Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Natyre e turbulluar... Maska e Robbery
    Anėtarėsuar
    03-11-2007
    Vendndodhja
    Firenze
    Postime
    1,449

    Arrow Vriten nga dashuria e ndaluar

    Anxhelina Ēerpja ėshtė pėrcjellė dje pėr nė banesėn e fundit, nė njė vend vetėm pak metra larg varrit ende tė freskėt tė njeriut, pėr tė cilin ajo u vetėflijua. Dy tė rinjtė, qė rikthyen nė skenė tragjedinė e Romeos dhe Zhuljetės do tė jenė bashkė nė pėrjetėsi. Dashuria e tyre e ndaluar nė tė gjallė, tashmė ėshtė realitet i njė bote tjetėr.

    Ndėrkohė qė kortezhi i gjatė i njerėzve kalon rrugicėn e ngushtė mes dy shtėpive, askush nuk flet njė fjalė pėr dashurinė e ēiftit, madje edhe dy familjet kanė vendosur ta varrosin bashkė me ta edhe historinė e tyre shekspiriane. Megjithatė fjalėt pėr tė vėrtetėn e vetėvrasjes sė dyfishtė dalin, edhe pse shpeshherė nėn zė. “Altini nuk ėshtė vetėvrarė vetėm pėr sėmundjen, por edhe pėr hir tė dashurisė sė ndaluar”, thonė banorėt e lagjes.


    Kundėrshtimi

    Historia mes Altin Koēit dhe Anxhelines kishte rreth dy vjet qė kishte nisur, pak pasi familja e 22-vjeēares ishte vendosur nė zonėn e ish-Fabrikės sė Tullave nė Kamėz. Ndėrkohė qė prindėrit e saj nuk dinin asgjė, familjarėt e Altinit e kanė kundėrshtuar fort lidhjen mes tyre. Madje ka nga ata njerėz qė mendojnė se shkaku i vetėvrasjes sė tij ka qenė pikėrisht pengesa pėr t’u fejuar mė Anxhelinėn. “Qė nė momentin qė ata e morėn vesh pėr kėtė lidhje, nuk e pranuan pėr arsye tė ndryshme”, thotė njė prej komshinjve tė familjes Koēi. Ndėrsa i vėllai, Astriti thotė se Altini u vetėvra pėr shkak tė sėmundjes. “Pastaj edhe sėmundja e pėrkeqėsoi situatėn shėndetėsore tė tij dhe kjo siē duket e mėrziti edhe mė shumė”. Njė fakt tė tillė e konfirmojnė edhe shumė banorė tė tjerė tė lagjes, tė cilėt deklarojnė se familja e djaloshit tė vetėvrarė me ēifte katėr ditė mė parė, ka qenė kundėr lidhjes sė tij me vajzėn komshie. Marrėdhėniet janė acaruar edhe mė shumė nė momentin qė Altini ka deklaruar se “do tė fejohej me tė”. Pavarėsisht nga fakti se ai ishte sėmurė, mėsohet se prindėrit dhe vėllezėrit i kanė kėrkuar qė ai tė mendohej edhe njė herė e tė mos nxitohej pėr tė hedhur njė hap tė tillė.


    Takimi

    Familja e Anxhelinės ka qenė e fundit, qė ka marrė vesh historinė e dashurisė mes dy tė rinjve. Madje ata thonė se vetėm dje e kanė mėsuar njė fakt tė tillė, tė cilin ende nuk e besojnė. Pak orė pas vdekjes sė vajzės mbi varrin e tė dashurit tė saj, dy familjet janė takuar, duke shuar ēdo mundėsi mosmarrėveshjeje pėr kėtė ngjarje tė rėndė. “Ata janė takuar dhe mes tyre nuk ka asnjė keqkuptim”, shprehen tė afėrmit e familjes Koēi. Sigurisht qė kryefamiljarėt kanė vendosur t’i venė kapak historisė, duke kėrkuar prej tė gjithėve varrosjen e saj bashkė me dy protagonistėt, qė nuk jetojnė mė. “Ata nuk jetojnė mė dhe nuk ėshtė mirė qė tė diskutohet arsyeja e vetėvrasjes apo lidhja e tyre”. Kėshtu shprehet njė nga njerėzit e afėrt tė familjes Ēerpja, e cila vazhdon tė dyshojė nė vėrtetėsinė e lidhjes sė vajzės sė tyre me komshiun 24-vjeēar. “Ne nuk kemi pasur dijeni pėr njė gjė tė tillė” kėmbėngulin vėllezėrit e Anxhelinės. Ndėrsa letra e lamtumirės pėr tė gjithė mbetet njė mister. “Thonė se e ka policia, por ne nuk jemi njohur me tė”. Sipas burimeve policore teksti i gjetur pranė trupit tė pajetė ėshtė njė poezi dashurie, ku sqarohej gjithēka rreth vetėvrasjes tragjike.


    Varrimi

    Karvani i njerėzve qė kanė mbėrritur pėr tė pėrcjellė pėr tė fundit herė Anxhelinėn, kalon heshturazi pranė varrit tė Altinit. Askush nuk flet dhe tė gjithė me njė sy shikojnė grumbullin e dheut tė njomė, ku vetėm njė ditė mė parė u gjet pa jetė Anxhelina. Nė ceremoninė e varrimit janė mbledhur qindra njerėz, tė cilėt kalojnė nė njė varg tė gjatė me trupin e pajetė tė 22-vjeēares sė vetėvrarė pėr njė dashuri, qė nuk u realizua kurrė. Dy varret nuk janė shumė larg njėri-tjetrit, kėshtu dy tė rinjtė do tė jenė bashkė tė paktėn nė pėrjetėsi. Pikėrisht aty ku edhe u mbyll akti i fundit i tragjedisė. Dy tė rinjtė u vetėvranė njėri pas tjetrit pėr dashurinė, duke rivėnė nė skenė njė prej tragjedive mė tė mėdha botėrore tė Shekspirit.
    https://www.behance.net/robberysk1100

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2011
    Postime
    9
    sa histori e dhimbshmeee... po poezia qfare kishte qen nuk dihet ėė///

  3. #3
    Shume e dhimbshme vertete! Po c'semundje kishte ai cuni qe nuk esht permendur fare?
    Me duket absurde qe sot ne 2011 te vriten nga pamundesia per t'u fejuar/martuar me personin e zemres!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e teta
    Anėtarėsuar
    25-10-2005
    Postime
    2,005
    kete po mendoja edhe une,ka mundesi noj jostabilitet emoconal,dhe i bie qe viktima te jete vajza ne kete mest

    gjithsesi e dhimbeshme

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e fadiola
    Anėtarėsuar
    21-04-2009
    Vendndodhja
    cte duhet ty
    Postime
    26
    shum e dhimbshme si histori ....

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Sa idiot jane ne pergjithsi gazetaret , sheksīri shekspiri , kujt po i plas per shekspirin , ketu nuk po flitet per letersi po per jete njerezish te shkuara dem .

    PO gazetari aq mbush , do vetem te shkruaje ca fraza klishe sikur po i jep ngjyra romantike tragjedive qe te shitet me mire gazeta .
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Ngushellime familjeve!


    P.s Me shume ka mundesi xhanem qe ai te kete vdekur nga semundja dhe ajo te kete vrare veten nga hidherimi per humbjen e te dashurit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mia@ : 15-10-2011 mė 13:56
    Feelings change - memories don't.

  8. #8
    kėshtu dy tė rinjtė do tė jenė bashkė tė paktėn nė pėrjetėsi
    Tragjike.
    U prehshin ne paqe!
    Paqe!
    Paqe!

  9. #9
    ti, une dhe melodia Maska e orhideja
    Anėtarėsuar
    02-10-2010
    Postime
    4,817
    Shume tragjike............ ne lulen e rinise qe te dy

    U prehshin ne paqe!!!

  10. #10
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anėtarėsuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,946
    Fjala Dashuri Nuk Thuhet Kot
    Per Kta Te Dy Nisi Me Puthje
    Dhe Perfundoj (per Te Gjithe Te Dashurit E Tyre) Ne Lot...

    Qofshin Ne Paqe Ne Parajse Dhe Ne Parajses E Dashurise....
    Takohemi Ditėn e Gjykimit

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •