Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Mashtrimet me agjencitė e emigrimit

    Lifestyle, Shekulli Sot|19/09/2011 07:21
    Tė jetosh dhe punosh nė Australi
    Magdalena Alla

    ‘Nė fund tė botės’, por edhe ‘vendi mė i mirė nė botė’, ‘si pėrrallė’. Kėto janė tre cilėsimet kryesore qė dėgjon mbi Australinė, nga tė huaj por edhe nga shqiptarė qė e kanė vizituar apo qė jetojnė nė kėtė vend. Tė ngulur brez pas brezi qė prej vitit 1927 kur shėnohet emigranti i parė shqiptar nė Australi e deri nė kėto njėzet vitet e fundit tė ripėrtėritjes sė emigracionit tonė edhe nė kontinentin mė tė largėt tė botės.

    Nė njė seminar qė u mbajt nė Tiranė tek ‘Hotel Tirana International’ se si mund tė emigrojmė pėr tė jetuar dhe punuar nė Australi nga agjenti i emigrimit, Entel Dajsmaili, tė rinjtė shqiptarė tė interesuar, duke ardhur nga zona tė ndryshme tė vendit, ishin rreth 100, edhe pse vetėm pjesėmarrja kushtonte 50 euro. “Kam dėgjuar qė nė Australi drejt suksesit matesh pėr vlerat profesionale qė ke e jo se sa miq ke. Ka njė kuadėr tė lartė ligjor, me shumė shanse dhe ligji funksionon i barabartė pėr tė gjithė”, thotė pjesėmarrėsi 24-vjeēar nga Fieri, Armand Memushi, i cili nė qytetin e tij ka mbetur pa punė, edhe pse ka studiuar pėr drejtėsi. Eduard Ymeraj, po nga Fieri, 24 vjeē, ėshtė hidraulik. Shpreson se nė profesionin e tij atje do bėjė shumė para, si kudo tjetėr pėr zanatēinjtė, por nėse nė Greqi punoi pėr vite tė tėra pa dokumenta, nė Australi ka dėgjuar qė mund ta marrė shtetėsinė brenda katėr vjetėve. Olsi Hoxhalli nga Korēa, zonė qė pėrbėn pjesėn dėrrmuese tė emigracionit shqiptar nė Australi, tregon se si miku i tij brenda shtatė vjetėve e ka rregulluar tėrėsisht jetėn e tij atje. “Nė Shqipėri punon tėrė jetėn e mezi ha bukėn”, thotė. ‘E nėse nė Shkodėr 3000 dollarė nuk i merr nė vit, nė Australi i merr nė njė muaj”, shton njė tjetėr pjesėmarrės, Senat Parruza. Tė gjithė me sy dhe veshė hapur pėr njė jetė mė tė mirė ‘edhe nė fund tė botės’ pėrballė agjentit tė emigrimit qė shpjegon disa nga mundėsitė pėr tė jetuar dhe punuar nė Australi.

    Vizat e Studentit ndahen nė disa kategori:

    Viza Studentit klasi 570 ėshtė pėr studentėt qė kanė dėshirė tė studiojnė vetėm aglisht nė Australi pėr njė periudhė maksimale prej 50 javėsh.

    Viza e studentit klasi 571 ėshtė pėr studentėt qė kanė dėshirė tė studiojnė nė shkollė fillore apo tė mesme.

    Viza studentit klasa 572 ėshtė pėr tė studiuar njė diplomė universitare 1-2 vjet.

    Viza studentit klasa 573 ėshtė pėr tė studiuar nė universitet

    Viza studentit klasa 574 ėshtė pėr tė studiuar studimet pasuniversitare.

    Pagesa e aplikimit pėr vizė studenti ėshtė 565 dollarė australianė pėr aplikim.

    Kursi i gjuhės angleze varion nga 235 -300 dollarė australianė nė javė.

    Jetesa pėr ēdo muaj pėr njė student ėshtė 1500 dollarė australianė.

    Karta mjekėsore pėr studentėt pėr njė vit ėshtė pėrafėrsisht 400 dollarė.

    Kushtet bazė pėr tė marrė vizėn e studentit janė siguria financiare nga banka dhe mbrojtja e provimit tė anglishtes IELTS pranė Konsullatės Angleze. Nota qė duhet tė merret pėr studime pėr klasin e vizės 572 ėshtė 5.5, ndėrsa pėr klasin e vizės 573-574 varion nga 6-7. Ndėrsa pėr klasin e vizės 570 dhe 571 nuk kėrkohet provimi i IELTS.

    Vizat e Punės:

    Viza e Pėrkohshme e Punės klasi 457 ėshtė nga 1-4 vjet dhe aplikuesi duhet tė ketė njė kualifikim qė ėshtė nė listėn e emigrimit pėr klasin e vizės 457, tė ketė IELTS mbi notėn 5, duhet tė jetė i sponsorizuar nga njė kompani australiane dhe ka tė drejtė tė marrė dhe familjen e tij, dmth bashkėshorten/bashkėshortin dhe fėmijėt nėn moshėn 18 vjeē. Kjo vizė ka 3 etapa. Etapa e parė ėshtė qė sponsorizuesi australian aplikon pranė zyrės sė emigracionit australian pėr sponsorizim dhe paguan 405 dollarė australianė. Etapa e dytė ėshtė qė sponsorizuesi aplikon pėr pėrzgjedhjen e kandidatit nė fjalė dhe paguan tarifėn prej 80 dollarėsh. Etapa e tretė ėshtė aplikuesi aplikon pėr vizė pranė zyrės sė emigracionit nė Australi dhe paguan shumėn prej 305 dollarėsh australianė.

    Viza e Sponsorizimit nga Punėdhėnėsi Australian – ENS ėshtė vizė e pėrhershme dhe duhet tė jesh i sponsorizuar nga njė kompani australiane nė njė profesion qė ėshtė nė listėn e ENS, tė jesh nėn moshėn 45 vjeē, tė kesh minimumi 3 vjet eksperiencė pune dhe tė kesh IELTS mbi 5. Pagesa e aplikimit tė vizės ėshtė 1995 dollarė australianė.

    Viza e sponsorizimit rajonal klasi 119 – RSMS ėshtė vizė e pėrhershme e sponsorizuar nga njė shtet rajonal me njė zonė mė pak tė populluar sesa qytetet e mėdha nė Australi. Kriteret e kėsaj vize janė tė njėjta me ENS. Kjo vizė ka tre etapa si viza e klasit 457. Aplikimi pėr vizė ėshtė 1995 dollarė australianė.

    Viza e profesionit tė pavarur klasi 175 – kjo vizė ėshtė vizė e pėrhershme dhe ēdo aplikues mund tė aplikojė i pavarur dhe duhet tė marrė 65 pikė. Pikėt jepen nė vartėsi tė moshės, gjuhes angleze, nivelit tė kualifikimit, eksperiencės sė punės. Aplikimi i vizės kushton 2960 dollarė australianė.

    Viza e profesionit tė sponsorizuar nga njė shtet/provincė rajonale apo kushėriri juaj i cili ėshtė rezident i pėrhershėm australian ose nėnshtetas australian qė jeton nė zonėn e pėrcaktuar nga shteti-176. Kjo vizė ėshtė e pėrhershme dhe me pikė dhe aplikuesi duhet tė marrė 65 pikė nė vartėsi tė moshės, nivelit tė kualifikimit, gjuhės angleze dhe eksperiencės sė punės. Aplikimi pėr vizė kushton 2960 dollarė australian. Mėnyra e aplikimit ėshtė e ndarė nė tre etapa, njėsoj si RSMS.

    Vizat e Biznesit – Janė tė pėrkohshme dhe 4-vjeēare me tė drejtė aplikimi pėr vizė tė pėrhershme pas dy vjetėsh. Me vizėn e biznesit mund tė marrėsh edhe familjen dhe kostoja e investimit duhet tė jetė minimumi 50 000 dollarė australianė e lart.

    Vizat e Bashkimit Familjar janė viza qė merren brenda 10-15 vjetėve ose brenda 2 vjetėve. Tarifat e aplikimit pėr marrjen e kėtyre vizave variojnė nga 1995 deri nė 40 000 dollarė australianė.

    Vizat e Fejesės dhe Martesės variojnė nga 9 muaj deri nė 2 vjet pastaj aplikohet pėr rezidencė tė pėrhershme. Marrja e kėsaj vize kėrkon evidencė mbi takimin fizik tė dy personave dhe vazhdimėsia e komunikimit tė tyre nėpėrmjet e-mail apo telefon. Tarifat e vizave pėr martesė variojnė nga 1995 dollarė australianė.

    Nėnshtetėsia Australiane merret mbasi tė keni jetuar 4 vjet nė Australi, dmth 3 vjet rezidencė tė pėrkohshme dhe 1 vit rezidencė tė pėrhershme dhe respektimi i ligjit.

    Pėr tė gjitha aplikimet e vizave australiane ėshtė shumė e rėndėsishme qė dokumentat tė jenė tė rregullta dhe dėshmia e penalitetit tė jetė e pastėr.


    Adresa:

    Informacione mė tė detajuara se si mund tė shkohet pėr tė jetuar dhe punuar nė Australi mund tė gjeni nė:

    Departamenti i Emigracionit dhe Nėnshtetėsisė:

    www.immi.gov.au

    www.citizenship.gov.au


    Ku tė gjej njė agjent emigrimi:

    www.edwinaci.com.au

    e-mail: eci2003@bigpond.com

    e-mail: merushe@bigpond.com


    Asistenca pėr fėmijėt

    Emigrantėt e rinj me fėmijė mund tė kenė tė drejtė tė marrin Asistencė Familjare si ndihmė pėr pėrballimin e kostos sė rritjes sė fėmijėve. Qė tė keni kėtė tė drejtė, ju duhet tė keni vizėn e qėndrimit tė pėrhershėm dhe tė jetoni pėrgjithmonė nė Australi. Por kėto janė pagesa suplementare, tė cilat nuk mjaftojnė pėr tė jetuar. Informacione tė mėtejshme, duke pėrfshirė fletushka me fakte nė shumė gjuhė, ju mund tė merrni nėpėrmjet faqes sė internetit: www.familyassist.gov.au

    Shėndeti:

    Qeveria e Australisė siguron ndihmėn me shpenzime mjeksore tė kontrollit tė syve dhe kujdesit nė spital nėpėrmjet njė programi qė quhet Medicare. Medicare siguron shėrbime falas si pacient nė njė spital publik dhe trajtime me kosto tė ulėt ose falas nga mjekėt dhe njė sėrė ndihmesash dhe lehtėsirash tė kujdesit shėndetėsor. Shumica e personave me viza tė pėrkohshme nuk kanė tė drejtė tė kenė Medicare.

    Shumė australianė zgjedhin sigurimet shėndetėsore private. Ato mbulojnė disa ose ose tė gjitha trajtimet.


    Punėsimi:

    Australia ofron vende pune tė shumėllojshme pėr tė aplikuar; nga zanatēinjtė si elektrikė, hidraulikė, kuzhinerė, parukierė deri tek mėsues, mjekė, inxhinierė, pėrkthyes, gazetarė etj. Pranimi i emigrimit nuk garanton punė, edhe pėr ata qė janė vlerėsuar me pikėt mė tė larta nė zanatin e tyre. Tregu i punės nė Australi vlerėsohet si shumė konkurrues. Ata emigrantė qė kanė vite qė janė vendosur nė Australi kanė papunėsi shumė tė ulėt. Njėkohėsisht ata qė kanė ardhur nė Australi nėn kategorinė e zanateve kanė nė pėrgjithėsi papunėsi mė tė ulėt se emigrantėt e ardhur nė kategori tė tjera. Ata qė nuk gjejnė punė duhet tė regjistrohen menjėherė nė Centerlink pėr tė gjetur punė. Dy vitet e para pas mbėrritjes emigrantėt nuk kanė tė drejtė pėr asistencė sociale.

    Programe falas pėr gjuhėn angleze

    Departamenti i Arsimit, Punėsimit dhe Marrėdhėnieve nė Punė (DEEWR) ka dy programe pėr mėsimin e gjuhės angleze pėr tė aftėt pėr punė 15-64) vjeē. Ofrohen 800 orė mėsimi falas tė anglishtes me qėllim gjetjen e punės. Dhe pėrmirėsimin e e mėtejshėm tė njohurive me trajnime tė specializuara.

    Tė udhėtosh drejt Australisė:

    Zgjat nga 17-21 orė nė varėsi tė itinerarit qė zgjedh me ndalesa zakonisht nė Bankok (Tajlandė), Singapor apo Dubai (Emiratet e Bashkuara Arabe).

    Bileta vajtje-ardhje nė Australi kushton afėrsisht 3000 dollarė australianė.

  2. #2
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Shihni se si ende ne 2011, ka budallenj qe mashtrohen nga nje person qe u merr 50 euro, e u thote qe per pune 5000 eurosh te tjera, do t'i coje ne nje parajse ku parate jane pertoke e vendi eshte fushe me lule.
    Si shpjegohet qe shume australiane enderrojne te marrin nje leje qendrimi ne Kanada apo Belgjike?

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ja dhe disa nga komentet ne Shekull rreth kesaj reklame te turpshme:

    Albani 19/09/2011 10:14
    Sa turp me vjen qe lexova kete lajm.
    Policia duhet te thirret menjeher.
    Un jam shqiptaro-australian dhe ky tipi Enkel Dajsmaili , nga Peqini eshte MASHTRUES ordiner.
    Ai punon ne Adelaide si shoefr taxie dhe ka mashtruar dynjan.
    Ka ardhur ne ketu ne Adelaide si ish spiun i Malajzis, ish spiun i mbasades shqiptare ne kuala Lumpur dhe letrat e veta mezi i ka rregulluar duke i shtar mbiembrit te vet edhe nje Smith qe na ben ne shqiptareve ta tallim.
    Me vejn keq qe ka aq shume fatkeq sa ti japin ketij mashtruesi 50 Euro per ta takaur ket fare agjenti.
    Gazeta Shekulli duhet te japi alarmin dhe te ms lejoj qe ky mashtrues te rrjepi qyqar.
    Keto web site qe ka dhene ai jan te hapura per cdo njeri qe don te emigroj ne Australi dhe gjithkush ka te drejete te aply.
    Enkel Dajsamili eshte thejshte MASHTRUES!



    Tony 19/09/2011 10:45
    Si per cdo gje edhe me kete rast shqiptaret i bejne petullat me uje dhe per kkete digjen dhe ky tipi agjent fiton.
    Se pari te emigrosh ne Australi duhet te kesh para dhe te mbash me buk per dy tre vjet nje agjent profesional me orgjin angleze po jo si puna e ketij pimpit to ngjashem me ato te gomoneve te Vlores.
    Se dyti edhe po te arrish te sigurosh nje vize turitstike per te ardhur ne Australi si vizitor qe ky tipi mund edhe ta siguroj duke te rrjepur nuk eshte me e lehte se ne Itali, Greqi apo Amerik per te marre vizen e qendrimit.
    Se treti edhe jeta vertet ka ca standarte qe nuk krahasohen me ato te Shqiperis po nuk krahasohen as me ato te Evropes qe eshte pa dyshim shume me e larte.
    Se treti kush din anglisht dhe ka dy pare mend e provon fatin e tij me web sitin e emigracionit australian qe eshte i hapur per te gjith dhe kushdo mund te aplikoj.
    Se katerti per aq shume para qe duhen per te aplikuar dhe fituar nje vize ne Australi dhe per nje rrugetim ne fund te botes a nuk ia vlen te perpiqesh per ne Kanada apo USA edhe me afer, ketu ne Europe, edhe me me shume shance emigrimi.
    Australia vazhdon te mbetet nje koloni angleze dhe per ket konrtollohet e tera nga sistemi emigrimit anglez megjithjse ne menyr te kamufluar dhe shqiptaret e din emigracionin anglez sa i veshtir eshte.


    http://www.shekulli.com.al/shekulli/...rali/#comments

  4. #4
    Ky i fundit qenka me i lezetshem akoma:

    "Australia vazhdon te mbetet nje koloni angleze dhe per ket konrtollohet e tera nga sistemi emigrimit anglez megjithjse ne menyr te kamufluar dhe shqiptaret e din emigracionin anglez sa i veshtir eshte.
    "


  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar mė parė nga Bamba Lexo Postimin
    Ky i fundit qenka me i lezetshem akoma:

    "Australia vazhdon te mbetet nje koloni angleze dhe per ket konrtollohet e tera nga sistemi emigrimit anglez megjithjse ne menyr te kamufluar dhe shqiptaret e din emigracionin anglez sa i veshtir eshte.
    "

    australianet jane me origjine angleze. ata ishin te gjithe burgaxhinj ne angli dhe u transferuan nga shteti anlez ne australi para 150 vjetesh.
    por pas luftes se dyte boterore atje emigruan shume italiane, greke
    ne australi shqiptaret kane shume imazh te keq dhe nuk eshte e mire per nje shqipar te zgjedh kete vend per emigrim.

  6. #6
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Me e bukura eshte qe ky mashtrim del edhe ne gazete, dhe e lexon ndonje si ata te intervistuarit e fluturojne me presh ne byt... Tamam si nje shkrim qe lexova per peruanet e varfer qe trafikantet i mashtronin duke u thene qe ne Rusi ka pune qe paguhen me mijera euro ne muaj, dhe pasi u merrnin nga 5000 euro per udhetimin i braktisnin ne brigje te shkreta te Rusise, ose i conin pe te punuar ne miniera e i mbanin si skllever.

  7. #7
    Medet per ne thuaj... kapin e publikojne artikuj pa e vertetuar me pare lajmin. Shyqyr qe kane mesuar te gjithe te perdorin internetit e japin informacione reale mbi keto gjera.
    Turp sesi nje shqiptar mund te perfitoj nga nje shqiptar tjeter duke i shkaterruar jeten!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  8. #8
    Citim Postuar mė parė nga kleadoni Lexo Postimin
    Medet per ne thuaj... kapin e publikojne artikuj pa e vertetuar me pare lajmin. Shyqyr qe kane mesuar te gjithe te perdorin internetit e japin informacione reale mbi keto gjera.
    Turp sesi nje shqiptar mund te perfitoj nga nje shqiptar tjeter duke i shkaterruar jeten!
    Hera e pare ne fakt!

  9. #9
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anėtarėsuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Para 2-3 muajsh, nje shoku im me tregoi se si do shkonte ne Australi, sa e lehte eshte per te shkuar dhe sa qejf ka ai te shkoje. Nuk kerkova hollesira por besoj se behet fjale per te njejten agjensi
    Gjysma e te keqes eshte qe ky shoku im i martua nderkohe dhe e harroi Australine.

    Eh te shkretet shqiptare sa qejf kane te zhduken nga ky vend! Hane dhe sapunin per djath.
    Cdo gje eshte relative...

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    une elexova kete lajme por cfare me ben pershtypje eshte se kane paguar nga 50 euro njerez me shkolle te larte gjasme ,ikni more idiota ne nje kafe interneti me 1000 leket te vjetra dhe gjen informacion per kudo qe do te emigrosh


    ne shqipet nuk duam ta dime te verteten por duam te degjojme ate qe deshirojme

  11. #11
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Shumica e njerezve jane te deshperuar nga jetesa mizerabel qe i ofron Shqiperia. Kjo qe ata kane degjuar eshte nje mundesi , ndoshta edhe mund ta kene menduar si mashtrim por prapeseprape kane tentuar.

  12. #12
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar mė parė nga angmokio Lexo Postimin
    Shumica e njerezve jane te deshperuar nga jetesa mizerabel qe i ofron Shqiperia. Kjo qe ata kane degjuar eshte nje mundesi , ndoshta edhe mund ta kene menduar si mashtrim por prapeseprape kane tentuar.
    Jeta eshte mizerje ne Shqiperi, por te jesh aq sylesh? U falej shqiptareve ne vitet 1990-1991 kur nuk kishin pare kurre ca ka pertej kufirit e nuk kishte as internet e as skype. Por tani? Nese duan te dine per Australine, te hapin Google, te shkruajne Australi dhe ke me miliarda faqe me informacion. Ose thjesht te flasin ne Skype me nje shqiptar ne Australi e ta pyesin se si eshte andej. Mund te gjesh sa te duash shqiptare ne seksionin e forumit per shqiptaret ne Australi. Por sic duket keta kane leke me shumice t'i japin nje mashtruesi qe u shet perralla per Australi e per dokumenta te lehta per atje.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •