-
Kristo Floqi
OPINION
Kristo Floqi, i harruari bashkėthemelues i Vatrės dhe editor i Diellit
06-10-2011 / Nga Dalip Greca
Nė prag tė 100-vjetorit tė Vatrės
Dr. Kristo Floqi ėshtė jo vetėm ndėr themeltarėt e Vatrės, por dhe inisiatori dhe drejtuesi i mbledhjes sė parė pėr bashkimin e shoqėrive shqiptare tė Amerikės. Vėrtetė se ishin Faik Konica dhe Fan Noli, ata qė hodhėn farėn e bashkimit, por thirrjen pėr takimin e parė bashkues me 11 dhjetor 1911 e kishte bėrė ai. Si editor i Diellit, Floqi i parapriu procesit tė krijimit tė Federatės, duke treguar dobitė e bashkimit e duke fshikulluar pėrēarėsit. Edhe thirrja pėr takimin bashkues u hartua dhe u nėnshkrua nga ai. Ēuditėrisht ai ėshtė pėrmendur pak ose aspak nė faqet e Diellit, pasi e pat lėnė Amerikėn, dhe ishte i ndaluar rreptėsisht tė pėrmendej nė literaturėn komuniste tė Shqipėrisė. Nuk u shkrua fare pėr fatin e tij nė burgjet e komunizmit, ashtu si dhe pėr fatin e shumė tė tjerėve, mbi tė cilėt ra pa mėshirė gijotina e diktaturės, edhe pse kishin qenė shpirti i Vatrės dhe kishin luftuar aq shumė pėr Kombin. Paradoksi qėndron se me rastin e vdekjes sė tij nė Shqipėri, Dielli qė ai editoi, nuk shkroi asnjė rresht!Tė jetė kjo mungesė informimi apo njė harresė siē kishte ndodhė me ish editorin e Diellit, Bahri Omari tė pushkatuar, me komandantin e vullnetarėve shqiptarė tė Amerikės, Aqif Pėrmeti, pushkatuar, me ish themeluesin tjetėr tė Vatrės, Kristo Kirkėn, me Kolė Tromarėn e tė tjerė vatranė qė dhanė shpirtin pėr ēėshtjen Kombėtare?!
Kush ishte Kristo Floqi?/Pati lindur mė 1976 nė Korēė (ėshtė shkruar se ai ka lindur nė fshatin Floq, por kjo nuk i pėrgjigjet sė vėrtetės sepse vetė ai nė shėnimet autobiografike pohon se ka lindur nė Korēė.) I ati, Vasili, kishte lindur nė Floq.Informacion japin pėr Floqin edhe studiuesit Robert Elsie dhe Hasan Hasani, ndėrsa gazetari Fiqri Shahinllari nė librin e tijLis nė Shkėmb sjell tė dhėna interesante rreth Floqit, pasi ka shfletuar arkivin. Ndėrsa Prof. Dr. Stilian Adhami, krahas studimit tė kėsaj figure sjell tė dhėna e dėshmi tė rralla. Kristo Floqi ishte i biri i Vasil Floqit, i cili pati katėr djem dhe njė vajzė; Dhimitrin, Kriston, Nikollaqin, Thanasin dhe Katerinėn. Mbetėn gjallė vetėm Kristo me Thanasin. Tė dy studiuan pėr drejtėsi.Mėsimet e para Kristo Floqi i mori nė Korēė, ndėkohė qė studimet e mesme dhe tė larta i kreu nė Greqi. Diplomoi pėr drejtėsi nė Athinė, po aty e ushtroi profesionin e avokatit deri nė vitin 1900. Mė pas shkon nė Korēė, ku hap zyrė avokature, mė pas kaloi nė Vlorė.Zotėronte disa gjuhė tė huaja dhe shquhej qė nė rini pėr prirje letrare dhe publicistike.Veprimtaria politike, juridike, letrare dhe publicistike e Kristo Floqit pėrfshinė Shqipėrinė dhe SHBA-nė. Nė kohėn e para Luftės shkėlqeu, pas lufte kaloi njė kalvar vuajtjesh e harrimi, ndėrsa pasvdekja ishte injorim pėr kėtė figurė kombėtare, mbuluar me pluhur harrese e terr.
Nga Vlora nė SHBA/Ėshtė shkruar se Kristo Floqi erdhi nė SHBA nga Turqia, ku kishte shkuar pėr tė pėrvetėsuar Turqishten, ėshtė shkruar edhe njė variant tjetėr, se ai kishte mbėrritur nė SHBA pėr arsye ekonomike dhe nevoja tė Lėvizjes Kombėtare siē kishin shkuar Petro Nini Luarasi,Sotir Peci, Fan Noli, Faik Konica, Mihal Grameno, Kristo Dako e tė tjerė. Asnjėra, as tjetra nuk qėndrojnė. Variantin e vėrtetė e tregon vetė ai, nė Kujtime Historike- Formimi i Federatės PanshqiptareVatra- botuar nė nėntor 1937 nė revistėn LEKA. Kristo Floqi nė vitin 1909 ishte avokat nė Vlorė. Ėshtė koha kur ai e ka afirmuar veten nė radhėn e nacionalistėve qė kėrkojnė njė Shqipėri mė vete.Ishte ky shkaku i njė pėrleshje mes njė grupi nacionalistėsh shqiptarė, ku kryesor ishte kristo Floqi dhe njė grupi turkoshakėsh, qė bėnin pjesė nė Shoqėrinė nacionaliste Turke me emrin Itihat Ve Tereki, qė propagandonte njė Turqi tė re. Dy grupimet u pėrleshėn paq, dhe autoritetet e pushtetit lokal ua suallėn shpirtin majė fytit, siē kujton Kristo Floqi nė shėnimet historike tė botuara mė 1937 nė Revistėn Leka. Nė kėto rrethana grupimi i nacionalistėve shqiptarė menduan se kishte mbrritė rasti tu tregonin vendin turkoshakėve dhe si hap tė parė ndėrmorėn sulmin mbi zyrėn e Post-Telegrafės sė Vlorės. Aso kohe, Ismail Qemali ndodhej nė Selanik. Grupi i nacionalistėve hyri nė kontakt me Ismail Bej Qemalin dhe me tė gjithė ata qė ishin pėr inisiativėn Kombėtare, brenda dhe jashtė Shqipėrisė, dhe u prezantuan situatėn ku ndodhej Vlora dhe veprimet e tyre.Duke qenė zotėr tė postė-telegrafės, nisėn shifėrkėmbimin, duke pėrcjellė situatėn e acaruar dhe ēmund tė bėnin nė atė situatė.I ndalėn tė gjitha telegrafet qė zyrtarėt lokal pėrpiqeshin tė nisnin drejt eprorėve. Autoritet ushatarake u zemruan sė tepėrmi dhe rrethuan Postėn, duke kėrkuar dorėzimin e Postės, por nacionalistėt shqiptarė kundėrshtuan dhe nuk ua dorėzuan as shifrėn.Situata u pėrkeqėsua dhe forcat ushtarake u shtuan. Nė kėto rrethana rebelusit shqiptarė e lanė Postėn dhe njė pjesė kapėrcyen detin dhe u hodhėn matanė Adriatikut, ndėrsa njė pjesė tjetėr u ngjitėn maleve. Kristo shkoi nė Cakran tė Fierit nėn kujdesin e Bektash Cakranit. Mirėpo edhe aty ishte vėshtitrė tė qėndronin gjatė pa rėnė nė sy. Vendosėn qė ta linin Shqipėrinė dhe tė kalonin nė Brindizi e qė aty morėn anijen drejt SHBA-ve.
Nga Bostoni nė Salte-Lake City/Pas disa ditėsh Kristo Floqi arrinė nė Boston. Nuk bėhej fjalė pėr tė ushtruar zanatin e avokatit sapo vuri kėmbė nė Amerikė. Vendosėn qė tė hapnin njė restorant nė Boston duke shfrytėzuar klientelėn shqiptare, qė pėrbėhej kryesisht prej punėtorėve tė fabrikave tė Natick nė Mass. Kur dukej se gjithēka po shkonte mirė, restoranti dha shenja falimentimi. Pas katėr muajėsh u detyruan qė ta linin atė punė. Ētė bėnin? Nuk e dimė se ēpunė tjetėr mund tė ketė bėrė Kristo me shokėt me tė cilėt pat marrė rrugėn pėrkėndej Atlantikut, por ai vetė shkruan nė kujtimet e veta senevoja na shtėrngojė tė ēajmė barakzi Shteteve tė Bashkaura tė Amerikės e tė zemė vend nė qytetin e bukur tė Salt-Lake City tė shtetit tė Utah, pranė Kalifornisė. Nė Salt-Lake, Kristo kishte kunatin e tij, Kristo Poēi, i cili merrej me tregėti dhe punėt i shkonin mirė. Aty punoi deri mė 20 shtator 1911, pasi i erdhi njė Ftesė nga Shoqėria Besa-Besėn pėr tė marrė detyrėn e editorit tė gazetėsDielli, post i cili ishte vakant pasi e kishte lėshuar Eftim Natse, para tė cilit nė atė post kishte qenė Konica.
Editor i Diellit/Shoqėria Besa-Besėn,po kėrkonte njė editor tė ri pėr gazetėn e saj Dielli. Me propozimin e Kolė Rodhes dhe tė Llambi Ēikozit, ky post iu propozua pikėrisht Kristo Floqit, i cili nė atė kohė i kishte rregulluar problemet financiare dhe fitimet po i shkonin mbarė. Edhe pse pagesa qė iu propozua nuk ishte kushedi ēfarė, 50 dollarė nė muaj, ai e pranoi detyrėn pėr hir tė ēėshtjes kombėtare dhe bashkimit tė kolonive shqiptare nė SHBA.Pėrmes gazetės Floqi u bėnte thirrje shqiptarėve qė tė bėheshin bashkė sepse kėshtu do ti shėrbenin mė mirė kombit dhe do tė ndikonin nė krijimin e shtetit shqiptar. Mbresat e asaj dite, kur Kristo Floqi mori detyrėn, na e pėrshkruan me nota mallėngjenjėse gazeta Dielli e Vjeshtės 1911 :Tė dielėn qė shkoi, mė 17 tė Vjeshtės, u mbajt meshė nė Kishėn e Shėn Gjergjit nė Boston prej tė Pėrnd. At Naum Ēere dhe At Damianit.Ishin mjaft shqiptarė prej Bostonit dhe fshatrave pėrreth. At Naumi meshoi fort bukur me me zėn e tij tė plotė e tė begatshėm.Si tha Unigjillė, At Damiani mbajti njė fjalė tė shkurtėr, por tė bukur, duke pėrkthyer Ungjillė e duke prurė fjalėn mbi ēėshtjen Kombėtare. Pas priftit, nėnkryetari i Shoqėrisė Besa-Besėn z. Vangjo Mille u ngrit dhe me njė fjalė tė mirė rekomandoi drejtorin e ri, z. Kristaq Floqin, i cili u prit gėzimėrisht me njė pėrpjekje duarėsh tė paprerė nga ana e dėgjonjėsve. Pasandaj, z. Kristo Floqi u ngrit, duke marrė nė duar kurorėn e shoqėrisė Besa-Besėn si dhe dy kurorėt e tjera tė shoqėrisė Arsimi dhe tė Shqiptarėve tė Cochituate-it, kaq tė bukura tė tria, mbajti njė fjalė tė gjatė, mė tepėr se njė orė, ku ēmoi vleftėn e trimave djelmoshė, tė cilėt njėri pas tjetrit, ranė dėshmorė pėr nderin dhe famėn e Atdheut. Fjala e drejtorit qe kaq e bukur, e lartėr dhe pėllore nė ndjenjė e nė fantazi, sa e mallėngjevi tė tėrė popullin dhe ngjethi zemrat gjersa qanė me lot. Pas z. Kristo Floqi, u ngrit i njohuri atdhetar z. Kristo Kirka, i cili foli me njė nxehtėsirė tė madhe pėr therorėt e Pėrlindjes, duke pėrvėluar zemrat e djegura. Njė pėrpjekje duarsh e fortė vėrtetonte gėzimin qė ndjenin dėgjonjėsit. Mė sė fundi, me fjalė fort tė hijshme e tė pėlqyera, rekomandoi drejtorin tonė nė popull, duke thėnė se nga burra si Kristaq Floqi duhet tė presė shumė kombi.Shqiptarėt e Amerikės duhet ti ndihin pa kursim nė udhėn e re nė tė cilėn dėshiron tė sjellė Shqiptarėt dhe Kombin. Kėsisoj mesha u krye duke lėnė njė pėrkujtim tė pa harruar.
Detyrėn e editorit ai nuk e bėnte vetėm duke qėndruar nė zyrė, por shkonte atje ku ishin shqiptarėt,konak mė konak; katund mė katund e qytezė mė qytezė. Ai mbante konferenca dhe inkurajonte shqiptarėt pėr patriotizėm. Qėllimi i konferencave ishte bashkimi i tė gjitha kolonive shqiptare, me qėllim qė shqiptarėt e Amerikės tė kishin njė zė tė bashkuar pėr Kombin e tyre.Nė atė kohė nė Amerikė egzistonin disa shoqėri shqiptare si: Mė e madhja ishte Shoqėria Besa-Besėn, mė pas vinte Arsimi e Korēarėve, Dallėndyshe e New York-ut, Shoqėria Kombėtare e Worcesterit, Shoqėria Malli i Mėmėdheut dhe Pėrlindja e Jamestownit, Shoqėria Lidhja, Shoqėria Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, Shoqėria Hylli Afėrdita, Shoqėria Bashkimi, Shoqėria Mirėbėrėse, Shoqėria Pėrparimi dhe Komiteti i z. Faik KonitzaFlamuri i Krujės. Nė konferencat qė zhvillonte nėpėr kolonitė shqiptare, Kristo Floqi shtronte idenė e njė programi tė pėrbashkėt tė shoqėrive tė bashkuara dhe dhėnien fund tė grindjeve dhe lokalizmave krahinore. Ai argumentonte se vetėm tė bashkuar, do tė arrinin qė tė forconin frymėn kombėtare nė SHBA. Floqi, arriti qė pėr tre muaj ti binte kryq e tėrthor kolonive shqiptare dhe realizonte mė shumė se 100 konferenca. Kur e pa se fara e bashkimit ishte hedhur, dhe se disa nga shoqėritė ishin tė bindura se ishte koha pėr bashkim, dėrgoi thirrjen pėr njė takim tė pėrbashkėt.
Takimi historik i 11 dhjetorit nė Boston, mungesa e Konicės/Nė mirėkuptim me shoqėritė u la qė takimi i parė tė bėhej me 11 dhjetor 1911 nė Boston. Atė ditė me qindra shqiptarė mbėrritėn nė Boston dhe ėshtė pikėrisht kjo ditė qė ēeli njė epokė tė re pėr Lėvizjen Kombėtare shqiptare nė SHBA. Nė kujtimet e tij, Kristo Floqi shkruan se Dita historike 11 Dhjetorit 1911 shėnoi njė periudhė tė re pėr shqiptarėt e Amerikės. Atė ditė arritėn nė Boston me qindra shqiptarė, si delegatė tė shoqėrive, por edhe individė. Salla e gjerė e hollit Rathbonne u mbush plot, sa shumė veta u shtrėnguan tė qėndrojnė mė kėmbė dhe qindra tė tjerė mbetėn jashtė. Nė mbledhje mori pjesė edhe Peshkop Noli. Ra nė sy mungesa e dekanit tė ēėshtjes Kombėtare, Faik Konicės, i cili ishte padyshim figura mė elitare e asaj kohe dhe njė prej promotorėve tė Lėvizjes Kombėtare. Artikujt e tij nė Dielli i kishin bėrė pėr vete shqiptarėt e Amerikės, ndaj pėrfaqėsuesit e shoqėrive tė ndryshme qė kishin ardhė nė atė takim historik, po habiteshin qė mungonte aty shtylla e bashkimit. Kureshtjen e delegatėve e shoi Kristo Floqi, i cili u tregoi atyre letrėn qė kishte marrė nga Faik Konica dhe ua lexoi fjalė pėr fjalė.
Ēfarė shkruante Konica nė atė letėr? E sjellim tė plotė:
I dashur z. Floqi
E mora letėrn tuaj sot pasdreke dhe ju kthej pėrhirime pėr fjalėt miqėsije dhe nderimi qė mė thoni. Pėr fat tė zi jam fare i penguar tė Djelėn, se se dinja se kishit mbledhje dhe se do tmė ftojit dhe kėshtu u lidha gjetkė pėr pasnesėr. Ato qė mė thoni pėr bashkimin janė tė pėlqyera dhe pa dyshim duhet tė bėhet nė gjetshim njė formulė tė drejtė qė ta mbarojmė pa prishur punėt qė kemi trajtuar gjer tani me shumė mundime. Kemi komitetin tonė kėtu(Flamurin e Krujės) dhe nuk shohim ndonjė arsye qė ta prishim. Ėshtė e udhės tė prishen punėra pa rregull e pa program, por jo punėra tė ndėrtuara me kujdes. Besoj kėto ti peshoni dhe tė mė jepni tė drejtė.
Mbetem Juaji me besė,
FAIK KONITZA d.v
Letra duket se la njė shije mosbesimi tek tė pranishmit. Vetė Kristo Floqi shkruan se kjo letėr ishte njė justifikim pėr tė mos ardhur, pasi njoftimi pėr mbledhjen bashkuse botohej nė ēdo numėr tė Diellit dhe Faikut i dėrgohej gazeta. Mirėpo tashmė qė ai nuk ishte mė editor i Diellit, kur e pyesnin pėr gazetėn, thoshte jo pa shpoti se nuk e lexonte mė Diellin nga frika se mos harronte shqipen! Sipas interpretimit qė i bėn letrės, Kristo Floqi, dyshon se Konica e dėrgoi letrėn dhe sshkoi vetė nė takim ngaqė nuk ishte ai iniciatori dhe se nuk donte tė sakrifikonte Komitetin e tij Flamuri i Krujės, qė sipas Floqit kishte vetėm 10-12 anėtarė. Floqi e shkruan tė zezė mbi tė bardhėKonica nuk donte qė ta merrja unė bajrakun e bashkimit. Si ky, ashtu dhe Noli, qitnin gjithėnjė pengime. Kėto i kishin kuptuar shqiptarėt e Amerikės dhe unė veēanėrisht ua diktonja herė pas here me anė tė Diellit, organit tonė.
Nė fakt Fan Noli, i ktheu pėrgjigje Kristo Floqit, se ai dhe miku i tij Konica, nuk ishin kundėr bashkimit, pėrkundrazi, kishin punuar gjatė pėr bashkimin, por ata kėrkonin njė punė tė pėlqyer dhe serioze, jo qesharake (Dielli 18 janar 1912). Nga ana e tij, ish editori i Diellit, Refat Xh Gurazezi, nė ciklin e artikujve rreth historisė sė Vatrės, tė pėrmbledhur nė librin Historia e Federatės Vatra, e kundėrshton Floqin, pėr tė cilin shkruan: Editori i fundit (sa Dielli ishte gazetė e shoq Besa-Besėn), e gjeti tė shtruar tryezėn e bisedimit, idenė dhe planin pėr bashkimin e gjithė shoqėrive shqiptare tė Amerikės rreth njė shoqėrie tė madhe kombėtare.
Floqi, kryetar i mbledhjes historike/Nė kujtimet e veta, Kristo Floqi pohon se pėr tė respektuar Imzot Nolin, e propozoi atė pėr kryetar tė mbledhjes, por Noli e refuzoi me argumentin se i takonte Floqit ai post sepse qe ai qė inisiatori dhe organizatori. Propozimi i Nolit u hodh nė votė dhe Kristo Floqi u zgjodh kryetar, ndėrsa Llambi Kreshpani, sekretar. Pas fjalimeve, Marko Adams propozoi Komisionin historik pėr themelimin e Vatrės, ku renditi katėr emra: Fan Noli, Kristo Floqi, Faik Konica dhe Paskal Aleks. Sipas propozuesit ky komision do tė merrte pėrsipėr organizimin e njė Federate tė madhe Panshqiptare nė marrėveshje me tė gjitha shoqėritė. Propozimi u gjet i pėlqyer.
Barra i mbeti Komisionit, i cili nė mbledhjen e parė zgjodhi Fan S Nolin si sekretar. U njoftua ēdo shoqatė qė tė dėrgonte nė qendėr emrin e delegatit tė vet. Floqi kujton se rekordi i parė qė shpalli komisioni ishte: Tė katėr tė nėnshkruarit, tė zgjedhur prej Asamblesė si Komision pėr tė gjetur udhėn e bashkimit tė tė gjitha shoqėrive Shqiptare tė SHBA, u mblodhėn dhe vendosėn: 1-Tė pyeten tė gjitha shoqėritė e kolonitė e tjera, ku nuk egzistojnė shoqėri, nėse u pėlqen njė bashkim i pėrgjithshėm. 2- Si e dėshirojnė bashkimin, nė formė qendrore, apo si njė federatė? 3-Me ēfarė soj qėllimit e dėshirojnė, me qėllim politik, letrar, apo me qėllim propagandė popullore? 4-Nė rast se u pėlqen ky bashkim, kur mund tė kenė zgjedhė delegatėt e tyre pėr tė ardhur nė Boston e pėr tė themeluar bashkimin.
Njėkohėsisht u njoftuan se Komisioni i tė katėrve, zgjodhi pėr sekretar rev. At Fan Nolin me adresė P.O Box 2445, Boston, Mass, me tė cilin do tė mbahej korerspondenca. Mbledhja e afėrme do tė bėhej me 3 mars 1912. Poshtė njoftimit ishin vendosur katėr emrat, qė kanė hyrė tashmė nė histori: F. Konitza, Kr. Floqi, At Fan Noli, P. Aleks.
Mė pas, ai kujton se ishin zgjedhur edhe delegatėt, pėrfaqėsues fuqiplotė: Pėr Shoqėrinė Besa-Besėn Llambi Ēikozi, pėr Shoqėrinė Mirėbėrse At Naum Ēerja, pėr Shoqėrinė Kombėtare tė Worcesterit Kostika Treska, i cili u zėvendėsua prej Kosta Vasilit, pėr Shqoqėrinė Pėrlindja dhe Malli i Mėmėdheut tė Jamestown Kostaq Kota, pėr Shoqėrinė Dallėndyshja tė New Yokut dhe Arėsimi Kristo Kirka dhe pėr Komitetin Flamuri i Krujės Kolė Tromara.
Nė mbledhjen e 24 marsit 1912, Floqi kujton se u mor vendimi qė tė hartohej Kanunorja.
Pas gjithė kėtyre veprimeve duhej njė emėr pėr tė pagėzuar Federatėn. Floqi kujton: Gjithėsecili prej nesh organizatorė e delegatė, propozoi nga njė emėr, kush Plugu, kush Parmenda, njė tjetėr Kastrioti, njė tjetėr Skėnderbeu, dikush Pėrlindja, por asnjė prej tyre nuk gjeti pėlqimin e tė gjithėve. Mė pas Fan Noli, hodhi mes pjesmarrėsve emrinVatra. U pamė sy mė sy mė njėri-tjetrin; jo se emri ishte i keq, por sikur nuk na goditi mirė nė vesh, por Fan Noli me elokuencėn e tij na dha disa sqarime e shpjegime tė tjera sinjifikative e kėshtu na bindi tė gjithėve dhe e pranuam me brohori e duartrokitje. Konica nė artikull tė botuar nė Diellin e 31 marsit 1922, e kundėrshton kėtė paraqitje tė Floqit, kur shkruan: Pėr emrin, formėn federale, kanunoren, rregulloren, dhe shpirtin e parė tė VATRĖS, jam responsibėl unė. Por e drejta ėshtė qė Vatra, tė cilėn un e lashė ēilimi shtatė muajėsh, u rrit, u madhua, u bė njė forcė nga Fan Noli dhe Vatranėt e Amerikės, mė 1915-1919, dhe nė atė zhvillim unė skam patur asnjė pjesė.
Mė pas u hartu edhe Kanunorja, e cila u nėnshkrua nga tė gjithė.
28 prill, dita historike/Floqi kujton se 28 prilli 1912 ishte njė ditė historike. Ai shkruan: Dita e 28 prillit 1912 ka qenė dita e fundit e bisedimeve pėr VATRĖN dhe kjo ditė mund tė quhet dita historike e krijimit tė Vatrės e cila kaq shumė i shėrbeu Atdheut nė kohėrat e rrezikshme qė pasuan mė vonė, shėrbime me tė vėrtetė patriotike qė nuk mund tė harrohen kurrė. Kjo ditė ėshtė e fiksuar nė Rekordin XI, qė pėrmban zgjedhjen e Pleqėsisė sė Vatrės. U zgjodhėn si pleq; Fan Noli, Llambi Ēikozi, dhe Kristo Kirka. Si organizatorė pėr formimin e degėve u zgjodhėn Faik Konitza, dhe Kristo Floqi, si kontrollorė Paskal Aleksi, Elia Tromara dhe Kosta Vasili. Puan mė e vėshtirė u takoi dy organizatorėve tė cilėt duhej tė shkonin koloni mė koloni dhe tė formonin degėt e Vatrės. Floqi, duket se nuk ka qenė i kėnaqur nga pėrzgjedhja qė bėri Faik Konica, i cili sipas tij, zgjodhi ato koloni ose shoqėri, ku prania numerike e shqiptarėve ishte e madhe, ndėrsa fshatrat ia la atij, Kristo Floqit. Ndoshta me subjektivizėm, ai ankohet edhe pėr rolin ndėrmjetės tė Nolit, i cili favorizoi Konicėn. Floqi kujton se Konica zgjodhi krijimin e degėve nė Lynn, Worcester, Manchester, Southbridge dhe tė Central Falls. Fan Noli, si mik i Konicės, ofroi ndihėmn e vet, dhe mori pėrsipėr qė tė organizonte degėt nė Boston, Natichk dhe tė Cochituatetit. Kristo Floqit i mbetėn degėt; Milford So, Framingham, Marlboro, Hudson, Taunton, New Bedford, Bideford Me, Saco Me, Lewiston, Sanford, Augusta, NH, Concoder N. H, Franklin, Penacook dhe disa tė tjera mė tė vogla. Refat Gurazezi edhe nė kėtė pikė e kundėrshton Floqin.
Largimi/Komisioni i pėrkohshėm i Vatrės e bėri mbledhjen e parė pas themelimit mė 2 korrik 1912 nė Simonds Hall dhe aty u mor vendimi qė tė organizohej Kuvendi i Parė tė dielėn e 14 korrikut 1912. Mbledhja vendosi qė tė mernin pjesė nė Kuvend edhe anėtarė tė cilėt do tė pėrcaktoheshin nga sekretarėt e degėve, por ata do tė ishin vetėm dėgjues. Po kjo mbledhje i caktoi pėr detyrė Faik Konicės qė tė pėrgatiste vulėn e Federatės, Llambi Ēikozi, kishte marrė pėrsipėr qė tė porosiste kopsat me monogramet F. S. V, dhe Kristo Kirka kishte marrė pėrsipėr botimin e Kanunores nė gjuhėn shqipe. Kuvendi i parė u bė brenda ditės, edhe pse filloi nė orėn 1.00 tė pasditės. Aty u zgjodhėn; Faik Konitza sekretar i pėrgjithshėm dhe Editor i Diellit, Llambi Ēikozi arkėtar i pėrgjithshėm, Kristo Kirka Menager i Diellit, Kristo Floqi, Paskal Aleksi, Vangjel Gjika dhe Josif Pani kontrollorė. Pa kaluar muaji nisėn mosmarrveshjet mes zyrtarėve tė Vatrės. Pėr tė kthyer normalitetin, u hoqėn tre kontrollorėt, Kristo Floqi, Paskal Aleksi dhe Vasil Gjika. Mė 11 gusht nė vend tė tyre u zgjodhėn, Fan Noli, Andrea Kristo dhe Koli Caknaqi. Kristo Floqi u zemrua dhe shkoi nė New York, ku nisi botimin e gazetės Zėri i Popullit.
Floqi shkrimtar, jurist, politikan/Pas kthimit nė Atdhe Kristo Floqi iu kushtua avokaturės, letėrsisė dhe politikės. Mė 1919 ai drejtonte tė pėrmujshmenAgimi nė Shkodėr, ku kishte hapur dhe zyrėn e vet avokatore. Mė 19 shtator 1920, pėr pak muaj ai ėshtė Ministėr i Arsimit nė Kabinetin e Iliaz Vrionit. Nė legjislaturėn e parė, 21 prill 1921 ishte deputet nė Parlament. Ushtroi edhe detyrėn e gjyqtarit tė Diktimit. Floqi u shqua edhe nė fushėn e krijimtarisė letrare dhe publicistike. Poezitė e tij ishin plot tharm dhe i kėndonin atdheut, dėshmorėve, natyrės sė bukur, evokonin trimėrinė dhe traditat shqiptare. Madje nė vitet 1920-30 poezitė e tij ishin nė pjesė tė teksteve tė Kėndimit. Vėllimi i tij Shkėndija ose Antologji shkollore pėrmblidhte 105 vjersha, elegji, fabula. Elegjitė kushtuar Naim e Sami Frashėrit, Themistokli Gėrmenjit, Gani Butkės, Spiro Bellkamenit, Papa Kristo Negovanit, Ceno Sharrės, Meleq Frashėrit, Mustafa Qullit, Ēerēiz Topullit, Babė Dudė Karbunarės, Kolonelit hollandez Tomson, etj, ishin ndėr mė tė pėlqyerat dhe recitoheshin nėpėr festa a pėrkujtime. Floqi ishte ndėr dramaturgėt e zėshėm tė kohės sė vet dhe radhitet nė historinė e lėvrimit tė dramės shqiptare krahas Sami Frashėrit, Mihal Gramenos, Nolit, Foqon Postolit etj. Drama mė e pėlqyer e Floqit ishte Fe e Kombėsi, qė u shfaq nga shumė trupa teatrore nė vitet 30. Atij i pėrkasin edhe dramat Pirro i Neoptolemit, Karl Topia,Skėnderbeu nItali, Qypėrllinjtė etj. Ai ishte edhe njė komedian jo pak i suksesshėm. Kristo Floqi ėshtė dalluar edhe nė fushėn e studimeve. Ai ka botuar njė sėrė tekstesh me karakter politik dhe juridik, historik e etnografik. Pėrmendim: E drejta themelore, Elementė tė Ekonomisė politike, Njė predikim mbi patriotizmė dhe nacionalizmė,Kosovė-Serbi e Vjetėr-Studim etnografik, ku ai kundėrshton mr fakte se Kosova nuk ėshtė Serbi e Vjetėr.
Dėnimi dhe harresa/Kristo Floqi pat njė fund tragjik. Pasi u burgos nga vitet 1945-1950, ai vdiq nė mjerim, i braktisur nė vitin 1951.Asgjėkundi nuk u fol pėr vdekjen e tij, madje as nė gazetėn qė kishte drejtuar vetė. Po pėrse u dėnua Floqi? I vetmi faj i tij ishte akuza se kishte shkruar vargjet e Hymnit tė MBretėrisė Shqiptare! Pėr kėtė arsye emri i tij u fut nė rreth tė zi dhe u damkos si Armik i Popullit! Ka ardhur koha qė historia jonė kombėtare tė shkruhet sipas fakteve dhe jo opinioneve.
...
55
.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt