhe fq.392;

    52 Kodet Magjike-Texe Marrs, fq.612;

    53 Po aty, fq.22-23;

    54 Sekreti mė i madh – David Icke, fq.415;

    55 Konspiracioni botėror – David Icke, fq.218 dhe fq.238-239;

    56 Iluminatėt-Henry Makow, fq.25; 41; 111; 128;

    57 Iluminatėt-Henry Makow, fq.5; 55; 79; 82; 152;

    58 shih: Konspiracioni botėror-David Icke, fq.732-733; Sekreti mė i madh-David Icke, fq.5;

    59 Konspiracioni botėror-David Icke, fq. 242;

    60 Mė shumė se top secret-Jim Marrs, fq.149, Bota Shqiptare-Tiranė, 2010;

    61 shih: Protokoli na sionskite mudreci,– nov svetski poredok, – Martina-Skopje, 2006;

    62 Tė fshehtat e masonerisė-Laurence Gardner, fq.339;

    63 Po aty, fq.117 dhe 400; Konspiracioni botėror – David Icke, fq.176;

    64 Iluminatėt-Henry Makow, fq.150-151, 249, 347 dhe 384;

    65 Sekreti mė i madh-David Icke, fq.504;

    66 Kush e sundon botėn-Jim Marrs, fq.346; MASONI, brevijar za drevnoto bratstvo – Jovan Brigiski, fq.XV;

    67 Kodet Magjike-Texe Marrs, fq.53 dhe 612;

    68 Enciklopedia zivih religija – Nolit-Beograd, 1990, fq.440;

    69 Ruaju Mesihut Dexhall- Muhammed Isa Davud, fq.87; Gjilan, 2005;

    70 Zna~eweto na Masonerijata-– V.L. Vilm{urst, fq.13;

    71 Iluminatėt-Henry Makow, fq.156 dhe 159; Konspiracioni dhe shoqatat sekrete, Saad Gashi, fq.50-51;

    72 shih: Hiramoviot Klu~ – Kristofer Najt i Robert Lomas, fq.364-369, ѓurѓa-Skopje, 2008, botimi i parė;

    73 Tė fshehtat e masonerisė-Laurence Gardner, fq.245;

    74 MASONI, brevijar za drevnoto bratstvo – Jovan Brigiski, fq.75-78 dhe fq. 97; Zna~eweto na Masonerijata-– V.L. Vilm{urst, fq.83-84;

    75 Tė fshehtat e masonerisė-Laurence Gardner, fq.200; Deshifrimi i simboli i humbur- Simon Cox, fq.80;

    76 Tė fshehtat e masonerisė-Laurence Gardner, fq.127 dhe fq.384-388;
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu ėshtė Islami” (Ali Imran, 19).

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anėtarėsuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Pėr: Lozha e Madhe e Masoneve Shqiptare

    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    Faleminderit per informacionin Ceni-1, pres me padurim artikuj te tjere per te mesuar me shume rreth masoneve. Shume interesante.
    Me nder qofshe xfile .
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu ėshtė Islami” (Ali Imran, 19).

  9. #39

    Pėr: Lozha e Madhe e Masoneve Shqiptare

    Citim Postuar mė parė nga Ceni-1 Lexo Postimin
    Me nder qofshe xfile .
    E ka thene me shaka mer...

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anėtarėsuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Pėr: Lozha e Madhe e Masoneve Shqiptare

    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    E ka thene me shaka mer...
    Po , edhe fjalia ime mund te kuptohet me shaka mer......
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu ėshtė Islami” (Ali Imran, 19).

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •