Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3

Tema: Marije Kraja

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Marije Kraja

    Marije Kraja: Nuk e ndiej vetminė, me mua ėshtė kėnga

    Une Gruaja e Dielė, Shtator 25th, 2011

    Nė 100-vjetorin e lindjes sė artistes sė madhe, kujtojmė njė bisedė tė shkuar. Qė nga koncertet nė mungesė tė plotė infrastrukture, te kujdesi pėr zėrin, trupin e kėshillat pėr kėngėtarėt e rinj

    Tashmė tek ne ėshtė krijuar njė plejadė e tėrė artistėsh tė moshuar, tė cilėt pėr 30 vjet me radhė kanė gjallėruar jetėn tonė artistike. Kur dėgjojmė ose shohim nė ekranin e televizorit debutimin e ndonjė artisti tė ri, artistėt e moshuar bėhen objekt i diskutimeve familjare dhe tė vjetrit thonė: “Nuk po del ndonjė si Marije Kraja apo Jorgji Truja. Ata kanė pasur zėra tė bukur. Kėnga tė futej deri thellė nė shpirt, kur kėndonin nė skenė, nė stadiume apo nė sheshe.”
    Ku janė kėta artistė tė moshuar, qė ia kanė lėnė skenėn me dinjitet mė tė rinjve? Secili ka kureshtje tė mėsojė pėr ta, tė dijė se ē’bėjnė, me ē’pasione e mbushin jetėn pėr tė zėvendėsuar atė pasion qė e shfaqin pėr vite e vite me radhė kur dilnin nė skenė.
    Dhe njė ditė i telefonova kėngėtares Marije Kraja pėr t’i marrė disa kujtime dhe mendime pėr profesionin e kėngėtarit.
    - Po pėr ēfarė mund tė flasim bashkė? Disa herė kanė shkruar pėr mua. Pastaj, a e din, sot sikur nuk e ndiej veten mirė. Helbete jetova, i kam mbushur tė 78-tėt vjetėt.
    - Do tė vij kur tė jesh mirė – iu pėrgjigja.
    E kėshtu, pas disa ditėsh shkova me magnetofonin dhe trokita nė derėn e apartamentit tė saj. Qė nga jashtė vinte njė zė i lehtė, njė si murmurimė kėnge popullore. Pas kėsaj mė doli zonja Marije.
    Kėtė murmurimė kėnge popullore, herė me zė mė tė fortė e herė me zė mė tė ulėt, e dėgjova gjatė dy ditėve, qė u shtrova nė bisedė me tė. Kur ngrihej tė merrte gotat e pijes apo kur vinte xhezven e kafes, ajo kėndonte me njė zė si puhizė, tė pastėr e melodioz dhe sytė tė mbusheshin me lot.
    - Unė kurrė nuk e ndiej vetminė, pasi me mua ėshtė kėnga. Ja, duke bėrė ngadalė punėt e shtėpisė, duke pėrgatitur drekėn apo darkėn, kėndoj me vete. Dhe mė bėhet sikur nė shtėpi ēdo gjė ėshtė e gjallė, sikur dėgjoj duartrokitjet e dėgjuesve dhe admiruesve tė mi.
    Dhe vėrtet, ajo nuk mbetej asnjėherė vetėm, se shpeshherė biseda ndėrpritej nga zilja e derės apo e telefonit. Vinte ndonjė komshi pėr ta pyetur pėr diēka, vinte ndonjė kushėrirė, ndonjė shoqe e sė bijės sė vetme, mėsuese e anglishtes, i vinin kolegė mė tė rinj apo tė moshuar si ajo. “Qenke me punė sot”, dhe largoheshin.
    -Para njė jave mė xhiruan ata djemtė e Televizionit. Kėshtu me fustanin e shtėpisė, mė gjetėn tė parregulluar. As buzėt nuk i kisha lyer. Po, nė qoftė se nuk kam dalė mirė, do t’u them ta pėrsėrisin edhe njė herė, se pastaj mbetet nė arkiv ai material i xhiruar.
    Dhe kėshtu, artistja 78-vjeēare Marije Kraja, duke ecur me njė hap tė shpejtė e tė lehtė si nė skenė, dukej si njė vogėlushe (ngaqė nuk ka vėnė dhjamė nė trup), me sy tė bukur nė ngjyrė jeshile si nė gri, tė zgjatur nė bisht. Qė nė pamjen e parė, tė jep pėrshtypjen e njė gruaje tė menēur e njėkohėsisht delikate, me ndjenja te holla. Artistet e kanė kėtė fat qė tė mbeten tė reja, ndofta ngaqė kanė dhuntinė e zėrit, ndofta ngaqė janė tė mbushura nga dashuria pėr artin, ndofta… ka shumė arsye. Ato i shohim shpesh tė ulura nė presidiume mbledhjesh, pėrvjetorėsh, nė salla koncertesh, duartrokasin sė bashku me publikun interpretuesit e rinj dhe gėzohen si fėmijė kur shohin se idealet e tyre tė artit i vazhdojnė tė tjerėt, njė armatė e tėrė.
    “Ēdo njeri i shėnon kujtimet e veta nė fletore apo nė blloqe. Dhe unė nė kėtė bllok tė vogėl bojė qielli kam shėnuar disa gjana intime. Nuk ia jap asnjeri. E kam mbajtur gjatė viteve dhe ka mendime subjektive, ashtu siē i kam ndier vetė. Disa nga kėto shėnime mund tė t’i lexoj. A kanė vlerė? Nuk e di. Secili ka mendimin e vet personal.
    Deri nė vitin 1948 kam punuar nė radio, pastaj ne artistėt lirikė na emėruan si profesionistė pranė Teatrit Popullor. Nė atė kohė nuk ishte krijuar as Filarmonia, as Teatri i Operės dhe Baletit. Kur ishim nė Teatėr, bėnim koncerte edhe nė sallė, edhe nė qendra pune. Kemi shkuar nė spitale, nė qendra tė ndryshme, jo vetėm nė Tiranė, por nė mbarė Shqipėrinė. Njė mbrėmje shkuam nė Durrės, ku do tė kėndonim pėr aksionistėt e hekurudhės (aty nga viti 1947, nė qoftė se nuk gabohem). Ishim njė grup i vogėl, i pėrbėrė nga Hysen Pelinku, Antoniu, vėllezėrit Uēi, Nesti dhe Koēoja, tė cilėt kanė vdekur. Derisa tė mbaronin punėn aksionistėt, ndėrtuam njė podium, tė cilin e ndriēonte njė llambė e madhe elektrike. Midis kėngės na u fik drita. Unė gjithnjė merrsha me vete nė turne njė batanije, njė kėllėf jastėku dhe njė qiri. Kur u fikėn dritat, tė rinjtė filluan tė bėjnė zhurmė. Unė qetė-qetė hap ēantėn dhe nxora qiririn. Me njė dorė mbaja qiririn dhe me tjetėr u mbaja partiturėn shokėve tė mi.
    Patėm aq sukses, sa u harrua errėsira.
    Ndėrsa kur shkuam nė Fier, kėndonim nė njė shesh tė rrethuar. Populli ishte ulė nė karrige dhe stola, kurse ne rrinim nė podium, ku na ndriēonte njė dritė e madhe. Dola pėr tė kėnduar, po ēfarė tė shoh?! Nga drita ishin mbledhur gjithė ato mushkonja e miza. Unė kėndoja dhe i largoja insektet me shami, gjoja duke bėrė naze tė kėngės.
    Ne kemi hasur vėshtirėsi, por kishin dhe ato lezetin e tyre. Po tė tregoj dhe njė histori tjetėr. Ka ndodhur nė janar. U nisėm pėr tė dhėnė koncert nė Vlorė nga Teatri Popullor qė nė orėn 5:30-6:00 e mėngjesit. Kur mbėrritėm nė Durrės, u prish automobili. Pritėm e pritėm qė tė rregullohej. U nisėm, por pėrsėri na u prish nė Lekaj. E kėshtu rregullo e prish, arritėm nė orwn 10 tė natės nė Lushnjė. Burrat, Hyseni dhe Antoniu, hynė nė njė mejhane pėr tė ngrėnė e pėr tė pirė diēka qė tė ngroheshin. Unė dhe Lola, Llka Gjoka, qėndruem brenda nė makinė. Kur tue ba muhabet, dėgjojmė njė si zhurmė: duk-duk-duk. Po merrte flakė automobili. Thėrritėm. Erdhėn shokėt. “Do tė flemė nė Lushnjė se nuk kemi ku tė shkojmė”, na thanė ata. Na ēuan nė njė shtėpi tė mirė (pėr hotel as qe bahej fjalė nė atė kohė). Lushnja e asaj kohe ishte tamam fshat me rosa, pula, gjela deti, buallica, llaē dynjaja. Nė shtėpinė kur shkuam ne, ishin vetėm dy halla plaka. Kuzhina me oxhak na ėshtė dukur mė e bukura nė botė, pasi u ngrohėm mirė e mirė. Fjetėm dhe tė nesėrmen u ngritėm nė orėn pesė tė mėngjesit pėr t’u nisur pėr nė Fier e pastaj nė Vlorė. Nė krye tė shkallėve ishte njė muslluk me ujė ku u lamė. Shkruam njė copė pusullė falėnderimi pėr dy hallat dhe u nisėm pėr nė pjacė. Atje dėgjojmė njė si zhurmė bam e bam. Mbi njė sharabajkė (karrocė e hapur ngarkese) pamė shokėt e turneut… Ishte tėrė hala. Kur u afruan, i thamė: “Me kėtė sharabajkė do tė shkojmė, a?” -Jo moj, do tė shkojmė me karrocė”. Erdhi karroca. Dhe tani qė po flas, e kam parasysh. Ajo kishte pėrsipėr njė mushama qė e mbulonte; E tėrhiqte njė kalė i bardhė, tė cilit i dukeshin kockat e lėkura. Kur marrim tė hyjmė brenda, ēfarė me pa?! Aty ishte vetėm njė dru i vumė nė mes. U drejtohem shokėve: “A kujtoni se jemi pula qė mund tė rrimė nė kėtė hu?” Njaty u ulėm. Shyqyr qė kisha batanijen me vete dhe i mbėshtollėm kėmbėt, se do tė ngrinim nga tė ftohtėt. Nuk kaluam as 10 metra, kur na tha karrocieri tė zbrisnim tė shtynim karrocėn se kishte mbetė nė baltė. Ishte tue cofė i shkreti kalė! E kėshtu e shtymė karrocėn katėr-pesė herė. Mė nė fund, mbėrritėm nė Fier (ka qenė viti 1947). Kishim ngrirė. Gjetėm njė dyqan tė vogėl fare dhe dyqanxhiu na dha nga njė gotė me qumėsht tė ngrohtė. Pastaj pritėm autobusin qė vinte nga Tirana. Pėr tė hangėr drekė kishim triskat me vete dhe hėngrėm pėr bukuri gjellė me mish. Autobusi erdhi nė ora tre. Megjithėse nuk kishte vende tė lira, ne na morėn me vete dhe kėshtu mbėrritėm nė Vlorė. Edhe atje patėm peripeci. Po tė kujtoj vetėm njė: kur dolėm nė skenė pėr tė kėnduar, nė mes tė skenės kishte dalė njė alamet miu, saqė gjithė shikuesit u shkrinė gazit. Nejse, shfaqja doli pėr mrekulli dhe ne u kthyem nė Tiranė.
    Njė ngjarje tjetėr qė nuk mė harrohet ėshtė ajo e vitit 1952. Kori i shtetit do tė bėnte njė turne nėpėr Shqipėri. Drejtues ishte Kostandin Trako. Shkuam unė dhe Lola. Me ne ishte dhe Hysen Pelinku. Dhamė koncerte nė tė gjitha qytetet, por mbresat mė tė veēanta i kam pasur nga shfaqjet qė kemi dhėnė nė Leskovik e nė Vithkuq, ku ushtria ishte nė fushim. Podium nuk kishim ku tė ngrinim, por hipėm nė majė tė kamionit. Edhe pianon e vendosėm aty e Lola i binte pėr bukuri, ndėrsa unė kėndoja me fustan koncerti. Aq lule mblodhėn ushtarėt pėr ne nga lėndinat, sa mund tė them pa frikė se u mbush makina me lule. Ndėrsa nė Vithkuq njė ushtar mė vuri njė kurorė me lule nė kokė. Kėsi historirash kam mjaft. Vėrtet kemi pasur lodhje tė madhe, por kemi marrė dhe kėnaqėsi tė paharrueshme.
    Unė gjithmonė i kam pasur inat moralizimet dhe nuk do tė mė pėlqente qė t’u jepja kėshilla moralizuese kėngėtarėve, por, ndofta, do tė mė falin nė qoftė se bėj moral pėr hir tė pėrvojės sime tė gjatė dhe tė moshės.
    Nė kohėn tonė kemi dhanė shumė koncerte. Madje, ka pasur raste qė brenda njė dite jepnim deri nė pesė koncerte, dhe nuk ndienim lodhje. Po kujtoj vetėm njė rast. Ka qenė viti 1948. Bėheshin zgjedhjet. Unė, Hyseni dhe Antoniu shkonim nga njė qendėr votimi nė tjetrėn dhe bėnim koncert, koncert tamam me program dhe me seriozitetin mė tė madh nė interpretimin e kėngės. Nė kėto koncerte merrnim njė kitarė dhe njė fizarmonikė. Populli kėnaqej dhe na priste jashtėzakonisht mirė. Nuk ndienim lodhje, por ishim tė gatshėm tė fillonim pėrsėri. Mė vjen ēudi kur disa kėngėtarė dhe kėngėtare thonė se lodhen duke kėnduar. Kėngėtari asnjėherė nuk lodhet, nė qoftė se di tė pėrdor frymėn mirė, tė ketė elasticitetin e frymės, nė qoftė se nuk abuzon nė tė kėnduar. Unė kurrė nuk kam bėrtitur, kam kėnduar me zanin tem, nuk kam dashur tė jap ma shumė se sa e kam zanin, se kur do me dhanė ma shumė, i mėshon zanit, i shkatėrron grykėt, shkatėrron kordat vokale. Kėtė ua them vazhdimisht kėngėtarėve edhe kur i ndjek nė koncerte, edhe kur mė vijnė pėr vizitė nė shtėpi. Njė mbrėmje shkova nė koncertin qė dhanė artistėt bavarezė. Kaq lehtė, kaq bukur interpretuan, sa e ndieje muzikėn. Ēfarėdo kėnge tė jetė, klasike apo popullore, epike apo lirike, duhet tė shfrytėzosh rezonancat dhe rezonancat i kemi kėtu mbi mollėza, mbi vetulla, sigurisht dhe rezonancat e gjoksit. Shfrytėzoji ato me menēuri, ndėrsa frymėn lėre tė lirė, tė rrjedhė fryma, tė dalė, jo tė marrėsh frymė me sforco, se atėherė kontraktohesh. Pra, duhet tė jesh e lirė, e lirė.
    Ēfarė mendoni pėr pushimin, gjumin, pijet alkoolike dhe duhanin. A ndikojnė ato nė zėrin e kėngėtarit?
    Unė u kam thanė tė rinjve se duhani dhe pijet alkoolike dėmtojnė shumė. Unė nuk kam pirė asnjė lloj alkooli dhe as duhan, kėshtu qė kam qenė shumė e qetė, e kam pasur fytin gjithmonė tė lirė. Ne kemi pasur zėra shumė tė bukur kėngėtarėsh (Nuk dua t’i pėrmend me emra, se jam e moshuar dhe u mbetet hatri atyre). Disa nga ato e kanė shkatėrruar zanin vetėm se kanė pirė duhan e pije alkoolike. Por zani ėshtė njė dhunti qė ta jep natyra dhe duhet tė jesh kriminel tė shkatėrrosh atė qė tė ka dhuruar ajo. Dhuratėn ta ka dhėnė pėr t’ua transmetuar tė tjerėve, njerėzve, prandaj kėngėtari duhet tė jetė i ndėrgjegjshėm pėr vlerėn qė ia kanė dhanė falas, duhet ta ruajė me fanatizėm tė madh.
    Gjithashtu, unė i kam kushtuar rėndėsi ushqimit. Nuk kam hangėr mė shumė sesa duhet. Kam pėrdorur ma shumė barishtet, patatet, kosin e qumėshtin, tė cilat i pėrdor edhe sot. Ndėrsa me gjumė kam qenė gjithnjė deficitare, ngaqė ditėn nuk kam pushue kurrė. Nuk mė ka dalė koha, pasi mbrėmjeve kishim koncerte. Duhet tė kisha pushue nė drekė, jo vetėm pėr za, por edhe pėr shėndet mė tė mirė.
    Me gjimnastikė jeni marrė?
    Gjimnastikė kam ba gjithmonė. Tani e baj ma tė lehtė, nuk baj dot akrobacinat e dikurshme (dikur kam qenė e tmerrshme pėr akrobaci). Baj lėvizjet e kambėve, tė duarve, tė kokės.
    Po emocione keni pasur kur keni dalė nė skenė?
    Emocion kam pasur, derisa kam dalė nė skenė. Ka qenė nė ato kohė Dedė Nika, inspektor skene, i cili mė thoshte: A moj zonja Marije, pse tė kesh kaq emocion? (Mė falni, por mua mė thoshin zonja Marije, ndofta pėr respekt). “Shiko Dedė, i pėrgjigjesha, mos mė thuej kurrgja. Me ba mos me pasė emocion, unė nuk mundem me kėndue, nuk mund t’ia jap publikut gjithė ato ndjenja qė provoj vetė nė trupin tim.” Do tė thuash ti pėrse kisha emocione… Mendoja a do t’i jap publikut atė qė due. Por sa qitsha kambėn nė skenė, merrsha tri herė frymė, me njė frymėmarrje tė thellė, mė tė thellė se zakonisht, dhe emocioni mė largohej. Ishte pra shqetėsimi i daljes dhe kėtė duhet ta ketė artisti. Por, kur delja nė skenė, atėherė po e zotnoja veten.
    Ku keni pasur mė shumė vėshtirėsi: nė interpretimin e kėngės popullore apo asaj klasike?
    Kangėn popullore unė e kam kėnduar qysh fėmijė. Nana ka kėndue shumė bukur. Nga ajo kam mėsue. Pėr tė interpretuar kangėn, qoftė popullore, qoftė klasike, duhet tė jesh e ngopur nga pėrmbajtja e pjesės, nga historiku i krijimit tė saj. Kam vėnė re se artistėt kėndojnė tekstin, pa e ditur se ēfarė kėndojnė. Secila fjalė, edhe kur flasim, jo ma kur kėndojmė, ka ngjyrėn e vet. Njė fjalė e theksoj mė shumė, njėrėn e kaloj mė lehtė, tjetrės i jap njė za mė tė rėndė, gravé. Duhet tė njohėsh mirė dhe stilin e autorit, nė ēfarė kohe ka jetuar, si ka jetue, ēfarė ka ba, ēfarė e ka shtye pėr tė shkruar nė atė mėnyrė etj. Pėr shembull, kur kam kėnduar nė operėn “Traviata”, nė fillim kam lexuar librin, e kam zbėrthyer, e kam thithė fije e pėr pe, pastaj (secili ka ndjenjėn e vet) kam dhanė atė qė kam ndier unė. Gjithashtu, duhet ta dish tė bash dallimet, se opera ėshtė tjetėr gja, romanca ėshtė mė e thjeshtė, lideret janė tjetėr etj. Kėto gjini janė tė caktuara dhe kėngėtari nuk duhet tė bėjė ekzagjerime. Duhet tė japėsh aq sa tė ka caktua muzika. Nė qoftė se ke tre tė katėrtat, brenda kėsaj periudhe do tė japėsh krejt brendinė, t’ia nxjerrėsh thelbin filozofik, ēfarė ka dashur tė thotė me atė kangė. Nga pėrvoja ime, u kam thėnė kėngėtarėve: kur lexoni tekstin e kangės, duhet tė emocionoheni vetė, se po nuk u emocionuat vetė, ju atėherė kėto ndjenja nuk do t’ia transmetoni publikut, se jeni tė akullt pėr vete.
    Ka raste qė dy kėngėtarė kėndojnė njė duet. Ata duhet tė dėgjohen nė harmoni me njėri-tjetrin, por ndodh qė njėri kėndon mė fort pėr t’ia kalue tjetrit. Kjo nuk ėshtė ma muzikė. Kangėtari duhet tė kapė vijėn melodike qė do tė pėrcjellė. Nė qoftė se njėri ėshtė primar, ai tjetri duhet ta pėrcjellė sa mė bukur, pėr tė nxjerrė nė pah zanin e tė parit. Kjo ėshtė e kėnduemja pėr mue. Kėnga popullore ka teknikėn e vet dhe nuk mund tė pėrdorėsh tė njėjtėn teknikė si tė muzikės klasike, se pastaj kanga bastardohet.
    Ju keni botuar njė shkrim tė mirė tė Andon Panos. Mua mė ka bėrė pėrshtypje sidomos pjesa kur flet pėr tė folurit skenik. Edhe me kėngėtarin duhet punue si me aktorin pėr tė folurit skenik. Kangės po s’iu mor vesh fjala, nuk ėshtė kangė. Shikuesi vjen vėrtet pėr tė dėgjuar muzikė, por kėrkon dhe fjalėn qė do tė pėrcjellė atė muzikė. Fjalės duhet t’i jepet ai tingull, ai theks qė kėrkon ajo. Mjerisht varet dhe nga poezitė qė shkruhen pėr kangėt, qė ndonjėherė janė shumė tė dobėta, qė nuk e frymėzojnė a emocionojnė kangėtarin. Disa kangė nuk kanė shkallėzim. Gjuha vetė ėshtė muzikė kur pėrdoret me vend, me zanore, me bashkėtingėllore. Kompozitori duhet ta njohė shumė poezinė, duhet ta zbėrthejė atė. Ėshtė krejt e gabuar kur kompozitori ban muzikė pa tekst. Prej ēkahit ėshtė frymėzuar ai kompozitor? Ja, mund tė marrim njė fjali tė thjeshtė: “Unė tė dashuroj”. Edhe kjo mund tė marrė nuanca tė ndryshme sipas ndjenjės. Kjo fjalė kėrkon kėtė tingull muzikor, kėtė ngjyrė; atėherė dhe kangėtari e ka mė tė lehtė pėr interpretim. Pėr tė vėnė theksin duhet qė kangatari tė shohė gjithė vargun, se dhe zani del i shėmtuat, kur nuk i jep theksin nė vendin e duhur.
    Zane tė bukura kemi boll nė Shqipni, por duhet tė kemi dhe metodė tė mirė pėr t’i edukue kėta zane. Po nuk e mėsove mirė kangėn e huaj, nuk e shijon si duhet. Kur isha nė Austri, ma beso, isha 14-15 vjeē; kisha marrė nė konvikt njė mandolinė prej Shkodre. Kur mė merrte malli shumė, ulsha grilėn e penxheres, kandoja kangėt e mia, derisa mė binin lotėt. Nė shkollė mėsoja muzikė klasike, por kanga e vendit tem ma mbushte shpirtin. Dhe, po nuk t’u mbush shpirti, as kanga klasike nuk kėndohet bukur. Kanga popullore, pėr mendimin tem, nuk duhet tė mbetet vetėm nė gojėn e kangėtarėve tė veshur me qeleshe dhe kostume popullore. Atė duhet t’ia bajmė tė afėrt tė rinjve, duke i dhanė veshjen moderne tė ditėve tona. Pse u pėlqyen dhe u ndoqėn koncertet e mbrėmjes muzikore para disa muajve? Sepse ia afruam nė mėnyrė tė hijshme tė gjithėve.
    Mua mė dridhet zemra kur kėndoj kangėn popullore dhe kėtė dridhje e ndien shikuesi e dėgjuesi. Kėshtu e kam kėndue kangėn dhe ajo fluturonte.
    Kanga ka velizmat e veta, zbukurimet, trilet, prandaj as nuk duhet t’ia shtojmė, as t’ia pakėsojmė. Ashtu si operatori projekton nė ekran filmin, duhet tė projektosh edhe zanin, ta ēosh deri tek shikuesi mė i largėt i sallės. Zani do tė eci nėpėrmjet frymės (ajo kėndon me za pėr tė ilustruar mendimin) dhe ai vjen duke u zmadhue, butė-butė dhe pastaj kėtė za e mbledh prapė nė gjoksin tėnd pėr ta nxjerrė me vargun tjetėr tė poezisė. Ja sekreti i kangės qė pėlqehet mė shumė.
    Ē’mendoni pėr pedagogėt e kantos? Kam mendimin se jo ēdo kėngėtar i mirė mund tė jetė dhe pedagog i mirė…
    Ashtu ėshtė. Pėrsėri nuk dua tė pėrmend emra se mos ma marrin pėr keq, por duhet tė them se ai qė nuk ka nxjerrė kėngėtarė, duhet tė heqė dorė nga detyra e pedagogut, se bėn njė punė shumė tė keqe kur nuk nxjerr nxėnėsit e vet, ose mė keq kur i prish. Dhe kjo gjė ka ndodhė. E gjitha ėshtė tek teknika. Kur kangėtari i ri kėndon pa frymė, lodhet, kėndon i sforcuar. Duke kėndue i sforcuam humbet shumė energji, ndėrsa kur kėndon me teknikė, kur di ta pėrdorojė frymėn mirė, atėherė mund tė kėndojė orė tė tana dhe nuk lodhet.
    Unė kam dhėnė mėsim nė shkollėn e Mesme artistike “Jordan Misja” dhe nė Institutin e Lartė tė Arteve. E kam demonstrue mėsimin me shembuj nga interpretimi im, por gjithmonė u kam thėnė: “Mos kopjoni nga interpretimi im!”. Gjaja mė e keqe ėshtė tė kopjuerit, se mbetesh pėr tanė jetėn njė kopjues, nuk ke gjanė tande personale. Kangėtari ka personalitetin e vet edhe nė tė kėnduem, edhe nė tė folur.
    Duke pėrfundue, u jap njė porosi kėngėtarėve tė rinj: jo tė kėndoni thatė e thatė, por t’i jepni shpirt kangės, se atėherė do t’ua shpėrblejė tue fitue ne mė tė vjetrit. Vėrtet zani jem nuk tingėllon siē ka tingėllue dikur, por po tė baj ca vokaliza, do tė mė shihni si do tė fitojė bukurinė e vet. Ėshtė ēudi e madhe, por zani nuk humbet kur nuk sforcohet. Ibrahim Tukiēi vazhdon tė pijė ujė tė ngrohtė, se i ėshtė ba edukatė, e ruan zanin, megjithėse ėshtė nė pension. Kangėtari, kur zani ruhet, nuk duhet tė ketė pension. Edhe ne kangėtarėt e moshuar mund tė japim koncert, siē dha nė studion televizive Kristaq Paspali, qė e kam pasur nxėnės.
    Ē’tė them ma pėr kangėn?… Mund tė tė flas pėr ditė tė tana, por mė mirė t’ia lemė ma tė rinjve pėr ta kėndue kangėn sa mė bukur.

    SADIE AGOLLI

    panorama



    -------------




    hm..


    paska 100 vjetorin marie kraja.

    nr 1-shi i muzikes shqiptare

    lavdi asaj.

    te shohim cdo bej qeveria per kte rast.




    ,

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Marije Kraja



    Ndėr pėrkujtimet e bėra pėr 100-vjetorin e lindjes sė Artistes sė madhe MARIE KRAJA (1911 - 2011).

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Marije Kraja



    Unė ty moj tė kam dashtė | Marie Kraja

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •