Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e keis
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    31

    Sa të rëndësishme janë fjalët ?!

    ju lutem me duhet nje pergjigje a eshte kjo ese argumentuese apo jo..


    Në mëngjes kur zgjohem, dëgjoj nënën time që më thotë – Zgjohu zemër. Në rrugë kur dal e shkoj në shkollë më thonë shokët – Mirëmëngjesi. Sa herë dua të kem diçka, sa herë të tjerët më kërkojnë diçka gjithmonë në mënyrë të pakuptueshme përdoren fjalët. Ata janë zëvendësueset e ndjenjave të mija. Kur s’dua diçka unë them jo, kur e dua diçka them është e imja edhe kurë nuk dua të më ndodhë mua, them kurrë, duke përdorur gjithmonë fjalët që dalin nga goja ime. Fjalët, të cilat duke i lidhur njëra me tjetrën, më afrojnë mundësinë të kuptoj të tjerët. Ata janë shumë, të tëra së bashku krijojnë, rrinë pranë njëra tjetrës si në një familje. Të tëra së bashku edhe ato si çdo familje kanë një emër. Fjalët që përdor unë dhe gjithë miqtë e mi, bëjnë pjesë në familjen e gjuhës shqipe. Në çdo moment unë trokas në atë derë, në çdo çast unë kam nevojë për të.
    Sa të nevojshme janë fjalët, sa na e thjeshtojnë jetën fjalët, sa të vështirë do ta kishim pa ekzistencën e tyre, sa shumë do të ngatërrohej jeta jonë pa to. Ndërsa mendoja për këtë, imagjinova për një moment si do të ishte jeta ime pa to. Si do të ishte jeta ime nëse nuk do të komunikoja dot e askush s’do të më kuptonte. Ne do të ishim pjesë e një bote plotësisht të mbushur me keqkuptime e pavërtetësi. Çdo të ishte njeriu nëse nuk do të fliste gjuhën e atyre që ka pranë. Ai s’do ti komunikonte të tjerëve atë që ka në shpirtin e tij. Ai do të ishte si një i verbër që nuk sheh ngjyrat e pranverës, por dëgjon tingëllimën e zogjve, do të ishte si një i shurdhët që shikon një simfoni, lëvizjet e duarve në vegla, por s’do të dëgjonte asnjë tingull.
    Nëse dashuron dhe nuk e shpreh atë, nëse urren dhe nuk ja thua në sy, nëse e do diçka dhe nuk e kërkon atë me zë të lartë, është njësoj sikur ato të mos ndjesh vërtet. Ndjenjat tona, mendimet tona, ekzistojnë, por bëhen konkrete vetëm kur ato janë të veshura me gjuhën tënde, me atë në të cilën të është folur nga ata që të kanë krijuar, nga ata të cilët të dhanë aq dashuri sa ti spate frikë nga bota. Vetëm në atë gjuhë, me të cilën prindërit të mësuan çfarë është dashuria ti mund të shprehësh dashurinë e vërtetë, vetëm në atë gjuhë t’i mund të thurësh poezi për dashurinë e dhimbjen e humbjes së saj. Shpesh njerëzit kanë menduar se duke folur në një gjuhë tjetër, jo në atë të nënës duken më interesantë, duken më të kulturuar, por vlerën e tyre fallco si njerëz e kanë shfaqur pikërisht kur në grindjen e parë që kanë pasur kanë sharë në gjuhën e tyre e jo sepse kanë pasur frikë që të mos i kuptojnë të tjerët, por sepse gjuha e së vërtetës asaj që të vjen instinktivisht është gjuha e nënës.
    Unë jam shqiptar dhe flas shqip. Unë jam shqiptar dhe dashuroj në shqip, urrej në shqip, gëzohem në shqip, hidhërohem në shqip. Shumë njerëz mund të flasin shumë gjuhë, por kur monologojnë me veten flasin gjithmonë në gjuhën e tyre, sepse me vetveten njerëzit flasin vetëm me gjuhën e së vërtetës, me gjuhën e origjinës, me gjuhën e nënës.
    Këto shkronja janë flori e shkuar floririt- mu kujtua kjo fjali nga një film që e kam parë sa e sa herë. Janë flori i vërtetë e jo fallco. Janë flori i vërtetë shkronjat e gjuhës shqipe, gjersa i kanë mbijetuar shekujve, përplasjeve, luftërave dhe mbi të gjitha pabesisë së shpirtit të blerë kur asimilohet. Njerëzit mund të ndryshojnë rrobat, ngjyrën e flokëve, modelin e tyre përkohësisht, por nuk mund të mësojnë të ndjejnë dashuri në gjuhë të huaj. Njeriu e mendon ndjenjën e dashurisë vetëm në gjuhën që ja ka shprehur nëna e tij dashurinë. Dhe në atë gjuhë do t’ia shprehë dhe ai fëmijës së tij. Në gjenet e njeriut ekziston diçka që s’ndryshohet, diçka që nuk mësohet, diçka që nuk mund të modifikohet, diçka me të cilën lind dhe vdes e nëse e mohon s’je gjë tjetër veçse mohues i vetes. Gjuha është pjesë e asaj që nuk ndryshohet e të bën ty ai që je, të bën ty shqiptar, të bën ty të jesh biri i dikujt, të bën ty të jesh njeri e jo një askush.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Në e ke hapur temën vetëm për të pyetur "është ese apo jo", duhet ta hapje te forumi "Ndihmoni njëri-tjetrin". Këtu diskutojmë për temat që hapen.

    Mua ky shkrim po më duket si hartim dhe dua të them që është shkruar bukur e rrjedhshëm nga dikush që di të shprehet.

    Ato që thuhen aty, qëndrojnë, po pjesa ku thotë që mendon shqip, më kujtoi diçka.

    Dikur takova një gjeorgjian që e kishte kaluar gjysmën e jetës në Gjeorgji e gjysmën në Rusi. Dinte disa gjuhë, por këto të dyja i dinte më mirë. E pyeta:

    - Cilën gjuhë di më mirë, gjeorgjishten apo rusishten? Cilën ndien si gjuhën tënde?

    M'u përgjigj:

    - Të dyja mirë i di, por tani mendoj në rusisht. Thuhet se në atë gjuhë që mendon, atë e di më mirë, kështu që them se rusishten e di më mirë dhe e ndiej si gjuhën time.

  3. #3
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Janë flori i vërtetë e jo fallco
    E ke pasur fjalen per filmin '' Udha e shkronjave'' - Flori e kaluar floriri o tunxh -


    Keisi mua me duhet nje ese e thjesht dhe origjinale nga ana jote . Me mire nje te tille sesa nje te kopjuar nga dikush tjeter :-)
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Sa të rëndësishme janë fjalët ?!

    Thënie brilante për fuqinë e fjalës

    Bëj kujdes me fjalët. Pasi dalin nga goja, munden vetëm të falen, por jo të harrohen.
    (I panjohur)

    Fjalët janë falas. Eshtë mënyra si i përdor që mund të të kushtojë.
    (Urtësia Kushand)

    Ngri fjalët e tua, jo zërin tënd. Eshtë shiu që i rrit lulet dhe jo rrufeja.
    (Rumi)

    Gjuha e njeriut është një bishë që pak kush mund ta kontrollojë. Ajo përpiqet vazhdimisht që të dalë nga kafazi, dhe nëse nuk zbutet, do të lëshohet pa fre dhe do të të shkaktojë hidhërim.
    (I panjohur)

    Sekreti për të qenë i mërzitshëm për të tjerët, është që të thuash gjithcka.
    (Volteri)

    Një fjalë e mirë mund të ndryshojë të gjithë ditën e dikujt.
    (I panjohur)

    Kontrollojini me kujdes, sepse fjalët kanë më shumë fuqi se sa bombat atomike.
    (Pearl Strachan Hurd)

    Fjalët kanë energjinë dhe fuqinë që të ndihmojnë, të shërojnë, të pengojnë, të lëndojnë, të dëmtojnë, të poshtërojnë, dhe të përulin.
    (Yehuda Berg)

    Detyra ime, që po përpiqem ta realizoj është që, përmes fuqisë së fjalës së shkruar, të të bëj të dëgjosh, të të bëj të ndiesh, e mbi të gjitha, të të bëj të shikosh.
    (Joseph Conrad)

    Fjalët e mira mund të jenë të shkurtra dhe të lehta për t’u thënë, por jehona e tyre është vërtetë e pafundme.
    (Nënë Tereza)

    Gjuha nuk ka kocka, por është e fortë sa për të thyer një zemër. Kështu që, bëj kujdes me fjalët.
    (I panjohur)

    Bëj kujdes me ato që thua. Mund të thuash diçka që lëndon në dhjetë sekonda, por dhjetë vjet më vonë, plagët janë ende aty.
    (Joel Osteen)

    Gjithcka që më duhet është një copë letër e bardhë dhe dicka për të shkruar mbi të, dhe pas kësaj, mund ta kthej botën përmbys.
    (Friedrich Nietzsche)

    Mos përziej fjalët e këqia me humorin tënd të keq. Do të kesh shumë shanse për të ndryshuar humorin, por nuk do të kesh asnjëherë shansin të zëvendësosh fjalët që ke thënë.

    Kurrë mos e zvogëlo fuqinë e fjalëve. Fjalët lëvizin zemra dhe zemrat lëvizin gjymtyrë.
    (Hamza Yusuf)

    Një kockë e thyer mund të shërohet, por plaga që hap një fjalë mund të qëndrojë e hapur përgjithmonë.
    (Jessamyn Uest)

    Fjalët e mira vlejnë shumë dhe kushtojnë pak.
    (George Herbert)

    https://ekonomiaonline.com/arte/then...qine-e-fjales/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 16-05-2021 më 12:54

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar sirena_adria për postimin:

    Neteorm (16-05-2021)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •