Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 19
  1. #1
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560

    Zgjodhi Shqipërinë, Zvicra dënon Makustajn

    Klubi Young Boys e ka dënuar 8 javë të riun shqiptar nga Kosova pasi vendosi të merrte pasaportë shqiptare

    Është dënuar me tetë ndeshje nga skuadra e tij, Young Boys, vetëm se refuzoi përfaqësuesen e Zvicrës për skuadrën e tij kombëtare, Shqipërinë. Por ai nuk është bërë pishman për zgjedhjen e tij, teksa mezi pret të pajiset me pasaportë nga Presidenca e Shqipërisë. Kjo është historia e Dardan Maksutajt, 16-vjeçarit kosovar i datëlindjes 1995, që aktivizohet me skuadrat zinxhir të Young Boys.

    Zgjodhi Shqipërinë Dëgjoi zemrën dhe zgjodhi të luante për kombëtaren shqiptare, duke refuzuar përfaqësuesen e Zvicrës. Refuzoi të ndiqte rrugën e shumë bashkëkombësve të tij, të cilët luajnë për “helvetikët”, vetëm e vetëm për të veshur fanellën kuqezi. Por nuk e kishte të lehte marrjen e këtij vendimi. Dardan Maksutaj u desh të përballej me shumë procedura e dokumente në ambasadën shqiptare, por edhe me dënime.

    Arsyeja ishte e thjeshtë: Shqipëria. Maksutaj nuk është penduar për zgjedhjen që ka bërë, ndonëse i ka hapur shumë probleme: “Për Shqipërinë kuqezi ia vlen çdo sakrificë.” Për Dardanin, zgjedhja ka ishte gjithmonë e qartë. “I kam treguar Zvicrës se nuk do të luaj kurrë për ta dhe se edhe 100 vjet (nëse jetoj) do të luaj për Shqipërinë. Dhe, për këtë gjë, ata më kanë dënuar.

    Nuk kam luajtur për plot tetë ndeshje, – theksoi Dardani të premten për ‘Sport”. – Kam qenë më i miri në stërvitje, por ata nuk më futnin në lojë. E gjithë kjo vetëm se u kam treguar se jam krenar që jam shqiptar dhe që dua të luaj për kombin tim, pasi e dua shumë.”

    Pasaporta shqiptare Dardan Maksutaj është përzgjedhur në kampin e talenteve shqiptare të mbajtur në fillim të këtij viti nga Federata Shqiptare e Futbollit për të përfaqësuar Shqipërinë për grup-moshat U-17. Talenti i tij nuk i ka shpëtuar syrit të specialistit “Xhemo” (Xhemal Mustedanagiç), i cili ka dhënë menjëherë miratimin për të nisur procedurat e pajisjes me pasaportë shqipare.

    Futbollisti 16-vjeçar shpreson të jetë i gatshëm për Shqipërinë U-17 në kualifikimet e Europianit U-17, që nisin muajin e ardhshëm. “Deri tash, më duket se vetëm unë dhe Astrit Bunjaku jemi në këtë fazë, por mendoj se ai nuk do të luajë në këto kualifikime pasi është i lënduar. Kualifikimet për Europianin fillojnë pas një muaji, kështu që kam ende kohë për t’u pajisur me pasaportë”, – theksoi Maksutaj.

    Talenti shqiptar është nipi i futbollistes së tretë më të mirë në botë për vitin 2010, Fatmire Bajramaj. Krahas Maksutajt e Bunjakut, në pritje të pasaportës shqiptare janë edhe dyshja e Prishtinës, Lorik Aliu e Fatlum Ramadani, si dhe ish-qendërmbrojtësi i Tërnocit, Arbnor Fejzullahu.

    Stërvitet me Young Boys, luan tek Worb

    Dardan Maksutaj vijon të stërvitet me skuadrën Young Boys, ndonëse ndeshjet zyrtare i bën me skuadrën SC Worb. “Po stërvitem me Young Boys, por ndeshjet i luaj me SC Worb. Është liga e tretë në Zvicër,” – pohoi i riu Maksutaj.

    I kam treguar Zvicrës se nuk do të luaj kurrë për të dhe se edhe 100 vjet (nëse jetoj) do të luaj për Shqipërinë. Dhe për këtë gjë, ata më kanë dënuar. Nuk kam luajtur plot tetë ndeshje

    Shqipëri-Zvicër, “lufta” për talentet shqiptare

    “Futbolli zvicran do të futet në krizë, pasi po mungojnë fëmijët e rinj, me prindër emigrantë, që merren më futboll.” Kjo ishte analiza e specialistëve zviceranë për të ardhmen e futbollit të tyre. Dhe nuk është e vështirë për ta kuptuar. Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, të dy lojtarë të Bazelit, konsiderohen talentet me të spikatura të kombëtares së Zvicrës, që po shkëlqejnë me klubin e tyre dhe me përfaqësuesen helvetike.

    Granit Xhaka pak muaj më parë u grumbullua nga trajneri Hitcfeld, pasi bëri presion se do të luante për Shqipërinë. Aktualisht me Zvicrën luajnë 4 futbollistë me origjinë nga Kosova. Përveç dy të sipërpërmendurve, janë edhe Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemaili.

    Frika “Nuk i bëjmë të ditur emrat e talenteve që do të pajisen me pasaporta, sepse ndërhyn Zvicra dhe na i djeg.” Kjo është deklarata e pak ditëve më parë e Redi Jupit, shefi i zyrës së talenteve në FSHF. “Lufta” mes Shqipërisë dhe Zvicrës tashmë ka filluar, madje pritet të bëhet më e ashpër. Helvetikët kanë ndërtuar makinerinë për të prodhuar futbollistë (infrastruktura dhe profesionalizmi i trajnimit), ndërsa Shqipëria (kryesisht Kosova) e furnizon me lëndën e parë (fëmijët e emigrantëve).

    Aktualisht, më të mirët Zvicra i ka rekrutuar, por ka të talentuar të tjerë edhe për Shqipërinë. Madje me një punë më të mirë bindëse FSHF mund të “grabisë” telente të tjera edhe më cilësore, që i përkasin të ardhmes.
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-09-2011
    Postime
    36
    Zvicra duhet te depotroje kete gjale ne Kosove e jo ne shqipri, jepi buke qe te te haje, une mendoj qe ky kalama eshte manipuluar nga dikush sepse ne kete moshe dhe i ritur ne zvicer nuk ka mundesi te kete kesi lloj ndnjenjash patriotike, me teper do ti kishte zhvilluar sistemin hormonal se sa ato patriotike.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-09-2011
    Postime
    36
    Shqiperia dhe Kosova duhet me se pari te ndalin punet mafioze ne federaten e tyre dhe te krijoje kushte normale per trajnim te te rinjeve,edhe une do kisha zgjedhur kombetaren zvicerane para asaj shqiptare ose kosovare nuk ia vlen te luash per keto dy kombetare jo se kam inat por thjeshte mund te humbesh per nje loje ate qe krijon me vite

  4. #4
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Citim Postuar më parë nga dLeoni Lexo Postimin

    E ka edukuar si duhet familja..

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-09-2011
    Postime
    36
    Ti shoku nga Kumanova mos na shit tru , eshte kollaj te edukosh femijet e tjereve , edukoe femijen tend qe te kthehet nga amerika dhe te punoje ne Kumanove ,sepse te mesosh tjeret per patriotizem eshte shume kollaj .
    Ajo familje per mua thjeshte duhet te deportohet ne Kosove dhe le te punoje ne veri te Mitrovices dhe cuni i tij le te luaje per Trepcen ,pastaj do bisedojme me familjen e tij dhe do shohim ku do ngelin ndjenjat kombtare

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar më parë nga dLeoni Lexo Postimin
    Zvicra duhet te depotroje kete gjale ne Kosove e jo ne shqipri, jepi buke qe te te haje, une mendoj qe ky kalama eshte manipuluar nga dikush sepse ne kete moshe dhe i ritur ne zvicer nuk ka mundesi te kete kesi lloj ndnjenjash patriotike, me teper do ti kishte zhvilluar sistemin hormonal se sa ato patriotike.
    cka je tu than a din kush gja
    JO SEKS PARA MARTESE

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-09-2011
    Postime
    36
    lexo o goldian dhe do marish vesh

  8. #8
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Citim Postuar më parë nga dLeoni Lexo Postimin
    Ti shoku nga Kumanova mos na shit tru , eshte kollaj te edukosh femijet e tjereve , edukoe femijen tend qe te kthehet nga amerika dhe te punoje ne Kumanove ,sepse te mesosh tjeret per patriotizem eshte shume kollaj .
    Ajo familje per mua thjeshte duhet te deportohet ne Kosove dhe le te punoje ne veri te Mitrovices dhe cuni i tij le te luaje per Trepcen ,pastaj do bisedojme me familjen e tij dhe do shohim ku do ngelin ndjenjat kombtare
    forumi eshte per te gjithe me shkruar mes vete,normal pa ofendime ..
    nuk jam ai qe shes tru dLeoni..
    mos harro kombesia eshte kombesi dhe kurre nuk nderrohet, edhe pse mund te merresh tjeter shtetesi..
    pra edhe njehere them se femija edukohet,si per kombesi si per mikpritje etj...
    (nuk kane lidhje shkrimet e tua qe ke shkruar ne lidhje me komentin tim)
    Pershendetje..

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-09-2011
    Postime
    36
    Shoku usa,une dhash mendimin tim ne lidhje me temen, tani se dikush do te shitet me patriot me i edukuar dhe me mikprites eshte ceshtje e dores se dyte, thjeshte edhe komenti yte skishte lidhje me temen ja fute kot gjoja se je patriot dhe i civilizuar.
    Une te kisha qene ne vend te ketij djaloshi kure nuk do ta kisha zgjesdhur kombtaren shqiptare, sepse se lish asgje me shqiperine ( nuk e di a flet edhe shqip ky djaloshi ) nese duhet te luaje per ndonje kombetare eshte ajo e e kosoves pasi qe eshte kosovar,e tani se kush do qe te perfitoje nga ky rast eshte teme ne vete

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Po keta Zviceranet apo te quajtur ndryshe si LAVATRICEJA E BOTES, ngelen duke na dhene leksione demokracie ne shqiptareve, nderkohe hakmerren me nje minoren.
    Kjo eshte DEMOKRACI!!!!!!!!!!!
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  11. #11
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Citim Postuar më parë nga dLeoni Lexo Postimin
    Shoku usa,une dhash mendimin tim ne lidhje me temen, tani se dikush do te shitet me patriot me i edukuar dhe me mikprites eshte ceshtje e dores se dyte, thjeshte edhe komenti yte skishte lidhje me temen ja fute kot gjoja se je patriot dhe i civilizuar.
    Une te kisha qene ne vend te ketij djaloshi kure nuk do ta kisha zgjesdhur kombtaren shqiptare, sepse se lish asgje me shqiperine ( nuk e di a flet edhe shqip ky djaloshi ) nese duhet te luaje per ndonje kombetare eshte ajo e e kosoves pasi qe eshte kosovar,e tani se kush do qe te perfitoje nga ky rast eshte teme ne vete
    Nuk permendet askund patriotizmi,nga e shpike!!?
    Pershendetje

  12. #12
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga dLeoni Lexo Postimin
    Shqiperia dhe Kosova duhet me se pari te ndalin punet mafioze ne federaten e tyre dhe te krijoje kushte normale per trajnim te te rinjeve,edhe une do kisha zgjedhur kombetaren zvicerane para asaj shqiptare ose kosovare nuk ia vlen te luash per keto dy kombetare jo se kam inat por thjeshte mund te humbesh per nje loje ate qe krijon me vite
    ket e kishte lyp dhe turqia

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga dLeoni Lexo Postimin
    Shoku usa,une dhash mendimin tim ne lidhje me temen, tani se dikush do te shitet me patriot me i edukuar dhe me mikprites eshte ceshtje e dores se dyte, thjeshte edhe komenti yte skishte lidhje me temen ja fute kot gjoja se je patriot dhe i civilizuar.
    Une te kisha qene ne vend te ketij djaloshi kure nuk do ta kisha zgjesdhur kombtaren shqiptare, sepse se lish asgje me shqiperine ( nuk e di a flet edhe shqip ky djaloshi ) nese duhet te luaje per ndonje kombetare eshte ajo e e kosoves pasi qe eshte kosovar,e tani se kush do qe te perfitoje nga ky rast eshte teme ne vete
    Puna asht qe ti nuk je ky djaloshi pranej truc botht e rri rahat. Cka te intereso ty se cka ban ni person qe ty ste lidh sen me te. Kti djaloshi bravo i qoft e hallall buka qe i ka dhan ajo familje e e ka rrit si shqiptar. Ti fmit e tu rriti qysh te dush
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  14. #14
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    Puna asht qe ti nuk je ky djaloshi pranej truc botht e rri rahat. Cka te intereso ty se cka ban ni person qe ty ste lidh sen me te. Kti djaloshi bravo i qoft e hallall buka qe i ka dhan ajo familje e e ka rrit si shqiptar. Ti fmit e tu rriti qysh te dush
    kto cdo gja e lidhin me fene.

    ps.shteti ame nuk investon per sportin dhe kulturen.rrasja

  15. #15
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-09-2011
    Postime
    36
    Kishte qene vetem nje buje gazetareske per te ritur famen ky cuni sepse kush nuk e njihte atje ne zvicer ,dhe per te mare nam dhe te zene ndonje vend te mire ,kishte shpalle kete peralle se gjoja zviceranet e kane denuar pse nuk luante per helvetiket

    edhe une them rasja kombtares ,sepse edhe ne kombtare punet nuk bejne hic, jane bere lojtaret si maca me miun

  16. #16
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Zvicra as nuk ka patur ndonjëherë futboll. Për cfarë "rënie" flasin këta ekspertat ? E kanë mbushur kombëtaren me Shqiptarë, zinxhirat me Shqiptarë e na paskan mbetur keq se dikush do të luaj me kombëtaren e vet ? Pikë e zezë.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    Citim Postuar më parë nga dLeoni Lexo Postimin
    Ti shoku nga Kumanova mos na shit tru , eshte kollaj te edukosh femijet e tjereve , edukoe femijen tend qe te kthehet nga amerika dhe te punoje ne Kumanove ,sepse te mesosh tjeret per patriotizem eshte shume kollaj .
    Ajo familje per mua thjeshte duhet te deportohet ne Kosove dhe le te punoje ne veri te Mitrovices dhe cuni i tij le te luaje per Trepcen ,pastaj do bisedojme me familjen e tij dhe do shohim ku do ngelin ndjenjat kombtare
    Duhet te" kthehet" sipas teje. po ja qe ti nuk je askushi dhe e vetmja qe mund dhe je ne gjendje te besh eshte te dhjesh ne furum .
    E drejta e gjithkujt eshte te vendos se cka ben me punen dhe talentin e vet ,ky cun ka te drejt te zgjedh shtetesin e kujt done!!Ai ka at privilegje mund te zgjedh, ti mund vetem ti kesh inat te nje te smuari nga xhelozia!

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Skorpioni
    Anëtarësuar
    18-12-2010
    Postime
    206
    Citim Postuar më parë nga Mike Oldfield Lexo Postimin
    Po keta Zviceranet apo te quajtur ndryshe si LAVATRICEJA E BOTES, ngelen duke na dhene leksione demokracie ne shqiptareve, nderkohe hakmerren me nje minoren.
    Kjo eshte DEMOKRACI!!!!!!!!!!!
    Hakmarrja ne femije eshte specialitet i zviceranve apo "Eidgenossen" siç e quajne veten ata.

    dhe

    Demokracia zvicerane nuk eshte gje tjeter veqse Diktatur.
    Religion Is Curable

  19. #19
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-09-2011
    Postime
    36
    Citim Postuar më parë nga MARGUS Lexo Postimin
    Duhet te" kthehet" sipas teje. po ja qe ti nuk je askushi dhe e vetmja qe mund dhe je ne gjendje te besh eshte te dhjesh ne furum .
    E drejta e gjithkujt eshte te vendos se cka ben me punen dhe talentin e vet ,ky cun ka te drejt te zgjedh shtetesin e kujt done!!Ai ka at privilegje mund te zgjedh, ti mund vetem ti kesh inat te nje te smuari nga xhelozia!
    Pershendetje Margus ,se pari te te perkujtoj se eshte forum per te shpreh mendimet e jo te ofendojme njeri tjetrin,nese une nuk jam askushi atehere ku e merni guximin ju te gjykoni te tjeret se kend duhet te zgjedhe dhe per ke te luaje,pastaj e shoh qe tere diten komentoni per nje gje qe nuk eshte aspak zyrtare dhe vetem muhabete interneti ,askush nuk eshte prononcuar per kete rast.Nuk e kam inat dhe as xhelozi,nuk e njoh aspak kete cun vetem e njoh mire rrethin ku jeton dhe si jetojn shqiptaret ne ate rreth

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •