Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Dashuria është më tepër se e verbër!

    Çfarë shohin të verbërit, nuk shohin të dashuruarit. Kështu thotë njeriu i urtë.....

    Edhe sikur të kishte të drejtë, megjithatë Unë do të zgjedhja të mos shoh më shumë se një i verbër. Është pikërisht dashuria që njeriun e determinon, si "Qenien më superiore" të këtij planeti.
    Nuk është as puna, as kreativiteti, as atributet e tjera... Dashuria.....

    Pse Dashuria na qenka ndjenja më e lartësuar?
    Sepse Njeriu është pjellë e saj.

    Dikush mund të thotë, po edhe kafshët johumane kultivojnë një "lloj dashurie".
    Ndoshta po, por nuk është e njejtë, të kultivosh një "lloj Dashurie", dhe të Dashurosh!
    Njeriu, nuk bën thjesht veprime instiktive, të parashkruara sipas një "kodi" natyror........
    Ai, dashurinë e shpreh si një "tërësi" veprimesh- kujdesi, ngrohtësia, sakfrifica, butësia, fjala (vargu), kënga etj...

    Të dashurosh nuk është gjë e thjeshtë dhe nuk është gjë e lehtë, megjithatë ja vlenë. Asgjë më shumë se dashuria nuk e fisnikëron njeriun, ajo është e lartësuar edhe atëherë kur njeriun e përplas për tokë, edhe atëherë kur e plandos pa frymë, sepse pikërisht ky moment
    do ta ngrej atë si Feniks, në një zgjim të ri (dashuri të re).......

    Dikur, kisha bindjen se zemra e njeriut i ngjanë një akumulatori (baterie), dhe kur zbrazet njëherë më nuk shërben dot.
    Tani më vjen të qesh, sepse te zemra puna qëndron krejtësisht ndryshe.
    Sa më shumë që "goditet" aq më shumë është e prirur të dashuroj sërish,(bile edhe më shumë, edhe më zjarrtë).

    Njerëz, dashuroni pa frikë që një ditë do të mbeteni "bateri" e zbrazur, derisa dashuroni-jetoni.
    E jeta është tmerrësisht e shkurtër.
    Dashuria ta zgjat dhe Jetën.....
    "Carpe Diem"

  2. #2
    ღ Ƴℓℓëʓ ღ Maska e RiGerta
    Anëtarësuar
    01-11-2010
    Vendndodhja
    Perendim
    Postime
    946
    Thuhet qe dashuria eshte e verber. Ne te vertete ajo te verbon. Syte e dashurise shpesh jane te mbyllur nga emocionet ose te perqendruar vetem ne personin qe e ndjejm. Shpesh dy te dashuruar bejne ngjeste qe te terheqin vemendjen. Ato jane te perqendruar ne njeri tjeterin sa nuk shikojne njeri tjeter perrreth. Dashuria eshte kjo qe eshte, e ka kuptimin e saj edhe kur te dehe edhe kur te verbon edhe kur te ben te sillesh si femije.
    Mɛ мιяɛ тɛ ʝɛм иɛ ɛяяɛƨιяɛ ɛ тɛ и∂ʝɛʝ αяσмɛи ɛ ∂яιтɛƨ, ƨɛƨα тɛ ʝɛм иɛ ∂яιтɛ ɛ тɛ мσƨ ɛ ƨнσн ғαяɛ✿⊱╮

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Shkenca
    Anëtarësuar
    29-09-2012
    Postime
    1,424

    Për: Dashuria është më tepër se e verbër!

    E kisha te ruajtur kete tekst
    ne kete menyre u verbua Dashuria...

    Marrezia vendosi ti therriste te gjithe miqte per nje kafe.
    Pasi pine kafen, Marrezia propozoi: ”A luajme kukafshehti?”
    -Kukafshehti? E cfare eshte?- pyeti Kurioziteti.
    -Kukafshehti eshte nje loje. Une numeroj deri ne 100 dhe ju fshiheni.
    Kur te mbaroj numerimin,do ju kerkoj dhe i pari qe do te gjej do te jete ai i rradhes per te numeruar.
    Te gjithe pranuan pervec Frikes dhe Dembelizmit.
    -1,2,3.., dhe Marrezia filloi te numeronte.

    Nxitimi, u fsheh i pari , ku mundi te gjente.

    Turpi, si gjithmone tere turp, u fsheh mes pemeve.

    Gezimi, vrapoi ne mes te kopshtit.

    Trishtimi, filloi te qante sepse nuk po gjente nje vend te pershtatshem per tu fshehur.

    Zilia iu bashkua Triumfit dhe u fsheh prane tij pas nje shkembi.

    Marrezia vazhdonte te numeronte ndersa miqte e saj po fshiheshin.

    Deshperimi ishte e deshperuar duke pare se Marrezia ishte tashme tek 99 -100-bertiti Marrezia-dhe filloi te kerkonte.

    I pari qe u zbulua ishte Kurioziteti, pasi nuk mund ta frenonte veten nga ankthi se kush do zbulohej i pari. Marrezia shikoi Dyshimin siper nje gardhi i cili nuk po dinte se nga cila ane e gardhit te shkonte.

    Dhe keshtu me rradhe zbuloi Gezimin, Trishtimin, Turpin. Kur te gjithe ishin mbledhur, Kurioziteti pyeti:

    -Ku eshte Dashuria? Askush nuk e kishte pare.Marrezia vazhdoi ta kerkonte, u ngjit dhe maje malit, prane lumenjve, pas shkembinjve. Por nuk e gjeti Dashurine.

    Duke e kerkuar gjitheandej Marrezia pa nje grumbull shkurresh, mori nje shkop dhe filloi te hapte deget e shkurreve.Ne nje moment u degjua nje e bertitur. Ishte Dashuria qe bertiste, pasi shkopi i kishte hyre ne sy. Marrezia nuk dinte cfare te bente. Kerkoi falje, iu lut Dashurise qe ta falte , madje i premtoi dhe se do ta shoqeronte gjithmone. Ne fund Dashuria e fali. Sot, Dashuria eshte e verber dhe Marrezia e shoqeron ngado...
    ೋღ♥ღೋ ══════════C6H12O6═════════ೋღ♥ღೋ

  4. #4
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Dashuria është më tepër se e verbër!

    ....E cfare nuk lexuam per dashurin,por hic su mesoka duke lexu...

    Procesi i të rënit në dashuri zgjat më pak se një sekondë

    Procesi i të rënit në dashuri te disa persona zgjat më pak se një sekondë. Në të vërtetë, mjafton vetëm një e pesta e sekondës që të ndiheni se ju ka goditur shigjeta e Amorit.
    Studimet kanë treguar se si procesi i të rënit në dashuri është ngjashëm me atë kur dikush përdor kokainën. Kur personi bie në dashuri, 12 rajone të trurit fillojnë të punojnë përnjëherë dhe prodhojnë dopaminën, adrenalinën, oksitocinivazopresin, të cilat lirohen njëkohësisht. Këto substanca kimike janë shkaktarët e asaj ndjenje të krisur dhe të ëmbël.

    Ky zbulim ka iniciuar pyetjen a bie në dashuri zemra apo truri ynë?

    Sipas mendimit të hulumtuesve nga Universiteti Syracuse, kjo gjë vërtet ka të bëjë me trurin, e jo me zemrën. Ata, kanë konstatuar që zemra është vetëm një koncept për të cilin e lidhim të rënët në dashuri. Madje efekt i “dridhmave të stomakut” është vetëm pasojë e aksionit të trurit dhe e lirimit të adrenalinës.

    “Dashuria është ajo, që njeriun e bën njeri, aftësinë për të ndjerë dhe të mos ndjerë”.
    Ndonjeher pret "nje jete" dhe ste vjen,kjo u dashka thjesht nje sekond .......:S

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Dashuria është më tepër se e verbër!

    Dashuria fjalë për fjalë e ndryshon trurin kështu


    https://tiranapost.al/stil-jete/dash...keshtu-i515186

    Tiranapost.al

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-09-2022
    Postime
    1

    Për: Dashuria është më tepër se e verbër!

    Life is a journey, you don’t care about the destination, you care about the scenery along the way and the mood of seeing the scenery.
    Others laughed at me as crazy, I laughed at others and couldn't see through.
    on the thought of his buddy zhuge qing, zhang chulan and feng baobao came to resolve the case with the help of "anywhere" business enterprise. how does zhang chulan display his competencies to assist the king **** the black hand backstage? what wonderful overall performance will zhuge qing, wang ye and others have? who're the people who covet the "8 wonders"? "under one guy-becoming a member of the world" may be introducedsoon!
    voip phone

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-02-2016
    Postime
    1

    Për: Dashuria është më tepër se e verbër!

    Disa njerëz besojnë se kur bukuria venitet, e njëjta gjë ndodh edhe me dashurinë. Individë të tillë kanë koncept të gabuar në atë se çfarë është vërtet dashuria dhe, madje, nuk kanë shumë respekt për vetveten. Në të vërtetë, ajo që qëndron është e kundërta: - bukuria pakësohet vetëm kur dashuria venitet dhe ikën. Dashuria na lejon të bashkëjetojmë më mirë me dobësitë dhe të metat tona të ndërsjella dhe na shtyn, në më të shumtën e rasteve, t'i pranojmë ato (të metat). Dashuria nuk na trondit shumë kur jemi në banjo, me brekët varur poshtë kofshëve dhe duke i bërë me zhurmë gargarë grykës. Nuk shqetësohemi kur mbi fytyrën tonë shfaqet një seri rudhash, se lëkura jonë është më e flashkët se dikur, se barku ynë është rritur disi. Kur dashurojmë, shikimi ynë nuk turbullohet nga këto realitete. Përqendrohemi në bukurinë e brendshme, të paprekshme nga koha apo nga mosha. Por dashuria nuk është e verbër nga ky këndvështrim, për të vetmen arsye sepse sheh thelbësoren.

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar lorenc.sako për postimin:

    Neteorm (30-10-2022)

  9. #8
    Blanc et noir
    Anëtarësuar
    28-03-2005
    Postime
    490

    Për: Dashuria është më tepër se e verbër!

    Ka shpirtra që të vjen dëshira
    tu afrohesh
    Sikur një dritareje plot diell.

  10. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,894

    Për: Dashuria është më tepër se e verbër!

    Dashuria është një ndjenjë e thellë dhe e ndjeshme e përputhur me një person tjetër ose me diçka tjetër. Ajo ka të bëjë me ndjenjat dhe emocionet që ndërtohen në mes dy njerëzve dhe mund të shprehë gjithçka nga rëndësia, ndjesitë, besimi dhe përkushtimi. Dashuria mund të shprehë një gamë të gjerë ndjenjash, nga adhurimi dhe ndjekja e një personi, ndjenja e gëzimit dhe lumturise, deri te ndjenja e trishtimit dhe nostalgjisë nëse nuk jeni në praninë e personit që do. Dashuria mund të jetë e pafund dhe e pakapshme, dhe mund të krijojë një ndikim të thellë në jetën dhe prirjet e njerëzve.

    Dashuria është një ndjenjë e madhe dhe shumëdimensionale. Ajo mund të jetë shumë e ndryshme nga njeriu në njeri, dhe mund të ndryshojë gjatë kohës. Në marrëdhëniet romantike, dashuria mund të shprehë një lidhje të fuqishme, të ndjeshme dhe të përkushtuar midis dy njerëzve. Në këtë rast, ndjenjat e dashurisë mund të ndjehen nëpërmjet sjelljes së ndjeshme dhe të kujdesshme, kujdesit dhe ndërthurjes së interesave dhe vlerave.

    Dashuria mund të shprehë ndjenjat e mbështetjes dhe mirëkuptimit, dhe mund të ndihmojë në ndërtimin e një lidhjeje të qëndrueshme dhe të lumtur. Në marrëdhëniet miqësore dhe familjare, dashuria mund të shprehë ndjenjat e ndihmës dhe mbështetjes në çdo moment të jetës.

    Megjithatë, dashuria nuk është gjithmonë e lehtë, dhe ndonjëherë mund të jetë e dhimbshme dhe e vështirë. Njerëzit mund të përjetojnë ndjesi të ndryshme, duke përfshirë edhe ndjenjat e humbjes, trishtimit dhe mungesës. Për të qenë në një marrëdhënie dashurie të qëndrueshme dhe të lumtur, është e rëndësishme që dy njerëzit të jenë të përkushtuar dhe të punojnë së bashku për të ndërtuar një lidhje të fortë dhe të ndjeshme.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •