-
Lamtumirė Profesor Faja!
Lamtumirė Profesor Faja!
Opinione Enjte, Tetor 6th, 2011
AGRON JANO
U nda kėto ditė nga jeta profesor Enver Faja, autoritet i veēantė nė fushėn e urbanistikės dhe arkitekturės, figurė e dashur dhe e respektuar, qė ka punuar e krijuar me tri gjenerata: me profesorėt, vėrsnikėt dhe studentėt e tij.
Profesor Faja ndodhet prezent kudo nė Shqipėri ku (siē pohonte vetė), prodhohet arkitekturė, e cila mė gėzon, mė pėlqen, mė lumturon dhe mė bėn fatkeq.
I lindur mė 1934-n, nė njė familje qytetare tiranase, i formuar nė universitetet e Gdanskut dhe Krakovit (Poloni) dhe atė tė Tiranės si urbanist dhe inxhinier arkitekt, talent pėr shkencė dhe art, dijetar dhe artist nė shpirt, gojėmbėl dhe kritik, profesor Enver Faja mbetet njė nga shtyllat kryesore tė urbanistikės dhe arkitekturės shqiptare.
Me njė eksperiencė tė gjatė rreth 50-vjeēare nė fushat e pedagogjisė, tė projektimit urban dhe arkitektonik, me njė numėr tė konsiderueshėm projektesh mjaft ambicioze me rėndėsi kombėtare, profesor Enver Faja ėshtė dalluar si profesionist pasionant i shkallės mė tė lartė.
Ėshtė autor dhe bashkautor i objekteve tė rėndėsishme si Muzeu Historik Kombėtar, Varrezat e Dėshmorėve tė Kombit nė Tirane, Studimi i Qendrės nė Vlorė, masterplani i Qytetit Studenti, ndėrtesa e Fakultetit tė Shkencave tė Natyrės, monumenti kushtuar Kuvendit tė Lezhės, studimi urban i zonės industriale tė Tiranės etj.
Rrallė ndodh dhe jo vetėm te ne, tė jesh i zoti edhe si urbanist, edhe si arkitekt.
Te Enver Faja kanė mbizotėruar tė dyja kėto cilėsi. Ndoshta objekti mė emblematik pėr tė dhe njė nga projektet dhe realizimet mė tė bukura tė arkitekturės shqiptare ėshtė Galeria Kombėtare e Arteve, nė kulmin e aftėsive tė tij profesionale.
Profesor Faja mbetet njė pėrfaqėsues i denjė i shkollės shqiptare tė arkitekturės, si drejtues qysh herėt i Departamentit tė Urbanistikės nė Universitetin Politeknik tė Tiranės, duke pėrgatitur breza tė tėrė urbanistėsh e arkitektėsh.
Nė vitet 1991-1992, profesor Faja ka qenė kryearkitekt i Tiranės dhe ka udhėhequr strategjitė urbanistike dhe arkitektonike tė qytetit.
Ai themeloi e drejtoi pėr rreth 6 vjet, deri ditėt e fundit, Fakultetin e Arkitekturės dhe Urbanistikės nė universitetin UFO (sot Albanian University) tė Tiranės, duke qenė dekan i tij, duke iu gėzuar dhe pėrkushtuar pėrgatitjes dhe diplomimit tė studentėve tė tij.
Profesor Faja ka edhe profilin e tij tė veēantė si publicist dhe diplomat, ambasador i Shqipėrisė nė Poloni (1992-1996), duke lartėsuar vendin tonė nė sy tė tė huajve, duke propaganduar vlerat e vėrteta tė shqiptarėve, duke pritur vetė disa herė Nėnė Terezėn, duke qenė krenar pėr tė dhe kombin e tij.
Elokuenca dhe ndershmėria profesionale mbeten, veē tė tjerash, dy cilėsi tė rralla tė profesor Fajės.
Elokuent, gojėmbėl e bindės si dėshmi e njė pėrgatitje tė thellė teorike, ndershmėria profesionale karakteristike e idealistėve tė rrallė si profesor Faja, mbrojtės i arkitektėve shqiptarė tė tė gjitha moshave dhe veprave tė tyre nga nihilizmi apo interesat e ēastit.
E rėndėsishme tė veēojmė se si rrallėkush nė raportin e profesionit me politikėn, profesor Faja ka qenė gjithnjė nė anėn e profesionit.
Studimet dhe botimet e tij mbi konceptet e projektimit urban, artikujt dhe kumtesat nė konferencat shkencore brenda dhe jashtė Shqipėrisė, u pasuan se fundi me botimin e librit Kush e drejton Urbanistikėn shqiptare, i vlefshėm jo vetėm pėr studentėt e shkollave tona tė arkitekturės.
Kush mundi ta njohė nga afėr, profesor Faja ishte modeli i prindit e bashkėshortit, i shtrenjtė pėr gruan Suzi, pėr fėmijėt e tij, vajzėn Ardiana, djalin Blendi, pėr vėllezėrit e tė afėrmit e tij, por i ngrohtė dhe i dashur pėr ne ish-studentėt dhe kolegėt e tij, studentėt e sotėm dhe brezat qė vijnė.
Nė kohėn e ekonomisė sė tregut, sidomos nė Shqipėri, njerėzit, por edhe arkitektėt (jo tė gjithė), kėrkojnė mė shumė tė marrin se tė japin.
Profesor Faja dha mė shumė se ēmori, na la ne qė e njohėm, vlerėn e arkitektit artist, por, mbi tė gjitha, Njeri, ndaj i jemi mirėnjohės kėtij Mjeshtri tė Madh.
Vlerėsimi pėr tė meriton analiza tė veēanta. Sa mė shumė kalon koha, aq mė shumė do tė shtohet interesimi pėr tė. Mozaiku i profilit tė tij tė gjithanshėm si urbanist, arkitekt, pedagog, publicist, diplomat, me siguri do tė plotėsohet nga kolegėt qė e kanė njohur dhe bashkėpunuar, nga studiuesit e artit dhe arkitekturės, nga ish-studentėt e tij dhe studentėt e sotėm, si njė vlerė e arkitekturės dhe kulturės sonė kombėtare.
Profesor Faja do tė kujtohet si njė emėr i respektuar dhe i dashur pėr shumė breza arkitektėsh e urbanistėsh shqiptarė.
Fikja e profesorit: Njė ikje e natyrshme, e bukur, si nėpėr ėndėrr, me dėshirėn qė pas pak ditėsh nė dyert e Universitetit do tė presė pėrsėri studentėt e tij.
Lamtumirė Profesor Faja!
---
kj
Homazhe nė nderim tė arkitektit dhe diplomatit Enver Faja
Arkitekti dhe ish-diplomati i njohur Enver Faja ėshtė ndarė nga jeta nė moshėn 77-vjeēare, nė njė spital tė Strasburgut pas njė sėmundjeje tė rėndė. Nė nderim tė tij, Kryeministri Sali Berisha, Presidenti Bamir Topi, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kryebashkiaku i Tiranės, Lulzim Basha si dhe personalitete tė tjera tė larta zhvilluan homazhe tė enjten nė Galerinė Kombėtare tė Arteve, njė prej shumė veprave tė projektuara nga arkitekti Enver Faja. Kryeministri Berisha tha se, me ndarjen nga jeta tė arkitektit Enver Faja, Tirana dhe mbarė bota intelektuale ka humbur njė njeri tė madh. "Enver Faja jetoi njė jetė me pėrkushtim tė madh ndaj familjes sė tij, Tiranės qė aq shumė e deshi dhe mishėroi vlerat e saj. Enver Faja, ka lėnė prapa vepra tė shkėlqyera qė e pėrfaqėsojnė atė me dinjitet tė madh nė memorian e miqve dhe qytetarėve tė Tiranės", theksoi Kryeministri Berisha.
Vlerėsime pėr figurėn e intelektualit Enver Faja, pėrcolli dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. "Sot, bota e arkitekturės ka humbur njė ndėr arkitektėt mė tė mirė dhe mė tė njohur shqiptar. Familja ka humbur njeriun e dashur, studentėt kanė humbur profesorin e dashur, ne tė gjithė, kemi humbur njė njeri fisnik. Ndaj dhe sot pėrulemi me shumė respekt dhe nderim pėrpara veprės dhe jetės sė tij", u shpreh Topalli.
Faja, autoritet i veēantė nė fushėn e urbanistikės dhe arkitekturės, ėshtė autor dhe bashkėautor i objekteve tė rėndėsishme si Muzeu Historik Kombėtar, Varrezat e Dėshmorėve tė Kombit nė Tirane, Studimi i Qendrės nė Vlorė, masterplani i Qytetit "Studenti", ndėrtesa e Fakultetit tė Shkencave tė Natyrės, monumenti kushtuar Kuvendit tė Lezhės, studimi urban i zonės industriale tė Tiranės etj.
Enver Faja ka shėrbyer edhe si diplomat, ambasador i Shqipėrisė nė Poloni nė vitet (1992-1996).
Enver Faja, shuhet arkitekti i kryeqytetit
Arkitekti dhe diplomati Enver Faja, i cili u nda nga jeta tri dite me pare, iu bene dje, nderimet e fundit. Ne Galerine Kombetare te Arteve, familjaret, koleget, miqte e profesorit, por edhe kreret me te larte te shtetit, percollen me nderime arkitektin 77-vjecar, qe nderroi jete ne spitalin e Strasburgut, ne France. Ata thane se Enver Faja la pas nje sere veprash, te cilat perfaqesojne me dinjitet autorin dhe u sherbejne brezave te se ardhmes. "Veprat e tij ne Tirane jane kudo, por besoj se vepra e tij me e madhe eshte ndertimi i raporteve njerezore me koleget, miqte, studentet e tij",- tha Presidenti Bamir Topi. "Enver Faja u nda nga jeta, por ka lene mbrapa vepra te shkelqyera, qe e perfaqesojne dhe perjetesojne ate me dinjitet te madh ne kujtesen e qytetareve te ketij vendi",- tha kryeministri Sali Berisha. "Familja ka humbur njeriun e dashur, studentet kane humbur profesorin e dashur. Ne te gjithe kemi humbur nje njeri fisnik",- tha kryetarja e Parlamentit , Jozefina Topalli. "Nderkohe qe ne perpiqemi te perfundojme projektin e vepres se tij, planin e ri urbanistik te Tiranes, duke perdorur gjithe bagazhin e punes se tij profesionale gjate ketyre viteve, ne do t'ia dalim edhe me mungesen e tij fizike te misherojme parimet, per te cilat ai u perpoq dhe luftoi gjate gjithe jetes",- tha kryetari i bashkise se Tiranes, Lulzim Basha. "Enver Faja nuk ishte vetem nje arkitekt i shquar, ishte nje qytetar, i cili nuk mungoi ne te gjitha debatet qe i perkisnin qytetit, zhvillimit urbanistik; pra, ishte nje qytetar me nje ndjenje te thelle pergjegjesie",- tha ministri i Kultures, Aldo Bumci. Muzeu Historik Kombetar, Galeria e Arteve, Varrezat e Deshmoreve te Kombit, masterplani i Qytetit Studenti, ndertesa e Fakultetit te Shkencave te Natyres, e te tjera; jane godina qe kane per autor apo bashkepunetor, arkitektin Faja. Ai ka sherbyer edhe si Ambasador i Shqiperise ne Poloni, nga vitet 1992 deri ne 1996.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt