Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187

    Patriarku serb IRINEJ, përcjell mesazhe për luftë

    Patriarku serb IRINEJ, përcjell mesazhe për luftë


    Vendosja e policëve dhe doganierëve të Kosovës në dy pikat kufitare me Serbinë veri të Mitrovicës është përcjellur me tensione dhe protestave por jo edhe incidente të paralajmëruar një ditë më parë nga shoqatat e luftëtarëve serb nga qyteti I Prokuples. Protesta më e madhe është zhvilluar në urën e Ibrit ku pranë protestuesve serbë ka shkuar edhe Ministri për Kosovë në Qeverisë së Serbisë, Goran Bogdanoviq Ai u tha gazetarëve se ka ardhur në Mitrovicë për të kumtuar mesazhin e Qeverisë së Serbisë se janë të papranueshme veprimet e njëanshme të Prishtinës.
    “Kemi pasur mjaft luftëra dhe konflikte, andaj do të kundërshtojmë në mënyrë të qetë këto veprime të njëanshme të Prishtinës. Serbia nuk mund të lejojë krijimin e shtetit të Kosovës brenda territorit të serb, por fatkeqësisht Kosova e ka përkrahjen ndërkombëtare në këtë rast”, tha Goran Bogdanoviq, Ministër për Kosovën në qeverinë e Serbisë.
    Protestuesit mbështetje kanë marrë edhe nga përfaqësuesit e Partisë Radikale Serbe dhe të Partisë Demokratike të Serbisë të cilët kanë hyrë nëpërmjet rrugëve alternative në Kosovë, meqë nuk janë lejuar të shfrytëzojnë vendkalimet kufitare në Jarinë dhe Bërnjak. Mediat serbe njoftojnë se vizita e tyre në veri të Kosovës ka për qëllim mbështetjen e “popullatës serbe, e cila kundërshton zbarkimin e doganierëve dhe policëve kosovarë në vendkalimet kufitare”. Ndërkohë mesazhe për luftë ka përcjellur edhe patriarku serb, Irinej gjatë një meshe të zhvilluar në Kosovë.
    “Ju porosisë që të rrini këtu dhe nëse vuani do ta dini se për çka vuani dhe nëse do të jeni në gjendje të derdhni gjak do ta dini se për çka do të vdisni . Qëndroi dhe luftoni në këtë tokë të shenjtë pasi më mirë askund nuk do të mund të gjeni”, tha IRINEJ, Patriarku serb.
    Ndryshe Kryetari paralel në veri të Mitrovicës, Kerstimir Pantiq në protestën e sotme ka porositur shqiptarët dhe bashkësinë ndërkombëtare se “nuk ka forcë që do të detyrojë serbët që të gjunjëzohen dhe ata do të qëndrojnë të qetë deri në realizmin e kërkesave të tyre”. Për dallim prej tyre, zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e komunitetit serb, Sllobodan Petroviq tha sot se fillimi i zbatimit të planit operacional në veri nuk është i drejtuar kundër komunitetit serb në Kosovë. Sipas tij prezenca e KFOR-it në atë pjesë garanton paqen dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve.

  2. #2
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    pse thuhet feja sjell vetem lufte??
    qesharak propozimi i patriarkut serb..

  3. #3
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Jo mire e ka Patriarku , mundesishte me mujt me vra naj ushtar te Kforit Amerikan ose Gjerman , ateher keta do ta fitojne parajsen .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Pavaresisht se sa te "demokratizuar"dhe te "civilizuar"qe mund te shiten para opinionit boteror prapeseprape ne gjenet e tyre mbajne kriminalitetin.qe fatmiresisht ky kriminalitet po shfaqet ne siperfaqe kohe pas kohe fal udheheqesve te tyre shpirteror siq jane patriarket e tyre qe me plot te drejte mund te thuhet se pikerisht fjalet dhe idiotesirat e ketyre patriarkeve kane lene pas vetes qindra mijera te vrare.

  5. #5
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    E po sa te jet Amerika asajde, mos kini frige. Keta veçse lehin kot.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •