Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Përkujtojnë Enver Hoxhën

    Nga Express 15 Tetor 2011



    Fronti Popullor për kultivimin e veprës së Enver Hoxhës, në 103-vjetorin e lindjes së liderit komunist dhe përvjetorit të parë të këtij formacioni, të shtunën në Ferizaj ka mbajtur një marsh përkujtimor, në të cilin morën pjesë edhe bashkëmendimtarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova Lindore.

    Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, kryetari i frontit, Remzi Hasani, në vija të trasha ka shkoqitur momente nga biografia dhe veprimtaria patriotike e Enver Hoxhës.

    “Pikërisht, ne që kemi fatin të mbajmë vulën e këtij burri të madh të kombit, duke qenë pasardhës besnik të frymës së tij. Para një viti, pikërisht në datëlindjen e Enverit më 16 tetor 2010 i hodhën themelet e një profili politik të titulluar “Fronti popullor i Kosovës për kultivimin e veprimtarisë revolucionare të shokut Enver Hoxha”, organizim politik ky, i cili me përpikëri dhe besnikëri i detyrohet emrit, rrugës revolucionare dhe frymës politike të Enverit”, theksoi Hasani, për të shtuar se falë kontributit të tij atdhetar Shqipëria përjetoi epokën më të lavdishme të zhvillimit.

    “Ndërtimi socialist i Shqipërisë është etapë zhvillimore në Shqipëri në të cilën u çrrënjos analfabetizmi, u zhduk varfëria, u shua gjakmarrja, filloi me hapa gjigant të ndërtoheshin fabrika, uzina, kantiere detare, hidrocentrale të fuqishme elektrik e deri te sistemi i modernizuar i mbrojtjes së atdheut”, shtoi Hasani.

    Për më tepër sipas Hasanit, formacioni politik që ky po drejton dita ditës po gjen përkrahës dhe shtrirje.

    “Jemi tërësisht të sigurt, se masiviteti ynë do të shënojë rritje, për aq sa programin tonë politik, shoqëror dhe ekonomik do ta arrijmë ta plasojmë në masat popullore. Para një viti, që në momentin e themelimit ne kemi bërë të qartë se detyrë mbi detyrat e veprimtarisë politike të frontit, është çlirimi dhe bashkimi i të gjithave hapësirave shqiptare me mëmë Shqipërinë. Kundërshtojmë me forcë synimet hegjemoniste të Serbisë, për ndarjen e Kosovës. Por jemi këmbëngulës për rivendosjen e vijave të reja gjeografike në Ballkan”, ka thënë Hasani.

    Në këtë marsh një fjalë rasti mbajti edhe Elizabeta Marku nga Shqipëria, e cila tha se Enver Hoxha nuk ka ditë të vdekjes, por vetëm datëlindje ngase vepra e tij patriotike e atdhetare është shembull se si duhet luftuar e punuar për Shqipërinë etnike, ndërsa kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve (SHFD) të Ferizajt, Gafurr Bytyqi, ka spikatur rolin e Enver Hoxhës, në mbajtjen gjallë të frymës revolucionare- nacionaliste të popullit shqiptar në hapësirat e ish-Jugosllavisë, e cila së fundi kulmoi me luftën e lavdishme të UÇK-së dhe gjakun e derdhur të dëshmorëve për shtetin e Kosovës.

    Në këtë marsh fjalë përshëndetëse sollën edhe Shabedin Ibrahimi nga Kosova Lindore dhe Selver Bekteshi nga Kumanova, ndërsa për të pranishmit nuk mungoi edhe një program i pasur me këngë kushtuar Enver Hoxhës. /kosovapress/

    http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,15,65054
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 15-10-2011 më 13:40

  2. #2
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    horrat perkujtojen krye horrin

    http://gazetaexpress.com/repository/...mb1_220617.jpg



    habitem nga keta qenie,cfare truni kan?!
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  3. #3
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin
    http://gazetaexpress.com/repository/...mb1_220617.jpg



    habitem nga keta qenie,cfare truni kan?!
    ka qen horr simpatik ose si thon tetovaret "i hejshem

    me nder dhe respekt ja hongsha kockat

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2010
    Postime
    520
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin
    http://gazetaexpress.com/repository/...mb1_220617.jpg



    habitem nga keta qenie,cfare truni kan?!
    paskan ven edhe plisa..sa hopokriter,,i qit zoti fare...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2010
    Postime
    520
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    ka qen horr simpatik ose si thon tetovaret "i hejshem

    me nder dhe respekt ja hongsha kockat
    c kocka o drague nuk i sheh qe jan ket tula si thij..apo se ha mishin e derit ti,,,

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    o po le ta kujtojne..

    ata lujn me qarin..

    dmth..jan enveriste nga ata lloji kopuk.. qe e donin enverin..por tu e gzu ne villat e titos.. ne suxhukun e titos tuj mjel lopet ne stallat e tyre qe i ndertuan me kredit e titos.. ose..tu e hanger piten e jemekin ne mynshen e tu grah audo-vollsfagen..

    pra nuk ishin idiote te shkonin me e provu enverin ne sheq levan apo mamurrs e llakatundo..cakran.. me buk misri dhall ajron e tuj u dridh nga operativ-shejtan.. 12 vjet biruc..per nji fjal.. skish dyqani.. djath.. patellxhan..

    prandaj them..ata lujn me qarin..

    por nje gje i duhet then atyre burracakve..

    se kosoven nuk e cliruan enveristet e as armet e enverit..

    por avionet pi avianos..e klarko uollkerit..



    ..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Une mendoi qe eshte sukses qe kosova ka kaq pak psikopat,aty ishin nje grusht njerz dhe thash me vehte kemi perparu bukur mire,sepse mbaj mend dikur ka pas ahmaka shume me shume se sot.
    Per me teper po te mos ishte tragjike mu mu duke edhe komike.

  8. #8
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Une mendoi qe eshte sukses qe kosova ka kaq pak psikopat,aty ishin nje grusht njerz dhe thash me vehte kemi perparu bukur mire,sepse mbaj mend dikur ka pas ahmaka shume me shume se sot.
    Per me teper po te mos ishte tragjike mu mu duke edhe komike.
    Une jam nje nder psikopatet e ahmaket.. dhe shpreh keqardhje qe nuk isha fizikisht ne kete rast.
    A kemi perparu bukur mire a jo(si Kosove e Shipni) mjafton ti hapesh syte..
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  9. #9
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anëtarësuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    Ne pergjethsi kemi shume katundar injorant si komb
    por ne kosova ka me shume lol
    i rrofte mirqenia e kohes Titos se trurin e kan tallash
    A don, e s'din, a din e s'don !

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Protesta festive, përkujtohet Enver Hoxha në Kanada



    Ndërkohë që protestat kundër vështirësive ekonomike dhe keq-menaxhimit të qeverive që u kryen në 192 qytete apo 82 shtete në të gjithë botën, u kthyen në disa qytete në protesta kundër kapitalizmit, në Vankuver të Kanadasë kjo u ndje më shumë se në çdo vend tjetër, pasi një protestues kishte menduar të paralelizonte protestën e tij pro-komuniste me një festë për ditëlindjen e diktatorit shqiptar, Enver Hoxha. Me një tortë të vendosur në shesh, të mbushur me fruta dhe me mbishkrimin “Enver Hoxha, 16-10-1908 Forever”(Përgjithmonë), ai ka kënduar edhe të famshmen “Internacionale” në gjuhën shqipe. Protesta festive e të rinjve kanadezë ishte tejet origjinale dhe e paqme, madje edhe ata vetë buzëqeshnin teksa prisnin që miku i tyre të mbaronte leximin në letër të “Internacionales” shqip, sigurisht me pak gabime.

    http://www.panorama.com.al/kurizitet...oxha-ne-kanada
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •