Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-09-2011
    Postime
    105

    Për të qeshur e për të qarë....! U hidhni një sy dy artikujve të mëposhtëm

    lajm i fundit, Politikë|14/09/2011 11:55
    Berisha: Qeveria ime, ndër më të mirat në botë
    Kryeministri Berisha tha sot se Shqipëria hyn në 20 vendet me qeverisjen më të mirë në botë. Duke analizuar një raport të Forumit Ekonomik global, Berisha tha se vendi ynë është sivjet 10 vende më sipër nga pozicioni që kishte një vit më parë në këtë klasifikim.
    Kryeministri u ndal gjatë në treguesit që sipas tij e rendisin Shqipërinë në vendet e para të botës.
    “Treguesi domethënës që e rendit Shqipërinë në vendin e nëntë në botë është barra e rregullimeve shtetërore. Ne jemi ndër 10 vendet me barrën më të vogël të ndërhyrjes shtetërore. Në raportin qeveri-shoqëri, qeveri-biznes, qeveri-ekonomi nuk ka asgjë më shpresëdhënëse se ky tregues. Në jemi qeveri e vogël, por përpjekjet tona për të zhdukur pengesat burokratike e rendisin Shqipërinë në 10-shen e parë në botë”, tha Berisha.
    Kreu i qeverisë mohoi të ketë kritikuar ndonjëherë opozitën, duke iu referuar një thënieje të ish-presidentit amerikan Ronald Regan, të cilin e ka përdorur disa herë gjatë ditëve të fundit. “Qeveria është problemi, thoshte presidenti Regan. Unë nuk kam thënë kurrë se opozita është problemi, sepse që në ’90-n, unë e mbaj të stamposur në mendjen time këtë postulat”, tha kryeministri.
    Për shefin e qeverisë, rritja e pagave dhe pensioneve mbetet dëshmi e zemrës së dhimbsur të qeverisë, çka e ka bërë atë të renditet “në grupin e 20 qeverive më të mira në përpjekjet e saj për ta lidhur në raport të drejtë prodhimin me prosperitetin, begatinë. I kemi rritur rrogat dhe do ta vazhdojmë këtë politikë të rëndësishme dhe mjaft të përgjegjshme, e cila bën që në epiqendër të jetë qytetari dhe mirëqenia e tij. Kjo dëshmon zemrën e dhimbusr të kësaj qeverie. Jemi ndër më të paktat qeveri që ka rritur me 3 për qind të GDP faturën sociale, e gjetëm 6 e bëmë 9 për qind”, tha Berisha.
    Raporti thotë se Shqipëria mban vendin e 18-të për përdorimin e celularëve. “Në përdorimin e celularëve, ne renditemi të 18-t në botë. Tani janë bërë dhe me 3-4 celularë në xhep. Sa shpesh të ndodh të mendosh se je në një park me zogj kur dëgjon zilet e ndryshme që u dalin nga xhepat”, tha Berisha.
    Kryeministri tha se përmirësimi i cilësisë së arsimit mbetet objektiv. “Ne renditemi të 45-tët për sistemin arsimor në tërësi. Përpjekje duhet të bëjmë në matematikë se ne e kemi dhunti leximin dhe poezitë. Nuk ka popull që të ketë më shumë poetë dhe shkrimtarë popullorë se ne. Na duhen matematicienë popullorë. Ne duhet të mbështesim talentet në matematikë. Ata do të mbështeten në mënyrën më të diferencuar”, tha Berisha.

    Banka Botërore: Shqipëria, ende vendi më i korruptuar në Ballkan
    2011-09-14

    Ndërkombëtarët
    Armitage: Niveli i ryshfetit ka rënë, por mbetet i lartë
    Banka Botërore ka bërë të ditur se Shqipëria është vendi më i korruptuar në rajon dhe i kërkon qeverisë të përshpejtojë reformat për të nxjerrë sektorin publik nga korrupsioni. "Perceptimi i korrupsionit, në sensin e atyre që paguajnë ryshfet, ka ardhur në rënie në tre vitet e fundit, sipas studimeve tona, por është sërish i lartë dhe është më i lartë sesa në vendet fqinje. Mbetet ende shumë punë për t'u bërë në këtë drejtim", tha Jane Armitage, drejtoresha e BB-së për Europën Juglindore. Ndërkaq, Kryeministri Berisha tha se qeveria ka bërë përpjekjet të mëdha në luftën kundër korrupsionit duke përmendur një sërë reformash, që sipas tij e luftojnë atë. Arritjet janë të pamohueshme. Ky vend është i vetmi vendi në Europë që i ka dyfishuar të ardhurat nga taksat dhe tatimet nga viti 2004, krahasuar me vitin 2009. Ky vend vendosi i pari në botë sistemin 100 për qind të prokurimeve elektronike, në sajë të ndihmës që na dha USAID-i", tha Berisha. Po Armitage tha se ligji i prokurimeve është shumë i mirë, por më i rëndësishëm është zbatimi i tij. "Bizneset thonë se transparenca në prokurime është rritur, por disa prej tyre ngrenë shqetësimin se në fusha të caktuara ai nuk po zbatohet plotësisht", tha Armitage. Drejtoresha e Bankës për Europën Juglindore ishte në Tiranë për të prezantuar një sërë raportesh dhe studimesh që lidhen me qeverisjen në Shqipëri. Një nga pikat më të nxehta që ajo ngriti pas korrupsionit është çështja e pronave. Në veçanti, siguria e të drejtës së pronës është thelbësore. Kjo është një çështje që prek të gjitha vendet e rajonit. Ka një konsensus të gjerë mes gjithë faktorëve se kjo është një fushë, ku Shqipëria duhet të përshpejtojë reformat", tha drejtoresha. Banka thotë se ulja e korrupsionit dhe zgjidhja e çështjes së pronave janë jetike për të mos lënë ekonominë të zhytet edhe më thellë në vorbullën e krizës dhe pasigurive të mëdha që vijnë nga kriza europiane e borxheve. "Të gjithë janë të shqetësuar se kriza e borxheve në Eurozonë dhe normat e ulëta të rritjes, do të godasin ekonomitë në zhvillim të rajonit. Shqipëria është shumë e lidhur me prosperitetin ekonomik të Europës Perëndimore. Normat e rritjes ekonomike, nuk janë më si më parë dhe është e rëndësishme që qeveria të ulë borxhin publik e për këtë i duhet të miratojë buxhete me deficit më të lartë se 3 për qind", tha Armitage. Në kulmin e debatit mbi vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, i cili dyshohet se është ekzekutuar për çështje pronësie, Banka Botërore i kërkon qeverisë që të zgjidhë urgjentisht këtë problematikë. Në një raport të fundit banka evidenton, se Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave është institucioni i fundit, për sa i përket besimit që ka publiku. “Kjo është një çështje që prek jo vetëm Shqipërinë, por të gjithë rajonin, pasi trashëgohet nga e kaluara. Situata është shume komplekse, pasi ndikon në mjedisin ekonomik. Qeveritë në vite kanë marrë vendime për të përmirësuar ligjet, por Shqipëria duhet të përshpejtojë hapat për të përmirësuar këtë proces, problematika e te cilit është krijuar në 20 vjet”, është shprehur Jane Armitage, drejtore e BB për Shqipërinë. I gjendur përballë kësaj kërkese ultimative, Kryeministri Sali Berisha ka njoftuar ngritjen e një task-force për t’i dhënë zgjidhje çështjes së pronave. Konfliktet e pronësisë janë evidentuar nga raportet e Bankës Botërore si një nga problemet kryesore të ekonomisë shqiptare.

    Lumturia nuk eshte te besh c'do gje qe do, por te duash c'do gje qe ben!!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-09-2011
    Postime
    105
    Po sot, Shqypni, pa më thuej si je,
    Njashtu si ai lisi i rrëxuem përdhé...
    Vaso Pasha

    Sipas njoftimit të mëposhtëm të gazetës "Shekulli", sot kanë mbërritur në Shqipëri ministrat e jashtëm të Greqisë dhe të Italisë. Ardhja e tyre së bashku në Tiranë, lë të kuptohet se në axhendën e pashpallur përfshihet edhe nënshkrimi në fshehtësi të plotë në Ministrinë e Jashtme shqiptare të marrëveshjes së rivlerësimit ligjor të paktit detar progrek të anulluar nga Gjykata Kushtetuese. Nënshkrimi i kryediplomatit italian, Fratini, është i domosdoshëm për ta bërë ligjërisht të aplikueshëm paktin detar antishqiptar, mbasi tek pika fundore e vijës kufitare të Kanalit të Otrantos kufiri është tripalësh: shqiptaro-greko-italian. Pa firmosur pala e tretë - Italia, Greqia nuk i gëzon dot 354,3 km² të detit Jon që ia ka falur agjenti i saj, Sali Viçidoli. Kuptohet, Greqia do ia ka shpërblyer mirë Italisë këtë firmë që i siguron përshpirtjet shqiptare. Ditë e zymtë për Shqipërinë, ditë tradhtie flagrante që i paraprin censusit.

    Fratini dhe Lambrinidis: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE

    Në fillim të vizitës së tyre në Shqipëri, ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Italisë, Stavros Lambrinidis dhe Franko Fratini, janë takuar me ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto. Dy shefat e diplomacisë së dy vendeve fqinje shoqërohen nga ambasadori i BE në Tiranë, Etore Sequi.
    Mësohet se gjatë takimit, dy ministrat kanë kërkuar angazhimin e të forcave politike për përmbushjen e reformave, të cilat do të bëjnë të mundur integrimin e vendit në BE. Ata kanë deklaruar se Italia dhe Greqia mbështesin integrimin e Shqipërisë në BE.
    Pas Ministrisë së Jashtme, dy ministrat i janë drejtuar Kryeministrisë, ku kanë zhvilluar një takim me kryeministrin Berisha. Më tej, në axhendën e takimeve janë parashikuar edhe presidenti Topi, e më pas lideri i opozitës, Edi Rama.

    by K.T 12 shtator 2011
    Lumturia nuk eshte te besh c'do gje qe do, por te duash c'do gje qe ben!!

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga juelda Lexo Postimin
    Raporti thotë se Shqipëria mban vendin e 18-të për përdorimin e celularëve. “Në përdorimin e celularëve, ne renditemi të 18-t në botë. Tani janë bërë dhe me 3-4 celularë në xhep. Sa shpesh të ndodh të mendosh se je në një park me zogj kur dëgjon zilet e ndryshme që u dalin nga xhepat”, tha Berisha.
    Kryeministri tha se përmirësimi i cilësisë së arsimit mbetet objektiv. “Ne renditemi të 45-tët për sistemin arsimor në tërësi. Përpjekje duhet të bëjmë në matematikë se ne e kemi dhunti leximin dhe poezitë. Nuk ka popull që të ketë më shumë poetë dhe shkrimtarë popullorë se ne. Na duhen matematicienë popullorë. Ne duhet të mbështesim talentet në matematikë. Ata do të mbështeten në mënyrën më të diferencuar”, tha Berisha.
    Ahahahaha, epo zhduken cdo pyll e zog, e parqet nuk ekzistojne me, keshtu qe tani zogjte zevendesohen me celulare.
    Keta matematikanet popullore me duken si estradat popullore e gjera te tjera popullore qe shpiku pushteti "popullor". Nuk kam degjuar ndonjehere matematikane popullore . Po matematikanet akademike ca do te behen?

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-09-2011
    Postime
    105
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Ahahahaha, epo zhduken cdo pyll e zog, e parqet nuk ekzistojne me, keshtu qe tani zogjte zevendesohen me celulare.
    Keta matematikanet popullore me duken si estradat popullore e gjera te tjera popullore qe shpiku pushteti "popullor". Nuk kam degjuar ndonjehere matematikane popullore . Po matematikanet akademike ca do te behen?

    hahahaha zoti na ruajte (por c'fare zoti them edhe une, ai ka hequr dore prej nesh
    Lumturia nuk eshte te besh c'do gje qe do, por te duash c'do gje qe ben!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    shèèèèèèèèèèèèt mos tu degjoj brari qe flisni keq per baba saliun
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    juelldë..

    po e tham nji here moj bije se kur sjell nje shkrim nga diku vere emrin e gazetes a te burimit e autorin..

    kur citon nje politikan a zyrtar e cilinndo.. do ja vendosesh fjalet e tij origjinal..pa ndryshuar pik as presje e as germe..

    a kupton oj qik..

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-09-2011
    Postime
    105
    hahaha o brari, ti qeke i cuditshem ore.....
    mos shiko formen e gjerave po shiko sostanzen (besoj se kete te pakten e kupton)

    c'te duhet autori, apo emri i gazetes?? Ka ndonje gje per te cilen nuk je dokord apo ke per te diskutuar sa eshte thene me siper?? Tema nuk eshte personale, dhe nuk ka qellim te tregoj nivelin personal apo publicitetin, aq me teper qe sa eshte shkruajtur me siper eshte e degjuar dhe sterdegjuar, lexuar dhe sterlexuar keto dite ne me se shume se disa gazeta.
    Fakti qe perkjekja jote ne te kominukuar tenton me shume ne denigrim personal te personave sesa ne diskutim argomenti tregon shume jo vetem per bindjen tende, por edhe per nivelit tend, qe ne cfare do lloj menyre, edhe pse nuk meritojne respekt, meritojne te kuptohen dhe te tolerohen.
    Lumturia nuk eshte te besh c'do gje qe do, por te duash c'do gje qe ben!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •