Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 23
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    per leke keta tanit behen qeveri prostitutash

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    afganistanin e kemi shtet mik..
    presidenti i afganistanit eshte i pari qe njohu Kosoiven shtet..

    leni pallavrat..

    berisha po e drejton vendin ne rrugen qe do populli.
    kjo rruge nuk i pershtatet bllokqenve..
    ne te semes vafshin..



    ---

    AKTUALITET


    Berisha: Rama ka zgjedhur rrugën e bllokimit, po përgatit disfatën historike në 2013-ën

    30-09-2011 / Gazeta 55

    Nga qyteti i Elbasanit kryeministri Sali Berisha sulmon kundërshtarin politik, Edi Rama, duke e akuzuar se me rolin e tij bllokues po dëmton interesat e shqiptarëve, ndërsa i bën thirrje për të gjetur konsensus për të punuar për zbatimin rekomandimeve të ndërkombëtarëve. I pranishëm në përurimin e rrugës Gjinar – Elbasan, kryeministri tha se “Rama është i famshëm për dështimet” dhe në 2013, (që përkon me zgjedhjet e ardhshme parlamentare, “po shkon drejt disfatës historike”. “Imagjinoni ju se çfarë propozon. Reforma elektorale, mirë se të vish, urdhëro zoti Rama të ulemi, të punojmë me konsensus. Kemi 52 rekomandime, t’i adresojmë ato një nga një, që të gjitha, pa asnjë hezitim. Ai kërkon rregullore parlamenti, të shkuarën, me të shkuarën, me të djeshmen, jo të shkuarën e largët, por edhe e djeshmja na duket e largët. Ne shohim përpara. Urdhëro të marrim rregulloren e parlamentit evropian dhe në qoftë se rregullorja e këtij parlamenti ka qoftë edhe një nen që nuk përputhet me rregulloren e tempullit të demokracisë evropian, urdhëro ta ndryshojmë, por ai nuk i do këto. Këto i ka thjesht farsë. Njëlloj si në vjeshtën e vitit 2009. Ai i kërkon këto vetëm e vetëm që të shkojë drejt Kongresit dhe të marrë vendimet e tij, vendime të cilat do i japin në 2013 disfatën më të thellë që ka njohur në tërë historinë e vet. Nuk do reformë zgjedhore, përkundrazi do me çdo kusht ta bllokojë atë, nuk do reformë të rregullores së parlamentit, përkundrazi do me çdo kusht ta bllokojë atë. Njeriu që ka shndërruar bllokimin në parzmore të tij dhe kujton se nuk e sheh kush. Të gjithë e shohin. Me bllokimin, zoti Rama ke shkuar nga disfata në disfatë. Je i bërë i famshëm në Shqipëri dhe në Evropë për disfatat e njëpasnjëshme që ke përjetuar nga e para, tek e fundit që ishte disfata personale”- u shpreh Berisha. Kreu i qeverisë theksoi se dështimi i Edi Ramës nisi që më 8 maj të këtij viti, kur qytetarët e Tiranës ia dhanë shuplakën atij me 10 mijë e 907 vota më shumë për “Aleancën për Qytetarin”. Në Tiranë qytetarët të ndëshkuan me 10 mijë e 907 vota më shumë për koalicionin e “Aleancës për qytetarin”. Duke parë veten në këto rrethana përpiqet me çdo kusht se si të dëmtojë interesin personal të secilit prej jush, të çdo shqiptari. Ju garantoj se interesi juaj më i madh është ligji dhe zbatimi i tij dhe kjo qeveri do të qëndrojë fuqishëm në zbatimin e çdo ligji të vendit. Interesi juaj jetik dhe i çdo qytetari është kushtetuta dhe zbatimi i saj. Ju garantoj se çdo qytetar në këtë vend, çdo zyrtar i këtij vendi do të qëndrojë nën ligjet e saj”- tha ai. Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria ka realizuar objektiva të mëdha në rrugën e integrimit, ku përveç liberalizimit të vizave (të cilin opozita e kundërshtoi), sheh aspiratën e integrimit në Bashkimin Evropian, perspektivë të cilën s’do ta ndalë askush, as Edi Rama. “Ne së bashku kemi arritur objektiva të mëdha, kemi realizuar ëndrra shekullore. Ëndrra e fundit e madhe ishte liberalizimi i vizave. Sot ju lëvizni të lirë në mbarë Evropën. Ju lëvizni të lirë, sepse qeveria me reformat e saj bëri gjithçka në mënyrë që ju të meritoni lëvizjen e lirë. Pagoi çdo çmim të nevojshëm dhe ia doli të realizojë liberalizimin e vizave. Por duhet të jemi të sinqertë, vizat u liberalizuan gjithashtu dhe për faktin, sepse ata që përdorin pushtetin për bllokimin e vendit nuk i bllokuan dot, ndonëse bënë fushatë të fuqishme kundra tyre, brenda dhe jashtë vendit. Unë dua t’ju shtroj një pyetje atyre që kanë votuar për ta, se sa e moralshme, sa e drejtë, sa e ndershme është përpjekja për të bllokuar lëvizjen tuaj të lirë dhe të mbarë shqiptarëve. Këtë nuk e ka bërë asnjë forcë politike në Evropë. Këtë e ka bërë vetëm lidershipi i Partisë Socialiste. Dhe e ka bërë, sepse disfatat e tij personale do me çdo kusht t’i shndërrojë në një të keqe për secilin prej jush. Si mund të pranohet vota kundër për çdo gjë? Vizat nuk ishin për Sali Berishën, sepse ai lëviz me pasaportë diplomatike. Vizat nuk ishin as për deputetët e Partisë Demokratike, sepse deputetët e Partisë Demokratike dhe të Partisë Socialiste lëvizin. Vizat ishin për ju që robtoheshit për t’i marrë. Vizat ishin për qindra e mijëra nëna e baballarë që u përvëlohej shpirti për të takuar fëmijët e tyre, nipërit dhe mbesat e tyre në ekzil. Por vizat u morën. Erdhi problemi i tunelit të Elbasanit dhe autostradës Tiranë – Elbasan. I ftoni ata deputetët tuaj socialistë dhe i pyesni se me çfarë motivi e çfarë morali votuan kundër tunelit dhe autostradës? Cila është arsyeja njerëzore që mund të bënin një veprim i tillë? Cilëve nga qytetarët e kësaj krahine, të këtij rrethi, të Beratit, të Dumresë, të Korçës, të Leskovikut, të Ersekës, të Pogradecit u intereson mos ndërtimi i autostradës Tiranë- Elbasan? Asnjërit prej tyre. Dhe pse duhej votuar kundër, sepse kjo do regjistrohej si një sukses i qeverisë Berisha”- tha kryeministri. Nga ana Berisha i ka bërë ftesë Ramës për bashkëpunim, por me kusht që të hiqet dorë nga rruga e bllokimit. “Unë ju siguroj se pavarësisht nga këto qëndroj më i vendosur se kurrë të bëj gjithçka për ju, për interesat tuaja, duke patur vetëdijen e thellë se sado që të bëjmë ne për ju, ju bëni shumë herë më tepër për vete dhe këtë vend. Sikundër garantoj të gjithë zgjedhësit, elektoratin e opozitës se kam patur dhe kam respektin më të palëkundur ndaj saj dhe asgjë s’do më lëkundë nga qëndrimi për të respektuar vendin dhe rolin e saj, por e vërteta është se rruga e zgjedhur është kryekëput rruga e bllokimit”- deklaroi më tej kryeministri Berisha.

    55

    -

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    tregtine me arme e bejn te gjithe !

    amerika u ka shite arme te gjithe armiqve te vet!
    kjo eshte esenca e strategjive luftarake!


    amerika u shet arme te gjitha shteteve latine afrikes e azise!
    te gjitha kartelet e droges ne kolumbi meksike perdorin arme amerikane!


    tash se kush ua shet atyre kjo 'dihet'!

    me i shit arme armikut dmth me e shterre ate materialisht ne momentet me te liga te tij!

    e pastaj ia merr token e nentoken kjo eshte pjese e strategjise se luftes moderne te cilen e aplikon amerika!

    selia roze e kamerruzhve dhe personazhet e orgjive kane probleme seksuale do thosha mentale!

    saliu ndjek rrugen e amerikanve dhe prandaj e kthej shqiperine nje nje parajse te turizmit dhe i beri shqiptaret me dinjitet !

    shqiptaret sot udhtojne te pa diskriminuar jane sikur te gjithe popujt e europes!
    kameroruzhve polpotist nuk u ka mbet me teren, e humbet edhe tiranen tash mund te shetiteni me bregoreviqin ne kalimendan !

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Po me cudit fakti qe qenka permendur vetem Libia, nderkohe qe Shqiperia i ka shitur te pakten mbi 10- 20 shteteve arme ne kundershtim me USA dhe NATO. Nder keto shtete jane

    1)- Pakistan

    2)- Afganistan

    3)- Gjeorgji

    4)- Kurdistan( nuk ekziston ky vend)

    5)- Venezuela

    6)- Bolivi

    7)- Xhamjka

    8)- Kamboxhia

    9)- Andorra

    10) Jemen

    11)- Libi

    etj etj etj qe tani spo me kujtohen. Nuk e di a i kemi shitur dhe USA-s & Nato-s po spo me kujtohet mire

    te gjitha ketyre shteteve amerika u ka shite arme vet here ne menyre direkte e here indirekte!
    madja madje shumices prej ketyre u shet edhe sot!

  5. #15
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Ca lek i madh qe qarkullon o zot!
    Si nuk u tregova pak i qute te kap ndonje pjese te tortes
    Cdo gje eshte relative...

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Citim Postuar më parë nga G-2 Lexo Postimin
    tregtine me arme e bejn te gjithe !

    amerika u ka shite arme te gjithe armiqve te vet!
    kjo eshte esenca e strategjive luftarake!


    amerika u shet arme te gjitha shteteve latine afrikes e azise!
    te gjitha kartelet e droges ne kolumbi meksike perdorin arme amerikane!


    tash se kush ua shet atyre kjo 'dihet'!

    me i shit arme armikut dmth me e shterre ate materialisht ne momentet me te liga te tij!

    e pastaj ia merr token e nentoken kjo eshte pjese e strategjise se luftes moderne te cilen e aplikon amerika!

    selia roze e kamerruzhve dhe personazhet e orgjive kane probleme seksuale do thosha mentale!

    saliu ndjek rrugen e amerikanve dhe prandaj e kthej shqiperine nje nje parajse te turizmit dhe i beri shqiptaret me dinjitet !

    shqiptaret sot udhtojne te pa diskriminuar jane sikur te gjithe popujt e europes!
    kameroruzhve polpotist nuk u ka mbet me teren, e humbet edhe tiranen tash mund te shetiteni me bregoreviqin ne kalimendan !
    Meqe ra fjala, ky miku g2 ..eshte Brari nga Kosova..... Brari jon eshte Franco ky eshte Cicio...
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    kjo dmth se shqiperia ekziston vetem prej se e rrenoi regjimin serbo-rus nga shqiperia sali berisha dhe ketu nuk ka dyshim!


    SHBA-Shqipëri, 20 vjet marrëdhënie diplomatike

    Në 20 vjet marrëdhënie diplomatike, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), janë bërë pjesë e arritjeve të Shqipërisë.

    Kështu është shprehur ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e organizuar sot me rastin e përvjetorit të njëzetë, të rivendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve tona.

    Arvizu duke vijuar më tej me faktin se vendosja e marrëdhënieve mes dy vendeve tona, 20 vite më parë, kjo ishte një risi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    “Menduam atëherë që të bënim diçka të hapur për popullin e Shqipërisë”, tha ai.

  8. #18
    Citim Postuar më parë nga G-2 Lexo Postimin
    kjo dmth se shqiperia ekziston vetem prej se e rrenoi regjimin serbo-rus nga shqiperia sali berisha dhe ketu nuk ka dyshim!


    SHBA-Shqipëri, 20 vjet marrëdhënie diplomatike

    Në 20 vjet marrëdhënie diplomatike, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), janë bërë pjesë e arritjeve të Shqipërisë.

    Kështu është shprehur ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e organizuar sot me rastin e përvjetorit të njëzetë, të rivendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve tona.

    Arvizu duke vijuar më tej me faktin se vendosja e marrëdhënieve mes dy vendeve tona, 20 vite më parë, kjo ishte një risi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    “Menduam atëherë që të bënim diçka të hapur për popullin e Shqipërisë”, tha ai.
    Cilat arritje ?

    1-) Piramidat ? Ku shqiptaret lan cdo gje qe kishin.

    2-) Vrasjet, djegiet, shkaterrimet e vitit 97

    3-) Grushtin e shtetit ne vitin 98 dhe vrasjen e Dep. Azem Hajdari

    4-) Renjen ekonomike dhe shtimin e vetvrasjeve per shkak te ekonomise nga viti 91 - 11

    5-) Korrupsionin , kontrabanten, monopolizimin e tregut.

    6-) Gerdecin

    7-) Shitjen e pjeses te ujrave detare Shqipetare.

    8-) Mospranimin e kerkeses per antarsim ne BE

    9-) Ka 20 vjet mardhenje te mira diplomatike dhe asnje biznes Amerikan ne Shqiperi, pervec nje banke me % marramendese dhe shfrytezuese.

    Mardhenjet per tu lavdruar jan per koke te Sali Protopapes

  9. #19
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046


    Sa kam qesh kur kam lexu kete artikullin e jueldes se ama-news.

    Juelda dhe ama-news, Ghedaffi furnizohej nga jugu dhe jugperendimi i Libise. Furnizimet me arme, municone dhe mercenare kalonin permes shkretetires, jo nepermjet detit ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  10. #20
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Se harrova.

    Juelda dhe Juanito sikur me qene kalamoj xhajash ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •