Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2011
    Postime
    105

    Bisede midis ambasadorit American dhe Liderit Shqipetare

    Pasi shqiptoi shprehjen mikluese, ai hoqi syzet dhe filloi t‘i pastronte me njė letėr tė posaēme qė nxori prej kėllėfit tė tyre. Demoni ndiqte me kėrshėri lėvizjet e lehta e tė kujdesshme tė gishtave tė diplomatit mbi xhamat e ndritshėm tė syzeve. Kur e gjykoi se pastrimi ishte i kėnaqshėm, ambasadori rivendosi syzet dhe e futi kėllėfin nė xhep.
    Nė pritje tė kėtij ēasti, Kryeministri guxoi t‘i adresonte njė pyetje, qė i kishte ardhur ndėrmend tek po shikonte gishtat e amerikanit tė rrėshqisnin mbi xhamat e syzeve:
    — A ka ish-komunistė shqiptarė tė punėsuar nė ambasadėn tuaj?
    Kjo pyetje disi e veēantė bėri t‘i ndriēonte fytyra esmere ambasadorit.
    — Po, ka, u pėrgjigj ai duke buzėqeshur. Ē‘ju a shtiu ndėrmend kėtė pyetje? shtoi pas pak.
    — Kohėt e fundit kam lexuar nė shtyp njė artikull me titull «Ambasada amerikane nė Tiranė, bujtinė e komunistėve dhe sigurimsave shqiptarė». Sipas artikullshkruesit, janė me dhjetėra emra kuadrosh tė njohur tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė diktaturės qė punojnė prej njė kohe tė gjatė nė ambasadėn tuaj.
    — Ju ēudit ky fakt?
    — Pėrkundrazi, ai dėshmon besnikėrinė e amerikanėve ndaj komunistėve shqiptarė, aleatėve tė tyre qysh prej Luftės sė Dytė Botėrore.
    307
    — Ju mė thatė pak mė parė se nė startin e karrierės suaj politike keni pasur rastin tė viheni nė dijeni tė disa informacioneve me rėndėsi strategjike. Pikėrisht pėr kėtė arėsye, ju e keni mė tė lehtė se shqiptarėt e tjerė tė kuptoni shkakun e ruajtjes sė marrėdhėnieve sekrete miqėsore ndėrmjet anglo-amerikanėve dhe udhėheqėsit komunist shqiptar. Respektimi i zonave tė influencės tė dy kampeve tė mėdha politike qė u krijuan pas Luftės sė Dytė Botėrore e bėnin tė pamundur zhvillimin e marrėdhėnieve tė deklaruara miqėsore me Shqipėrinė komuniste. Ndėrkohė anglo-amerikanėt e kanė vlerėsuar mbajtjen nėn kontroll tė tėrthortė tė vendit tuaj tė njė rėndėsie tė veēantė pėr interesat e tyre perspektive politike nė Ballkan.
    «Ėshtė naiv nė politikė kush beson se Enver Hoxha ishte nė gjendje ta pėrzinte flotėn sovjetike nga Adriatiku pa ndihmėn energjike tė diplomacisė anglo-amerikane. Pėr fatin e tyre tė mirė, gjatė Luftės sė Dytė Botėrore e mė pas komunistėt shqiptarė, ndryshe nga nacionalistėt, nuk kanė kėrkuar asnjėherė bashkimin me Kosovėn dhe krijimin e njė shteti tė fortė shqiptar nė gadishullin e Ballkanit, gjė qė do tė binte ndesh me projektin politik tė Fuqive tė Mėdha pėr kėtė zonė problematike tė Evropės. Kjo i bėn ata edhe sot aleatė tė dobishėm tė politikės anglo-amerikane nė rajon. Ėshtė pikėrisht pėr kėtė arsye qė ne miratojmė nė heshtje prej gati dy dekadash reformat tuaja ekonomike e politike jo aq demokratike, por qė fuqizojnė atė shtresė tė shoqėrisė shqiptare, e cila nuk ėshtė e interesuar pėr unifikimin e kombit tuaj dhe krijimin e njė shteti tė fuqishėm shqiptar. «E
    308
    dobishmja ėshtė gjithmonė e drejtė» - ky ėshtė parimi bazė i njė politike pragmatiste. Dhe siē mund tė jeni nė dijeni, z. Kryeministėr, politika amerikane ėshtė pragmatiste. Veē nuk duhet harruar se ky fakt nėnkupton edhe kėtė: Sikur njė ditė nė tė ardhmen interesat politike rajonale tė SHBA tė kėrkojnė krijimin e njė shteti tė fortė shqiptar nė Ballkan, gjithė klasa e sotme politike shqiptare del nė pension bashkė me mua. Njė tjetėr ambasador amerikan, me tė tjera direktiva e nė bashkėpunim me tė tjerė protagonistė tė politikės shqiptare do tė startonin pėr njė tė ardhme tė re tė vendit tuaj.
    — Ju faleminderit shumė pėr sqarimet tepėr tė dobishme, z. Ambasador.
    — Duhet tė falėnderoni mė tepėr fatin tuaj, z. Kryeministėr. Unė nuk do ta zhvilloja kurrė njė bisedė tė tillė me njė politikan shqiptar, i cili nuk do tė kishte pasur privilegjin e rrallė tė vihej nė dijeni tė atyre informacioneve strategjike qė ndihmojnė sė tepėrmi pėr tė kuptuar nė thellėsi politikėn anglo-amerikane ndaj Shqipėrisė.
    — Megjithatė shtypi shqiptar shprehet se ju jeni pėrkrahės i shefit tė opozitės pėr zgjedhjet e qershorit, tha duke qeshur Kryeministri.
    — Ėshtė i dobėt ai diplomat opinionin e vėrtetė tė tė cilit arrin ta zbulojė edhe njė shtyp i pakualifikuar. Nė pėrgjithėsi, kur diplomati flet shumė, thotė pak dhe kur flet pak, thotė shumė. Shtypi shqiptar e vlerėson opinionin tim nisur nga pėrrallat qė unė tregoj poshtė e pėrpjetė. Ai do tė bėnte mė mirė tė pėrpiqej pėr tė zbuluar se prej cilit tregues jam nisur unė kur kam deklaruar se nė zgjedhjet e 28 qershorit dy
    309
    partitė kryesore shqiptare do tė marrin vota tė barabarta dhe LSI do tė jetė pėrcaktuese pėr krijimin e qeverisė sė ardhshme. Mendoj se kjo thėnie e imja, e mbėshtetur sė fundmi edhe prej zėrash kompetentė tė Bashkimit Evropian, ju intereson posaēėrisht edhe juve vetė.
    310............................................... .................................................. .................................................. ....................................
    - Pas disa minutash ambasadori ia ktheu kompjuterin pėrsėri Kryeministrit, duke e sqaruar:
    — Kjo ėshtė lista e 26 ish-komunistėve shqiptarė qė punojnė aktualisht nė ambasadėn tonė. Pjesa mė e madhe e tyre kanė punuar nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme tė diktaturės. Tek ne kanė punuar edhe 14 ish-komunistė tė tjerė qė tashmė janė larguar familjarisht nė Amerikė. Gjithashtu ndodhen tė punėsuar nė ambasadėn tonė sot rreth 20 bij e bija kuadrosh tė njohur tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme dhe tė Komitetit Qendror tė PPSH, tė cilėt nuk e kanė emrin nė kėtė listė, mbasi vetė nuk kanė qenė anėtarė partie atėherė pėr arsye moshe. Pėrbri emrave qė do tė lexoni ėshtė cituar dukuria mė karakteristike e temperamentit tė secilit prej tyre. Kėtė punė mjaft cilėsore e ka realizuar kuadri i shėrbimeve tona sekrete qė punon nė ambasadė, i cili ka siguruar edhe informacionin pėrkatės pėr ēdo tė punėsuar. Njė listė identike me kėtė ndodhet e arkivuar nė Departamentin e Shtetit.
    Kryeministri e falėnderoi pėrzemėrsisht ambasadorin dhe u pėrqendrua nė leximin e listės emėrore qė iu shfaq para syve.
    1- Astrit Pullazi, nga Tirana.
    Ka filluar punė nė ambasadėn amerikane sapo ajo hapi portat e saj nė Tiranė mė 1991. Ky privilegj i ėshtė rezervuar prej amerikanėve pėr merita tė veēanta: Pullazi ka qenė shofer i Enver Hoxhės.
    314
    Nė ēdo rast qė ndodhet vetėm, Astriti kėndon kėngėn e tij tė preferuar: «Enver Hoxha, o tungjatjeta!». Dhe jo pa tė drejtė.
    2- Belul Cuka, nga Peshkopia.
    Ish-shofer i Kadri Hazbiut. Pėr tė mos rėnė nė sy tė atyre qė ia kanė njohur bėmat nė kohėn e diktaturės, e ka transformuar mbiemrin nga ―Cukalla‖ nė ―Cuka‖.
    Krenarinė pėr tė kaluarėn e tij Beluli e pėrmbledh nė kėto fjalė:
    «Kudo qė e ēoja me veturėn luksoze ―grushtin e hekurt tė diktaturės‖ dridhej foshnja nė bark tė nėnės.»
    3- Besnik Maloēala, nga Vlora.
    Cilėsia e tij mė e preferuar prej amerikanėve: Ka qenė kuadėr i mirėnjohur i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė diktaturės, ekspert i stėrvitjes sė grupeve terroriste marksiste-leniniste tė mbiquajtura «Brigadat e Kuqe», tė cilat stėrviteshin nė Shqipėrinė diktatoriale. E ka ushtruar aktivitetin nė kampet stėrvitore nė malet e Burrelit dhe nė Pishė Poro tė Vlorės.
    Lidhur me tė kaluarėn e tij, Besniku i Partisė shprehet me krenari:
    «Bin Laden do ta kishte pasur zili aftėsinė time stėrvitore tė terroristėve.»
    4- Emrķ Baja, nga Kukėsi, survejues i ambasadės amerikane nė Tiranė.
    Gjatė veprimtarisė 15 vjeēare nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme tė diktaturės ka qenė krahu i djathtė i Kadri Hazbiut. I mirėnjohur pėr egėrsinė e tij ndaj ―armikut tė
    315
    klasės‖, Hazbiu e emėroi pėr disa vjet shef tė kampeve tė internimit nė rrethin e Lushnjės pėr tė mbjellė terror. Tė internuarit e rrethit tė Lushnjės tė asaj periudhe shpreheshin:
    «Xhebraili nuk mund tė ketė pamje tjetėr veē asaj tė Emri Bajės.»
    Lidhur me veprimtarinė e tij pėrkrah Kadri Hazbiut, Baja kujton me nostalgji:
    «Ministri mė kishte thėnė disa herė: Kur ti mendon se lufta e klasave ėshtė zbutur, unė ia bėj tė njohur kėtė shokut Enver dhe pėr armikun e klasės bien kambanat e vdekjes».
    I mbiquajtur me humor prej ambasadorit amerikan «Barometėr i luftės sė klasave», komunistit veteran Baja i ėshtė besuar survejimi i ambasadės sė «imperializmit amerikan».
    5- Hasan Spahiu, nga Skrapari.
    Kuadėr i sprovuar i Sigurimit tė Shtetit i rekomanduar pėr punėsim prej Sulo Gradecit, i cili ka shkruar dikur pėr tė:
    «Sikur shoku Enver tė mė pyeste: ―Pas teje, kush ėshtė personi qė mė do mua mė shumė?‖, unė do t‘i pėrgjigjesha pa u menduar: Hasani.»
    Hasani ka qenė sekretar partie ne Farkė tė Tiranės, tek helikopterėt. Nė ēdo xhep tė tij mban njė fotografi tė Enver Hoxhės, ndėrsa nė shtėpi ruan me mall njė statujė tė vogėl fildishi tė diktatorit, tė cilėn e ledhaton nė mbrėmje deri sa e zė gjumi.
    6- Selami Liēo, nga Peshkopia.
    Ish-oficer zbulimi nė kohėn e diktaturės dhe oficer ushtrie deri mė 1997. I akuzuar pėr kontrabandė masive
    316
    armėsh prej vitit 1997 e nė vazhdim, Liēon e mori nė mbrojtje ambasada amerikane nė Tiranė, ku edhe u punėsua nė vitin 2000. Atje vazhdon tė jetė edhe sot. I befasuar prej ngrirjes sė dosjes sė tij penale mjaft tė ngarkuar, nuk lodhet sė pėrsėrituri fjalėt: «Mallkuar qoftė kush mendon se amerikanėt janė antikomunistė!» Gruaja e tij ka punuar gjithmonė nė ―Bllok‖.
    7- Agim Bllaci, nga Gjirokastra.
    Ka filluar punė nė ambasadėn amerikane qysh mė 1991, me ―ajkėn‖ e tė punėsuarve atje.
    Deri mė 1973 – sa kishte gjallė babanė –, ka jetuar nė ―Bllok‖. Ėshtė dėgjuar tė pėrmendė shpesh kujtimin mė tė shtrenjtė qė ruan nga jeta nė «Bllokun e Udhėheqjes‖:
    «Sa herė qė vinte pėr vizitė tek ne, shoku Enver nuk harronte t‘i thoshte babait: ―Prokurorėt e vendosur si ti janė maja e shpatės sė diktaturės sė proletariatit, shoku Misto. I tmerrove klerikėt me pretencat e tua, qė s‘njohin dėnim tjetėr veē atij me vdekje. Uroj qė edhe Agimi tė eci nė gjurmėt e tua‖».
    Pėr meritat e veēanta tė babait dhe tė tijat, Agimi dhe gruaja e tij ndodhen tė dy tė punėsuar nė ambasadėn amerikane.
    8- Bashkim Male, nga Erseka.
    Ish-oficer, pilot, aktualisht mbikėqyrės nė ambasadėn amerikane. Bashkėpunėtor aktiv i Sigurimit tė Shtetit. Shokėt e tij tė punės trembeshin mė shumė nga Bashkimi, se sa prej kryetarit tė Degės sė Brendshme.
    317
    «Pėrpiqem tė jem mė tolerant kur mė shajnė pėr familjen, se sa kur mė pėrgojojnė karrierėn time si anėtar besnik i Partisė sė Punės», pranon me ēiltėrsi Bashkimi.
    9- Sadik Hasko, nga Skrapari.
    Njė tjetėr rekomandim i goditur i Sulo Gradecit, i cili ėshtė shprehur me respekt tė thellė si pėr patriotin e tij edhe pėr ambasadorin amerikan nė Tiranė:
    «I vetmi komisar qė i ka lexuar nga tri herė tė gjitha veprat e shokut Enver ėshtė pikėrisht Sadiku. Njė ditė Sadiku, i pėrhumbur nė kujtime, shkroi instinktivisht me bojė tė kuqe mbi njė mur tė ambasadės emrin e pavdekshėm ―Enver‖. Falėnderoj nga zemra ambasadorin amerikan i cili, nė vend qė ta pushonte nga puna mikun tim pėr pakujdesinė e treguar, e thirri nė zyrė dhe i dhuroi njė flakon parfumi Nostalgji. Vetėm tani po arrij ta kuptoj disi shprehjen e hollė qė mė kishte pėrsėritur disa herė shoku Enver gjatė viteve tė fundit tė jetės sė tij tė ndritur:
    «Sillo, nė politikė gjėrat nuk janė ashtu si duken. I shikon ata anglo-amerikanėt ti? Aq sa jam unė besimtar se kam mbiemrin Hoxhė, aq janė edhe ata antikomunistė».
    10- Veli Varfri, nga Tepelena.
    «Bashkėpunimi me Sigurimin e Shtetit pėr mua ka qenė po aq i domosdoshėm sa edhe frymėmarrja», thekson Veliu me modesti.
    Ndėrsa tropojanėt rrėqethen kur kujtojnė krimet e tij si komandant kufiri nė Lug tė Zi dhe thonė:
    318
    «Edhe sikur tė mos quhej ―Lug i Zi‖, ai vend atė emėr do tė kishte marrė prej nėnave tė shumta tropojane qė veshi me tė zeza Veli Varfri, duke iu vrarė djemtė nė kufi.»
    Sa herė qė bie fjala pėr Enver Hoxhėn nė ambasadėn amerikane, Veliu pėrdor epitetin «I paharruari», duke psherėtirė dhe sytė e tij mbushen menjėherė me lot. Nėpėrmjet njė sajti privat shpėrndan stema tė ish-diktatorit.
    11- Bardhyl Poda, nga Erseka.
    Njė ndėr komunistėt fanatikė qė e ka vizituar mė shpesh shtėpinė muze tė diktatorit nė Gjirokastėr, duke pozuar ēdo vit para saj.
    «Sigurimi i Shtetit pėr mua ka qenė Zoti nė tokė», shprehet Bardhyli nė konfidencė.
    12- Qemal Bashkurti, nga Tropoja.
    I pyetur nėse do tė dėshironte qė t‘i ngjallej njeriu i tij mė i dashur qė nuk jetonte mė apo ish-diktatori, Qemali ėshtė pėrgjigjur pa ngurruar:
    «Nuk kam pasur nė jetė njeri mė tė dashur nga Enver Hoxha.»
    13- Kasėm Ymeri, nga Skrapari.
    Dėshira e tij mė e madhe nė jetė:
    «Tė kisha vdekur nė tė njėjtėn ditė dhe orė me Enver Hoxhėn!»
    14- Albert Hasanballiu, nga Skrapari.
    Ky ėshtė i rekomanduari i tretė i Sulo Gradecit, pėr tė cilin Sulua vetė shprehej dikur me modesti:
    «Sikur shoku Enver tė kishte njohur Albertin para meje, historia shqiptare do tė kishte mbetur pa Sillo.»
    319
    15- Aleks Ndini, nga Korēa.
    Shprehja e tij mė e spikatur:
    «Njė ditė pėsova njė krizė kardiake pranė vendit ku ka qenė liceu francez nė Korēė, tė cilin e vizitoj shpesh. Nė ēast mendova: ―Ē‘vdekje tė lumtur paskam pasur fat! Duke u rrėzuar pėrtokė, do tė kem rastin tė vė kokėn atje ku ka vėnė dikur kėmbėn shoku Enver!‖»
    16- Peti Ēala, nga Fieri.
    Ditėn qė u rrėzua monumenti i diktatorit nė Tiranė, duke u ngashėryer Peti deklaroi:
    «Do tė kisha qenė i lumtur sikur tė vdisja duke mė rėnė pėrsipėr ai monument.»
    17- Shkėlqim Xhagolli, nga Pėrmeti
    «Po tė kisha vdekur duke qenė anėtar i Partisė sė Punės, me siguri vdekja do tė kishte qenė shumė mė e ėmbėl pėr mua nga ē‘do tė jetė njė ditė nė tė ardhmen», ėshtė shprehur mes miqsh Xhagolli.
    18- Hajri Mazaj, nga Vlora.
    I paepur nė zhvillimin e luftės sė klasave edhe brenda fisit tė tij, tė cilit i krijoi probleme serioze, Mazaj u kishte dhėnė urdhėr tė prerė postave tė kufirit nė Peshkopi:
    «Ose asgjėsoni thyesit e kufirit, ose vrisni veten; rrugė tė mesme nuk ka.»
    Idenė e tij pėr vlerėn e jetės, Hajriu e ka pėrmbledhur nė pak fjalė:
    «Sa boshe do tė mė dukej jeta, sikur shoku Enver tė mos mė dilte ēdo javė nė ėndėrr!»
    19- Fejzi Hoxholli, nga Korēa.
    320
    «Shumė herė u kam tėrhequr vėrejtjen prindėrve qė nuk mė kanė ēuar emrin Enver», ka thėnė Fejziu me keqardhje.
    20- Mels Arapi, nga Vlora.
    Tė afėrmve tė tij u ka lėnė kėtė amanet:
    «Nuk duhet tė harroni tė ēoni mbi gjoksin tim nė arkivol teserėn e Partisė sė Punės.»
    21- Isa Lumani, nga Erseka.
    Ēdo i interesuar mund tė gjejė nė shtėpinė e Isait secilėn prej ―veprave‖ tė ish diktatorit. «Veprėn 19» nė anglisht ia ka bėrė dhuratė ambasadori amerikan mė 16 tetor 2008, me rastin e 100 vjetorit tė ditėlindjes sė diktatorit.
    22- Aleksander Shtepani, nga Tirana.
    «Sikur shoku Enver tė kishte jetuar edhe 9 vjet, Shqipėria do tė kishte mbėrritur nė komunizėm», ka profetizuar Shtepani.
    23- Muharrem Ibrahimi, nga Fieri.
    «Po ratė nė vėshtirėsi, kujtoni shokun Enver; po ratė nė nevojė, kujtoni Partinė e Punės!», i ka kėshilluar tė afėrmit e tij Muharremi.
    24- Halit Haliti, nga Erseka.
    «Kur mora teserėn e Partisė sė Punės nuk mė ka zėnė gjumi dy net nga gėzimi», ėshtė shprehur i pėrlotur Haliti.
    25- Jorgo Kaēi, nga Saranda.
    Kur ishte komandant kufiri nė rrethin e tij, Jorgua nuk harronte t‘iu thoshte nė ēdo mbledhje forcave tė mbrojtjes:
    «Ēdo shqiptar qė arrin tė arratiset bėhet vegėl e imperialistėve, pėr tė luftuar kundėr popullit e vendit tė tij.
    321
    Njė atdhetar i vėrtetė pranon mė parė tė vdesė, se sa tė vihet nė shėrbim tė amerikanėve.»
    Kur «atdhetari i vėrtetė» Jorgo Kaēi pranoi tė vihej nė shėrbim tė amerikanėve nė ambasadė (sigurisht pa vdekur), atje mėsoi disa gjėra qė nuk i dinte mė parė dhe thirri i entuziazmuar:
    «Nuk ma priste mendja kurrė qė karriera ime komuniste, e ideuar nė Komitetin e Partisė tė Sarandės, do tė realizohej nė selinė e ambasadės sė «imperialistėve amerikanė» nė Tiranė! I ftoj gjithė shokėt e mi tė idealit qė parullėn «Lavdi Marksizėm-Leninizmit!» ta zėvendėsojmė me ―Lavdi prapaskenave tė politikės!‖».
    26- Rrapo Hazizi, nga Skrapari.
    Shef i kufirit tė jugut deri mė 1991. Rrapo Hazizi mbahet mend pėr vrasjet e shumta nė kufirin e jugut tė shtetasve qė tentonin tė arratiseshin. Pėr kėtė «meritė tė spikatur», Ramiz Alia e dekoroi posaēėrisht nė fund tė vitit 1990. Po pėr tė njėjtėn meritė, ambasada amerikane e punėsoi duarpėrgjakurin Rrapo pak kohė pas dekorimit.
    Prej datės 03 shkurt 1990 deri nė datėn 23 gusht 1990 (pra, brenda njė periudhe mė pak se dyqind ditė) me urdhėr tė Rrapo Hazizit janė vrarė prej postave tė ndryshme tė kufirit tė Jugut 23 shqiptarė me moshėn mesatare 27 vjeē. Ky krim i pėrbindshėm ka ndodhur disa muaj pas pėrmbysjes sė komunizmit nė Evropėn Lindore dhe nė njė kohė qė nė Shqipėri ligji i vendosur rishtas parashikonte njė dėnim maksimal deri nė pesė vjet heqje lirie pėr shkelje kufiri. Ja lista me tė dhėnat e plota tė viktimave tė Rrapos:
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga juelda : 16-09-2011 mė 08:43
    Lumturia nuk eshte te besh c'do gje qe do, por te duash c'do gje qe ben!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Djal Dimali
    Anėtarėsuar
    28-04-2011
    Vendndodhja
    Belgjikė
    Postime
    251
    juelda,

    mir se erdhe ne forumin shqiptar

    ben mir qe i poston keto shkrime, esht vertet liber qe te kthjellon ai qe je ti duke lexuar.
    un e kam ne form letrare dhe pse kam pasur deshiren nuk e kam gjetur vullnetin ta postoj gje qe po e ben ti, me kete rast dua qe te pergezoj.

    Nese me shpjegon si mund ta hedh nga forma letrare ne pdf ate liber do te isha teper mirnjohes.
    Emocioni i ben castet e jetes te paharueshme ndersa arsyeja dhe vetdija i bejn ato te rendesishme

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Libri i Kujt eshte?
    i A.Hamitit?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Djal Dimali
    Anėtarėsuar
    28-04-2011
    Vendndodhja
    Belgjikė
    Postime
    251
    Po liber i Agim Hamitit esht, titullin e ka "Heronjt e kotesis"
    Lexohet kollaj per ata qe jan te interesuar dhe pershkruan ceshtje aktuale, per mendimin tim ja vlen qe te lexohet.
    Emocioni i ben castet e jetes te paharueshme ndersa arsyeja dhe vetdija i bejn ato te rendesishme

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2011
    Postime
    105
    mua ky liber me ka bere te derdh lote, per gjendjen e vendit tim, per "pafatesine e tij".
    Shume gjera i marrim me mend, shume i degjojme neper kafene, shume nuk i dime, dhe te gjitha baskte tentojme ti injorojme, per nje interes te vogel personal (edhe pse genjeme veten se ky interes kaq i vogel na sherben)
    Lumturia nuk eshte te besh c'do gje qe do, por te duash c'do gje qe ben!!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    juelde..

    e ke shkruar ti kete apo e ke marre diku?

    nese e ke bere vete do thuash se eshte fantazi e jotja..
    ne se e ke marre apo vjedhur diku do thuac se e vodha ne x vend nga y autor..

    keshtu e do korrektesa..

    po sqe korrekt nuku mund te diskutosh politike e te hiqesh parimore..

    keshtu vajze.. dekllaro autorin e vendin ku e gjete..

    ..

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2011
    Postime
    105
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    juelde..

    e ke shkruar ti kete apo e ke marre diku?

    nese e ke bere vete do thuash se eshte fantazi e jotja..
    ne se e ke marre apo vjedhur diku do thuac se e vodha ne x vend nga y autor..

    keshtu e do korrektesa..

    po sqe korrekt nuku mund te diskutosh politike e te hiqesh parimore..

    keshtu vajze.. dekllaro autorin e vendin ku e gjete..

    ..
    ops Brari te kerkoj ndjese per kete formalitet qe me ka shpetuar, por duke qene se
    eshte vazhdim i nje tjetri post dove eshte cituar nga eshte marre pjesa e dhashe te qene. Eshte pjese nga libri "heronjte e kotesise" i Agim Hamitit (nqs lexoje postimet me larte e kishe pergjigjen, sidoqofte verejtja jote eshte me vend.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga juelda : 17-09-2011 mė 08:56
    Lumturia nuk eshte te besh c'do gje qe do, por te duash c'do gje qe ben!!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2011
    Postime
    105
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    juelde..

    e ke shkruar ti kete apo e ke marre diku?

    nese e ke bere vete do thuash se eshte fantazi e jotja..
    ne se e ke marre apo vjedhur diku do thuac se e vodha ne x vend nga y autor..

    keshtu e do korrektesa..

    po sqe korrekt nuku mund te diskutosh politike e te hiqesh parimore..

    keshtu vajze.. dekllaro autorin e vendin ku e gjete..

    ..
    edhe dicka tjeter, Brari, me fal qe te pyes, po pse ky ton agresiv?? Thjesht kuriozitet i imi....faleminderit
    Lumturia nuk eshte te besh c'do gje qe do, por te duash c'do gje qe ben!!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    sepse ti.. juelde.. sjell ketu nje bisede.. qe mir e di se eshte imagjinate.. dhe ne baz te imagjinates se dikujt nxjerr konkluza.. e jep verdikte..

    kjo nuk eshte normale..

    sikur te them un tani..

    o shoke pash juelden qe po therrte nje dash..
    e te cohen tani keta te thone.. sa e poshter juelda qe nuku erdhi te na therre dashin qe bleme per dasem..

    pra te nxitesh mendime te keqia mbi nje rrene apo fantazi..

    keshtu i thone..

    ku e di to o juelde se vertet ata emrat qe thuhen aty punojne ne ambasade..
    ku e di ti se ata thokan ashtu.. sikurse u a ka vene ne goje ai tjatri..

    pra bej mur mbi uje..i thon kesaj..

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2011
    Postime
    105
    ku e di ti Brari se nuk eshte e vertete??

    duke mos ditur te verteten, dhe duke publikur nje tekst une e hedh ne diskutim.
    Ti ke fakte qe nuk eshte e vertete?? ma mostro, ne rast te kundert une jam e lire te mendoj se edhe mund te jete e vertete. Autori i librit ka emer dhe mbiemer, dhe keto gjera i ka shkruajtur pak a shume edhe ne letera te hapura drejtuar gazetes, palet e thirrura in kauza mund te denoncojne dhe te hapin procedure per ndjekje penale kunder autorit, por nuk e kane bere. Te vetmen gje qe beri ambasadori american ishte nje mohim i pergjithshem zyrtar duke shtuar edhe "qe njerez te tille qe shpifin nuk mund ta drejtojne Shqiperine. Nje autogol i amabasadorit, sepse sipas "ligjit" nuk eshte ai qe e vendos kush e drejton Shqiperine.........
    Lumturia nuk eshte te besh c'do gje qe do, por te duash c'do gje qe ben!!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •