Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    SHBA - Ekzekutohet Troj Dejvis, i shpallur fajtor për vrasjen e një polici

    Ekzekutohet Troj Dejvis, i shpallur fajtor për vrasjen e një polici


    Mbrëmë u krye dënimi me vdekje i Troi Dejvisit, i cili u shpall fajtor për vrasjen e një polici në vitin 1989. Ekzekutimi me injeksion u krye mbrëmë në shtetin e Xhorxhas, pasi Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara e hodhi poshtë një apelim të minutës së fundit për shtyrjen e ekzekutimit.

    Ndërsa kryhej ekzekutimi me vdekje në orën 11 të mbrëmjes, qindra demonstrues ishin mbledhur jashtë ndërtesës, për të shprehur bindjen e tyre se Troi Davis ishte i pafajshëm. Në fjalën e tij të fundit para vdekjes, Dejvis i deklaroi familjes së policit të vrarë Mark Mekfeil, se ai “nuk e kishte vrarë djalin, burrin dhe vëllain e tyre” dhe se ai “nuk kishte patur armë”.

    Kjo çështje ka tërhequr vëmendje brenda dhe jashtë vendit, për faktin se nuk pati fakte fizike që e lidhnin Dejvisin me krimin dhe 7 nga 9 personat që dëshmuan kundër tij, më pas e mohuan, ose e tërhoqën dëshminë. BE shprehu “keqardhje të thellë për ekzekutimin” dhe Organizata “Amnesty International” e cilësoi atë një dështim katastrofik të sistemit amerikan të drejtësisë. Po ashtu, gjatë ditëve të fundit mijëra njerëz nga vende të ndryshme të botës kanë zhvilluar demonstrata në mbështetje të Troi Dejvisit.

    voa

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ka vrarë, do vritet. U vra dhe një "white supremacist" në Texas por kjo bën më tepër bujë nga qarqet mediatike. Prapavija politike ja bën muuuu nga milje larg.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •