Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1

    Tirana e humbur përgjithmonë

    Tirana e humbur përgjithmonë

    10/10/2011 20:20



    Nuk duket e largët dita, kur Shqipëria nuk do të ketë më asnjë gjurmë nga historia e lashtë e saj. Kudo babëzia po rrënon, masakron e fshin gjithçka pa asnjë mëshirë, duke kthyer monumentet e kulturës e të natyres diku nëe pallate apo restorante, gurore apo gropa gëlqereje.

    Kjo valë shkatërrimtare, tematika e reportazhit “Shqipëria Tjetër”, pas edicionit të lajmeve çdo të hënë, nuk ka kursyer as rrethinat e Tiranes, që fshehin nën petkun e tyre pasuri të mëdha të trashëgimise sonë kombëtare.

    Kanë mbajtur shekuj e shekuj mbi shpinë, duke u kthyer në simbole të kohëve të largeta ku fshihen themelet e një kombi. Kryet ngritur mes ngjarjeve të mëdha e të vogla që pasonin njera-tjetren, stuhitë natyrore e njerëzore, në kohë paqeje e lufte, ato mbijetuan.

    Mbijetuan për të folur përmes trupit të tyre, përmes legjendave të shkrira ndër gurët e gdhendur. Mbijetuan deri sot, për t’u përballur me harresën që po u rrjep nga trupi jo copëza të pavlera, por pjesë domethënëse të historisë, të identitetit.

    Edhe pse njihet si qytet diku në shekullin e 17, Tirana i ka fillesat e historisë së saj shumë më herët, qe prej antikitetit. Një ndër provat është kalaja e Dajtit, e cila siç pohojnë arkeologët ka lindur diku në shekullin e 6 dhe kategorizohet si vendbanim i lashtë. E shpallur monument kulture i kategorisë së parë që prej vitit 1963, kalaja sot ka pak ose aspak për të ofruar.

    Kalaja e Dajtit, të paktën në letër shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 10 hektarësh, por përtej kesaj, ajo shfaqet me një imazh krejt tjetër, të mbytur mes ferrave e pyllit të dendur, çka e bën thuajse të padukshme, për një sy jo shumë të vëmendshëm.

    Zhgënjimi që të ofron kalaja e harruar mes bimësise së shkalafitur, mpleksur me rrugën e rrjepur nga asfalti dhe gropat e pafundme e bëjnë të vështirë rikthimin.

    Të flasësh për turizëm është mëse e tepërt. Nga Dajti në Pëllumbas, atje ku fshihet një ndër 6 shpellat karstike më të njohura në Europë.

    10 mijë vjet më parë, paraardhësit tanë qëndronin në këtë shpellë në të cilën janë gjetur gjurmë të kohës së neolitit, eneolitit, deri tek periudha e bronxit e hekurit. Shpella e Pëllumbasit, ndryshe e njohur si « Shpella e zezë », konsiderohet nga studiuesit e shumtë si një ndër qendrat arkeologjike me më shumë vlerë në vendin tonë. Mes stalaktiteve e stalagmiteve shpella hyn thellë në brendësine e malit, ku ndodhen edhe degëzime të tjera më të vogla.

    Ashtu siç ndodh shpesh në Shqipëri, është e veshtirë të gjesh diçka me vlera të tilla pa u përplasur në të njëjten kohë edhe me antivleren e saj.

    Nga njëri krah i malit qëndron ky monument i jashtëzakonshem, ndërsa pas tij ngrihen guroret-grykësitë moderne, tipike shqiptare. Shpërthime, gërmime, e makina të tonazhit të rëndë që ikin e vijnë mbushur me gurë.

    E vështirë të mendosh se dikush ka parashikuar apo projektuar që goditjet e malit të mos japin në nje moment të caktuar edhe dëmtime në shpellën e Pëllumbasit, duke bërë kështu pre e barbarisë, vlerat e saj.

    Një realitet me dy fytyra, ndoshta simboli tipik i funksionimit të gjithçkaje në Shqipëri, mes kaosit, shkatërrimit, e babëzisë për të fituar shumë dhe në pak kohë, duke mos u ndalur përballë asgjëje, pa llogaritur kosto e dëme që mund të mos rikuperohen më kurrë.

    Lëmë pas Pëllumbasin, kthyer në një Kandahar të vërtetë për të udhëtuar drejt Brarit, vetëm pak kilometra nga kryeqyteti. Nga shkatërrimi në përçudnim, nga shpella e rrezikuar tek ura e Brarit, monument kulture që prej 1948-s, sot i mbuluar nga plehrat e braktisja.

    E ndërtuar në mesjetën e vonë, ura e Brarit është bërë pre e të marrëve që ende mendojnë se mes këtyre monumentëve mund të jenë fshehur qypa të mbushur me florinj.

    Dhjetëra metra më tej, një tjetër monument kulture i kategorisë së parë, shtëpia 350-vjeçare e familjes Meta. E rikonstruktuar për herë të fundit në vitet 80, në pjesën më të madhe sot ajo është shembur duke humbur një pjesë të vlerave të saj.

    Strukturat përkatëse shtetërore kanë bërë veshin e shurdhët duke e lënë këtë monument të rrenohet, të shkatërrohet, e të shkojë drejt zhdukjes si i tillë.

    Kalaja e Dajtit, shpella e Pëllumbasit, ura e shtëpia e Brarit, por edhe shkallët e Tujanit, kalaja e Dorzit , shtrati i Erzenit: Monumentet kulturore e natyrore të Tiranës që sot ka pak ose aspak se me çfarë të mburret, po rrënohen çdo ditë pa asnjë mëshirë.

    Gjithçka po rripet, po shkulet, po rrëmbehet, duke i dhënë fund gjurmëve të historisë, gjurmëve të Tiranës së dikurshme, asaj Tirane që sot ka humbur mes ndërtimeve e betonit të kudondodhur. Tiranës që nesër rrezikon të zgjohet pa patur me asnjë të shkuar.

    top-channel

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cfar e gjeti topqanallin e edvinit te tregoje se tirana humbi..kur dihet se feudal i saj i plotfuqishem ka qen kto 15 vjet vet bosi i topo qanallit ..edvin betoni..



    ????

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    cfar e gjeti topqanallin e edvinit te tregoje se tirana humbi..kur dihet se feudal i saj i plotfuqishem ka qen kto 15 vjet vet bosi i topo qanallit ..edvin betoni..



    ????
    Sa kohe qe Edvini ishte feudal i Tiranes Top-Channel e kishte mendjen vetem tek ahengu.



    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 10-10-2011 më 17:03

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    na mbyten turqit

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    more puna asht ktu. a asht real problemi apo po rren top channel?
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  6. #6
    deri para ca muajsh ishte komplet ndryshe. ps thoshte tirana po lulezon e ps thoshte tirana ka marr fund. tani per 1 muaj ndryshoi cdo gje me themel.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Per gjith ju qe se keni lexu hic artikullin po vec titullin. Bohet fjal per komunen dajt. Cpun ka edi rama me komunen e dajtit.

    Po si per her ne ket forum nuk merren me problemin. Po merren se kush e tha e pse e tha.

    Edhe qe edi rama e ka dhi tiranen e merr vesht ne budalli qe ka vwc dy sy en ball
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    cfar e gjeti topqanallin e edvinit te tregoje se tirana humbi..kur dihet se feudal i saj i plotfuqishem ka qen kto 15 vjet vet bosi i topo qanallit ..edvin betoni..



    ????
    Keto gurore i perkasin politikaneve ,gjerat duhen thene troc..........
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    Per gjith ju qe se keni lexu hic artikullin po vec titullin. Bohet fjal per komunen dajt. Cpun ka edi rama me komunen e dajtit.

    Po si per her ne ket forum nuk merren me problemin. Po merren se kush e tha e pse e tha.

    Edhe qe edi rama e ka dhi tiranen e merr vesht ne budalli qe ka vwc dy sy en ball
    Flet per Dajtin por edhe per Tiranen ne pergjithesi qe eshte shkaterruar komplet dhe si ka mbetur me asgje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Do e rregulloj Basha po he... sic ka fillu ke lagja ime duke mush gropat me beshtyme.

    Ku kane fonde kto brekgris ,i harxhun gjithe leket per zgjedhje e ne presim te bojn tironen.

    M_t njoni k_ke tjetri.
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •