Pogradec, babai vret me sopatë djalin 25 vjeç
08-10-2011 16:49 CET
Krimi brenda familjes ka goditur sërish, këtë herë në qytetin e Pogradecit, ku një baba i moshuar ka ekzekutuar me sopatë djalin e tij 25 vjeçar.
Sipas të dhënave paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Vërdovë, ndërsa si babai- vrasës është identifikuar Njazi Kromollari.
Mësohet se vrasja makabre ka ndodhur pas një debati mes viktimës dhe autorit, ku i moshuari e ka gjetur zgjidhjen te presa e sopatës, duke masakruar kështu djalin e tij.
Ndërkaq viktima është identifikuar si Kudret Kromollari i moshës 25 vjeç.
Lidhur me këtë rast uniformat blu mbërritën menjëherë në vendngjarje ku dhe arrestuan të moshuarin Kromollari, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /NOA/
zeri info
Krijoni Kontakt