-
Putini do ringjalljen e ish-BRSS-sė
Londėr, 6 tetor - Gjatė kėsaj javė Vlladimir Putin publikoi njė vizion tė madh pėr krijimin e Bashkimit Euroaziatik, qė pėrfshin fqinjėt e moēėm sovjetikė dhe qė parasheh krijimin e njė bashkimi tė fuqishėm, mbikombėtar-me kapacitetin qė tė bėhet njė nga polet e botės moderne.
Fjalėt qė vijnė nga njė ish-kolonel i KGB-sė, i cili e pėrshkruan shpėrbėrjen e Bashkimit Sovjetik si tragjedinė mė tė madhe gjeopolitike tė shekullit XX, mund ta shkaktojnė lehtė frikėn se ai dėshiron ta ringjallė Bashkimin Sovjetik.
Putin theksoi se nuk bėhet fjalė pėr njė gjė tė tillė. Do tė ishte naive tė pėrpiqet restaurimi ose kopjimi i sė kaluarės. Por, koha po dėshmon qė ne do tė duhej tė kishim njė integrim mė tė ngushtė, bazuar nė vlerat, politikat dhe ekonomitė e pėrbashkėta, shkroi Putin.
Bashkimi Euroaziatik do tė mund tė siguronte njė partnership tė balancuar me Bashkimin Evropian.
Por, ēfarė dėshiron Putini? Ideja e tij pėr njė vėllazėrim revizionist qė do tė funksiononte plotėsisht nuk duket premtues. Suksesi i tij duket mė shumė kozmetik-sikurse ndėrhyrje e fundit plastike e Putinit. Bashkim i doganave me Bjellorusinė dhe Kazakistanin nė vitin 2009 ėshtė ende nė progres.
Zyrtarėt nė Kazakistan kanė pranuar jo zyrtarisht se nuk janė tė kėnaqur me marrėveshjen nė fjalė. Ėshtė vėshtirė tė thuhet se cila nga 15 republikat e ish-Bashkimit Sovjetik do ti pėrgjigjej ftesės sė Moskės.
Tri shtetet baltike-Letonia, Estonia dhe Lituania janė tė pavarura dhe tė lodhura nga
nėnqeshjet dhe ngacmimet e Rusisė. Ukraina, pjesėmarrja e sė cilės do tė ishte e rėndėsishme pėr ēdo lloj nisme tė re, dėshiron tė anėtarėsohet nė BE dhe nuk i ka mirėpritur kėrcėnimet e Rusisė pėr furnizimin e vendit me gaz.
Qendrat e tjera-Uzbekistani, Taxhikistani dhe Turkmenia kanė vėnė nė pah dėshirėn e tyre pėr ti balancuar interesat nė politikėn e jashtme me Moskėn, Kinėn dhe Washingtonin.
Nė kohėn kur po bėhet gati pėr ta marrė pėrsipėr presidencėn nga Dimitri Medvedev-njeriut qė ia ka mbajtur tė ngrohtė kolltukun e presidentit pėrgjatė katėr vjetėve tė kaluar, Putini do tė duhej tė demonstrojė se mund ta jetėsojė imazhin e njeriut tė cilin e ka kultivuar-njeriu qė gjuan arinjtė, drejton aeroplanėt dhe u tregon gazetarėve muskujt nė ēdo mundėsi fotografimi.
Ushtrimi i kontrollit mbi fqinjėt ėshtė njė hap i dukshėm pėrpara nė rishpalljen e rolit tė Rusisė nė skenėn botėrore.
Rusia pėrballet me njė dilemė ekzistenciale qė shkon pėrtej karakterit tė protagonistėve qė aktualisht ka nė politikė. Nostalgjia e vendit pėr rrjetin e sigurisė sė epokės sovjetike ėshtė mė shumė e theksuar se sa qė mendohet nė Perėndim.
Popullariteti i Putinit ėshtė mė i lartė se 50 pėr qind-jo vetėm pse rusėt janė krenarė me madhėsinė apo kulturėn e shtetit tė tyre, por edhe pėr shkak se e vlerėsojnė projektimin e tij pėr fuqinė.
Ata ndajnė gjithashtu ambivalencėn e shtetit ndaj Perėndimit.
Rusėt e admirojnė Perėndimin, por shpesh e pėrbuzin mungesėn e shėrbimeve sociale qė ka ajo pjesė ė botės, thotė komentatori pėr agjencinė e lajmeve Ria Novosti, Dimitri Babiq.
Ndėrsa elita ka ndjenja tė pėrziera. Ajo nuk e urren Evropėn-shikoni se ku i edukojnė fėmijėt dhe ku i blejnė shtėpitė e tyre. Mirėpo, ata nuk duan tė urdhėrohen se si tė sillen nė Perėndim, thekson ai.
Koha.net
-
-
Putini do ringjalljen e ish-BRSS-sė
Erdogani do ringjalljen e ish-perandorise Osmane
jan qu peshe gjint ... e kur dikush qohet peshe , e han kryet e vet.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt